• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VËSHTRIM MBI  BOTËRORET E FUTBOLLIT

October 8, 2022 by s p

Skifter Këlliçi/

(1930-2014)

Duke filluar nga ky numër, do të botojmë ciklin “Vështrim mbi   botëroët e të futbolli”,  (1930-2018), përgatitur nga shkrimtari dhe gazeari sportiv Skifter Këlliçi.

URUGUAI, KAMPIONI I PARË I BOTËS NË FUTBOLL, (1930)

Vërtet Uruguai nuk ishte veçse një pikë e vogël në globin tokësor. Por, ama, ishte dy herë fitues i medaljeve të arta të futbollit në olimpiadat e Anversës dhe Parisit më 1924 dhe 1928  dhe  më 1930 kremtonte 100- vjetorin e Pavarësisë. Ndërtonte edhe stadiumin të quajtur enkas “Sentemario” (Njëqndëshi), me nxënësi prej…90 mijë shikuesish dhe bashkë me stadiumin tjetër të Montevideos, ”Park Central”, bëhej arena e 18 ndeshjeve të Botërorit të Parë të Fubollit.. 

Për më tepër, Uruguai dëshmoi se përsëri meritonte të mbante në dorë skeptrin e sovranit të futbollin të tërë planetin tonë, sidoqë midis 13 skuadrave, prej të cilave nga kontinenti plak ishin Belgjika, Franca, si  dhe  dy skuadrat ballkanike, Rumania dhe Jugosllavia, që përmenda më sipër. Boshllëkun e plotësonin një elitë skuadrash jugamerikane- Argjentina, Brazili, Kili, Meksika, Bolivia, Peruja…Pra,gjithsej 13 skuadra. Numër ters? Por jo për disa: Këto ishin Argjentina me SHBA-në  dhe Uruguai me  Jugosllavinë, që arritën në gjysmëfinale. Argjentinasit, sikur të luanin tenis,  shpejt e shpejt “lanë  hesapet” me kundërshtarët me të njetin rezultat tenistik, 6-1 dhe kryqëzuan shpata në finale me Uruguain.

Duhet thënë se se botërori , që nisi me… dëborë , meqë në hemisferin jugor ku shtrihet Uruguai në atë periudhë  bën dimër, për të përfunduar në një ditë pranverore në takimin final.

Urugajanët dëshmuan  traditën: u shtuan dy medaljeve olimpike dhe medaljet e kampionëve të botës. Argjentina, sidoqë udhëhoqi 2-1, kapitulloi pas tre golave të Seas, Iriartes dhe Kastros.

Argjentinasve u hipën xhindët në kokë. Pas humbjes në finalen e Olimpiadës së Amsterdamit më 1928,(2-1), dilnin  përsëri kokulur nga stadiumi “Sentenario”. Zemërimi  arriti deri në Buenos Aires, ku turma tifozësh kërkuan  t’i vënë flakën ambasadës uruguajane. Dhe kjo, sepse argjentinasit ngulnin  këmbë se në shkallët  e “Sentenarios” ishte krijuar një gjendje e nderë që i kishte çoroditur  paraardhësit e Maradonës deri në atë farë feje, saqë kishin humbur… torruan, dhe, si pasojë, edhe ndeshjen, se, sikur ajo  të ishte luajtur në kushte normale… ta shihnin ata uruguajënët mendjemëdhenj se ç’do t’u punonim, se,  ç’t’i bësh atij gjyqtarit … dhe kësisoj   “fitorja na shkau nga duart”, e bla, bla, bla të tjera.

Kësaj zallalamahie i shpëtoi  për mrekulli pikërisht gjyqtari belg, Langenus,. Gjatë takimit  me vërshëllimat e tij, ai jo rrallë  ndëshkoi futbollistët e famshëm argjentinas, Andrade dhe Monti, pa marrë me mend se ç’telashe do t’i sillte vetes.

Në fakt ishte gjyqtar me përvojë, që kishte  nisur të gjykonte që më 1912, duke pasur rival të rreptë vetëm anglezin Stenli Rouz, i cili më pas do të bëhej  presidenti i FIFA-s, dhe Marrasin, që edhe ai dotë bëhej më pas  presidenti i Federcalcio-s italiane.

   Langenusi kishte  gjykuar në shumë fusha “të nxehta”  të Evropës, por jo si në Montevideo.Për të mos prishur qejfm, ai  vendosi me urtësi që në pjesën e parë loja të luhej me topin uruguajan dhe në pjesën e dytë me topin argjentinas, thua se topat të kishin  fuqi çudibërëse.

Por  jo gjithçka shkoi vaj…

Kështu, me të mbaruar ndeshja, ashtu siçishte i veshur ne zhaketë kadifeje, në xhepin e sipërm të së cilës kishte varur bilbilin, me killota, këmishë të bardhë dhe kravatë, çuditërisht rregullorja e atëhershme e futbollit e lejonte këtë… luks, doli  nga një derë e fshehtë e stadiumit, iu turr një makine, e cila e përcolli drejt e në port, ku e priste  anija shpëtimtarte nga çdo sulm i tifozëve argjentinas që donin  ta shqyenin. Sidoqoftë, kujtimi i finales së Botërorit të Parë, në Montevideo, do ta bënte Langenusin të ndjehej krenar, derisa të mbyllte  sytë më 1952, pasi kishte gjykuar 84 takime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ndeshje të botërorëve, më 1934 në Itali dhe më 1938 në Francë.

Po të kthehemi edhe një herë te ndeshja Uruguai-Argjentinë…

“Debatet  që qarkullonin vetëm në rrethe të mbyllura sportive,- u frynë e morën përpjesëtime të mëdha. Nuk mbeti prapa edhe shtypi. Ato  pastaj u kthyen në  sharje dhe fyeje.Si pasojë, marrëdhëniët “diplomatike” midis dy fedaratave përkatëse të futbollit u ndërprenë me afat të pacaktuar.

Megjithtatë,  fakti mbetet fakt: Uruguai i vockël, i njohur për kopetë e bagëtive,  që zinte një rrip tokë në juglindje të Amerikës së Jugut,  me një populllsi e cila  mezi kapërcente dy milionët, ishte tashmë “Meka e futbollit botëror”.

Gjysmëfinalet:

Argjentina-SHBA 6-1;

Urugui-Jugosllavi 6-1.

Finale:

Uruguai-Argjentinë 4-2;

Gjyqtar- Langenus, (Belgjikë)

Emrat  e kampionëve të parë të botës:

Balestro,Andrade,Fernandes,Pestido,Nazaci, Maskeeroni, Dorado,Skaron,Kastro,Sea,Iriatre,u shënua në librin e artë të botërorëve te futbollit.

Nënkampionët:

Botaso,Dela,Tore,Paternoster,Evaristo,Monti,Juares,Peusele,Varalo,Stabile,Ferreira,M.EM.Evaristo.

Golshënuesi më i mirë:

Stabile, (Argjentinë), 8 gola.

Nga galeria e yjeve:

Stabile,(Argjentinë),Nazazi, (Uruguai),Maskeroni,(Uruguai),Monti,(Argjentinë),Skarone,(Uruguai)

Ndeshje- 18;

Gola- 70, (3.89 për ndeshje);

Shikues- 590.549,( 32.808 për ndeshje).

ITALI, 1934

ITALIANËT,KAMPIONË TË BOTËS

 Duhet të them se gjatëkëtij botërori shkallët e stadiumeve nuk u mbushën tërësisht nga shikuesit. Dhe kjo sepse futbolli  nuk ishte bërë kaq popullor në Itali, një vend ku pjesa dërmuese e popullsisë ishte ende fshatare, sidomos në Italinë e Jugut.Por pas këtij botërori kjo lojë mori përmasa të mëdha  dhe e u përhap shumë shpejt në tërë Gadishullin Apenin.

     Ndeshjen finale Itali – Çekosllovaki e ndoqi në Stadiumin Kombëtar të Romës edhe vetë Musolini.Ky stadium, i ndërtuar që më 1911, u pagëzua gjatë sundimit të tij me emrin  Stadiumi Kombëtar… i Partisë Nacional Fashiste dhe kishte një nxënësi prej 45 mijë  shikuesish.

    Sç dëshmonte më pas Zhyl Rimeja,presidenti i FIFA-s,që ndodhej në tribunë  pranë Duçen,ai nuk kishte fare haber nga futbolli dhe mbeti i ngrirë gjatë takimit.Por, kur Skiavio shënoi golin e fitores, fytyra e tij u përndrit  dhe ai sikur u çlirua nga një barrë e rëndë.

…Italianët kanë epërsi,por golin e parë e shënojnë çekët me anë të Pucit.Mbeten vetëm 21 minuta lojë. Pasi kalon disa çaste nervozizmi,skauadra axurra “galvanizohet” dhe Monti, që katër vjet më parë ka luajtur në Uruguai me fanellën e Argjentinës, pra është italian i natyralizuar,(ashtu si Orsi dhe  Guita),”merret vesh”me Ferrarin dhe “vendimin” që marrin, e  vë në jetë Orsi më një goditje të pamëshirshme. Vjen shtesae lojës, si me spanjoll.Dhe pastaj goli historik i Skiavios që  bie i alivanosur për tokë,i mbuluar nga puthjet dhe përqafimet e shokëve.

Italianët janë kampionë të botës.

Finalja Itali- Çekosllovaki 2-1,pas 120 minutash loje.

Italia-Konti,Manxelio,Alemandi,Ferrari I,Monti,Bertolini,Guaita,Meaca,Skiavio,Ferrari,Orsi.

Çekosllovakia-Planiçka, Zeniçek,Ctiroku,Kostalek,Kambal,Junek,Svoboda,Sobotka,Ne-jedli,Puc.

Gjyqtar-Eklind,(Suedi)

FRANCE, 1938

 ITALIA, PËRSËRI KAMPIONE E BOTËS

Finalja  e këtij  botërori Hungari-Itali u zhvillua në stadiumin”Kolomb” të Parisit. Nga shikuesit në fushë u prit me brohoritje ardhja e presidentit të Republikës franceze, Lebrun. Ndonëse nuk merrte fare vesh nga futbolli, ai kishte dëshirë që të nderonte organizatorët e botërorit dhe veçanërisht presidentin e FIFA-s Zhyl Rime, edhe ai francez.

 Presidenti, me t’u ulur pranë  Rimesë, dukë hedhur  në fushë, pyeti me naivitet :”Cilët janë fracezët në fushë?”.

Merret me mend hutimi i presidentit të FIFA-s, i cili arriti për çudi ta nxirte nga ky telash   veten dhe presidentin e Republikës franceze që kishte bërë këtë goxha gafë, duke i dhënë këtë përgjigje të mençur:

”Francezët, shkëlqesi, përfaqësohen në fushë…nga gjyqtarin”. Duke shqiptuar këto fjalë, tregoi në në fushë gjyqtarin Kapdëvil, që për fatin e tij të mirë  ishte francez.
  “Futbollin e kuptoj pak,- shpjegoi pas ndeshjes presidenti francez,- por pashë që italianët  zhvilluan një ndeshje  të bukur..”

Ndeshja u fitua nga skuadra “axurra” me rezultatin  3-1 dhe këstu ata  për të dytën herë u bënë kampionë të botës.

Ata patën në finale këtë përërje:

Oliveri,Foni,Rava,Serantoni,Andreolo,Lokateli,Biavati,Maeca,Piola,Ferrari,Kolausi.

Hungaria:

Sabo, Polgar, Biro, Salai,Suks ,Lazar, Sas, Vinceze, Saroshi, Zengeler,Titkos,

Gjyqtar-Kapdëvil, (Francë)

Golëshënuesi më i mirë:

Leonidas,(Brazil),8 gola.

Nga galeria e yjeve:

Piola,(Olivieri,(Itali),Sharoshi,(Hungari), Leonidas,(Brazil),Foni, (Itali), Guaia, (Brazil).

Filed Under: Kronike

AKROPOLI PELLAZG I LISIT (LEZHËS)

October 7, 2022 by s p

Besnik Imeraj

(Marrë nga libri “Origjina e shqiptarëve në katakombet e historisë botërore”)

Për mendimin tim akropolet e Lisit të lashtë prehistorik, ashtu si atë të Foinikes, Buthrotit, Zgërdheshit, Gajtanit dhe Dorzit, i kanë ndërtuar pellazgët. Arkeologu Neritan Ceka bën këtë përshkrim të Lisit antik: “Muret rrethuese me gjatësi 2200 m përfshinë një sipërfaqe prej 20 ha, në shpatin e një kodre, duke zbritur me dy krahët në bregun e lumit Drin, ku gjendej skela e qytetit…Rruga aksiale që përshkonte qytetin e poshtëm nëpër dy hyrjet kryesore të tij, ishte pjesë e rrugës kryesore që lidhte pjesën jugore me atë veriore të Mbretërisë Ilire, nga Dyrrahu për në Skodrion…vendosja e kullave në njerin krah të hyrjes përbën veçoritë kryesore edhe për dhjetë hyrjet (portat) e tjera të Lisit, që shënojnë heqjen dorë nga vendosja e kullës mbi koridorin e hyrjes. Ajo e afron atë dhe me hyrjet e Antigonesë, me të cilën ka të përbashkët edhe teknikën poligonale të punimit të gurëve.”     

        Ashtu siç e kemi përmendur vazhdimisht tek fortifikimet tona të lashta me një jetëgjatësi nga 2500 deri në 3500 vjeçare, pjesa pellazge e tyre, më saktë, ajo që kanë ndërtuar pellazgët në këto fortifikime, të cilët kanë qënë të parët që kanë ndërtuar këto fortifikime, kanë qënë akropolet. Edhe tek Lisi i lashtë të parët që kanë ndërtuar kanë qënë pellazgët, të cilët e ngritën fortifikimin e tyre në Majë të Shelbunit.

         Në lidhje me Lisin e lashtë arkeologu italian Luigi Maria Ugolini shprehet: “…ndala kalimthi në Lezhë dhe u ngjita në majën e kodrës që gjendet mbi lagjen e jashtëme, pasi kisha dëgjuar se këtu ndodheshin rrënojat e “mureve ciklopikë” të Lisit të lashtë…” Por, Ugolini nuk është i mendimit se rrënojat e akropolit të Lisit të lashtë ishin rrënoja pellazgjike.

IMG_20210414_134745

Trakt muri pellazgjik i akropolit të Lisit prehistorik.Foto.Gj.Karaiskaj.

        Paqartësia në këtë pikë, shpesh ka sjellë mendime të kundërta dhe debate shterpë, mbi qënien ose jo pellazgjike të mureve të këtyre kalave apo fortifikimeve; pasi një palë i quan ato pellazgjike, në kohën kur ato për të cilat flasin ata janë të një kohë të mëvonshme, madje edhe në antikitet. Në këtë periudhë, këto vendbanime të lashta të fortifikuara janë zhvilluar në qytete të mirëfillta antike, e për rrjedhojë, nuk janë më fortifikime pellazgjike, edhe nëqoftëse kanë qënë me këto cilësi në fëmijërinë e tyre, madje edhe trakte muresh të lashta pellazgjike mund të shfaqen si rrënoja, si mbetje apo si themele mbi të cilat janë ngritur muret antike; ndërsa pala tjetër kundërshton qënien pellazgjike të themeleve apo trakteve të veçanta të mureve të tyre, mbështetur vetëm në muret që janë ngritur mbi ato, më pas, qysh nga mesi i mijëvjeçarit të parë p.e.s, duke mos parë apo anashkaluar rrënojat pellazgjike të tyre. Një veprim të tillë, si ky i fundit, kanë bërë Arnold Shober dhe Kamilio Prashniker me Lisin, dhe K.Paçi me Ugolinin me Amantien.

        Ja se çfarë na thotë për traktet e mureve pellazge në majën e Shelbuemit të qytetit të Lisit Frano Prendi: “Prashniker dhe Shober, të parët dalluan mbeturinat e  fortifikimit të Akrolisit…u diktuan gjurmë muresh rrethuese të panjohura më parë, të cilat teknikisht ndryshojnë shumë nga vetë muret mbrojtëse, tashmë të njohura, të Lisit dhe Akrolisit…Muret e vendbanimit të fortifikuar ilir, mbi majën e Shelbuemit,..dy faqet e dukshme të murit janë ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë të papunuar dhe të vendosur njeri mbi tjetrin në të thatë, duke krijuar shpesh zbrazëti të mëdha midis tyre…Trashësia e tij arrin në 3.20 m…Ka raste, megjithëse të rralla, kur si gurë themeli janë shfrytëzuar edhe shkëmbijt…Në përshkrimin mjaft të hollësishëm që i bëjnë Akrolisit Prashniker dhe Shober, nuk përmenden fare këto lloj muresh…arkeologët austriakë i kanë vrejtur këto mure, por nuk i kanë dalluar teknikisht dhe si rrjedhim kronologjikisht nga muret e Akrolisit antik…Tipologjikisht ato kanë ngjashmëri të madhe me ato të qytezave ilire të Marshejt dhe të Gajtanit,…të cilat (sipas H.Cekës dhe S.Islamit) datohen si të  fillimit të epokës së hekurit.”

Description: C:\Users\Besniku\Documents\F o t o g r a f i --- F a m i l j a r e\MOTO G4\IMG_20210318_133235.jpg

Trakt muri pellazgjik i akropolit të Lisit prehistorik. Foto. F.Prendi – K.Zheku.   

         Përshkrimi që u bëjnë mureve të akropolit të Lisit F.Prendi  dhe K.Zheku, për mendimin tim, tregon se këtu kemi të bëjmë me trakte muresh pellazgjik, pavarësisht se arkeologët e mësipërm nuk janë të atij mendimi. Interesant është edhe fakti i ngritjes së mureve direkt mbi shkëmb, njësoj si  tek Amantia, Nikaia dhe Rabija, të cilat dhe ato, për mendimin tim, akropolet e tyre, njësoj si akropoli i Lisit, janë ndërtuar prej pellazgëve, ashtu si dhe akropoli i Buthrotit dhe i Foinikes. 

Besnik Imeraj

(marrë nga libri “Origjina e shqiptarëve në katakombet e historisë botërore”)

Filed Under: Kronike

U promovuan dy vepra të Institutit të Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup

October 5, 2022 by s p

Sot, në kuadër të panairi të librit albanologjik, u promovuan dy vepra të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Fillimisht u promovua vepra “Shkupi, vetë historia e Kosovës” e autorëve Skender Asani, Albert Ramaj dhe Mehmet Prishtina. Përkitazi me këtë vepër foli recensenti i veprës, Dr. Sylë Ukshini, i cili theksoi se: “Libri i përgatitur nga Asani, Ramaj dhe Prishtina paraqet një dokument me vlera të veçanta historike dhe demografike e kulturore dhe një dëshmi se Kosova, ose Vilajeti i Kosovës ishte një epiqendër e rëndësishme e zhvillimeve rajonale. Ky fakt gjithsesi është argument përse Kosova ishte në fokusin e qarqeve diplomatike evropiane, në këtë kontekst edhe të diplomatëve italianë”.

Përveç tij, audiencës iu drejtuan edhe hartuesit e veprës, Skender Asani dhe Mehmet Prishtina. Drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, tha se arsyeja e hartimit të kësaj vepre është interesimi i vazhdueshëm i Institutit për historinë e Shkupit dhe rolin e tij në diplomacinë ndërkombëtare dhe në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sipas tij, Shkupi është kryeqyteti i çështjes shqiptare dhe vetë historia e Kosovës.

Mehmet Prishtina, po ashtu në cilësi të autorit, foli se vepra është jashtëzakonisht e rëndësishme për zbërthimin e historisë së Kosovës, aq më shumë që ajo vjen si dokumentacion i diplomacisë italiane dhe e shpjegon në mënyrën më të paanshme gjendjen e shqiptare në Shkup në kapërcyell të shekujve XIX-XX dhe rëndësinë e Shkupit në temën e shtetndërtimit.

Pas kësaj, u promovua edhe vepra ““Fjalor frazeologjik i arealeve shqipe të Maqedonisë së Veriut” e autorit Qemal Murati. Për këtë vepër foli Dr. Zeqirija Ibrahimi – këshilltar shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Në fjalën e tij, ai theksoi se: “Vepra “Fjalor frazeologjik i arealeve shqipe të Maqedonisë së Veriut” nga autori Qemal Murati, është ndër veprat më të rëndësishme të fushës së frazeologjisë që është botuar kurdoherë nga cilido autor në Maqedoninë e Veriut. Për dikë mund të duket ekzagjerim, por ky është konstatim që e them me kompetencë si gjuhëtar dhe si njohës i mirë i bibliografisë linguistike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke qenë i bindur se me të dakordohen edhe kolegët e tjerë gjuhëtarë të pjesës shqiptare në Maqedoni të Veriut.”

Të pranishmëve iu drejtua edhe autorit i veprës, Qemal Murati, i cili shprehu falënderime për botuesin, pra Institutin, si dhe për recensentët e veprës.

Me këto promovime edhe u mbyll dita e dytë e panairit të librit akademik, që sivjet për herë të parë është organizuar në Prishtinë, ndërsa organizatorë ishin Instituti Albanologjik, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Akademia e Studimeve Albanologjike – Tiranë.

Filed Under: Kronike

ISTANBUL (1939) / KUR PRESIDENTI TURK ISMET INÖNÜ PRITI PËR NJË VIZITË PRIVATE MBRETIN ZOG DHE MBRETËRESHËN GERALDINË

October 3, 2022 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Tetor 2022

“Istanbul” ka botuar, të premten e 16 qershorit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën private të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë te presideni turk Ismet Inönü, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog u prit nga presidenti i republikës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje, presidenti i republikës Ismet Inönü dhe zonja e tij pritën në Yalova për një vizitë private mbretin e Shqipërisë Zogun dhe mbretëreshën Geraldinë.

Presidenti Ismet Inönü dhe zonja e tij pritën mbretin dhe mbretëreshën për çajin e orës pesë.

Gjatë kthimit të tyre nga Yalova, mbreti dhe mbretëresha vizituan Heybeli Ada-n dhe më pas u kthyen në Stamboll.

Pas pak ditësh ata do të nisen për në Francë.

Filed Under: Kronike

Për ata që nuk kuptojne perse qeveria Kurti refuzon t’i bashkohet Ballkanit te Hapur?

September 20, 2022 by s p

Ph.D. Dritan Demiraj/

Per te gjithe ata qe ne Shqiperi nuk e kuptojne perse qeveria Kurti refuzon t’i bashkohet Ballkanit te Hapur, deshiroj te sjell ne vemendjen tuaj.

Serbia prej 20 vitesh po perdor çdo mundesi, institucion nderkombetar, vende mike dhe jo mike me Shqiptaret, per te bllokuar anetaresimin e Dardanise ne institucionet nderkombetare me te vetmin qellim qe ajo te nenshtrohet dhe Serbia te realizoje objektivat e saj kombetare dhe ekonomike.

Edhe javes qe kaloi, Serbia “demokratike” dhe “pro Europiane” nepermjet parlamentit te saj pas debatit per dialogun me Kosoven, e autorizoi presidentin Aleksandër Vuçiç që t’iu dergoje një letër presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe kryetarit te Partise Komuniste të Kinës, ‘shokut’ Xi Jinping.

Ne kete kerkese zyrtare, ministri i Milosheviçit Vuçiç kerkon unifikimin e veprimeve ndaj Moskës dhe Pekinit që të vendosin veton ne te gjithe rastet kurdo që në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) te kerkohet anëtarësimi i Dardanisë në këtë institucion te rendesishem ndërkombëtar.

Siç dihet Rusia, Kina, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe ne çdo rast ata kanë të drejtën e vetos.

Situata e sotme gjeopolitike, kur perendimi eshte unifikuar ne vendimet e perbashketa me vendosjen e sanksioneve ekonomike por jo vetem kunder Federates Ruse se bashku me retoriken e ‘shokut’ Xi Jinping kunder SHBA-ve, duke kerkuar krijimin e nje rendi te ri boteror, e veshtireson edhe me tej anetaresimin e saj.

Kjo dhe pikerisht kjo qasje anti Shqiptare e Serbise dhe e vijes politike te Vuçiçit, e ben edhe me te qarte qellimin e vertete te Ballkanit te Hapur, e cila perveç perfitimeve ekonomike te Serbise nuk ka asnje axhende tjeter per hapje kufijsh ose promovim te levizjes se lire.

Promovim biznesi, levizje te lire dhe shkembime mallrash nuk mund te kete me agresorin, i cili nderkohe qe nuk ka kerkuar falje per mijera te vrare, perdhunuar dhe genicid perdor te gjitha format per te ndaluar njohjet dhe integrimin nderkombetar te Dardanise.

Dr. Dritan Demiraj.

19 Shtator 2022.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT