• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri-SHBA, fillon “Joint Effort-16”

September 19, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

U zhvillua sot në ambientet e garnizonit Zall-Herr, ceremonia e fillimit të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort-16”, e cila do zhvillohet nga data 19 deri më 29 shtator, në rajonet e Garnizonit “Skënderbej”, Zall-Herr, Bizë, Kepi i Palit,Vau i Dejës, Poshnjë, Rinas dhe Kuçovë. Në Stërvitjen “Joint Effort-16”, marrin pjesë qindra trupa nga Shtabin i Përgjithshëm, Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe trupa dhe mjete ushtarake të Forcave të Armatosura nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova dhe Mali i Zi. Qëllimi i stërvitjes “Joint Effort-16”, është thellimi i njohurive dhe aftësive vendimarrëse të drejtuesve në planëzimin dhe realizimin e stërvitjeve të përbashkëta, duke zbatuar doktrinën dhe standartet e NATO-s, përmirësimi i mëtejshëm i bashkëveprimit me partnerët ndërkombëtare në planëzimin dhe ekzekutimin e operacioneve ushtarake me spektër të plotë, si pjesë e TASKFORC-e të bashkuara të NATO-s, me theks nivelin taktik e operacional.

Vec trupave pjesmarrëse, në ceremoninë e hapjes moren pjesë ZëvendësMinistri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral brigade Nazmi Cahani, Komandanti i KDS, Gjeneral brigade Dedë Prenga, Komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali, atashetë ushtarakë të SHBA, Britani e Madhe, Kosovë, Mali i Zi, Itali, komandantë repartesh si dhe drejtorë drejtorish nga MM dhe SHP.

Fjalën e hapjes e mbajti Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili ndër të tjera u shpreh se, “Është një kënaqësi e veçantë që sot me rastin e fillimit të stërvitjes “Joint Effort 2016”, të përshëndes  dhe  t’ju uroj mirëseardhjen në stërvitje përfaqësuesve nga  Italia, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Jam i sigurt që kjo mundësi, do të përdoret për të përmirësuar aftësitë luftarake, rritur bashkëveprimin dhe kuptimin e përbashkët ndërmjet trupave tona si dhe për të shkëmbyer eksperiencë dhe për tu stërvitur së bashku.

Në të njëjtën kohë, kjo është një mundësi për të njohur njëri tjetrin, për të mësuar rreth historisë dhe kulturës si dhe gjithashtu për të shijuar sa më shumë mikpritjen shqiptare…”

Ceremonia u përshëndet nga zv.ministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, i cili pasi i uroi mirëseardhjen në stërvitje përfaqësuesve nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar,dhe SSBA, i  falënderoi ata për mbështetjen, angazhimin, eksperiencën dhe profesionalizmin që mirëpresim të demonstrohet.” Sot bashkarish nisim Stërvitjen “Joint Effort-16”, eventin më të rëndësishëm stërvitor të vitit për FARSH. Kjo është një stërvitje komplekse, dhe për të mbërritur deri këtu janë investuar mijra orë pune në një periudhë kohe më shumë se një vjeçare.  Ky është një operacion me spektër të plotë, i cili është planëzuar dhe do të ekzekutohet në nivel operacional dhe taktik, është “live“ dhe e asistuar me kompjuter, është e perbashket, pra FT, FAj, FD janë pjesëmarrëse si dhe është e shpërndarë në disa poligone të FARSH-së”, theksoi ndër të tjera në përshëndetjen e tij zv.Ministri Koci.

Më tej, duke përfunduar, Zv.Ministri Koci kërkoi nga të gjithë siguri të plotë gjatë gjithë stërvitjes, -pasi jeta dhe shëndeti i gjithsecilit prej jush, është shumë e rëndësishme për ne,-theksoi ai.

Përgjatë 10 ditëve të zhvillimit të “Joint Effort”, nëpërmjet skenarëve të ndryshëm të përgatitur më përpara, synohet që trupat pjesëmarrëse në këtë stërvitje të rrisin ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të Forcave të Armatosura të RSH, në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët (JOINT) dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ.

Objektivi kryesor i stërvitjes është trajnimi dhe stërvitja e pjesëmarrësve për të përballuar sfidat operacionale aktuale dhe për të ardhmen me qëllim për t’u përgjigjur krizave shumëdimensionale dhe operacioneve me spektër të plotë në mbështetje të paqes.

Filed Under: Kronike Tagged With: fillon “Joint Effort-16”, Shefqet Kercelli, Shqipëri- SHBA

Ahmad Khan Rahami, po mbahet në paraburgim

September 19, 2016 by dgreca

Ahmad Khan Rahami, person i dyshuar në shpërthimin në Chelsea NYC, po mbahet në paraburgim/
Beqir SINA New York City /
Ahmad-Khan-Rahami.jpgLINDEN NEW JERSEY : (Bota sot) Njeriu që autoritetet ende nuk duan të flasin për lidhjet e tij, me bombardimet e natës të shtunën në lagjen Chelsea, të qytetit të Nju Jorkut, dhe në mëngjes të dielën në Jersey Shore, sot mabsdite, është me sa duket në paraburgim.
Ahmad Khan Rahami, 28 vjeç, thuhet se ishte i “angazhuar” në një betejë të shkurtër duke bërë një farë rezistence me armë, para se të arrestohej nga forcat e specializuara të FBI, të cilat ishin vënë në ndjekje të tij.
Simbas raporteve, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në qytetin Linden, NJ, katër milje larg nga Elizabeth, NJ, e cila është dhe adresa e fundit ku ishte parë Rahami .
Një raport i kanalit televizivë  NBC New York, tha se “Të paktën një oficer u qëllua në gjoks gjatë një “takedown”, por nuk u plagos rëndë, sepse ai ishte i veshur me një jelek anti plumb. Rahami u plagos në shpatullën e djathtë  në shkëmbimin e zjarrit.”, tha televizioni NBC – New York
Rahami thuhet se u dërgua  urgjentisht në spital.
Agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë konfirmuar se ai është në paraburgim, por CNN, NBC New York dhe NY Times, raportojnë se ishte ai mbasi autoritetet duan pak kohë për të konfirmuar me anë të shenjave të gishtërinjve, dhe ta bëjnë zyrtare arrestimine tij.
Megjithatë autoritetet thanë se mbasi e kishin identifikuar se Rahami ishte një person me rrezikëshmëri të lart, dhe kishin shpërndarë një mesazh “alert” me fotografinë e tij në të gjithë apartetet e telefonave dhe Iphone, tek qytetarët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, rreth orës 7:30 paradite këtë mëngjes, duke theksuar se ai duhet të konsiderohet si “i armatosur dhe i rrezikshëm, morë disa telefonata.
Policia në qytetin Linden NJ, tha se ata gjetën të dyshuarin Rahamin, pasi një prej oficerëve i ishte përgjigjur një telefonatë të një personi që nuk deshi të idetifikohej, por tha se ai simabs tij  “Ishte i dyshuari, duke fjetur nën pullazin e një korridori të një biznesi  aty në mes të një rrugice të ngushtë afër një blloku me lokale.”
Capt. James Sarnicki nga stacioni i policisë  në Linden tha CBS, ka qenë i pari i cili iu afrua të dyshimitit, dhe thotë se e njohju atë në kohën kur ai ngriti kokën dhe Samicki e njohu atë si Rahami,
 Capt. James Sarnicki ka deklaruar se i dyshuari u tërhoq nga korridori mes rrugicës me një armë në dorë dhe qëlloi nndaj një agjenti policie dhe e goditi atë në bark,” duke shtuar se : “Më pas Rahami u ngrit dhe filloi duke ecur nëpër rrugë në një drejtim nga perëndimi.. “
Nga shkëmbimi i zjarrit Rahami mori një plagë dhe u dërgua në spitalin universitar në Newark.

7c8cc3c20gettyimages-607713918-jpg.jpg

9b430a48cgettyimages-607713876-jpg.jpg

69e9d98e3gettyimages-607713900-jpg.jpg

91b9ea334gettyimages-607713908-jpg.jpg

13204ea27gettyimages-607713880-jpg.jpg

13204ea27gettyimages-607713880-jpg-mobile.jpg

38264d30agettyimages-607713902-jpg.jpg

Ahmad-Khan-Rahami-.jpg

ahmad-khan-rahami-0-800.jpg

cf6b359a8gettyimages-607713888-jpg.jpg

f81d9f747gettyimages-607713884-jpg.jpg

rahami-1-575x312.jpg

rahami-captured.jpg

th (2).jpeg

th (3).jpeg

th (4).jpeg

screen-shot-2016-09-19-at-8-06-28-am.png

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmad Khan Rahami, Kapet

Kryeministri i Kosovës, Mustafa në Nju Jork

September 18, 2016 by dgreca

-Takime me përfaqësues të administratës amerikane, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, drejtuesit më të lartë të Kombeve të Bashkuara si dhe me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës/

NJU JORK, 18 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Nju Jork, ku do të zhvillojë takime me liderë të shteteve të cilët janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Njoftimi i dërguar nga Nju Jork thekson se, kryeministri Mustafa, gjatë vizitës do të marrë pjesë edhe në evente të veçanta të organizuara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nga Fondacioni Clinton si dhe do të takojë shumë presidentë, kryeministra dhe udhëheqës të delegacioneve shtetërore e drejtues të organizatave ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri Isa Mustafa do të zhvillojë takime me përfaqësues të administratës amerikane, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, drejtuesit më të lartë të Kombeve të Bashkuara si dhe me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Mustafa do të kërkojë mbështetjen e vendeve partnere për fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe do të lobojë për njohjen e Kosovës nga shtete që ende nuk e kanë marrë këtë vendim./b. Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Mustafa në Nju Jork

New York: Të paktën 29 të lënduar nga një “shpërthim i qëllimshëm”

September 18, 2016 by dgreca

Të paktën 29 persona janë plagosur nga një shpërthim në një qark të qytetit të New York-ut.Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea mbetet akoma i paqartë.

Kryetari i qytetit, Bill de Blasio ka thënë se shpërthimi është i “qëllimshëm”, por ka shtuar se nuk ka akoma informacione se mund të jetë i lidhur me terrorizëm.Një tjetër mjet shpërthyes është gjetur më vonë në të njëjtin qark.

Asnjëri prej 29 personave të plagosur nuk është në rrezik për jetë, kanë njoftuar autoritetet amerikane. Shumica prej tyre kanë pësuar prerje dhe dëmtime të tjera të vogla, që janë shkaktuar nga thyerjet e xhamave.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:00 sipas kohës lokale. Dëshmitarët kanë thënë se pas shpërthimit, njerëzit kanë filluar që të ikin në të gjitha drejtimet, raporton BBC.

Raporte ende të pakonfirmuara thonë se mjeti shpërthyer ishte futur në një kosh.

Disa blloqe në New York, tashmë janë mbyllur nga policia.

“Indikacionet e para thonë se ky është një akt i qëllimshëm”, tha de Blasio.

“Ne duam gjithashtu të themi se nuk kemi prova që e lidh këtë incident me terrorizëm”, ka shtuar tutje ai.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë thënë se mjeti i dytë shpërthyes që është gjetur në Chelsea, duket të jetë një tenxhere me presion, që kishte një qark elektrik dhe një telefon celular. Policia tha se ka arritur që ta largojë mjetin, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Chelsea është njëri prej zonave më në modë në Manhattan, ku ka bare dhe restorante dhe zakonisht kjo zonë është e mbushur me njerëz gjatë fundjavës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama është duke u mbajtur i informuar lidhur me hetimet që po zhvillohet për këtë ngjarje, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Hetuesit kanë filluar që të shikojnë regjistrimet e kamerave të vwzhgimit të lokaleve pranë vendit të shpërthimit.

CNN raporton se hetuesit janë duke shikuar një video ku duket një person afër zonës së shpërthimit, në mënyrë që të mësojnë nëse ai ka lidhje me shpërthimin.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë thyer xhama. Banorët e kësaj zone kanë treguar se shpërthimi është dëgjuar edhe disa blloqe më larg.

Danilo Gabriel, 50-vjeçar, banorë i Chelsea, ka thënë për CNN se ishte në banesën e tij, që gjendet rreth një bllok larg vendit të shpërthimit.

“Isha në shtëpi duke shikuar TV. Ishte shpërthim i madh. E gjithë ndërtesa ku banoj u dridh. Më pas dola dhe shkova drejt vendit të shpërthimit. Banorët e kësaj zone ishin të parët që arritën në vendin e ngjarjes. Më pas erdhën zjarrfikësit dhe e bllokuan atë pjesë”, ka treguar ai.

“Skena ishte kaotike. Unë ndjeva një erë, që ngjante me erë sulfuri dhe më pas pash tym që dilte nga ndërtesa. Kam parë copëza metali, të cilat nuk ishin shumë të mëdha por as të vogla. Disa shok të mi kanë parë edhe xhama të thyer”, ka treguar ai.

Lidhur me këtë shpërthim është deklaruar kandidatja demorakte për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

“Natyrisht se ne duhet të bëjmë gjithçka që të mbështesim zyrtarët që mbërrijnë të parët në vendin e ngjarjes dhe të lutemi për viktimat”, tha ajo.

“Mund të flas më shumë, kur të kem më shumë informacione”, ka shtuar Clinton.

Ndërkaq, duke folur gjatë një tubimi në Colorado, kandidati republikan, Donald Trump i ka njoftuar mbështetësit e tij për ngjarjen.

“Askush nuk e di me saktësi çfarë është duke ndodhur por ne jemi duke jetuar në një kohë, më mirë është që të bëhemi shumë të fortë”, ka thënë Trump.

Bombat në formë të tenxheres me presion ishin përdorur edhe më herët. Në Maratonën e Bostonit, ku u vranë tre persona dhe u plagosën 260 të tjerë, në vijën e finishit ishin shpërthyer dy bomba me presion, nga dy vëllezër çeçen.(M. Sadiku)

Filed Under: Kronike Tagged With: 29 te lenduar, New York, Shperthim ne Chelsea

Avioni italian në Ishëm ngre dyshime për narkotrafik

September 15, 2016 by dgreca

*“La Repubblica”: Guidi dyshime për lidhje të klaneve të drogës dhe armëve/

Prokuroria Për Krime të Rënda nis hetimet për trafik droge ndaj pilotit Italian Guido Andra Guidi 69 vjeç, i cili uli avionin në fushën e fshatit Gotull të njësisë administrative të Ishmit në Durrës. Abc News ka mësuar se drejt vendit të ngjarjes ka shkuar prokurori Përparim Kulluri i shoqëruar nga dy oficerë të policisë gjyqësore, për të kryer veprimet e para hetimore në vendin e uljes së avionit.

Mësohet se vendi ku është ulur avioni është kjo fushë në foto, që rezulton rreth 1500 metra e gjatë ku janë hedhur dyshime se është tokë e shkelur me rul, e bërë enkas për ulje avionësh. Nga ana tjetër, ekspertët në vendin e ngjarjes mësohet se kanë konstatuar gjurmë të freskëta makinë dhe zetori, çka kanë hedh dyshime se avioni mund të jetë ulur për tu ngarkuar me lëndë narkotike.

Kjo për faktin se zona ku është ulur avioni, rezulton një zonë e dyshimtë për ulje avionesh, informacion ky i dhënë edhe nga agjentët e Shërbimit Informativ  Shtetëror. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se piloti i avionit është kontraktuar nga rrjeti i fuqishëm i trafikut të drogës në zonën e Malësisë së Krujës. Për këto dyshime, dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë për Krime të Rënda.

Burimet thonë se piloti Italian ka dorëzuar vetëm një aparat celular, por që po kërkohet në vendin e uljes për ndonjë aparat tjetër telefonik, pasi dyshohet se ai mund ta ketë hedhur. Nga ana tjetër, zyrtarisht nga drejtoria e Aviacionit Civil, mësohet se piloti italian gjatë fluturimit nuk është pikasur nga radarët sekondarë të aeroportit të Rinasit.

Kjo pasi dyshohet se ai mund të ketë fikur transponderin, pajisjen që diktohet nga radatrët në fluturim. Gjithashtu, këto burime thonë se nuk ka asnjë leje për fluturim brenda territorit shqiptar, çka shton dyshimet se avioni ka ardhur për t’u ngarkuar me lëndë narkotike.

Dyshohet se edhe komunikim në momentin e rrëzimit piloti i avionit nuk ka pasur me kullën e vrojtimit në aeroportin e Rinasit. I pyetur për këtë fakt, piloti Italian është justifikuar me faktin se nuk ka pas mundësi komunikimi pasi problemet e motorrit i kanë shkaktuar edhe ndërprerje të elektronikës së avionit./Abc News

“La Repubblica”: Guidi dyshime për lidhje të klaneve të drogës dhe armëve

guido-guidi-655x356

Sipas së përditshmes italaine “La Repubblica” piloti italian Guido Andrea Guidi dyshohet se ka lidhje me klanet kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, me trafikimin e tyre me avionë përmes pistave sekrete në provincat e Barit e Brindizit.

“La Repubblica” shkruan se një avion i vogël me një pilot në bord u rrëzua në Shqipëri, pas uljes së detyruar një fushë shumë larg zonave të banuara, në një vendpushim në Ishëm që ndodhet pak më shumë se 30 km nga Tirana. Gazeta përshkruan se avioni është dëmtuar në krah, ndërsa piloti Guidi ka deklaruar se ka qenë i detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të një defekte. Autoritetet shqiptare, shkruan gazeta dyshonin se avioni ishte i përfshirë në trafikun e drogës edhe pse policia tha se nuk ka gjurmë të ngarkesave me drogë.Gazeta vijon më tej duke shkruar se për pilotin nuk ka asnjë masë mbrojtëse, por i është nënshtruar marrjes në pyetje nga hetuesit.Piloti italian shkuran “La Repubblica” është arrestuar në Itali në vitin 2006 për një aksident të ndodhur në 2003.Autoritetet shqiptare të aviacionit thanë se avioni nuk kishte leje për të fluturuar në hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: Avian italian, italian, let en Ishem, narkotrafik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 254
  • 255
  • 256
  • 257
  • 258
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT