• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nga Durrësi dhe Elbasani me Iglin dhe Luçianon po dërgohet një ogur i madh

April 15, 2023 by s p

Ndriçim Kulla/

Lexova jo pa kureshtje mesazhin hapës të kryeministrit për fushatën zgjedhore të 14 Majit. Tashmë aftësia prej tellalli e propagandës së tij ka marrë dhenë, por gjithësesi doja t’ia verifikoja edhe kësaj rradhe ligjëratën. Dhe verifikimi më doli po aq zhgënjyes sa dhe qesharak, por mbi të gjitha i dhimbshëm nëse kemi parasysh realitetin në të cilin ndodhet çdo shqiptar. Që në një vështrim të përgjithshëm sheh që kemi të bëjmë vetëm me një tellall gënjeshtar, të shthurrur deri në halucinacion në çdo gënjeshtër që qet, por më tepër pa kurrfarë mëshire për gjithë këtë lloj tellallëzimi që guxon të bëjë në sy të gjithë shqiptarëve. Ja dëgjojeni pak se ç’broçkullit goja e tij: Ne jemi fuqia e ndryshimit në këtë vend. Kurdo që zgjedhësit na besojnë, ne bëjmë atë çka tjetër as nuk dinë ta bëjnë, as nuk munden dhe as nuk e kanë bërë ndonjëherë, qoftë edhe në një bashki të vetme.

Inteligjenca e çdo njeriu fyhet sa herë dëgjon fraza ekstreme të mburrjes dhe lavdërimit të pabazë dhe vulgar të tipit “ as nuk dinë, as nuk bëjnë, as nuk munden”, dhe që merr një dozë donkishoteske të parodisë dhe karikaturës kur shtohet me frazën “asnjëherë dhe në asnji bashki”. Nuk ka shëmbull më të shpifur dhe bindës në budallallëkun e të ndjerit superior si bullizues publik, si hedonisti cinik i ligjërimit më pervers të megallomanisë dhe fodullëkut.

Do të mund të bënim një listë shumë të gjatë bashkish në vite që janë zhbërë totalisht nga administrimi socialist, por le të marrim dy shembujt më të këqinj të kësaj qeverisje, dhe për më tepër shembuj të një degradimi shumëvjeçar dhe të përlavduar dhe mbajtur në mbrojtje personale, nga vetë tellalli i demagogjisë: pinoku ynë kryeministër. Flas për Durrësin e të famshmit hajdut votash Dako që vazhdon të qeveriset nga matrioshkat e tij dhe për legjendat e ligjeve me krimin në Elbasanin e Normales me gjithë imitimet e tyre më të këqija që u krijuan.

“Bilanci ynë është pozitiv me kontratat zgjedhore”, pohon zoti Rama me paturpësinë më të madhe, kur në fakt le të shohim se çfarë konstatohet nga sondazhi i zgjedhësve për gjendjen e qytetit: Të gjithë biem dakord se pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë menaxhuar gjëkundi në Shqipëri, duke cenuar edhe identitetin kulturor.Të gjithë biem dakord që për betonin e Dakos betonizuam qytetin, zumë detin me ndërtime, cenuam vijën bregdetare. Nëse do të gjenin disa fjalë për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve, ato janë arrogancë, mungesë transparence dhe larg qytetarit, një bashki si agjenci shërbimesh e qeverisë, madje të duket sikur ka drejtoreshë qeverie dhe kryetare bashkie. Ja kjo është përballja tragjike e tellallit te propagandës Rama me gjëndjen e tmershme në të cilën gjendet Durrësi ynë dhe që kandidati i cmuar i opozitës, i dalë për herë të parë në demokracinë shqiptare nga beteja e primareve, zoti Igli Cara, ka marrë përsipër me vizion dhe kurajo, ide dhe integritet, ta shndërrojë plotësisht. Durrësi ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm. në vitet e socialistëve u nëpërkemb demokracia, u kriminalizua ekonomia, u shpërfill puna, dija e zotësia u ble e shatnazhua vota e u vendos regjimi. U instalua nje Bashki me arrogancë, mungesë transparence në vendimmarrje e larg qytetareve, si agjenci shërbimesh e qeverisë. Sikur ka drejtoreshë qeverie e jo kryetare bashkie. Për të gjitha këto pasoja negative ka një përgjigje, dhe kjo vjen pikërisht nga ky kandidat kur në programin e shpallur prej tij ai thotë: “Ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme. Prioritet i rëndësishëm do të jetë përfundimi i procesit të rindërtimit brenda vitit 2024. Ky është premtim”! Për të gjitha këto të këqija që e kanë lënë Durrësin në rrënim, falë një babëzie që shkon deri aty sa të falen taksat e qytetarëve të vet, rreth 11% të investimeve, plot 231 milionë euro që duhet të jenë të qytetarëve por që u falën dhe sollën për pasojë që edhe porti i ri të bëhet me lekët tona, tani ka një përgjigje. Është fakt se që prej 2016 Durrësi ështe pa plan rregullues dhe strategjia fituese e Igli Carës përmban një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Ajo planifikon një integrim të zonave të reja urbane dhe mbulimin e tyre me shërbim, transport publik dhe infrastrukturë, për të përmbushur kështu vizionin e tij të madh për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve, zhvillim të qendrueshëm ekonomik të Durrësit dhe rikthimin e tij në polin më të rëndësishëm të turizmit në vend.

Pas Durrësit, edhe një tjetër qytet është simboli më i mirë që përgënjeshtron gënjeshtën dhe demagogjinë pinokiane të mesazhit hapës të kryeministrit, të demaskuar pas shprehjes “Bilanci ynë është pozitiv me kontratat zgjedhore”. Po ja se cfarë shpreh një kandidat tjetër i çmuar i aradhës demokrate, ligjërues,intelektual dhe luftëtar i paepur i viteve të tëra të demokracisë shqiptare, zoti Luçiano Boçi,

Një emër i tillë është shumë i njohur edhe në zgjedhjet parlamentare, pasi ai ishte deputeti më i votuar në këtë qark dhe arriti të thyejë listën e kandidatëve në Elbasan, teksa renditej i shtati fillimisht, por në fund u fut në listën fituese të gjashtë vendeve që PD fitoi. E kjo falë cilësorëve të tij: një nga njerëzit më me reputacion në zonë, me influencë, një njeri që ka mendimin e tij të pavarur dhe pozicionimi i tij ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarit, në shërbim të votuesit.

Por në vazhdën e traditës së re dhe nga më të mëdhatë të demokracisë shqiptare, atë të primarieve, ka qenë po ky personalitet që me vlerat dhe dinjitetin e tij ka hedhur bazat edhe të një uniteti të qëndrueshëm, real e të shëndetshëm mes rradhëve të popullit opozitar. Në vizionin e tij përballjet konceptohen si gara simpatie dhe dakordësie, ndaj risia që ai ka arritur të sjellë në këtë fushatë është edhe dakordësimi që ai ka artikuluar për grupimin tjetër demorat në këtë zonë, të faktuar me vetë pohimin e tij: “Nuk është deklaratë formale, kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores”. Janë të gjitha këto lloj aftësi cilësore që prezantohen në vetë personalitetin e tij, të mbrujtura në një perspektivbë të re që po lind janë kthyer në një lumë energjish pozitive të shprehura në mesazhin e prezantimit të tij: “Le të angazhohemi bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshme, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E dimë që beteja nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën…por ne do t’ia dalim!”

Këtë besim dhe forcë në kauzën e madhe të rrëzimit të gjithë këtyre pushteteve si korrupsioni dhe paraja e pistë, me të cilën mbahet qeverisja e Ramës, do të doja ta shpërndaja si një ogur të mbarë për të gjithë demokratët anembanë Shqipërisë. Bëhuni të fortë, qëndrestarë për fëmijët tuaj dhe për të ardhmen e këtij vendi. Gjithçka do të jetë me ju deri në fitoren e madhe.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndricim Kulla

Presidentja Osmani takoi kryetaren e Provincës së Kozencës dhe kryetarët e komunave arbëreshe

April 13, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me kryetaren e Provincës së Kozencës, znj. Rosaria Succurro, me të cilën bisedoi për raportet ekonomike, politike e kulturore mes komunave të ndryshme të Kosovës dhe Kozencës. Presidentja theksoi se është shumë e rëndësishme që të krijohen mundësi të reja të bashkëpunimit mes bizneseve tona, institucioneve kulturore dhe operatorëve turistikë. Në Kozencë gjenden 21 komuna arbëreshe ku vazhdon të ruhet tradita, kultura dhe tradita kombëtare për pothuaj gjashtë shekuj.

Në Kozencë gjenden thesare shumë të rëndësishme, siç janë dorëshkrimet e rilindësit Jeronim De Rada, të cilat ndodhen në Bibliotekën e Qytetit të Kozencës dhe gjetiu në Kalabri.

“Digjitalizimi i dorëshkrimeve letrare shqipe të shekullit XIX është pasuri e cila duhet t’u ofrohet studiuesve dhe gjeneratave të reja”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim edhe me kryetarët e komunave arbëreshe të Provincës së Kozencës. Presidentja i falënderoi ata për përkushtimin e pashoq për kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, si pjesë e të rëndësishme e kulturës dhe identitetit shqiptar.

“Ne duam të punojmë së bashku me ju për identifikimin e mundësive për realizimin e projekteve të përbashkëta për ruajtjen, kultivimin dhe përparimin e mëtejmë të traditave tuaja kulturore e gjuhësore”, tha Presidentja.

Presidentja rikujtoi rolin e jashtëzakonshëm, të cilin arbëreshët e kanë luajtur përgjatë historisë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor e politik të shqiptarëve.

Më tej, Presidentja çmoi mënyrën se si arbëreshët kanë krijuar model të vyer për gjithë mërgimtarët se si, duke u integruar në jetën e vendit mikpritës, i kanë kultivuar e ruajtur traditat e veta, duke u shndërruar në qytetarë të suksesshëm të vendit, por edhe kontribuues për kulturën e të parëve.

“Ju i keni dhënë kulturës e trungut etnik, por edhe vendit mikpritës, Italisë, ngjyrat e një kulture të veçantë, e cila është pasuri e vendit dhe e kulturës prej nga vini, por edhe e vendit i cili ju mirëpriti”, tha Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja e shtroi mundësinë e hartimit dhe të realizimit të projekteve për ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore e traditave kulturore, nëpërmjet regjistrimit e botimit të kujtesës gojore.

“Rënia e ngadaltë e përdorimit te gjuhës shqipe te brezat e rinj dhe zvogëlimi i popullatës, për shkak migrimit, është sfidë me të cilën ballafaqohen shumë vende, përfshirë edhe rajonet në të cilat jetojnë arbëreshët. Prandaj duhen politika të qarta promovuese”, tha Presidentja. Ajo nënvizoi domosdoshmërinë e shtrirjes së bashkëpunimit, hartimin e itinerareve turistike dhe shkëmbimeve kulturore, për ta ruajtur lidhjen me tokën e të parëve. Ajo e çmoi bashkëpunimin e komunave arbëreshe, të cilat tashmë janë binjakëzuar me disa komuna të Kosovës.

Filed Under: Kronike

Me propozim të Presidentes Osmani, 14 prilli caktohet Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

April 12, 2023 by s p

Me propozim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e 138-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidentja Osmani ka  theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale. “Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20.000 persona kanë qenë viktima të luftës seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani në propozimin drejtuar Qeverisës së Republikës së Kosovës.

Filed Under: Kronike

Në 25- vjetorin e zhdukjes së Dr. Hafir Shalës

April 11, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Kujtojmë me pietet mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Doktor Hafir Shalën i cili me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat tanë.

Doktor Hafir Shala, u angazhua deri në flijim për të shpëtuar jetën e shumë luftëtarëve të lirisë dhe popullsinë civile. Shprehim po ashtu respektin e mirënjohjen për të gjithë ata punonjës shëndetësorë që u vunë në shërbim të luftës për liri deri në vetëmohim, siç ishin Dr. Lec Gradica, Dr. Fatmir Krasniqi, Dr. Shpetim Robaj e shumë të tjerë.

Veprimtaria politike, ushtarake, dhe shëndetësore për Kosovën, ishte vet biografia e heroit Hafir Shala. Ai ishte gjatë tërë jetës i pathyeshëm në rrugën e idealit të lirisë së Kosovës.

Ai e ndjeu robërinë bashkë me popullin të cilit aq shumë i shërbeu dhe e deshi. Vepra e tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat dhe mendjet e secilit prej nesh, duke dëshmuar vlerën e lirisë së Kosovës.

Lavdi Heroit Dr. Hafir Shala!

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Filed Under: Kronike Tagged With: Lulzim Nika

Beteja e lavdishme e Koshares

April 10, 2023 by s p

Albin Kurti/

Kujtojmë mëngjesin e hershëm të 9 prillit të vitit 1999, kur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sulmuan ushtrinë serbe, me qëllim thyerjen e kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Aksioni i ushtarëve të UÇK-së kishte tre caqe të pozicioneve të ushtarëve serbë: bazën “7 korriku”, Rrasën e Koshares dhe majën “Gllava”. Pushkët e shkrepura atë ditë, këtu e 24 vite më parë, nisën luftimet e asaj që tashmë njihet si Beteja e Koshares.

Për dy muaj, nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, mijëra ushtarë të UÇK-së do të përballeshin në luftime të ashpra me trupat serbe, çka do të rezultonte me shumë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur nga të dyja palët. Më shumë se 100 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të binin dëshmorë gjatë luftimeve të atyre ditëve, kurse edhe më shumë se kaq do të plagoseshin. Në anën tjetër, mbi 100 pjesëtarë nga forcat serbe u vranë dhe trefishi i këtij numri prej tyre u plagosën.

Kundërofensivat ushtarake të Serbisë më 14 prill me qëllim majën “Gllava” si dhe më 6 deri 11 maj në drejtim të Rrasës së Koshares, ishin të pasuksesshme përballë ushtarëve të UÇK-së që arritën t’i ruanin pozicionet e tyre. Në këto luftime, ushtarët e UÇK-së do të ndihmoheshin nga armata shqiptare përkatësisht Divizioni i Kukësit, që nga brezi kufitar do t’i përgjigjej me gryka artilerie sulmeve të artilerisë serbe. Nga ajri, ushtarët e UÇK-së do të përfitonin nga sulmet ajrore të NATO-s mbi pozicionet serbe, prej të cilave u vranë 16 ushtarë serbë dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Mes njësiteve të UÇK-së, kishte dhe disa individë vullnetarë të huaj që i ishin bashkuar luftës sonë të drejtë për liri, nga të cilët pati edhe të rënë dëshmorë për Kosovën. Ndërkohë gjatë luftimeve, u kuptua që mes forcave serbe kishte edhe mercenarë rusë.

Në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës, Beteja e Koshares mund të shihet edhe si një panoramë e të gjitha betejave, te e cila mund të lexohen të përbashkuara karakteristikat e të dyja palëve ndërluftuese. Atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në betejën për çlirimin e Kosovës nga Serbia, u ndihmua edhe nga ushtarët vëllezër prej Shqipërisë, si dhe e cila me luftën e saj të drejtë për liri, fitoi edhe përkrahjen e vullnetarëve të huaj në këtë rast, por mbi të gjitha, të aleancës së NATO-s, që përshpejtoi çlirimin e plotë të Kosovës. Në anën tjetër, atyre që po luftonin në një betejë të padrejtë dhe për një tokë që s’ishte as nuk mbeti e tyrja, forcave serbe për të cilët, Beteja e Koshares ishte ferri mbi tokë.

Bashkë me përmasat e saj në luftime, trupa dhe shtrirje territoriale, Beteja e Koshares është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në luftën tonë për liri. Beteja e Koshares i ka garantuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një nga meritat më të veçanta të luftës, atë të thyerjes së kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të vendosur më 1913 dhe të rivendosur disa herë ndër vite, që i kishte mbajtur të ndarë shqiptarët për gati një shekull. Qysh atë kohë lufte, kjo e lehtësoi kalimin e armatimeve dhe të trupave vullnetare të UÇK-së nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Kosovës. Kurse pas përfundimit të saj njëkohshëm me vetë luftën, kjo betejë i përbashkoi fizikisht shqiptarët.

Mes nderimeve për dëshmorët e lirisë, sot themi lavdi për dëshmorët e rënë në luftimet e Betejës së Koshares si dhe nderime atyre të plagosurve që nga atëherë e deri sot kanë bartur plagët e luftës për lirinë e Kosovës. Kujtime e histori, nderime dhe krenari!

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT