• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nisi punimet konferenca ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”, me fokus të veçantë mbi arbërishten si gjuhë në rrezik

December 17, 2021 by s p

QSPA

Tirana është kthyer dje në kryeqendrën e tubimit më të madh akademik ndërkombëtar, ku studiuesit më të rëndësishëm prej vendeve të ndryshme të botës kanë diskutuar mbi gjuhët që rrezikojnë të zhduken. FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) po organizojnë konferencën ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”, ku një vëmendje e madhe i kushtohet edhe gjendjes së arbërishtes dhe studimeve mbi të si gjuhë e rrezikuar e diasporës. Kjo është hera e parë që organizohet një konferencë e përmasave të tilla ndërkombëtare, ku marrin pjesë 54 studiues prej universiteteve e qendrave kërkimore-shkencore më me emër në botë, të cilët për katër ditë me radhë, përkatësisht nga data 16-19 dhjetor 2021, në mjediset e godinës universitare “Liria”, po paraqesin rezultatet e punës së tyre studimore në lidhje me gjuhët që rrezikojnë të zhduken në ditët e sotme.Në ceremoninë hyrëse të ditës së parë përshëndetën veprimtarinë drejtuesit e institucioneve organizatore të konferencës, ku fillimisht profesoresha Eda Derhemi si drejtoreshë e edicionit të 25-të të FEL u ndal mbi rëndësinë e kësaj konference në arenën ndërkombëtare, duke theksuar rolin e madh të nxitjes së kërkimit shkencor mbi ruajtjen e gjuhëve të rrezikuara të diasporave. Gjithashtu, ajo falënderoi për mikpritjen dhe punën e madhe organizative të këtij edicioni nga ana e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Më tej, fjalën e mori drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, Prof. Diana Kastrati, e cila pasi falënderoi të pranishmit, theksoi se ekzistojnë tri “primizie”, (që ndodhin për herë të parë) të cilat shënjojnë këtë ngjarje të sotme: Së pari, për herë të parë konferenca e përvitshme e FEL-it, këtij Fondacioni dinjitoz, organizohet në Shqipëri e, përkon me një shifër: të 25-tën e tij;Së dyti, për herë të parë vjen në qendër të vëmendjes të mjediseve akademike e studimore shqiptare, por edhe të qendrave albanologjike në Itali e gjetkë, një argument i tillë: debati mbi gjuhët e rrezikuara, një çështje tejet e rëndësishme jo thjesht për ndjeshmëritë e gjuhëtarëve e të sociolinguistëve. Në këto ditë do të kemi 70 kumtues, 14 nga të cilët nga Shqipëria; 56 nga Europa (Britani, Francë, Itali, Zvicër, Maqedoni, Gjermani, Federata Ruse, Greqi, Turqi, Austri, Suedi, Poloni, Kroaci), Izrael, ShBA, Australi, Malajzi, Pakistan; dhe 6 keynote (lektorë të ftuar), ndër të cilët njëri është për arbërishten. Nga 36 kumtesat në seancat plenare në 3 ditët, 11 janë për arbërishten, kryesisht nga studiues arbëreshë, italianë, apo vende të tjera të Europës – deri për arbëreshët në Kanada. Ka dhe një panel ditën e 4-t nga studiues jashtë zonave arbëreshe: Akademia e Shkencave, QSPA, Universiteti i Elbasanit, Un. Durrësit, Un. “Nënë Tereza” Shkup.Kjo çështje mbart peshë kombëtare. Por ajo që na intereson drejtpërdrejtë, është fakti se do të diskutohet për herë të parë në mënyrë absolute për arbërishten dhe statusin e saj si gjuhë në rrezik e shpallur nga UNESCO që nga shekulli i kaluar. Referuar Atlasit të gjuhëve ne rrezik i publikuar nga ky organizëm përcaktohen 4 stade apo seksione: vulnerabël, në rrezik, në situatë kritike, të zhdukura pas 1950. Konkretisht në Itali nga 31 gjuhë të shpallura nga ky Atlas, 5 janë seriozisht në rrezik, kurse 22 në rrezik, ndërmjet të cilave arbërishtja. Pra, stadi i dytë. Mendoj se kumona e alarmit nuk mund të flasë më në mënyrë elokuente se kaq. E këtu vijmë tek “primizia” e tretë, por që në gjykimin tim rezulton më e rëndësishmja: qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj këtij tharmi të identitetit tonë kombëtar. Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, në 2019, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave ngritja e një Qendre studimesh dhe botimesh për Arbëreshët, e para qendër me fokus ekskluziv ndaj këtij universi gjuhësor, kulturor, antropologjik që si rrallëherë në historinë e njerëzimit akoma sot pas thuajse 6 shekujsh shpërnguljeje mban sytë tek shteti amë, veneron identitetin e tij pa mëdyshje, kompromis. Përpos detyrimeve institucionale e shtetërore, më lejoni t’ju them se kjo Qendër që në fillimin e punës më 11 mars 2020, ka ndjerë detyrimin moral sa në nivel personal a kolektiv që ky “tren kalon vetëm një herë” e, përgjegjësia është dyfishuar”. Me tej, drejtori i Fondacioni për Gjuhët e Rrezikuara (FEL), prof. Nicholas Ostler bëri një vështrim panoramik të aktivitetit të përvitshëm të FEL dhe u ndal në rëndësinë e temës speciale të edicionit të 25-të, ku arbërishtja përbën një rast unik të mbijetesës gjashtëshekullore si gjuhë dhe si kulturë, tezë të cilën ai e zgjeroi edhe gjatë seancës së dytë me temën e tij mbi hapat për ruajtjen e kësaj gjuhe. Të pranishëm në konferencë ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në vend, të cilët përshëndetën punimet e kësaj konference. Në emër të ministres Olta Xhaçka, përshendeti zv.ministria e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Znj. Megi Fino. Ajo theksoi rolin e madh që arbëreshët kanë pasur në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, por edhe në intensifikimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas saj, komuniteti arbëresh meriton më shumë vëmendje nga shteti ynë dhe të rinjtë e një gjaku këtej e andej Adriatikut duhet ta njohin më mirë njëri-tjetrin. Ndërsa në emër të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci përshëndeti të pranishmit znj. Lucia Cucciarelli, shefe e zyrës së arsimit pranë Ambasadës italiane në vendin tonë, e cila theksoi hapat institucionalë që bërë vendi pritës për diasporën historike dhe atë të sotme shqiptare.Konferenca “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” do të vijojë deri ditën e diel në panele të veçanta, ku pritet të trajtohen disa nga temat më të prekshme mbi rrezikun që i kanoset gjuhës së diasporës në përgjithësi dhe arbërishtes në veçanti. Punimet e konferencës janë botuar të plota nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me FEL dhe janë në dispozicion të të gjithë të interesuarve mbi këtë lëmi studimore.

Filed Under: Kronike

JANUZ SALIUKA DEKOROHET ME TITULLIN AMBASADOR I KOMBIT

December 16, 2021 by s p

               “Është me fat kombi që ka heronj”
                                                                          (dijetari popullor)                  

 Hazir MEHMETI, Vjenë 

Vjenë, 15 dhjetor 2021

Në praninë e disa aktivistëve shoqatash, në Vjenë, iu nda titulli Ambasador i Kombit nga Ambasadroi i Republikës së Shqipërisë në Austri Roland Bimo, aktivistit të dalluar Januz Saliuka.  Është kjo një dekoratë që vlerëson punën e veprimtarinë e tij  dhe  gjithë mërgatës shqiptare në Austri. 

        Në fjalën e tij Z. Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, mes tjerash tha:  

         I dashuri Januz Saliuka! Të nderuar pjesëmarrës! 

          Në jetën tuaj në Austri u përpoqët për të ndihmuat familjen në vendlindje, por gjithnjë me vetëdije i bëtë shërbim gjithë kombit shqiptar. Ju ndërtuat imazhin e juaj në çdo çast, çdo minutë, me punën dhe kontributin tuaj shumë herë më tepër se sa diplomacia. Ju jeni simboli i shqiptarizëmës në çdo moment të jetës suaj dhe respekti im gjatë këtyre tetë vjetëve të shërbimit tim, iu dedikohet ju dhe gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri. Ju keni dhënë shembull në punë, respektimin e ligjeve, rregullave dhe të qenit model i integrimit.
          Ne e kemi një aftësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar kushtet për integrim, por njëkohësisht  duke ruajtur brenda nesh po at entuziazëm nacionalizmi pozitiv të asaj nga vijmë: zakoneve, traditave, kulturën që na karakterizon ne shqiptarëve.
        Është nder i madh për mua të kem shërbyer në një vend të veçant siç është Austria, ku kam pasur një teren të shtruar shumë mirë nga ju. Mes  jush, Januz Saliuka, është një nga më të spikaturit. Është nderi i madh për mua dorëzimi i dekoratës Ambasador i Kombit. Urime!      Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri përshëndeti Isa Kosumi, konsull. “Kam nderin që në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës të prezantoj në këtë eveniment që mbahet shumë rrallë, por ka veçanti. Të dekorohesh me një titull të tillë është krenari, por është obligim dhe përgjegjësi. Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe emrin tim e uroj z. Januz Saliuka për titullin e lartë Ambasador i Kombit, të ndarë nga Republika e Shqipërisë!   Në fjalën e tij i dekoruari Januz Saliuka i emocionuar mes tjerash tha : Faleminderit i nderuari Z. Ambasador Roland Bimo dhe zoti konsllul Kosumi!  Ky dekorim nuk është vetëm i imi, por në radhë të parë i gjithë juve, është rezultatet punës sonë të përbashkët shumëvjeçare këtu në Austri. Ne e kemi përkrahur njëri tjetrin në aktivitetet tona të cilat vazhdojnë edhe sot.  Kjo dekoratë është e dedikuar ju që sonte jeni këtu, por edhe shumë e shumë tjerëve në gjithë Austrinë që nuk gjenden këtu, para se gjithash është meritë e juaj dhe ju takon juve. Faleminderit! 

          Në rrethana pandemie ishin ftuar përfaqësuesit e disa shoqatave në Vjenë. Prej të ftuarve përshëndeti Hazir Mehmeti, publicist dhe krijues. “Januz Saliuka është shembulli pozitiv i një mërgimtari i cili me punën e tij ndihmoi organizimin e mërgimtarëve tani e shumë vjet më parë: para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës. Shembulli më i mirë i njeriut me energji pozitive duke ndihmuar të gjithë pa dallim rajoni, gjinie, moshe, partie, religjioni. Ishe organizatori i aktiviteteve protestuese kundër dhunës së pushtuesit serb në Kosovë; largimin nga shkolla, Universiteti, dëbimi nga puna, vrasjeve të demonstruese. Ai ishte njëri nga mbështetësit e studentëve shqiptarë në UN e Austrisë duke ndikuar tek organet vendore për regjistrimin e tyre, njohjen e diplomave, dhënie bursash e ndihma tjera. Ishte bashkë organizator i protestave të fuqishme në Vjenë dhe qytete tjera në kundërshtim të pushtuesve serb, përgatiti me shkrim protesta dhe peticione. Ishte mbështetës i organizimit të fondeve për Kosovën: fondi i Qeverisës së Kosovës, i fondit Vendlindja Thërret, i aksioneve për ndihmë në Shqipëri etj.  Veprën e Januz Saliukajt e kemi gjithkund në çdo shoqatë, lidhje, lige futbolli, shoqëri studentore, shoqëri miqësie e integrimi, shoqëri e mësuesve dhe mësimit, letrare e artistike, kudo… kudo.  Ky aktivitet vazhdon akoma. Lokalet e zyrave të Magistratit ku ai punon tani e shumë vjet, janë shndërruar në vendtubime të shoqatave shqiptare pa asnjë harxhim rasti. Këto shoqata shkruajnë histori jete në Austri, aty emri Januz Saliuka i pa harruar gjeneratave. Të gjitha shoqatat dhe gjithë mërgimtarët janë të nderuar me dekoratën e Januzit, AMBASADOR I KOMBIT , e ndiejnë të afërt, të tyre! E natyrshme: Januzi ishte dhe është i jetës së tyre! 

          Dekorata, Ambasador i Kombit, është diç e re në Austri në këto rrethana aktuale të mërgatës sonë. Është vlerësim i punës dhe aktivitetit të saj në perspektiven e kërkuar gjeneratave. 

                                TEKSTI I DEKORATËS 

        “Ta dish dhe të jesh i sigurt, se fatbardhësia dhe lumturija jote gjendet në Shqipëri e cila t’ep nder dhe fat emrin shqipëtar. 

         Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryelantësinऩ shqiptare: bndju ligjevet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh. 

Çdo shqiptar është vllau Yt: ndroje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

Mos e përbuz gjuhën e nënës s’ate tue folë në gjuhë të huaj kur nuk asht nevoja. 

Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon shejën e komsisë shndrron vehten e vet. 

Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj këtë dashuni ruaj edhe kur të kthehesh në vendin t’and.”

           Jonuz Saliuka u lind në Gjakovë ,kreu studimet për inxhinier makinerie në UN-Prishtinës kurse në Vjenë tani e ka përfunduar Akademinë për Menaxher Socialë. Flet mirë katër gjuhë. Është veprimtar i njohur ndër mërgimtarët shqiptar në Vjenë dhe mjaft i respektuar. Ka kontribuar në të gjitha rrjedhat e deritashme jo vetëm brenda mërgatës lokale por edhe më gjerë në rrafshin kombëtar. Ishte pjesëmarrës në organizimet e mërgatës në mbrojtje të interesave kombëtare jo vetëm në Vjenë. E ka ndihmuar lëvizjen e rezistencës kombëtare për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare nga robëria. E ka ndihmuar themelimin e mësimin shqip në Austri dhe e ndihmon në vazhdimësi. Ka marr pjesë në shumë takime shqiptaro-austriake po edhe me gjerë. Po ashtu ka marr pjesë në shumë grupe pune në parlamentin austriak dhe në ministri të ndryshme sikur të Partisë Socialdemokrat (SPÖ) dhe Partisë Popullore(ÖVP) ku edhe ka mbrojtur interesin e shqiptarëve. Ishte këshillëdhënës i disa funksionarëve të partive politike. Disa vite deputet në Odën e Punës së Vjenës(AK-Wien),pjesëmarrës i tryezës së rrumbullakët të Evropës. Kishte kontakte direkt me shumë ministra e burra shtetesh evropian po edhe më gjerë. Jonuz Saliuka për një kohë me aktivitetin e tij ishte urë lidhëse në shumë aktivitete të strukturave politike shqiptare me botën e jashtme nga Vjena si qendër me peshë politike në Evropë e botë . Me këshillat e tij mërgimtarëve tanë u lehtësoi kyçen e tyre në shoqërinë vendore. 

Filed Under: Kronike

ZHVILLOHET ASAMBLEJA VJETORE E KËSHILLAVE NDËRFETARE TË EVROPËS

December 14, 2021 by s p

Më 12 dhjetor 2021 është mbajtur në Romë Asambleja Vjetore e Këshillave Ndërfetarë të Evropës, ku mori pjesë dhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si institucion anëtar i këtij unioni, i njohur ndryshe si “Religions for Peace-Europe”. KNFSH përfaqësohej nga Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë H. Dede Edmond Brahimaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Dr. Genti Kruja.Takimi është hapur nga Presidenti i “Religions for Peace-Europe” Dr. Luigi de Salvia dhe më pas është bërë prezantimi i përfaqësuesve të këshillave ndërfetar nga e gjithë Evropa, të cilët kanë bërë dhe një pasqyrë të punës dhe aktiviteteve të secilit institucion që përfaqësonin. Asambleja ka diskutuar gjithashtu dhe ndryshimet statuore të RfP Europe, qendra e të cilës është regjistruar në Berlin.Disa nga përfaqësuesit e këshillave ndërfetare kanë marrë pjesë online, në platformën e së cilës kanë përshëndetur Prof. Azza Karam, Sekretare e Përgjithshme e “Religions for Peace-International” me qendër në SHBA, Dr. Thomas Wipf, President i Këshillit të Liderëve Fetarë Evropianë (ECRL), si dhe znj. Kaveri Cantoni, kryetare e Rrjetit Ndërfetar të Grave në Evropë.Pjesë e “Religions for Peace-Europe” janë tashmë 15 këshilla ndërfetarë të Evropës, në të cilën bën pjesë edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i themeluar në vitin 2007 nga krerët e komuniteteve fetare tradicionale në vendin tonë me mbështetjen e “Religions for Peace”.

Filed Under: Kronike

Si mori fund Perandoria Osmane? Roli i shqiptarit Mehmet Ali Pasha dhe i borxhit te jashtem…

December 11, 2021 by s p

Dr. Hasan Bello

Ne vitin 1831 valiu i Egjiptit me origjine shqiptare Mehmet Ali Pasha filloi kryengritjen dhe perpjekjen per tu shkeputur nga Perandoria Osmane. Kjo e fundit e frikesuar tej mase, ne vitin 1832 dergoi ne Londer si ambasador te jashtzakonshem Mehmet Namik Pashen, me qellim per te siguruar nga Britania e Madhe mbeshtetje ushtarake. Por pavaresisht ketyre bisedimeve, Londra preferoi ta linte shtetin osman ne panik, per te shtuar ndaj tij koncensionet politike dhe ekonomike. Kete situate e shfrytezoi Rusia, e cila kundrejt ndihmes karshi Mehmet Ali Pashes i imponoi perandorise nenshkrimin e nje marreveshje politike-ekonomike me 8 korrik 1833 ne Hunkar Iskelesi. Kjo e beri xheloze Britanine, qe per te thyer influencen ruse tek osmanet dhe per te kontrolluar rruget tregtare te Lindjes e shtoi presionin ndaj perandorise. Ne pranvere te 1838 filloi te qarkullonin fjale se Mehmet Ali Pasha do te mesynte drejt Stambollit. Perandoria Osmane e trembur sepse nuk mund t’i bente dot balle ushtarakisht nje sulmi te tille, u detyrua qe per te fituar mbeshtetjen britanike te nenshkruante me te me 16 gusht 1838 marreveshjen e Balta limanit. Kjo u pasua me shpalljen e reformave te Tanzimatit me 3 nentor 1839, qe pati nje ndikim te madh ne fushen e ekonomise. Ne kete periudhe (1839-1846) ajo nenshkroi me disa shtete europiane marreveshje tregtare. Nje gje e tille beri qe tregu osman te permbytej nga mallrat e huaj te ketyre vendeve. Nderkoh qe eksporti i saj drejt europes ishte minimal. Ne vitin 1854, 16 vite nga marreveshja me britaniket ekonomia osmane ishte ne krize dhe per kete arsye, per here te pare filloi te merrej borxh i jashtem. Por per shkak te keqmenaxhimit brenda pak vitesh 51% e te ardhurave vjetore do te shkoi per te paguar kete borxh. Aq sa 21 vite me pas, ne vitin 1875 shteti osman shpalli falimentin financiar. Pjesa tjeter e historise eshte e ngjashme me nje te moshuar, te cilin borxhlinjte dhe femijet perpiqen ta mbajne gjalle, deri sa t’i marin firmen dhe te bien dakord per ndarjen e trashegimise.

Filed Under: Kronike

Kryeministri Kurti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë

December 10, 2021 by s p

Prishtinë, 10 dhjetor 2021


Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës në pritjen e organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Kryeministri tha se ka respektuar kërkesën e familjarëve për t’ju qasur çështjes së të zhdukurve me seriozitet të plotë, duke ushtruar ndikimin te mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë.“Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju që personalisht kam qenë tejet i zëshëm dhe në secilin takim publik e jo publik me akterët relevantë ndërkombëtarë e kam ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë si çështje edhe me prioritet e urgjencë”, tha kryeministri.Ai theksoi se për të si kryeministër dhe për Qeverinë e Kosovës është me shumë rëndësi që prioritetet t’i kemi të qarta.“Megjithatë është njësoj e rëndësishme që t’i flasim zëshëm pengesat që i kemi, e jo që secila ngecje është rezultat i mos përpjekjes sonë. E them këtë vetëm për të qenë të sinqertë me njëri-tjetrin në të gjitha veprimet tona”, tha kryeministri Kurti, duke uruar që takimet si ky i sotmi të mos duhet t’i mbajmë edhe gjatë. “Shpresojmë, sepse punojmë, që të arrijmë të bëjmë më të mirën për t’ju mbyllur plagët e hapura edhe juve, e besa edhe neve”, shtoi ai.Puna e institucioneve të Republikës së Kosovës, sfidat dhe bashkëpunimi me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë gjatë vitit 2021, në proceset lidhur me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, u prezantuan nga z. Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, njëherësh Kryetar i Delegacionit për Bisedime për Çështjen e Personave të Zhdukur.Gjatë vitit 2021, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prokuroria, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante, së bashku me shoqatat e familjarëve dhe partnerët ndërkombëtarë, janë angazhuar me përgjegjësi dhe përkushtim në hulumtimin, identifikimin dhe zgjidhjen e rasteve, duke insistuar njëkohësisht në dy parime themelore: dinamizimin dhe humanizimin e procesit, tha z. Hoti.Gjatë këtij viti, është trajtuar me prioritet lokacioni i varrezës masive në Kizhevak të Serbisë. Gërmimet e filluara atje që në vitin 2015, pesë vjet më vonë kishin konfirmuar ekzistimin e varrezës masive me gjetjen e disa mbetjeve mortore në nëntor 2020. Gërmimet, që kanë përfunduar më 26 maj 2021, kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të 9 viktimave të luftës: shtatë identifikime të reja dhe dy raste ribashkimi me eshtrat e viktimave të zhvarrosura në lokacionin e Rudnicës, një varrezë tjetër masive në rajonin e Rashkës.Pas identifikimit përmes analizës së ADN-së është konfirmuar se mbetjet mortore iu përkasin viktimave të masakrës së Rezallës të kryer më 5 prill 1999. Riatdhesimi i viktimave në Kosovë është bërë më 30 shtator, ndërsa u janë dorëzuar familjeve për rivarrim më 9 tetor.Përtej vështirësive dhe pengesave nga zvarritja e gërmimeve, gjetja e mbetjeve të dy personave në lokacione të ndryshme, dëshmon po ashtu qasjen dhe tendencën e Serbisë për të fshehur dhe për t’i zhdukur gjurmët e krimit.Ndërkaq, në territorin e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti janë kryer gërmimet në 9 lokacione të ndryshme: varrezat në lagjen Brekoc të Gjakovës; varrezat në lagjen Arbanë të Prizrenit; varrezat e besimtarëve muslimanë në veri të Mitrovicës; varrezat e Qytetit në Shtime; varrezat në fshatin Petrovë të Shtimes; varrezat në fshatin Marinë të Skenderajt; një lokacion në fshatin Strellc të Deçanit; një lokacion në fshatin Planej të Prizrenit, si dhe lokacioni në fshatrat Dreth e Kalludër të Zubin Potokut, në dy prej të cilave janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të dy personave, një në Brekoc dhe një në Arbanë.Sa i përket hulumtimit të lokacioneve të dyshuara në Kosovë, gatishmëria e institucioneve vazhdon të sfidohet në masë të madhe prej informatave jo të besueshme nga Serbia. Megjithatë, tashmë janë lëshuar edhe 5 urdhëresa nga gjykata për gërmime në lokacione të ndryshme, lidhur me të cilat jemi në fazën e koordinimit për fillimin e punimeve.Bazuar në procedurat ligjore dhe në respektim të kërkesave e traditave familjare, gjatë këtij viti u janë dorëzuar familjeve për rivarrim mbetjet mortore të 25 personave, prej të cilave 21 raste të reja, 4 raste ribashkimi dhe 1 rast asistence, duke përfshirë 5 nga komuniteti serb. Me kërkesë të familjes dhe në prani të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur të Serbisë njëri prej tyre është rivarrosur në Pejë, ndërsa 3 të tjerë i janë dorëzuar Komisionit të Serbisë në Merdar më 24 shtator.Ndërkaq, ceremonitë e rivarrimit janë organizuar me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Departamentit të Mjekësisë Ligjore, zyrtarëve komunalë dhe shoqatave të familjarëve të këtyre personave.Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, së bashku me Ambasadën e Zvicrës u lansua edhe fushata mediale për promovimin e linjës telefonike 038 8000 1600, për familjarët e personave të zhdukur, e cila do ta ndihmojë procesin përmes informatave nga qytetarët dhe ndërveprimit të vazhdueshëm me familjarët. Linja është pa pagesë dhe të gjitha komunikimet do të jenë plotësisht konfidenciale.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 106
  • 107
  • 108
  • 109
  • 110
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Racionaliteti erotik i pushtetit shqiptar
  • Hapet dega e 7-të e kursit të gjuhës shqipe në Lesvos të Greqisë
  • Besimi ndaj së mirës…
  • VATRA, NDERIM E RESPEKT PËR XHIM XHEMËN NË 84 VJETORIN E LINDJES
  • “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”
  • Rasim Juniku, një jetë mes filatelisë dhe dashurisë për Kosovën
  • Shpirti arvanitas në Rilindjen Europiane për atdheun e humbur
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT