• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA, 250 automjete të blinduara për Shqipërinë

November 23, 2016 by dgreca

SHBA do pajisin Ushtrinë shqiptare me 250 automjete të blinduara/

1-autoblinda-nga-shqiptare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i dhurojnë ushtrisë shqiptare 250 automjete të blinduara. Këtë e konfirmoi dhe Ministrja e Mbrojtjes e RSH, më datën 21 nëntor, në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Parlamentit shqiptar. “Brenda 10 ditësh do të nëshkruajmë marrëveshjen, dhe pjesa e parë prej 78 automjetesh, pritet të mbërrijë që në muajin Janar 2017”, shpjegoi ministrja, duke shtuar se vlera, vetëm e pjesës së parë, arrin në 15 milion dollarë. Theksojmë se njësitë e ushtrisë shqiptare deri më tani, gjatë misioneve jashtë vendit, kanë përdorur kryesisht automjete të lehta, ndërsa në rastet e angazhimit në operacione që paraqisnin rrezikshmëri, kanë udhëtuar me automjete të ushtrive aleate. Gjithashtu në mbështetje të kompletimit të ushtrisë me armatim dhe municion të standarteve të NATO-s, pritet dhe furnizimi me 5 mijë armë automatike, dhuratë nga Italia, me një vlerë prej 10 milion eurosh. “Ministria e Mbrojtjes italiane, ka përgatitur një ligj të posaçëm për kalimin e këtyre armëve, dhe ai pritet të miratohet nga parlamenti italian në muajin dhjetor”, tha Ministrja Shqiptare e Mbrojtjes. Ndërkohë pjesë e kësaj ndihme është dhe pajisja e trupave tona speciale me armë automatike, ndihmë e SHBA, të cilat do zvëndësojnë “Kallashnikovët” e Traktatit të Varshavës. Nënvizojmë se Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni gjatë këtyre 25 viteve, kanë dhuruar me miliona dollarë ndihma për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. {Sh.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: 250 automjete të blinduara, per Shqiperine, SHBA

Demolli në Kanada: Të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin drejt Forcës së Armatosur

November 20, 2016 by dgreca

-Takim me ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan në Forumin Nderkombëtarë të Sigurisë në Halifaks/

1-demolliPRISHTINË, 20 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të posaçme nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë dhe Forumi prestigjioz i Halifaxit, një prej konferencave kryesore në botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

Njoftimi i dërguar sot thekson se, me këtë rast ministri Demolli pati një takim shumë të ngrohtë bilateral me ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan, të cilin e falenderoi përzemërsisht për kontributin kanadez për Kosovën në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar.

Ministri Demolli, në takim me ministrin Sajjan, theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kanadasë, si dhe domosdoshmërinë e mbështetjes në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që do  mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe NATO-s. Gjithashtu, ministri Demolli bëri ftesë për vizitë në Kosovë, për të parë nga afër progreset e FSK-së. Ftesa u mirëprit nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë , Sajjan.

Më herët gjatë ditës, para hapjes zyrtare të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, ministri i FSK-së, Haki Demolli, mori pjesë në Mëngjesin Ministerial të kryesuar nga mikpritësi, me temën: “Formësimi i axhendës së re, Inovacioni në Misionet Paqeruajtëse Bashkëkohore”. Ky aktivitet u organizua me qëllim që të analizohen praktikat e ndryshme të misioneve paqeruajtëse si dhe të bëhen përgatitjet adekuate për Forumin e Kombeve të Bashkuara mbi Paqeruajtjen, që pritet të mbahet në vitin e ardhshëm në Kanada.

Ministri Demolli, ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë. Ai bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur dhe  theksoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krahë të aleatëve perëndimorë në misionet paqeruajtëse në të ardhmen.

Krahas ministrit Sajjan, ishin të pranishëm nën-Sekretarët e Përgjithshëm të OKB-së për Misionet Paqeruajtëse respektivisht për mbështetje në terren, Herve Ladsous dhe Atul Khare, ministrat e mbrojtjes ose zëvendësit e tyre nga ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe shtete tjera anëtare të NATO-së, ndërsa nga vendet e rajonit të pranishëm ishin ministrat nga Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia.

Filed Under: Kronike Tagged With: Demolli në Kanada, Harjit Sajjan në Forumin Nderkombëtarë, në Halifaks, të Sigurisë

Kronikë shqiptare nga Belgjika – 60 Vjet Lirie në Belgjikë 1956-2016

November 17, 2016 by

Ditën e shtune, me 17 Shtator 2016, Komuna e Andenne-it, në Belgjikë, përkujtoi 60 vjetorin e ardhjes me tren të 200 emigrantave të parë shqiptarë në stacionin e qytetit. Emigrantat  kishin lanë atdheun për me shpëtue prej përndjekjes së pamëshirshme gjaksore komuniste. Disa prej tyne ishin pjesmarrësa të rrezistencës antikomuniste ndër malet e Shkodrës e rrethinat e saj, ose ishin përkrahësa aktivë të asaj rresistence. Të gjithë kishin rrezikue jetën e tyne në kalimin e kufinit shqiptar tue marrë rrugën e mërgimit për me shpëtue prej nji jete mizore, pa të drejta njerzore, pa Zot e pa shpresë.           1

        

 

 

Groupi Artistik “Rinija Vatrane”/

Në vjetin 1956, Belgjika, që kishte pësue humbje e damtime të randa në kohën e Luftës së Dytë Botnore, filloi bujarisht me pranue refugjatë prej shteteve që kishin ra nën këthetrat e komunizmit, ndër ta Shqipnia.

Ndër pjesmarrësa në ceremoninë përkujtimore ishin: Kyetari i Komunes, Z. Claude Erdekens, Ministre e Punsimit, Zoja Eliane Tillieux, Shoqata bamirse Caritas Belgjikë, Ambasadorja e Shqipnisë Zoja Suela Janina dhe Groupi Artistik “Rinia Vatra”, të veshun me kostume kombëtare, që dha nji shfaqje të shkurtë por shumë të bukur.

Ndër emigrantat që kishin ardhë me atë tren 60 vjet ma parë, ishte në prani Pjetër Kukaj prej katundit Rajë, i shoqnuem prej djalit Mark e vajzës Lule, me të cilët kishte qëndrue në kampin famëkeq të Gerovës (Kroaci) për disa vjet, para se me u pranue në Belgjikë.

Autoritetet belge mabjtën fjalimet e rastit në sallën ceremoniale të Komunes. Ndër të tjera, u përkujtue se me 1 Gusht 1956, nji tren me 200 refugjatë politikë shqiptarë, mberrijti në dëstinacionin e fundit: Andenne sur Mose, në Belgjikë. U vu në dukje se këta kishin lanë atdheun për me shpëtue prej diktaturës komuniste. Ambasadorja shiptare majti nji fjalim falënderues në piacën e pallatit komunal ku dhuroi nji plakë përkujtimore. Ishte nji ditë shumë e bukur dhe veshëmathjet kombëtare me ngjyrat kuq e zi e hijeshojshin aq ma tepër pamjen e rastit.

Ambasadorja Shqiptare falënderoi autoritetet e Komunës Andenne dhe të shtetit belg për përkrahjen që u kishin dhanë emigrantave dhe vuni në dukje marrëdhanjet miqësore që Shqipnia ka sot me Belgjikën.

2

Claude Erdekens, Zj. Eliane Tillieux, Z. Pjeter Kukaj

Mbasi kreu fjalimin e saj, Ambasadorja Janina ftoi Pjetër Kukajn, në moshën 91 vjeçare, për me ba përshëndetjen e tij. Pjetri kishte ardhë në Bekgjikë me nanën Rudë Ndonja, me të shoqen Drane Gecaj, me vajzen Lule e lindun në Shqipni dhe me dy djemët, Mark e Viktor që kishin lindë në kampin e Gerovës. Si disa të tjerë, Pjeter Kukaj kishte strehue dhe përkrahe me ushqime e veshmathje antarët e rrezistencës antikomuniste, posaçërisht Pal Bibë Mirakajn, i cili drejtonte çetën e krahinës së Pukës. Në përgjithsi, emigrantat që erdhën në Belgjikë në vitin 1956, nuk ishin politikanë, apo “zotnij të mëdhaj”, ose zyrtarë të ndonji qeverie te maparshme. Ishin të gjithë nierëz të thjeshtë, shumica malsorë, që ishin mësue me jetue në rrespektin e fesë, të zakoneve dhe të traditave të krahinave të ndryshme në Shqipni, tue mbajtë besën e nderin si virtyte themelore të shqiptarizmit. Komunizmi filloi me imponue ligjin marksist, me mohue lirinë e fjales,  me zavendësue vlerat atnore të popullit me diktatin e partisë. Komunistat e imponuen sistemin marksist me dhunë e përndjekje, tue përdorë edhe ushqimin e punësimin si mjete indoktrinimi (shif “Vetvrasja e nji Kombi”,  Kolë Bibë Mirakaj, Tirane 2014).

3

Mark Kukaj, Amb. Janina, Z. Pjeter Kukaj me vajzen dhe nji diplomat shqiptar.

Pjetri ishte i mbrami mbijetues në prani ndër burrat që kishin shkelë me kambë në tokën mirëpritse të Andenne-it para 60 vjetve.  Ai, mbasi falënderoi shkurtimisht autoritetet dhe popullin Belg, ia kaloi fjalën vajzës Lule Kukaj-Daragjati që ishte rritë dhe shkollue në Belgjikë. Ajo, tue folë frangisht, ndër të tjera tha: “Falënderoj Belgjikën që na ka kujtue në këtë ditë të bukur. Populli Belg na priti bujarisht dhe na ndimoi, sidomos në fillim kur kishim ma shumë nevojë. Mos të harrojmë se vetë Jul Cesari e ka çmue popullin Belg si populli ma trim ndër të gjithë popujt kundra të cilëvet kishte luftue. Besoj se jemi të gjithë dakord me këtë vlerësim. Jemi të gëzuem dhe mirenjohës për lirinë dhe mundësitë e shumta që gjetëm në këtë vend bujar dhe kryenaltë. Na gjetëm këtu lirinë, rrespektin dhe mundësinë me jetue ndershmënisht dhe me përparue. Por mos të harrojmë njerzit tonë, familjet që u detyruem me lanë mbrapa në Shqipni, nën këthetrat e komunizmit antinjerzor. Prindët e mi kanë vuejtë shpirtnisht tanë jeten, tue mendue për të afërmit e tyne, me të cilët nuk kishin mundësi me komunikue as me u ndimue. Rrnoftë Belgjika, rrnoftë Ligji, rrnoftë Mbreti dhe Lirija e simbolizueme prej Flamurit të nderuem me ngjyrat kuq, gjelbërt dhe zi.”

Zoja Lulë vazhdoi në gjuhën shqipe tue iu drejtue të rijve në prani: “Falënderoj babën e nanën e të ndjerën gjyshe, që na kanë folë gjithmone për Shqipninë, tue na i mësue traditat, zakonet e gjuhën. Këto nuk duhet ti harrojmë por ti mbajmë gjallë me krenari, brez mbas brezi. Rrnoftë Shqipnija, rrnoftë populli shqiptar”.

Fjalët e thjeshta e të prekëshme të Zojës Lula Kukaj-Daragjati u pritën me duertrokitje të shpeshta.

 

4

Zj. Lule Kukaj- Daragjati tue mbajtë fjalimin

Duhet të reflektojmë ma gjanësisht në kuptimin e kësaj dite. Për ne emigrantat që kemi lanë atdheun për me shpëtue jetën, me ruejtë besimin dhe tradita e zakonet shqiptare, por sidomos për me mprojtë besimin në lirine dhe në demokracinë, kjo dite na duket si nji fitore e pa mohueshme e lirisë. Fitorja e Demokracisë ende nuk asht mbërritë në nivelin e duhun në Atdhe, por me 17 Shtator 2016, në Belgjikë, u celebrue simbolikisht fitorja e shpresës kundra dëshprimit, e lirisë kundra robnimit, e atdhedashtunisë kundra ideologjisë që e vuni atdheun në sherbim të interesave të hueja marksiste. Celebrohet fitorja e besimin në Zotin kundër materializmit të institucionalizuem, fitorja e vlerës së njeriut të lirë kundra aberracioneve shnjerzuese që e shfryzojnë njeriun si viktimë që sakrifikohet në shërbim të nji ideologjie panslaviste. Pranija dhe pjesmarrja e Ambasadores Shqiptare në këtë përkujtim, thekson kontrastin ndërmjet qeverisë përdhunuese Enveriste prej të cilës emigrantat ishin largue, dhe qeverisë së Shqipnisë së lirë ku demokracia e brishtë asht në rrugën e konsolidimit. Kjo pra asht nji fitore e pamohushme e emigrantavet antikomunista.

5

Vulnetaret e Caritas – Belgjike ofrojne ndimen e pare. 1956 – Fototeka Fran Kukaj

Gjashtëdhetë vjet lirije, por edhe 60 vjet përmallimesh, ndamjesh familjare, sakrificash dhe pune të përditshme me shpërblim shpeshherë tepër modest. Njeriu jeton e punon ndershmënisht e me dignitet me mbajtë familjen në shoqninë ku gjindet. Por kur shoqnia asht e hueja dhe kontaktet me familjen në atdhe janë të mohume, ndërsa shoket e mërgimit janë edhe ata të mërzitun e me të njajtat halle, pyetemi se si e gjetën emigrantat kurrajon e vendosmëninë me jetue ditë për ditë pa humbë shpresën?

Traditat shqiptare të bujarisë të besës ndimuen shumë. Larg prej atdheut, shqiptarët e thjeshtë që nuk kanë ambicie përsonale, afrohen me njani tjetrin pa dallim dhe formojnë nji rreth solidar ku qajnë hallet, flasin për familjet që kanë lanë mbrapa në Shqipni, në mbështetje të njani-tjetrit, tue ushqye shpresën se nji ditë do të ribashkohen në liri.

Megjithëse shumë prej emigrantave antikomunista mjerisht nuk janë ma me ne për të gëzue Shqipnine e lirë, duhet të ja u dijmë për nderë sakrificat e tyne kur festohen 60 Vjet Lirie. Diaspora shqiptare ta mbajë në mend se baza ma e fortë e emigracionit shqiptar në botën e lirë, sot bota ma e zhvillueme, asht besimi në lirinë me demokraci. Nuk mjafton me e gëzue at liri jashta Shqipnisë por duhet me u përpjekë qe të forcohet në të njajtin nivel edhe në atdhe, tue zhdukë korrupcionin, kriminalitetin, interesat egoiste ekonomike e partiake të teprueme dhe tue krijue mundësi jetese për të gjith popullin. Njizetekatër vjet mbas rrëzimit të murit të Berlinit nuk ka kuptim që afër 20 për qind të popullit e kanë lanë atdheun për mos me u këthye ma dhe akoma rritet numri i mërgimtarve.

Marrëdhanjet kulturore, ekonomike e financjare të diasporës me Shqipninë duhet të forcojnë pjesmarrjen politike dhe ekonomike të popullit në ndërtimin e Atdheut e, sidomos, të vlersohet kontributi i rinisë që ende sot detyrohet me u largue prej vendlindjes, për arsye se premtimet për nji të ardhme nuk janë optimiste.

Duhet t’i jemi thellësisht mirnjohës Belgjikës që e ka vlerësue, ndimue dhe nderue emigracionin shqiptar në menyrë aq të lavdueshme.

 

6

Vulnetaret e Caritas Belgjike ofrojnë ndimen e pare. 1956 – Fototeka Fran Kukaj­­­­­­

Filed Under: Kronike Tagged With: Belgjika, Vatra

Kosovë-KFOR-i, rol të rëndësishëm

November 16, 2016 by dgreca

unnamed

-Zëvendës Komandanti i Komandës së Forcës së Pëbashkët në Napoli viziton KFOR-in. Shfrytëzoi rastin t’i përshëndesë pjestarët e kontigjenitit kanadez që shërbejnë në KFOR/

PRISHTINË, 16 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, Gjeneral Lejtnant  Alain J. Parent u mirëprit nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo në kampin “Film City”, shtabi qendror i misionit të NATO-s-KFOR në Prishtinë.Gjenerali Parent u njoftua nga  komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit qendror për zhvillimet e fundit në situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë në Kosovë. Mëtej, aktivitetet e fundit operacionale dhe trajnuese të ndërmarra nga KFOR-i i janë prezantuar gjeneralit së bashku me sfidat e tanishme  dhe të ardhshme me të cilat KFOR-i përballet.Njoftimi i dërguar sot thekson se, Gjenerali Parent shprehu vlerësim për rolin e rëndësishëm që KFOR-i është duke lujatur në përmirësimin e procesit të stabilizimit.Krahas vizitës, Zëvendës Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli shfrytëzoi rastin t’i përshëndesë pjestarët e kontigjenitit kanadez që shërbejnë në KFOR.

 JFC NAPLES DEPUTY COMMANDER VISITED KFOR

Pristina, November 15th, 2016. JFC-NP Deputy Commander Lieutenant General Alain J. Parent was welcomed by COMKFOR, Major General Giovanni Fungo at Camp “Film City”, NATO KFOR HQ in Pristina.General Parent was briefed by COMKFOR and the international HQ staff on the latest development in the current security and political situation in Kosovo. Furthermore, the latest operational and training activities conducted by KFOR were presented to the General together with the current and future challenges KFOR is facing.

unnamed-1General Parent appreciated the important role that KFOR is playing in order to improve the process of stabilization.On the sidelines of the visit, JFC-NP Deputy Commander took the opportunity to greet the Canadian contingent serving in KFOR.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosovë-KFOR-i, rol të rëndësishëm

RREZIKOHEN VARRET SHEKULLORE NGA KEQBERËSIT NE BJESHKË TE KELMENDIT

November 16, 2016 by dgreca

1-varretGuci 16 Nëntor 2016/Ne trevën tonë në  Plavë Guci asnjëherë nuk ka pasur asnjë gërmim arkeologjik, sepse autoriteteve malaziase nuk ju interesojnë ngulime te tilla me peshë historike që do ti qartësonin edhe më mirë rrënjët tona Ilire. Treva e Plavë Gucisë si kryqëzat e karvanëve dhe rrugëtimeve te tyre nëpër shekuj medoemos do jetë një thesar i çmuar ne lëmin e njohësve te trashëgimisë  tonë kulturore, gjegjësisht të arkeologjisë.Kohëve te fundit jemi dëshmitarë të dëmtimeve te varrezave shekullore në bjeshkë te Kelmendit ne Popadi në afërsi të qytetit të Gucisë. Këto gur varresh që supozohet të janë varre ilire po vidhen nga keqbërësit e ndryshëm duke bërë kështu një dëm të pa riparueshëm trashëgimisë ne këto treva Ilire.

Këto varre të lëna nën mëshirën e fatit dhe ndërgjegjes tonë sikur na thonë mos na shkatërroni sepse jemi në mëshirën tuaj.

Ne fund parafrazojmë një fjalë urtë italiane lidhur me shkatërrimin e Romës: “çka nuk bënë barbarët, e bënë Barberinet” (familje nobile vendase mesjetare e  Romës e cila i kishte shkatërruar mbetjet e Romës perandorake antike për ti ndërtuar pallatet për veti gjatë mesjetës)!(Esad Gjonbalaj)

Filed Under: Kronike Tagged With: Esad Gjonbalaj, ne Bjeshket e Klemendit, rrezikohen, varret e lashte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 246
  • 247
  • 248
  • 249
  • 250
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT