• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kronikë- Përgjaket Mamurrasi

September 23, 2015 by dgreca

Dështon pajtimi, krisin armët, një i vdekur, katër të plagosur/

Prej disa kohësh qyteza e vogël e Mamurrasit nuk ishte përmendur për ngjarja të rënda si kjo e sotmja. Më së shumti ishin e dëgjuar nga përplasjet politike dhe tashmë në ditën e sotme qytetarët e saj janë tronditur nga krismat e armëve në mesditë. Zanafilla vjen nga dy djemtë, kushurinj Mamli nga një fshat fqinj i Mamurrasit, jashtë kufinjëve me pazare të prishura, të cilët kanë dhënë këtë rezultat me një të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur. Lufta ka nisur ndërmjet dy kushurinjëve pas zënkës në një nga baret e qytetit ku ishin nisur me qëllimin për të sqaruar konfliktet e lindura, por kjo ka rezultuar pa sukses. Dorjan Mamli dhe Enrik Mamli janë kushurinj dhe kërkonin të shkatërronin konfliktet e lindura në shtetin fqinj, ndërsa në ndihmë të tyre me qëllimi pajtimi kanë ndërhyrë dhe Idri Tafa si dhe djali i tij Naimi të cilët kishin lidhje miqësie me Dorianin dhe gjithçka ka rezultuar pa rezultat madje me viktima. Naimi, pas dështimit të bisedave të patjimit Enriku dhe Dorjani janë larguar nga lokali me dy autoveturat e tyre duke u takuar sërish pranë lokalit ku dhe ishin ndarë duke shkëmbyer tashmë jo bisedat por armët. Në fillim Enrik Mamli i cili udhëtonte me një foriustradë dhe Doriani së bashke dhe me mikun e tij Naim Tafa, i cili pas shkëmbimit të armëve ka mbetur i vdekur, ndërsa Dorjani i plagosur. Më parë dy automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin dhe më tej ka nisur dhe lufta ndërmjet tyre duke shkalktuar dhe të plagosur të tjerë madje dhe kalimtar të rastit, si dhe babai i viktimës Idriz Tafa, që ndodhen në siptalin ushtarak.

Viktima Naim Tafa ishte i dënuar në shtetin fqinj dhe vetëm pak ditë më parë kishte përfunduar vuatjet e burgut.(AZ)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kronikë-, Mamli, Përgjaket Mamurrasi, Tafa

Kosovë-Qeveria zhvilloi mbledhjen e 50-të

September 23, 2015 by dgreca

-Opozita peticion me afër  63 mijë nënshkrime në 5 ditë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shtator  2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa zhvilloi sot mbledhjen e 50 të rregulltë, që nga zgjedhja në Kuvend në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Në Kuvendin e Kosovës, dje, në një seancë me tensione e tre ndërprerje, opozita me protestë pamundësoi raportimin e kryeministrit për katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të 25 gushtit, në Bruksel.Kryeministria kosovare mbrëmë deklaroi se, “përkundër vullnetit të kryeministrit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës që të raportojnë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve,  deputetët e opozitës, në kundërshtim me mandatin e tyre, Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, me sjelljen e tyre, e bënë të pamundur raportimin.  Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Kuvendi duhet të krijojë kushte për raportim, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve, si dhe vlerëson se askush nuk ka të drejtë të pamundësojë punën e institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës”.Para Kuvendit të Kosovës dje pasdite kishte edhe grumbullime qytetarësh, të ftuar nga opozita  “e shqetësuar nga njoftimet se policia mund t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës”.“Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës”, apelonte LVV.“Në një situatë të tillë kërcënuese, ftojmë qyetarët që të vihen në përkrahje të  deputetëve, duke u mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, theksonte komunikata e AAK-sëOpozita, e cila kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit, ka paralajmëruar edhe protesta në rrugë pas peticionit që sot po nënshkruhet në ditën e gjashtë, ndërsa gjatë pesë ditëve të kaluara, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur afër  63 mijë nënshkrime të qytetarëve. “Opozita në Kuvend ndërsa qytetarët në rrugë përmes nënshkrimeve, po e kundërshtojnë fuqishëm bosnjëzimin e Kosovës”, thekson subjekti më i madh politik i “opozitës së bashkuar” kundër katër marrveshjeve me Serbinë dhe “kundër faljes së territorit në kufirin me Malin e Zi”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Opozita, Peticioni, qeveria

Kosovë-Policia parandaloi sulmin ndaj eskortës së Kryeministrit

September 23, 2015 by dgreca

-Sulmi konsiderohet se mund të kishte qenë me pasoja vdekjeprurëse për personalitetin, për përcjellësit e eskortës dhe për qytetarët për rreth/

-Gjatë intervenimit për ta parandaluar këtë incident është lënduar një zyrtar policor/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Policia e Kosovës në komunikatën zyrtare të sapodërguar bën të ditur se, sot , me datë 23.09.2015, rreth orës 07:58, në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitë e saja policore të Mbrojtjes së Afërt, falë vigjilencës  dhe veprimeve të menjëhershme ka parandaluar një sulm të adresuar drejt eskortës së Kryeministrit, sulm ky i cili konsiderohet se mund të kishte qenë me pasoja vdekjeprurëse për personalitetin, për përcjellësit e eskortës dhe për qytetarët për rreth.Gjatë përcjelljes së eskortës zyrtarët policor të Mbrojtjes së Afërt kanë vërejtur  dy persona  të dyshuar të cilët kanë tentuar ta ndalojnë/sulmojnë eskortën e Kryeministrit e cila ka qenë në lëvizje. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë parandaluar veprimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë ikjes kanë lenë prapa tre qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të përpunuara që shërbejnë për shpuarjen e gomave, ndaljen me dhunë të automjeteve, e të cilat paraqesin rrezik të lartë për vet eskortën, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, përfshirë edhe këmbësoret, si dhe është gjetur edhe një telefon celular. Gjatë intervenimit për ta parandaluar këtë incident është lënduar një zyrtar policor, ndërsa sa i përket eskortës se Kryeministrit nuk ka pasur asnjë incident dhe e njëjta ka vazhduar lëvizjen pa problem. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në veprime dhe aktivitete të tilla kriminale si dhe të mos përdorin mjete të rrezikshme të kundërligjshme, sepse përdorimi i mjeteve të tilla është e ndaluar me ligj, në të kundërtën Policia e Kosovës do të merr masa ligjore, ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.Policia e Kosovës thekson mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja në harmoni të plotë me procedurat ligjore me qellim të garantimit të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, lëvizjes së lirë si dhe parandalimit të të gjitha veprimeve të kundërligjshme. Mjetet e metalta dhe telefoni celular janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga njësitet relevante policore.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Policia parandaloi sulmin ndaj eskortës, SË KRYEMINISTRIT

Studentja shqiptare krijon në Itali parfumin “Shqipëria ime”

September 23, 2015 by dgreca

Jola Hasimi është studentja shqiptare në Firence, e cila ka krijuar parfumin “Shqipëria ime”, i pari që hidhet në tregun ndërkombëtar. Ky parfum kushton 80 euro dhe është për të dyja gjinitë, si për meshkujt edhe për femrat. Në qytetin italian, 23-vjeçarja ka ngritur shtëpinë e saj të modës “JH” dhe ka punuar për projektin “Shqipëria ime”. Ajo thotë se familja e saj ka patur një dyqan ku tregtoheshin markat më të mira të parfumeve, çka ka qenë edhe një pikënisje për të. Jola tregon se punën për këtë parfum ia ka besuar një prej përfaqësuesve më në zë të kësaj fushe, që ka punuar edhe për aromat Guçi apo Beirut, ndërsa deri tani aroma e re e Shqipërisë është pritur më së miri nga blerësit.“Siç dallohet shishja është tërësisht e personalizuar që nga tapa dru arre e lyer me dorë, shishja kuq e zi. Po ashtu dhe certifikata e lëshuar nga shteti italian që vërteton Made in Italy, kutia bijou dhe qeska e realizuar përsëri me dorë”. Jola thotë se, parfumi ka aromën e vendlindjes së saj, Shqipërisë, ashtu si janë kombinuar dhe ngjyrat.

Filed Under: Kronike Tagged With: krijon në Itali, parfumin, SHQIPËRIA IME!, Studentja shqiptare

SHALA TAKOI NE KOMBET E BASHKUARA DREJTORESHEN E UNESCO-s

September 23, 2015 by dgreca

OKB: Elvana Shala , Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën në IHRC,  takon  drejtoreshen gjenerale të UNESCO-s znj. Irina Bokova/UN – NEW YORK : ( 2 3  shtator 2015 )  Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, e cila është ftuar nga drejtori i përgjithshëm i Institutit për Diplomaci Kulturore (ICD) me seli në Berlin, z. Mark Donfried, të marrë pjesë në Samitin vjetor për të rinjtë në OKB, i cili zhvillon punimet paralel me sesionin e 70-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, thotë në një dekleratë të saj , se është takuar dje edhe  me drejtoreshen gjenerale të UNESCO-se znj. Irina Bokova .Në qendër të bisedës së këtij takimi – sipas satusit të saj në rrjetin social facebook – thuhet të ketë qenë biseda rreth zhvillimit të diplomacisë kulturore në Kosovë si dhe rëndësinë e antarësimit të Kosovës në UNESCO.Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, znj. Elvana Shala , e cila po qëndron gjatë këtyre ditëve në New York, në kuadër të Samitit Vjetor për të Rinjtë në Kombet e Bashkuara, u takua dje me  drejtoreshen gjenerale të UNESCO-se znj. Irina Bokova , thotë deklerata .Duke shtuar se m e ke të rast ajo ka biseduar rreth zhvillimit të diplomacisë kulturore në Kosovë si dhe rëndësinë e antarësimit të Kosovës në UNESCO.“Gjate bisedimeve Ambasadorja Shala – theksoi se pranimi i Kosovës në UNESCO është shumë i rëndësishëm dhe përveç tjerash vendit tonë do ti sillte me shumë perspektiva rinore, mundësi shkëmbimi ndërkulturor dhe mundësi bashkëpunimi mes të rinjëve të Kosovës dhe të rinjëve të vendeve të ndryshme botërore në fushën e kulturës edukimit dhe shkencës”.Nderkaq thuhet se  znj. Bokova ka vlerësuar lartë pjesemarrjen e Kosovës në këtë samit dhe ka shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë e Kosovës./Beqir SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: e UNESCO-s, NE KOMBET E BASHKUARA DREJTORESHEN, SHALA TAKOI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 348
  • 349
  • 350
  • 351
  • 352
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT