• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndërron jetë studiuesi arbëresh Emanuil Giordano

February 17, 2015 by dgreca

Ndërron jetë në Lungro (Kozenca), në moshën 95 vjeçare, papas Emanuil Giordano, studiues arbëresh, i njohur për një seri studimesh rreth historisë, letërsisë, foklorit dhe muzikës arbëreshe.
Ishte autor i “Fjalorit të arbëreshëve të Italisë”, i cili ka patur disa botime.
Ka kujdesuar botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Ndër të tjera ka botuar: “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” etj.
Njohës shumë i mirë i muzikës kishtare arbëreshe, vitet e fundit ai merrej me përkthimin dhe përshtatjen e muzikës liturgjike bizantine në arbërisht. Ka lënë një seri artikujsh shkencorë të botuar në të përkohshme të ndryshme si “Zjarri”, “Shejzat” etj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Emanuil Giordano, i njohur arbëresh, ndërron jetë, Studiuesi

LAMTUMIRE TOMSON NISHANI, DOKTORI I LULEVE TONA!

February 14, 2015 by dgreca

Do të ishte mirë që Parku i Madh i Tiranës të quhet Parku Tomson Nishani/
Nga Thanas L. Gjika/
Më 13 shkurt 2015, në moshën 82 vjecare, në Firence të Italisë, pushoi së rrahuri zemra e agronomit Tomson Nishani. Ky punëtor i palodhur i Parkut të Madh të Tiranës, autor i më se 15 librave për rritjen e mirëmbajtjen e luleve shtëpiake, njihej prej nesh me epitetin diktor i luleve. Të tillë e njohën atë mijëra lexues të veprave të tij, si dhe intelektualët e kryeqytetit, që patën kryer punën fizike tek Parku i Madh. Tomsoni, si përgjegjës i Parkut, na caktonte e mbikqyrte punën, duke u përpjekur të na lehtësonte lodhjen e të na ndihmonte për të shtuar njohuritë rreth rritjes e mirëmbajtjes së luleve në shtëpitë tona. Mbas ngjarjeve të rënda të pranverës 97, Tomsoni bashkë me zonjën e tij Edith u detyrua të largohej prej Tirane dhe u vendos ne Firence pranë familjes së vajzës së tij, e cila ishte shpërngulur atje disa vjet më parë.
Edhe në emigracion agronomi ynë nuk e ndërpreu punën për mbarëvajtjen e Parkut të Madh të Tiranës. Ai e lidhi këtë park me një nga parqet më të bukur të Firences dhe kohë pas kohe shpuri në Tiranë specialistë italianë, të cilët mbollën në faqet e Malit Dajt mjaft drurë e shkure dekorative.
Tomsoni ishte djali i vogël i atdhetarit gjinokastrit Besim Nishani, por duke qenë se në formimin e tij ndikoi shumë xhaxhai i tij, Dr. Omer Nishanit, presidenti i parë i Shqipërisë së pasluftës së Dytë Botërore, ai ndjehej si bir në shpirt i Omer Nishanit, njeriut me kulturë gjermane. Prej tij Tomsoni mësoi gjermanishten dhe jetë me rregulla strikte. Dita e punës për Tomsonin fillonte cdo ditë me gjashtë të mëngjezit dhe mbaronte më gjashtë të mbrëmjes.
Qeveritë shqiptare nuk treguan asnjë përkujdesje për këtë punëtor të madh sa qe gjallë, prandaj sugjerojmë që Parku i Madh i Tiranës të quhet Parku Tomson Nishani.
I pavdekshëm qoftë kujtimi i tij.

Filed Under: Kronike Tagged With: DOKTORI, I LULEVE TONA, LAMTUMIRE TOMSON NISHANI, Thanas Gjika

TENORI SHQIPTAR SAIMIR PIRGU NE CHIKAGO

February 11, 2015 by dgreca

Tenori lirik shqiptar Saimir Pirgu ne koncertin e Simfonise ne Chikago/
Ne koncertin e madh te orkestres se Simfonise ne Chikago qe do te organizohet per kater dite rresht (19-24 shkurt 2015),do te marre pjese edhe tenori lirik shqiptar nga Shqiperia Saimir Pirgu.Para dashmireve te skenes simfonike do te defilojne emrat e njohur me vokalin e tenorit dhe soprano Rosa Feola,Alisa Kolosova dhe Michele Petrusi.Koncerti i Simfonise ne Cikago do te drejtohet nga dirigjenti i njohur Riccardo Muti me veprat e klasikeve muzikor Mozart,Scriabin,Ligeti dhe Beethoven.Per te interesuarit per koncertin e Simfonise ne Cikago e kane ne dispozicion numrin e telefonit:312-294-3000
Skender Karacica

Filed Under: Kronike Tagged With: ne koncertin e, shqiptar Saimir Pirgu, Simfonise ne Cikago, Tenori lirik

Shpërthimet e Tiranes, nga i njëjti numer celulari me kartë Vodafon

February 11, 2015 by dgreca

Drejtori i Pergjithshem i Policisë: Eksplozivi në Tiranë? Po hetojmë edhe personat që duan destabilitet/
Burime nga hetimi tregojne se ne dy rastet e shperthimit jane komanduar nga i njejti numer celulari me karte Vodafone. Eshte marre ne menyre urgjente nga kompania mobile se kujt i perket ky numer celulari per te gjetur personin ndonese nuk besohet se do te jete rregjistruar sipas rregullave. Por hetimi po shikon edhe kamerat e dites kur eshte terhequr ky numer telefoni per te gjetur fytyren e personit qe e ka terhequr karten ne fjale nga pikat e blerjes se kartave Vodafone ose nese ka gabuar ta kete perdorur. Gjithsesi hetimet jane shume intensive dhe po punojne specialistet me te mire te hetimit e antiterrorit per kapjen e personit e natyrisht edhe te urdheruesit te tij.
Jane sekuestruar kasetat e gjithe rruges ne fjales nga nje ore para shperthimeve e deri ne nje ore pas shperthimit per te dalluar personin ne fjale ose grup personat.
Mesohet se ka nje kasete filmike qe dyshohet se personi me kapuç qe ka vene masken ka dale ne nje rruge pa maske e me biçikleten e tij.
Drejtori i Pergjithshem i Policisë: Eksplozivi në Tiranë? Po hetojmë edhe personat që duan destabilitet/
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi në një konferencë për shtyp përmend emrat e Falkones dhe Borselinos, dy njerëzit e ligjit që luftuan mafian në Itali, dhe tha se krimi po godet sepse shteti i ka mbyllur rrugët.
“Dy shpërthimet, ai te Farmacia e Bashkim Tahirit dhe ekskplozivi i vendosur pranë stacionit të autobuzit, dyshojmë se kanë lidhje me njëri tjetrin” tha Didi duke lidhur dy ngjarjet dhe duke i konsideruar ato një akt të pastër terrorist.
“Jemi në rrugën e duhur të hetimeve. Eshtë një grup i madh, policia dhe prokuroria, antiterrori dhe shumë ekspertë po punojnë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve”, tha Didi.
“Hetimet tona janë orientuar edhe tek ata që kanë urdhëruar këto veprime. Policia thekson se është e vendosur të luftojë krimin dhe garanton se do t;i zbulojë dhe do t’i çojë para drejtësisë. Sigurojmë qytetarët se jemi në krye të situatës. Policia e shtetit kërkon bashkëpunimin e gjithë qytetarëve për të zbuluar autorët dhe të qëndrojmë në një mjedis sa më të sigurt”, tha Didi.
Kur u pyet nëse i referohet për “persona” apo “organizatë” ndonjë partie politike, Didi anashkaloi pyetjen duke deklaruar se në hetim “janë edhe ata persona të cilët mund të jenë të interesuar për një situatë destabiliteti”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha detaje të orareve, lëndës plasëse dhe çfarë kanë gjetur në terren grupet e hetimit.

Filed Under: Kronike Tagged With: me kartë Vodafon, nga i njëjti, numer celulari, Shpërthimet e Tiranes

Gjykata i heq të drejtën mbi pronën Kishës së Shën Piu X në Elbasan

February 11, 2015 by dgreca

ELBASAN – Që prej vjetësh, terreni në të cilin ngrihen kisha e Shën Piut X dhe Qendra baritore e Elbasanit, për të cilat kujdesen orioninët, kanë probleme gjyqësore për shkak të pronësisë së tokës. Gjithçka dukej se do të zgjidhej me anë të Komisionit të përbashkët ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Kishës Katolike, siç parashikohet nga Marrëveshja me Selinë e Shenjtë, ndërkaq, një trupë e Gjykatës së Lartë në Tiranë, e mbledhur më 5 shkurt, mori vendim përfundimtar, duke hedhur poshtë pretendimet e Kishës Katolike dhe të Avokaturës së Shtetit për çështjen. Vendimi, në çastin që bëhet zbatues, e detyron Kishën të lirojë terrenin nga ndërtimet, duke shkatërruar kështu kishën Shën Piu X dhe Qendrën baritore, për t’ia kthyer të zotit. Sipas komunikatës së Veprës së don Orionit, terreni i është shitur Kishës Katolike para 20 vjetësh nga shteti shqiptar. Kisha dhe Qendra u ndërtuan pas marrjes së lejes së ndërtimit nga organet kompetente lokale. Përurimi i tyre u bë në vitin 1997. Në vitin 2007, një qytetar shqiptar kërkoi kthimin e pronës së vjetër të familjes së tij e Gjykata ia njohu. Kisha e shën Piut X është e vetmja famulli katolike në një zonë prej 125 mijë banorësh e tani rrezikon të shkatërrohet, – denoncojnë orioninët.
Në foto: Kisha Katolike në Elbasan

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjykata, i heq të drejtën, mbi pronën Kishës, ne Elbasan, së Shën Piu X

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 418
  • 419
  • 420
  • 421
  • 422
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT