• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Mustafa u takua me Presidentin Obama

September 21, 2016 by dgreca

Nju Jork, 21 shtator 2016-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Nju Jork, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, për liderët botërorë që ndodhen në Nju Jork, me rastin e zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Kryeministri Mustafa u prit nga Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, të cilët i falënderoi përzemërsisht për përkrahjen që SHBA-të po japin në vazhdimësi për Kosovën.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë kësaj pritjeje të posaçme u takua me personalitete të shumta të pranishme, si me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, me Presidentin e Polonisë, të Hungarisë, sekretarin e NATO-së e shumë  liderë të tjerë ndërkombëtarë.

Ndërkaq, gjatë ditës, kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar takime me kryeministrin e Luksemburgut, Havier Bettel, të cilin e ka informuar për zhvillimet në Kosovë, duke kërkuar përkrahje për proceset integruese evropiane.

Më pas, në selinë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Mustafa ka takuar Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme. Mbreti Abdullah theksoi përkrahjen e mëtejme për Republikën e Kosovës.

Gjatë një takimi që kryeministri Mustafa dhe ministri Hoxhaj zhvilluan me ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Borge Brende, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe për përkrahjen e Norvegjisë për rrugën eurointegruese të Kosovës. Një takim të veçantë, kryeministri Isa Mustafa e zhvilloi me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Iyad bin Amin Madani, i cili shprehu përkushtimin e tij për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Javës së Filmit Shqiptar, e cila u zhvillua në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeministri Mustafa, u prit nga Obama

TAKIME TE PRESIDENTIT NISHANI NE OKB

September 21, 2016 by dgreca

Presidenti Nishani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda si dhe me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović/

New York, 21 shtator 2016/

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvilloi takime dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotin Ban Ki-moon, me Presidentin e Republikës së Polonisë, zotin Andrzej Duda si dhe me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitarović.

Presidenti Nishani, në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, e vlerësoi atë për lidershipin e treguar në iniciativat e ndërmarra nga Organizata gjatë drejtimit të tij, veçanërisht në ato që lidhen me klimën, agjendën për njerëzimin, si dhe planin e veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. “Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe me iniciativat tuaja ju ia keni dhënë këtë.” – u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Nishani evidentoi gjithashtu faktin se Shqipëria është tërësisht e angazhuar për zbatimin e këtyre iniciativave në nivel kombëtar, si dhe e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm edhe për rolin pro aktiv të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe avancimin e të drejtave të njeriut.

Në takimin me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve dhe theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, i cili është ende larg pritshmërive dhe mundësive reale që kanë të dy vendet. Gjithashtu, Presidenti Nishani e falënderoi homologun polak për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë veçanërisht në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe për marrjen e vendimit të hapjes së negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Mes dy bashkëbiseduesve u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes rajoneve evropiane, zhvillimet më të fundit në Bashkimin Evropian dhe krizën e refugjatëve, si dhe për mundësinë e mbështetjes së kandidaturave reciproke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ndërsa, në takimin me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti Nishani vlerësoi ndër të tjera edhe njëherë rolin pozitiv që Kroacia po luan në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për avokatinë që Presidentja Kitarović dhe vendi i saj po i bëjnë vijimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht sfidave që po kalon vetë rajoni.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në mënyrë të veçantë, në nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne New York, Takime te Presidentit Nishani

A do të jetë Senatorja nga Filipinet, Sekretare e përgjithshme e OKB-së?

September 21, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA/
1-beqir-sina
-Pasuse e Ban Ki-Moon – një grua për herë të parë në historinë e Organizatës së Kombeve të Bashkauara – OKB./
*Lila de Lima, është kryetaria e nëntë e historisë 70-vjeçare të organizatës së Kombeve të Bashkuara. 
 UNITED NATIONS NY : Sipas, agjensisë së lajmeve Emirates news online.com, thuhet se me termin e tanishme të përfundur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkauar, Ban Ki Moon – ka njoftuar sot, se ka “lënë” trashgimtarin e tij ,  personin që do të bëjë zëvendësimin e tij . Ajo do të jetë Senatoria e Philipineve, Leila de Lima, e cila është gruaja e parë që do të zgjidhet në atë pozitë aq të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkauara – OKB.
Lima, deri sa erdhi në emrimin e saj – sot ka aritur për të “mundur” 10 burra të tjerë, madje edhe diplomat me shumë përvojë në sferën ndërkombëtare, duke përfshirë njerëz të tillë si Ish kryeministri i Portugalisë  Antonio Guterres, i cili i printe listës së kandidatëve për  Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, ose ai ish presidentit slloven Danilo Türk.
Kandidat për të zëvëndësuar Ban Ki-moon, pos Leila de Lima, ishin me ish kryeministrin e  Portugalisë  Antonio Guterres dhe ish presidentin slloven Danilo Türk,: Irina Bokova (Bullgari), Helen Clark (Zelanda e Re), Christiana Figueres (Kostarikë), Natalia Gherman (Molldavi), Vuk Jeremiq (Serbi), Srgjan Kerim Maqedoni), Miroslav Lajçak (Sllovaki), Igor Llukshiq (Mali i Zi) dhe Susana Malcorra (Argjentinë) dhe Vesna Pusiq (Kroaci)
– Pas diskutimeve të saj të parë – të fsheta ose si thirren ndryshe “pas dyerve të mbyllyra”, ndonjëherë, edhe zyrtare, por edhe “private”, simbas rregullave ka qenë Ban Kin Moon ai që deklarojë pasuesin e tij në zgjedhjen për postin të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
 Lila de Lima, është kryetaria e nëntë e historisë 70-vjeçare të organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Zonja Lima, do ta marrë detyrën e Skeretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkauar në janar të vitit 2017 dhe do të jetë në detyrë deri në përfundim të mandatiti pesë vjeçar, dhe me një mandat të dytë në se zgjidhet, po ajo, pra i takon deri fund të qëndrimit të tij 10-vjeçare, deri më 31 dhjetor të vitit 2027.
Në bazë të Kartës së OKB-së, zyrtari më i lartë i Organizatës së OKB -së, emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.
Karta e OKB-së, thotë për mënyrën se si Sekretari i Përgjithshëm duhet të zgjidhet, në bazë të nenit 97, ku thuhet se kandidati “do të emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.”
Në seancën e tij të parë në vitin 1946,  AP miratoi rezolutën A / RES / 1/11, duke përcaktuar që Këshilli i Sigurimit të marrë rolin udhëheqës në procesin e përzgjedhjes, dhe për këtë të bien dakord për një emër të vetëm në një takim privat, që të kalojë këtë emër më pas deri në Asamblenë e Pergjithshme, me votim një anëtar – një votë.
Nga selia e OKB në New York, bëhet e ditur se këtë vit, Asambleja e Pergjithshme, mori një rol më aktiv në procesin e përzgjedhjes, me qëllim për ta bërë atë më transparent dhe gjithëpërfshirës. Për herë të parë në histori, kandidatët janë pyetur të paraqesin kandidaturat e tyre dhe të marrin pjesë në disa prej brifingjeve joformale në AP.
Gjithashtu, së bashku me seancat joformale, kjo ka qenë hera e parë që OKB-ja ka mbajtur debatin e saj të parë ndonjëherë televiziv në nivel global trasmetuar në Programin e ditës në formatin Townhall-style në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme, ku 10 nga 12 kandidatët e konfirmuar, u morën në pyetje nga diplomatët dhe publiku i gjerë.
 Nga burimet diplomatike në New York, gazeta Bota sot kishte mësuar se Raundi i parë i votimeve për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, nuk ka qënë shumë shpresëdhënës për kandidatët që janë kandiduar për të zëvëndësuar Ban Ki-moon në postin e Sekretarit të Përgjithshëmtë OKB-së.
Mendohet se në raundin e parë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, „fitore“ dhe suksesin më të madh e patë arritur ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres.
Ish kryeministri i Portugalisë  Antonio Guterres i prite listës së kandidatëve për  Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, deri një javë më parë .
Në këto votime, secili anëtar i Këshillit të Sigurimit, mundet të deklarohej për secilin kandidat përmes tre opcioneve: „inkurajon; „nuk inkurajon“ dhe „nuk kam mendim“.
Këshilli i Sigurimit Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duhet të bëj të ditur zgjedhjen e re  deri në fund të muajit shtator, para 193 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Më parë gjatë muajit, shtator Ban Ki Moon kishte deklarua se zëvendësimi i tij duhet të jetë një grua. Sipas Ban “është koha tani” për sekretarin e përgjithshëm të femrave, duke theksuar se gratë duhet të jenë të barabartë në OKB me burrat.
Kjo është hera e parë që një grua po mban rolin udhëheqës në Kombet e Bashkuara që nga formimi i saj në 1945.
Leila de Lima është një avokate Tagalogishte dhe Senator. Ajo u emërua nga Presidenti Arroyo, si Kryetar i Komisionit Filipine për të Drejtat e Njeriut në maj 2008. Ajo shërbeu komisionin deri më 30 qershor 2010, pas dorëheqjes nga kryesimit të saj që të pranojë emërimin e saj nga Presidenti Benigno S. Aquino III si Filipinet  – Sekretare e re i Departamentit të Drejtësisë.
Ajo dha dorëheqjen nga kjo detyrë pesë vjet më vonë, më 12 tetor 2015, që të përqëndrohej në kandidaturën e saj për një vend në Senatin e Filipineve në atë që atëherë ishte një 2016 zgjedhjet e përgjithshme në Filipine. Ajo përfundimisht fitoi një nga dymbëdhjetë vende të kontestuara dhe do të shërbejë si një senator Filipine në Kongresin e 17 filipinas.
1980: Ajo u diplomua në vitin 1980 në Universitetin De La Salle me një gradë të AB Historisë.
1985: Ajo vendosi në vendin e 8 Filipinet në vitin 1985 me Provimin e Jurisprudencës me një vlerësim 86,26%.
1985: Ajo përfundoi një Bachelor të saj diplomimin në shkollën e Ligjeve (Salutatorian)  gradën në Kolegjin San Beda e Ligjit në vitin 1985.
2008: Ajo është emëruar nga Presidenti Arroyo, si Kryetar i Komisionit Filipine për të Drejtat e Njeriut në maj 2008.
2010: Ajo shërbeu në atë komisionin deri më 30 qershor 2010, pas dorëheqjes nga kryesimi i saj të ajo pranojë emërimin e saj nga Presidenti Benigno S. Aquino III, si Sekretari i ri i Departamentit të Drejtësisë të Filipineve.
2010: Më 2 korrik 2010, De Lima mori drejtimin e Departamentit të Drejtësisë Filipine.
2015: Më 27 gusht, 2015, de Lima ndihmuar Isaias Samson, një ministri dëbuar i Iglesia ni Cristo, asitojë në paraqitjen e një rasti kundër sektit.

Filed Under: Kronike Tagged With: OKB, Sekretare e pergjithshme, Senatorja filipinase

Takime të kryeministrit Mustafa në Nju Jork

September 20, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa  në Nju Jork, përkrahje e drejtuesve të BE-së dhe të institucioneve amerikane për proceset në Kosovë/

-Në selinë e Kombeve të Bashkuara takime me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini/

3-mogherini

-Kongresisti Engel: Përkrahje e SHBA-ve për Kosovën/

1-engel

Nju Jork, 20 shtator 2016-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po zhvillon takime të shumta në kuadër të vizitës në Nju Jork, ku, mori përkrahjen e drejtuesve të BE-së dhe të institucioneve amerikane për proceset në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në selinë e Kombeve të Bashkuara ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Njoftimi i sapodërguar thekson se, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Kosovës për proceset evropiane.Me këtë rast, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Tusk dhe Mogherinit në liberalizimin e vizave dhe proceset tjera.

Presidenti Tusk dhe zonja Mogherini theksuan përkrahjen e tyre për Kosovën në proceset eurointegruese.

Gjatë takimit, u theksua se pas adresimit të çështjes së demarkacionit dhe duke u bazuar në progresin që po bëhet në fuqizimin e rendit dhe ligjit, pritet të finalizohet dhe procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.

Kryeministri Mustafa, gjatë ditës, ka zhvilluar takime të ndara edhe me kongresistin amerikan, Eliot Engel, si dhe përfaqësuesen e USAID-it për Evropën dhe Euroazinë, Margot Ellis.

Kongresisti Engel theksoi përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën.

“Kam kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Mustafa në Nju Jork. Kryeministri dhe unë jemi miq për shumë vite. Unë e admiroj punën e tij dhe sigurisht që e admiroj vendin e tij. Ne e dimë si amerikanë se nuk kemi miq më të mirë sesa miqtë tanë në Kosovë dhe ata nuk kanë miq më të mirë sesa miqtë e tyre në Amerikë”, tha kongresisti Engel.

Kryeministri Mustafa e falënderoi kongresistin Endgel për përkrahjen e tij dhe të SHBA-së për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë krah nesh dhe ne duhet ta respektojmë atë përkrahje dhe të punojmë bashkërisht në këto procese. Unë jam shumë i kënaqur me vëmendjen e kongresistit por edhe me vëmendjen e politikës amerikane ndaj Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Ndërsa, gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të USAID-it, Margot Ellis, është biseduar për përkrahjen konkrete të USAID-it për Kosovën dhe mundësitë e mbështetjes së mëtejme në shumë fusha./B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Isa Mustafa, ne Nju Jork, Takime te kryeministrit

Presidenti Nishani, në takimin e Iniciativës Globale Clinton

September 19, 2016 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani merr pjesë në takimin e 7-të vjetor të Iniciativës Globale Clinton në Nju Jork/

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë sot,19 Shtator 2016, edhe në takimin e 7-të vjetor të Iniciativës Globale Clinton, ku ndoqi seancën e hapjes me temë: “Partneriteti nëpërmjet Prosperitetit Global”.

Synimi i takimit të këtij viti i kësaj Iniciative është që të përkthejë idetë në veprime e rezultate konkrete në terren, në mënyrë që të sigurohet një jetesë më e mirë për të gjithë, të ndihmohen komunitetet të zhvillohen, dhe të promovohet një mjedis i qëndrueshëm në mbarë botën.

Presidenti Nishani, gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet u takua shkurtimisht edhe me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, si dhe autoritete të tjera të huaja dhe amerikane.

Filed Under: Kronike Tagged With: Klinton, ne takimin e Inisiatives Globale, New York, Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 249
  • 250
  • 251
  • 252
  • 253
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA, NJË SHEMBULL DEMOKRACIE– Mbështetja e popullit është çelësi për fitoren e zgjedhjeve
  • FRANK SHKRELI, ZËRI I NDËRGJEGJES SHQIPTARE NË MBROJTJE TË DEMOKRACISË
  • Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations
  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë
  • PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE
  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT