*“La Repubblica”: Guidi dyshime për lidhje të klaneve të drogës dhe armëve/
Prokuroria Për Krime të Rënda nis hetimet për trafik droge ndaj pilotit Italian Guido Andra Guidi 69 vjeç, i cili uli avionin në fushën e fshatit Gotull të njësisë administrative të Ishmit në Durrës. Abc News ka mësuar se drejt vendit të ngjarjes ka shkuar prokurori Përparim Kulluri i shoqëruar nga dy oficerë të policisë gjyqësore, për të kryer veprimet e para hetimore në vendin e uljes së avionit.
Mësohet se vendi ku është ulur avioni është kjo fushë në foto, që rezulton rreth 1500 metra e gjatë ku janë hedhur dyshime se është tokë e shkelur me rul, e bërë enkas për ulje avionësh. Nga ana tjetër, ekspertët në vendin e ngjarjes mësohet se kanë konstatuar gjurmë të freskëta makinë dhe zetori, çka kanë hedh dyshime se avioni mund të jetë ulur për tu ngarkuar me lëndë narkotike.
Kjo për faktin se zona ku është ulur avioni, rezulton një zonë e dyshimtë për ulje avionesh, informacion ky i dhënë edhe nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas këtyre burimeve, dyshohet se piloti i avionit është kontraktuar nga rrjeti i fuqishëm i trafikut të drogës në zonën e Malësisë së Krujës. Për këto dyshime, dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë për Krime të Rënda.
Burimet thonë se piloti Italian ka dorëzuar vetëm një aparat celular, por që po kërkohet në vendin e uljes për ndonjë aparat tjetër telefonik, pasi dyshohet se ai mund ta ketë hedhur. Nga ana tjetër, zyrtarisht nga drejtoria e Aviacionit Civil, mësohet se piloti italian gjatë fluturimit nuk është pikasur nga radarët sekondarë të aeroportit të Rinasit.
Kjo pasi dyshohet se ai mund të ketë fikur transponderin, pajisjen që diktohet nga radatrët në fluturim. Gjithashtu, këto burime thonë se nuk ka asnjë leje për fluturim brenda territorit shqiptar, çka shton dyshimet se avioni ka ardhur për t’u ngarkuar me lëndë narkotike.
Dyshohet se edhe komunikim në momentin e rrëzimit piloti i avionit nuk ka pasur me kullën e vrojtimit në aeroportin e Rinasit. I pyetur për këtë fakt, piloti Italian është justifikuar me faktin se nuk ka pas mundësi komunikimi pasi problemet e motorrit i kanë shkaktuar edhe ndërprerje të elektronikës së avionit./Abc News
“La Repubblica”: Guidi dyshime për lidhje të klaneve të drogës dhe armëve
Sipas së përditshmes italaine “La Repubblica” piloti italian Guido Andrea Guidi dyshohet se ka lidhje me klanet kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, me trafikimin e tyre me avionë përmes pistave sekrete në provincat e Barit e Brindizit.
“La Repubblica” shkruan se një avion i vogël me një pilot në bord u rrëzua në Shqipëri, pas uljes së detyruar një fushë shumë larg zonave të banuara, në një vendpushim në Ishëm që ndodhet pak më shumë se 30 km nga Tirana. Gazeta përshkruan se avioni është dëmtuar në krah, ndërsa piloti Guidi ka deklaruar se ka qenë i detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të një defekte. Autoritetet shqiptare, shkruan gazeta dyshonin se avioni ishte i përfshirë në trafikun e drogës edhe pse policia tha se nuk ka gjurmë të ngarkesave me drogë.Gazeta vijon më tej duke shkruar se për pilotin nuk ka asnjë masë mbrojtëse, por i është nënshtruar marrjes në pyetje nga hetuesit.Piloti italian shkuran “La Repubblica” është arrestuar në Itali në vitin 2006 për një aksident të ndodhur në 2003.Autoritetet shqiptare të aviacionit thanë se avioni nuk kishte leje për të fluturuar në hapësirën ajrore të Shqipërisë.