• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari Glauk Konjufca takoi kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

December 12, 2022 by s p

Në fillim të vizitës së tij kryetari Konjufca u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me të cilin u shkëmbyen mendime për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën e integrimit evropian të të dy shteteve.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, kryetarët Konjufca e Xhaferi i vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, ndërsa theksuan nevojën për thellimin e mëtejmë midis tyre në të gjitha fushat.

Duke potencuar një varg hapash që dy kuvendet kanë ndërmarrë në funksion të forcimit të bashkëpunimit midis tyre, të dy homologët shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve, duke e shtrirë atë në të gjitha segmentet e veprimtarisë parlamentare.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i mbështet aspiratat euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe në vazhdimësi shpreh gatishmëri për transmetimin e njohurive dhe përvojave të përfituara, si në rrugën e BE-së ashtu edhe në raport me aspiratat e integrimit në NATO. Njëkohësisht Xhaferi e përsëriti qëndrimin afirmativ të vendit të tij për aderimin e Kosovës në të gjitha organizatat multilaterale dhe rajonale.

Kryetari Xhaferi theksoi se në Maqedoninë e Veriut ndiqen me vëmendje ngjarjet aktuale në Kosovë dhe vlerësoi se është i domosdoshëm vazhdimi i negociatave mes dy palëve, me qëllim të qetësimit të gjendjes dhe gjetjes së zgjidhjeve për çështjet e hapura.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pasi falënderoi kryetarin Xhaferi për kontributin e tij të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë përcaktime dhe qëllime të njëjta strategjike në raport me politikën e jashtme.

Kryetari Konjufca falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të vendit për Kosovën, në sferën e integrimeve euro-atlantike, si edhe për liberalizimin e vizave me BE-në.

Kryetari Konjufca potencoi se që nga pavarësimi i Kosovës, të dy shtetet zhvillojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim bilateral pozitiv dhe konstruktiv në të gjitha fushat, për çka janë nënshkruar rreth 60 marrëveshje bilaterale.

Në raport me agresionin e papranueshëm të Federatës Ruse në Ukrainë, kryetari Konjufca potencoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë në anën e vërtetë, në të cilën është e gjithë bota demokratike.

Në takim u vlerësua se avancimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha sferat me interes të përbashkët, përfshirë ato të ndërlidhjes infrastrukturore e të bashkëpunimit tejkufitar, i kontribuon zhvillimit të ndërsjellë, stabilitetit të rajonit dhe më gjerë.

Bashkëbiseduesit konfirmuan zotimet për intensifikimin e vizitave të ndërsjella, si ndërmjet kryetarëve të parlamenteve, ashtu edhe ndërmjet komisioneve përkatëse dhe grupeve parlamentare të miqësisë.

May be an image of 8 people, people standing, suit and indoor

See Insights and Ads

Boost post

Like

Comment

Share

Filed Under: Kronike

“Gjurmëve të Hasan Prishtinës”, një film dokumentar që rifreskon kujtesën tonë historike

December 11, 2022 by s p

Mehmet Prishtina/

Filmi dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës” u shfaq premierë, sot, në ambientet e universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, vepër e gazetarit të RTSH-së, Genc Ymeraj. “Është zgjedhur pikërisht ky vend, ky universitet me këtë emër sinjifikativ si vazhdues i denjë i veprës së Hasan Prishtinës”, tha ndër të tjera Mehmet Prishtina. drejtori ĺ fondacionit “Hasan Prishtina”.

Figura e tribunit Hasan Prishtina në këtë dokumentar ishte vënë në spikamë në hapësira të ndryshme të Ballkanit, ku kishte vepruar Hasan Prishtina, si; Prishtinë, Shkup, Selanik, Tiranë, Vlorë, Vushtrri, etj. duke sjellë pamje e të dhëna. Pra, autori Ymeraj kishte sjellë fakte e të dhëna të reja rreth kësaj figure shumë të nderuar të shqiptarëve.

Gjithashtu, në këtë rast u folën fjalë rreth filmit dokumentar dhe figurës së Hasan Prishtinës nga: Shemsi Syla, Shefqet Hoxha, Parim Kosova, Mehmet Prishtina, Xhafer Beqiraj, etj.

Filmi është realizuar në shenjë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, mbi rëndësinë historike dhe artistike të këtij dokumentari, foli studiuesi dhe themeluei i Fondacionit “Hasan Prishtina” , i cili ndër të tjera tha se përmasat e një figure historike gjithmonë tejkalojnë kornizat kohore, sepse çdo kohë përpos instrumenteve të perceptimit, ka edhe kontekstin historik, që ndryshe quhet edhe momentum.

“Në historinë e popullit shqiptar pati disa figura historike që patën momentumin e tyre, prandaj është kontribut i gazetarit inventiv Genz Ymeri, që me rastin e 110 vj. e Pavarësisë, të veçojë disa segmente nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, brenda dokumentarit “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”, të cilat përbënin momentumin e këtij kolosi të kombit tonë. Tërësia e këtyre segmenteve që u sistemuan me një kujdes të posaçëm nga Genc Ymeri, sollën disa anë pak a shumë të panjohura të profilit të Hasan Prishtinës, që kësaj radhe ndriçohen nga disa bashkëbisedues kompetent të cilët mbi supe mbartin përvoja dhe dije që i shërbyen autorit të dokumentarit për ta ndërtuar fabulën e tij dokumentare.

Ajo çka e bën të veçantë këtë film dokumentar, është sensi i autorit për të përzgjedhur njerëzit e duhur, të cilët vinin nga fusha të ndryshme dhe secili me njohuritë që posedonte, jepte një aspekt nga veprimtaria patriotike e Hasan Prishtinës. U intervistua shumë historian dhe hasanist në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë të Veriut, e deri ne Selanik, me ç’rast profili njerëzor, politik e kombëtar i Hasan Prishtinës plotësohej me ngjyra të cilat nxirrnin në pah plasticitetin e një figure historike, i cili angazhimin e tij e kishte shpërnda në disa fusha, siç ishin mobilizimi politik, aktiviteti diplomatik, koordinimi i lëvizjes kryengritje shqiptare dhe fushëveprimi në përhapjen e diturisë dhe arsimit në hapësirën ku jetonin shqiptarët.

Është për t’u vlerësuar kontributi i historianëve, studiuesve dhe veprimtarëve Skender Asani, Shefqet Hoxha, Hasan Bello, Xhavit Lashi, të cilët secili nga këndvështrimi i tyre sollën detaje që e bënin më të plotë mozaikun e këtij dokumentari.

Për publikun që do ta shikoj për herë të parë këtë dokumentar, do të ketë edhe një sihariq që kësaj here në fotografinë familjare të Hasan Prishtinë vjen edhe një personazh, siç ishte Elma Omer Prishtina, vajza e vëllait të Hasan Prishtinë, për të cilën Fondacioni “Hasan Prishtina” u përkujdes që varri i saj të rregullohet në mënyrën më të dinjitetshme.

Kenga labe “Thërret sot Vlora dhe Kanina, mirësvjen Hasan Prishtina”, realizuar nga Ansambli virtuoz vlonjat, por edhe ceremonia e inaugurimit të shtatoreve të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, në Mushtisht të Suharekës, i dhanë këtij dokumentari notat solemne, gjetje këto të autorit të cilat u kompozuan shkëlqyeshëm në tërësinë fabulative të dokumentarit”, vuri në pah Mehmet Prishtina.

Filed Under: Kronike

Letër falënderuese…

December 9, 2022 by s p

Nga: Nusret PLLANA/

Deputetes shqiptare në Zagreb, znj.Ermina Lekaj – Perlaskaj dhe Gjeneral Esat Çollakut – Kryetar i Unionit të Bashkësisë Shqiptare në Kroaci!

Falënderojmë Bashkësinë shqiptare në Rijekë dhe Pulë, si dhe znj. Dorotea Kerni, Kryetare e Shoqatës së grave shqiptare “Drita” në Zagreb, për organizimin e suksesshëm më, 3 dhe 4 dhjetor 2022, të promovimit të veprave publicistike e dokumentare të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj.

Ne si autorë, Ishim tejet të nderuar me organizimin e mrekullueshëm të organizatorëve të Shoqatave të lartëpërmendura, për të marrë pjesë aktive në shënim të Festave të Nëntorit të Madh, për të dhënë edhe ne kontributin tonë, përmes promovimeve të librave “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999” dhe “Mos harro kurrë”, si dhe të filmave dokumentarë “Kush i vret fëmijët” dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.

Falënderojmë nga zemra prezencën aktive të Ambasadorit të Republikës së Kosovës, z.Martin Berishaj, në Rijekë e në Zagreb, deputeten shqiptare, znj.Ermina Lekaj – Perlaskaj, e cila gjithashtu na nderoi me prezencën e saj aktive në Rijekë e në Zagreb, për të na lënë mbresa të paharrueshme në kuadër të manifestimeve “Ditët e kulturës shqiptare” në Kroaci.

Për sukseset tona të përbashkëta në Rijekë, falënderimet u takojnë udhëheqësve të Bashkësisë shqiptare në Rijekë, z.Valentin Lleshi – Kryetar dhe anëtarëve të kësaj kryesie, z. Gjergj Lekaj, z.Toni Marku, Gani Xharrahu e Remzi Bajraktari.

Për organizimin e mrekullueshëm në Pulë, u jemi mirënjohës dhe falënderues, z. Rok Lekaj, Kryetar i Bashkësisë shqiptare në Pulë, z.Selim Mulliqi -sekretar dhe Gjeneral Esat Çollakut – Kryetar i Unionit të Bashkësisë Shqiptare në Kroaci.

Ndërkaq për organizimin e mrekullueshëm të promovimit të veprave tona në amfiteatrin e bukur të “shtëpisë së gazetarëve”në Zagreb, falënderimi i takon deputetes shqiptare, znj.Ermina Lekaj – Perlaskaj dhe Shoqatës së grave shqiptare “Drita” në Zagreb, përkatësisht znj. Dorotea Kerni – Kryetare dhe drejroreshë e Bibliotekës shqiptare në Zagreb, ku përveç shumë dashamirëve të librit e të filmave dokumentarë, ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, z.Martin Berishaj dhe zv.Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Alma Kasa, të cilët i vlerësuan lartë veprat e autorëve N.Pllana e A. Aliçkaj. 

Kontribut të çmueshëm me këtë rast dhanë edhe z.Gëzim Olluri – gazetar, z.Sejfedin Prekazi – fotoreporter dhe gazetarja kroate, znj. Slavica Sharoviç, të cilët i falënderojmë përzemërsisht dhe u jemi shumë mirënjohës!

Bashkëautori i librit “Mos harro kurrë”, z.Agim Aliçkaj kishte ardhë enkas nga Amerika mike, pëkatësisht New Yorku, së bashku me bashkëshorten e vet, znj.Sadete Aliçkaj, për të marrë pjesë aktive e për të na i bërë edhe më madhështore promovimet e veprave tona në Gadishullin Ilirik, në Rijekë, Pulë e Zagreb, e të cilët meritojnë një falënderim të veçantë për kontributin e tyre të çmueshëm gati dyzetvjeçarë, në shërbim të çështjes kombëtare atdhetare!

Filed Under: Kronike

VATRA PROMOVOI LIBRIN “LINCOLN” TË XHEVAT KALLAJXHIUT

December 5, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 3 Dhjetor 2022 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Teqen Bektashiane Shqiptare të Amerikës, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, promovuan librin “Lincoln” të ish-Editorit të Diellit Xhevat Kallajxhiu.

Me pjesëmarrjen e vatranëve të veçantë e veprimtarëve të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë, ky promovim ishte nderim e mirënjohje mbi të gjitha ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin jubilar 1 shekull miqësi, figurës historike të Abraham Linkoln, dhe punës së Xhevat Kallajxhiut si editor i Diellit. Dr. Pashko Camaj përshëndeti në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA ku u ndal në kontributin e Xhevat Kallajxhiut në kohën kur ishte Editor i Diellit. Frank Shkreli në fjalën e tij theksoi se Xhevat Kallajxhi ishte patriot i madh, njeri i penës dhe adhurues dhe mbrojtës i të vërtetës. “Ai mishëronte, si rradhë kush, atdhedashurinë e tij me gazetarinë, duke përdorur gazetarinë në mbrojtje të Atdheut, të interesave dhe të drejtave të shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor. Xhevati i përkiste atij brezi antikomunist, si një veteran i vërtetë i luftës së ftohtë kundër komunizmit ndërkombëtar por edhe të atij regjimi komunist të Enver Hoxhës dhe krimeve të tija anë e mbanë Shqipërisë. Xhevati përveçse ishte një patriot shqiptar, ishte edhe mirënjohës i madh ndaj Amerikës” theksoi ndër të tjera z.Frank Shkreli. Studiuesi Idriz Lamaj lexoi për të pranishmit një parathënie të librit “100 anektoda” të Xhevat Kallajxhiut të botuara në gazetën Dielli. Dr. Paulin Marku në fjalën e tij tha se Xhevat Kallajxhiu meriton vëmendje të veçantë për rolin dhe kontributin e tij si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dr. Marku u ndal te veprimtaria e Xhevat Kallajxhiut si patriot, gazetar, veprimtar i çështjes kombëtare. Ai u ndal dhe te libri “Lincoln”, rëndësinë e Presidentit Linkolnit në historinë e shtetit amerikan. Drejtuesi i Teqesë Bektashiane Shqiptare të Amerikës në Michigan Eliton Baba Pashaj në fjalën e tij tha se Xhevat Kallajxhiu është ndër njerëzit e rrallë të Shqipërisë, i cili sikundër disa nga personalitetet më të njohura të dijes shqiptare e ndau jetën e tij mes dy kontinenteve, Shqipërisë dhe Amerikës. Duke qenë një shqiptar i vërtetë, një atdhetar i lidhur fort me vendin e tij, me historinë e hershme të Shqipërisë dhe me vendlindjen, ai kudo dhe kurdo mbajti lidhje të forta me atdheun, me njerëzit, me fatet e kombit. Një njohës i mirë i historisë në thelbin e saj, një histori që është e lidhur fort me sakrificat njerëzore ndër shekuj, me gjakun dhe djersën e mijërave që kanë vënë jetën e tyre në kurbanin e mbijetesës së Shqipërisë, Xhevat Kallajxhi e ktheu në një mënyrë jetese këtë sakrificë dhe njohjen e madhe që ai kishte për njerëzit dhe ngjarjet madhore të atdheut të tij. Kjo lidhje e fortë, ky përjetim i thellë i një morali prej luftëtari dhe intelektuali dijeplotë, e bënë Xhevat Kallajxhiun të gjente gjithmonë një rast, një mundësi, një detaj dhe një formë të komunikimit me atdheun. Dhe jeta e tij mbeti e tillë, një luftëtar i skalitur në të gjitha mënyrat e sakrificave që kërkon atdheu dhe që mund t’i bëjë një njeri i denjë shpirtërisht dhe moralisht” tha ndër të tjera Baba Pashaj. Më tej ai shtoi se ky libër është nderim dhe respekt ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në përfundim të promovimit Baba Pashaj i dhuroi Vatrës një portret të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit të shtypur në vitin 1954. Ceremonia kulturore dhe patriotike u përmbyll me një koktejt të shtruar nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha.

+4

See Insights and Ads

Boost post

4848

2 comments

11 shares

Like

Comment

Share

Filed Under: Kronike

Shqiptarët në Saint Louis festuan ditën e Flamurit Kombëtar

November 29, 2022 by s p

Në datën 25 nëntor, 2022 shoqata social-kulturore “ILIRIA” në Saint Louis organizoi me komunitetin shqiptar festën e flamurit nën ritmin e muzikës tradicionale shqiptare. Për të kënduar në këtë aktivitet ishte e ftuar këngëtarja shqiptare znj. Amarda Arkaxhiu së bashku me këngëtarin e komunitetit shqiptar të Saint Louis-it z. Arif Palloshi. Të dy këngëtarët i dhanë gjallëri dhe atmosferë festive mbrëmjes duke kenduar këngë nga të gjitha trevat kombëtare. Përpara fillimit të festës nga një fjalë të shkurtër përshëndetëse, mbajtën kryetari i shoqatës, z. Besian Gjika, sekretarja e shoqatës, znj. Elona Dyshniku dhe miku i mirë i komunitetit shqiptar në Saint Louis, senatori i Missour-it z. Doug Beck.

Kjo festë ishte një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për të respektuar ditën e shenjtë të Flamurit por edhe për të mundësuar një lidhje më të fortë e bashkëpunim të qëndrueshëm mes shqiptarëve në Saint Louis.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT