• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ne oren 8 e 45 u kap I gjalle i dyshuari për shpërthimet e Bostonit

April 19, 2013 by dgreca

Policia ka kapur gjallë të dyshuarin e dytë në shpërthimet e Maratonës së Bostonit, pas një operacioni që zgjati gjithë ditën e 19 prillit. I dyshuari u arrestua ne oren 8 e 45 në një lagje në periferi të Bostonit.

Policia rrethoi 19 vjeçarin Dzhokhar Tsarnaev që ishte fshehur në një barkë të parkuar në oborrin e një banese në qytezën Watertown pranë Bostonit. Sipas njoftimeve, ai është i plagosur, por nuk dihet ende se në ç’gjendje.

Banorët dolën në rrugë pas njoftimit duke brohoritur dhe duartrokitur për policinë dhe punonjësit e ekipeve të emergjencave, që filluan të largohen nga Watertown.

Policia ka identifikuar Dzhokar Tsarnaev dhe vëllain e tij të madh Tamerlan si të dyshuar në shpërthimet e së hënës gjatë Maratonës së Bostonit. Shpërthimet lanë të vrarë tre vetë dhe plagosën më shumë se 170 të tjerë. Ata u identifikuar disa orë pasi FBI-ja publikoi fotot e tyre me shpresën për të marrë ndihmë nga publiku.

Filed Under: Kronike Tagged With: U kap terroristi i dyte

DEMOKRAKRATIZIMI I SHQIPERISE PERCAKTOHET NGA QENDRIMI I NDERKOMBETAREVE NDAJ PRONES

April 19, 2013 by dgreca

Leter per Z. Füle nga shoqata “Pronesi me Drejtesi” dhe “Bregdeti “/

I nderuar Z. Füle,/

Në emër të Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” dhe Shoqatës “Bregdeti”, dy shoqatave kryesore historike që përfaqësojnë pronarët e shpronësuar në Shqipëri, po ju drejtohemi me shqetësimin më të madh në lidhje me të drejtat e pronësisë në Shqipëri, duke ju ofruar një strategji dhe një zgjidhje përfundimtare të problemit të të drejtave pronësore në Shqipëri që ne besojmë fuqimisht se është e nevojshme t’i imponohet qeverisë dhe klasës politike shqiptare të cilat në këto 22 vite të demokracisë, që ka qenë e tillë vetëm në emër, janë treguar të paafta ta zgjidhin. Gjendja aktuale e të drejtave të pronësisë në Shqipëri tallet me idenë e njerëzimit për drejtësinë, është një farsë për barazinë. Ajo përqesh devocionet tona, vë në dyshim konsideratat dhe përkushtimin tonë. Sepse nuk ka sesi të shikosh atë çfarë ndodh me të drejtat e pronësisë në Shqipëri dhe, nëse je i sinqertë, të konkludosh që kjo gjë mund

të lejohet të ndodhë edhe në vendin tuaj. Duke qenë të bindur, ashtu siç ka thënë edhe Hayek se “prona private është garancia më e rëndësishme e lirisë”, dhe që të drejtat e pronës, siç ka thënë Friedman, janë “më themeloret e të drejtave të njeriut dhe një themel esencial për të gjitha të drejtat e tjera njerëzore” dhe se, siç ka thënë Von Mises, “programi i liberalizmit, nëse mund të përmblidhej në një fjalë të vetme, do të duhet të lexohej: prona, që do të thotë pronësia private e mjeteve të prodhimit…Të gjitha kërkesat e tjera të liberalizmit rrjedhin nga kjo kërkesë themelore”, atëhere jo vetëm shqiptarët por të gjithë ne, institucioni juaj dhe një botë demokratike, e paqtë dhe e drejtë nuk mundet dot më t’ja lejojë vehtes të vazhdojë pa i vendosur të drejtat e pronësisë në krye të radhës, të parën e të gjithë përparësive!

Pasi BE‐ja e vendosi zgjidhjen e çështjes së të drejtës së pronësisë si një nga 12 prioritetet kyçe që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u pranuar si kandidate për anëtarësim në BE, ne prisnim që qeveria të propozonte një projekt ligj dhe strategji që me të vertetë do të kthente pronat tek pronarët e tyre të ligjshëm në përputhje me Nenin 181 të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Nenin 17 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe të kërkesave të përsëritura të Këshillit të Europës, specifikisht Dokumentit Nr. 11115 mbi Shqipërinë

Filed Under: Kronike, Opinion Tagged With: dhe Bregdeti, Leter z. Fule, nga Shoqatat, Pronesi me Drejtesi

BELGJIKE: Humb jetën në një aksident automobilistik një sportist shqiptar

April 19, 2013 by dgreca

  Haki Vili Vataj 20 vjeç është sportisti shqiptarë që ka ushtruar sportin e KikBoksit me nofkën “Albanian Kickboxer”/

BRUSSELES – BELGIUM : Rrjetet sociale shqiptare njoftoin se katër të rinj kanë vdekur pasi makina e tyre ra nga një ure në Bruksel – Belgjikë, mbi vendin e quajtur Scheldt Maritime Canal. Ngjarja sipas tyre ka ndodhur  të enjten në mbrëmje.

      Tre prej të vrarëve vdiqën në vendngjarje, thotë policia në një raport të saj online. Viktima e katërt, sipas tyre një pasagjer në makinë, vdiq më vonë nga plagët e marra në një spital të Brukselit.

      Sqarohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të,  në mbrëmje në Urën Praet Van që lidh dy pjesë tëautostradës në Schaarbeek me Laken, Neder-mbi-Heembeek (të gjitha në pjesën më të madhe të Brukselit) nëautostradën A12.
    Shoferi 22-vjeçar i cili ka humbur kontrollin e automjetit të tipit Peugeot ka provuar të manovrojë në shpejtësi e sipër, deri sa ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra poshtë mbi moçal të kanalit anës autostradës A12.
Që të katër personat që ndodheshin në makinë ishin të rinj të moshave ndërmjet 19 dhe 22. Ata ishin ngalagjet Schaarbeek, Sint-Joost-ten-Node ( Greater Brussels) dhe Machelen (Flemish Brabant). 
       Raporti i policisë së Brukselit  në online nga është marrë dhe ky informacion thotë se tre prej tyre vdiqën në vendngjarje, njeriu i katërt më i riu prej tyre u dërgua në spital, por vdiq më vonë. Asnjë nga automjete e tjera që i “ndiqnin” nga pas thuhet se nuk është përfshirë në aksident.

       Policia thotë se nuk dihet ende se çfarë ka qenë shkaku që shoferi i cili drejtonte automjetin ka humbur kontrollin eautomjetit të tij.

        Në një lajmë i cili përcillet në rrjetin social Twitter dhe Fb nga Brukseli, thuhet se në mesin e të vdekurve në këtë aksident është edhe një shqiptarë, 20 vjeçarë i quajtur Haki Vili Vataj  me origjinë nga Shkodra banorë i komunës të Skarbegut në Bruksel.Sipas kërkimeve në rrjetet sociale, facebook, rezulton se Haki Vili Vataj është sportist shqiptarë  që ka ushtruar sportin e KikBoksit me nofkën “Albanian Kickboxer”.

Shqiptarët e Belgjikës ka shprehur ngushëllimet e tyre, në Facebookun e tij  dhe thonë se “Komuniteti  shqiptarë në Belgjikë,  ka humbur një person me vlerë të madhe që përmes diciplinës e tij, ngrite vlerat e kombit Shqiptarë në Belgjikë”./Beqir SINA/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Haki Vili Vata, humb jeten

BRUKSELI NJOFTON ARRITJEN E MARREVESHJES

April 19, 2013 by dgreca

Ashton: Marrëveshja ka inicialet e të dy kryeministrave/Serbët në veri nuk do ta pranojnë marrëveshjen, kërkojnë referendum/

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se negociatat kanë përfunduar, tekstit i janë vënë inicialet nga të dy kryeministrat.
“Dua t’i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohimt ani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës”, u ka thënë Ashton gazetarëve në Bruksel.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ende nuk dihen hollësitë e marrëveshjes së arritur.
Lajmi i është konfirmuar fillimisht Radios Evropa e Lirë nga Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Serbët në veri nuk do ta pranojnë marrëveshjen, kërkojnë referendum

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, kanë porositur se nuk do të pranojnë dhe zbatojnë marrëveshjen e paralajmëruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në takimin që kanë mbajtur të premten në Zveçan, ata kanë theksuar se “nuk i pranojnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe se janë të vendosur të mbeten në përbërjen e Serbisë”.
E ashtuquajtura kryetare e Kuvendit paralel të veriut të Mitrovicës, Ksenija Bozhoviq, ka theksuar se përfaqësuesit serbë të katër komunave në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovica e veriut, kanë sjell përfundimet se askush nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje, që, sipas tyre e cenojnë territorin e Serbisë.
“Populli serb dhe qytetarët e Republikës së Serbisë janë bartësit e vetëm të sovranitetit dhe askush nuk ka të drejtë që në kundërshtim me vullnetin e tyre, të nënshkruajë marrëveshje dhe akte të tjera për vendosjen e pushtetin e shtetit të papranuar, Republikës së Kosovës, në një pjesë të territorit të Serbisë”, ka thënë Bozhoviq.
Ajo, gjithashtu, ka theksuar se përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës kanë ardhur në përfundim se duhet të kërkojnë mbajtjen e një referendumi në Serbi për të parë vullnetin e popullit atje nëse duan të heqin dorë nga Kosova.
“Në referendum, njerëzit do të sqarohen se a janë për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë, apo për të pranuar kushtet për të marrë datën për fillimin e bisedimeve për hyrje në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Bozhoviq.
Kërstimir Pantiq, zëvendës i shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka theksuar se serbët e veriut nuk do të lejojnë që, qoftë nga Qeveria e Beogradit, qoftë nga ajo e Kosovës ose edhe nga bashkësia ndërkombëtare, t’ju imponohet çfarëdo qoftë që nuk është në përputhje me vullnetin e tyre. Ai e ka porositur me tone kërcënuese kryeministrin serb, Ivica Daçiq, se serbët e veriut nuk do të marrin pjesë në zbatimin e marrëveshjeve të Beogradit me Prishtinën.
“Le ta marrë Daçiqi këtë marrëveshje nga Brukseli dhe le të vijë këtu që ta zbatojë së bashku me Hashim Thaçin”, ka thënë Pantiq.
Porosi të ngjashme për autoritetet e Beogradit ka dërguar edhe lideri tjetër i serbëve të veriut të Mitrovicës, Radenko Nedeljkoviq, i cili ka kërkuar nga delegacioni serb në Brukseli që të tërhiqet nga dialogu.
“Kthehuni prapa dhe dëgjojeni zërin e popullit. Pavarësisht se çfarë do të bëni. ky popull nuk do ta pranojë. Ne nuk i duam institucionet e Kosovës dhe nuk e duam shtetin e Kosovës”, është shprehur Nedeljkoviq.
Ndryshe, përfaqësuesit e serbëve kanë marrë vendim që të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve për të iniciuar mbajtjen e referendumit në Serbii, përmes të cilit qytetarët e atjeshëm do të sqaroheshin se a janë, siç thuhet, për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë, apo për të pranuar kushtet, siç i kanë quajtur ata, të imponuara për të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim e Serbisë në Bashkimin Evropian.(Kortezi:Bekim Bislimi)


 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: baronesha Ashton, Kosove-Serbi, u arrit marreveshja

NJE NGA TERRORISTET E BOSTONIT KA VDEKUR NE PERPLASJE ME POLICINE

April 19, 2013 by dgreca

SHBA: Operacion policor në kërkim të të dyshuarit të dytë/

Ne Foto:Ky eshte i dyshuari i dyte, Dzhokhar A. Tsarnaev, qe i shpetoi policise dhe tani eshte ne kerkim./

Policia në shtetin verilindor Massachusetts njoftoi se një prej të dyshuarve për shpërthimet e maratonës së Bostonit ka vdekur dhe tjetri nuk është kapur ende, ndërsa forcat e sigurimit vazhdojnë një operacion kërkimor në rrethinat e Bostonit.
Autoritetet thonë se i dyshuari “me kapele të bardhë” për shpërthimet e së hënës, i njohur si i dyshuari numër 2 nuk është kapur dhe është “i armatosur dhe i rrezikshëm”. Policia ka paralajmëruar banorët e qytezës Watertown, rreth 8 kilometra larg Bostonit, që të qëndrojnë brenda dhe të mos i hapin derën askujt përveç policisë, e cila po bën kërkime derë më derë në kërkim të të dyshuarit.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti ishte afër vendit të ngjarrjes dhe tha se bëhet fjalë për një prani të madhe policore si dhe të FBI-së, ekipeve të çaktivizimit të bombave dhe pranisë së helikopterëve dhe qenve të stërvitur.
Transporti publik lokal është pezulluar. Të gjitha shkollat dhe universitetet janë mbyllur, disa biznese kanë pezulluar punën, ndërkohë që policia po u kërkon banorëve në disa pjesë të Bostonit dhe në rrethinat në perëndim të tij të qëndrojnë sot në shtëpi. Makinat nuk lejohen të hyjnë ose të dalin nga qyteza Watertown. Autobuzët po evakuojnë banorët e zonës.
Zyrtarët thonë se 2 personat e dyshuar për shpërthimet në marathonën e së hënës dyshohen gjithashtu për vrasjen e një polici të kampusit të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts, MIT, mbrëmë vonë para se të merrnin një makinë dhe të iknin nga Watertown. Autoritetet thonë se të dyshuarit hodhën lëndë ekplozive nga makina, ndërsa policia i ndiqte.
Zyrtarët thanë se i dyshuari numër 1, me kapele të zezë në fotografitë e publikuara nga FBI-ja, u plagos për vdekje në një shkëmbim zjarri me policinë dhe vdiq pasi u dërgua në spital. Autoritetet në spitalin Beth Israel thanë se i dyshuari kishte marrë një numër plagësh, madje kishe shenja plagosjeje nga objekte që mund të ishin pjesë përbërëse e eksplozivit që ai përdori vetë.(kortezi Seri i Amerikes)

Filed Under: Kronike Tagged With: i dyshuari per, ne Boston, shperthimin terrorist, vritet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 539
  • 540
  • 541
  • 542
  • 543
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT