Mehmet Prishtina/
Konferenca shkencore mbarëkombëtare : “Një komb – një gjuhë” organizuar nga tri qendrat tona albanologjike në Tiranë, Prishtinë dhe këtu në Shkup, që po mbahet në vigjilje të 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhë shqipe, flet për efektet vetëdijesuese dhe unifikuese të gjuhës standarde shqipe në mbarë hapësirën shqiptare. Kjo është një arritur e madhe , jo vetëm kulturore e gjuhëore, por edhe shoqërore e politike, sepse para se të ndodhë bashkimi fizik i kombit tonë, po ndodhë bashkimi shpirtëror, përmes gjuhës, një mekanizëm ky që na bën më të integruar në mes veti. Nëpër një proces të tillë unifikimi gjuhësor kanë kaluar edhe kombet e përparuara të Evropës, gjë që dëshmon se pjekuria kulturore e një kombi matet me shkallën e standardizimit të gjuhës. Mendoj se edhe intelegjenca jonë akademike, krijuese e profesionale para 50 viteve demonstroi një pjekuri të lakmueshme teksa hudhi në letër rezolutën e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, e cila u bë një rrugëtregues se nga duhet të lëvizë kultura jonë e të shkruarit dhe të folurit, pa marrë parasysh se ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.
Kongresi i drejtshkrimit të gjuhë shqipe ka edhe një meritë tjetër: Ai i vuri themelet e kombit modern shqiptar, duke dëshmuar kështu se historia e formimit tonë konbëtar e kulturor është e përbashkët, pavarësisht gjeografisë administrative e cila tejkalonte kufinjtë e saj dhe shndërrohej në një kompaktësi gjuhësore – element ky thelbësor që arsyeton edhe titullin e kësaj konference “Një komb – një gjuhë” …
Përgëzoj Akademinë e Studimeve Albanologjike të Tiranës, Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për organizimin e kësaj konference shkencore, duke shpërfaqur me këtë rast gatishmërinë institucionale për një kalendar të përbashkët ngjarjesh me karakter shkencor, kulturor e kombëtar, siç u veprua edhe tani me rastin e 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, që përkon edhe me 114 vjetorin e Kongresit të Manastirit si dhe me 15 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së…
Duke ua uruar këta jubilej juve drejtues të qendrave tona albanologjike dhe studiueve tanë të nderuar, dua të shprehi edhe bindjen time se të kaluarën dhe të ardhmen e kombit tonë e përcaktuan shumë faktor, por dy janë më të qenësishme: sakrifica për liri dhe aspirata për bashkim.
Uroj që këta dy faktor të jenë prezent gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona, duke iu dhënë përparësi të parezervë punës vetmohuese të elitave tona shkencore e akademike, të cilat janë shtylla kurrizore e kombit tonë.