• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Obama nominon Greg Delawie-n për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

July 25, 2015 by dgreca

Presidenti Obama nominon Greg Delawie-n për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, njoftonte Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars.
“Ambasada e SHBA-ve ka kënaqësinë të konfirmojë se Presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë”, theksonte komunikata e dërguar.
SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
Në 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
Ambasadori i ri i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, pritet që të nisë misionin e tij muajin tjetër, bëri të ditur vetë ai në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Delawie vjen në Kosovë pas përfundimit të misionit diplomatik të Ambasadores, Tracey Ann Jacobson.
Ambasadori i ri e ka dhënë betimin para Departamentit të Shtetit Amerikan se do ta kryejë me përgjegjësi detyrën e tij si misionar diplomatik në Kosovë./KosovaPress

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasadori i ri, amerikan ne Kosove

SHBA:Kërkohet hetim për Hillary Clintonin

July 25, 2015 by dgreca

Gazeta New York Times njofton se dy inspektorë federalë i kanë kërkuar Departamentit të Drejtësisë të hapë një hetim penal për të sqaruar nëse zonja Hillary Clinton ka vepruar në kundërshtim me ligjin përsa i përket informacioneve sensitive qeveritare në llogarinë private të emailit që ajo përdorte kur ishte sekretare e shtetit. Zonja Clinton ka thënë se në llogarinë e saj të emailit nuk ka patur asnjë informacion të klasifikuar.
Sipas gazetës New York Times, kërkesa erdhi pas një dokumenti të datës 29 qershor, ku inspektorët e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit dhe agjencive të zbulimit thoshin se në llogarinë private të zonjës Clinton ka pasur “qindra emaile që mund të ishin të klasifikuara”.
Sipas gazetës New York Times, nuk është e qartë nëse ndonjë nga informacionet që përmbanin emailet ishte përcaktuar si i klasifikuar nga Departamenti i Shtetit, kur zonja Clinton i kishte marrë ose dërguar ato.
Njoftimet se ish-sekretarja e shtetit kishte përdorur një llogari private emaili për punë zyrtare bënë bujë në muajin mars dhe kjo u kthye menjëherë në një çështje të debatuar për fushatën presidenciale të zonjës Clinton.
Ish sekretarja e shtetit ka thënë se në llogarinë e saj të emailit nuk ka patur asnjë informacion të klasifikuar.
Sipas New York Times-it, zyrtarët e lartë i thanë gazetës se Departamenti i Drejtësisë nuk ka vendosur nëse do të hapë ose jo hetime.
Pas daljes së lajmeve lidhur me llogarinë e saj private, zonja Clinton i kërkoi Departamentit të Shtetit të publikonte emailet e saj. Departamenti po shqyrton aktualisht 55 mijë faqe emaili të zonjës Clinton dhe në fund të qershorit bëri publike paketën e parë me 3000-emaile.

Filed Under: Kronike Tagged With: për Hillary Clintonin, SHBA:Kërkohet hetim

Kosovë-Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në “George Marshall”

July 24, 2015 by dgreca

Ne Foto:Gjeneral Rama dhe gjeneral Breedlove në konferencën për Siguri/
PRISHTINË, 24 Korrik 2015/-Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në punimet e Konferencës së dytë për siguri të Evropës të organizuar nga Komanda Evropiane e ShBA-ve për Evropë (EUCOM), që u mbajt në qendrën , “George Marshall” , në Garmisch, Republika Federale Gjermane.
Njoftim dërguar nga Ministria e FSK-së thekson se, Konferenca për siguri kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave në mes të shteteve partneresi dhe çështjet e tanishme dhe të ardhshme të mbrojtjes për t’u përballur me kërcënimet bashkohore të sigursë.
Gjithashtu, synim i konferencës ishte edhe avancimi i marëdhënieve dhe ngritja e bashkëpunimit mes partnerëve evropianë dhe ShBA-së në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta të sigurisë.
Në këtë konferencë morën pjesë shefat e Mbrojtjes të ushtrive të shteteve të Evropes oficer të lartë të EUCOM si dhe komandantët e gardës kombëtare të SHBA-së.
Në këtë konferencë së bashku me general Ramën ishin edhe kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departmentit për Bashkepunim Ndërkombëtar dhe Sigurisë si dhe kolonel Bashkim Shillova, shef i Departmentit të Operacioneve dhe Trajnimeve në Komandën e Forcave Tokësore, të cilë vitin e kaluar kanë diplomuar në Kolegjin e Luftës në ShBA./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: “George Marshall”, gjeneral Rama në, i FSK-së, Kosovë-Komandanti

EDHE 86 STUDENTË NË UNIVERSITETET AMERIKANE PREJ KOSOVE

July 24, 2015 by dgreca

– Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, kërkoi nga përfituesit e bursave për studime në ShBA që më pas të kthehen e të transformojnë lidershipin-/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 24 Korrik 2015/-Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga USAID për grupin e dytë të studentëve, të cilët kanë përfituar bursa nga Programi për Transformimin e Lidërshipit – Bursat dhe Partneritet (TLP-SP), dhe janë gati të nisen për studime master në universitetet amerikane.
Ministri Bajrami iu tha studentëve se kanë arsye për t’u gëzuar, sepse tani kanë një mundësi jetësore për të marrë një arsim të lartë të avancuar të modelit amerikan dhe kjo do t’iu ndërrojë atyre jetën. “Jam i sigurt se ju do të jeni lidërët e së ardhmes. Kur të ktheheni do t’i qaseni jetës pak më ndryshe. Më shumë se sa një diplomë masteri e universiteteve amerikane, është një kulturë e re që do të sillni, një ndërrim i mentalitetit. Do të shihni se të pamundurat bëhen të mundura me përkushtim, me qasje dhe me angazhim”.
Ministri, po ashtu porositi përfituesit e bursave që të jenë të përkushtuar gjatë studimeve, të përfaqësojnë Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe të jenë edhe ambasdorë të Kosovës për kohën sa zgjasin studimet. “Mos harroni se ju duhet të ktheheni në Kosovë dhe të kontribuoni në vendin tuaj”.
Ministri Bajrami u shpreh i gëzuar që Qeveria e Kosovës ka mundur që bashkë me USAID-in të ndihmojë në këtë Program dhe iu premtoi studentëve se pas kthimit në Kosovë do të bisedojnë për angazhimin e këtyre studentëve në sfera të ndryshme, për të mundësuar transformimin e lidershipit dhe zhvillimin e vendit.
Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, tha se këta studentë kanë kaluar nëpër një proces të vështirë të përzgjedhjes, ndërsa u shpreh i sigurt në suksesin që do të tregojnë gjatë studimeve në universitetet më të mira amerikane
Programi i TLP-SP implementohet në partneritet me World Learning, Agjensionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe MASHT-in. Me grupin e dytë nga ky Program, 86 studentë do të ndjekin studimet master në universitetet amerikane.

Filed Under: Kronike Tagged With: EDHE 86 STUDENTË, Kosove, NË UNIVERSITETET AMERIKANE

Kosovë-EULEX-i i dhuron Policisë 37 automjete

July 24, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari-EULEX-i ua dorëzoi me 23 Korrik 2015 tre njësive të Policisë së Kosovës 37 automjete dhe 37 bagazhe metalike. Donacionet u bënë për Policinë e Kosovës në Jug, për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Veri dhe për Njësinë e Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve të Luftës, bën të ditur njoftimi i sapodërguar nga Misioni i BE-së në Kosovë.
Ceremonitë e dorëzimit të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera Policisë së Kosovës u mbajtën në dy vende të ndryshme, në kompleksin e transportit të EULEX-it në Prishtinë dhe në Bazën Logjistike të EULEX-it në Mitrovicë.
Ushtruesja e detyrës së shefit të EULEX-it Joelle Vachter dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni morën pjesë në ceremoninë kryesore të donacionit të mbajtur në Prishtinë.
“Më vjen mirë që jam sot këtu për t’ia dhuruar Policisë së Kosovës këto automjete”, tha Vachter. “Gjatë disa viteve të fundit, Policia e Kosovës është përmirësuar vazhdimisht dhe është bërë një forcë policore e fuqishme dhe e aftë duke e fituar kështu besimin e qytetarëve të Kosovës. Këto donacione janë vetëm një mënyrë tjetër për t’iu ndihmuar institucioneve të Kosovës t’i kryejnë detyrat e tyre në ofrimin e shërbimeve të sigurisë publike për popullsinë e tyre”, vijoi ushtruesja e detyrës së shefit të EULEX-it.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm përmes mentorimit, monitorimit dhe këshillimit, por po ashtu edhe për kontributet e ndryshme logjistike.
“Këto automjete do t’i ndihmojnë Policisë së Kosovës t’i përmirësojë kushtet e punës për rend dhe ligj në mbarë Kosovën”, tha Maxhuni.
Sipas mandatit të tij aktual, EULEX-i vazhdimisht i vlerëson nevojat e institucioneve për sundimin e ligjit të Kosovës dhe ofron mbështetje jo vetëm përmes funksionit të tij mentorues, monitorues dhe këshillues, por po ashtu edhe përmes dhurimit të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera për t’i mbështetur nismat për ndërtimin e kapaciteteve dhe zbatimin e praktikave më të mira.
Prej janarit 2015 EULEX-i në 12 raste i ka dhuruar 123 automjete dhe lloje të tjera të pajisjeve për institucionet e ndryshme të sundimit të ligjit, siç është Dogana e Kosovës, Shërbimet Korrektuese, Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare, Administrata Tatimore dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Për gjysmën e dytë të vitit 2015 janë planifikuar edhe donacione të tjera të EULEX-it.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 376
  • 377
  • 378
  • 379
  • 380
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT