• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KREU I OPOZITES NE KOSOVE JEP”DOREHEQJEN”…

June 24, 2021 by dgreca


Hoxhaj njofton për dorëheqjen e tij dhe të kryesisë deri në Konventë: 3 korriku do ta nxjerrë PDK-në edhe më të fortë e të bashkuar-

Prishtinë, 24 qershor 2021 – Kryetari në dorëheqje i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka njoftuar se ai dhe kryesia qendrore e PDK-së mbështetur në statutin e partisë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat aktuale për shkak mbajtjes së Konventës së Partisë me 3 korrik.Hoxhaj ka bërë të ditur se deri në mbajtjen e Konventës të vetmin funksion organizativ e ushtron Grupi Punues i kësaj Konvente.Ai ka falënderuar strukturat, anëtarët dhe aktivistët e partisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen, me të cilët kanë arritur që goditjen e rëndë nga arrestimi i kryetarit Veseli dhe presidentit Thaçi ta kthejnë në motiv për t’u angazhuar e për të punuar.”Pritjet nga PDK-ja janë të mëdha, në rend të parë nga strukturat dhe qytetarët e Kosovës dhe si të tillë nuk guxojmë të heshtim e të mbyllemi. Përkundrazi duhet t’i prijmë ndryshimit, opozitbërjes aktive ndaj këtij pushteti që synon ta tjetërsojë çdo të arritur të shtetit vetëm e vetëm se është bërë në kohën e udhëheqjes së PDK-së, ta ndalim degradimin e mëtejmë; ta pengojmë izolimin e Kosovës e t’i mirëmbajmë raportet me miqtë tanë perëndimorë. Duhet ta nxjerrim më të mirën nga ne, t’i hapim dyert për të rinjtë profesionistë e me vlera kombëtare e profesionale; dhe të kujdesemi për më të vjetrit që ta japin kontributin e tyre aty ku munden dhe ku duhet. Shoqëria jonë në Kosovën e vitit 2021 ka ndryshuar; këtë ndryshim duhet ta përqafojë dhe reflektojë PDK-ja por pa harruar asnjëherë bazën e themeluesve të saj që buron tek lufta e UÇK-së për liri e pavarësi.”, ka thënë Hoxhaj.Ai ka inkurajuar çdo anëtar të devotshëm të PDK-së të garoj për të parin e partisë për të qenë pjesë e një procesi transparent e demokratik.”Këtë akt nuk e shoh as si një përpjekje për t’i zëvendësuar liderët, apo kryetarin që kemi në Hagë por përkundrazi si një mesazh se vetëm një PDK e fortë, e fuqishme politikisht dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më të fortë, udhëheqësit e saj më të fuqishëm dhe shtetin e Kosovës të përmbushur. Çdo herë kam besuar tek demokracia, tek pluralizmi, debati i hapur dhe partitë politike janë instrumenti kryesor në një sistem të tillë për ti prirë ndryshimeve. Të gjithë, pa dallim, duke nisur nga unë këtu e tek secili anëtar e ish-anëtar i PDK-së, e kemi përgjegjësi që të angazhohemi që PDK-ja të dalë më e fortë dhe të rikthehet si partia e parë e me mbështetjen më të madhe qytetare në Kosovë. T’i japim këtij vendi dhe qytetarëve të Kosovës – zhvillim, siguri, shpresë e vendime të mëdha.”, ka përfunduar ai

Filed Under: Kronike Tagged With: Enver Hoxhaj, jep doreheqjen

Italia do ta mbështesë Kosovën…

June 22, 2021 by dgreca

-Ministri i jashtëm italian, Di Maio në takim me kryeministrin Kurti: Italia do ta mbështesë Kosovën pa rezervë në sundimin e ligjit, shtetndërtimin demokratik dhe rrugën e integrimit evropian/

 PRISHTINË, 22 Qershor 2021-Gazeta DIELLI/ Italia do ta mbështesë Kosovën pa rezervë në rrugën e integrimit evropian, sundimin e ligjit, shtetndërtimin demokratik dhe rrugën e integrimit evropian, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në takimin e mbajtur në godinën qeveritare ishin të pranishëm edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh zëvendëskryeminstre, Donika Gërvalla, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Di Maio për vizitën dhe për përkrahjen që Italia i ka dhënë Kosovës që nga paslufta. Ai u shpreh mirënjohës për ndihmën me vaksina kundër COVID-19 në kuadër të programit COVAX dhe i kërkoi që Italia ta përfshijë Kosovën në listën e vendeve të sigurta për udhëtim.

Kryeministri Kurti foli për programin qeveritar, reformat e nisura në drejtësi, procesin e vettingut dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. Ai tha se dy shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral në shumë fusha. Duke pasur parasysh pozitën e përshtatshme gjeografike të Kosovës, kryeministri Kurti ftoi kompanitë italiane që të zgjerojnë investimet nga Shqipëria në Kosovë.     

Ministri i jashtëm italian Di Maio e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e lartë zgjedhor që, siç tha ai, tregon për një qeveri të fortë dhe stabile që mund të realizojë ndryshimin.  Ai tha se reformat që ka nisur Kosova, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe procesin e ri të dialogut që, sipas bashkëbiseduesve, duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë. 

Filed Under: Kronike Tagged With: Italia, mbeshtetje Kosovos

Kosova kërkon njohjen nga shtetet që s’e kanë njohur ende shtetin e pavarur

June 17, 2021 by dgreca

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet pjesëmarrëse që s’e kanë njohur ende/

PRISHTINË, 17 Qershor 2021- Gazeta DIELLI/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në fjalimin e saj para përfaqësuesve të vendeve anëtare të këtij forumi, Presidentja Osmani foli mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Në mënyrë të veçantë ajo foli për rolin që Republika e Kosovës po luan në krijimin dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Duke e falënderuar organizatorin e sivjetmë, Turqinë, për organizimin e samitit të sivjetmë, Presidentja Osmani u shpreh e lumtur që vitin e shkuar, si vend nikoqir, Kosova ia doli ta organizonte samitin e SEECP-së, megjithë sfidat e jashtëzakonshme me të cilat u ballafaquam për shkak të pandemisë Covid-19.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, ajo theksoi se bashkëpunimi është i domosdoshëm, por duhet të zhvillohet duke respektuar njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur”, tha ajo, “nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e tjetrit”.

Sipas saj, rajoni ka bërë përpjekje të mëdha, dhjetëravjeçare, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë  në rajon.

“Ne duhet t’i vazhdojmë këto përpjekje”, tha Presidentja Osmani. “Ne kemi sfida të ngjashme, por mund të ndikojmë në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe në rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon”, tha ajo.

Ajo u bëri edhe një herë thirrjeve vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin e saj dhe integritetin territorial të vendit tonë.

“Republika e Kosovës ka krijuar besim të qartë se integrimi euroatlantik është synim i qytetarëve të saj, por ne duam të sigurohemi që ky proces do të përshpejtohet, për ta garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për ta rritur mirëqenien e qytetarëve të rajonit”, tha znj. Osmani.

“E ardhmja jonë është në Bashkimin Europian dhe në NATO”, theksoi ajo. Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara”, nënvizoi Presidentja Osmani.

“Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Evropian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit tonë, por edhe për integrim më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE”, tha Presidentja Osmani.

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, Presidentja Osmani, SEECP

Udhëheqësja e Komitetit Amerikano-Hebraik Avital Leibovich në Kosovë

June 17, 2021 by dgreca

-Kryeministri Kurti priti në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich/

-Znj. Avital Leibovich është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”/

PRISHTINË, 17 Qershor 2021-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, znj. Avital Leibovich, ish-nënkolonele e forcave rezervë të shtetit të Izraelit.

Znj. Leibovich e ka uruar kryeministrin Kurti, për siç ka thënë ajo, fitoren mbresëlënëse në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, si ndryshimi i shumëkërkuar nga qytetarët.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar znj. Leibovich me planet dhe programin qeveritar, që janë të përqëndruara në punësim dhe në drejtësi.

Znj. Leibovich tha se për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nevojitet mërgatë e konsoliduar dhe e bashkuar. Ajo premtoi angazhim për të lobuar te kompani të ndryshme izraelite, që do të mund të orientonin investimet e tyre në Kosovë.   Znj. Avital Leibovich është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.  Ajo është gruaja e parë nga Lindja e Mesme që ka marrë këtë çmim prestigjioz shqiptar. Kjo medalje u jepet njerëzve që kanë kontribuar në sigurinë, zhvillimin dhe përparimin e  Shqipërisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Avital Leibovich, në Kosovë

Kryekuvendari, kryeministri dhe ambasadori britanik nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

June 17, 2021 by dgreca

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve të përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë.

Në emër të institucioneve gjegjëse, Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. 

Nëpërmjet këtij Memorandumi palët u pajtuan që të bashkëpunojnë për mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në rivendosjen e besimit në institucionet publike duke avancuar zbatimin e proceseve të rekrutimit, siç përcaktohet me legjislacionin përkatës në fuqi. 

Mbështetja britanike do të ndihmojë në funksionalizimin e sistemit të ri të rekrutimit për kategoritë e larta drejtuese, monitorimin dhe vendosjen e standardit të ri për proceset e rekrutimit në emërimet publike në Kosovë, si dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve publike.​

Filed Under: Kronike Tagged With: ambassador Britânia, MEMORANDUM

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • 120
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT