• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrugët e botës po tingëllojnë shqip dhe shqipja po harrohet

November 1, 2021 by s p

Shkruan: Mustafë Krasniqi/

“Takimet e Nëntorit” me krijuesit e mërgatës shqiptare

Më 30 tetor 2021, në Mosburg të Bavarisë-gjermani u mbajt ora letrare tradicional “Takimet e Nëntorit”, i cili vazhdon të jetë një manifestimi tradicional poetik, me krijuesit e diasporës shqiptare. Organizuar nga LKMSH, Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih dhe Shoqata “Bekim Berisha – ABEJA” nga Freising-Moosburg-u. Në këtë eveniment letrarë, përpos krijuesve mori pjesë edhe historianja e mirënjohur, Prof. as. dr. Elena Kocaqit, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Arten Hanku dhe konsulli i Republikës së Kosovës Afrim Nura në Munih. Me një minutë heshtje u nderuan krijuesit që ndërruan jetë në periudhën dy vjeçare, në mesin e tyre ishte edhe poeti, Fran Tanushi. Me këtë rast u përkujtua edhe humbja fizike e dy fëmijëve të veprimtarit të palodhur, Arif Arifit.Një imazh që përmban tekst, person, tabelë, mjedis i brendshëm

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Takimin e përshëndeti edhe kryetari i LKSHM, Musa Jupolli, i cili ndër të tjera tha se ndihet  me shpresë që pas një pauze, për shkak të pandemisë, krijuesit po i rikthehen skenës poetike. Më tej u ndal edhe te kujtimi për veprën e poetit Fran Tanushi ku shprehu me ndjenja mos pranin e Franit në këtë takim letrar dhe ndër të tjera tha: Të shkruhet për poetin nuk është vetëm  kënaqësi shpirti, po “detyrim” etikë në bukurin që ndjell ëndje dhe dashuri, për artin, shoqërinë dhe për atdheun; me të tilla veçori na ishte dhe do të mbetet Fran Tanushi ynë!

Fran Tanushi i lindur në shekullin e duhur, diku në qetësin e një katua të lashtë Ilire, diku mes heshtjes dhe të bukurës në qetësi, në harmoni! Ai veç leximit mori “peng” penën, nuk u dëshpërua, nuk dëshpërohet njeriu aty ku guximi e merr me të mirë, këtë filozofët e thonë me ndrydhje shpirti dhe u shërben për ecje tutje, “të tillë janë poetët dhe shkrimtarët”. Dhe, aty gjeta aludimin metaforik të Franit, lidhur ngusht me zotat antik të atdheut, këtë e them se dhe vet Frani isht atdhetar dhe poet. Andaj për nder të veprës atdhetare e krijuese të Franit LKMSH-ja nxori monografi për Franin, e cila është  vetëm një faqe e udhëtimeve të tij, në kapitullin e mërgimtarit.Kjo monografi e thyejnë ligjet dhe  respektojnë filozofinë e shoqërisë, atyre që japin gjithë mundin e tyre për letrat dhe artin e njeriut, i tillë ishte dhe do të mbetej Fran Tanushi, në kujtesën tonë dhe të gjeneratave të ardhshme, tha Jupolli.Një imazh që përmban person, tavolinë ngrënie

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Ky takim ishte më i veçantë se takimet e mëparshme, ngaqë filloi me kujtimin dhe nderimin për poetin, veprimtarin e palodhur Fran Tanushi, i cili në gushtin e këtij viti u nda nga mesi ynë dhe iku për në amshim. Kurse pas referimit kujtimit për poetin Fran Tanushi filloi ora letrare, ku dhjetëra lexues lexuan punimit tyre poetike, që dhe ishin konkurruese për tri shpërblimet. Po ashtu u zgjodh edhe juria prej tre anëtarëve: Muharrem Blakat, Shqipe Bytyqit dhe Bashkim Halilaj, të cilët i vlerësuan poezitë më të mira dhe ju ndan këto shpërblime:  Shpërblimi Pena e Artë “Martin Camaj” ju nda  Hamza Halabakut,  ndërsa prozatores Miradije Maliqi ju nda shpërblimi “Kongresi i Manastirit”, kurse shpërblimi për poezinë dedikuar Fran Tanushit iu nda poetit Menor Thaqit. Ndërsa çmimin “28 Nëntori” iu nda artistit nga Parisi, Sokol Ahmetajt. Kurse shpërblimi “Pena e Artë 2020” që iu është nda në Kosovë poetes, Shqipe Bytyqi, iu dha në këtë takim. Po ashtu u ndan edhe disa mirënjohje për poetët dhe krijuesit që janë të angazhuar në krijimtarinë letrare në mërgatë. Për Fran Tanushin foli edhe sekretari i Klubit Letrar “Martin Camaj” në Mynih, z. Mustafë Krasniqi, i cili ndër të tjera tha: Fran Tanushi, ishte një poet i gjithanshme, që me përkushtim të madh shkruante vargje të goditura artistikisht, i mëshonte shumë anës emocionale, duke goditur aty ku i dhimbeste shpirti, tek motivi i atdhedashurisë. Por, kishte një ves të çuditshëm, shpërthen si vullkan kundër të padrejtës, dhe në anën tjetër gjallërohej, emocionohej për të djeshmen, të sotmen dhe përmes poetikës së tij filozofike fliste edhe për të ardhmen. Por përmes krijimtarisë poetike ngarend pas së bukures artistike, atë do ta shohim shpesh edhe të rebeluar kundër padrejtësive që i bëheshin shoqërisë dhe popullit të tij. Ai, Frani, gjente fuqi ta derdhte tërë mllefin e tij përmes vargut artistike, që e realizon bukur dhe i jepte fuqi përmasat figurës dhe krahasimit; këtë e shohim te poezia “dy degët e një lisi”. Këtu shpërthente shpresën në botën reale, se një ditë do të jetësohet vullneti i tij dhe i popullit për bashkimin e  Shqipërisë, e për të dhe Çamërinë kishte shkruar shumë!Një imazh që përmban tekst, person, tabelë, mjedis i brendshëm

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Fran Tanushi cilësohej si një gjenerator i shumë nismave, projekteve, vizionar, i pranishëm dhe i përkushtuar kudo në mesin tonë, me urtësinë dhe vargun e tij poetik. Jo vetëm në botën e artit, që e kishte pasion e ishte mjeshtër i vargut, por e gjenim kudo të pranishëm, në çdo fushë, ku ishte interesi kombëtar, artistik e human. Kontribut të veçantë dha edhe për shkollën shqipe, i cili dhe ishte njëri ndër iniciatorët e themelimit të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-it) në Bavari. Krasniqi në fund të fjalës së tij i përshëndeti mësimdhënëset dhe në emër të LAPSh-it bëri një thirrje, për të gjithë bashkëkombësit, shoqatat, bizneset që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Bavarisë, të japin përkrahje shkollës shqipe! Dhe më tutje tha: Qofshin mëkatar ata që heshtur qëndrojnë para këtij rreziku, të asimilimit të fëmijëve tanë mërgimtarë dhe për ata që qëllimisht e pengojnë, në forma të ndryshme, shkollën shqipe në mërgatë! Më tej krasniqi shtoj se duhet ta kuptojmë se po shprazet mëmëdheu ynë nga rinia, kurse bota po i merr rinin tonë, sepse po ka nevojë dhe rrugët e botës po tingëllojnë shqip e shqipja po harrohet! Dhe, a e meriton atdheu ynë, Shqipëria Etnike këtë fakt, tha Krasniqi?Një imazh që përmban hartë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Në pjesën e dytë u publikuat tri libra poetike dhe monografia e autorit Mustafë Krasniqi, “Atdhetari i Shtigjeve të Lirisë”, ku për librin foli mësimdhënësja, Nife Arifi. Ndërsa Prof. as. dr. Elena Kocaqit foli për librin e saj; “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918”, po ashtu u ndale edhe te libri “Lufta e Trojës- Luftë Pellazgo Ilire“. Rreth dy librave të Kocaqit pati një diskutim, pyetje dhe vëmendje historike për kohën e Pellazgjishtes e deri në ditët e sotme, duke prekur edhe situatën e tanishme dhe duke krahasuar se ku ishin trojet Pellazgo-iliro-shqiptare dhe ku janë tani, ku ndër pyetjet qëndronte edhe kjo: Pse ne humbëm këto troje?

Sipas historianes Prof. as. dr. Elena Kocaqit, teza e ermit Grek nga historianët e mëvonshëm për Akejtë, Danajtë janë anti-shkencor, jo i saktë, e i manipuluar, se në Luftën e Trojës nuk ka pasur emërtime Grek apo Helen për fiset Akeje. Akejtë janë me prejardhjes Pellazge-Ilire dhe janë quatur me emrat Akej, Danaj, Argej, Pellazg por jo Grek dhe Helen. Termi Grek del shumë më vonë, qindra vjet pas luftës së Trojës, që dhe përmendet tek Herodoti si një fis Epirot (në Shqipërinë e Jugut), që lidhet me Dodonën Pellazge.Një imazh që përmban tekst, shenjë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

dinastia Trojane ishte një dinasti Dardane, pra me prejardhje Ilire dhe popullsia e saj përbëhej nga fiset Iliro-Trake si Dardan, Frigas, Myzë, Kaon, por edhe nga Pellazgët, Lelegët, Karianët etj., thotë Kocaqi. Ajo mbshtetet vetëm në faktet e dokumentuara dhe arkivore, të cilat e dëshmojnë se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër dhe për këtë duhet të jemi krenar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Mustafe Krasniqi

Ndërroi jetë Agim Lluka, Kryetari i Vatrës mesazh ngushëllimi

October 27, 2021 by s p

E nderuara familja Lluka

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e Agimit tuaj të shtrenjtë e të dashur. Jemi pranë jush në këto momente trishtimi e lamtumire. Agim Lluka nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë dhe ky lajm na ka pikëlluar shumë. Roli i Agimit dhe kontributi i tij në Kosovën tonë të shtrenjtë mbetet i lartë në zhvillimin e jetës letrare, mediatike, arsimore e kulturore duke i shërbyer komunitetit dhe Kosovës.

Shpirti i Agimit pushoftë në paqen e amshuar dhe ju qofshi jetëgjatë. I dashur Ekrem, të rroni e ta kujtoni me nderim e respekt përherë villain tuaj, patriotin dhe veprimtarin Agim Lluka.

Lusim Zotin për shpirtin e tij. Pushoftë në Paqen e përjetshme.

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Kronike

Kryeministri Kurti priti në takim Sonja Biserkon nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi

October 26, 2021 by s p

Prishtinë, 26 tetor 2021- Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ishin tema e takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.Në takimin e përbashkët me drejtoreshën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Izabela Kisiq dhe Mark Baskin nga Qendra për Dialog Humanitar (Centre for Humanitarian Dialogue), kryeministri Kurti theksoi se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, është parim i politikës sonë të jashtme, dhe se Bashkimi Evropian është vlerë dhe destinim për rajonin.Ai veçoi rëndësinë e demokratizimit të rajonit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimit të ligjit dhe ballafaqimit me të kaluarën, si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë rajonal.Kryeministri falënderoi znj.Biserko për kontributin e jashtëzakonshëm intelektual dhe civil tash e tri dekada. U bisedua për projektet aktuale të Komitetit, që qysh nga themelimi në vitin 1994 është përpjekur të ekspozojë ideologjinë mbizotëruese të Serbisë – nacionalizmin – dhe të zbusë efektet fatale në fushën e të drejtave të njeriut, ekonominë e vendit, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet rajonale.

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti

Dekorohen ushtarët e Kosovës, ishin përkrahë Forcave Amerikane…

October 25, 2021 by s p


-Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dekorohen me medalje pas kthimit nga misioni i parë ushtarak jashtë vendit përkrahë Forcave Amerikane të Gardës Kombëtare të IOWA-s /


-Atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose falënderoi ekipin e FSK-së për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe profesional gjatë operacionit/


PRISHTINË, 25 Tetor 2021- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/


Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e ndarjes së medaljeve për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të kthyer pas përfundimit të misionit të tyre në operacionin paqeruajtës dhe të stabilitetit përkrahë Forcave Amerikane të Gardës Kombëtare të IOWA-s në Lindjen e Mesme në Kuvajt, gjatë periudhës kohore maj-tetor 2021
Me këtë rast, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ndau medaljet “Pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare” të akorduara nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për: major Mentor Ibrahimi, kapiten Kreshnik Haxhiu, toger Dhurim Shemsedini, tetar Hynor Lajqi dhe ushtar Mehmet Mehmeti. Kurse medaljet për “Shërbim të Shquar” ai i ndau pjesëtarëve nga Garda Kombëtare e Iowa-s, kapiten Wesley R. Gudenkauf dhe rreshter i klasit të parë Matthew G. Sandersen.
Me këtë rast, zv.ministri Syla, në emër të ministrit Mehaj theksoi se ka nderin e veçantë të përshëndesë ushtarakët tanë që bënë historinë për Republikën e Kosovës me zbarkimin e parë në mision paqeruajtës jashtë vendit përkrah aleatëve të përhershëm, forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot në këtë ceremoni jemi të gjithë të nderuar të përjetojmë këtë moment shumë të rëndësishëm që do të mbetet një moment kulminant që ka ndodhur ndonjëherë në historikun tonë ushtarak. Kjo është vetëm nisma dhe do të vazhdohet edhe më tutje me operacione tjera kudo që na kërkohet neve dhe kudo që shtetet partnere kanë nevojë për ndihmën tonë”, theksoi zv.ministri Syla.
Me këtë rast, ai falënderoi partnerët amerikanë për kontributin e tyre të dhënë për përfaqësimin e FSK-së jashtë vendit.
Gjithashtu, pjesëtarët e FSK-së u dekoruan edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me medaljen për “Shërbim Vetëmohues”, me motivacion për kontributin e jashtëzakonshëm në operacionin e parë paqeruajtës.
Në këtë ceremoni, gjeneral Rama i përgëzoi pjesëtarët e dekoruar të FSK-së për mision e kryer me sukses dhe për kontributin e dhënë në emër të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale. Gjithashtu, Gjeneral Rama falënderoi ushtrinë amerikane për përkrahjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
“Falë partnerëve tanë strategjikë ne tani nuk jemi konsumues të sigurisë por edhe e prodhojmë atë. Ky ka qenë misioni jonë, të kontribuojmë sa më shumë në paqen globale”, theksoi ai.
Gjithashtu, Gjeneral Rama iu ndau medalje për “Shërbim vetëmohues” edhe pjesëtarëve nga Garda Kombëtare e Iowa-s me motivacion për kontribut të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin me kontingjentin e FSK-së në këtë operacion.
Në këtë ceremoni, ndër të tjera, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose falënderoi ekipin e FSK-së për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe profesional gjatë operacionit. “Ju keni kontribuar që të bëni botën një vend të sigurt. Siguria vjen me paqe dhe me prosperitet”, theksoi ndër të tjera kolonel Rose.
Kontingjenti i FSK-së ka realizuar shërbimin në kuadër të misionit paqeruajtës dhe stabilitetit në kuadër të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Lindje të Mesme, gjatë periudhës kohore maj-tetor 2021.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari

KOLONEL GAZMENT HOXHA DO TË VITIZOJË VATRËN MË 25 TETOR 2021

October 23, 2021 by s p

Dielli

Kolonel Gazment Hoxha, Drejtor i Departamentit për Operacione në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë do të kryejë një vizitë zyrtare në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York me datë 25 Tetor 2021 (e Hënë) ora 3:30 pm. Kolonel Gazment Hoxha dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet nga autoritetet më të larta drejtuese të Vatrës, patriotë, veprimtarë, media, personalitete të diasporës dhe aktivistë kombëtarë. Me këtë rast përveç vatranëve ftohen edhe bashkatdhetarët shqiptarë në New York e më gjërë që të bëhen pjesë e këtij takimi vëllazëror.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kolonel Gazment Hoxha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 108
  • 109
  • 110
  • 111
  • 112
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT