Ahmad Khan Rahami, person i dyshuar në shpërthimin në Chelsea NYC, po mbahet në paraburgim/
Beqir SINA New York City /
LINDEN NEW JERSEY : (Bota sot) Njeriu që autoritetet ende nuk duan të flasin për lidhjet e tij, me bombardimet e natës të shtunën në lagjen Chelsea, të qytetit të Nju Jorkut, dhe në mëngjes të dielën në Jersey Shore, sot mabsdite, është me sa duket në paraburgim.
Ahmad Khan Rahami, 28 vjeç, thuhet se ishte i “angazhuar” në një betejë të shkurtër duke bërë një farë rezistence me armë, para se të arrestohej nga forcat e specializuara të FBI, të cilat ishin vënë në ndjekje të tij.
Simbas raporteve, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në qytetin Linden, NJ, katër milje larg nga Elizabeth, NJ, e cila është dhe adresa e fundit ku ishte parë Rahami .
Një raport i kanalit televizivë NBC New York, tha se “Të paktën një oficer u qëllua në gjoks gjatë një “takedown”, por nuk u plagos rëndë, sepse ai ishte i veshur me një jelek anti plumb. Rahami u plagos në shpatullën e djathtë në shkëmbimin e zjarrit.”, tha televizioni NBC – New York
Rahami thuhet se u dërgua urgjentisht në spital.
Agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë konfirmuar se ai është në paraburgim, por CNN, NBC New York dhe NY Times, raportojnë se ishte ai mbasi autoritetet duan pak kohë për të konfirmuar me anë të shenjave të gishtërinjve, dhe ta bëjnë zyrtare arrestimine tij.
Megjithatë autoritetet thanë se mbasi e kishin identifikuar se Rahami ishte një person me rrezikëshmëri të lart, dhe kishin shpërndarë një mesazh “alert” me fotografinë e tij në të gjithë apartetet e telefonave dhe Iphone, tek qytetarët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, rreth orës 7:30 paradite këtë mëngjes, duke theksuar se ai duhet të konsiderohet si “i armatosur dhe i rrezikshëm, morë disa telefonata.
Policia në qytetin Linden NJ, tha se ata gjetën të dyshuarin Rahamin, pasi një prej oficerëve i ishte përgjigjur një telefonatë të një personi që nuk deshi të idetifikohej, por tha se ai simabs tij “Ishte i dyshuari, duke fjetur nën pullazin e një korridori të një biznesi aty në mes të një rrugice të ngushtë afër një blloku me lokale.”
Capt. James Sarnicki nga stacioni i policisë në Linden tha CBS, ka qenë i pari i cili iu afrua të dyshimitit, dhe thotë se e njohju atë në kohën kur ai ngriti kokën dhe Samicki e njohu atë si Rahami,
Capt. James Sarnicki ka deklaruar se i dyshuari u tërhoq nga korridori mes rrugicës me një armë në dorë dhe qëlloi nndaj një agjenti policie dhe e goditi atë në bark,” duke shtuar se : “Më pas Rahami u ngrit dhe filloi duke ecur nëpër rrugë në një drejtim nga perëndimi.. “
Nga shkëmbimi i zjarrit Rahami mori një plagë dhe u dërgua në spitalin universitar në Newark.