Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Korrik 2015.- Në Kuvendin e Kosovës, në një seancë të re të nisur sot, kaloi një rezolutë me 23 vota pro, 17 kundër e 23 abstenime, ndërsa dje në një vazhdim seance nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së kuorumit, pas një debati parlamentar zhvilluar pasdite lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës. Rezoluta që kishte hyrë në axhendë me kërkesën e deputetes Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues, në debatin e zhvilluar nuk mbështetej nga grupet parlamentare të partitve më të mëdha të koalicionit qeverisës.
Deputetja Haxhiu, duke paraqitur arsyetimin e këtij debati, tha se, “misioni i BE-së që nga themelimi e deri në ditët e sotme nuk ka funksionuar mbi bazën e një kornize juridike, përmes së cilës do ta njihte shtetin e Kosovës, përkatësisht statusin e saj si Republikë sovrane”. Sipas saj, ky mision dështoi në zbatimin e kompetencave ekzekutive.
Shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe të koalicionit qeverisës, Adem Grabovci, theksoi se, “PDK-ja mbështet zhvillimin e debateve konstruktive në Kuvend të ngritura nga kushdo, por nuk pranon të përfshihet në debate shterpe të mbështetura në shpifje e sajesa mediale dhe jo në fakte dhe dokumente konkrete”.
Poashtu, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, partisë së dytë të koalicionit qeverisës, Ismet Beqiri, theksoi se, kjo forcë politike “nuk mund të përfshihet në debate për probleme të pavërtetuara apo të ngritura nga dikush që nuk ka kompetencë në vendimmarrje për probleme të tilla”.
Shefi i grupit parlamentar të VV-së, subjektit më të madh opozitar, Glauk Konjufca, theksoi se, “duhet të debatohet për një institucion të tillë si EULEX-i, pasi vetë ky Kuvend e ka miratuar qëndrimin dhe zhvillimin e aktivitetit të këtij institucioni të BE-së në Kosovë”.
Sipas deputetetes Time Kadriaj – grupit parlamentar të AAK-së, partisë së dytë të opozitës, “jo vetëm te qytetarët e Kosovës, por edhe brenda BE-së ka pakënaqësi për aktivitetin e EULEX-it”.
Shefja e grupit parlamentar të Nisma-s, subjektit të tretë opozitar, Valdete Bajrami, theksoi “dështimin e EULEX-it në fushën e drejtësisë”.
Mbledhja plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës , e ndërprerë në 16 korrik për shkak të mungesës së kuorumit, gjatë pasditës së djeshme, vijoi me pikat e mbetura, fillimisht me votimin e Projektligjit për Sigurimet, i cili u miratua në parim.
U miratuan në parim edhe Projektligji për faljen e borxheve publike, Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Projektligji për Tatimin në të Ardhurat Personale.
Seanca e sotme e re e Kuvendit të Kosovës ka nisur me “koha për deklarime jashtë rendit të ditës” për të vazhduar me “koha për pyetje parlamentare”.
Në axhendë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Armë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e
Autorizuara Shtetërore për Siguri, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014.
Kroçera “Thomson Majesty”, me 1568 turistë në Portin e Durrësit
400 turistët e kroçerës “Thomson Majesty”, vizita në Durrës, Tiranë, Krujë e Berat/
Me 23 Korrik, në portin e Durrësit mbërriti rreth orës 7.15 kroçera “Thomson Majesty”, me 1568 turistë nga 14 vende të botës në bord. Ajo lundroi nga Dubrovniku (Kroaci) drejt Durrësit, ndërsa në mbrëmje do të vazhdojë drejt Korfuzit (Greqi).
Menjëherë pas zbritjes në portin më të madh të vendit rreth 400 turistë të huaj u nisën me autobuzë drejt qyteteve të Tiranës, Krujës dhe Beratit, në ture të shkurtëra historike, arkeologjike dhe kulturore, ndërsa pjesa më e madhe kanë preferuar të vizitojnë Durrësin dhe rrethinat e tij.
Nga burimet e Autoritetit Portual Durres mësohet kroçera ka sjellë 1568 turistë nga 14 vende të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe e tyre, 1488 vetë, janë anglezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Irlanda (48), Spanja , Qipro, Kina, Italia, Kroacia, Greqia, Portugalia, Malajzia, Finlanda, Brazili, Zelanda e Re dhe Franca.Kroçera është pjesë e një turi 2-javor, që ka ndaluar në disa porte të Adriatikut dhe Jonit. Ajo ka nisur lundrimin më 12 korrik nga Mykonos (Greqi), për të vijuar në Kusada (Turqi), Pire, Chania, Kalamata, Korfuz, (Greqi), Ravena, Venecia(Itali), Rijeka, Dubrovnik (Kroaci), e në fund Durrës (Shqipëri) dhe Korfuz (Greqi). 8 javë më parë ajo mbërriti për herë të parë në Durrës dhe solli 1518 turistë të huaj. Deri në fund të këtij sezoni turistik në Durrës priten 11 anije turistike me afro 10 mijë turistë gjithsej.
Ka nderruar Jete ne Nju Jork mjeshtri i romanit E. L. Doctorow
Dje, me 22 korrik, nderroi jete ne Nju Jork, shkrimtari amerikan, E. L. Doctorow në moshën 84-vjeçare, nga kanceri i mushkërive, njoftoi sot gazeta amerikane “New York Times” duke cituar të birin e tij.
Autori që ka fituar çmime të mëdha me librat si “Ragtime” dhe “Billy Bathgate” është konsideruar si një shkrimtar i rëndësishëm bashkëkohor në SHBA.E. L. Doctorow u specializua në romane historike thriller.Doctorow ka jetuar në Manhattan dhe Sag Harbor të Long Island.
Shkrimtari ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.Libri i tij “Andrew’s Brain” u botua vitin e kaluar.
Pa reformën në drejtësi nuk ka BE për Shqipërinë
Takim për reformën në drejtësi/
Më 22 korrik, Ambasadorja e BE-së, zonja Romana Vlahutin dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Donald Lu organizuan së bashku një pritje për të falenderuar ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas për kontributet e tyre të palodhura në procesin e reformës në drejtësi. Ambasadorja Vlahutin vuri në dukje se “pa këtë reformë Shqipëria nuk mund të ecë përpara në negociatat me BE-në” dhe iu kërkoi anëtarëve të komisionit të posaçëm që ta “mbrojnë këtë reformë nga përdorimi i saj si një vegël për ujdi politike.” Ajo theksoi se është thelbësore që një proces reforme i tillë të drejtohet nga ekspertë, për ta mbajtur atë mbi politikat partiake. Me shpresën se ky do të jetë një “moment historik për një proces reforme historike,” Ambasadori Lu përgëzoi z. Fatmir Xhafaj dhe z. Eduard Halimi për arritjen e marrëveshjes për përfshirjen e anëtarëve të opozitës në komisionin e posaçëm. Ai i nxiti palët të vazhdojnë të tregojnë mirëbesim politik në punën e tyre të përbashkët. Ambasadori nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për procesin e reformës gjyqësore, duke thënë se “ne vazhdojmë të shpresojmë se reforma do të jetë e thellë, kuptimplotë dhe afatgjatë. Nga ana jonë, premtojmë se do të mbetemi të angazhuar dhe gjithnjë vigjilentë. Për sa kohë do të punoni me mirëbesim, ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë deri në fund.” Si Ambasadori Lu, ashtu dhe Ambasadorja Vlahutin, i shprehën mirënjohjen e tyre ekipit të ekspertëve që kanë dhënë kohën, energjitë dhe njohuritë e tyre profesionale në këtë proces dhe e nxitën parlamentin ta përfundojë reformën në drejtësi këtë vit.
***
On July 22, EU Ambassador Romana Vlahutin and U.S. Ambassador Donald Lu jointly hosted a reception to recognize the international and domestic judicial experts for their tireless contributions to the reform process. Ambassador Vlahutin noted that “without this reform Albania cannot move toward negotiations with the EU” and implored the members of the ad hoc committee to “protect this reform from becoming a tool of political bargaining.” She noted that an expert-driven reform process like this one is the key to keeping the process above partisan politics. Expressing his hope that this will be a “historic moment for a historic reform process,” Ambassador Lu congratulated Mr. Fatmir Xhafaj and Mr. Eduard Halimi for working out an agreement to include members of the opposition into the ad hoc committee. He urged the parties to continue to show political good faith in working together. The Ambassador underscored U.S. support for the judicial reform process, saying that “we continue to expect the reform to be deep, meaningful and long-lasting. From our side, we pledge that we will remain engaged and ever watchful. As long as you both work in good faith, we will also support you to the end.” Both Ambassador Lu and Ambassador Vlahutin expressed their gratitude to the team of experts who are investing their time, energy, and professional knowledge to this process and they urged parliament to complete judicial reform this year.
Kosovë, EULEX i përgjigjet mocionit të Vetëvendosjes
PRISHTINË, 22 Korrik 2015/-Në seancën plenare të Kuvendit kosovar, sot pasdite, po zhvillohet debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës. Debati ka hyrë në axhendë me kërkesën e deputetes Albulena Haxhiu (nga Lëvizja Vetëvendosje), e mbështetur nga 5 deputetë nënshkrues, ndërsa po zhvillohet në vazhdimin e seancës së ndërprerë, në 16 korrik për shkak të mungesës së kuorumit.
Misioni i BE-së, EULEX “në përgjigje të mocionit substancial të sponsoruar nga Vetëvendosje”, sipas njoftimit të dërguar, “dëshiron të rikujtojë si vijon:
Për rastet “e reja” të EULEX-it:
Po, natyrisht se ka raste të reja të EULEX-it, meqenëse ligjet e miratuara në prill 2014 përcaktojnë se prokurorët e EULEX-it punojnë normalisht në rastet që janë duke u zhvilluar, përveç në “rrethana të jashtëzakonshme kur një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it” përmes një vendimi të përbashkët të autoriteteve kompetente, të cilët janë Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeprokurori i EULEX-it. Në pajtim me këto ligje, që nga muaji prill 2014 ishin parashtruar 46 kërkesa të tilla. Nga ky numër, prokurorëve të EULEX-it u janë caktuar 38 raste të reja, prej të cilave 31 raste janë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe 7 raste janë në kompetencë të PSRK-së. 7 kërkesa ishin refuzuar, dhe 1 kërkesë ishte tërhequr. 8 raste i janë caktuar një ekipi të përbashkët që përbëhet prej prokurorëve të EULEX-it dhe prokurorëve vendës.
Lidhur me kompetencat ekzekutive të EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës:
Rikujtojmë se EULEX-i ende i mbanë kompetencat e tilla (në bazë të Nenit 7 paragrafi 1 dhe 5, dhe Neni 7A – i përshkruar lart – të Ligjit mbi Juridiksionin). Kushdo që thotë ndryshe i ka faktet e gabuara, që nuk kanë bazë ligjore dhe prandaj janë të pasakta.
Ndërsa – përkitazi me përfshirjen e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës – në të shtënat e pohuara të cilat kanë sjellë deri te vdekja e një personi të ri në fshatin Suhodoll të Mitrovicës, shpjegojmë si vijon:
Nga respekti për familjet e viktimve dhe në përputhje me praktikat e prokurorisë në Kosovë, raportet nga autopsia nuk mund të publikohen. Edhe për këtë rast raporti i autopsisë nuk përbën përjashtim nga kjo rregull. Mirëpo, prokurori kompetent i EULEX-it ka autorizuar lëshimin e këtij informacioni për publik:
“Nuk ka pasur të shtëna. Viktima nuk ka pasur shenja të plagëve të shkaktuara nga plumbi. Gjatë rindërtimit të rastit në vendin e ngjarjes, njërit (dhe të vetmit person) i cili më herët kishte aluduar për të shtëna, nuk po i kujtohej një incident i tillë.”
Lidhur me pikën tetë të mocionit, ne duam të përsërisim se raporti i përmendur është një fabrikim.
Ja se çfarë kishte deklaruar zëdhënësi i Përfaqësuesit Special të BE-së Stojan Pelko, më 12 qershor 2015:
“Ne nuk kemi njohuri për një raport të tillë dhe prandaj nuk mund të spekulojmë se kush dhe me çfarë motivi e ka hartuar atë.
Sidoqoftë, ne mund të konfirmojmë qartazi se raporti nuk ka qenë i përgatitur nga EULEX-i, ShVJE ose Komisioni Evropian, e as për asnjërën prej këtyre organizatave.” /B.Jashari/
- « Previous Page
- 1
- …
- 374
- 375
- 376
- 377
- 378
- …
- 596
- Next Page »