Albert Verria nderroi Jete/
Tiranë, 17 Gusht/ATSH/.- Albert Verria, aktori që ka zënë vend nderi në artin shqiptar duke sjellë për publikun dhjetëra role që kanë mbetur në kujtesë, ka ndërruar jetë sot, ne moshen 79 vjeçare , pas një sëmundje të rëndë.
“Mua me merr te keqen ti!” thote xha Sulua. Albert Verria mbetet, se figurave si ai vdekja u merr te keqen! Homazh!, shkruan në faqen e saj në Twitter Ministrja e Kulturës. Mirela Kumbaro.
“Gjatë gjithë periudhës që jam angazhuar në teatër dhe kinematografi nuk kam menduar asnjëherë për karrierën time, kam menduar vetëm që personazhin që marr ta skalis në mënyrë të perfeksionuar, që në një të ardhme të mbetet në kujtesën e spektatorit”, ishte shprehur para pak kohësh aktori i mirënjohur i filmit “Kapedani”, film i cili bëri histori në kinematografinë shqiptare sidomos për nga interpretimi brilant i këtij aktori me përmasa të jashtëzakonshme.
Regjisori i njohur Saimir Kumbaro shkrunate sonte ne faqen e tij ne Facebook, “u largua edhe Berti. Ekrani do mbetet bosh. Iku nje aktor i mrekullueshem dhe nje burre e familjar i mire. Bert Verria do mbetet i pa harruar”.
Albert Verria lindi në Fier më 3 shtator 1936, ku mbaroi shkollën e mesme bujqësore dhe punoi si zooteknik në vitet 1956 – 1959. Përfundoi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë ju dha titulli “Artist i Popullit”.
Disa nga veprat ku ka interpretuar Albert Verria
Historiani dhe kameleonët(1988), Historiani
Trapi i Vjetër(2005), komedi
Misioni përtej detit– (1988)
Në emër të lirisë– (1987)
Rrethimi i vogël– (1986), shoku Kopi
Melodi e pandërprerë– (1985) bariu
Ditë të qytetit tim– (1982) (TV)
Agimet e stinës së madhe(1981), Soll Lili
Dëshmorët e monumenteve(1980), Tasi
Përtej mureve të gurta– (1979), babai i Asimes
Koncert në vitin 1936– (1978), Nuri Beu
Nga mesi i errësirës– (1978) , Ibishi
I treti– (1978), Saliu
Thirrja– (1976), Lec Kabashi
Në fillim të verës– (1975) , Kaporal Pelegrini
Shtigje të luftës– (1974), Jani Ferra
Shpërthimi– (1974) xha Kasemi
Brazdat– (1973), babai Ademit
Operacioni zjarri– (1973), Hiluku
Kapedani– (1972), xha Sulo
Kur zbardhi një ditë– (1971), Bakalli
I teti në bronz– (1970), Alo
Përse bie kjo daulle– (1969), i dehuri
Sadik Elshani says
Prehu i qete, o Kapedan i skenes dhe ekranit!