Albert Verria nderroi Jete/
Tiranë, 17 Gusht/ATSH/.- Albert Verria, aktori që ka zënë vend nderi në artin shqiptar duke sjellë për publikun dhjetëra role që kanë mbetur në kujtesë, ka ndërruar jetë sot, ne moshen 79 vjeçare , pas një sëmundje të rëndë.
“Mua me merr te keqen ti!” thote xha Sulua. Albert Verria mbetet, se figurave si ai vdekja u merr te keqen! Homazh!, shkruan në faqen e saj në Twitter Ministrja e Kulturës. Mirela Kumbaro.
“Gjatë gjithë periudhës që jam angazhuar në teatër dhe kinematografi nuk kam menduar asnjëherë për karrierën time, kam menduar vetëm që personazhin që marr ta skalis në mënyrë të perfeksionuar, që në një të ardhme të mbetet në kujtesën e spektatorit”, ishte shprehur para pak kohësh aktori i mirënjohur i filmit “Kapedani”, film i cili bëri histori në kinematografinë shqiptare sidomos për nga interpretimi brilant i këtij aktori me përmasa të jashtëzakonshme.
Regjisori i njohur Saimir Kumbaro shkrunate sonte ne faqen e tij ne Facebook, “u largua edhe Berti. Ekrani do mbetet bosh. Iku nje aktor i mrekullueshem dhe nje burre e familjar i mire. Bert Verria do mbetet i pa harruar”.
Albert Verria lindi në Fier më 3 shtator 1936, ku mbaroi shkollën e mesme bujqësore dhe punoi si zooteknik në vitet 1956 – 1959. Përfundoi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë ju dha titulli “Artist i Popullit”.
Disa nga veprat ku ka interpretuar Albert Verria
Historiani dhe kameleonët(1988), Historiani
Trapi i Vjetër(2005), komedi
Misioni përtej detit– (1988)
Në emër të lirisë– (1987)
Rrethimi i vogël– (1986), shoku Kopi
Melodi e pandërprerë– (1985) bariu
Ditë të qytetit tim– (1982) (TV)
Agimet e stinës së madhe(1981), Soll Lili
Dëshmorët e monumenteve(1980), Tasi
Përtej mureve të gurta– (1979), babai i Asimes
Koncert në vitin 1936– (1978), Nuri Beu
Nga mesi i errësirës– (1978) , Ibishi
I treti– (1978), Saliu
Thirrja– (1976), Lec Kabashi
Në fillim të verës– (1975) , Kaporal Pelegrini
Shtigje të luftës– (1974), Jani Ferra
Shpërthimi– (1974) xha Kasemi
Brazdat– (1973), babai Ademit
Operacioni zjarri– (1973), Hiluku
Kapedani– (1972), xha Sulo
Kur zbardhi një ditë– (1971), Bakalli
I teti në bronz– (1970), Alo
Përse bie kjo daulle– (1969), i dehuri
Kosovë-Serbi, zgjatet kolona kufitare në Merdare
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 16 Gusht 2015/ Në kufirin mes Kosovës e Serbisë edhe sot paradite janë krijuar kolona më të gjata pritjesh në dalje të vendkalimeve.
Në Merdare, te Podujeva, në hyrje drejt Kosovës nuk ka pritje, por vetëm kohëzgjatja të procedurave normale, ndërsa më dalje drejt Serbisë kolona është rreth një kilometër dhe pritjet zgjasin 3 deri 4 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Në vendkalimet Dheu i Bardhë e Muqibabë te Gjilani ka kryesisht vetëm procedura normale dhe pritje deri 20 minuta, ndërsa në Mutivodë drejtimi i fshatit Keçekollë, rajoni i Prishtinës, në hyrje drejt Kosovës nuk ka pritje të gjata, ndërsa në dalje drejt Serbisë pritjet janë deri gjysëm ore.
Nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, sipas njoftimit dërguar pak më parë, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë nga fluksi i madh i automjeteve dhe procedurat që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar.
Policia e Kosovës thekson se për të shmangur kolonat mund të shfrytëzohen pikëkalime tjera kufitare, ku nuk ka apo ka më pak pritje.
Në 12 gusht qeveria kosovare njoftonte se nga mesnata kishte hyrë në fuqi zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Njohjen e Reciproke të Sigurimeve të Automjeteve, të nënshkruar në Bruksel në 23 qershor 2015 në prani të kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dhe Përfaqësueses së lartë të BE-së.
“Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së qytetarëve të të dyja vendeve me mjetet motorike të regjistruara në njërën nga shtetet, Kosovë ose Serbi, e që posedojnë sigurim valid për territorin e palës tjetër”, theksonte njoftimi.
Kosovo- Albania railway, project of the future
PRISHTINA, Aug 16– By Behlul Jashari/ The railway to link Kosovo with Albania is project of the future following the highway which has seen the highest number of travelers on record heading to the Albanian coast.
“The project for railway connection with Albania is to be devised,” the new PM of Kosovo, Isa Mustafa, is quoted as saying during the presentation of his govt. programme in a parliament session in December 2014.
“A very big investment is to be made,” Kosovo PM told a news conference this Thursday adding that Kosovo and Albania in 2016 will inaugurate the energetic highway whereas the railway linking them is described as project of the future.
Minister of Transport and Infrastructure of the Republic of Albania when asked by ATA reporter during his visit to Prishtina on Jan 26, 2015, said: “The railway Albania –Kosovo will be built up to European standards.”
Kosovo Minister of Infrastructure Zharku told the media that for construction of the railway, part of Albania 108 km, and part of Kosovo 17, the relevant authorities will apply for funding in the framework of Investment Framework for the Western Balkans.
Ish-studentët e trajtuar me bursa nga Departamentit Amerikan të Shtetit, mblidhen në Tiranë
Transformimi i konflikteve dhe lidershipi transformues me qëllim ndikimin në ndryshimet sociale, si pushteti, konfliktet apo organizimi i komunitetit, janë në fokus të trajnimit me të rinj nga rajoni, ish-studentë të bursave të Departamentit Amerikan të Shtetit. Aktiviteti u përshëndet nga shefi i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ryan Robert, i cili vuri në pah rolin e rëndësishëm të programeve të shkëmbimit të mbështetura nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe përkushtimin për t’u dhënë mundësinë të rinjve të marrin pjesë në programe, që shërbejnë si ura bashkëpunimi mes vendeve të ndryshme.
Të rinjtë pjesëmarrës u përshëndetën dhe nga Zv.ministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, e cila shprehu mbështetjen e qeverisë për nisma të tilla dhe vullnetin për të punuar në fushën e bashkëpunimit rinor me vendet e tjera të rajonit, me synim ndërtimin e dialogut, njohjes dhe bashkëpunimit të të rinjve në sektorë prioritarë të ekonomive të vendeve tona.
Sh.K.
‘The Times’: Britani, bllokohen 7 grupe kriminale shqiptare
‘The Times’ e Londrës shkruan se nga 19 rrjetet kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore dhe që janë shkatërruar nga policia, vetëm në zonën e Calais, në pikën hyrëse mes Francës e Britanisë, 7 prej tyre janë shqiptare. Sipas shtypit britanik, aktiviteti i tyre kriminal ka gjeneruar vetëm brenda një viti një fitim prej 2 milionë eurosh. Kjo shifër konfirmon një rritje të grupeve kriminale që merren me organizimin e udhëtimit të emigrantëve drejt Britanisë në krahasim me vitin 2014, kur në total policia arriti të shkatërronte vetëm 6 rrjete kriminale.
Arrestimet e kësaj jave të njërit prej grupeve kriminale shqiptare ishin pjesë e një hetimi të fshehtë të nisur nga policia kufitare në muajin maj. Nga 1 shkurti deri në 10 gusht të këtij viti, grupimi shqiptar kishte organizuar 44 udhëtime me 250 emigrantë shqiptarë që kërkonin të hynin në Britani. Vetëm në 24 nga këto udhëtime, dërguan në ishull 150 prej tyre.
Këto grupime thuhet se janë të armatosura dhe posedojnë shuma të mëdha parash të thata dhe bashkëpunojnë me shoferët e huaj të mauneve që transportojnë mallra drejt Britanisë së Madhe.
Shumë prej tyre organizojnë udhëtime duke rekrutuar shtetas francezë në gjendje të keqe ekonomike nga periferitë e Parisit, duke u paguar për udhëtimet e duke marrë makina me qira për të shmangur dyshimet e policisë.
Dyndjet e shqiptarëve drejt Britanisë kanë pësuar rritje gjatë vitit të fundit, ku shumica janë të rinj e minorenë që kërkojnë azil për gjakmarrje, prostitucion, orientim seksual apo për t’iu shmangur radikalizimit fetar, ndërkohë që shumica e të rriturve rrinë në të zezë dhe një pjesë angazhohen në aktivitete të tjera kriminale.
- « Previous Page
- 1
- …
- 367
- 368
- 369
- 370
- 371
- …
- 599
- Next Page »