• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REAGIMI AMERIKAN PER VENDIMIN E GJYKATES SE RRETHIT TE TIRANES

February 7, 2013 by dgreca

SHBA: Vendimi minon sistemin e drejtësisë në Shqipëri/

 Ambasada amerikane në Tiranë reagoi duke theksuar se vendimi i sotëm i Gjykatës do të minojë besimin në aftësinë dhe gadishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Një një reagim të pazakontë mbi vendimet e gjyqësorit, diplomatët amerikanë shprehen se ndihen të tronditur nga vendimi për t’i  shpallur të pafajshëm dy të pandehurit të akuzuar për  vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011.
Shtetet e Bashkuara, theksohet më tej në njoftimin e ambasadës amerikane, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndihmuan në procesin hetimor duke angazhuar ekspertizë të FBI-së,  Byrosë Federale të Hetimeve. Shtetet e Bashkuara kishin bërë vazhdimisht thirrje për një proces gjyqësor gjithëpërfshirës dhe objektiv.(ZERI I AMERIKES)

Filed Under: Kronike Tagged With: per 21 Janarin, reagon SHBA, Vendim i Gjykates se Tiranes

HUMB JETEN NE AKSIDENT NJE SHQIPTAR NE NEW JERSEY

February 7, 2013 by dgreca

Arben Smajlaj, 32 vjec,  humbi jetën në aksident me 6 Shkurt në I-84 në Newburgh, NJ

TENAFLY, N.J. Policia njoftoi se Arben Smajlaj, i Mahopac, humbi jetën gjatë një aksidenti gjatë një goditje nga 49-vjeçarin Ronald Malitz, në Newburgh ne 6 shkurt.
Në raportin e saj Policia thotë se Arben Smajlaj, i Mahopac, ishte duke udhëtuar në westbound, kur atë e goditi makina që e voziste 49-vjeçari Ronald Malitz në Newburgh, Exiti 6. Aksidenti ndodhi gjatë natës në orën 3 e 30.

Po sipas raportit të policisë së Nju Xhersit Arben Smajlaj  ishte pa ndjenja kur policët mbërritën. Smajlaj ishte i bllokuar keqazi brenda makinës së tij Dodge të tmerrsisht e copëtuar.Smajlaj u shpall i vdekur në vendngjarje, dhe rezultatet e autopsisë tregojnë se ai vdiq nga plagët masive.
Shoferi i makinës së dytë është marrë në spital, dhe ndodhet pa rrezik për jetën.

Familja Smajlaj s u mblodhën në shtëpinë e vëllait të tij në Tenafly, New Jersey për të vajtuar humbjen tragjike.

Filed Under: Kronike Tagged With: Arben smajlaj, humb jeten

NJOFTIM MORTOR

February 6, 2013 by dgreca

Njoftojmë komunitetin shqiptar në SHBA se Gjon Kolnrekaj, i moshës 26 vjecare, i biri i Marjan Kolnrekaj, ka humbur jetën në një aksident automobilistik të dielën me 3 Shkurt 2013.

    Shërbimet funerale për të ndjerin do të bëhen të enjten me 7 Shkurt 2013 nga ora 14.00 deri në 21.00 në shtëpinë mortore Farenga në Bronks, ndërsa varrimi bëhet të premtën, më 8 shkurt 2013, në Vallhalla të Nju Jorkut, pas meshes, që do të mbahet në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në orën 11.00.
    I ndjeri Gjon Kolnrekaj humbi jetën të dielën rreth orës 11 e 25 të mbrëmjes. Sipas raportit të policisë , i ndjeri po udhëtonte me një makinë tip Nissan Maxima 2007, të cilën e voziste  23 vjecari Esmin Ljesnjanin. Po sipas raportit të policisë makina po udhëtonte në veri të Strawtown, kur shoferi humbi kontrollin dhe goditi një shenjë rrugore. Makina pastaj udhëtoi mbi një lëndinë në 112 Road Strawtown dhe u përplas me një pemë, sqaroi policia e qarkut Clarkstown.Të dy djemtë mbetën të vdekur.
Ngushëllime familjes Kolnrekaj!

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjon kolnrekaj, humbi jeten, i biri, marjan Kolnrekaj, Njoftim mortor

MIRATOHET TAP- PROJEKTI QE I JEP SHQIPERISE 2 MILIARDE DOLLARE DHE 20 MIJE VENDE PUNE

February 6, 2013 by dgreca

TAP kalon në rreth 200 kilometra në territorin shqiptar dhe nën detin Adriatik kalon në Itali. Investimi total i parashikuar deri më sot në projektin e madh të gazsjellësit Trans Adriatik është rreth 41 miliardë dollarë, nga të cilat 25 miliardë janë investime në fushën e gazit Shah Deniz 2 për nxjerrjen e rezervave të gazit dhe pjesa tjetër investim për ndërtimin e gazsjellësit.

Këshilli i Ministrave miratoi te merkuren me 6 shkurt në parim Marrëveshjen trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi, për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), një nga projektet më të rëndësishme energjetike jo vetëm për Shqipërinë, që do të sjellë gazin nga fusha e Shah Deniz në Kaspik në Europë.
Kryeministri Berisha, duke prezantuar tekstin e Marrëveshjes, e vlerësoi atë historike për nga rëndësia që ajo ka për zhvillimin e Shqipërisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të saj.
“Vetëm në territorin e Shqipërisë, – u tha Kryeministri – investimi arrin në 2 miliardë dollarë dhe krijohen direkt e indirekt gjatë ndërtimit e funksionimit të tij mbi 20 mijë vende të reja pune.”
Kryeministri Berisha theksoi se me këtë projekt, me pozicionin e saj gjeografik dhe depot natyrale të gazit prej disa miliarda metër kub, Shqipëria merr një pozicion nevralgjik në fushën e energjisë në rajon, ndërsa garantoi se projekti i viteve në vazhdim është ai për gazifikimin e vendit.
“Gazifikimi nënkupton përdorim e gazit për ngrohje e gatim, si dhe shpenzime më të ulëta për çdo familje shqiptare për ngrohe e gatim, pra, nënkupton një rritje të standardit të jetesës e mirëqenies për mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët do paguajnë më pak për energjinë e tyre për ngrohje e gatim.”
Kryeministri Berisha siguroi se Shqipëria do të gjithçka për të përmbushur detyrimet e saj, në kuadër të këtij projekti.
“Shqipëria ka bërë përgatitjet më serioze në trajektoren e saj, ka krijuar ekipet e shpronësimeve ku ai do të kalojë dhe ekipe të tjera dhe është e vendosur të bëjë gjithçka për pjesën e vet, në mënyrën më serioze.”
Fjala e Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë, gjatë prezantimit të Marrëveshjes trepalëshe për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
“Në këtë mbledhje miratojmë sëbashku një marrëveshje, e cila vërtet është historike si për zhvillimin, ashtu edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Kjo është Marrëveshja tre paleshe, e cila do të firmoset gjatë një afati të shkurter, nga tre qeveritë e Shqipërisë, Italisë e Greqisë, për gazsjellësin Trans Adriatik. Ky gazsjellës do të sjellë gazin nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, Azerbajxhan, në Europën Perëndimore. Ai kalon në rreth 200 kilometra në territorin shqiptar dhe nën detin Adriatik kalon në Itali. Aktualisht është projekti më fizibël, më i leverdishëm që ekziston nga të gjitha projektet e tjera. Leverdia e Shqipërisë për këtë projekt është e jashtëzakonshme, por edhe angazhimi i saj për të qenë partnerë në këtë projekt ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve. Marrëveshja finalizon një kuadër ligjor të domosdoshëm të bashkëpunimit dhe kalimit të gazsjellësit në territorin e vendeve tona. Investimi total i parashikuar deri më sot në projektin e madh të gazsjellësit Trans Adriatik është rreth 41 miliardë dollarë, nga të cilat 25 miliardë janë investime në fushën e gazit Shah Deniz 2 për nxjerrjen e rezervave të gazit dhe pjesa tjetër investim për ndërtimin e gazsjellësit. Vetëm në territorin e Shqipërisë, investimi arrin në 2 miliardë dollarë dhe krijohen direkt e indirekt gjatë ndërtimit e funksionimit të tij mbi 20 mijë vende të reja pune.
Ndërkohë, Shqipëria merr një pozicion nevralgjik në fushën e energjisë në rajon, pasi vetë pozicioni i saj gjeografik është shumë i rëndësishëm. Ajo është jo vetëm një vendkalim i gazsjellësit drejt Italisë, por ekziston edhe një potencial tjetër i madh, që gazi, krahas trajektores së gjertanishme, të shkojë drejt Ballkanit të Veriut. Bashkimi Europian po studion e konkretizon çdo ditë e më shumë një projekt tjetër të gazsjellësit të quajtur JAP, Jonian Adriatik Pipeline, i cili fillon nga Fieri dhe përfundon në Slloveni. Natyrisht, ky gazsjellës ndërtohet me vendosmërinë dhe vullnetin e BE-së, për këtë zonë që vuan për gaz, nuk ka sasinë e nevojshme, madje Shqipëria nuk e ka fare në përdorim – me anëtarësimin e Kroacisë në BE, dy prej tyre bëhen vende anëtare të BE-së. Gazi i gazsjellësit Trans Adriatik ka të gjithë shanset të shkojë drejt veriut të Ballkanit, nga Shqipëria, nëpërmjet gazsjellësit JAP. Natyrisht, ky është projekti më konkret dhe fillimi për punimet e tij do të mund të kapin fundin e këtij viti. Vendimi pritet të merret nga mesi i viti.
Shqipëria ka bërë përgatitjet më serioze në trajektoren e saj, ka krijuar ekipet e shpronësimeve ku ai do të kalojë dhe ekipe të tjera dhe është e vendosur të bëjë gjithçka për pjesën e vet, në mënyrën më serioze. Për Shqipërinë, një vend pa gaz në përdorim ose me përdorim jashtëzakonisht rudimentar, të kufizuar, ky është një shans shumë i madh, sepse do të ketë mundësi të ndërmarrë gjatë mandatit që vjen, gazifikimin e Shqipërisë. Gazifikimi nënkupton përdorim e gazit për ngrohje e gatim, si dhe shpenzime më të ulëta për çdo familje shqiptare për ngrohe e gatim, pra, nënkupton një rritje të standardit të jetesës e mirëqenies për mbarë qytetarët shqiptarë, të cilët do paguajnë më pak për energjinë e tyre për ngrohje e gatim.
Shqipëria ka një avantazh vërtet të madh, sepse ka depo natyrale të mëdha, prej disa miliarda metër kub gaz, gjë e cila është shumë e leverdishme për gazsjellësin. Ne jemi të gatshëm që, në bazë të rregullave, t’i vëmë ato në dispozicion, në mënyrë që të rregullojë fluksin e gazit në varësi nga faktorë të ndryshëm.
Marrëveshja miratohet sot në parim, pasi janë disa çështje teknike, terminologjike, për t’u zgjidhur nga grupet që po punojnë. Kjo marrëveshje, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është historike. Ky projekt se bashku me projektin tjetër të kaskadës së Devollit po e shndërrojnë Shqipërinë në vend të zhvilluar.
Kush do të mund të imagjinonte ndonjëherë se në dy projektet më të mëdha në historinë e vendit do të kishte peshë kryesore një prej vendeve më të veriore të Europës, Norvegjia. Këto projekte japin një transformim të madh të marrëdhënieve të bashkëpunimit të Shqipërisë jo vetëm me vendet mike Greqinë e Italinë, Azerbajxhanin e Turqinë, por edhe me të gjitha vendet, kompanitë e mëdha të të cilave janë aksionere, Zvicrën, Norvegjinë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. Kompania gjermane EON është nga më kryesoret në këtë projekt. Me këtë ridimensionohet shumë bashkëpunimi ndërkombëtar i Shqipërisë.”

Filed Under: Kronike Tagged With: 2 miliarde dollare, Gazjellesi, qe i jep, Shqiperise, TAP

KKSHA: TË DORËHIQET KRISTIMIR PANTIÇ, BËNË THIRRJE PËR DHUNË!

February 6, 2013 by dgreca

Avni Mustafaj, Drejtor Ekzekutiv i KKSHA, në Uashington, ka thënë se “ne kërkojmë me forcë që SHBA, BE dhe qeverive të Kosovës dhe Serbisë që jo vetëm të denoncojnë zotin Kërstmir Pantiç, por edhe bëjmë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershëm për nxitje të dhunës etnike, e cila është ajo që çoi në fushatën e spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999. “/

 Nga BEQIR SINA, New York/

WASHINGTON D.C: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) në Washington ka bërë një dekleratë për shtyp ku këkohet dorëheqja e menjëhershme Krstimir Pantiç, Zëvendës Drejtor, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, mbas dekleratës së tij drejtuar misioneve ndërkombëtare të sigurisë për të braktisur menjëherë veriun e Kosovës, mbas sulmit në Lagjen e Boshnjakëve – Mitrovicë, gjatë të cilit u lënduan dy fëmijë.

Në dekleratë thuhet se shfyrtëzimi i këtij sulmi, ngjallë panik dhe nxitë drejtuesit e strukturave ilegale, me në krye zotin Pantiç që t’i akuzojnë shqiptarët dhe t’i bëjnë thirrje qytetarëve serbë që të ndërpresin çdo bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, duke i cilësuar si forca okupuese, dhe se ata qëndrojnë pas sulmit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Me këtë dekleratë Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) dënon gjithashtu thirrjen për armë nga Krstimir Pantiç dhe kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershëm. Krstimir Pantiç, Zëvendës Drejtor, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, nuk ka bërë vetëm thirrje për dhunë, por ai edhe ka kërcënuar jetën e ushtarëve të KFOR-it dhe përfaqësuesve të EULEX-it, duke i akuzuar ata se janë: “të qenit” pas sulmit me granatë në një shtëpi në një lagje në Mitrovicë, ku mbeten të plagosur dy fëmijë.

Në fakt, thuhet në dekleratë një fqinj i fëmijëve të plagosur, Srdan Stojanoviq, u arrestua për shkak se ju gjetë një granatë dore, të ngjashme me atë të përdorur në sulm, grantë që u gjet në banesën e tij, dhe që shpërtheu në të njëjtën ndërtesë, dhe u zbulua se ai “nuk ishte në marrëdhënie të mira “me familjen e fëmijëve të lënduar.
Më tej, zoti Pantiç ka bërë thirrje publikisht për t’i dhënë sipas tij :” fund dialogut midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Kohët e fundit, Pantiç ka deklaruar: “Ne jemi duke dërguar me këtë një mesazh për armiqtë e popullit të Serbisë, se ne nuk do të dorëzohen dhe nuk do të lejojnë që ata të japin Kosovën.”
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur takime dialogu në mes tyre që të normalizojë marrëdhëniet midis dy vendeve, duke u pajtuar me radhë, ndër të tjera në shumë gjëra, siç janë ato për vendosjen e marrëveshjes kufitare dhe krijimin e një fondi për të mbështetur për shërbime sociale, të tilla si shkollat dhe spitalet, për serbët në veri të Kosovës. Përveç kësaj Presidentët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 6 shkurt, të ndërmjetësuar nga zonja Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme , për të vazhduar dialogun për të ndërtuar marrëdhënie mbi një normalitet i ri.

Në dekleratë thuhet se Z. Avni Mustafaj, Drejtor Ekzekutiv i KKSHA, në Uashington, ka thënë se “ne kërkojmë me forcë që edhe SHBA, BE dhe qeverive të Kosovës dhe Serbisë që jo vetëm të denoncojnë zotin Krstimir Pantiç, Zëvendës Drejtor, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, por edhe bëjmë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershëm për nxitje të dhunës etnike, e cila është ajo që çoi në fushatën e spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999. ”
Në fund të kësaj deklerate Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) në Uashington thotë se :” Në mënyrë që populli i Kosovës dhe Serbisë për të jetuar si fqinjë të mirë, duhet të marrë masat për ndërtimin e besimit që të bihet dakord dhe garantohet nga autoritetet më të larta në Kosovë dhe Serbisë, paqe dhe siguri. Ndërkohë, që ata që e kundërshtojnë këtë, natyrishtë që janë rreziku për Politikën në Ballkan dhe “mendojnë” ta kthejnë Ballkanin prapa në luftërat e viteve 1990″, thotë Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA)

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 565
  • 566
  • 567
  • 568
  • 569
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT