• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fredi Stefani, remembered with Love, Five Years On

October 9, 2026 by s p

Rafaela Prifti/

Fredi Stefani’s life was marked by perseverance, compassion, and service. Having experienced firsthand the uncertainty and hardship of migration, he devoted himself to helping others find stability, dignity, and opportunity in America. In September, on the fifth anniversary of his passing, his family and close friends gathered at the Staten Island home Fredi shared with his wife, Anila, and their daughter, Jona, to remember and celebrate his life. “We were thinking about how he made people’s lives better by helping them and giving their lives new meaning,” said Anila.

Born in Tirana in 1968, Fredi grew up facing difficulties at an early age. After losing his father, he assumed responsibilities for his family while still young. His path took him first to Greece, where he worked demanding jobs, learned the language, and continued his education despite limited means. Later, he came to the United States, carrying with him not only the hopes of an immigrant but also a deep awareness of the sacrifices required to begin again.

Fredi’s own journey shaped his vocation. After settling in America and working in several states before making a home in New York, he devoted more than fifteen years to the immigration field. He helped newcomers navigate the complicated processes of documentation, legal filings, and adjustment to life in a new country. His education in legal studies strengthened his ability to serve others, but it was his humanity that made the greatest difference.

In 2015, Fredi helped establish the Migration Resource Center, an organization dedicated to giving families and individuals the best possible chance to succeed. Its work reflected his belief that an immigration system could be both orderly and humane—that respect for the law should never require indifference to the people whose lives depend on it.

Those who knew Fredi remember more than his professional accomplishments. They remember his warmth, his humor, his generosity, and the ease with which he made people feel welcome. He possessed the rare ability to meet people where they were: frightened, confused, newly arrived, or simply in need of encouragement. For many immigrants and refugees, his guidance was not merely practical. It was an affirmation that they belonged and that their aspirations mattered.

His life left a lasting impression within the Albanian-American community. From Tirana to New York, Fredi carried with him the values of family responsibility, education, hard work, and solidarity. He understood that success was not measured only by personal advancement, but by what one was able to give back to others.

Fredi Stefani passed away on September 4, 2021, at the age of 53—a loss that came far too soon. Yet the work he began continues through the people he assisted, the colleagues he inspired, and the institutions strengthened by his dedication. Every family he helped, every newcomer he encouraged, and every person he treated with patience and respect forms part of his enduring legacy.

To remember Fredi Stefani is to remember a man who turned hardship into purpose. He did not forget where he came from, and he never stopped reaching back to help those walking a similar path. His story reminds us that one person’s courage can become another person’s refuge, and that a life devoted to service continues long after its final day.

Fredi believed in working hard and dreaming boldly. He did both; and through his kindness, commitment, and example, he made it possible for others to do the same.

https://gazetadielli.com/in-memoriam-frederik-fred…

Filed Under: Komunitet Tagged With: Rafaela Prifti

Një zë, një histori, një betejë – Gratë shqiptare bashkohen për Tetorin Rozë

October 7, 2026 by s p

AWUSA

Foto: Erta Hajdari/

Në Manhattan, gratë e komunitetit shqiptar u bashkuan edhe këtë vit për një mbrëmje të veçantë në kuadër të Tetorit Rozë, një aktivitet që Albanian Women in USA organizon çdo vit me të njëjtin qëllim: ndërgjegjësimin, mbështetjen dhe forcimin e grave në komunitetin tonë.

Në qendër të këtij takimi ishin historitë reale të grave që kanë përballuar kancerin e gjirit, historitë e frikës, dhimbjes, pasigurisë, por mbi të gjitha të guximit dhe forcës për të vazhduar përpara.

Të ftuara ishin psikologia dhe terapistja Silvana Loka, e ardhur nga Chicago, si dhe poetja, shkrimtarja dhe kryeredaktorja e revistës Asaj, Arjana Fetahu Gabo nga New Jerseys! Përmes fjalëve dhe përvojave të tyre, ato sollën një mesazh të rëndësishëm: në një betejë të tillë, gruaja ka nevojë për mbështetje, mirëkuptim dhe mbi të gjitha, të mos ndihet vetëm.

Sepse pas diagnozës nuk është vetëm një paciente. Është një grua, një nënë, një bashkëshorte, një shoqe, një grua që jeton dhe ndërton jetën e saj në emigrim dhe që përballet me një nga sfidat më të vështira të jetës.

Tetori Rozë nuk duhet të jetë vetëm një muaj ndërgjegjësimi. Është një kujtesë për të gjithë ne se sa e rëndësishme është të flasim, të dëgjojmë, të kontrollohemi dhe të jemi pranë njëra-tjetrës.

Për Albanian Women in USA, ky aktivitet është më shumë se një event. Është pjesë e përgjegjësisë që komuniteti ynë ka ndaj grave të tij: të krijojë hapësira ku gratë mund të flasin, të ndajnë historitë e tyre dhe të gjejnë forcë tek njëra-tjetra.

Sepse asnjë grua nuk duhet ta përballojë e vetme një betejë të tillë.

Kur një grua flet, një tjetër gjen kurajën të mos heshtë. Kur një grua mbështetet, një tjetër kupton se nuk është vetëm.

Ky është mesazhi i Tetorit Rozë dhe një nga arsyet pse AWUSA vazhdon, vit pas viti, ta mbajë gjallë këtë nismë me gratë e komunitetit shqiptar.

Filed Under: Komunitet

Quincy kuqezi/ Kënga, çiftelia, vallja dhe shija shqiptare bashkojnë diasporën në Massachusetts

October 6, 2026 by s p

Mashqip.com/

Për disa orë, zemra e Quincy-t rrahu shqip. Flamuj kuqezi, këngë labe, çifteli, klarinetë, valle popullore, ushqime tradicionale dhe biznese shqiptare u bënë bashkë në “Albanian Heritage Festival 2026”, një festë që solli Shqipërinë në zemër të Massachusetts.

Festivali, i zhvilluar në Kilroy Square, u organizua nga “Fan S. Noli Library & Cultural Center” dhe Shoqata “Labëria” USA, duke mbledhur familje shqiptare, artistë e grupe nga Massachusetts dhe shtete të tjera, biznese të komunitetit, por edhe përfaqësues të qytetit të Quincy-t.

Ishte një ditë ku traditat shqiptare u prezantuan në të gjitha format e tyre: nga kënga dhe vallja te veshjet popullore, ushqimi, pijet dhe produktet e bizneseve shqiptaro-amerikane. Mbi të gjitha, festivali solli së bashku breza të ndryshëm, përfshirë fëmijët e lindur e rritur në Amerikë, të cilët patën mundësinë të shohin dhe përjetojnë nga afër kulturën e prindërve dhe gjyshërve të tyre.

Një nga momentet më të veçanta ishte ai kushtuar Laver Bariut, mjeshtrit të madh të klarinetës dhe një prej figurave që la gjurmë të thella në muzikën popullore shqiptare. Shoqata Labëria Boston solli një program të posaçëm. Dritan Danaj, nën shoqërimin në organo të Simon Tosllukut, interpretoi një kaba nga repertori i Laver Bariut, duke rikthyer në Quincy tingullin karakteristik të muzikës së Jugut.

Më pas skena i takoi Grupit Laberia nga Bostoni, i cili interpretoi edhe një këngë të krijuar posaçërisht në nderim të Laver Bariut, si homazh për trashëgiminë e tij. Një tjetër këngë iu kushtua Labërisë, vendlindjes dhe dashurisë për traditat shqiptare. Por festa nuk kishte vetëm tingujt e Jugut.

Vëllezërit Delia, me çifteli dhe këngën e rapsodëve, sollën në skenë një tjetër pjesë të shpirtit shqiptar: traditën e Veriut, këngët e burrërisë, historisë, vendlindjes dhe atdheut.

Nga New Jersey iu bashkua festivalit edhe QKSHA – “Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane Struga”, duke sjellë kulturën dhe traditat shqiptare nga një tjetër komunitet i fuqishëm i diasporës.

Vallet shqiptare kishin gjithashtu një vend të rëndësishëm. Në skenë u ngjitën, Valle Tona, St. George Cathedral Dance Group dhe CT Dance Group, duke e kthyer sheshin në një mozaik kostumesh, ritmesh dhe krahinash shqiptare.

Në program ishin gjithashtu Flamur Biçaku & Band, Ylli Zhaveli, Eno Kalo dhe DJ Jorgo, duke e mbajtur festën gjallë me muzikë dhe argëtim.

Por Shqipëria në Quincy nuk u prezantua vetëm përmes skenës. Në festival kishte ushqime dhe pije shqiptare, ekspozime kulturore, biznese dhe shitës shqiptaro-amerikanë, duke treguar edhe një tjetër dimension të diasporës: shqiptarët që kanë ngritur biznese dhe kanë krijuar emër në komunitetet ku jetojnë.

Një kontribut të veçantë dha Leo Keka, pronari i Alba Restaurant Group dhe një emër i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Massachusetts. Keka, i cili ishte ndër njerëzit që ndihmuan në koordinimin e aktivitetit, ofroi edhe ushqimin për festivalin.

Prania e përfaqësuesve të qytetit të Quincy-t i dha festivalit edhe një tjetër domethënie: atë të një komuniteti që ruan fort identitetin e tij shqiptar, por njëkohësisht është bërë pjesë e jetës ekonomike, kulturore dhe qytetare të Massachusetts.

Të gjitha këto momente, nga tingujt e çiftelisë dhe klarinetës te vallet, kostumet tradicionale, flamujt kuqezi dhe emocionet e familjeve shqiptare, u fiksuan në fotografi nga Bujar Veseli, duke lënë të dokumentuar një ditë të veçantë për komunitetin shqiptaro-amerikan në Massachusetts.

Nga kaba e Laver Bariut te çiftelia e Vëllezërve Delia, nga kënga labe te valltarët e rinj shqiptarë, nga Struga në New Jersey te grupet e Bostonit, festivali bashkoi në një shesh tradita nga trevat shqiptare. Dhe ndoshta ky ishte edhe mesazhi më i bukur i ditës: mund të jesh mijëra kilometra larg Shqipërisë, por kur fëmijët kërcejnë vallen shqiptare, rapsodët i bien çiftelisë dhe familjet mblidhen nën flamurin kuqezi, atdheu është shumë më afër.

Foto: https://veseliphotography.pic-time.com/…/albanian…

Filed Under: Komunitet

Join us for the 34th Albanian Festival at SUNY Purchase on November 1st, 2026

October 5, 2026 by s p

Join us for the 34th Albanian Festival at SUNY Purchase on November 1st, 2026. Doors open at 4 pm and the show runs from 5 pm to 8 pm.

You can buy tickets now at the Our Lady of Shkodra church and by calling any of the ticket managers listed below.

We’ll have plenty of new music, dances, and costumes for you to enjoy! Don’t miss out on this year’s show!

Filed Under: Komunitet

Albanian Excellence – Histori Suksesi, Zonjat Shqiptare në Nju Jork

October 2, 2026 by s p

Andis Gjoni/

Kanë kaluar 10 vjet që nga Shtatori i vitit 2016 kur për herë të parë komuniteti shqiptar me përfaqësueset e tij më të spikatura, nënat, gratë dhe motrat tona u nderuan për arritjet e tyre në fusha të ndryshme të shkencës, politikës, artit, mësimdhënies. Ishin zonja të suksesit shqiptar që për herë të parë evidentoheshin për kontributin e tyre jo vetëm në familje por edhe në shoqëri dhe komunitet. Jemi krenarë që bashkë me Flora Nikollën dhe Dr. Zana Nikollën dhe gjithë ekipin mbështetës punuam me përkushtim që ky aktivitet të dilte me sukses të plotë.

Ky aktivitet ka patur disa rekorde të vendosura për herë të parë. Siç e theksova edhe më lart për herë të parë nderoheshin zonjat shqiptare. Por edhe për herë të parë komuniteti shqiptar organizonte një aktivitet në një sallë prestigjioze në Manhattan dhe pikërisht në Symphony Space në Broadway. Një mikesha ime gazetare më tha atëhere, për herë të parë i nxorrëm shqiptarët nga restorantet ku zhvillonin aktivitetet e tyre dhe i sollëm në një sallë teatri me një spektakël të vërtetë ku përformuan artistet më të mira shqiptare.

Gjithashtu në atë mbrëmje për herë të parë u firmos memorandumi për gruan dhe dinjitetin e saj në shoqëri, për vlerat e saj dhe për mirënjohjen dhe barazinë që ato duhet të kenë në shoqëri. Dhe kjo dy vjet më parë se të fillonte lëvizja e grave që më pas do njihej me emrin “Mee to” (Edhe unë) me aktivizmin në mediat sociale për mbrojtjen nga abuzimi etj. Pra Albanian Excellence i parapriu lëvizjeve sensibilizuese botërore me memorandumin e saj për barazinë gjinore dhe respektin e gruas. Kjo në vetvete është një arritje e padiskutueshme e “Albanian Excellence” dhe zonjave Flora Nikolla si drejtuese e organizatës dhe Dr. Zana Nikolla si mbështetëse dhe sponsorizuese kryesore e këtij eventi.

Ka rëndësi të kujtohet sot ky event sepse shumë kohë ka kaluar dhe ndonëse sot organizohen evente me led wall mijëra dollarë në sallat më prestigjioze të Nju Jorkut, ky aktivitet mbetet i pari që vlerësoi në bllok dhe në një numër shumë të madh zonjash më shumë se 60 prej tyre me një spektakël të vërtetë.

Unë pata fatin të isha producent ekzekutues por edhe regjisor dhe skenograf i “Zonjave Shqiptare në Nju Jork” ku kishim ftuar edhe Presidentin e Shqipërisë, dhe i mbaj mend peripecitë e organizimit të një eventi të përmasave të tilla ku nuk munguan edhe sabotimet e të gjitha formave, deri tek organizimi i një aktiviteti paralel në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë në një sallë restoranti nga biznesmenët shqiptarë. Kur ne kishim një vit që punonim për organizimin e nderimit të gruas shqiptare, disa biznesmenë me arrogancën më të madhe organizuan për turpin e tyre një darkë në resorant. Ne kishim ftuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë që të nderonte gratë dhe motrat shqiptare kur dikush më lajmëroi për këtë darkë. I mora në telefon biznesmenët dhe ju thashë që kemi një vit që po punojmë dhe kemi prenotuar sallën me mijëra dollarë shpenzime të financuara nga xhepi jonë, por ata ishin të vendosur madje më thanë “Kot mundoheni se Presidenti nuk vjen fare tek ju”. Edhe sot e kujtoj sa u zhgënjeva, dhe meqenëse e kishim bërë gati edhe medaljen e artë për presidentin dhe do ja dorëzonim në skenë thashë të paktën t’ja jepnim Presidentit medaljen dhe ju luta biznesmenëve që të paktën të pranonin këtë gjë. “Jo, nuk mund të vini e ta bëni këtë gjë në aktivitetin tonë”.

Por presidenti e mbajti fjalën që na kishte dhënë dhe duke ruajtur integritetin e institucionit që përfaqësonte nuk i zhgënjeu zonjat shqiptare që do nderoheshin edhe me pjesëmarrjen e tij. Ai erdhi në aktivitetin tonë. Ne organizuam nderimin më i madh që i është bërë një Presidenti ashqiptar që ka ardhur ndonjëherë në USA, sepse ishte një nderim për atë që ai përfaqësonte, shtetin shqiptar dhe vendin amë dhe kjo u bë me një spektakël madhështor me skenografi e video projeksione ku shfaqej kultura jonë. Sot kujtojmë me respekt dhe mirënjohje pjesëmarrjen zotit Bujar Nishani si President i Shqipërisë në eventin “Zonjat Shqiptare ne Nju Jork” ku edhe ai u nderua me medaljen e artë “Albanian Excellence”.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 414
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Doracaku i një tirani”, kur pushteti bëhet më i rëndësishëm se populli
  • Koreografi Bekim Murati: “Grupi i valleve “Besa”, kontribut në ruajtjen e rrënjëve shqiptare dhe edukimin e brezave të rinj në Florida”
  • “Vjeshta Arabe” në Europë dhe Shqipëria
  • 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗼𝗶 𝘀𝗼𝘁 𝗴𝗷𝗲𝘁𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗺𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝟮𝟰 𝗼𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁
  • Mark Gjonaj: Thirrje Kryeministrit Rama t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve dhe të japë dorëheqjen
  • 2500 euro për të ruajtur përbindëshin: Rama, Frankenstein- i dhe shpresa e një populli
  • Qeveritar i tmerrshëm që ka shkatërruar perspektivën dhe ka kriminalizuar çdo qelizë e policisë, qeverisë e parlamentit
  • KUR PËRDHOSET E SHENJTA, TRONDITET SHPIRTI I KOMBIT
  • “The Versailles Order and the Making of Albania, 1918–1926”
  • Political Power Is Temporary. The Soul of a Nation Is Not
  • STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE!
  • JO NJË KATOVICË TË DYTË! – SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË FILLIM TË RI, JO PËR RICIKLIMIN E PUSHTETIT!
  • “Humanoidët”, një çast në atelierin e Artur Muharremit
  • Life in “Time Shelter”
  • Akademia e Shkencave kujton sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta poetin e madh të kombit që i dha zë Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT