• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova dhe dështimi i politikës së jashtme shqiptare: Nga internacionalja komuniste te globalizmi

August 10, 2026 by s p

Bledar Prifti, Ph.D./

Asgjë nuk e tregon më mirë kulturën e mbrapshtë orientale shqiptare sesa qëndrimi i saj ndaj luftës Ruso-Ukrainase. Ky qëndrim nuk lind nga dashuria për veten, për interesin kombëtar apo për Kosovën, por nga një urrejtje e thellë dhe e trashëguar ndaj Rusisë. Në vend që të vlerësohet realiteti gjeopolitik dhe të llogaritet se ku qëndron përfitimi i drejtpërdrejtë për shqiptarët, elita politike, media, dhe opinioni publik dominues zgjedhin të renditen në mënyrë automatike me narrativën anti-ruse të momentit. Kjo sjellje nuk është as patriotike, as strategjike; ajo është vazhdim i një logjike të vjetër që sakrifikon interesin kombëtar për ideologji të huaja.

Rusia e ka krahasuar shpesh Donbasin rusishtfolës me Kosovën shqipfolëse, duke pranuar tërthorazi se të dyja i përkasin trungut të tyre kombëtar. Ky krahasim, pavarësisht se sa i pranueshëm është moralisht apo juridikisht, përmban një logjikë të qartë gjeopolitike. Shqipëria dhe Kosova e kanë injoruar plotësisht këtë deklaratë, madje edhe pasi u zbulua se Serbia po furnizonte Ukrainën me armë kundër Rusisë. Në vend që të shfrytëzonin këtë kontradiktë (Serbinë që lufton Rusinë ndërsa pret mbështetje ruse për çështjen e Kosovës) autoritetet shqiptare preferuan heshtjen. Kjo heshtje nuk është neutralitet; është dëshmi e mungesës së një strategjie të pavarur kombëtare.

Paraleli historik është i qartë dhe i dhimbshëm. Dje, Enver Hoxha e “fali” Kosovën Jugosllavisë për të ndjekur ëndrrën e Internacionales Komuniste. Sot, Shqipëria e mohon thelbin e çështjes së Kosovës për të ndjekur ëndrrën e saj europiane dhe globaliste. Ku qëndron ndryshimi mes këtyre dy ëndrrave? Askund. Në të dyja rastet, interesi kombëtar shqiptar është vendosur në shërbim të një projekti ideologjik të huaj.

Në të dyja rastet, Kosova është trajtuar si monedhë shkëmbimi, jo si prioritet ekzistencial. Në të dyja rastet, elitat shqiptare kanë zgjedhur të jenë të mirëpritura në tryezat e të mëdhenjve, duke lënë mënjanë realitetin gjeostrategjik dhe interesin kombëtar.

Për vite me radhe është argumentuar se pavarësia de jure e plotë e Kosovës (njohja e saj si shtet i plotë, me anëtarësim në OKB dhe heqjen e pengesave ndërkombëtare) kalon përmes një ekuilibri mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këto dy fuqi duhen lobuar fort dhe njëkohësisht. Paria shqiptare, e shitur tek ëndrrat europiane dhe globaliste, e ka shmangur qëllimisht këtë strategji. Ajo ka preferuar të mbetet e lidhur pas Brukselit dhe narrativës së “vlerave perëndimore”, edhe kur këto vlera nuk sjellin asnjë përparim konkret për statusin ndërkombëtar të Kosovës.

Fitorja e Donald Trump ofronte një moment të rrallë. Ajo duhej të shfrytëzohej për ta bërë çështjen e Kosovës pjesë të negociatave më të gjera ruso-ukrainase. Në një kontekst ku Uashingtoni dhe Moska do të rinegocionin rendin e sigurisë në Evropë, Kosova mund të futej si kartë shkëmbimi ose si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë. Në vend të kësaj, as klasa politike në Tiranë e Prishtinë, as mediet e kontrolluara në të dy vendet, nuk i dhanë jetë kësaj ideje. Çdo mendim që bie ndesh me ideologjinë europiane dhe globaliste të momentit trajtohet si herezi. Media dhe politika nuk funksionojnë si arena debate, por si mekanizma censurimi ideologjik.

Ajo që po ndodh sot me Kosovën është një déjà vu e asaj që ndodhi tetë dekada më parë. Atëherë, në emër të internacionalizmit komunist, Kosova u lë në duart e një projekti jugosllav. Sot, në emër të europianizmit dhe globalizmit, ajo mbetet e ngrirë, e izoluar diplomatikisht dhe e braktisur nga ata që duhet ta mbrojnë. Në të dy rastet, shqiptarët kanë zgjedhur të jenë spektatorë të historisë së tyre, duke lejuar që të tjerët të vendosin për fatin e tyre.

Kultura e mbrapshtë orientale shqiptare nuk manifestohet vetëm në zakone apo në mënyrën tonë të jetesës. Ajo shfaqet më qartë kur, përballë zgjedhjeve të mëdha gjeopolitike, zgjidhet urrejtja ndaj tjetrit në vend të dashurisë për veten. Derisa kjo logjikë të mbetet dominante, Kosova do të vazhdojë të mbetet peng i ëndrrave të huaja, ndërsa shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë çmimin e mungesës së një strategjie kombëtare të pavarur nga këto ëndrra të momentit.

Filed Under: Komunitet

Lek Gjolaj – kalorësi fisnik i Malësisë

August 5, 2026 by s p

Screenshot

Nga Gjek Gjonlekaj/

Rrugës prej Trieshit për në Podgoricë, pas Kukulit të Ledinës, në Jutet e vetmuara qëndronte një shtëpi e vogël, por shumë e përmendur në Malësi. Ajo ishte shtëpia e Gjelosh Shabit, i cili kishte jetuar më shumë se një shekull. Gjeloshi ishte i biri i Shaba Gilës, që në Malësinë tonë kishte qenë njëri prej burrave më të nderuar.

Çdo udhëtar që kalonte këtë rrugë të vështirë mendonte për ndihmën e parë që mund të merrte në rast nevoje në shtëpinë e këtij burri fisnik të maleve tona. Për çdo farë nevoje, udhëtarët – sidomos ata trieshianë – ishin të sigurt se për çfarëdo nevoje do të mirëpriteshin në këtë shtëpi bujare.

Në valën e mërgimeve të Malësisë të viteve ’70, shumica e djemve dhe bijave të Gjelosh Shabit u larguan nga vendlindja, duke u vendosur në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Njëri prej tyre ishte edhe Leka i Gjelosh Shabit, i cili në diasporë, e tani edhe në vendlindje, njihet me emrin Lek Gjolaj.

Me këtë burrë malësor shqiptar u njoha para 50 vjetësh. 

Në takimin e parë, gjatë shkëmbimit të mendimeve për çështje të ndryshme, më la përshtypje se është atdhetar i vërtetë. Dallonte nga disa të tjerë ngase ishte shumë i përkushtuar vendlindjes së tij, Luharit, dhe Malësisë.

Leka kishte imigruar në New York para 57 vjetësh, duke filluar punë të zakonshme, ashtu siç fillonin shumica e shqiptarëve në fillim. 

Kishte qëndruar shumë korrekt dhe i fuqishëm në punë dhe, pas disa vjetësh, kishte hapur biznesin e tij në një prej qendrave më të njohura të Manhattanit në New York, afër Universitetit prestigjioz amerikan Columbia. 

Përveç biznesit të mirë l, Leka u njoh me ajkën akademike të universitetit në fjalë, duke fituar dituri dhe kulturë pune. Shumica e punëtorëve të Lekës gjithmonë kanë qenë dhe janë shqiptarë.

Emri i këtij atdhetari humanist është i njohur në diasporë dhe në Malësi. Veprat dhe kontributet e tij për të mirën e vendlindjes kishin filluar pothuajse një gjysmë shekulli më parë, kur kishte kontribuar një sasi të madhe fondesh për rregullimin e ujësjellësit të Luharit. 

Leka vizitonte vazhdimisht vendlindjen dhe Malësinë. 

Në jetën kombëtare, fetare dhe shoqërore në New York është shumë aktiv. Kontributet e Lekës kanë qenë gjithmonë humaniste dhe kombëtare. 

Ky trim fisnik i Malësisë e ka ruajtur bashkimin dhe ekzistencën e kësaj shoqate.

Lokali (restauranti) i Lekës prej shumë vitesh është qendër e madhe. Është si një “parlament i vogël i Malësisë” në New York. 

Këtë lokal e frekuentojnë shumë intelektualë, pedagogë dhe aktivistë politikë nga trevat tona atje në vendlindje. Të interesuarit për çështje kombëtare qëndrojnë në lokalin e Lekës disa herë edhe orë pas mesnate.

Për Lekën, sipas një shumice bashkatdhetarësh, jeta kishte ato vështirësi të veta. Lek Gjolaj para pothuajse 10 vjetësh humbi gruan Marinë në moshë relativisht të re. Por familjet e mira i kapërcejnë edhe këto vështirësi. Lekës iu gjetën pranë në këtë tragjedi dy djemtë e tij, Gjoni dhe Antoni. Ata qëndruan pranë nënës së tyre deri në minutat e fundit. 

Këta pinjollë të dalluar të familjes së Gjelosh Shabit janë edukuar në frymën e traditës familjare, kombëtare, fetare dhe shoqërore.

Ky katund (Jutet)i mirënjohur i Malësisë, gjatë pushtimeve romake, sllave dhe osmane, qëndroi i papushtuar për mijëra vjet. Leka qysh në fëmijëri e ndiente mungesën e një kishe, duke e mbajtur në shpirt dhe në kokë realizimin e këtij tempulli fetar e kombëtar. Vërteton mirë autoktoninë tonë në atë rajon që, siç e dijmë, është bërë problem mes Komunës Tuzi dhe Podgoricës. 

Mbase Zoti e ka thirrur një vepër të tillë në kufirin shqiptaro-malazez.

Sllavo-malazezët nuk duhet të kenë frikë nga autoriteti shumë i nderuar Monsinjor Rrok Gjonlleshaj, më lart nga institucionet fetare shqiptare. 

Sipas burimeve të sigurta, Kryeipeshkvi Gjonlleshaj i dha Lekës udhëzimet për ndërtimin e kësaj që dikur do të bëhet edhe fanull. Këtu bëjnë pjesë edhe Patër Mirashi Marinaj, ngase i është gjetur pranë Lek Gjolajt, ku bën pjesë edhe Anton Perkaj, bashkëvendas i Lekës.

Shqiptarët e Luharit u dalluan kudo që shkuan për të jetuar. Ata kryen studime universitare në Tiranë, në Prishtinë, ku edhe shërbyen me sinqeritet. Si mos të flasim për Nikollë Perkajn, i cili në moshë të shtyrë la familjen në Amerikë dhe iu bashkangjit UÇK-së në luftën për lirinë e Kosovës.

Lek Gjolaj emeri juaj nuk do të harrohet kurrë në Malësinë tonë!

Filed Under: Komunitet

Antiamerikanizmi, një kërcënim ndaj interesit kombëtar shqiptar

July 30, 2026 by s p

Sokol Paja/

Antiamerikanizmi në diskursin publik dhe rrjetet sociale përbën një goditje ndaj interesit tonë kombëtar, sepse cenon drejtëpërdrejtë aleancën më të rëndësishme që shqiptarët kanë ndërtuar ndonjëherë në historinë e tyre. Çdo përpjekje për të nxitur urrejtje, panik, dezinformim, mosbesim apo armiqësi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk dëmton Amerikën, por dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe të ardhmen e popullit e kombit shqiptar.

Është e dhimbshme e befasuese të dëgjosh retorikë mediokre që vë në dyshim rolin, vizionin dhe lidershipin global të Amerikës. Edhe më shqetësuese është kur zëra në Shqipëri, Kosovë apo në diasporë përpiqen të manipulojnë opinionin publik me propagandë antiamerikane. Më e pakuptueshmja është kur shqiptarë që jetojnë e kanë ndërtuar jetën në Shtetet e Bashkuara sulmojnë vendin që u ka dhënë liri, siguri, dinjitet, integritet, integrim dhe mundësi të pakufizuara.

Shqiptarët duhet ti jenë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtij populli e kombi mik besnik e aleat strategjik për ne. Antiamerikanizmi në Shqipëri e Kosovë duhet të klasifikohet si vepër penale në Kodin Penal. Antiamerikanizmi është tradhti kundër interesit kombëtar e shtetëror që meriton dënim e ndëshkim prej të gjithëve.

Shqiptarët nuk kanë luksin ta kundërshtojnë, refuzojnë, hezitojnë apo diskutojnë Amerikën. Amerika ka qenë historikisht dhe vazhdon të jetë mbështetja më e fuqishme e kombit tonë në Ballkan, ndaj mirënjohja e çdo shqiptari është detyrim i përjetshëm, i panegociueshëm. Marrëdhënia shqiptaro-amerikane është e shenjtë. Vetëm antishqiptarët shajnë e urrejnë kombin që u ka bërë kurdoherë vetëm mirë shqiptarëve. Në kushtet kur Europa është treguar gjithmonë e pabesë dhe e padrejtë me shqiptarët, Amerika ka qenë aleate e pastër për ne, ndaj Amerika është destinacioni ynë i përjetshëm.

Interesi kombëtar i shqiptarëve është i pandashëm nga aleanca e ngushtë dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mosmirënjohja është një nga dobësitë më të rënda morale të një kombi. Ndërsa mirënjohja është shenjë qytetërimi, karakteri, morali, inegriteti dhe dinjiteti. Historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane është histori besimi, bashkëpunimi, sakrifice dhe mbështetjeje të vazhdueshme e të qëndrueshme. Asnjë shtet tjetër nuk ka bërë më shumë për mbijetesën, lirinë, demokracinë dhe sigurinë e shqiptarëve sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjafton të kujtojmë disa nga momentet më vendimtare të historisë sonë moderne: Presidenti Woodrow Wilson mbrojti Shqipërinë nga copëtimi pas Luftës së Parë Botërore; Amerika mbështeti konsolidimin e shtetit shqiptar dhe zhvillimin e institucioneve demokratike; udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s që ndali spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë dhe hapi rrugën e çlirimit të saj; mbështeti pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërtimin e institucioneve demokratike, forcimin e shoqërisë civile, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të shqiptarëve. Edhe sot, miliarda dollarë në ndihmë, investime dhe programe zhvillimore dëshmojnë se Amerika mbetet aleati më i rëndësishëm i kombit shqiptar.

Prandaj, partneriteti shqiptaro-amerikan nuk duhet të shihet si një zgjedhje politike e radhës, por si një interes madhor kombëtar i pa negociueshëm. Ai duhet të mbrohet, të kultivohet dhe të forcohet nga çdo institucion, çdo qeveri dhe çdo qytetar shqiptar.

Në këtë kuptim, besoj se Shqipëria dhe Kosova duhet të trajtojnë me seriozitet çdo veprimtari që nxit urrejtje ndaj aleatit strategjik të kombit shqiptar. Propagandat që synojnë të dëmtojnë interesin kombëtar dhe të minojnë marrëdhënien strategjike me Shtetet e Bashkuara duhen refuzuar e përbuzur me vendosmëri dhe pa hezitim nga shoqëria dhe institucionet.

Shqipëria dhe Kosova duhet të ndërtojnë një kulturë të qëndrueshme shtetërore dhe qytetare të mirënjohjes ndaj Amerikës. Brezat e rinj duhet të edukohen me njohjen e historisë së kësaj aleance shqiptaro-amerikane, sepse popujt që harrojnë miqtë e tyre rrezikojnë të mbeten pa miq e aleatë në kohët më të vështira.

Si një shenjë e përhershme respekti dhe mirënjohjeje, 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – meriton të nderohet zyrtarisht si festë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë si Dita e Miqësisë Shqiptaro-Amerikane, me veprimtari shtetërore, akademike e kulturore kushtuar rolit historik të Amerikës në fatin e kombit shqiptar. Aleancat nuk mbijetojnë vetëm me marrëveshje politike. Ato ruhen me kujtesë historike, besim, besnikëri, respekt dhe mirënjohje. Këto janë vlerat që duhet të udhëheqin gjithmonë marrëdhënien e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot, nesër dhe përgjithmonë…

Filed Under: Komunitet

Lamtumirë Lisa! Shqiptarja që shkoi me plisin e bardhë në Fjalimin Vjetor të Presidentit Amerikan

July 29, 2026 by s p

Ruben Avxhiu/

Lisa Milicaj u nda nga jeta përpara kohe, në moshën 56 vjeçare por la gjurmë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ishte bashkëshortja e veprimtarit dhe biznesmenit të shquar Harry Bajraktari dhe pjesëmarrëse e shumë aktiviteteve të komunitetit shqiptar dhe të rajonit ku jetonte. Lisa Milicaj ishte edhe nënë e gjyshe e përkujdesur. Humbja e saj vajtohet nga shumë të afërm, miq dhe dashamirës që e njohën. Por Lisa pati edhe jetën e saj profesionale e politike me suksese që premtonin shumë.

Për ata që nuk e dinë, Lisa Milicaj ishte shqiptarja e parë e zgjedhur në pushtetin lokal në shtetin e New York-ut. Si Këshilltare e Bashkisë në Pleasantville ajo mishëronte shpirtin e luftës për të drejtat e komunitetit dhe bizneseve të vogla të qytezës me rrethina. Lisa u rrit në një familje mërgimtarësh nga Kosova. Si shumë fëmijë të brezit të saj, që u rritën mes dy kulturash të ndryshme dhe përqafuan virtytet e shoqërisë amerikane dhe asaj tradicionale shqiptare. Kjo gjithmonë ka ardhur me sfida.

Por Lisa nuk u dorëzua asnjëherë. U mësua me punën që në moshë të re, shkëlqeu në studime, dhe në jetën profesionale. U shkollua në Shkencat Shëndetësore dhe punoi për disa kompani sigurimesh, por shumë shpejt ndoqi një tjetër karrierë. Ndonëse familja ishte e përqendruar në biznesin e pronave të patundshme, Lisa zbuloi talentin e saj në sferën e sigurimeve tregëtare, duke i dhënë fund një mungese të ndjeshme në komunitetin tonë.

Ajo krijoi kompaninë e saj First Insurance Agency dhe është përmendur e nderuar me çmime për suksesin e saj dhe kontributin në jetën e komunitetit dhe rajonit ku punonte. Lisa kishte pikëpamje të forta politike që jo shpesh kanë krijuar debate. Ajo bëri emër kur u citua personalisht nga biznesmeni Donald Trump që sapo kishte hyrë në garën për të siguruar kandidaturën presidenciale të Partisë Republikane. Lidhjet e krijuara në rrethet konservatore Lisa i përdori për të mbrojtur me pasion çështjen kombëtare shqiptare.

Në janar 2018, bashkë me bashkëshortin e saj Harry Bajraktari ndodhej mes të ftuarve të rrallë që kanë fatin të ndjekin nga salla Fjalimin Vjetor të Presidentit Amerikan, në prani të të dy dhomave të Kongresit dhe të Gjykatës Supreme Amerikane. Aty, Lisa Milicaj tërhoqi shumë vëmendje kur u shfaq me plisin bardhë shqiptar në kokë duke bërë shenjën e shqiponjës.

14 vite më parë, në gusht 2012, kam pasur kënaqësinë ta intervistoj për suksesin e saj në biznes dhe zgjedhjen e radhës në jetën publike si Këshilltare në Pleasantville, për përvojën si fëmijë emigrantësh, si nënë fëmijësh që kishte zgjedhur të mos pranonte një martesë të palumtur, dhe pikëpamjet e saj të guximshme për jetën.

Motoja e saj ishte: “Beso në ëndrrën tënde dhe kurrë mos u dorëzo!” Ajo që nuk dija në atë kohë ishte se familja e saj kishte përfunduar në Kosovë për shkak të rezistencës ndaj dhunës së shtetit të ri malazez që kërkonte që katolikët shqiptarë të regjistroheshin si ortodokëse duke i hapur rrugë sllavizimit. Familja e saj nuk iu dorëzua presionit, iu bashkua rezistencës të drejtuar nga Bajram Curri, dhe kaloi dekada duke ndërruar vendbanim, sepse shtëpitë e të parëve u dogjën e u bënë shkrumb nga ushtria malazeze.

Këtë karakter këmbëngulës dhe luftarak, Lisa e trashëgoi këtu në realitetin modern amerikan, duke mbetur deri në fund, një njeri që thoshte atë që mendonte dhe kishte kurajon t’u përmbahej pikëpamjeve e qendrimeve të saj edhe kur tërhiqnin kritika masive.

Mund të thuhet se fati ka qenë si bujar ashtu edhe dhe mizor ndaj saj. 56 vjet janë pak për një jetë aq premtuese, por nuk ka dyshim që janë vite që i jetoi me pasion dhe entuziazëm. Pushoftë në paqe!

Filed Under: Komunitet

May she rest in eternal peace, and may her memory always remain a blessing…

July 29, 2026 by s p

Harry Bajraktari/

It is with profound sadness that we share the passing of our beloved Lisa Milicaj Bajraktari—a devoted wife, mother, grandmother, daughter, and sister.

Her loss has brought immeasurable sorrow to the Bajraktari and Milicaj families, as well as to all those who knew and loved her.

We thank all of you for your condolences and for keeping Lisa and our families in your thoughts and prayers. Throughout her life, Lisa remained deeply devoted to her family, to America 🇺🇸, and to the Albanian cause 🇦🇱.

May she rest in eternal peace, and may her memory always remain a blessing.

Funeral Arrangements

Friday, July 31, 2026

Wake and Visitation: 3:00 p.m.–9:00 p.m.

Pleasant Manor Funeral Home

575 Columbus Avenue

Thornwood, New York 10594

Phone: (914) 769-4404

Saturday, August 1, 2026

Church Service: 9:00 a.m.

Our Lady of Shkodra

361 West Hartsdale Avenue

Hartsdale, New York 10530

Burial: 12:30 p.m.

Washington Memorial Park Cemetery

855 Canal Road

Mount Sinai, New York 11766

In the Bajraktari Family Garden

With respect,

Harry Bajraktari and the Bajraktari family; her daughter, Nicolette Bajramaj, and grandson, Theodore Jack Bajramaj; her son, Paul Daka; her mother, Lena Milicaj; her brothers, Luke and Nick Milicaj; and the family of her father, Jak Milicaj.

***

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të bashkëshortes, nënës, gjyshes, bijës dhe motrës sonë të dashur, Lisa Milicaj Bajraktari.

Humbja e saj ka sjellë pikëllim të pamasë për familjet Bajraktari dhe Milicaj, si dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.

Ju falënderojmë të gjithëve për ngushëllimet, fjalët e mira dhe lutjet tuaja për Lisën dhe familjen tonë. Gjatë gjithë jetës së saj, Lisa ishte thellësisht e përkushtuar ndaj familjes, Amerikës 🇺🇸 dhe çështjes shqiptare 🇦🇱.

Shpirti i saj u prehtë në paqe dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i saj.

Ceremonitë mortore:

E premte, 31 korrik 2026

Homazhe dhe pritje ngushëllimesh: 3:00 p.m.–9:00 p.m.

Pleasant Manor Funeral Home

575 Columbus Avenue

Thornwood, New York 10594

Phone: (914) 769-4404

E shtunë, 1 gusht 2026

Shërbimi kishtar: 9:00 a.m.

Our Lady of Shkodra

361 West Hartsdale Avenue

Hartsdale, New York 10530

Ceremonia e varrimit: 12:30 p.m.

Washington Memorial Park Cemetery

855 Canal Road

Mount Sinai, New York 11766

Në parcelën familjare Bajraktari

Me respekt,

Harry Bajraktari dhe familja Bajraktari; vajza e saj, Nicolette Bajramaj, dhe nipi i saj, Theodore Jack Bajramaj; djali i saj, Paul Daka; nëna e saj, Lena Milicaj; vëllezërit e saj, Luke dhe Nick Milicaj; si dhe familja e babait të saj Jak Milicajt.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 410
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)
  • Triumfi kujtesës mbi diktaturën
  • Një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë
  • NËNË TEREZA, SIMBOLI I BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
  • “Memorandumi i SANU-së dhe projekti serbomadh: Doktrina ideologjike, luftërat shkatërruese dhe çështja e Kosovës”
  • “Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”
  • FROM GONXHE OF SKOPJE TO THE UNIVERSAL MOTHER TERESA
  • “NJË ÇARJE NË PERDEN E SHQIPËRISË”
  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT