• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ANTHONY ATHANAS, SHQIPTARI QË NDEROI AMERIKËN DHE NUK HARROI KURRË SHQIPËRINË

July 15, 2026 by s p

Në përvjetorin e lindjes së njërit prej vatranëve më të shquar të shekullit të kaluar.

Nga Frank Shkreli

Sa herë më bie rasti të kujtoj Anthony Athanas, nuk më vjen ndër mend së pari restoranti i famshëm “Anthony’s Pier 4”, as fotografitë e tij me presidentë amerikanë, senatorë, artistë e personalitete botërore që zbukuronin muret e atij institucioni të njohur të Bostonit. Më kujtohet vetë Anthony. Më kujtohet buzëqeshja e tij e ngrohtë, mënyra si të priste në hyrje të restorantit dhe përulësia me të cilën të bënte të ndiheshe si në shtëpinë tënde. Ishte pronar i një prej restoranteve më të njohura të Amerikës, por nuk sillej kurrë si njeri i rëndësishëm. Përkundrazi. Kur hynte një shqiptar, ai shihte para së gjithash një bashkatdhetar. Kjo ishte madhështia e Anthony Athanas.

Kam pas fatin dhe privilegjin që Anthony Athanas ta kem takuar disa herë kur isha me shërbim në Washington dhe më vonë gjatë veprimtarive të komunitetit shqiptaro-amerikan, por dhe në restorantin e tij, në Boston, dhe në takime në Nju Jork e Boston. Pa përjashtim, çdo herë largohesha nga takimet me të, me të njëjtën përshtypje: se përballë nuk kisha vetëm një biznesmen të suksesshëm shqiptaro-amerikan, por një burrë që nuk kishte lejuar që suksesi ta largonte nga njerëzit e vet, nga “Vatra” dhe nga Shqipëria.

Sot në përvjetorin e lindjes së tij, mendova se ia vlen të kujtojmë Anthony Athanas, jo vetëm njeriun që realizoi ëndrrën amerikane, por edhe shqiptaro-amerikanin që e kishte kuptuar se suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur vihet në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan, në interes të Amerikës sonë të dashur dhe të lidhjeve tona të ngushta historike, komb me komb, sidomos në këtë 250-vjetor të të themelimit të Amerikës. Në përvjetorin e lindjes së tij, për mua, si shqiptaro-amerikan, kujtimi i Anthony Athanas nuk është vetëm një detyrim moral ndaj një bashkatdhetari të shquar të cilin kam pasur priviliegjin ta njoh deri diku. Kjo datë është edhe një rast për të reflektuar mbi vlerat që ai përfaqësoi gjatë gjithë jetës së tij këtu në Amerikë: punën e palodhur, integritetin, mirënjohjen ndaj vendit që i hapi dyert dhe për besnikërinë e pandërprerë të tij ndaj Shqipërisë.

Ka data, pra, që meritojnë të kujtohen jo vetëm për të nderuar një njeri, por, njëkohsisht, edhe për t’u kujtuar brezave se çfarë mund të arrijë shqiptari kur puna, ndershmëria dhe dashuria për atdheun bëhen pjesë e pandashme e jetës së tij. Përvjetori i lindjes së Anthony Athanas është njëra prej këtyre datave. Emri i Anthony Athanas nuk lidhet vetëm me restorantin legjendar “Anthony’s Pier 4”, siç mendojnë disa, dikur ndër më të njohurit në Shtetet e Bashkuara, ose me biznese të tjera. Emri Anthony Athanas, ndoshta si rrallë ndonjë tjetër, lidhet me një jetë që mishëroi në mënyrën më të denjë atë që amerikanët e quajnë “American Dream”, por që për Anthony Athanas nuk ishte kurrë një histori e shkëputur, krejtësisht, nga rrënjët e tija shqiptare. Ai ka lindur në Korçë dhe si shumë bashkatdhetarë të brezit të tij, mori rrugën e emigrimit në një moshë fare të njomë. Ishte vetëm katër vjeç kur mbërriti në Amerikë, në vitin 1911, për t’u bashkuar me të atin. Jeta nuk i fali atij asgjë. Në moshën 13-vjeçare u detyrua të linte shkollën për të punuar. Por ajo që nuk mundi t’i jepte shkolla, Anthonit ia dha puna, përkushtimi dhe inteligjenca natyrore e shqiptarit. Nga larës i enëve e deri tek pronari i një prej restoranteve më të famshme të Amerikës, rruga e tij nuk ishte as e lehtë dhe as e shkurtër. Ishte një jetë e ndërtuar me djersë, sakrifica dhe këmbëngulje. Kur hapi “Anthony’s Pier 4” në Boston në vitin 1963, askush nuk mund ta kishte parashikuar se ai restorant do të bëhej një institucion amerikan, Frank SHKRELI: Restoranti “Anthony’s Pier 4” nuk është më | Gazeta Telegraf, i një shqiptari që u bë legjendë amerikane. Për dekada me radhë, “Anthony’s Pier 4” nuk ishte vetëm një restorant. Ishte një simbol i suksesit amerikan të një shqiptari. Në vitet e lulëzimit të tij, mijëra klientë e frekuentonin çdo ditë, ndërsa në muret e tij vareshin fotografi me presidentë amerikanë, senatorë, artistë, diplomatë dhe figura të njohura amerikane dhe botërore. Për të përmendur vetëm disa, Frank Sinatra, John F. Kennedy, Richard Nixon, Henry Kissinger, Elizabeth Taylor, Alfred Hitchcock e shumë personalitete të tjera, ishin mysafirë të rregullt të Anthony Athanas. Megjithatë, as fama dhe as pasuria nuk ia ndryshuan karakterin e shqiptarit. Anthony nuk e harroi kurrë vendlindjen. Nuk e harroi gjuhën. Nuk e harroi kombin. Përkundrazi!

Sa më shumë rritej emri i tij në Amerikë, aq më shumë shtohej angazhimi i tij qëllim mirë, në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan. Siç thashë më lartë ka data që duhet të kujtohen në jetën e disa njerzve, por unë sot po kujtoj Anthony Athanas edje si një shembëll të rrallë – ndoshta ndër të vetmit të tillë – të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme. Anthony Athanas ishte dhe mbetet, historikisht, ndër figurat më të rëndësishme të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. Ishte bashkëpunëtor i afërt i Fan Nolit dhe Faik Konicës dhe më vonë një nga mbështetësit më besnikë të vazhdimësisë së kësaj organizate historike në Shtetet e Bashkuara. Për ata që e njihnin, Anthony Athanas, nuk e bëri këtë angazhim për interes personal, sepse nuk kishte nevojë as për emër, as për para. Ai i kishte fituar të dyja me punën e tij. E bëri sepse besonte se shqiptari, sado larg të jetojë, nuk duhet ta harrojë kurrë përgjegjësinë ndaj kombit të vet. Me një rast, ish-kryetari i “Vatrës”, Agim Karagjozi, e ka përshkruar Anthony Athanas, me të drejtë, si trashëgimtarin e Fan Nolit në Federatën Vatra. Ishte një vlerësim që nuk i bëhej një biznesmeni të pasur shqiptaro-amerikan, por një patrioti të përkushtuar shqiptaro-amerikan. Pas largimit nga jeta të Fan Nolit dhe të brezit të themeluesve, “Vatra” kishte nevojë për njerëz që ta mbanin gjallë frymën e saj. Anthony Athanas ishte ndër ata burra që nuk lejuan të shuhej ai pishtar që Noli, Konica dhe patriotët e tjerë kishin ndezur në fillim të shekullit të kaluar. Ai nuk e bëri këtë për lavdi personale as për pëfitime materiale. Ai e bëri këtë sepse e konsideronte si detyrim ndaj historisë së shqiptarëve në Amerikë.

Më vonë, ndonëse në moshë të shkuar, dhe kur çështja kombëtare kërkonte zërin dhe autoritetin e tij, Anthony nuk mungoi. Gjatë luftës së Kosovës ai iu bashkua delegacioneve amerikane që vizituan Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, duke përdorur prestigjin e tij në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve. Kjo ishte arsyeja pse ai gëzonte respekt jo vetëm në komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe në qarqet më të larta politike dhe shoqërore amerikane.

Gjatë jetës së tij shumë dimensionale, Anthony Athanas nderoi Shqipërinë, me besnikërinë ndaj prejardhjes së vet dhe me shërbimin e palodhur të tij ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan. Sot, në një kohë kur shoqëria shqiptare, sidomos komuniteti shqitaro-amerikan, kërkon modele frymëzimi, jeta e Anthony Athanas mbetet, për të gjithë ne, një dëshmi suksesi i vërtetë që nuk matet vetëm me pasurinë që krijon, por edhe me gjurmën që lë në jetën e njerëzve dhe në historinë e kombit tënd. Për këtë arsye, Anthony Athanas nuk është vetëm një figurë e shquar e diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pjesë e historisë sonë kombëtare. Sot, kur shpesh dëgjojmë të flitet për modele frymëzimi në komunitettin shqiptaro-amerikan ose më gjërë, nuk kemi nevojë t’i kërkojmë larg. Anthony Athanas mbetet një prej tyre. Ai na kujton se suksesi nuk matet vetëm me pasurinë që grumbullojmë, por me respektin që fitojmë në komunitet dhe më gjërë, me dorën që u shtrijmë të tjerëve dhe me shërbimin që i bëjmë kombit tone të origjinës dhe Amerikës tone të dashur. Ky ishte, pra ishte Anthony Athanas. Një amerikan i mirë. Një shqiptar i madh. Por edhe një vatran që e nderoi përjetë emrin e shqiptarit në Amerikë. Top of Form Ai e deshi Amerikën, sepse Amerika i dha mundësinë të ndërtonte jetën e tij, i lirë. Por, ai nuk e harroi kurrë Shqipërinë. Pikërisht, për këtë arsye, Anthony Athanas mbetet një nga figurat më fisnike të historisë së diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ashtu do mbahet mend! Nderim të përhershëm kujtimit të tij!

Filed Under: Komunitet

Familja, miqtë dhe komuniteti shqiptar në New York e Connecticut përcollën në banesën e përjetshme me nderim e respekt Manika Koci Malotën

July 15, 2026 by s p

Familja, miqtë dhe komuniteti shqiptar në New York e Connecticut përcollën në banesën e përjetshme me nderim e respekt Manika Koci Malotën.

Filed Under: Komunitet

Takim lamtumirës me Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate dhe Zv. Sekretaren Christy Johnson

July 13, 2026 by s p

Fatmir Rrahmanaj/

Pas afro pesë vitesh shërbim në Iowa, SHBA, po e përmbyll mandatin tim me zemër plot mirënjohje.

Ishte një nder dhe privilegj i veçantë të bashkëpunoja me njerëzit e mrekullueshëm të shtetit partner të Kosovës, Iowa, si dhe me miqtë tanë më të mëdhenj – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin që qëndroi pranë popullit të Kosovës në momentet më vendimtare të historisë sonë dhe kontribuoi në ndërtimin e themeleve të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë këtyre viteve pata fatin të krijoj miqësi të sinqerta, të ndërtoj bashkëpunime të frytshme dhe të përjetoj momente që do t’i ruaj përgjithmonë në kujtesë. Mbështetja, besimi dhe respekti i ndërsjellë do të mbeten ndër vlerat më të çmuara të këtij rrugëtimi.

Takimi i sotëm lamtumirës me Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, ishte një rast i veçantë për të shprehur mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin, miqësinë dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Iowas.

Faleminderit nga zemra, Paul Pate, dhe të gjithë miqve tanë në Iowa, për gjithçka që keni bërë për Kosovën dhe popullin tonë. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e përhershme, e ndërtuar mbi sakrificë, besim dhe vlera të përbashkëta.

🇽🇰
🤝
🇺🇸

***

Farewell Meeting with Iowa Secretary of State Paul Pate and Deputy Secretary Christy Johnson

After nearly five years of service in Iowa, I am concluding my mandate with a heart full of gratitude.

It has been a tremendous honor and privilege to work alongside the wonderful people of Iowa, Kosovo’s partner state, and with our greatest friends—the United States of America, the nation that stood by the people of Kosovo during our most defining moments and helped lay the foundations of our statehood.

Over these years, I have been fortunate to build sincere friendships, foster meaningful partnerships, and create memories that I will cherish for a lifetime. The support, trust, and mutual respect I have experienced will remain among the most valuable aspects of this journey.

Today’s farewell meeting with Iowa Secretary of State Paul Pate was a special opportunity to express my sincere appreciation for his friendship, collaboration, and steadfast commitment to strengthening the ties between Kosovo and Iowa.

My heartfelt thanks to Paul Pate and to all our friends in Iowa for everything you have done for Kosovo and its people. The friendship between Kosovo and the United States is enduring, built on sacrifice, trust, and shared democratic values.

Filed Under: Komunitet

It was an honor to organize and host a roundtable discussion with Congressman Mike Lawler and members of the Albanian-American community

July 11, 2026 by s p

Valon Nikçi/

It was an honor to organize and host a roundtable discussion with Congressman Mike Lawler and members of the Albanian-American community at Sergio’s Restaurant in Pelham. This meeting was part of our ongoing effort to engage with our elected representatives and ensure that the voices of Albanian Americans are heard.

We discussed the growing Albanian-American community in Westchester and Rockland Counties, civic engagement, and continued support for the Albanian people.

We also thanked Congressman Lawler for his support of our community, his co-sponsorship of resolutions supporting Kosovo, his membership in the Albanian-American Issues Caucus, and his friendship toward the Albanian people.

A special thank you to Sergio, Alban, and Etnik Gashi for being such gracious hosts, as always, and to everyone who attended and contributed to a meaningful and productive discussion. When communities engage, their voices grow stronger.

…

Ishte kënaqësi të organizoja dhe të drejtoja një tryezë diskutimi me Kongresmenin Mike Lawler dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Sergio’s Restaurant në Pelham. Ky takim ishte vazhdim i përpjekjeve tona për të bashkëpunuar me përfaqësuesit tanë të zgjedhur dhe për të siguruar që zëri i shqiptaro-amerikanëve të dëgjohet.

Diskutuam për komunitetin shqiptaro-amerikan në rritje në Westchester dhe Rockland, rëndësinë e angazhimit qytetar dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe shqiptarët.

Gjithashtu, e falënderuam Kongresmenin Lawler për mbështetjen e tij ndaj komunitetit tonë, për bashkësponsorizimin e rezolutave në mbështetje të Kosovës, për anëtarësimin në Albanian-American Issues Caucus dhe për miqësinë e tij me popullin shqiptar.

Një falënderim i veçantë për Sergio,, Alban dhe Etnik Gashin për mikpritjen si dhe për të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në një diskutim domethënës dhe produktiv.

Kur komuniteti jonë angazhohet, zëri ynë bëhet më i fortë.

Filed Under: Komunitet

Njoftim Mortor për Manika Koci Malota

July 10, 2026 by s p

Manika Koci Malota u nda nga jeta të enjten, më 9 korrik 2026, në moshën 87-vjeçare.

Familjarët presin ngushëllime nga të afërmit, miqtë dhe dashamirësit në: Pleasant Manor Funeral Home, 575 Columbus Avenue, Thornwood, New York 10594, të martën, më 14 korrik 2026, nga ora 2:00 pasdite deri në 8:00 të mbrëmjes.

Mesha e varrimit do të kremtohet në nderim të Manikës në Kishën Zoja e Shkodrës (Our Lady of Shkodra) në Hartsdale, të mërkurën, më 15 korrik 2026, në orën 11:00 paradite.

Pas meshës së varrimit, Manika do të përcillet për në banesën e fundit në varrin familjar në Varrezat Gate of Heaven në Hawthorne.

Manika Koci Malota Obituary

Manika Malota passed away in her 87th year on Thursday, July 9, 2026.

Family and friends are invited to Pleasant Manor Funeral Home, Inc. 575 Columbus Avenue – Thornwood, New York 10594 on Tuesday, July 14, 2026 from 2:00 – 8:00 PM for visitation.

A Mass of Christian Burial will be celebrated for Manika at Our Lady of Shkodra Church in Hartsdale on Wednesday, July 15, 2026 at 11:00 AM.

Manika will be laid to rest following the funeral mass in her family plot at Gate of Heaven Cemetery in Hawthorne.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 410
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)
  • Triumfi kujtesës mbi diktaturën
  • Një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë
  • NËNË TEREZA, SIMBOLI I BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
  • “Memorandumi i SANU-së dhe projekti serbomadh: Doktrina ideologjike, luftërat shkatërruese dhe çështja e Kosovës”
  • “Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”
  • FROM GONXHE OF SKOPJE TO THE UNIVERSAL MOTHER TERESA
  • “NJË ÇARJE NË PERDEN E SHQIPËRISË”
  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT