• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARIZONA-15 VJET GJUHA SHQIPE

July 8, 2017 by dgreca

Në Universitetin Shtetëror  të Arizonës/1 flasin

SHËNOHET 15-VJETORI I KURSIT TË SHQIPES/1 Me kostume populNga Hajro HAJRA/

1 Profesorja

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, në verën e vitit 2002, në mjediset e Universitetit Shtetëror të Arizonës (Arizona State University), si një zonjë hijerëndë, erdhi e u fut gjuha shqipe, kjo gjuhë perëndie, siç e kanë quajtur rilindësit, ose gjuhë kozmike, siç e ka quajtur Petro Zheji, gjuhë e cila përgjatë një muaji e gjysmë të verës dëgjohet, flitet e mësohet nga studentë, kryesisht amerikanë, po edhe nga studentë shqiptarë, falë Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara (Critical Languages Institute) të Qendrës Melikian të Universitetit Shtetëror të Arizonës (ASU Melikian Center) dhe falë zellit e punës së palodhshme të mësueses fjalëmbël Linda Mëniku.1 LindaNë 15-vjetorin e fillimit të kursit të gjuhës shqipe, më 26 qershor 2017, ky institut organizoi një manifestim për të kujtuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme e të veçantë. Themi të veçantë, ngase ky është i vetmi universitet i SHBA-ve, ku, krahas gjuhëve të tjera, si armenishtja, boshnjakishtja-kroatishtja-serbishtja, hebraishtja, indonezishtja, jidishtja (gjuhë e hebrenjve ashkenazë, ose hebrenjve gjermanë), persishtja, polonishtja, rusishtja, tatarishtja, turqishtja dhe uzbekishtja, mësohet edhe shqipja.2 Linda

Manifestimin, në të cilin morën pjesë afro 100 veta (shqiptarë e amerikanë), e hapi zonja Kathleen Evans-Romaine, drejtoreshë e këtij instituti, e cila për 15 vjet me radhë ka bërë çmos që ky kurs të vazhdojë të mbahet deri më sot. Pas fjalës përshëndetëse, ajo ftoi para mikrofonit 6 studentët e sivjetshëm të këtij kursi, që të gjithë amerikanë (Travis Nielson, Taylor Moore, Christopher Kinley, Aleksej Demjanski, Joseph Casavecchia dhe Emily Barnes), që ta prezantonin veten para të pranishëmve. Njëri prej tyre, Taylor Moore, më vonë, gjatë bisedës, na tha se kishte rrënjë shqiptare, ngase i ati i gjyshes së tij ishte arbëresh, ndërkaq studenti Travis Nielson, i cili kishte qëndruar në Kosovë 9 muaj, gjatë gjithë kohës e mbante plisin në kokë, në shenjë nderimi e dashurie për shqiptarët.2 profesori

Pasoi fjala e zotit Stephen Bataldin, profesor, ish-drejtor i Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara, i cili ka meritën se bashkë me zotin Shahin Berisha i ka vënë themelet e Kursit të Gjuhës Shqipe në kuadër të këtij instituti. E drejta, fjala e tij ishte historik i përmbledhur i këtij kursi, që nga themelimi, në vitin 2002, deri më sot. Veç të tjerash, zoti Batalden tha se programi i gjuhës shqipe është i vetmi program (dhe është i vetmi program i këtij lloji për gjuhët më pak të mësuara), që ka nxjerrë më shumë se 25 bursa ndërkombëtare Fulbright dhe NSEP/Boren. Ky është një nder shumë i madh për programin, për pedagogen e tij dhe për Institutin e Gjuhëve të Rrezikuara. Pastaj, programi i shqipes është i vetmi program të cilin e kanë ndjekur 125 studentë në 15 vjet. Ky numër është sa dy të tretat e studentëve të kurseve të të gjitha gjuhëve të tjera.1 Klasa

Më tutje zoti Batalden tha: – Dua t’jua kujtoj se program i gjuhës shqipe në Universitetin Shtetëror të Arizonës nuk ka filluar si program i gjuhës shqipe, por si partneritet edukimi i Departamentit të Shtetit me Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2001, pas luftës në Kosovë dhe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s më 1999, Qendra Melikian e Universitetit Shtetëror të Arizonës kishte aplikuar në konkursin për fonde për ndërtimin e kapaciteteve të Universitetit të Prishtinës dhe një vit më vonë kishte filluar si kurs i shqipes, për të vazhduar deri më sot dhe për këtë meritë të madhe ka Shahin Berisha, profesor në GateWay Cummunity College, të cilin kemi nderin ta kemi sonte këtu.

Pjesë e fjalës së tij ishte doemos edhe Linda Mëniku, për të cilën zoti Batalden tha fjalët më të mira që mund të thuhen për një pedagoge, së cilës para përfundimit të programit do t’ia japë një mirënjohje për kontributin shumë, shumë të madh në mbarëvajtjen e Kursit të Shqipes, në mbajtjen gjallë të këtij kursi për 15 vjet me radhë.

Pas pjesës së parë të manifestimit, përgatitur nga përfaqësuesit e Institutit Melikian, filloi pjesa e dytë e programit, përgatitur nga anëtare të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Arizonës. Fillimisht u intonuan Himni i Flamurit dhe Himni i Kosovës dhe mikrofoni ishte për zonjushën Rina Hajra, aktore filmi e juriste, edhe kjo ish-kursiste e shqipes, e cila ftoi në podium motrat Nora e Arba Hajra, po ashtu ish-kursiste të shqipes. Njëra shqip, tjetra anglisht, ato falënderuan Institutin, i cili ua kishte mundësuar atyre dhe studentëve të tjerë për ta ndjekur kursin, duke u dhënë edhe bursa studimi studentëve që nuk kishin mundur t’i përballonin shpenzimet. Një falënderim i posaçëm ishte për pedagogen Linda Mëniku, një njohëse e shkëlqyeshme e shqipes dhe e anglishtes (pa zënë ngoje këtu gjuhët e tjera që i njeh, por që nuk i hyjnë në punë këtu), e cila ishte shumë më tepër se një pedagoge.

Pastaj mikrofonin e mori 12-vjeçari Dion Bejta, lindur në Amerikë, i cili recitoi poezinë e Naimit “Gjuha jonë”, pasoi një valle, Vallja e Logut, luajtur nga vajza e talentuar korçare, Xhesina Fidani, për të vazhduar me një tjetër pikë recitimi, me disa vargje nga “Bagëti e Bujqësia”, recituar nga Erza Gashi.

Në podium sërish doli zoti Batalden (bashkë me zotin Lee Croft dhe me zotin Shahin Berisha) dhe ftoi Linda Mënikun për t’ia dhënë mirënjohjen, me të cilën ajo shpërblehej për punën e jashtëzakonshme e sakrificën që kishte bërë gjatë një dekade e gjysmë, që nga themelimi i Kursit të Shqipes, deri më sot.

Linda Mëniku, e emocionuar dhe krenare njëherësh, foli për punën e deritashme dhe falënderoi gjithë ata që kishin vënë nga një gur në kështjellën, institucionin që për kaq vjet me radhë po e trajton shqipen si bijë të veten.

Pasuan disa valle, luajtur nga valltaret e Grupit të Valleve “Ora”, Xhesina Fidani, motrat Erza e Mjellma Gashi dhe motrat Vlera dhe Nesa Syla.

Pas valleve që u shpërblyen me duartrokitje të gjata të publikut, në podium doli profesori nga Kosova, Shahin Berisha dhe, plot modesti, foli për rrugëtimin e tij që nga ardhja në SHBA me bursën e Programit Fulbright, e deri më sot. Duhet shtuar se zoti Berisha ka dhënë një kontribut të madh, përveç në themelimin e Kursit të Shqipes, edhe në bashkëpunimin ndërmjet Universitetit Shtetëror të Arizonës dhe Universitetit të Prishtinës.(Te plote lexojeni ne Diellin e Printuar)

Filed Under: Emigracion Tagged With: Gjuha Shipe, Hajro Hajra, Universiteti Arizona

AMBASADORI MUÇAJ NË UNIVERSITETIN SHTETËROR TË ARIZONËS

October 5, 2016 by dgreca

1-ambasadori

Nga Hajro Hajra/Arizona/

2-ambasadori

Organizuar nga Shkolla e Letërsive dhe e Gjuhëve Ndërkombëtare e Universitetit Shtetëror të Arizonës, më 4 tetor 2016 u mbajt një takim me zotin Genci Muçaj, ish-ambasador rezident i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë dhe ish-ambasador jorezident në Azerbeixhan, në Gjeorgji, në Iran, në Pakistan e në Kirghizstan, aktualisht drejtor i Marrëdhënieve Dypalëshe e Shumëpalëshe në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë.

Temat e ligjëratës që ambasadori Muçaj mbajti para profesorëve, studentëve e ish-studentëve shqiptarë e amerikanë të Universitetit Shtetëror të Arizonës si dhe disa qytetarëve shqiptarë e amerikanë ishin: konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme, Turqia dhe Irani si fuqi rajonale dhe roli i tyre në Siri e në Irak, përvoja e ambasadorit gjatë shërbimit diplomatik në Turqi dhe terrorizmi si çështje globale.

Si gjatë ligjëratës, po ashtu edhe gjatë bashkëbisedimit në formë pyetjesh e përgjigjesh me të pranishmit në njërën nga sallat e universitetit, ambasadori Muçaj zgjoi kureshtjen e auditorit me njohuritë e thella që kishte për çëshjet për të cilat u fol aty.

Të pranishëm në këtë ligjëratë ishin edhe ambasadori i nderit Theodore Rooswelt Britton Jr., i cili në vitin 2006 ka qenë konsull i përgjithshëm nderi i SHBA-ve në Shqipëri, zonja Kathleen Evans-Romaine, drejtoreshë e Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara në The Melikian Center të Universitetit Shtetëror të Arizonës, ndihmësdrejtori i Qendrës Melikian, zoti David Brokaw e të tjerë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: ambasadori, Genci Mucaj, Universiteti Arizona

NJE DELEGACION NGA KOSOVA VIZITOI UNIVERSITETIN SHTETEROR TE ARIZONES

November 20, 2015 by dgreca

Nga LULZIM MULLIQI/
Pergjate muajit nentor,nje delegacion nga Republika e Kosovës,ka realizuar nje sere aktivitetesh qe iu kushtuan intensifikimit dhe implementimit te projekteve arsimore me karakter nderkombetare.Ne vazhden e bashkepunimeve nderkombetare,spikaten projektet ne fushen kerkimore dhe shkencore qe do te realizohen ne bashkepunim me disa nga Universitetet me te njohura amerikane.Ne saje te nje bashkepunimi te mire qe ekziston ne mes te Universitetit te Prishtines dhe disa universiteteve te njohura amerikane,keto dite qendroj ne Universitetin Shteteror te Arizones nje delegacion nga Kosova,i kryesuar nga z.Enver Hoxhaj,Kryetar i Komisionit per Pune te Jashtme i Republikes së Kosovës.Me kete rast,z.Hoxhaj ka takuar edhe zyrtare te larte te ketij Universiteti si:Stephan Batalden,Kenny etj,me te cilet eshte biseduar per thellimin e bashkepunimit ne mes te Universiteteve nga Kosova dhe atyre te SHBA-ve.Me rastin e organizimit te nje seminari shkencor kushtuar konsolidimit dhe perfshirjes së reformave te reja ne arsimin e larte,nga Qendra per Studime te Evropes Lindore”Melikian Center” ne ASU(Universiteti Shteteror i Arizones).Me kete rast ,ish ministri i arsimit dhe i Puneve te Jashtme i Republikes së Kosovës,Enver Hoxhaj mbajti nje ligjerate me temen “Sfidat e Arsimit te Larte ne Kosove” e cila u mireprite nga audienca,ku merrnin pjese,studente,profesore universitare,zyrtare te larte arsimor dhe personalitete te shquara arsimore dhe politike amerikane.Ai ne ligjeraten e tij nder te tjerash theksoi së “Reforma e rendesishme ne sektorin e arsimit te larte perben padyshim,nje hap cilesor
te komunikimit ne Kosove,duke e bere reformen arsimore sa me integruese,me efikase,te domosdoshme dhe me profesionale.Proceset e reformave ne institucionet e arsimit te larte ne Kosove do te na inkurajojne te zhvillojme nje sistem me te avancuar dhe me cilesor ne te gjitha nivelet arsimore,eshte shprehur nder te tjerash Kryetari i Komisionit per Pune te Jashtme i Kuvendit te Republikës se Kosovës,Enver Hoxhaj.Me pas ai eshte takuar edhe me nje grup te profesoreve universitare te Universitetit te Prishtines,te cilet aktualisht jane duke vijuar nje semester te trajnimit ne Universitetin Shteteror te Arizones.Vlen te permendet së tash,e disa vite me radhe ekziston nje marreveshje e bashkepunimit nderuniversitar ne mes te Universitetit te Prishtines dhe ASU(Arizona State University),ku ne kuader te ketij bashkepunimi edhe ne te ardhmen perfshihen :Shkembimet akademike te profesorve,njohja reciproke e diplomave,hartimi i programeve te perbashketa ne programet master dhe te doktoratures,si dhe bashkepunimi reciproke i personelit te gjere akademik,operativ dhe administrative ne mes te Universitetit te Prishtines dhe Universitetit Shteteror te Arizones (ASU)

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni nga Kosova, Lulzim Mulliqi, Universiteti Arizona

Artikujt e fundit

  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”
  • DEMOKRACIA E POLITIKA: PËRFUNDIMET E PAPARASHIKUESHME TË LUFTËS
  • DUKE MEDITUAR PËR CAMAJN, KOLIQIN, FISHTËN… 
  • Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren
  • PSE SHQIPTARËT DUHET TA KUNDËRSHTOJNË “BALLKANIN E HAPUR”?
  • KONICA- NJË STEKË AKOMA E PAKAPËRCYER NGA AMBASADORËT SHQIPTARË NË WASHINGTON
  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT