• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova feston Krishtlindjen e 10-të shtet i pavarur

December 24, 2017 by dgreca

-Urime e vlerësime edhe për 2018-tën, Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut/

Kosove-Katedrale-Shen-Nena-Tereze-Prishtine-Ipeshkvi-Dode-Gjergji1 Prishtine pema.JPG

-Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji: I ftoj të gjithë ata që prijnë ose synojnë të prijnë, që ta marrin shembullin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të reflektimit, të guximit e të urtisë/

 PRISHTINË, 24 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kosova feston gëzuar Krishtlindjen e 19-të vend i lirë,  të 10-tën shtet i pavarur, me vlerë tradicionale themeltare tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, të ndërtuar e të kultivuar ndër shekuj, të theksuar edhe në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë.

Në Rezidencën e Ipeshkvisë pranë Katedrales Shën Nënë Tereza Prishtinë, të shuguruar këtë vit në 5 shtator, në njëvjetorin e shenjëtërimit të shenjtëreshës shqiptare, sot në mbrëmje organizohet pritja solemne nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili në porosinë për Krishtlindjen 2017 shprehet me vlerësime e urime edhe për 2018-tën,  Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

“Është mirë që, gjatë vitit 2018, do ta shënojmë 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, thekson Ipeshkvi Gjergji dhe për  kryeheroin shqiptar shprehet se, “lirisht mund të themi, që mbetet prijësi më i mirë i gjitha kohëve, që ka pasur populli ynë”.

“Me këtë rast, i ftoj të gjithë ata që prijnë ose synojnë të prijnë, që ta marrin shembullin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të reflektimit, të guximit e të urtisë. Për ta rikthyer besimin e humbur, për të siguruar paqen politike e drejtësinë sociale dhe bashkëjetesën ndërfetare. E të mos hezitojnë ta ripërtërijnë miqësinë me kombet dhe vëllazërinë mes vete. Kemi nevojë për shërimin tonë shpirtëror, kulturor, shoqëror dhe politik, nëpërmjet një besëlidhjeje të re, në emër të dashurisë, të lirisë dhe të paqes që e gëzojmë”, thekson Ipeshkvi i Kosovës.

Imzot Gjergji në porosinë e Krishtlindjes uron edhe Vitin e Ri.

“Uroj që paqja e Krishtit të depërtojë në zemrën e secilit prej jush, të mbretërojë në familjet tuaja dhe të lulëzojë gjithkund në vendin tonë, e kudo në botë.

Për shumë mot Krishtlindja! Bekime e begati në Vitin e Ri 2018!”, përmbyllë porosinë Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës. Në Katedralen Shën Nënë Tereza në mbrëmjen e sotme mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, e nga mesnata Mesha solemne e Krishtlindjes, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës nesër në mesditë do të kremtojë edhe meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në qytetin e Prizrenit. Në mesditën e nesërme mbahet mesha edhe në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e po në kryeqytetin e Kosovës në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë  në mbrëmje mbahet mesha në gjuhën angleze e edhe një meshë tjetër në gjuhën shqipe.

Në Kosovë, mesha mbahen edhe në kishat tjera katolike, ndërsa tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në mëngjesin e 24 dhjetorit  dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare që ruhet ende në shumë vise të vendit.

24.12.2017 - Kryeministri

Kryeministri Haradinaj uron besimtarët e krishterë

Prishtinë, 24 dhjetor 2017-Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i ka uruar qytetarët e Kosovës për Krishtlindje.

Në urim thuhet:

I nderuari Ipeshkv i Kosovës, të nderuar besimtarë katolik,

Ju uroj Ditën e Bardhë të Krishtlindjes, me lutjet që në familjet tuaja dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë, si dhe të huaj që shërbejnë në Kosovë, me dëshirë që të kenë mirëqenie, dashuri e paqe. Kjo festë e faljes dhe solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve na bën bashkë si njerëz dhe si shqiptarë, na jep forcën që të ndihmojmë ata që janë në vështirësi e të përkujdesemi për të gjithë.

Kjo është Dita kur kujtojmë brezat që janë flijuar për të sotmen tonë duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më të mirëqenë dhe më progresive.

Gëzuar!

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 Vjet shtet, Behlul Jashari, Kosova kremton Krishtlindjen

Reporterët pa Kufij: 65 gazetarë janë vrarë në vitin 2017

December 19, 2017 by dgreca

1 Gazetaret

Siria me 12 gazetarë të vrarë dhe Meksika me 11, kryesojnë listën e vendeve më të rrezikshme për gazetarët, thuhet në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij.

Raporti përmban shifrat për vitin 2017, ku thuhet se 64 gazetarë janë vrarë këtë vit, shifër kjo më e ulët për 18 për qind se ajo e vitit 2016.

Sipas Reporterëve pa Kufij, 26 gazetarë u vranë gjatë punës së tyre nga sulmet ajrore, bombat vetëvrasëse dhe 39 janë vrarë qëllimisht pasi raportimi i tyre kërcënoi interesant politike, ekonomike ose kriminale.

Ndërsa, tri vendet e tjera më të rrezikshme në botë për gazetarët janë Afganistani, Iraku dhe Filipinet.

Në burgje ende mbeten rreth 300 gazetarë, kryesisht në Turqi, Siri, Iran dhe Vietnam.

Filed Under: Kronike Tagged With: 65 gazetarë, janë vrarë, në vitin 2017

LAJMËRIM MORTOR (Michigan)

December 14, 2017 by dgreca

1 Michigan

Geg Martini Gjuraj-12 mars 1973 – 11 dhjetor 2017/

Me pikllim lajmërojmë miqë, dashamirë dhe mbarë komunitetin se më datën 11 dhjetor 2017, u nda nga kjo jetë pa pritmas Geg Martini Gjuraj, i biri i Martin Gega Gjuraj, në moshën 44-vjeçare.Funerali i të ndjerit do të jetë të enjten më 14 dhjetor 2017, nga ora 2pm deri 9pm, në Wujek-Calcaterra Funeral Home,
54880 Van Dyke, Shelby Township, MI 48316.

Mesha e dritës: Të premten më 15 dhjetor në oren 10:00am, Kisha e Shën Palit, 525 Auburn Rd, Rochester Hills, MI 48307.Pas meshës, trupi i të ndjerit do të percjellet për në varrezat: Resurrection Cemetary, 18201 Clinton River Rd., Charter Twp of Clinton, MI 48038

Të piklluemtë: bashkshortja Valentina Gjuraj, djali Christian, vajza Angelina, prindërit: Martin Gega dhe File Gjuraj, vëllau Wilson, motrat: Violeta Veseli dhe Victoria Gjelaj, si edhe mbarë farefisi i familjes Gjuraj.

Geg Martini paste drite, Krishti e paste ne Parriz e familjes Zoti i dhashte force

Filed Under: Kronike Tagged With: Geg Martini Gjuraj, nderrroi jete

NDERROI JETE ATTHETARI RASIM BEBO

December 12, 2017 by dgreca

 

25289577_2134799829867384_5646964086959377932_n

Me 12 Dhjetor 2017, ka ndërruar  Jetë në Cikago, në moshën 91 vjecare, bashkatdhetari ynë, bashkëpunëtor i Gazetës Dielli, historiani, Rasim Bebo, që gjatë të gjithë jeteës së tij, nuk rreshti së ngrituri zërin për mbrojtjen e të drejtave të popullit Cam, që u largua dhunshëm nga trojet e veta .

Rasim bebo është autor i shumë artikujve historik e polemik për ceshtjen came, si dhe i librave:“Dodona”,  “ZEUSI”, “ARTIKUJ DHE NGJARJE- 2 PJESË”, “ “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU”,”AMERIKA  ME RRËNJË SHQIPTARE”, romani autentik “SHALA E KALIT TË JETËS” ,
– si dhe autor i disa dhjetëra artikujve  historiko-problematik në organet e shtypit dhe në website  të internetit.
Rasim Bebo jetoi mes dy shekujve, atij XX dhe XXI. Ai pati një  jetë tepër aktive, ishte luftëtar trim në Batalionin “Çamëria”; tankist i shkathët, oficer i paepur i ushtrisë , mësues i devotshëm në disa shkolla të vendit, dhe aktivist shoqëror
i palodhur në SHBA, ku emigroi dy dekadat e fundit, ai iu kushtua tërësisht atdheut dhe Çamërisë martire.

Me përgatitjen e tij intelektuale, studime te larta   për histori- gjeografi dhe gjuhë gjermane, jeta dhe vepra madhështore e Rasim Bebo-s, bëri që ai të pushtojë shpirtin patriotik të gjithë atdhedashësve në të dy kontinentet,  ku jetoi.

Qoftë i paharruar kujtimi i Rasimit, si bashkëshort shembullor, si baba i shtrenjtë, për katër dbijtë dhe bijën; të gjithë njerëz të nderuar të punës; gjysh  i dashur për shumë nipër e mbesa, si dhe mik i shtrenjtë për të gjithë ata që e kanë njohur  dhe kanë lexuaveprat e tij.

Vullnet Mato – shkrimtar,
Tiranë 12 dhjetor 2017.

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, rasim bebo

KOSOVË-BUXHETI 2018 MIRATOHET NË PARIM

December 10, 2017 by dgreca

-Kuvendi miratoi në parim Buxhetin e Kosovës 2018  prej mëse 2 milardë eurosh/ 1 Kuvendi

PRISHTINË, 10 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Projektbuxheti i Shtetit të Kosovës për vitin 2018 parasheh të hyra të përgjithshme 1 miliard e 829 milionë euro, ndërsa shpenzime 2 miliardë e 82 milionë.

Kuvendi i Kosovës, në vijimin e seancës plenare në ditën e tretë, sot me vetëm një pikë në axhendë,  miratoi në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Siç u konstatua në seancë, në sallë ishin të pranishëm 91 deputetë, prej tyre 64 kanë marrë pjesë në votim, 62 kanë votuar pro, 2 kundër, asnjë abstenim.

Në dy ditët e kaluara të seancës, në 5 e 6 dhjetor, me shumë debate e replika maxhorancë-opozitë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të këtë shumicën në votimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2018 dhe për votim të sërishëm u paralajmërua të mblidhet këtë të dielë në orën 15:00.

Gjatë votimit në 6 dhjetor në sallën e seancave planere ishin 88 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh, prej tyre 60 morën pjesë në votim -58 ishin pro, 1 kundër e 1 abstenoi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Buxheti, Kuvendi i kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 192
  • 193
  • 194
  • 195
  • 196
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT