Permanent Representative of the Republic of Albania to the United Nations/New York/
Zotit Gjon BUCAJ/
Kryetar I Federatës Panshqiptare/
VATRA, New York/
I dashur zoti Bucaj,/
Dëshiroj t’ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj si kryetar i Federatës PanShqiptare VATRA, në Kuvendin e zhvilluar me datë 27 prill 2013, si dhe t’ju uroj përzemërsisht punë ta mbarë e të sukseshme në drejtimin e kësaj organizate të rëndësishme.
Kam gjithë bësimin se marrëdhëniet e shkelqyera që Misoni i RSH-së pranë OKB-së ka me Vatrën dhe me ju personalisht mund vetëm të forcohen dhe, me këtë rast, dëshiroj t’ju rikonfirmoj gatishmërinë tonë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Federatën, në të mirë të interesave të shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kombit shqiptar.
Zhvillimi dhe përparimi I Shqipërisë dhe i mbarë kombit shqiptar është gjithnjë i lidhur ngushtë me integrimin e mëtejshëm të vendit në arenën ndërkombëtare për të mbrojtur më mirë dhe për të nxitur më shumë interest kombëtare, për të rritur dhe forcuar rolin dhe kontributin e Shqipërisë në rajon e më gjerë në botë. Në këtë kuadër, sic është tashmë e njohur, e vërtetuar dhe sic është theksuar në vijimësi nga drejtuesit më të lartë të Shtetit, komuniteti shqiptaro-amerikan do të vazhdojë të ketë një rol të veçantë, të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në forcimin e lidhjeve të Shqipërisë dhe gjithë kombit shqiptar më Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kontekst, Federata Panshqiptare VATRA ka dhe do të vazhdojë të ketë një rol, të vecantë e të rëndësishëm.
Lutem pranoni, zoti Kryetar, shprehjen e ndjenjave të mia më të mira,
Sinqerisht,
Ferit HOXHA
Ambasador
New York, 29 prill 2013