“Paqja është gjithmonë e mundur”, do të jetë mesazhi i konferencës ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha feve të botës. Komuniteti i Sant’Egidios bën të ditur se këtë herë konferenca do të mbahet në Tiranë nga datat 6 deri në 8 shtator.
Konferenca do të nisë me një mesazh të rëndësishme nga Papa Françesku. Për tri ditë dhjetëra panele diskutimi do të mbahen me liderët më të rëndësishëm fetar në Europë dhe Mesdhe, Azi dhe Afrikë, me figurat më të mëdha kulturore dhe përfaqësues të institucioneve. Këta të fundit do të marrin një apel të fortë për arritjen e menjëhershme të armëpushimit humanitar dhe punën urgjente dhe komplekse të ndërtimit të paqes. Të gjitha organizatat ndërkombëtare do të konsultohen, veçanërisht në Europë, që e gjen veten në udhëkryq. Komuniteti i Sant’ Egidios njofton se ngjarja do të jetë si Lutja ndërkombëtare për Paqe, që për herë të parë u mbajt nga Papa Gjon Pali II në San Francisco, më 1986. “Çdo ditë një numër i madh njerëzish do të vijnë nga Europa si pelegrinë në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në këto mbledhje”, njofton komuniteti.
Por pse është zgjedhur Shqipëria?
“Sepse ndërtimi i paqes duhet të nis nga periferia. Vitin e kaluar Papa Françesku nisi vizitën e tij në Europë pikërisht këtu. Ky vend i vogël, që ka pjesën më të madhe të popullsisë muslimane, është bërë sot një model i bashkëekzistencës mes feve dhe kulturave, një laborator interesant ku do të diskutohen për tri ditë temat për paqen, çështje si zhvillime të qëndrueshme, emergjencat mjedisore dhe pabarazia sociale”, thuhet në njoftimin e komunitetit të Sant’ Egidios.
Ambasada e SHBA-ve përgëzon Qeverinë e Kosovës
– Deklaratë nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë për katër marrëveshjet në Bruksel/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Gusht Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Republikës së Kosovës për arritjen e katër marrëveshjeve në Bruksel. “Këto marrëveshje, të cilat e respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të përmirësojnë jetët e gjithë njerëzve në Kosovë dhe janë fitore e të gjitha palëve”, thekson deklarata nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, e sapodërguar.
“Diskutimet që u lehtësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së rezultuan me marrëveshjet për energjinë, telekomunikimet, themelimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë Serbe, si dhe për lirinë e lëvizjes dhe urën e Mitrovicës. Këto hapa do të forcojnë stabilitetin rajonal, do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Kosovës, dhe do t’i ndihmojnë Kosovës që të vazhdojë rrugëtimin e saj të përafrimit në integrimet me institucionet Euro-Atlantike”, vijon deklarata.
“SHBA-të fuqimisht përkrahin procesin e dialogut dhe e kuptojnë se ky kërkon marrjen e vendimeve të vështira nga të gjitha palët, dhe e çmon kurajon që është e nevojshme për të shikuar drejt së ardhmes”, përfundon deklarata nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.
Statement by the U.S. Embassy Pristina
U.S. Embassy Pristina congratulates the Government of the Republic of Kosovo for concluding four agreements in Brussels. The agreements, which respect Kosovo’s sovereignty and territorial integrity, will improve the lives of all people in Kosovo and are a victory for all sides.
The discussions, facilitated by the EU High Representative, resulted in agreements on energy, telecommunications, the establishment of an Association of Serb-majority Municipalities, as well as on freedom of movement and the Mitrovica/e bridge. These steps will strengthen regional stability, contribute to normalization of relations with Kosovo’s neighbors, and help Kosovo continue along its path to closer integration in Euro-Atlantic institutions.
The United States strongly supports the dialogue process, understands that it requires difficult decisions from all sides, and recognizes the courage required to look toward the future.
Zbulohet linja e drogës Shqiperi- Itali,prangosen 11 persona
Basha: U faktua lidhja e pushtetit me krimin, kryetrafikant oficeri i Vlorës/
Një linjë e mirëfilltë transporti droge është zbuluar në Itali. Avionë të vegjël ngarkoheshin me drogë në Vlorë dhe e transportonin më pas matanë Adriatikut kryesisht në Brindisi dhe Rimini.
Në pranga kanë përfunduar 11 persona 4 prej të cilëve janë prangosur në Vlorë dhe 7 në Itali.
Gjatë operacionit të koduar “Free flight”, janë arrestuar shtatë persona në Itali dhe katër të tjerë në Shqipëri. Ky grup trafikonte drogë nga Vlora për në dy qytete italiane, Brindisi dhe Rimini.
Gjatë operacionit, policia italiane sekuestroi 350 kg marijuanë, e cila ishte transportuar me një avion të vogël të verdhë. Si policia shqiptare ashtu edhe ajo italiane pritet të mbajnë konferencë për shtyp ku do të publikojnë të dhënat mbi këtë operacion të përbashkët.
Avioni i mbushur me marijuanë u sekuestruar nga policia italiane. Avioni i verdhë i nisur nga Shqipëria është ulur në një pistë të vogël në Costa Merlata në Ostuni.
Ndërsa dyshohet se avioni është nisur Vlora duke përdorur një rrugë të vjetër në fshatin Xhelilaj. Policia italiane ka bërë të ditur se dyshohet se grupi ka bërë transport të drogës nga Shqipëria në Itali edhe me mjete të tjera.
Avioni i vogël i ngarkuar me marijuanë është pilotuar nga një 26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shqiptari e ka ulur avionin në Costa Merlata dhe policia e ka mbajtur fillimisht nën kontroll duke mos ndërhyrë.
Një napolitan 32-vjeçar me furgon priste të merrte ngarkesën e marijuanës. Avioni besohet se ka udhëtuar nga Shqipëria për në Itali me 2-3 çanta që mbanin 128 kg marijuanë, raporton Shqiptarja.com.
Nga hetimet paraprake mendohet se avioni është larguar pak ditë më parë nga Romagna, ka shkuar në Shqipëri ku është ngarkuar me marijuanë dhe më pas është kthyer në Costa Merlata.
Personat e arrestuar ne vendin tone jane:
– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,
si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.
Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:
– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.
Basha: U faktua lidhja e pushtetit me krimin, kryetrafikant oficeri i Vlorës
Trafiku i drogës i lidhur me pushtetin. Qeveria në paqe me krimin, në luftë me qytetarët”– Kështu ka deklaruar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me operacionin e policisë italiane që solli shkatërrimin e bandës që trafikonte drogë me avion nga Vlora në brigjet e shtetit fqinj.
Basha rikujtoj denoncimet e PD, por edhe të qytetarëve, për trafikun e drogës me avionë.
“Së bashku me qytetarët denoncuam këtë skemë mafioze. Përgjigjja e Ramës dhe Metës ishte tallja me shqiptarët duke i quajtuar avionët mushkonja. Ra avioni me drogë në Divjakë, por jo qeveria.”– tha Basha.
Më tej ai shtoi se me operacionin e sotëm provohet lidhja e pushtetit me krimin.
“Me avionin sot u zbulua edhe një rast tjetër i krimit të veshur me pushtet. Në krye të trafikut qëndronte shefi i personelit të policisë Vlorë, i larguar në vitin 2007 si i dyshuar me lidhjet e trafikut. Pas tij qëndrojnë pushtetarë të tjerë.”
Basha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj kësaj qeverie, që sipas tij është në luftë me shumicën e shoqërisë shqiptare e në paqe me krimin.
“Çfarë po bën qeveria. Është në lifte me besimtarë, qytetarët, në luuftë me azilkërkuesit, në luftë me shumicën e shoqërisë. Kanë paqe e bashkëpunim me kriminelët e janë përfitues nga të korruptuarit. Burrat e gratë nuk mund të mbajnë një qeveri që u ka shpallur luftë qytetarëve. Ne kemi një plan për shpëtimin e vendit, bashkë do t’ia dalim.”– deklaroi kreu i PD, Basha.
Kosova në samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Gusht 2015/ Kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri i parë e ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe delegacioni i Kosovës do të marrin pjesë në samitin treditor për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, i cili nis sot. Pritet që kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Thaçi të nënshkruajnë disa marrëveshje të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Sipas njoftimit të sapodërguar nga MPJ kosovare, zëvendëskryeministri Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Në ditën e dytë të Samitit, zëvendëskryeministri Thaçi do të jetë pjesë e panelit të shefave të diplomacive të shteteve të rajonit mbi “Dialogun mes feve dhe luftën kundër ekstremizmit”, të drejtuar nga ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz.
Në këtë samit do të marrin pjesë edhe krerët e vendeve organizatore të samiteve të vitit të shkuar dhe të sivjetmë, Gjermanisë dhe Austrisë, me në krye presidentin Heinz Fischer. Pastaj edhe krerët e vendeve që do t’i organizojnë samitet e radhës në vitet që vijnë, Francës dhe Italisë, por edhe ata të shteteve që e përkrahin “Procesin e Berlinit”, Sllovenisë e Kroacisë, bashkë edhe me shumë anëtarë të Komisionit Evropian dhe presidentë të institucioneve ndërkombëtare financiare.
Samiti i sivjetmë në Vjenë për shtetet e Ballkanit Perëndimor është i ndarë në tre nivele: për kryeministra, për ministra të jashtëm dhe për ministra të ekonomisë, kurse tema kryesore të tij do të jenë “infrastruktura dhe ndërlidhja”, “bashkëpunimi rajonal”, “rinia” dhe “sfida e refugjatëve”.
Do të kentë edhe drekë pune me nikoqirët e samitit, presidentin Fischer dhe me ministrin Kurz.
SHBA-të, avionë ushtarakë në Europë për sigurinë e aleatëve
Shumë shpejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në Europë avionët ushtarakë F-22. Sekretarja e Forcave Ajrore, Deborah James ka konfirmuar lajmin, duke thënë se kjo lëvizje bëhet si pjesë e planit “Inciativa për Siguri Europiane”. James nuk ka dhënë detaje se kur do të vijnë këta avionë ushtarakë në Europë, ose sa të tillë do të jenë, apo vendet ku do të qëndrojnë ata. Sjellja e avionëve ushtarakë në Europë, shihet si qetësim për disa vende anëtare të NATO-s, të cilat janë të shqetësuara nga veprimet e Ushtrisë Ruse e cila po sfidon hapur Aleancën me stërvitjet dhe paradat që janë zhvilluar së fundmi.
- « Previous Page
- 1
- …
- 359
- 360
- 361
- 362
- 363
- …
- 596
- Next Page »