-Zëvendës Komandanti i Komandës së Forcës së Pëbashkët në Napoli viziton KFOR-in. Shfrytëzoi rastin t’i përshëndesë pjestarët e kontigjenitit kanadez që shërbejnë në KFOR/
PRISHTINË, 16 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, Gjeneral Lejtnant Alain J. Parent u mirëprit nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo në kampin “Film City”, shtabi qendror i misionit të NATO-s-KFOR në Prishtinë.Gjenerali Parent u njoftua nga komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit qendror për zhvillimet e fundit në situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë në Kosovë. Mëtej, aktivitetet e fundit operacionale dhe trajnuese të ndërmarra nga KFOR-i i janë prezantuar gjeneralit së bashku me sfidat e tanishme dhe të ardhshme me të cilat KFOR-i përballet.Njoftimi i dërguar sot thekson se, Gjenerali Parent shprehu vlerësim për rolin e rëndësishëm që KFOR-i është duke lujatur në përmirësimin e procesit të stabilizimit.Krahas vizitës, Zëvendës Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli shfrytëzoi rastin t’i përshëndesë pjestarët e kontigjenitit kanadez që shërbejnë në KFOR.
JFC NAPLES DEPUTY COMMANDER VISITED KFOR
Pristina, November 15th, 2016. JFC-NP Deputy Commander Lieutenant General Alain J. Parent was welcomed by COMKFOR, Major General Giovanni Fungo at Camp “Film City”, NATO KFOR HQ in Pristina.General Parent was briefed by COMKFOR and the international HQ staff on the latest development in the current security and political situation in Kosovo. Furthermore, the latest operational and training activities conducted by KFOR were presented to the General together with the current and future challenges KFOR is facing.
General Parent appreciated the important role that KFOR is playing in order to improve the process of stabilization.On the sidelines of the visit, JFC-NP Deputy Commander took the opportunity to greet the Canadian contingent serving in KFOR.