• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bilanci i sulmeve te Parisit: 129 të vdekur, 352 të plagosur

November 14, 2015 by dgreca

129 të vdekur, 352 të plagosur, shtatë terroristë të vrarë pas atentateve të përgjakshme në Paris/
PARIS, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Bilanci i atentateve në Paris arriti sot në mbrëmje në 129 të vdekur dhe 352 të plagosur, njoftoi prokurori i Parisit François Molins duke theksuar se terroristët kishin operuar në tre ekipe dhe se disa kishin përmendur Sirinë dhe Irakun.
Bilanci, fatkeqësisht paraprak dhe në zhvillim i atentateve të djeshme, është 129 të vdekur dhe 352 të plagosur, 99 prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë”, deklaroi François Molins në një konferencë shtypi.
“Shtatë terroristë kanë humbur jetën gjatë aktit të tyre kriminal, gjashtë prej të cilëve kanë hedhur veten në erë”, theksoi ai.
Sipas prokurorit, terroristët, që kanë kryer sulmin në sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris kanë përmendur Sirinë dhe Irakun. Ka pasur tre ekipe terroristësh”, nënvizoi ai.
Në total, disa qindra gëzhoja, pjesa më e madhe të kalibrit 7,62 milimetra u gjetën nësecilën skenë të sulmeve”, shtoi Molins.

Filed Under: Kronike Tagged With: 129 të vdekur, 352 të plagosur

Istogu, Memorial Rugovës

November 14, 2015 by dgreca

-Mustafa: Me emrin e Presidentit Rugova lidhen sukseset e arritura në Kosovë/
Nga Behlul Jashari/ ISTOG, 14 Nëntor 2015/ Me emrin e Presidentit Rugova lidhen sukseset e arritura në Kosovë, tha sot kryeministri kosovar Isa Mustafa. Ai deklaroi kështu gjatë vizitës në Istog, ku pas takimit me udhëheqësit komunalë ka vendosur gurthemelin e Memorialit kushtuar Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në qendër të qytetit.
Kryeministri Mustafa e ka cilësuar rast të veçantë vizitën që i është bërë punimeve në Muzeun Memorial kushtuar Presidentit Rugova, që do të financohet nga Buxheti i Kosovës me pjesëmarrjen e Komunës.
“Është fjala për nderimin e një njeriu shumë të madh, Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, njeriut që ka dhënë shumë për shtetin e Kosovës, dhe me emrin e të cilit lidhen shumë suksese që Kosova i ka arritur gjatë kësaj periudhe”, theksoi kryeministri Mustafa.
Presidenti historik, lideri arkitekt i pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, lindi në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut.
Që para më se dy dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për shtet duke theksuar se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”.
Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, më 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lidri i Lidhjen Demokratike të Kosvës, e cila më shumë se parti lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Në 24 maj 1992, pas deklarimit të popullit të Kosovës në referendum për pavarësi një vit më parë, Rugova në zgjedhjet e para nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila ishte shpallur në vitin 1990, por nuk ishte njohur ndërkombëtarisht.
Si gjithmonë, edhe më 4 mars 2002, duke u inaguruar në Parlamentin e Kosovës president i pas zgjedhjeve të para nacioanle të pasluftës, Rugova thoshte: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.
Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.
“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, tha shumë prerë Ibrahim Rugova më 6 tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Istogu, Memorial Rugovës

Presidentja e Kosovës në Washington

November 14, 2015 by dgreca

-Jahjaga në ceremoninë e 25-vjetorit të Samitit Global të Gruas/
Washington, 14 Nentor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të Samitit Global të Gruas që u mbajt në Washington DC. Me këtë rast, ajo tha se barazia gjinore është shumë e rëndësishme për avancimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe në këtë kontekst përmendi rolin që kanë luajtur gratë në Kosovë në periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi. Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta të grave si dhe përfshirjen e plotë të tyre në të gjitha fushat e jetës.
Pas fjalës, Presidentja Jahjaga kishte një bashkëbisedim me gazetaren Eleanor Cliff nga Daily Beast dhe gazetaren Maureen Bunyan të ABC7/WJLA-TV, me të cilat bisedoi për periudhën e rezistencës paqësore të shoqërisë kosovare, për periudhën e luftës si dhe për fazat e tjera të shtetformimit të Republikës së Kosovës. Ajo gjithashtu foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtarë në përballje me sfidat globale siç është terrorizmi dhe radikalizmi.
Presidentja Jahjaga foli edhe për rolin e saj si Presidentja e parë grua në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, për rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe për ndryshimin që ato mund të sjellin në shoqëritë e tyre duke mbështetur njëra-tjetrën./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, Washington

KOSOVA, ZI PER TRAGJEDINE NE PARIS

November 14, 2015 by dgreca

Të dielën ditë zie në Kosovë/
PRISHTINË, 14 Nëntor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës.
Me vendim të Presidentes Jahjaga, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova, ZI PER TRAGJEDINE NE PARIS

Sulmet në Paris, 2 shqiptarë të plagosur

November 14, 2015 by dgreca

Në mes të personave të plagosur nga sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris, mësohet se janë edhe dy shqiptarë nga Kosova.
Sipas burimeve të 01online.info mësohet së të plagosurit nga Kosova janë D.S, 31 vjeçar nga Komuna e Istogut dhe J.G, 27 vjeçar nga Komuna e Klinës.

Filed Under: Kronike Tagged With: 2 shqiptarë të plagosur, Sulmet në Paris

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 326
  • 327
  • 328
  • 329
  • 330
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”
  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT