• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tё lartёsojmё Rilindjen Kombёtare dhe Humanizmin Shqiptar

March 30, 2023 by s p

Prof.Dr. Albert Frashëri 

Këto ditë mësova mbi botimin e  

një libri të Thomas Frashërit me  

titullin e çuditshëm Frashëri i  

shquar, i panjohur (Studim  

heuristik për t’i shërbyer  

historisë). Kopertina e fotos na  

jep disa fytyra të ngrysura e pak të identifikueshme, kompozuar mes  nuancave të dy ngjyrave, gri dhe e zezë. Ajo foto misterioze, me sa duket,  shpreh thelbin e përmbajtjes së librit mbi Frashërinë e Panjohur. Nuk  mungoi në Facebook artikulli “Frashërlinjtë si klan” i gazetares Monika  Stafa. 

Nuk është qëllimi im të analizoj këtë përpjekje të autorit sepse i takon  opinionit dhe bindjeve të shqiptarëve të ndershëm të ballafaqohen me  pamjet e çuditëshme të këtij libri. Ky libër sjell shprehje dhe analiza të  padëgjuara e të pamerituara për një punë që synon të njihet si studim. A  është e mundur të flitet për familjen e vëllezërve Frashëri si oxhak, si klan 

dhe herë të tjera si varfanjakë? Apo të flasësh për Frashërin duke vendosur  në plan të parë një lloj dualiteti mysliman – i krishterë? Kjo shihet që në  kreun e parë që autori titullon “Hulumtime mbi origjnën e një klani”.  

Me një gjuhë të rëndomtë autori shkruan: “Frashëri u ka paraprirë  vëllezërve pishtarë si një farëhedhës që përgatit terrenin për të korra të  begata. Frashërllinjtë kanë pararendur vëllezërit Frashëri dhe ua kanë lënë  “sofrën të hazërtë”. Këtë, shkruan autori, e gjej në një letërkëmbim të dy  frashërllinjve. Por si është e mundur që autori, historian (!!), të mos shkruajë  emrat e autorëve të letërkëmbimit? 

A e di autori që para Rilindjes kombëtare në Frashër nuk njohim përpjekje  për të pastruar e pasuruar gjuhën tonë, për të ripërtërirë vetëdijen  kombëtare dhe ndjenjën e lirisë? Për çfarë hazërllëku e ka fjalën autori? 

Si është e mundur që në këtë libër emri i Sami Frashërit të shkruhet  Shemsedin Frashëri dhe emri i Naimit të shënohet Mehmet Naim Frashëri?  Kjo nuk është e rastit. Çfarë qëllimi ka kjo zgjedhje e autorit? Autori bën  fjalë për antagonizëm të hapur mes toskëve dhe gegëve malsorë në 

përgatitjen e luftës për liri. Është koha e Lidhjes së Prizrenit që konfirmoi  unitetin e shqiptarëve, pa dallim feje dhe krahine. Vëllezërit Frashëri janë adhuruar dje dhe sot në të gjitha trevat shqipfolëse. Madje vepra e tyre pati  jehonë të madhe kudo deri dhe në Kosovë. Duke filluar nga Rilindja  Kombëtare shumë familje pagëzonin të porsalindurit me emra të qyteteve  shqiptare. Ata edhe sot shpesh herë pagëzojnë fëmijët me emrin Frashër.  

Të flasësh për klane, synime klanike të frashërllinjve varfanjakë apo të  pasur më sjell ndërmënd banalitetin e thashethemeve në kafenetë e qytetit.  Libri shpreh hapur prirjen pë të theksuar differenca mes të krishterëve,  myslimanëve apo bektashinjve. Kjo është një prirje mesjetare, meskine dhe  pa asnjë bazë historike. Ligjet e Portës së Lartë denigruan gjuhën dhe fenë 

e krishterë të shqiptarëve. Mjafton të shohim dy ligje: 

1. Kush nuk braktis fenë e krishterë e të bëhet mysliman, humbet  pasurinë.  

2. Kush shkruan e përhap libra në gjuhën shqipe dënohet me vdekje.  

Shqiptarët ishin i vetmi komb i perandorisë turke që pësonte këtë dhunë në planin kulturor. Ky ishte një genocid identitar që synonte çfarosjen jo vetëm  të natyrës fizike, por mbi të gjitha pamjet kulturore të ekzistencës së  shqiptarëve. 

Të pasurit e braktisën mëmëdheun jo për të ruajtur fenë e krishterë por  pronat e tyre. Përkundrazi, njerëzit e thjeshtë nuk kishin pasuri për të  humbur. Ata sakrifikuan 4-5 shekuj të jetojnë të robëruar dhe me fenë  myslimane. Por, dua të theksoj, që Shqipëria është një nga vëndet e pakta  ku, të dallosh një mysliman nga një i krishterë, është e pamundur. Në  Frashërin e martirizuar shumica e intelektualëve të shquar kanë qënë të  fesë myslimane. Kjo e shpëtoi kombin shqiptar. Çfarë do kish ndodhur po të largoheshin të gjithë nga trualli amtar? Le të na përgjigjet autori i këtij libri që merr nëpër këmbë bektashinjtë e Frashërit. Kush e merr me mënd si do  reagonte Vaso Pasha në këtë rast? 

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, 

Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, 

E mos shikoni kisha e xhamia: 

Feja e shqyptarit asht shqyptaria! 

Faik Konica i shton një të vërtetë të hidhur realitetit shqiptar:  

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, po vdes nga  politikanët. Të krishterë e muhamedanë po ndahen në dy anë:  ana kombëtare mbledh të krishterë e muhamedanë, ana e dytë  mbledh të gjithë zuzarët.” 

Ky libër është një përpjekje antihistorike e rallë në vandakun e hulumtimeve  të dijetarëve shqiptarë e të huaj mbi veprën madhore të vëllezërve  Frashëri. Pra, unë nuk analizoj si historian, sepse nuk jam i tillë, por si  qytetar i këtij vëndi prej 78 vitesh, i rritur me virtytet e këtij kombi fisnik e të  vuajtur. Kjo përsiatja ime u drejtohet qytetarëve dhe intelektualëve që  ndjehen bij të universit filozofik e kulturor të kombit dhe jo ideatorëve të këtij  vandaku me letër të llustruar. Unë jam i sigurt që përmbajtja e atij libri fyen  ndjenjat dhe fisnikërinë e shqiptarëve që kanë në zëmër jo vetëm veprat e  Rilindjes Kombëtare. Ata njohin, vlerësojnë dhe gëzojnë edhe veprat e artistëve të kohës sonë që pas vitit 1945, për një kohë të shkurtër zhvilluan  më tej ndjeshëm e me sakrifica traditat gjuhësore, letrare, muzikore të  kombit.  

Autori e paraqit librin si një studim euristik në shërbim të historisë. Me  studim euristik kuptojmë një metodë jo rigoroze që niset nga të dhëna të  pjesëshme dhe synon të arrijë një përfundim, por që më pas duhet të bindë  komunitetin e dijetarëve. Dua të theksoj që ngahera historia niset nga fakte  të vrojtuara dhe, duke iu referuar njohurive ekzistuese mbi objektin e  studimit, përpiqet ta pasurojë apo ta përsosë të vërtetën historike. Por  historia nuk është një shkencë e teorive formale ku mbizotërojnë e  udhëheqin disa parime themelore krahas logjikës. Po ilustroj me një  shëmbull zbavitës. 

Një i panjohur pohoi: “ P: Unë jam gënjeshtar.”  

Është i vërtetë apo jo ky pohim? Ka vetëm 2 mundësi.

Hipoteza 1: i panjohuri është gënjeshtar, d.m.th. pohimi P nuk është i  vërtetë, pra ai nuk është gënjeshtar. (Kontradiksion!!) 

Hipoteza 2: i panjohuri nuk është gënjeshtar, pra pohimi P është i vërtetë,  d.m.th. ai është gënjeshtar. (Kontradiksion!!) 

Nuk ekzistonn një mundësi tjetër. Në të dy rastet hipotezat çojnë në  kontradiksion.  

Problemi, në dukje banal, në të vërtetë është i ndërlikuar. Kjo ndodh sepse i  panjohuri ka bërë një pohim autoreferencial, d.m.th. ai që shtron problemin  është edhe objekt i studimit. Gjuha është një mrekulli e species sonë, por e  ndërlikuar. Jo gjithmonë jemi në gjëndje të kuptojmë kufizimet tona logjike.  Le ta thjeshtojmë domethënien e këtij paradoksi (në dukje): kur dikush na  rrëfen historira duke synuar heshturazi t’i hapë rrugë vetes, atëherë bëhet i  pabesueshëm. Pohimet autoreferenciale historianët e vërtetë i mënjanojnë sepse krijojnë situata absurde. 

Nëse në një studim braktisen apo mungojnë parimet themelore, atëhere  mbizotërojnë opinionet dhe bindjet personale, lehtësisht të fallsifikueshme,  sidomos në lëmin e historisë. Përfundimet e studimeve të tilla pasqyrojnë thjesht bindjet e autorit ose prirjen e tij për të tjetërsuar të vërtetën. Kjo është e ashtuquajtura metodë e spekullimeve filozofike apo historike.  Speculor në latinisht – pasqyroj në shqip; pra, me spekullim do të kuptojmë pasqyrim).  

Vetë Aristoteli theksonte nevojën e kësaj metode në mungesë të parimeve  themelore në shumë fusha studimesh. Dua tu kujtoj lexuesve që për të  gjitha fushat e dijes spekullimi është një formë kërkimi që sjell një hamëndje apo hipotezë bazuar në disa të dhëna. Ajo është një opinion apo bindje  personale që rrezikon ta ligështojë të vërtetën, pa dashje ose me  pikësynimin që të përdhunojë të vërtetën universale. Por edhe historia ka  disa ligje të pashkruara, në krye të të cilëve qëndron parimi moral i të  vërtetës. Në rastin e Rilindjes Kombëtare dhe rolit të vëllezërve Frashëri  nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim përmbajtjen apo identitetin e  figurave të saj.  

Në evolucionin e njerëzimit në shumë raste historia është fallsifikuar duke  manipuluar dhe interpretuar të vërtetën historike sipas interesave të errëta.  Po sjell një shëmbull nga koha jonë. Një mik nga Kanadaja (Saint George  University of Toronto) para dy vjetësh më solli një artikull të tij, botuar në Angli, ku citonte një tabelë për lashtësinë e gjuhëve nga libri “Genes,  Peoples and Languages” (New York, Penguin Books, 2001) të autorit Luigi  L. Cavalli Sforza. Ky autor është themeluesi i mirëfilltë i arkeokulturës. Në këtë libër ai analizon evolucionin dhe çvendosjet krahinore të geneve, prej  nga dedukton lashtësinë e gjuhëve. Janë, natyrisht, studime komplekse.  Rezultatet e tija përputhen me studimet e gjuhëtarëve më të shquar të dy  shekujve të fundit që konsiderojnë shqipen dhe armenishten si gjuhët më të  vjetra të grupit indoeuropian. Diagrama e shkencëtarit Cavalli Sforza  vendoste në vënd të parë gjuhën shqipe me 10.000 vjet p.K. Më pas vinte  armenishtja me 9.000 vjet p.K. dhe vonë gjuhët gjermanike dhe më pas  greqishtja e lashtë. Unë e bleva librin në italisht dhe në atë botim diagrama  e mësipërme ishte zhdukur. E porosita librin në anglisht në New York dhe  aty gjeta atë që mungonte në botimin italian.  

Në historinë e dijes njerëzore ka shumë raste të teorive që haptazi dhe  ndershmërisht shprehin mendime dhe bindje të ndryshme për objektin e  studimit. Janë bindje që më pas u nënshtrohen analizave të mëtejshme.  Nga ana tjetër ka raste të shumta të fallsifikimit me vetëdije, duke dhunuar 

të vërtetën hisorike. Kombi ynë është viktimë e shumë rasteve të tilla,  sikundër na e thekson edhe Faik Konica.  

Ajo që na shërbehet nga autori Th. Frashëri si pasurim, nuk është tjetër  veçse devijim nga të vërtetat themelore që shprehin Humanizmi dhe  Rilindja Kombëtare. Të shtrosh fshehurazi problemin nëse Naim Frashëri  është shqiptar, turk apo persian, do të thotë të tjetërsosh themelin e ideve  dhe ndjenjave që frymëzuan poetin kombëtar të shqiptarëve. Naimi mori  mësimet e para në Frashër. Në vitet e liceut studjoi latinisht, greqishten e  lashtë, frëngjisht, historinë dhe moralin sipas programeve që e kishin  themelin në kulturën europiane. Pra formimi kulturor i vëllezërve Frashëri  ishte thellësisht perëndimor.  

Nga një pikëpamje thelbësore ajo pyetje, cënon identitetin e poetit. Ajo fsheh një pikëpamje, dëshmon varfëri kulturore dhe paaftësi të autorit në  interpretimin e të vërtetave historike. Kjo sepse kur një autor shkruan në disa gjuhë, nuk vihet në dyshim identiteti i tij. Përse jo? Thjesht sepse njeriu  e formon identitetin atje ku lind, ku rritet si edhe në gjuhën e nënës. Gjatë jetës ai formim mund të pasurohet, por jo si e mendojnë autori dhe  gazetarja që citova më lart. Përse? Fidani i lisit nuk mund të krijojë një

bredh, sepse janë rrënjët ato që përcaktojnë të ardhmen e fidanit. Idetë dhe  veprat e krijimtarisë njerëzore lindin, pasurohen më tej. Shumë herë ato janë të pavdekshme dhe kanë një energji të pashterëshme. Ato kanë  frymëzuar kombet në evolucionin e tyre. U kanë dhënë njerëzve forcë dhe  arsye për të jetuar dhe luftuar kundër të Keqes dhe gënjeshtrës, kundër  robërisë dhe prapambetjes. Të tilla janë Rilindja Kombëtare dhe Humanizmi  shqiptar.  

Naimi ka shkruar në disa gjuhë. Po ashtu edhe Vaso Pasha (1825–1892).  Në gjuhë të huaja ai ka shkruar, fjala vjen: 

“L’alphabet latin appliqué a la langue albanaise”, Paris, 1872 Vëllim me poezi në italisht, “Rose e spine”, Bolonja, 1873 

“Esquisse historique sur le Monténégre après les traditions de  l’Albanie”, 1872 

“La verité sur l’Albanie e les Albanais, Paris, 1878 

“Etude historique et critique sur l’Albanie e les Albanais”, Paris, 1879 

Ndër të tjera ai ka qënë edhe sekretar i ambasadës angleze në Shkodër,  ofiqar i lartë i Perandorisë osmane, guvernator i Libanit nga 1882 deri sa  vdiq si një patriot i madh. Këto fakte nuk na japin të drejtë të pyesim: është francez, shqiptar, anglez, turk apo libanez ky Vaso Pasha i Shkodrës?  Pashai, me siguri, do të ngrihej nga varri e do u hidhej në fyt atyre që duan  t’i tjetërsojnë identitetin. 

30 vite të shkuara më pyeti një kolege, Alina Madonna, në Itali: “Si  ndjehesh, shqiptar po italian?” Une, i shpjegova me qetësi: jam lindur në  Shqipëri, kam folur shqip për 45 vjet, kam ndjekur shkolla shqipe dhe kam  jetuar me miqësitë e vyera të një kombi fisnik. Këto dhe origjina e tim’eti 

kanë përcaktuar formimin tim kulturor pra, edhe pse kam shtetësinë italiane  nga nëna, ndjehem thellësisht shqiptar. 

Rreth 2700 vite të shkuara, sipas dijetarëve të shkollës Jonike të Miletit  (Azia e Vogël), nevoja për të kuptuar të vërtetën nuk mund të kufizohet me  idenë e spekullimeve arbitrare të autorit, por duhet të respektojë krahas  arsyes edhe ndjeshmërinë njerëzore. Filozofët e shkollës Jonike, Taleti,  Anassimandro dhe Anassimene (shek. VII – V p.K.) e braktisën rrugën e  dijes arbitrare të opinioneve dhe spekullimeve pa fund. Sipas tyre dija lind  në prani të disa parimeve themelore të pavarura e jo kontradiktore që na 

ndriçojnë udhën e studimit të Natyrës, Universit dhe të Njeriut. Parimet  themelore orientojnë me urtësì kërkimin e të vërtetës duke minimizuar  spekullimet dhe falsifikimet e historisë.  

Pata rastin të lexoj artikuj apo komente lidhur me publikimin e këtij libri si,  fjala vjen, ai i gazetares Monika Stafa me titull “Frashërllinjtë si klan” (15  mars 2023 (https://pena.al/frasherllinjtë-si-klan/). Kjo gjetje mbase hedh  dritë në synimin e autorit të librit. Fjala Klan në të folmen moderne të të 

gjitha kombeve e ka braktisur ekuivalencën e kohës mesjetare klan – familje. Mendoni si tingëllojnë thëniet “Klani ku u rrit autori i librit X”, “Klani  ku lindi gazetarja Y”, “Klani që i dha formimin kulturor Migjenit apo Tolstoit”.  Fjala klan në të gjithë botën ka vetëm një kuptim:  

“Fjala Klan nënkupton një grup njerëzish, jo me doemos të një fisi, të bashkuar sipas disa interesave të përbashkëta, të errëta  e të rrezikshme për shoqërinë.”  

Rilindja së bashku me Lidhjen e Prizrenit dhe Humanizmin shqiptar  përbëjnë thelbin e Universit filozofik e Kulturor të kombit. Pa dashur të rëndoj autorin dhe as gazetaren M.Stafa, dua të shpreh mospajtimin edhe  me titujt e librit që shumë herë synojnë të zvetënojnë dritën e veprës së  Rilindasve. Ky synim shpesh herë merr përmasa të pabesueshme. Fjala  vjen, figurën e Abdyl Frashërit, i adhuruar edhe nga shqiptarët e Kosovës dhe arbёreshёt e Italisё, ky libër e minimizon në një mënyrë fyese. Pёrkundrazi njerёzit e pavarur e kanё vlerёsuar, sikundёr shkruan Gaetano  Pettrota (1882-1952), autor i 8 veprave mbi kombin, gjuhёn dhe kulturёn e  shqiptarёve. Ai ёshtё i pari qё ka analizuar “Mesharin” e Buzukut. Nё veprat  e tij spikat admirimi pёr rilindasit dhe humanizmin. Ai shkruan:  

“Lidhja e Prizrenit, e ngritur nga Abdyl Frashёri, rilindi frymёn e  vёllazёrisё mes shqiptarёve tё jugut e tё veriut, mes tё  krishterёve dhe myslimanёve. Ajo lёvizje ringjalli ndjenjёn  kombёtare nё dy plane: politike dhe kulturore.”  

Nuk e kuptoj si justifikohet zgjedhja për të shkruar Shemsedin Frashëri dhe  jo Sami Frashëri. Të prekësh veprën dhe integritetin moral të vëllezërve  Frashëri, do të thotë të godasësh Rilindjen Kombëtare. Njerëzit e Rilindjes  sonë, nga veriu në jug të vëndit, ishin intelektualë të pavarur e patriotë. 

Raporti me fenë nuk i kufizonte aspak marrëdhaniet mes tyre.

Dua tu them autorit dhe gazetares që serbët dhe grekët nuk kanë një lëvizje  si ajo e humanistëve shqiptarë dhe as një Rilindje të tyren. Kombi shqiptar,  përkundrazi, ka nje gurrë të pashterur të urtësisë popullore dhe të kodikëve  që udhëhiqnin jetën e krahinave tona. Plejada 5B, siç i kam quajtur Budin,  Bardhin, Bogdanin, Barletin dhe Buzukun në librin “Magjia e Rilindjes  Kombëtare”, duke filluar nga gjysma e dytë e shek.XVI, ngritën probleme  themelore për mbijetesën dhe emancipimin e kombit.  

Martin Luteri përktheu në gjermanisht Ungjillin në 1537, një libër që e  lexonin një grusht njerëzish. Buzuku, përkundrazi, këtë punë e bëri me  Mesharin në vitin 1555. Leximi në shqip i lutjeve gjatë meshave dhe në  jetën familjare, qe një akt i lartë e largpamës i dijetarëve si Buzuku.  Natyrisht ai nuk e ka shkruar atë vepër duke sajuar fjalë të reja për termat  fetare. Kjo as që mund të mendohet. Ajo terminologji me siguri është  formuar gradualisht në shekuj nga të krishterët shqiptarë, më të hershmit e pellgut mesdhetar. Meshari i Buzukut ishte shprehje e dashurisë për gjuhën  amtare. Ajo vepër konfirmon pavarësinë, pastërtinë dhe pasurinë e shqipes.  Madje peshkopi matjan Pjetër Budi mblodhi priftërinjtë e dioqezës dhe i  porositi që lutjet dhe fjala e Perëndisë duheshin përdorur vetëm në gjuhën  amtare. Kjo e Budit paraprin frymën e illuminizmit europian. Pse? Me  gjuhën amtare komunikimi me Perëndinë bëhet i kuptueshëm dhe jo i  imponuar formalisht pa kuptuar një fjalë nga lutjet në latinisht. Vëndet  europiane e kanë përkthyer “Mesharin” në gjuhën amtare vetëm në  shek.XX. Italia këtë hap e bëri në periudhën 1966 – 1975. Franca  gjithashtu. Më kanë treguar kolegët që deri në 1970 njerëzit në kishë  luteshin në latinisht pa kuptuar asnjë fjalë, natyrisht shumica e tyre.  Historianët, ata që shkruajnë libra, a e njohin këtë meritë të humanistëve  dhe rilindasve tanë?  

Me veprën e ndritur të humanistëve dhe të rilindasve u konsolidua,  heshturazi, kuptimi më i thellë për shqiptarizmën. Këtë argument unë e kam  trajtuar në 70 faqe të esesë “Universi Filozofik e Kulturor i Rilindjes  Kombëtare – burimi themelor i ideve për jetën e kombit sot e në të ardhmen  e tij”. Dua tu kujtoj skeptikëve që në të gjitha pamjet e jetës urtësia e  krahinave shqipfolëse ka shprehur koncepte dhe tradita të vyera që duhet t’i  ruajmë si sytë e ballit. Fjala vjen, në kodikët mesjetarë të principatave  shqiptare, gjejmë parimin demokratik: 

Anmikun mos e duaj, por baj 

kujdes me respektue nderin e tij. 

Dialektika e mendimeve dhe ideve nga më të ndryshmet e mënjanon  konfliktin mes njerëzve. Ajo dallon demokracinë nga autoritarizmi dhe  totalitarizmi. Filozofi francez Voltaire tre shekuj më pas thoshte “Nuk jam  dakord me ty, por do të jepja edhe jetën që ti të mund ta shprehësh idenë  tënde.” Mos të harrojmë që edhe sot, megjithë përmirësimet e ndjeshme,  politika synon dhe arrin të kontrollojë e të manipulojë mjetet e informacionit  (gazeta, TV, etj.) duke lёnë në harresë visaret e kombit. Organizmat  ndërkombëtare duke vlerësuar lirinë e mjeteve të informacionit, e  përcaktojnë si gjysëm të lirë shtypin dhe mediat shqiptare.  

Në një vend, që për gjysëm shekulli u shtyp nga një diktaturë mizore, nuk  janë frashërllinjtë që shqetësojnë shoqërinë, por një braktisje e ndjeshme e  veprës së humanistëve dhe rilindasve tanë. Vepra e tyre duhej të ishte në  themel të formimit kulturor të brezit të ri. Duhet rizgjuar vetëdija e kombit për  vlerat themelore të humanistëve e të rilindasve tanë: nga figurat e Plejadës 5B te vepra e vëllezërve Frashëri, të Fan Nolit, Faik Konicës, Fishtës,  Mjedës. Janë me qindra, poetët e Rilindjes dhe të tjerë pas tyre, që i  kënduan Naimit, mendjelartit, zemërtrimit, vjershëtorit si ai. Përsa i përket  ringjalljes së gjuhës letrare, duke analizuar punën kolosale të Naimit për  krijimin e fjalëve të reja dhe formave stilistikore të të folmes shqip, le të 

citojmë albanologun Norbert Jokl:  

“Krijimtaria e poetit Naim Frashëri ka për gjuhën shqipe po ato  vlera që ka patur krijimtaria gjuhësore e Laibnicit për  gjemanishten, e Ferenc Kozincit për hungarishten, e Jozef  Jungmanit për çekishten.” [Rexhep Qosja, Porosia e  Madhe,Tirane, 1989]  

Është e vërtetë që edhe të tjerë poetë kanë merita të mëdha përsa i përket  krijimit të gjuhës letrare dhe frymës patriotike të veprës së tyre. Por asnjëri  prej tyre nuk ka patur karizmën e Naimit, as edhe sot. Nga vetë portreti i tij  njohim një njeri thellësisht të ndjeshëm, largpamës e të thellë. Vargu i tij  është i lehtë e qetësues si ajri i freskët i mengjezit pranveror, figurat që  krijon kanë elegancën dhe ndjeshmërinë e një artisti hyjnor. Ai nuk krijon  asnjëherë polemikë, shkon përpara me hap të shtruar dhe krijon imazhe e 

meditime që natyrshëm harmonizohen me ndjeshmërinë dhe ndërgjegjen e  lexuesit. Është mjerim të mendosh që rreth 120 vite pas vdekjes së Naimit,  të flasim për klane e oxhaqe e jo për dritën e Humanizmit dhe të Rilindjes  Kombëtare. 

Le të shohim mendimet e R. Qoses, jo thjesht në pamjen gjuhësore të  veprës së Naimit: 

“ . . . me prirjen e saj aq të theksuar e të frytshme krijuese, gjuha  e tij shpreh prirjen themelore ideore të kohës: prirjen e  vetëdijësimit të plotë kombëtar të popullit shqiptar.” Si një vepër  që edhe me përmbajtjen e saj ideore, morale, shoqërore dhe  historiko-kombëtare shpreh prirjet më thelbësore të letërsisë  shqipe në shekullin XIX, është e kuptueshme pse vepra e tij edhe  me gjuhën e saj, me kohë do të bëhet vepër gjedhe, në të cilën  do të ndërtohen brezat e shkrimtarëve shqiptarë.”  

[Porosia e Madhe, Tirane, 1989, faqe 367, 368] 

Do të shtoja që edhe Fishta duhet të ketë pësuar ndikimin e poezisë më të  hershme të Naimit. Në vjershat e tij Gjuha shqype e Atdheu gjemë po ato  motive, me të cilat Naimi i këndon gjuhës shqipe e mëmëdheut, natyrisht  me dallimin e stileve të ndryshme të dy poetëve të mëdhenj. Ai, në thirrjet e  luftës për liri, i referohet figurës së Naimit: 

Bini Toskë ju n’pikë të vrapit 

mos tu ndalin mal as zall 

Naim Frashëri i ra Qitapit 

Mos me e lshue Shqipninë për të 

gjallë 

Aleksandër Xhuvani propozoi që në themel të gjuhës letrare kombëtare të  vihej toskërishtja si varianti më i përpunuar përmes veprave të Naimit e  Samiut, të Faik Konicës e Fan S. Nolit; por drejtshkrimi të mbështetej edhe  në gegërishten e pasur. 

Në 6 janar 2019 gazeta e rëndësishme italiane “La Repubblica” botoi një  tregim të Ismail Kadaresë me titull “Unë nuk kam frikë”. Ai tregim përmes  metaforave të Kadaresë prekte një problem kombëtar, shumë aktual. Rreth  tij unë shkruajta dhe botova disa reflektime: “Urtësia e Kadaresë në rrëfimin e fëminisë së tij. (Kadaré, Shakespeare dhe fantazmat), 4 shkurt 2019,  Gazeta Shqiptare. 

Dua të shpreh disa mendime rreth këtij tregimi brilant dhe afiniteteve  interesante që ai shpreh me jetën e Kadaresë dhe sidomos me disa pamje  të realitetit shqiptar. Ky është një tregim tipik kadarian, mes alegorisë dhe  realitetit, frikës dhe fantazmave. Megjithatë ka disa koinçidenca që duhet t’i  pranojmë me bindje e që na bëjnë të mundur një interpretim të vyer të ketij  tregimi.  

Tregimi i Kadaresë rrëfen fabulën e fantazmave të republikës kundër  qytetarëve më të shquar të saj në kohën e regjimit enverian. Republika  shpallte si banditë intelektualët e saj që përbënin vetëdijen për lirinë e  humbur nga regjimi totalitar i Hoxhës. Shpifjet dhe dyshimet e regjimit  ishin fantazmat e tregimit, ato që ndrydhën pamjen shpirtënore të kombit,  talentet dhe krijimtarinë e tij. Me sa duket, e ashtuquajtura metodologji  fantazmagorike e diktatorit vazhdon të mbijetojë mes nesh, çuditërisht e  mëkuar nga shovinizmat e gadishullit të mplakur të Ilirisë.  

Çdo vit, në prag të punimeve përzgjedhëse të komisionit për çmimin  Nobel, del ndonjë teoricien i lirisë dhe kritikon Kadarenë si njeri të regjimit  “republikan”. Në këto tre dekadat e fundit, pranë datave historike të  rëndësishme, shkruhen e botohen artikuj të rremë e të turpshëm kundër  figurave të nderuara të botës shqiptare: hidhen teza absurde mbi origjinën  e Gjergj Kastriotit, braktisen në harresë të fajshme figura si Naimi, Vaso  Pasha, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni, Noli deri dhe te Kadareja.  Këto që shohim e dëgjojmë janë hije e fantazma të shovinizmave ballkanike  që kanë vrarë priftërinj ortodoksë pse bënin meshën në gjuhën e nënës, pra  në shqipe të kulluar. Ata kanë vrarë mësues të gjuhës shqipe, kanë  persekutuar e masakruar popullsinë e pafajshme të krahinës iliro-epirote  vetëm pse kultivonte gjuhën shqipe.  

Nuk mund të mos kujtojmë si e trajtonte Naimi i madh problemin e  Gënjeshtrës e të së Vërtetës. Filozofia e poezisë naimjane ndër të tjera  theksonte nevojën e kërkimit të së Vërtetës si kusht të përparimit të  individit, të familjes e të kombit. Ai e trajtoi këtë problem në vargje, me  qartësi e thjeshtësi gjeniale, duke shprehur parimet mbi të Vërtetën në  pajtim me konceptet sokratiane, kristiane e islamike. Është mahnitëse  mënyra dhe thjeshtësia me të cilën poetët e Rilindjes i kanë harmonizuar 

problemet e të Vërtetës, Mirësisë, të Bukurisë si kusht themelor për  shpëtimin e Njeriut e si thelb të demokracisë. Njerëzit më të ndritur të  kombit formohen nën ndikimin e kulturës, traditave e historisë  kombëtare. Nga ana tjetër ata e pasurojnë atë burim, dmth Universin  Filozofik e Kulturor të kombit. Sot, e them me keqardhje, dëgjojmë e  lexojmë shprehje apo komente mbi figura të rëndësishme të kombit që  të brengosin e të revoltojnë për ligësinë dhe injorancën që shprehin duke  mos kursyer as Nolin dhe as Nanë Terezën.  

Shprehjet që gjemë në libër të befasojnë. Si mund të shkruajë një autor  duke fyer ndjeshmërinë e njeriut pa i bërë tërr syri dhe pa iu referuar të  vërtetës? Le të sjellim rastin e sulejmanbelliut Hajdar Sulejmani Frashëri.  Autori duke folur për syrgjynin në Stanimakë shkruan: “Sulejmanbellinjë e  Vilakë thonë jemi oxhakë; ata janë varfanjakë të lindur në Stanimakë, kanë  lëruar gjer më dje.”  

Një historian serioz, një njeri sadopak i pjekur është i matur, nuk shkruan  ato që ia ka ënda, por vetëm të vërtetën dhe këtë e bën me një gjuhë të  moderuar. Një historian duhet të dijë që Sulltani nuk merrej me varfanjakët,  por me familjet e nderuara të vëndit. Familja e Hajdar bey Frashërit kishte  në Dupen (mes Ohrit dhe Prespës) çifliqe ku punonin 250 familje. Në 

Dupen familja e tij kishte ndërtuar rrugët e nevojshme, një shkollë fillore me  dy mësues dhe pajtuar një mjek. Këtë çiflik shteti jugosllav i porsaformuar e  shtetëzoi në periudhën 1925 – 1930. Por çiflikun më të madh familja e  kishte në Plesh të Greqisë, midis Filatit dhe kufirit me Shqipërinë. Në të  njëjtën periudhë grekët shtetëzuan pronat e Sulejmanbellinjve në Plesh dhe  ato të familjes Rusi në Epir. Pak prona që kishin në Shqipëri i shtetëzoi  republika e Hoxhës. Në këtë fazë Hajdar beu dhe shumë familje të tjera të  kamura e ndrruan mbiemrin në Frashëri, duke shpresuar të hiqnin atë  nofkën e familjeve të pasura. 

Tani po ju shpreh me qetësi mendimin tim mbi atë nofkën e varfanjakut duke ju rrëfyer dy përrallëza.  

Legjenda e gomarit trupmadh – Na ishte një herë një gomar trupmadh që e  dinte veten të ditur. Një ditë, tek i ngjitej malit, pa shqiponjën në majën e  shkëmbit në buzën e një gremine të thellë. Shqiponja di të fluturojë në qiell  dhe të eci në tokë, mendoi gomari dhe, duke iu afruar greminës, e pyeti  shqiponjën:

“Si ia del të fluturosh me ato dy pupla e tua të lehta?” 

“Ja, më shih sa bukur është të fluturosh.”, iu përgjigj shqiponja dhe  krahëhapur u lëshua nga shkëmbi i lartë në humnerë.  

Gomari i tha vetes: “Pse të mos fluturoj edhe unë me këtë goxha trup që  kam.”, dhe duke e ndjerë veten të mënçur e të fortë u hodh në humnerë. Ai  ngordhi pa e kuptuar që nuk është pesha e trupit ajo që e bën shpendin të  fluturojë, por ato dy puplat e lehta që gomarit nuk ia mbushnin mëndjen. Ai  u flijua me ëndrën e fluturimit. Edhe sot e kësaj dite gomerët nuk kanë  mësuar të fluturojnë.  

Përrallëza e djaloshit të vobekët – Një legjendë metroplitane rrëfen një ditë  të çuditëshme të një njeriu të kamur. Ky mbante në duar një shportë me  mbeturinat e drekës që porsa kishte konsumuar dhe po i afrohej kazanit të  plehrave. Vuri re një djalë të vogël ndaluar përpara kopshtit të tij. I kamuri i  dhuroi vogëlushit, shportën me tepricat e drekës. Më shumë pisllëqe se sa  ushqime për të ngrënë. Të nesërmen djali, pasi hodhi në plehra mbeturinat  e të kamurit, pastroi shportën, e mbushi me lule të freskëta të lëndinës dhe  arriti te hyrja e vilës të zotnisë që e hiqte veten si bamirës. Zotnia e vështroi  i habitur djalin me shportën mbushur me lule të freskëta. 

“Ç’janë këto lule?”, e pyeti djalin duke menduar që duhej të paguante. “Është dhurata ime për ju.” 

“Pse kjo dhuratë për mua?”, pyeti i kamuri duke kujtuar mbeturinat që i  kishte dhënë djaloshit një ditë më parë.  

“Mos u shqetësoni zotni, nuk dua të më paguani. Çdo njeri dhuron atë që  ka në zëmër.”  

Pasi shqiptoi këto fjalë, djaloshi i ktheu krahët të kamurit që ndjehej njeri i  rëndësishëm dhe e gëzonte mirëqënien brënda mureve të një vile të  vetmuar. Për herë të parë kuptoi çdo të thotë pasuri e vërtetë. Nuk është e  vërtetë, i foli vetes, që fisnikëria e shpirtit i takon vetëm njeriut të kamur,  sikundër mendonin shumë nga njerëzit që e rrethonin.  

* * * 

Kush shprehet me përçmim për varfërinë fyen ndjeshmërinë e njerëzve që nuk janë të pasur. Së pari, të kamurit nuk janë njerëzit më të lumtur të kësaj  bote. Së dyti, kush ka prirje të tilla nuk mund të njohë as abecenë e 

historisë. Kam këtë bindje sepse historia formale përpiqet të shkruajë kronikat e masave, shteteve duke anashkaluar dramën, vuajtjen, dashurinë dhe evolucionin e individit. Ne, fjala vjen, nuk e njohim njeriun e antikitetit  nga kronikat e historisë, por nga veprat letrare, nga muzika e piktura, nga artet në përgjithësi: Omeri, Shekspiri, Balzaku, Hygoi, Da Vinçi,  Dostojevski, Mozart, Rembrandi, Migjeni e mijra të tjerë. Sot ne jemi në gjëndje të dallojmë e të kuptojmë diferencën mes njeriut të lashtë, atij  mesjetar dhe njeriut modern. Këtë ndjeshmëri na e krijon, jo historia  formale, por vepra artistike, ajo e njeriut të thjeshtë. Historia, në thelb, e  mënjanon evolucionin e individit. 

Mendoni se si Migjeni nё prani tё mjerimit dhe ligёshtimit tё shpirtit i lutet  Perёndisё t’i japi njё sinfoni. Shёrimin e vuajtjes njerёzore ai e kёrkon te  muzika, te arti. Asnjё poet nё historinё e letrave tё tё gjitha kohrave nuk e  ka shprehur me kaq art shpirtin e madh tё poetit. Kёto janё vargje  monumentale qё shprehin njё tё vёrtetё themelore tё jetёs: e Bukura si  thelb i qёnies njerёzore. Kjo është pasuria e vyer që individët e thjeshtë i  sjellin njerëzimit. Por ata që krijojnë të bukurën nuk duhen marrë nëpër gojë  siç po bëhet sot me rilindasit tanë. 

Çfarë duhet të themi për varfanjakun, siç shprehet autori i librit të çuditshëm të këtij marsi të trishtë? Mendoj që përgjigjja është më se e qartë në përmbajtjen e pak rreshtave që kam shkruar dhe theksuar në disa raste:  

Njerëzit e kulturuar njohin emrat e artistëve, shkrimtarëve dhe  shkencëtarëve të të gjitha epokave, por zor të gjesh mes nesh  ndonjë të ditur që njeh emrat e njerëzve të pasur të epokave të kaluara. Tolstoi ka qënë nga njerëzit më të pasur të kohës së tij,  por qytetarët nuk e njohin aspak për këtë veçori sepse ajo nuk  është një virtyt. Ai është i pavdekshëm në saje të veprave që na  ka lënë. Ne njohim Naimin, Vaso Pashën, Ndre Mjedën, Fan  Nolin, Gjergj Fishtën, Kadarenë për veprat e tyre. Ata nuk ishin të 

pasur. Kush mund të na sjellë emrat e shqiptarëve të pasur të dy a tre shekujve të fundit? E kush i njeh ata? Përkundrazi ne njohim  emrat e humanistëve si Buzuku, Budi, të 4-5 shekujve të shkuar. 

Të flasësh për varfanjakë e të pasur do të thotë të mos njohësh historinë e  njeriut dhe të raportit të tij me shoqërinë sepse ky raport përcaktohet nga 

parimi natyror i meritës. Fizikanti anglez Michael Faraday (1791-1867) lindi  në një familje shumë të varfër të Londrës. I jati i sëmurë, pra Faraday në moshën 13 vjeçare filloi të punojë në një librari. Flinte pak sepse natën  lexonte sidomos libra të shkencave. E pranuan në të famëshmin Royal  Institution të Londrës për vendosmërinë dhe aftësitë e jashtëzakonshme. I  apasionuar mbas elekromanjetizmit, Faraday u bë një nga figurat më të rëndësishme në hapat e para të fizikës moderne. Është teoria e  elektromanjetizmit ajo që e futi në udhën e modernizimit qytetërimin tonë.  

Mozarti vdiq i varfёr dhe nuk pati njё varr. Kufoma e tij pёrfundoi nё njё  gropё bashkё me fukarenj tё tjerё, bash nё qëndёr tё Vienёs. Ky ishte njё  turp i asaj kohe. Nuk di a rrezikojmё edhe ne po atё perfundim pёr  intelektualёt, artistёt dhe njerёzit e shquar tё kombit. 

Pa artin dhe shkencën e varfanjakëve, sot do të ishim si mijra vite më parë.  Kujtoni fillimin e shekullit XX. U shembёn dy perandori: austriake dhe turke.  E para vazhdoi te pёrparojё si njё nga vendet mё tё zhvilluara tё Europёs.  E njёjta gjё nuk mund tё konfirmohet per tё dytёn edhe pse ajo ishte më e 

pasur se Austria. Mendoj qё arsyeja e kёsaj diference do kёrkuar nё pamjet  kulturore dhe shkencore tё dy perandorive. E para krijoi kontribute tё  çquara nё art e nё shkencё. E dyta jo. Pra vetёm diferenca e madhe  kulturore shpjegon prosperitetin e njёrёs dhe prapambetjen relative tё  tjetrёs. 

Shqiptarёt nuk ishin varfanjakё tё ndarё në myslimanё, bektashinj e tё krishterё. Kush mё mirё se Eleonora Vila e ka konfirmuar kёtё tё vёrtetё.  Zonja Vila, franceze e martuar nё Frashёr me Nuri Bej Vilёn, pёrjetoi edhe  djegiet dhe krimet greke nё 1914. Eleonora Vila shkruan:  

“Pёr shqiptarёt ka vetёm njё besim fetar qё i 

bashkon ata me njёri tjetrin. Ajo ёshtё feja e atdheut.” 

Nuk mund tё mos theksoj qё unitetin e mendimit e tё veprimit atdhetar, si  edhe unitetin ndёrfetar e kundrojmё nё marrёdhaniet mes figurave tё  Rilindjes Kombёtare. Libri, pёr tё cilin po flasim, e cёnon kёtё tё vёrtёtё  themelore qё nderon universin Kulturor tё kombit tonё. Dua t’i kujtoj  vetёdijes, fjala vjen, qё kanё punuar e menduar sё bashku pёr fatet e  kombit njerёzit e tё gjitha besimeve fetare:

Vaso Pasha katolik, Jani Vreto ortodoks, Ymer Prizreni mysliman sunit.  Katoliku Gjergj Fishta dhe bektashiu Mit’hat Frashёri kryesuan punimet e  Kongresit tё Manastirit  

Kadareja shkruan: “Naim Frashёri ёshtё ati themelor i letёrsisё shqiptare,  Vepra e tij u bё burim frymёzues i rilindjes sё ndёrgjegjes dhe vetёdijes  kombёtare.  

* * * 

Nuk mund t’i fsheh vetes qё, nga njё pikёpamje thelbёsore, ky libёr mё sjell  ndёrmёnd ato dosjet e zyrave tё kuadrit dhe tё sigurimit tё shtetit nё kohёn  e totalitarizmit qё na zuri frymёn pёr njё gjysёm shekulli. Pёrfytyroj dosjet  qё kishin qёndisur kundёr Ismail Kadaresё. Nuk dua tё besoj qё autori tё 

jetё familjarizuar me ato metoda. Mendoj qё ky libёr do tё bekohet nga ata  qё zaptuan kishёn ortodokse shqiptare tё themeluar nga patrioti dhe eruditi  i shquar Fan S. Noli. Nga ana tjetёr, sa shkruhet nё kёtё libёr do trishtojё ata qё e kanё nё zёmёr atdheun, vёndin ku balta u duket mё e ёmbёl se  mjalta. 

Mars, 2023

Filed Under: Kulture Tagged With: albert frasheri

Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut

March 29, 2023 by s p

Albert Vataj/

Shtatorja e Skënderbeut, e realizuar nga skulptori i mirënjohur Gëzim Muriqi, e cila do të jetë shpirtje shqiptarie për bashkëkombësit tanë në Zvicër, konsiderohet si një prej jetësimeve më lartësishme të atij që e shndërroi qëndresën e arbrit kundër turqve në histori si emblematike në historinë e botës. Kjo punë thjeshtë është madhështore në krejt madhështinë e mëkimit artistik. “Ringjallja” përmes krijimit është vetë vullneti i hyjnisë së shpirtit dhe ndjenjës kombëtare shqiptare, që përmes artistit vjen e shpërfaqet si një thirrje që e dëgjojmë edhe sot.Padyshim që nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi kemi të bëjmë me një shtatore ndryshe të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Spikat një kurajë besimi për të sjellë të pavdekshmin, të gjallë mes të gjallëve, në erën e modernitetit. Ajo është e përmasave epike, sepse e tillë është vepra e Skënderbeut në histori, i tillë ka mbetur në kujtesën gjeneratave. Të gjithë komponentët që përbëjnë ansamblin e këtij krijim janë të kuruar mjeshtërisht. Që nga karakteristikat fizike, ashpërsia e komunikimit, shprehja e tipareve të fytyrës, drejtqëndrimi, armatura, veshja dhe gjithçka tjetër në këtë idealizim kompozimi është unike. Kjo shtatore nuk ka asnjë ngjashmëri me realizimet e mëhershme, të cilat gjithashtu e kanë sjellë Heroin Tonë Kombëtar siç fuqia krijuese që kërkon ta ballafaqojë aktin krijues me ëndjen tonë përfytyruese, me madhështinë që Skënderbeu ka zënë vend në vetëdijen tonë. Ka udhëtuar gjatë kjo legjendë, duke shigjetuar tejpërtej pesë shekuj, për të mbërritur te krijimi. Nga zërat që u harruan, librat dhe rrëfenjat që e endën me fije drite këtë shenjtor, partiturat e kanavacat që e lartësuan në përjetësi, prej gjithë përfytyrimeve dhe idealizimeve rrokaqiellur, ka ardhur ky Skënderbe në të sotmen tonë. Ka dalë nga shpirti i artistit për t’u ngjitur në apogjeun e kryeveprës së artit. Ne sot jemi të shastisur dhe magjepsur njiherash.Skënderbeu i Gëzim Muriqit vjen përmes “ringjalljes”, i shtrënguar për betejë. Përballë tij është historia që kërkon të rishkruhet, është shqiptaria që kushtron në një besë me i lidh.

Filed Under: Kulture

Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç

March 25, 2023 by s p

Kur Konica shkruante se “dheu i Shqipërisë mund të japë bukë për 20 milionë banorë”. Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç.

Nga ROLAND QAFOKU

Si sot 126 vjet më pare, në botën shqiptare ndodhi një ngjarje nga më të rëndësishmet në nivelin kulturor dhe intelektual, por veçanërisht atë kombëtar. Më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli numëri i parë i gazetës “Albania” për të cilën nuk është e tepërt të themi se është gazeta më e mirë, më me vlerë, më me kulturë, më me ndikim dhe më patriotike në të gjithë historinë e medias shqiptare. Botuesi i saj ishte Faik Konica dhe në 122 numrat që botoi ai, më vonë edhe në Londër, i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm të gjithë kombit shqiptar. Dhe të mendojmë se botuesi Faik Konica ishte vetëm 22 vjeç. Po, po. E lexuat saktë. Faik Konica ishte vetëm 22 vjeç kur botoi kryeveprën e tij “Albania”. Me vrullin dhe energjinë e moshës, i sapo diplomuar për Bachelor në Universitetin e Dijonin në Francë për letërsi dhe me një kulturë poliedrike të marrë në shkollën saveriane në Shqipëri, në studimet në liceun e Stambollit dhe më pas në Francë, Faik Konica ka meritën që jo vetëm botoi një gazetë cilësore në dhe të huaj, por që nëpërmjet saj përçoi dhe ndikoi aq shumë në shoqërinë shqiptare të kohës dhe pas saj aq sa sot ta lexosh duket sikur je në të ardhmen dhe jo në të shkurën. Ai pati meritën së pari shkroi vetë me një penë të artë dhe që e meritonte cilësimin “kryeshkronjës”. Rreku tema për herë të parë dhe që ishin tabu për kohën që nisnin që nga gjuha shqipe, shkenca, politika, filozofia, arti, letërsia shqipe, letërsia botërore, historia, ekonomia dhe veçanërisht çështja kombëtare. Ai pati meritën që shkroi për Shqipërinë kur nuk kishte Shqipëri. Ai pati zotësinë që nëpërmjet kësaj gazete të lëvronte gjuhën shqipe si një usta i vërtetë duke llogaritur edhe vështirësitë e shtypjes dhe gërmave që në shtypshkronjat e Brukselit nuk i gjente dot dhe i zëvendësonte me me ç’të mundte. Ai pati zotësinë të shkruante gjuhën shqipe kur ende kjo gjuhë në Shqipëri shkruhej dhe kultivohej rrallë duke përkthyer sa e sa fjalë si kjo “Mësalha” që do të thotë vitrina. Ai pati aftësinë të mblidhte rreth vetes pena të arta të kohës si Mit’hat Frashëri, Ismail Qemal Vlora, Visarion Dodani, Koto Hoxhi, Ibrahim Temo, Dervish Hima, Spiro Garo, Thoma Abrami, Lulo Frashëri, Syrja Vlora, e shumë e shumë të tjerë, një pjesë e të cilave jetonin në Shqipëri. Vetë shkruante me pseudonimin Trank Spiro Beg. Një i tillë është edhe kjo që po botojmë sot që ka qenë një nga editorialet më të bujshme me titull: Armiqtë e Shqipërisë. Lexoni me vëmendje në hyrje: “Të gjithë ata që kanë njohur mirë vendin tonë, shkrojnë se dheu i Shqipërisë mund të japë bukë 20 milionë shpirteve (banorëve). E dini që jemi 3 milionë dhe 2 milionë ngordhin urije. Shkruajnë që shqiptarët janë mjaft të mençur, nuk janë vetëm për zbukurimin e tyre por edhe për mirësinë e të gjithëve. Kemi armiq. Për atë të gjithë bashkohen në një zë. Ca zgjasin gishtin drejt dhelprës së grekut. Ca dëftojnë gjarpërimin e shqave (serbëve), ca të tjerë emërojnë me zë të ulët trasherin e halldupëve (turqve).”… Vijon.Kjo ishte Albania dhe ky ishte kryeshkronjësi Faik Konica. Kam fatin ti kem në arkivin dhe bibliotekën time tim të 122 numrat dhe që për mua janë një thesar. Kur lexoj që Faik beun e akuzonin për dembel e besoj pakës sepse nuk la asnjë libër të shkruar dhe Imzot Noli ia përmendte shpesh. Përgjigja e Konicës ishte: Imzot, ja i shkrujta, kush do ti këndojë? Atje në qiell ku është tani ndoshta qesh se pas një shekulli ne shqiptarët e tij kemi filluar t’ia lexojmë me endje ato që nuk ia lexuan të freskëta. Megjithatë, ai që ka drejtuar një gazetë e di mirë se çfarë do të thotë ta përgatisësh, ta drejtosh dhe ta botosh atë. Vetëm dembel nuk mund ti thuash “dreqtorit” Faik Konica. “Albania” e kundërshortin këtë. Është një monument dhe gazeta më e mirë e të gjithë historisë së medias. Ta ruajmë duke e lexuar!

Filed Under: Kulture

Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!

March 24, 2023 by s p

Bisedë me Gjergj Jozef Kolën

Mbi takimin e organizuar në sallën e Kongreseve në Europahaus . Vjenë! Intelektualja e rrallë Musine Kokalari, nyje e randsishme e kulturës shqiptare, mblodhi nji grup dashamirës të kulturës shqiptare në Vjenë! Arsyeja ishte e thjeshtë: Te kjo figurë janë bashkë: Intelektualja, Shkrimtarja, Politikania, Martirja po edhe Modeli moral i nji shoqnie që prej kohësh e ka pranuar se degradimi i saj asht e vetmja zgjidhje tashma e shpallun në heshtje… Në Vjenë, kam zbritë për s’pari herë, po kaq shumë e dashtun m’ka qenë Vjena, për gjithçka ka ba ajo për historinë tona, sa e ndjeva nji qytet tejet familjar, i dashtun e mikpritës sa e ndjeva qytetin pjesë e diçkaje të randësishme që ka jetue mbrenda meje dhe vetëm prej kësaj bisede me Gjergj Jozef Kolën, ma së fundmi u gjet njaj i bekuem çelës me e vendosë harmoninë midis asaj që ashtë histori edhe i asaj që asht bashkëkohsi! Kët bisedë në formë interviste asht frut i nji bashkëpunimi të hershëm me zotin Kola, por që kësaj here u ndalëm ma gjatë të figura e Musinesë.

Jozef Radi – Vjenë, 21 mars 2023

Si autor i nji drame mbi Musine Kokalarin dhe jo vetëm por edhe fakt që kjo dramë u vu në skenë prej “Teatri për të Rinj” në Shkup, i cili pat edhe vleresime europiane, desha të di cilat janë ndjesitë tua si autor për kët udhëtim të dyfishtë artistik të veprës suej në 40 vjetorin e largimit të Musinësë?

– Qysh se jam njoftë me jetën e Musinesë nuk m’asht nda për asnji çast figura e saj, derisa u krijue edhe kjo dramë, që e kam quejtë Requiem. Vjena asht qyteti i Requiemeve të famshme të Mozartit, Bethovenit, Haydenit e këtu pata qetsinë me e zbritë deri në fund dhimbën krenare të Musinesë. Nji njeri, nji zojushë shqiptare që vuen 20 vjet burg e mandej edhe 15 vjet internim, me vdekë aty prej sëmundjes së pamjekueme, tash e 40 vite të shkueme, pa u thye asnjiherë, porse tue ruejtë dinjitetin njerzor, asht nji ndeshje e jashtzakonshme për nji shkrimtar, aq ma tepër që vetë Musineja ishte e tillë…Ftesa në Festivalin europian të dramës dhe nderimi me disa Diploma natyrisht asht nji kunorzim i jashtzakonshëm për Musinenë, po edhe për të tanë ne. Musine Kokalari mbrrin në Vjenë përmes nji projekt që solli emocione e përcolli edhe nji mesazh humanizmi e frymë largpamësie.

A vlen me u përsëritë ky mesazh në tjera realitete shqiptare e me tjerë personazhe në epiqendër?!

Së pari gjej rast me ju falenderue Ju dhe gjithë të tjerët që morën rrugën e gjatë si Shën Pali dikur prej Jerusalemi m’u ndalë në Durrës, edhe ju erdhët prej larg dikush prej Ancone, dikush prej Gjinokastre, dikush prej Prishtine, e dikush prej Tirane, me sjellë në Vjenë sekush nji mesazh cilësor për Musinene. Në Vjenë vijnë mjaft personalitete të ndryshme shqiptare, porse shumë pak vijnë për art, letërsi o përkujtime figurash të martirizueme! Besoj se kjo ishte nji eksperiencë pozitive, porse s’ka nisë me Musinene. Fjala vjen, vitin e shkuem kena pasë nji kuvendim për Martin Camajn, edhe mendoj me e vazhdue kët cikël përkujtimesh! Mendoj se në Vjenë ku ka nisë edhe zanafilla e pavarësisë sonë, kanë me gjetë zbatim edhe idetë e sipërpërmenduna…

Ç’ka mendoni se mund të bahet ma mirë në nji tjetër organizim për Musinenë apo për ndonji tjetër personazh të kulturës shqiptare ende në hije prej politika e 80 vjeçare?!

Organizime të tilla komplekse shërbejnë edhe si eksperiencë edhe padyshim mund të perfeksionohen në shumë elementë. Në kët Konferencë kanë shprehë dëshirë me ardhë edhe tjerë studjues, shkrimtarë porse rrethanat s’e kanë ba të mujtun. Falenderoj edhe zonjën Nashi Broker, që merret prej vitesh me Musinenë, dhe nuk u ba e mundun që të ishte pjesmarrëse. Pastaj tashma të gjithë e dijmë se shteti shqiptar, ndryshe prej shumë shtetesh tjera, asht thuejse inekzistent në art, kulturë e sidomos letërsi. (në tallava jo) Edhe nji takim i Shkrimtarëve të Diasporës që u ba para tre vjetësh në Tiranë, në panele ishin shkrimtarët që siç u thona na n’Shkodër që: “S’e kane kalu Urën e Bahçallëkut…” në vend që kjo të drejtohet prej vetë shkrimtarve të Diasporës! Konferenca në fjalë ishte shumplanëshe, me personazhe e trajtime prej mjaft fushave.

Ç’ka mund të queni risi e këtij organizimi në Vjenën ku bajmë nyje edhe shumë figura që janë shkelë prej diktaturës?!

Risija qëndron të fakti se u banë përpjekje që Figurën e Musinesë me e ndriçue prej shumë kahjesh të ndryshme. Nga koha e studimeve, shkrue në kujtesën fisnike të Dr. Lazër Radit e përcjellë me dinjitet nga Ju zoti Radi; kujtimet e familjarëve nën reflektimin e ngrohtë e të dhimbshëm të Arjeta Kokalarit; studimi analitik i nji nji vepre të saj nga penda e mprehtë e filologes, Dr. Elona Gjata, nga trajtimi paralel në kohna i shkrimtares Angjelina Marku; po edhe përshëndetja dashamire e shkrimtares dhe politikanes, Flutura Açka. Mendoj se nji risi dhe pikë e fuqishme ishte edhe shfaqja e disa pjesëve të dramës që solli emocione të fuqishme për krejt pjesmarrësit, dhe e shoqnueme në gjermanisht prej aktores së njoftun austriake Elke Hagen! Për dramën në fjalë po ta besoj nji ‘sekret’. Në fund të saj ka nji skenë mes Musinesë dhe personazhit mito-real Shpend Bardhi. Ndërkohë që Musineja naltëson poetin kombtar At Gjergj Fishtën, Shpend Bardhi dënon shkrimtarët e oborrit komunist… Kjo skenë asht lanë jashtë. Në frymën e kompromisit e mos me ecë gjithnji me parimin: “për nji plesht me djegë jorganin”, Fundja këto pleshtat e realsocializmit koha ka me i djegë vetë nji ditë, o ndoshta i ka djegë e hala s’e kanë marrë vesh!

Si i gjykoni mardhaniet e shtetit shqiptar me figurat intelektuale të persekutuara prej Diktaturës ku ban pjesë edhe Musineja, Marie Tuci, Nane Tereza… gra madhështore që në fakt ju i keni përcjellë përmes veprave tua?!

Shteti shqiptar ka veç nji interes: Fasadën, e asnjiherë themelet e kombit shqiptar! Kjo asht nji fatkeqsi e madhe për ne si komb. Këto tri figura monumentale të kombit shqiptar s’i kujton askush ashtu si duhet, mbasi janë në themele të qëndresës së tij, porse vetëm merren me fasadën e shndritshme, të sapolyeme, së cilës i bjene ngjyra me shiun e parë kur i qesin në bulevard! Asnji film, asnji dramë të ngjitun në skenë, asnji opera, asnji monument si duhet, pra, vepra që i qindrojnë shekujve për këto tri zojusha legjendare na nuk kena. Drama për “Nane Terezën” mori e vendin e parë prej komisionit të kulturës në Bashkinë e Shkodrës, porse drejtoresha e teatrit znj. Kacarosi nuk pranoi me e vu në skenë. Shteti shqiptar postkomunist asht kujdesë që ndër institucione të artit me vendosë “Njeriun e ri” që e ka përgatitë në 45 vjet diktaturë e mos më lanë askënd me prekë themelet, veç m’u kujdesë për fasadën…

Cili mund t’jetë nji angazhim i juej promovues dhe cila ka me qenë vepra e fundit që ka me u botue prej Jush?!

Angazhimi jem promovues asht si gjithnji ai i shkrimtarëve e poetëve të vërtetë, artistave antiestablishment në kryeqytetin e muzikës botnore, në Vjenë. Mendoj se nji shkrimtar duhet me lanë vepra edhe “mbasi t’kalojnë n’amshim”, libra të pabotuem, si ai ylli që edhe kur shuhet në univers vazhdon me e pru dritën në botën tonë, vepra që njashtu siç i ndodhi Franz Kafkës, nji shkrimtarit vjenez, i lindun në Prage, prej prindësh hebrej e sllavë, që shkroi gjermanisht apo edhe Migjenit, nji shkrimtar shkodran, me prind ortodoks e gjuhë serbo-kroate në shkollë e familje, që shkroi shqip, e që iu botue vepra mbasi u largue prej kësaj bote.N’se këto vepra të pabotueme kanë me gjetë rrugën drejt publikut e drejt skenës asht kjo nji prove dashnije edhe talentesh të vërtetë.

Filed Under: Kulture

LA RIVISTA ILLUSTRATA DEL POPOLO D’ITALIA (1935) / HOMAZH PËR ALEKSANDËR MOISIUN

March 23, 2023 by s p


Burimi : La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia, 12 prill 1935, f.50
Burimi : La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia, 12 prill 1935, f.50

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2023

“La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia” ka botuar, me 12 prill 1935, në faqen n°50, homazhin për ndarjen nga jeta të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Aleksandër Moisiu

Burimi : La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia, 12 prill 1935, f.50
Burimi : La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia, 12 prill 1935, f.50

A është shumë herët për të folur për të sot, pak ditë pas largimit të tij të papritur, gati misterioz, të heshtur ? apo është tashmë tepër vonë ?

Çfarë drite, çfarë hije, çfarë ndjesie të pakonkurueshme ëmbëlsie të hidhur ka kaluar kalimthi, me kujdes, i dorëzuar dhe i magjepsur përgjatë gjurmës së ndritur të spoteve tona ?

Sigurisht për ne italianët Moisiu shfaqej dhe zhdukej : dhe ne nuk e dimë nëse ai ishte tashmë i vdekur kur shfaqet i trembur nga duartrokitjet, i dëshpëruar dhe besimplotë, i përulur dhe i sigurt, hezitues dhe humbës, hieratik dhe felin në pikturat e pak veprave që ai ka qenë në gjendje të interpretojë për ne, ose nëse është ende gjallë me ata sytë e tij të mëdhenj plot pafundësi, me atë zërin e tij të hollë dhe të mprehtë sideral që nuk shuhet kurrë sepse ecën ecën ecën drejt të gjitha qëllimeve, nëpër kohë dhe hapësirë.

Në artin e Aleksandër Moisiut ekzistonte padyshim ndjenja mistike dhe blu e ogurit. Vdekja ishte në të, dhe kjo ishte jeta e tij : modestia ishte në të dhe ishte krenaria e tij : hollësia më e paqartë dhe eterike së bashku përbënin mrekullinë e pagabueshme të forcës së tij interpretuese.

Na dukej se na vitne nga nuk e di se çfarë largësie ëndërrimtare dhe misterioze…

Më kujtohet zakoni i tij për të riorganizuar flokët e tij të gjatë në ballin e tij të djersitur : një gjest i shpejtë, të cilin ai mezi i prekte. Kujtoj duart e tij të bashkuara në agoninë e “Kufomës së gjallë”, në atë të “Dilemës së doktorit”, në aktin e përshëndetjes së padëshiruar, duke i kthyer bebet e syrit lart drejt fundosjes së dritës së përjetshme, paqes së përjetshme, harresës së përjetshme…

Vështrimi i postit dhe i profetit bashkë, i një shenjtori anarkist, i një martiri të paskrupullt, i emocionit vëllazëror për të gjithë…

Perdja zbriste mbi atë vështrim çdo mbrëmje : një mbrëmje të butë, kadifeje, e qeshur, bindëse, shumë e ëmbël ajo ra përgjithmonë…

Dhe kemi marrë ndjesinë e shpejtë, nuk di nëse, të një përkëdheljeje apo të një thoi, që lë vetëm dritën të zbehet mbi një kujtim, që lë brazda të dhimbshme e të pashërueshme në melankolinë e shpirtit.

Rrjedhja e tij nga hijet dukej një koketë artistike e studiuar, duke lëvizur në mënyrë të pjerrët e tinëz në qoshet dhe në kufijtë e skenës, për t’u dukur krejt papritur për mrekulli, në të kundërtën e figurës, duke mbledhur gjithë dritën pajtuese të punës mbi figurën e vet.

Por Fati nuk i njeh këto artifica dinake, të cilat ndonjëherë kanë një rëndësi të caktuar në vlerësimin kalimtar të trillimit dramatik.

Fati i kompozuar për Aleksandër Moisiun, njeriun dhe aktorin, tragjedinë e thjeshtë të ekstazës së tij, dhe në dukje i hollë është sinqeriteti kalimtar.

Ëndërrimtar cigan, më në fund gjeti një qëllim. Ky synim mund të ishte vetëm një skenë e ndërtuar nga natyra midis përrenjve, krahëve, rrufeve, këngëve dhe deteve : Italia.

Rreth kësaj skene Moisiu endej i huaj : ai rrethoi skajet, i strukur në qoshe. Ai mbërriti në dritën e thjeshtë të fitores dhe u paraqit në gjunjë, me duar të shtrënguara, me kokën pak të prirur nga njëra shpatull, për të murmuritur një lutje.

Vlera ra : nuk u rishfaq kurrë. Nuk do të rishfaqet më kurrë.

Ajo tundja e lehtë e tij për të hedhur flokët biondë nga sytë tashmë ishte pothuajse pa trup dhe i ajrosur më parë. Është e kotë sot.

Por sytë e hapur e të qelqtë, të lagur nga të qara rrezatuese, me keqardhje të lumtur e mbinjerëzore, ata sy tashmë kaq larg, shkëlqejnë gjithmonë.

Nuk di si të flas për artin interpretues kur flas për këtë njeri të frikshëm që është i lehtë, i lënë pas dore dhe megjithatë kaq elegant. Unë duhet të flas për një nga mënyrat e tij, për një episod të përfunduar, për një kujtim të destinuar të zhduket… Dhe do të pengohesha dhe do të përplasesha me fjalë të pahijshme.

Ai ishte mbi të gjitha poet; ai është më shumë poet në ndjenja sesa në të thënë, në të menduar sesa në shprehje. Nga kjo dëlirësi jotrupore e tij kaq e mrekullueshme, për dikë të mësuar me linja të pastra, me vizione të kufizuara dhe të sakta, lindi pothuajse një ndjenjë hutimi, shqetësimi : madje edhe paqartësie.

Dhe ai e dinte atë. Shikoni brohoritjen të ngrihet si një haraç për Universin. Një palosje e lehtë e buzëqeshjes së tij la të kuptohej një lëvizje instinktive, ironi e shkretë, por gjithsesi mirëdashëse dhe e butë, thuajse buzët mbetën të mbërthyera për një çast në grepin e një pyetjeje shumë të vogël e të nënshtruar : — Pse ?

Ai e donte diellin, insektet, lulet, gjethet, erën, librat, gjërat e përulura, gri të varfëra. Ai i donte shumë personazhet e artit të tij si qenie të gjalla, të gjelbra, të freskëta, të gërvishtura, të thara, të vdekura, të hasura përgjatë shtegut të përdredhur dhe me pluhur.

Ai vdiq i shkathët, ende i ri, preku atë fazë që do të ishte qëllimi i tij i fundit në lulëzim; ai u tërhoq në krahë me një tundje të shkurtër, me një përkulje të lehtë, me duar të bashkuara, me mjekrën pak të mbështetur mbi supe…

Sot duket se e sheh të shfaqet sërish, si dhe duke blerë, pa zhurmë, mes nesh.

Nëse do të ndodhte kjo mrekulli, ne nuk do të tmerroheshim dhe nuk do të habiteshim. Trillimi i tij ishte natyra e tij : ishte fati i tij.

Hija dhe drita, zëri dhe heshtja, madhështia dhe modestia u bashkuan në Të duke krijuar një harmoni shumë të çuditshme kontrastesh. Më triumfues, më mbresëlënës, më i pamatshëm në mënyrë hyjnore ishte kontrasti i gjithçkaje dhe asgjëje që ushqeu fiksimin pothuajse të padukshëm të një flake të largët : i shpejtë si një top zjarri është i treti si një pikë fikse e kupës sonë shpirtërore: i padukshëm si maja e një atomi të nxehtë dhe i pamatshëm si një diell.

Vitet do të kalojnë : ato do të konsolidohen dhe do të ndahen në shekuj. Edhe emri i Aleksandër Moisiut do të zhduket…

Duket sikur sheh grepin e asaj pyetjeje ironike dhe të refuzuar që ndonjëherë i kthente buzët në buzëqeshjen e tij : Çfarë rëndësie ka ?

Duket sikur sheh ata sy të qelqtë, të cilët, duke harruar lavdinë personale të vogël, njerëzore, kalimtare, vështronin hapur dhe shumë ëmbël duartrokitjet që ngriheshin lart nga batica e turmës; gjithnjë e më lart, ku çdo gjë është bllokuar dhe e copëtuar, orteku është pluhur dhe mbetet përjetësisht rob i Kohës !

Filed Under: Kulture Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 122
  • 123
  • 124
  • 125
  • 126
  • …
  • 556
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT