• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

STAMBOUL (1908) / KLUBI “BASHKIMI SHQIPTAR” : VENDI I KRIJIMIT, PJESMARRËSIT, QËLLIMI

October 29, 2022 by s p


Eqrem bej Vlora (1885 – 1964)
Eqrem bej Vlora (1885 – 1964)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Tetor 2022

“Stamboul” ka botuar, të shtunën e 29 gushtit 1908, në ballinë, një shkrim në lidhje me krijimin e Klubit “Bashkimi shqiptar” në Stamboll, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Bashkimi shqiptar”. — Dje pasdite, fisnikët shqiptarë u takuan në zyrën sipër lokalit Yanni, në Pera. Ata hodhën themelet e një shoqate me emrin “Klubi i Bashkimit shqiptar”.

Ishin të pranishëm : Prenk Bib Dodë Pasha, Fazil Pashë Toptani, Halil Pashë Gjirokastra, Nexhet Pashë Vlora, Mehmet bej Frashëri, Çako efendiu, Shukri beu, Partew beu, Mexhi efendiu, Dr. Rifat bej Frashëri, Sulejman bej Korça, Hysen bej Vrioni, Dr. Xhmal beu, Sulejman bej Delvina, Mustafa beu, Filip Noga efendiu, etj.

Qarkulluan një listë abonimesh për të mbledhur fondet e nevojshme për zgjedhjen e një ambienti dhe mobilimit të tij. Totali i kësaj liste të parë mblodhi 120 lira turke.

Eqrem bej Vlora u emërua përkohësisht si arkëtar.

Zgjedhja e një lokali (zyre) do të rregullohet shumë shpejt. Menjëherë do të takohen sërish për të bërë aranzhime të reja me synimin për të hapur një abonim, të ardhurat e të cilit do të synohen pjesërisht për të ndihmuar shqiptarët në nevojë që banojnë në Kostandinopojë dhe pjesërisht ata që ndodhen jashtë vendit.

Komiteti shqiptar nis me punë filantropike. I urojmë “Bashkimit shqiptar” jetë të gjatë dhe begati.

Filed Under: Kronike

Seminari dyditor me temën Gjuha si pjesë përbërëse e identitetit të një kombi, që u mbajt në Munih të Gjermanisë

October 27, 2022 by s p

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Në Munih të Gjermanisë, më 22.10.2022 u mbajt seminar dyditor me temën: “Gjuha si pjesë përbërëse e identitetit të një kombi” dhe “shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve”. Dita e parë e seminarit kaloi me zhvillimin e temave: “Përdorimi i Gjuhës Letrare Shqipe në shkollat shqipe”,“Të mësojmë duke luajtur”, “Stinë dhe muajt e vitit” , Miqësia postare si njësi mësimore, mjet komunikimi dhe rrjetëzimi” , “Planifikimi ditor i mësuesit, proces drejt suksesit” dhe “gabimet drejtshkrimore dhe deformimin që po pëson gjuha shqipe”.

Seminarin e hapi prof. Mustafë Krasniqi-Koordinator i LAPSH-it, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Afrim Nura, konsullin e Republikës së Shqipërisë, Dr. Dashnor Ibra, Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar i KKAD-së dhe koordinator i rrjetëzimit të shkollave shqipe në Zvicër, znj. Antigona  Elshanin- kryetaren e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Austri, kryesisë e LAPSH-it për kontributin, natyrisht, mësueset që me përkushtim punojnë në shërbim të ruajtjes së gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare, në Gjermani, kryetarin e LAPSh-it në Bavari, Milazim Ukaj dhe Rexhep Nikçin, përfaqësues i Fondacionit “Besa”.

Veçantia e këtij seminari ishte krijimi i një rrjetëzimi të bashkëpunimit në mes tri shteteve; Zvicër, Austri dhe Bavari të Gjermanisë, që mësimdhënës-it/et, t’i shkëmbejmë përvojat rreth mësimdhënies dhe metodave aplikueshëm në praktikë. Seminari i zhvilloi punimet me këto tema:
 -Ora didaktike me nxënësit – Metodologjia dhe integrimi i grupmoshave të ndryshme në një klasë heterogjene.

-Orë praktike mësimore -Të mësojmë duke luajtur

-Praktikat mësimore të mërgatës në vende tjera. Shkëmbimi i eksperiencave dhe diskutime me të pranishmit.

Për zhvillimin e temave jemi mbështetur në një plan, i cili na është dukur se do të jetë më i arsyeshëm dhe i suksesshëm. Përpos anës profesionale dhe shkëmbimit të përvojave, do të krijojmë edhe miqësi të përbashkët, që ky model të përcillet në tërë diasporën shqiptare. Dhe përtej saj, të diskutojmë edhe për hallet e mëdha që ka mërgata, në informimin e duhur rreth njohjes me pasojat në të ardhmen, nëse fëmijët mërgimtarë nuk vijojnë mësimin plotësues në gjuhë amtare. Besoj se misioni ynë është përveç mësimdhënies edhe vetëdijesimi apo sensibilizimi i mërgatës shqiptare, për shkollën shqipe.

Po ashtu Krasniqi përshëndeti nismën e vitit Jubilar, të 50-vjetorit të hartimit të Fjalorit Drejtshkrimor, i cili theksoi se ky vit jubilar do të përcillet me simpoziume, konferenca shkencore, manifestime, orë letrare dhe përmes aktiviteteve të ndryshme, e seminareve si ky i sotmi, së bashku me zërin e atdheut, qeveritë tona shqiptare, që do ta kemi edhe përkrahjen e tyre. Këtë nismë të KKAD-së e përshëndeti edhe në emër të LAPSH-it në Bavari dhe i uroi rrugëtim të mbarë në realizimin e këtij viti jubilar, Gjuhës Standarde, tha z. Krasniqi!
Më pastaj fjalën e mori kryetari i LAPSH-it për Bavari z. Milazim Ukaj, i cili pasi i përshëndeti dy konsujt dhe të pranishmit tjerë, mësimdhënësit dhe ligjëruesit, foli për sfidat e LAPSH-it dhe njëherit i përgëzoi mësimdhënësit për punën e tyre në mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies, të gjuhës shqipe edhe kryesinë e LAPSh-it.

Seminarin e përshëndetën edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës Z. Afrim Nura dhe ai i Republikës së Shqipërisë Dr. Dashnor Ibra, që uruan punë të mbarë për seminarin, si dhe mësimdhënësit i përgëzuan për punën e tyre në mësimdhënie. Gjithashtu theksuan se mbështetja e konsullatave dhe institucioneve tona nuk do t’ju mungojë, konkretisht në misionin e juaj, në mbarëvajtjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, thanë të dy konsujt. Po ashtu e përshëndetën seminarin Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu, koordinator i rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër dhe kryetarja e SHMSH “Naim Frashëri” në Austri Znj. Antigona Elshani. Ndërsa panelin drejtues e drejtoi Mustafë Krasniqi, Osman Ademi dhe Mervete Ismaili, moderimin e bëri znj. Anila Xhani- zëdhënëse e LAPSH-it.

Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu u paraqit me temën: “Përdorimi i Gjuhës Letrare Shqipe në shkollat shqipe”, i cili theksoi se përdorimi gjuhës letrare është më se i domosdoshëm! Sidomos  gjuha Standarte duhet të mësohet e të flitet kudo në institucione tona shtetërore, konkretisht në medie dhe shkollat shqipe, qofshin në atdhe apo në Diasporë. Z. Sejdiu, apostrofoi se dialektet janë pasuri kombëtare dhe një vlerë e çmuar, që nuk duhet nënçmuar, por se Gjuha Standarde do të thotë Bashkimi Kombëtar, që do respektuar e kultivuar, të flitet aty ku e ka vendin, duke mos rënë pre e dashakëqijve, të cilët po mundohen ta zhvlerësojnë punën 50-vjeçare të saj dhe të themelimit të Fjalorit Drejtshkrimor, i cila doli nga Kongresi Shkencor më 20-25 tetor të vitit 1972 në Tiranë, ku morë pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare dhe ato Arbëreshe. Më pastaj z. Sejdiu në mënyrë shkencore zbërtheu ligjëratën, duke u mbështetur në burimet argumentues dhe duke shtjelluar në mënyrë praktike, për mësimdhënësit, se si t’i afrojmë nxënësit e t’i nxisim, që ta duan orën mësimore të gjuhës shqipe. Rreth temës së z. Sejdiu përpos që u zgjua një interes i veçantë, për ta dëgjuar ligjëratën e tij, aq më tepër ishte pjesa tjetër e pyetjeve dhe përgjigjeve, që vërtet mori një dimension të lartë shkencor, por mbi të gjitha tema e z. Sejdiu kishte një porosi se si duhet mësimdhënësi të dalë para nxënësve i përgatitur duke vepruar sipas nxënësve që ka në klasë. 

“Të mësojmë duke luajtur” temë që preku kureshtjen e mësimdhënësve  dhe  solli një praktikë të kapshme për mësimdhënësit, që ta kenë më të lehtë për ta përcjell deri tek nxënësit tha znj. Lume Daci Hoți. Kjo temë ka filluar të praktikohet dhe, sipas hulumtuesve është parë si një metodë e suksesshme dhe frytdhënëse. Hoti, temën në fjalë e demonstroi përmes tablove, se si praktikisht duhet të zhvillohet ora mësimore, që përmes kësaj metode te nxënësi të reflektoj përforcojë të mësuarit dhe të kuptuarit. 

Znj. Miradije Berisha, mësimdhënëse nga Austria kishte një temë attraktive:  “Stinë dhe muajt e vitit”, e cila pranë të  pranishmëve paraqiti punimin e saj, se duhet të mbahej një orë praktike me nxënësit. Temën e zhvilloi në mënyrë praktike, ide e cila kishte lindur brenda klasës dhe e demonstroi me përkushtimin e nxënësve, përmes bisedës dhe intervistave të lira mes nxënësve, individualisht apo në grup.

“Miqësia postare si njësi mësimore, mjet komunikimi dhe rrjetëzimi”, me këtë temë u prezantuan znj. Enela Markaj, ndërsa znj. Eva Krypca foli mbi planin mësimor, që dhe tema e saj ishte “Planifikimi ditor i mësuesit, proces drejt suksesit”.

Ein Bild, das Text, Tisch, drinnen, Person enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Ndërsa në pjesën e fundit, bisedë e lirë Prof. Isuf Ismajli, mësues në Zvicër dhe studiues i mirë i morfologjisë, fonetikës dhe  i sintaksës, foli mbi disa gabimet drejtshkrimore, që po i hasim nëpër medie e institucione tonat shtetërore, që me ato gabime, që po shqiptohen në mënyrë të gabuar, po pëson gjuha shqipe. Z. Ismaili, si shembull mori shumë folje, që përdoren gabimisht, te lidhorja, mbiemrat, ndajfolja etj. Por interesi i mësimdhënësve ishte pjesa e Ç, Q, XH, GJ, i cili përmes anës fonetike, z. Ismaili i demonstroi se si duhet shqiptuar e shkruar, drejt fjalitë.
Seminarin e përmbylli Paneli drejtues dhe e cilësoi si një seminar, i cili ka arritur në mënyrë shkencore t’i trajtojë temat në fjalë dhe ishte harmonizimi i temave të zhvilluara duke pasqyruar format e kapshme në praktikë, që përmes trajtesës së këtyre temave përmes tablove praktike e bënë seminarin më të arritur dhe profesional. Por në anën tjetër ajo që e shquan këtë seminar është pjesëmarrja e mësimdhënësve të tri shteteve; Zvicër, Austri dhe nikoqir, LAPSH-i në Bavari. Te këtij mendimi ishin të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me entuziazëm thanë se:  seminari kishte arritur të gjitha pritshmëritë dhe ishte shumë frytdhënëse, mbi të gjitha ishte një përvojë që morëm nga ligjëruesit, e që do t’na shërbejë ne, mësuesve, për  zhvillimin e orës mësimore, thanë mësimdhënësit, të cilët e cilësuan si një seminar akademik.
Pas përfundimit të seminarit kryetari Ukaj, i përshëndeti të pranishmit, dhe e vlerësoi seminarin të suksesshëm, njëherit dhe falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët mundësuan organizimin e seminari si: Z. Safet Shaqiri për drekën (kateringun) cilësore, z. Faruk Raka për sigurimin e sallës dhe Sami Mustafën, shefin e Restorantit “Tra di Noi” për shërbimin e mirë të darkës. Që në këtë restorant, pas darkës u organizua një mbrëmje festive me një program artistik, të përgatitur nga z.Arif Arifaj, znj. Enela Markja dhe z.Avdi Kolukaj.

Në ditën e dytë të seminarit, pas mëngjesit, pjesëmarrësit e seminarit bënë një shëtitje në qytetin e Mynih-ut, ku dhe vizituan ambientin Olymiapark-ut. shëtitja sipas programit të LAPSh-it filloi në ora 10:00 dhe përfundoi në ora 14:00.

Ein Bild, das drinnen, Boden, Konferenzraum enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Filed Under: Kronike

Në Gjurmë të Historisë së Popullit Tonë

October 26, 2022 by s p

Shoqata Shqiptaro – Amerikane “Skenderbej” Inc. organizoi shfaqjen e filmit dokumentar, Kapedanët e Gorës dhe Nën Komiteti i Fshehtë, “Beselidhja Gorare 1906”. Filmi u pergatit  dhe sponsorizua nga publicisti  i njohur dhe ish deputeti i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqiperisë,  z.Koçi Tahiri, njëkohsisht edhe Kryetar i Shoqatës “Besëlidhja Gorare 1906”.  Qëllimi i shfaqjes së filmit  ishte  njohja me kapedanët e Gorës, promovimi i  traditave, historisë dhe kulturës së popullit tonë, si trashigëmi për brezin e ri.  

Në këtë aktivitet morën pjesë, kryetari i nderit të shoqatës, Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”z. Bashkim Shehu, Ish Gjeneral Major i forcave të armatosura të Republikës së Shqiperisë, z. Armando Vilçani, ligjevënesi i qarkut te  Westerchester,  z. David Tubiolo, përfaqesuses të shoqatës se Plavës dhe Gucise, aktivisti i njohur  z. Esad Gjonbalaj si dhe pjesmarrës të tjerë të komunitetit shqiptar ne NY, Texas dhe Virginia .

Aktiviteti u moderua me profesionalizëm nga Znj. Alketa Veshi, njëkohsisht edhe sekretare e shoqatës. Në hyrje të fjalës së saj  theksoi : Ne nje nga qendrat me te medha boterore, ne Manhattan, promovohet nje film dokumentar shqiptar me vlera historike dhe kulturore.

Ajo ia dha fjalen z. Imer Laçaj, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro – Amerikane “Skenderbej” Inc. Ai foli për veprimtarinë e publicistit Koçi Tahiri dhe theksoi se, Zoti Tahiri përkrahu lëvizjen demokratike në Shqiperi, që  në fillimet e para të viteve 1990.Ai ishte një nga nismëtarët e parë, dhe themelues i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Shqiperisë . Z.Tahiri është zgjedhur kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqiperisë për Bujqësinë, anëtar i Këshillit Kombëtar të Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë, si dhe Kryetar i Sindikatave të Bujqëve dhe të Fermerëve Privatë të Shqiperisë.” Ai ka qënë  gjithashtu deputet i kuvendit të Republikës së  shqipërisë në legjislaturën e viteve 2017-2021. Ai është shpërblyer me shumë medalje nga organizata të ndryshme brenda e jashtë vendit. Zoti Tahiri ka botuar rreth 15 libra me tematika të ndryshme. Ai është aktualisht kryetar i  shoqatës “Beselidhja Gorare 1906”, me të cilën shoqata jonë do të bashkëpunojë vazhdimisht në të ardhmen. Për punën e bërë Zoti Koçi Tahiri është dekoruar me Medaljen e lartë “Pishtari i demokracisë.”

Pastaj moderatorja, ia dha fjalen Z. Koci Tahiri. Ai foli për përpjekjet që janë bërë për realizimin e këtij filmi dokumentar, duke theksuar, puna dhe studimi i këtij dokumentari është bërë në mënyrë hierarkike,  në hulumtimin e të dhënave historike nga arkivat e vendit dhe të  Manastirit,  evidentimin e informacioneve  historike, duke bashkëpunuar me historianë të njohur të vendit tonë,  si edhe,  nga intervista me banorë të zonës së Gorës.  Roli i Kapedanëve të Gorës në historinë e popullit tonë ishte trajtuar ndryshe nga realiteti dhe ishte i fshehur.Prandaj,  është dashur të kryhet një punë e madhe evidentuese dhe e saktë , me qëllim që historia të njihet ashtu siç është, me të vertetat dhe ngjarjet e ndodhura.

 Në vazhdimësi u shfaq filmi “ Kapedanët e Gorës”. Ai  tregonte rreth perpjekjeve të tyre për të ndihmuar të varferit e këtyre zonave , si  edhe mbrojtjen e vlerave historike të Gorës.  Filmi shpjegon se si keta kapedanë të Besëlidhjes Gorare u lidhën me Mihal Gramenon e Themistokli Gërmenjin për të mbrojtur vlerat e gjuhës Shqipe dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në këtë krahinë. Besëlidhja Gorare bëri hapa shumë të rendësishme dhe bashkëpunoi ngushtë me Ҫerçiz dhe Bajo Topullin në mbrojtje të popullit dhe vendit tonë në Jug,  ndaj pushtuesëve dhe sundimit otoman. Ajo bashkëpunoi  me patriotë të tjerë deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më  28 Nentor të  Vitit 1912.

Besëlidhja Gorare është dekorur me urdhërin “Kalorësi i Skenderbeut” nga ish Presidenti i Shqipërisë  Bujar Nishani, si  dhe medaljen  “Krenaria e Bashkisë Maliq” nga kryetari i Bashkisë, z. Gëzim Topçiu.

Në fund të filmit, shoqata Shqipetaro-Amerikane Skenderbej i dha një çertificatë mirënjojhe Z. Koçi Tahiri me motivacionin: “Për kontributin e shquar patriotik në evidentimin, ruajtjën dhe promovimin e vlerave historike dhe kulturore të popullit tone, veçanarisht të krahinës së Gorës, qarku Korçë. Ҫertifikata u dorëzua nga Kryetari i Nderit të shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” z. Bashkim Shehu.

Në emër të shoqatës Besëlidhja Gorare, Z. Koçi Tahiri, u dorëzoi çertifikatë mirënjohje Z. Armando Vilçani dhe Vladimir Milloshit, të pranishëm në këtë aktivitet, duke i falenderuar  jo vetëm si pinjolle të Kapedanëve të Gorës por edhe  për punën që kanë bërë në interes  të popullit, si bijë të këtyre zonave.  

Zoti Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkise së Maliqit ,dergoi një mesazh falenderimi Shoqatës Shqiptaro Amerikane “ Skenderbej” për aktivitetin e organizuar.Ai u lexua nga anëtari i kryesisë së Shoqatës dhe ideatori i organizimit të këtij aktiviteti zoti Adrian Tahiri.   

Pas filmit , pjesëmarrësit,  festuan promovimin në katin e 22-të ( Roof top party) me ushqim të përgatitura nga pronari i restorantit dhe mik i shoqatës sonë, bisnesmenit të  suksesshëm z. Zamir Vejuka dhe vëllait të  tij z.Myzafer Vejuka. U krijua një atmosferë vertet festive dhe emocionale.Antarët e shoqatës tonë dhe pjesëmarresit këndonin shqip e kercenin vallet e bukura shqipëtare, në lartesitë e gradaçielëve të Manhattenit, me peizazhin mahnitës të Empire State Building përpara, dhe ndertesave të tjera të larta që rrethojnë restorantin ku u zhvillua aktiviteti.Ata kaluan momnente tepër të gezueshme dhe të paharruara, në biseda të lira shoqërore,  në një takim tepër mbreselënës në “zemër” të Manhattenit.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”. NYC Më 24 Tetor 2022

Filed Under: Kronike

KULTURA E DEBATIT VLERË E KOMUNIKIMIT

October 22, 2022 by s p

Nail  Draga/

Ne pluralizëm për të parën herë u mundësua të debatohet për çështjet e ndryshme shoqërore,të cilat janë shqetësim për qytetarët, ku nuk përjashtohen edhe ata politike, por kultura e debaitit si vlerë kulturore e komunikimit mbetet për të dëshiruar sepse subjektët politike kanë ndikuar në mënyrë negative në këtë aspekt, sepse pothuaj çdo gjë është politizuar, varësisht prej koalicionëve qeverisëse, që nuk është në favor  të demokracisë pluraliste, që ka të bëjë  pothuaj në të gjitha vendet e ish kampit socialist  ku as ne shqiptarët nuk bëjmë përjashtim.

Pikërisht, në mungesë të një debati të tillë konstruktiv  ne mes shqiptarëve  ka ndikuar që dukuritë e ndryshme shoqërore të mbesin në heshtje, pa reagim qytetar apo intelektual që nuk është në favor të pluralizmit  shoqëror të mjedisit përkatëse.Sepse qytetarët jo që dëshirojnë por kërkojnë të informohen për çështjet të cilat janë preokupuese pa politizime e pa paragjykime  për të sotmën dhe të ardhmën.   

Debati nevojë e komunikimit

Por, ndonëse kanë kaluar tri dekada nga miratimi i pluralizmit, individët ende  hezitojnë të trajtojnë debatin si nevojë e komunikimit shoqëror, sepse ende ekziston infektimi nga koha e monizmit. Me një qasje të tillë duke heshtur nuk i kontribuohet avancimit të vlerave shoqërore, por e kundërta, sepse  nuk është në favor të demokracisë  pluraliste. Kemi të bëjmë me një vendnumrim me pasoja shoqërore që ndikon negativisht në përgjithësi e në kulturën politike në veçanti, sepse përmes debatit prezantohen vlerat personale,  profesionale e partiake për çështjet e përkatëse. 

Varfëria mediatike në Mal të  Zi 

Nga të gjitha vendet e ish kampit socialist, Mali i Zi veçohet me varfërinë e mediave elektronike, sepse përveç medias shtetërore(TVMZ) ekzistojnë edhe disa private, ku veçohet TV Vijesti. Ne lidhje mbi ketë çështje nuk ka dilemë së vendin kryesor e luajnë mediat, e ate kryesisht mediat elektronike, edhe pse mediat e shkruara nuk duhet nënçmuar. Por, jemi dëshmitarë se media elektronike shtetërore(TVMZ) për shqiptarët është e pranishme vetëm ne fushatat parazgjedhore. Gjatë kësaj kohe shqiptarët përmes subjektëve politike janë të pranishëm ku prezentojnë programin e tyre partiak, duke iu ofruar  të dhëna qytetarëve, gjegjësisht elektoratit të tyre votues. Një veprim i tillë është normal, por shqiptarët kanë nevojë që të jenë të pranishëm ne ekranin e televizorit edhe pas zgjedhjeve, ashtu sikurse edhe qytetarët tjerë në Mal të Zi. Andaj, është e nevojshme që debati  të jetë i pranishëm ne vazhdimësi, qoftë ne ekranin e TVMZ por edhe ne televizionet private. 

Sepse, duke organizuar emisione të kësaj natyre, opinioni i gjerë do të kishte mundësi të informohej detalisht ne lidhje mbi rrjedhat aktuale dhe çështjet preokupuese të shqiptarëve në mjediset ku jetojnë e veprojnë si popullsi autoktone  në Mal të Zi. 

Gadishmëria e munguar 

Edhe pse në rrethana tjera  në pluralizëm të gjithë jemi dëshmitarë së partitë politike që përfaqësojnë elektoratin votues të  shqiptarëve ne ketë mjedis, nuk janë treguar të gatshme të hapin debatin në lidhje mbi çështjet kyçe të cilat janë preokupuese për shqiptarët në veçanti e qytetarët në përgjithësi. Edhe pse një çështje e tillë është imperativ i kohës te strukturat udhëheqëse të subjektëve politike ekziston një apati e plotë. Dhe nga gjendja ekzistuese nuk ka dilemë së shqiptarët janë të pakënaqur sepse gjatë fushatave zgjedhore janë premtuar shumë gjëra, ndërsa realiteti dëshmon diçka tjetër. Në veçanti e kemi fjalën për çështjet kyçe që kanë të bëjnë në lidhje mbi identitetin  kombëtar të shqiptarëve ne ketë mjedis, qoftë në kuadër të pushtetëve vendore apo qendror.

Partitë politike e kanë si obligim që të nxisin debatin duke prezentuar me fakte realitetin shoqëror, pamarrë parasysh  gjendjen ekzistuese. Debati duhet të jetë dukuri normale si kudo në botën demokratike me institucionet e pushtetit, në parlament dhe në media, në mënyrë që opinioni i gjerë të ketë një pamje të qartë të zhvillimeve të përgjithshme. Sepse nuk thuhet kot së qeverisja është pasqyra e subjekteve politike.

Mediat private si zgjidhje

Në mungesë të emisioneve në shqip në TVMZ, këtë mungesë janë duke e plotësuar relativisht dy media private:TV Teuta(Ulqin) dhe TV Boin(Tuz). Me gjithë angazhimin e tyre mediave, duhet përpjekur që në TVMZ, i cili financohet nga qytetarët, shqiptarët duhet të kenë emisionin e tyre, minimlisht dy herë në muaj, e jo të jemi të pranishëm vetëm gjatë fushatës zgjedhore. Sepse edhe qytetarët shqiptar në Mal të Zi, janë pagues të rregullt të taksave dhe të tatimeve, andaj iu takon të prezantohen në këtë media. Vetëm në këtë formë mund të ndryshoj gjendja e cila në fushën e informimit  është nën standardët ndërkombëtare. Duke marrë parasysh se subjektët politike të shqiptarëve nga buxheti qeveritar sigurojnë mjete financiare mujore, ata mund të realizojnë me pagesë emisione të tilla për të qenë transparent para qytetarëve për çështjet aktuale shoqërore e politike. Nga kjo del se ka mundësi për zgjidhje por duhet edhe vullnet jo vetëm politik për të gjetur zgjidhjen e dëshiruar, ku përgjegjësia bie mbi subjektët politike, për të qenë transparent para qytetarëve.

Vetëdijësimi i elektoratit votues

Në sajë të votimeve në kohën e pluralizmit del qartë se kemi të bëjmë me një evoluim të elektoratit votues shqiptar, që dëshmohet  më votat e subjektëve politike. Pavarësisht se skena politike brenda vet shqiptarëve ka pësuar ndryshime që nuk është në favor të homogjenizimit të trupit votues shqiptar, dhe përfaqësimit të tyre autentik, asnjë udhëheqës nuk ka qenë vetkritik për të pranuar  se veprimet e tyre autokratike e egoiste politike  kanë qenë shkaet kryesore në  formimin e partivetë reja politike. Madje një dukuri e tillë ka ndikuar negativisht në kohezionin e elektoratit votues shqiptar.  

Largimi i elektoratit votues shqiptar nga mbeshtetja e disa partive politike, dëshmon se demagogjia politike dhe premtimet e pa realizuara parazgjedhore kanë ndikuar në distancimin e tyre, nga del se votuesi shqiptar ka filluar të vetëdijesohet, që dëshmohet nga rezultati i votimeve, vitëve të fundit.

Debati eliminon spekulimet

Nga përvoja e deritshme del qartë se në  mungesë të  debatit  me qytetarët iu hapet mundësi spekulimeve të ndryshme që nuk janë në favor të rrjedhave të përgjithshme shoqërore dhe politike në mjediset e ndryshme ku as ato shqiptare nuk janë përjashtim. Raste tipike të kësaj natyre ka kudo, por për shqiptarët në Mal të Zi janë më të theksuar janë  në komunën e Ulqinit, Malësi dhe Plavë-Guci.

Organizimi i tribunave të ndryshme me qytetarët ku do të ftoheshin përfaqësuesit e subjektëve të ndryshme politike apo të strukturave nga pushteti vendor e ai qendror do të ndikonte pozitivisht në eliminimin e dilemave ekzistuese. Hapja e një debati të tillë është i nevojshëm sepse në ketë mënyrë punohet kudo në botën e qytetëruar gjatë tërë një mandati të pushtetit e jo vetëm ne prag të fushatave zgjedhore, sikurse është bërë praktikë tek ne. Mos koordinimi i punëve krijon huti  dhe pakënaqësi të qytetarët të cilët nga një padisponim të tillë refuzojnë të drejtën elementare qytetare për të votuar. 

Pikërisht një paknaqësi e tillë ndikon edhe  në refuzimin e votimit ndaj subjektit politik të cilin e kanë votuar më herët, sepse janë zhgënjyer me realizimin e premtimeve zgjedhore. Raste të tilla ka kudo në Mal të Zi, por Ulqini është tipik në këtë aspekt, që dëshmohet nga zgjedhjet e parlamentare e lokale në dy vitët e fundit.

(Tetor 2022)

Filed Under: Kronike

LE JOURNAL (1900) / “ITALIANËT DUAN KËTË GJË PËR SHQIPËRINË” —  LETRA E MANLIO BENNICI-T, NËNKRYETARIT TË KOMITETIT SHQIPTAR “PRO PATRIA”

October 22, 2022 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Tetor 2022

“Le Journal” ka botuar, të premten e 6 korrikut 1900, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Manlio Bennici-t, nënkryetarit të komitetit shqiptar “Pro Patria, mbi interesat italiane në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Italia dhe Shqipëria

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pas shkrimit që botuam mbi situatën e shqiptarëve, morëm letrën e mëposhtme nga z. Manlio Bennici, nënkryetar i komitetit shqiptar “Pro Patria”:

“Lexova me interes në “La Tribuna” raportin e artikullit tuaj të botuar në “Le Journal”, ku arrini në përfundimin se çështja shqiptare nuk është interesante vetëm për Austrinë dhe për Italinë.

Natyrisht, kjo pyetje duhet të prekë të gjithë popujt që e bazojnë ekzistencën e tyre në parimet e lirisë dhe të pavarësisë, dhe veçanërisht popullin fisnik francez, i cili, nëpërmjet entuziazmit dhe traditës shekullore, ka mbështetur gjithmonë çështjet e shenjta të të drejtave të të dobëtëve.

Agjitacioni italian në Shqipëri nuk ka qëllim tjetër veçse të mund të përballojë përfundimisht të gjitha goditjet që Austria do të donte t’i jepte popullit shqiptar. Por do të ishte gabim të konkludohej nga kjo se Italia planifikon ta pushtojë vetë këtë vend. Italianët duan vetëm një gjë : pavarësinë e Shqipërisë.”

Filed Under: Kronike Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT