• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MPJ e Kosovës: Fillon lëshimi i certifikatave të gjendjes civile në Minhen dhe në Zvicër

August 7, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 7 Gusht 2015/ Sot, për herë të parë në dy misionet më të mëdha diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër ka filluar lëshimi i certifikatave të gjendjes civile. Me rastin e fillimit të lëshimit të certifikatave të gjendjes civile në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Minhen, u organizua një ceremoni rasti ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Kreshnik Gashi.
Ai, duke e vlerësuar ofrimin e këtij shërbimi si një ndër objektivat e realizuara tashmë të MPJ-së, theksoi se, “me lëshimin e certifikatave të gjendjes civile në misione plotësohet më tutje gama e shërbimeve që ofrohen nga misionet e Republikës së Kosovës”, ndërsa bëri të ditur se, “së shpejti, certifikatat e gjendjes civile do të lëshohen edhe në të gjitha misionet tjera të Republikës së Kosovës”.
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Minhen, Naser Idrizi, theksoi se është shumë i kënaqur që përurimi i këtij shërbimi po ndodhë në Konsullatën e Përgjithshme në Minhen, e cila është hapur këtë vit dhe mbulon Republikën e Bavarisë dhe të Turingenit./ B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjermani, leshon certifikatat, MPJ e Kosoves

KOSOVE-KFOR-i dhjetë herë më i vogël se në 1999

August 7, 2015 by dgreca

Figliuolo: KFOR-i dhjetë herë më i vogël se në 1999, siguria në Kosovë është edhe më shumë se dhjetë herë më e mirë/
Sot në Kampin “Film City”, Shtabi i Përgjithshëm i KFOR/NATO, u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo dhe Gjeneral Majorit të sapo ardhur Guglielmo Luigi Miglietta.
Në ceremoni morrën pjesë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admirali Mark Ferguson III, Shefi i Mbrojtjes së Italisë, Gjeneral Claudio Graziano dhe autoritete ushtarake, civile dhe fetare.
Admirali Ferguson III, falënderoi Gjeneralin Figliuolo për arritjen e rezultateve të rëndësishme dhe punën e jashtëzakonshme që ushtarët e KFOR XIX kanë treguar gjatë mandatit të tij, gjersa kanë ndjekur moton e KFOR XIX “Shembull, përpjekje, besim”. Më pas ai në mirëseardhje Gjeneralit Miglietta u shpreh se “jemi të bekuar me edhe një tjetër komandant nga Italia”.
Gjithashtu Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli përgëzoi pjesëtarët e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe përmirësimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
Në fjalimin e tij Gjeneral Majori Figliuolo, nxjerri në pah që “sot KFOR-i është dhjetë herë më i vogël sesa që ishte në vitin 1999, gjersa siguria në Kosovë është edhe më shumë se dhjetë herë më e mirë”. Më tej ai përfundoi “situata e sigurisë është përmirësuar shumë gjatë vitit të kaluar për shkak të qëndrimit parandalues dhe veprimeve të marra nga trupat e mia të KFOR-it dhe dialogut të vendosur dhe bashkëpunimit që kemi krijuar në mes të akterëve”.
Komunikata dërguar nga KFOR thekson se, Forca e Kosovës, siç është përcaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, do të vazhdojë që në mënyrë të paanshme të përparojë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të ruajë lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën, duke siguruar stabilitet dhe ofruar siguri në Kosovë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: dhjetë herë më i vogël, Figliuolo: KFOR-i, se në 1999

Tetova në zi për viktimat

August 6, 2015 by dgreca

Në Tetovë, e mërkura dhe e enjtja janë shpallur ditë zie. Vendimin e mori Këshilli i Komunës së Tetovës pas motit të keq që përfshiu Tetovën gjatë së hënës, për shkak të të cilit humbën jetën 4 persona dhe një vajzë konsiderohet e zhdukur.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet lanë pas vetes edhe dëme të mëdha materiale, në Tetovë e fshatrat përreth kësaj komune. Sipas të dhënave fillestare, në Tetovë dhe rrethinat e saj janë dëmtuar 200 objekte.
Dëmet e shkaktuara do t’i vlerësojë një komision i posaçëm qeveritar. Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, familjeve të dëmtuara nga reshjet dhe përmbytjet do u jepet një ndihmë fillestare prej 30 mijë denarësh, apo rreth 500 dollarë.

Filed Under: Kronike Tagged With: për viktimat, Tetova në zi

Ambasada e Gjermanisë: Azilkërkuesit nuk do të paguhen

August 6, 2015 by dgreca

Ambasada e Gjermanisë ka reaguar në lidhje me lajmin se azilkërkuesve që do të largoheshin vullnetarisht nga Gjermania, do u paguante para’ për kthimin në vendet respektive.
Ambasada sqaron: “Ky informacion është i gabuar. Informacioni i vërtetë është se në fillim të korrikut 2015, për azilkërkuesit nga Ballkani, u bë oferta e mëposhtme unike dhe e limituar në kohë: Personat, të cilët kanë tërhequr aplikimin e tyre për azil deri më 24 korrik 2015 dhe do të dalin nga Gjermania deri më 14 gusht 2015, mund të marrin një mbështetje financiare nga Qarku Federal Lörrach. Kjo ofertë nuk është më e vlefshme që prej datës 24 korrik 2015. Në të ardhmen nuk do të ketë shpërblim në para’ në rast kthimi vullnetar në atdhe”.
Në lidhje me akomodimin e azilkërkuesve, Ambasada e Gjermanisë thotë se “situata në të gjithë Gjermaninë muajt e fundit është përkeqësuar në mënyrë dramatike, aq sa dhe Qarku Federal Lörrach është i detyruar t’i strehojë azilkërkuesit e tjerë në vazhdim në çadra dhe palestra”.
”Për azilkërkuesit, strehimi në këto qendra të improvizuara në kushte urgjence, shoqërohet jo vetëm me rrethana banimi shumë të ngushta dhe mungesën e hapësirës private, por edhe me reduktimin e kuotës në para, pasi për shkak të shpërndarjes së ushqimit në mënyrë të përqendruar, hiqet pagesa në para’ për ushqim për azilkërkuesit”, shton ambasada.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasada e Gjermanisë:, Azilkërkuesit, nuk do të paguhen

Sauditet sjellin ndihma na Shqiper

August 6, 2015 by dgreca

180 ton ndihma nga Arabia Saudite për njerëzit në nevojë
/
180 ton ndihma humanitare i janë dërguar Shqipërisë nga qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Avioni i parë mbërriti në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet të vijnë edhe tre avionë të tjerë.
I pranishëm në pritjen e ndihmave në aeroport ishte ambasadori saudit në Tiranë dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi. 
Ndihmat konsistojnë në çadra strehimi, batanije, dyshekë dhe paketa ushqimore dhe do u shpërndahen familjeve në nevojë, ndërsa pjesa që do të mbesë do të qëndrojë në depozitat e rezervave të shtetit për t’u përdorur në rast të Emergjencave Civile.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndihma, ne Shqiperi, sauditet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 372
  • 373
  • 374
  • 375
  • 376
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT