• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË MAGJINË E KËNGËS DHE VALLES SHQIPE NË ITALI

November 8, 2025 by s p

Nereida Xhakolli/

Kohët e fundit qyteti i paqes, Rovereto përjetoi dy evenimente kulturore të bukura, ku protagonistë ishin kënga dhe vallja. Në evenimentin e parë artdashësit e Roveretos, veçanërisht ata të komunitetit shqiptar, pritën me interes të madh e ngrohtësi një mysafir special e jo të zakonshëm, Ansamblin e Këngëve e të Valleve të Tiranës “Muza shqiptare”, që jemi mësuar ta njohim me emrin Ansambli i Shtetit. Ishte iniciativa e bukur dhe e lavdërueshme e baletmaestrit Enkel Zhuti dhe e tri shoqatave të zonës, që bashkëpunuan me të, për ta sjellë këtë trupë exellente në qytetin tonë.

Natën e parë ansambli i ardhur nga Tirana, dha shfaqje për artdashësit në qytetin e Bolzanos. Kurse të nesërmen pati një pritje shumë më të gjerë e entuziazmuese në Rovereto, në auditorin e pranë muzeut Mart. Një sallë e mbushur plot me artdashës së të gjitha moshave. Rreth 400 spektatorë. Na kujtoheshin ata dokumentarët e dikurshëm kur Ansambli i Shtetit me yje të valles si Besim Zekthi, Lili Cingu, Rexhep Çeliku e të tjerë shkonin nëpër shtete të ndryshme ku bënin jehonë të jashtëzakonshme me bukurinë e këngëve, valleve e kostumeve të zonave të ndryshme të Shqipërisë.

Këtë traditë ansambli “Muza shqiptare” e ka ruajtur dhe po e ngre më lart. Në pjesëmarrjen e tij, si këngëtarët, ashtu edhe valltarët janë në moshë të re dhe kjo premton që ata do ta çojnë lart e më lart emrin e këtij ansambli. Repertori është ai i njohuri, këngë e valle nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Koreografët dhe drejtori artistik ishin përpjekur të sillnin majën e diamantit të artit popullor shqiptar. Me një interpretim të përsosur si të valltarëve, ashtu edhe të këngëtarëve dhe instrumentistëve. Spektatorët e ardhur jo vetëm nga Rovereto e tërë Trentino, por edhe nga Novara, Milano, Padova e Azzanë Decimo, duke iu përgjigjur atmosferës dhe entuziazmit që krijoi ansambli, pothuajse u shkrinë bashkë me trupën, duke kënduar e duke vallëzuar në sallë. Kishte mes tyre spektatorë të të të gjitha moshave, që nga fëmija 2-vjeçar e deri tek nëna 90 vjeçe. Një pjesë e mirë e spektatorëve ishin italianë, që prej vitesh ndjekin me simpati e me kënaqësi aktivitetet artistike të shqiptarëve.

Në paraditen e shfaqjes, si “zonjë shtëpie”, pata kënaqësinë që disa nga spektatorët mysafirë që kishin ardhur nga larg, si anëtari i këshillit komunal të Azzano Decimo, Ervin Ramalliu me familjen e tij e të tjerë, t’i shoqëroja në kodrën ku ndodhet Kambana e Paqes. Ata jo vetëm u njohën me historikun e kësaj kambane, por qëlluan edhe në momentin e duhur për të dëgjuar tingujt e saj në nderim të të rënëve në luftra. Si të rriturit, ashtu edhe fëmijët blenë dhurata që kanë lidhje me këtë simbol të paqes në Rovereto.

Evenimenti i dytë ishte Festfolk 2025, organizuar si çdo vit tjetër nga shoqata “Artisti” dhe drejtuesi i saj, muzikanti Alaksandër Kolshi. Ky aktivitet është bërë tashmë një traditë prej më shumë se 12 vite. Edhe këtu, në skenën e festivalit, ngjiten për dy netë me radhë grupe artistësh, këngëtarë, valltarë, instrumentisë të të gjitha etnive përfaqësuese në zonën e Trentinos. Secili grup vjen me kostumet, këngët, vallet e meloditë e vendit të vet. Aleksandri në gjithë këta vite, jo vetëm është shquar për organizimin e një aktiviteti, që tashmë ka një historik të pasur, por ka ditur të afrojë një numër të madh grupesh e pjesëmarrësish, që i japin gjallëri jetës kulturore-artistike në qytet. Këtë e dëshmoi më së mirë edhe festivali i sivjetëm, që solli një larmi të madhe pasurish kulturore e artistike të popujve të ndryshëm.

Filed Under: Kronike

“Dr. Skënder Muço, kontributi i tij politik dhe patriotik”

November 6, 2025 by s p

Nga prof. Xhezo Canaj

Është kënaqësi, të lexosh një vepër për një personalitet të shquar, siç është avokat, doktor Skender Muço, të cilit i janë mohuar vlerat dhe kontributi tij, vepër e Enver Memishajt edhe ky një personaliet me kontribute të njohura në fushën e studimeve historike në vite. C:\Users\User\Downloads\download (1).jpg

Vepra “Dr. Skënder Muço, kontributi i tij politik dhe patriotik”, ka një parathënie nga dr. Bujar Leskaj dhe recensa dr. Dorian Koçi, Ambasador. 

Vepra që marrin në analizë flet për kontributin atdhetar të dr. Skender Muços, të harruar dhe të mohuar nga historianët komunistë. Në libër autori  zbardh gjithë formimin intelektual dhe veprimtarin e SkënderMuços, familjen, shkollimin në Itali, lëvizjen e fshehtë të Vlorësnë1931-1932 etj. 

Është një detyrim i shoqërisë për të venë në vend nderin dhe vëndin që i takon Skënder Muços, si intelektual, jurist, politikan, organizator dhe udhëheqës në luftën kundër pushtuesve nazi-fashist 1939 – 1944, detyrë që po e bën z. Enver Memishaj dhe për këtë falnderimet i takojnë atij.

 Duke lexuar këtë libër mëson jo vetëm për kontributin atdhetar të Skënder Muços, por mëson të zbardhura me dhjetra ngjarje dhe personazhe historik, veçanërisht në qarkun e Vlorës, sidomos gjatë luftës kundër pushtuesve nazi-fashist në vitet 1939-1944. 

Kjo peridhë është mbushur me ngjarje të pa zbardhura dhe të treguara vetëm nga njëra palë, ajo e komunistëve, që erdhën në pushtet në vitin 1945. Skënder Muçua ishte i linjës së të rinjëve të Ballit Kombëtar të cilët kërkonin të luftonin pa kompromise kundër pushtuesve. 

Zoti Memishaj i ka paraqitur këta intelektual, ku shumica ishin shkolluar në perëndim si prof. Abas Ermeni, prof. IsufLuzaj, prof. Safet Butka, prof. Vasil Andoni, Hysni Lepenica, prof. Zef Pali, major Azis Çami etj, që luftuan e punuan për bashkimin e të gjithë faktorit politikë shqiptarë për luftë kundër pushtuesve nazi-fashist. 

Skënder Muço dhe Azis Çami, udhëheqës të Ballit Kombëtar muarën pjesë në Konferencën e Pezës, 16 shtator 1942,  si misionar të bashkimit kombëtare. Kontributi i këtyre intelektualëve e luftëtarëve ishte real për luftë kundër pushtuesit. Kështu Skënder Muçua dhe Hysni Lepenica formuam në shtator 1942, më mal të Tragjasit, çetën e parë antifashiste në qarkun e Vlorës dhe e emërtuan “Shqiponja”. 

Me këtë çetë ata do të zhvillonin shumë beteja kundër pushtuesve italianë e gjermanë.  

Autori ka analizuar veçanërisht me shumë detaje dhe shoqëruar me dokumenta arkivore disa nga këto beteja të lavdishme si ajo e Gjormit, e Drashovicës ku SkënderMuço ishte protagonist, duke luftuar me armë në dorë. 

Një vend të veçant në libër zë dhe krijimi i Partisë Sacialdemokrate në 2 tetor 1943. “Duke u mbështetur te “Dekalogu”, thashë të formohej Partia Socialdemokrate. E pranuan dhe pas shumë debatesh më tepër unë me Isuf Luzin përpiluam programin e Partisë dhe moralisht njohën Skënder Muçon si udhëheqës që të merresh më tej”, shkruan Musine Kokalari. (Musine Kokalari Vepra, Vëll. II, Tiranë 2009, f. 407)

Shumë intelektual që bënin pjesë kryesisht në Ballin Kombëtar kishin bindje socialdemokrate, si Musine Kokalari, Hysni Lepenica, Skënder Muço, Qiriako Harito, Uan Filipi, Xhevit Mëhilli etj. Ky formacion politik megjithëse nxorrën edhe gazetën “Zëri i Lirisë”, nuk gjeti teren në atë kohë kur sapo kishte filluar përplasja midisë dy forcave kryesore. Autori zbardh detaje nga formimin e këtij formacioni, personazhet që e mbeshtetën si dhe rrethanat në të cilën u formua. 

Zoti Memishaj ka analizuar me dokumente bindjen dhe përpjekjet e vazhdushme të Skënder Muços për luftë pa kompromis kundër pushtusit. Bashkëluftëtari tij prof. Abas Ermenji shkruan për të: “S’ma merr mendja të kthehem prapë i gjallë, por megjithkëtë puna duhet bërë qoftë edhe me rrezik jete”, tha kur u nis në krahinën e Vlorës, prej Tirane. Dhe pastaj nuk e pamë më. 

Shtëpinë ia dogjën fashistët, pasurinë që i mbeti, bagëtinë, ia grabitën komunistët, sakrifikoi për atdheun të vetmen pasuri që i kish mbetur: jetën e tij, nga nazistët gjermanë.

Autori ka analizuar me dokumente në një kapitull të librit bashkëpunimi i Skënder Muços me misionet aleate anglo-amerika si i deleguar i Ballit Kombëtar pranë këyre misioneve. Pas 1 tetorit 1943 kur lufta midis dy forcave kryesore politike asaj të Ballit dhe Partisë Komuniste po kthehej një luftë vëlla vrasëse për pushtet, anglo-amerikanët e shikonin Skënder Muçon, përfaqësues të BallitKombëtar, si intelektualin që mund të merreshin vesh për luftën kundë rgjermanëve dhe bashkrendimin e faktorit politik shqiptarë. Siç duket kjo krijoj xhelozi të komunistëve, brënda Ballit, por edhe faktorëve të tjerë të cilët e spiunuan atë te gjermanët. Autori me shumë detaje, të shoqëruar me shumë dokumenta jep rrethanat e arrestimit nga Gestapua gjermane të Skënder Muços, së bashku me bashkëluftëtarët e tij dr. Yzeir Alimerkon dhe Zako Mezinin në rrugën Vlorë -Orikum. Pushkatimi i tyre gjatë kohës kur i shpinin në Tiranë më 12 gusht 1944 në Bubullim të Lushnjës ishte nje humbje e madhe, jo vetëm se ai ishte vetëm 40 vjeç, por ishte një ndër njerëzit ku nderthurej intelektuali dhe luftëtari trim, njeriu i kompromiseve të nevojshme për atë kohë.

Në libër një vënd të veçantë zënë mendimet e bashkohësve dhe bashkpuntorve të tij, ku autori i ka përmbledhur me shumë durim, duke bërë të mundur jo vetëm zbardhjen e figurës së SkënderMuços, por edhe shumë ngjarje të kohës së luftës. Mendime, gjykime dhe vlersime të personaliteteve të ndryshëm për Skënder Muçon si PjetërArbnori, Abas Ermeni, Musine Kokalari,  Hysen Selfo, Meçan Hoxha, Avdul Kokoshi, prof.ZefPali, Sulo Klosi etj, plotësojnë figurën e këtij personaliteti me kontribute atdhetare.

Por ajo që është e veçant për këtë libër historikë, por që është karakteristike për të gjitha librat e botuara nga z.Enver Memishaj është fakti se një pjesë të konsiderushme e zënë dokumentet arkivore. Ato janë një dëshmi ku autori mbështetet për të ndërtuar gjithë monografin e këtij personazhi me kontribut atdhetar. Dokumentet arkivore flasin më shumë se komentet. Dhe autori këto dokumente i boton në libër duke shteruar gjithë veprimtarin e SkënderMuços.

Por qershia mbi tort e këtij libri janë këngët që populli krijoj për trimin dhe atdhetarin Skënder Muço. Dhe autori u kushton një kapitull të veçant, ku po të lexosh, qoftë dhe vetëm këto, kupton se kush është Skënder Muço. Për të ngritën këng bashkluftëtarët si Abas Ermenji, Adem Hodo, Xhevat Kajllaxhi e shumë të tjerë, e deri teTomorr Lelo pas 1990, pra populli që është gjykatësi më imirë i këndoi me dhimbje dhe mallë këtij trimi që u vra në mënyrë të pabesë: 

Ç’burrë rriti Labëria,

Ushtar i kombit Skënder,

Ç’u vra nga tradhëtia,

Të qanë gjithë Shqipëria, këndonte midisë të tjerash fshati Lepenicë që në vitin 1944. 

Dhe me tej kënga popullore për këtë intelektual trim thotë:

O Tragjas për bijtë që rrite, nëpër male bashk me shqipe,

Nëpër male nëpër shkolla, me shkëlqim si rreze drite.

Ose:

Skënder Muço vlonjati,

SkënderMuço gojë mjalti.

Ose:

Oxhak jeshe që nga shtëpia.

Dhe nga gjaku dhe miqësia…

Rëndësia e kësaj vepra të Z. Enver Memishaj.

Nëpërgjithësi veprat e z. Enver Memishaj – Lepenica duhen vlerësuar sidomos në këtë periudhë, kur historia jonë është e domosdoshme për tu rishkruar, duke u ballafaquar me të vërtetat e dokumentuara, që janë mohuar, apo falsifikuar prej historianëve komunistë, e tillë është vepra që analizuam: “Dr. Skënder Muço, kontributi i tij politik dhe patriotik”,

Vepra i kalon kufijtë e një monografie dokumentare, pasi duke u shoqëruar me 150 faqe dokumente historike që botohen për herë të parë dhe shumë ngjarje historike, ajo duhet lexuar si një vepër e mirëfilltë historike. 

Zoti Memisha ka arritur në përfundimin se Skënder Muçua më tepër se një luftëtar e politikan revolucionar, ka qenë apostull i një ideali të madh njerëzor: liria e popullit shqiptar në Shqipërinë Etnike, i krijuar në fantazinë e tij, si refleks i shpirtit të tij të vërtetë, human. 

Ajo që e bënë të veçant z.Enver, për temën që ka marrë në studim, është referimi i dokumenteve te shumtë, deri në shterimin e tyre, dhe mbi bazën e tyre ballafaqimi dhe analiza e ngjarjeve të historike. Kështu Ai ka hedhur dritë mbi dhjetra e dhjetra personalitete dhe ngjarje që fillojnë që nga shpallja e Pavarsisë, në mënyrë të veçantë për Luftën e Vlorës të vitin 1920, Luftën Antifashiste e deri te denoncimi i krimeve të komunizmit në vite. 

*      *      *

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 355 datë 8.8.1994, ka shpallur dëshmorë të Atdheut: Skënder Daut Muçon, Zako Munin Mezinin dhe Yzeir Ismail Alimerko.

Duke falenderuar autorin për këtë libër, uroj të kemi sa më shumë vepra të tilla, që plotësojnë boshllëkun e historisë së vëndit tonë.

Filed Under: Kronike

Naum Prifti në Ditët e Letërsisë Shqipe në Gjimnazin Petro Nini Luarasi, Ersekë

October 31, 2025 by s p

Julika Prifti/

Në përjetimet e mia personale muaji i letërsisë zë vend të veçantë me shumë kujtime të bisedave letrare me autorë e krijues në Shqipëri. Për babanë tim, ftesat për takime e tetorit në shkolla anë e mbanë vendit ishin të mirëpritura dhe ai shkonte me dëshirë në çdo bashkëbisedim me lexuesit kudo që të ishin ata. Aktiviteti për veprën e Naum Priftit nga gjimnazi Petro Nini Luarasi në Ersekë më solli përjetimet e traditës letrare të tetorit, por, për shkak se mbahej pranë vendlindjes së tij, ishte edhe më prekës për mua.

Në njoftimin e postuar shkruhej se gjimnazi PNL, Qendra Kulturore Fan Noli dhe Bashkia Kolonjë me pjesëmarrjen e mësuesve dhe të ftuar të tjerë kujtuan shkrimtarin Naum Prifti (1932-2023), një ndër figurat më të ndritura të letërsisë dhe kulturës shqiptare, si “prozator, dramaturg, skenarist, mësues dhe redaktor letrar, por mbi të gjitha një njeri që e deshi me shpirt njeriun e zakonshëm, gjuhën shqipe dhe jetën. Në çdo tregim të tij gjen dashuri, ndershmëri, humor dhe reflektim. Ai dinte të fliste me thjeshtësi për gjëra të mëdha.” “Sot, “udhëtuam” përmes fjalëve të tij, përmes personazheve dhe ideve që i dhanë frymë brezave të tërë. Kujtuam së bashku se fjala është forcë, dhe se njeriu që qëndron për të vërtetën, “vdes në këmbë” – por nuk përkulet kurrë,” theksuan organizatorët në aktivitetin e mbajtur në sallën e gjimnazit në kuadrin e muajit të letërsisë.

Fragmente nga filmi artistik “Kush vdes në këmbë” me skenar të shkrimtarit Naum Prifti u përcollën me emocione të veçanta duke qenë se i kushtohet personalitetit të njohur të kombit dhe mendimtarit martir, Petro Nini Luarasit, (1865-1911) emrin e të cilit mban me krenari gjimnazi i Ersekës. “Kujtimet, interpretimet dhe esetë e reflektimet e nxënësve mbi veprën e mesazhet e shkrimtarit kolonjar Naum Prifti përcollën jehonën që fjala artistike e tij gjen edhe te brezi i sotëm,” thanë folësit.

Ju shpreh falënderime të përzemërta organizatorëve nga gjimnazi Petro Nini Luarasi Ersekë dhe znj. Anila Cucllari, znj. Vinjola Rota, drejtoreshë e DRAP Korçë, Qendrës Kulturore Fan Noli, Bashkisë Kolonjë, gjithë të ftuarve e pjesëmarrësve, mësuesve dhe nxënësve të klasave të 10-ta për këtë takim të bukur letrar.

Filed Under: Kronike

“Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”

October 31, 2025 by s p

Mehmet Kraja*/

Duke qenë shumë kohë i lidhur ngushtë më aktivitetet kulturore në Kosovë, kam pasur rastin të njoh nga afër një gjeneratën e parë dhe të dytë të krijuesve muzikorë, kompozitorë, muzikologë dhe etnomuzikologë, në përgjithësi njerëz të muzikës, qoftë përmes paraqitjeve publike, ose përmes aktiviteteve të institucioneve të kulturës, por veçmas përmes medies, ku kam punuar për një kohë të gjatë. Duke qenë komunikimi me muzikën “një rrugë e vështirë drejt njohjes” dhe duke qenë se kultura e përgjithshme nuk ndihmon aq shumë për një komunikim profesional, ne që punonim në medien e shkruar në Kosovë, mbetem duke kërkuar dhe duke nxitur profesionistët e muzikës të shkruanin për këtë fushë të krijimtarisë artistike, të krijimtarisë themelore ose të asaj ripërtritëse, reprodukuese.

Ta zëmë, gazetari Jusuf Gërvalla nuk pranonte të shkruante i vetëm artikuj muzikorë në “Rilindje” për “Akordet e Kosovës” ose për “Skenën Muzikore të Prishtinës”, prandaj u kërkua kompozitori Rafet Rudi që t’i shkruante artikujt bashkë me të. Atëherë dhe shumë vite më vonë, iu jepja hapësirë të konsiderueshme në suplementet e kulturës të “Rilindjes” dhe më vonë të “Kohës ditore” muzikologut dhe etnomuzikologut Engjëll Berisha dhe Rexhep Munishi, pastaj kompozitorit Akil Koci etj. Shkrimet e tyre nuk shtonin tirazhin, këtë e dinim të gjithë, por krijonin prestigj dhe i jepnin dinjitet gazetës.

Duke njohur jetën kulturore në Prishtinë, atëbotë kam takuar Lorenc Antonin në Radio-Prishtinë, kam njohur dhe kam takuar Rexho Mulliqin dhe Mark Kaçinarin në Teatër, këtë të fundit edhe përmes korit “Collegium Cantorum”, më pas Fahri Beqirin përmes “Ramiz Sadikut”, ose disa prej tyre si ligjërues në degën e muzikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës (Vinçenc Gjini, Zeqiria Ballata, Rauf Dhomi etj.) dhe më vonë të Degës së Muzikës në Fakultetin e Arteve.

Në vitet ’90, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, puna institucionale e muzikës u ndërpre dhe bashkë me këtë u ndërpre edhe një ndërrim normal i gjeneratave të kompozitorëve në Kosovë. Disa prej tyre, si Gjon Gjevelekal dhe Ehat Musa do ta vazhdojnë veprimtarinë e tyre në Francë, Bashkim Shehu në Kroaci e Baki Jashari në Slloveni, por me një lidhje jo shumë kohezive me Kosovën, mbase për shkak se gjuha universale e muzikës jep mundësi për tejkalimin e kufizimeve hapësinore.

Së fundi, koha dhe rrethanat e bënë të veten dhe rikthimi i institucioneve të muzikës pas vitit 2000 shënon një epokë të re në muzikën e Kosovës, jo vetëm me një gjeneratë të re artistësh, por më shumë se kaq, me një zhvillim bashkëkohor, i cili çon drejt arritjeve të reja, në radhë të parë drejt integrimit në një tërësi të vetme të muzikës shqiptare. Kosova hyn në shekullin XXI me emra të njohur të muzikës që krijojnë vazhdimësi, si Zeqiria Ballata, Rauf Dhomi, Rafet Rudi, Valton Beqiri, por edhe emra të rinj: Trimor Dhomi, Dafina Zeqiri, Donika Rudi, Liburn Jupolli, Drinor Zymberi, Ardian Halimi, Kreshnik Aliçkaj etj.

Në fund, më lejoni që në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës t’i uroj Akademisë së Shqipërisë për organizmin e kësaj konference, ndërsa juve pjesëmarrës – ligjërime të mbara!

*Fjalë përshëndetëse për konferencën shkencore mbarëkombëtare “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”

Filed Under: Kronike

FRANK SHKRELI, FJALA PËRSHËNDETËSE NË PËRVJETORIN E THEMELIMIT TË DEGËS SË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE VATRA DHE TË HAPJES SË SHKOLLËS SHQIPE, “GJERGJ FISHTA”, NË LONG ISLAND NEW YORK

October 27, 2025 by s p

Nga Frank Shkreli      

I nderuar Dr Paulin Marku:  Ju dhe stafin e shkollës “Gjergj Fishta” në Long Island ju falënderoj, përzemërsisht, për ftesën për të marrë pjesë me ju në këtë festë të përvjetorit të themelimit të Degës, “Vatra” Long Island dhe të shkollës “Gjergj Fishta”.  Më vjen shumë keq, që për arsye objektive, nuk kam mundësi të jem me ju për të festuar këtë përvjetor. 

Njëherazi, unë u jam mirënjohës për mundësinë që, të pakën, megjithse jo i pranishëm, ta shënoj këtë përvjetor me ju nga larg, me një përshëndetje të shkurtër, duke iu bashkuar ju themeluesve të Degës dhe anëtarve të Vatrës Long Island, drejtuesve të Shkollës   Long Island – e sidomos mësuesve në krye me Zonjën Fabjola Marku dhe bashkpuntorëve të saj, por edhe nxënsve që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, por jo vetëm.   Nxënësve, atyre bijave dhe bijëve të diasporës së re shqiptaro-amerikane në atë zonë, të cilët falë angazhimeve patriotike dhe edukative tuaja dhe të stafit tuaj të përkushtuar ndaj misionit të Degës dhe Shkollës “Gjergj Fishta, për të shërbyer si një qëndër me frymë kombëtare në Amerikën e Xhorxh Washingtonit e Thomas Xhefersonit – si një qëndër, “shpirtërore, edukative, patriotike, kulturore e komunitare për bashkimin e shqiptarëve në Long Island”, dhe më gjërë. 

Ashtuqë qysh në moshë të re nxënsit e shkollës “Gjergj Fishta”, të mësojnë gjuhën shqipe dhe të mbeten të ndërgjegjshëm dhe të vetdijshëm ndaj rrënjëve të tyre etnike, megjithse do rriten dhe të jetojnë në një botë të huajpor të lirë në krahasim me botën e prindërive dhe gjyshërve të tyre. Në këtë oqeanin e madh që e quajmë Amerika jonë e dashur –- ku ky brez i ri shqiptaro-amerikanësh, përveç gjuhës dhe kulturës shqiptare po brumosen nga ju, njëkohësisht, edhe me ndjenja kombëtare të orgjinës, por si qytetarë të denjë të këtij vendi me të drejta, liri dhe përgjegjësi të barabarta. Ndoshta nuk është e rastësishme që ky përvjetor i Shkollës që mban emrin e Poetit Kombëtar, po shënohet vetëm disa ditë pas përvjetorit të lindjes së tij (23 Tetor) — në Muajin Tetor – “Muaji i At Gjergj Fishtës”.  Dihet se Gjergj Fishta ishte një mbrojtës i flakët i arsimit shqip dhe veçanërisht, i gjuhës shqipe, si njëri prej mbrrojtësve më të mëdhej të fjalës  shqipe.  Vet Fishta – ashtu si edhe ju në ditët e sotëme në Amerikë –por më shumë se një shekull më parë, ishte njëri prej themeluesve të Shkollës Françeskane në Shkodër ku mësohej shqip, në një kohë kur mësimi i gjuhës amtare ndër shqiptarët ishte një aktivitet i ndaluar nga Perandoria e errët e pushtuesve osmanë. 

Sot në Amerikën e lirë e demokratike, në këtë oqean të madh shtet-planet, mësimi i gjuhës shqipe nuk është i ndaluar, siç ishte i ndaluar në Shqipërinë e kohës së Gjergj Fishtës nga otomanët, pushtuesit shekullorë të trojeve iliro-arbërore. 

Megjithse plot sfida siç e dini edhe ju vet, hapja dhe mbarëvajta e shkollës, siç është kjo e juaja nuk është i lehtë, pasi çdo ndihmë bëhet në baza vullnetare. Por, ama, është një aktivitet i nevojshëm kulturor dhe moral, nëqoftse komuniteti shqiptaro-amerikan – ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë shumë grupe etnike evropiane në këtë vend — dëshiron të ruaj sadopak gjuhën dhe identitetin kombëtar në këtë shekull të ndryshimeve të mëdha integruese në botë. Për mbajtjen gjallë të kësaj flake përkushtimore – jo pa sakrifica — ndaj arsimit dhe mësimit të gjuhës shqipe, nevojitet një kategori njerzisht të veçantë të shqiptarëve të shpërndarë nepër botë.

Siç duket, brenda vetëm një viti aktivitet, nën drejtimin tënd Dr Paulin Marku me bashkpuntorë, ju kini vendosur një bazë të fortë  edukative dhe kulturore në komunitetin ku jetoni e veproni, duke frymëzuar brezin e ri të komunitetit shqiptaro-amerikan në Long island të Nju Jorkut të ëndërrojnë – në dy-gjuhësi — një të ardhme më të mirë për veten, familjen dhe komunitetin ku jetojnë, si shqiptaro-amerikanë të denjë dhe kontribues për një jetë më të mirë në vendin tonë të adaptuar – Amerikën tonë të dashur që na ka pranuar me krahë hapur duke na dhënë mundësitë për një jetë më të mirë për ne dhe familjet tona.

Për këtë punë të mundshme me plot sakrifica, por të kryer mirë, urimet e mia më të përzemërta në këtë prëvjetor, me uratën drejtë realizimit të plotë dhe me sukses të objektivave të misionit tuaj fisnik origjinal, në vitet e ardhëshëm, si për veprimtaritë e Degës së Vatrës Long Island ashtu edhe për shkollën “Gjergj Fishta”, në veçanti, në atë zonë të komunitetit shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut.

Gjithë të mirat dhe kalofshi sa më mirë!

Frank Shkreli

E Dielë, 26 Tetor, 2025

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM
  • NJË PIKTURË SI E PIKASOS…
  • Kapja e medias shqiptare: kur informacioni pushon së qeni publik
  • MIKU YNË I MADH, VIKTOR MAJERI
  • Mes identitetit dhe integrimit: dilema e heshtur e arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali
  • ELLENZÉK (1938) / “NËSE DONI TË SHIHNI SHQIPËRINË E VËRTETË…” — UDHËTIM NË BURGAJET (MAT), VENDLINDJEN E ZOGUT TË PARË, ME RASTIN E DASMËS MBRETËRORE
  • Leadership, Diaspora, and State-Building: A Powerful Conversation with Elmi Berisha
  • Promovohet libri dokumentar “Tragjedia e Çamërisë ”
  • LAZRI I RINGJALLUR ECËN PËRPARA…
  • Visar Zhiti: Një brengë që donte të shkruhej… dhe thirri doktor Pashko R. Camajn
  • PSE VAZHDIMËSIA NË PRESIDENCËN E KOSOVËS KA RËNDËSI TANI
  • Kur Bibla u bë Abetare…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT