• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një vështrim historik në disa Zarfa Postare të vitit 1943-44

September 3, 2025 by s p

Besnik Fishta/

Historia jonë kombëtare është e shënuar nga sakrifica të mëdha dhe përpjekje të pareshtura për mbijetesë, dinjitet dhe liri. Mirëpo, ashtu siç ndodh shpesh në historinë botërore, të vërtetat e mëdha janë përpjekur herë pas here të zëvendësohen me versione që i shërbejnë interesave të caktuara politike të armiqve të kombit tonë. Raste të tilla evidentohen edhe nëpërmjet hulumtimeve filatelike, sidomos në tematikën e historisë postare, siç është edhe një rast i mëposhtëm që lidhet me zarfa të lëshuar në SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më poshtë do të sjellim interpretimin e katër zarfave të SHBA-së, të viteve 1943 dhe 1944, ku Shqipëria paraqitet në kontekstin e vendeve të pushtuara nga fashizmi.                   

Zarfi i pare, interpretimi: Në vitin 1943, kur bota ishte ende në flakët e luftës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një serí zarfash të quajtura “Occupied Nations Series” (Seria e Kombeve të Pushtuara), ku përmes pullave dhe ilustrimeve nderoheshin kombet që rezistonin ndaj pushtimit nazi-fashist. Mes tyre, vend nderi zinte edhe Shqipëria. Në një nga këto zarfa, i vulosur në Washington, më 9 nëntor 1943, shfaqet një pullë amerikane me flamurin shqiptar dhe një ilustrim që përshkruan shqiptarin malësor, simbol i krenarisë dhe luftës për liri. Nën figurën shkruhet:       

“Albania – Home of fighting mountaineers – A key point in the Adriatic.”                                                       (“Shqipëria – Atdhe i malësorëve luftëtarë – Një pikë kyçe në Adriatik”)                                                         

 Zarfi I dyte, interpretimi: Edhe ky zarf është dëshmi filatelike dhe historike e perceptimit amerikan mbi Shqipërinë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ka një përshkrim historik për shqiptarët: popull i lashtë i Evropës, gjatë shekujve i shtypur nga pushtuesit osmanë dhe më vonë nga fashizmi italian. Përmendet edhe fakti se më 1912 u shpall pavarësia, ndërsa në Luftën e Dytë Botërore shqiptarët luftonin me heroizem kundër pushtuesve. Ai shpreh ndjeshmërinë amerikane për kombet e pushtuara, duke e paraqitur Shqipërinë si një vend të vogël, të lashtë, të shtypur nga pushtuesit, por rezistent e luftarak. Seria “Overrun Countries” kishte edhe një funksion propagandistik: të rriste moralin e emigrantëve në SHBA dhe të forconte opinionin publik amerikan rreth nevojës për fitoren mbi fashizmin.    

Zarfi trete, interpretimi : Ky është një zarf i Ditës së Parë (First Day Cover) amerikan, i lëshuar më 9 nëntor 1943 në Washington D.C.  Pullat postare të vlerës 5 cent, me flamurin kombëtar shqiptar (flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenare) janë pjesë e emisionit të veçantë “Overrun Countries”, ku çdo vend i pushtuar paraqitej me flamurin kombëtar, si simbol i identitetit dhe lirisë së mohuar përkohësisht. Persa I perket ilustrimit në zarf në të majtë shkruhet: “Occupied Nations – Honoring Albania”, që do të thotë: “Kombet e pushtuara – Në nderim të Shqipërisë”. Me poshtë, një mbishkrim propagandistik: “Unprovoked, Mussolini’s Fascists quickly make conquest of backward country.” (Pa provokim, fashistët e Musolinit pushtojnë shpejt një vend të prapambetur). Dhe në fund: “The little kingdom falls a victim to Mussolini’s war machine.” (Mbretëria e vogël bie viktimë e makinës luftarake të Musolinit). Grafika paraqet sulmin ajror, djegie, tym e shkatërrime, simbol i agresionit fashist ndaj Shqipërisë më 7 prill 1939. Ne konteksti historik te tre zarfat jane emetuar ne vitin 1943, kur Italia fashiste tashmë kishte kapitulluar (shtator 1943), por Shqipëria vazhdonte të ishte nën pushtimin gjerman. Qellimi I leshimit te pullave dhe shume  zarfave te tjere per Shqiperine apo vendet e tjera europiane ishte funksioni propagandistik: për ti treguar popullit amerikan dhe botës se ShBA mbështeste vendet e pushtuara, duke njohur viktimat e agresionit fashist e nazist, dhe se lufta do të vazhdonte deri në çlirimin e tyre.                                                                                                           

Ne rastin e Shqiperise eshte me interes fakti qe Shqipëria përmendet per here te pare në filatelinë amerikane. Edhe pse me një gjuhë të kohës që e etiketon Shqipërinë si “vend të prapambetur”, gjithsesi flamuri shqiptar vendoset në të njëjtin nivel me kombet e tjera europiane të pushtuara.Keto pulla dhe zarfa jane dokumente filatelike dhe historike, me vlerë të madhe si dëshmi e perceptimit amerikan për Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si viktimë e agresionit fashist, por gjithashtu pjesë e familjes së kombeve europiane që meritonin lirinë.

Zarfi i katert, interpretimi : Vetëm një vit më vonë, më 18 nëntor 1944, u shfaq një tjetër zarf, i vulosur po në Washington D.C., por këtë herë me përmbajtje jo thjesht te diskutueshme,por thellesisht manipulative. Ky zarf, në dukje i ngjashëm në format, përmban një pullë të njëjtë me flamurin shqiptar, por i shoqëruar nga një ilustrim politikisht i ngarkuar dhe historikisht i rremë. Në të paraqitet një portret i Marshall Titos, flamuri jugosllav në sfond, dhe një shqiponjë që mban një banderolë me mbishkrimin:     

“Tirana, the capital of Albania, was liberated by Yugoslav partisans.”                                                                   (“Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u çlirua nga partizanët jugosllavë”)     

                                                                    Ky zarf nuk është një dokument zyrtar amerikan, por një produkt propagandistik i krijuar nga qarqe dashakeqe. Fakti që ky zarf mban datën e nëntorit 1944, pra një vit pas kohës së rregullt të emetimit të serisë origjinale ‘Overrun Countries’, tregon qartë se kemi të bëjmë me një falsifikim të vulës dhe të përshkrimeve përkatëse, duke vërtetuar se nuk është një botim zyrtar. I paraqitur si një ‘souvenir cover’ (zarf përkujtimor), ai përfaqëson një shtrembërim të qëllimshëm dhe provokues të historisë sonë kombëtare. Në të njëjtën periudhë kur qarkullonte ky zarf, gjatë viteve 1943–1944, në Kosovë shqiptarët përjetuan dhunime dhe masakra të kryera nga forcat partizane jugosllave të Marshallit Tito. Ky kontrast midis propagandës vizuale të zarfit dhe realitetit tragjik në trojet shqiptare nxjerr në pah mospërputhjen mes imazhit të shpërndarë ndërkombëtarisht dhe vuajtjeve konkrete të popullit tonë. Më tej, ngjarjet kulmuan në vitin 1945 me Masakrën e Tivarit, që bëri edhe më të qartë tragjedinë e shqiptarëve në raport me politikën e kohës së Jugosllavise.                  

Filed Under: Kulture

“The Dog who Couldn’t bark” and “The Daughter of the Moon and the Sun”

September 2, 2025 by s p

In conjunction with the Women’s Guild of St. Mary’s Albanian Orthodox Church, for the first time in USA the National puppet theatre of Albania in collaboration with the Theatre of Diaspora brings the magic of the stage in the Albanian language. Two special performances – The Dog who Couldn’t bark” and “The Daughter of the Moon and the Sun” will offer diaspora children ages 2-14 a unique experience filled with colors, laughter and emotions.

A meaningful step in preserving the Albanian language and culture through the art of puppetry, bringing our tradition closer to the younger generations.

Tickets are $10 per person. Half of the proceeds will be donated to the church. All children MUST be accompanied by an adult.

Filed Under: Kulture

STRUGA – QYTETI I DRITËS QË NDERON TRASHËGIMINË E GONXHE BOJAXHIUT, NËNËS TEREZË

August 30, 2025 by s p

Trashëgimia e Nënës Terezë nuk duhet të mbetet vetëm në libra apo në përkujtimore, por të bëhet përvojë e përditshme në jetën tonë. Dashuria që ajo predikoi duhet të kthehet në dashuri për familjen dhe kombin; falja që ajo mishëroi duhet të shndërrohet në forcë pajtimi mes njerëzve; përulësia që ajo jetoi duhet të na shërbejë si shembull për të kapërcyer egoizmin dhe ndarjet.

Nga Prof.dr Skender ASANI

Struga, qyteti që dikur u bë strehë solidariteti në ditët më të vështira të historisë sonë të afërt, sot rihap zemrën e saj përmes një feste shpirtërore e kulturore, duke promovuar tri botime të reja kushtuar figurës së shenjtë dhe universale të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënës Terezë. Në ditët kushtuar saj, Struga nuk harrohet, përkundrazi bëhet pjesë e gjallë e këtyre manifestimeve, sepse në kujtesën e kombit ajo mbetet qyteti që në kohë të errëta u bë dritare shprese për mësues, nxënës, punëtorë dhe familje të dëbuara. Sot, ky qytet nderon edhe një herë atë që me jetën e saj dëshmoi se dashuria dhe sakrifica janë udhërrëfyesit më të vërtetë të njerëzimit.

Tri librat e prezantuar bartin secili një dimension unik të trashëgimisë së saj. “Gonxhja e Shkupit në Kurorën e Botës” sjell një përfytyrim të Nënës si simbol i identitetit tonë kombëtar, duke na kujtuar se nga Shkupi, me rrënjë të lashta ilire e dardane, lindi një bijë që ndriçoi botën mbarë. Ky libër nuk është vetëm një dëshmi e përkatësisë, por edhe një ftesë për të parë se si një qytet i vogël mund të dhurojë një figurë që bëhet kurorë e njerëzimit.

Në vijim, “Me bashkudhëtarët e Nënës Terezë – nga misioni në shenjtëri” hap një dritare të rrallë mbi dimensionin e saj njerëzor. Përmes rrëfimeve të Dom Lush Gjergjit, motrës Ivana dhe Nasta Mihillit, ky libër na e sjell Nënën jo si mit, por si një grua e thjeshtë që qëndroi mes të varfërve, e cila dinte të dëgjonte, të përqafonte dhe të ndante shpresën. Ky është një mozaik kujtimesh që tregon se shenjtëria ndërtohet mbi jetën e përditshme, mbi dhimbjen dhe sakrificën e ndarë së bashku.

Ndërsa “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne” i Dom Lush Gjergjit na sjell urtësinë e saj të përjetshme, të shndërruar në porosi që kalojnë kohët dhe brezat. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një fjalorth shprehjesh, por me një udhërrëfyes të jetës shpirtërore e morale, ku dashuria, falja dhe përulësia bëhen themele mbi të cilat mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë e më njerëzore.

Këto tri botime, të ndërthurura në një mozaik të përbashkët, nuk janë vetëm libra, por gurë themeli të kujtesës kombëtare dhe shpirtërore. Ato na tregojnë se Gonxhja e Shkupit ishte kurorë e njerëzimit, se ajo kishte bashkudhëtarë që ndanë me të barrën e shenjtërisë, dhe se zëri i saj, përmes porosive të pavdekshme, mbetet një thirrje e gjallë për të ecur në udhën e dashurisë dhe sakrificës.

Përfundimisht, ky promovim në Strugë nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por një amanet i gjallë për të gjithë ne. Ai na kujton se trashëgimia e Nënës Terezë nuk duhet të mbetet vetëm në libra apo në përkujtimore, por të bëhet përvojë e përditshme në jetën tonë. Dashuria që ajo predikoi duhet të kthehet në dashuri për familjen dhe kombin; falja që ajo mishëroi duhet të shndërrohet në forcë pajtimi mes njerëzve; përulësia që ajo jetoi duhet të na shërbejë si shembull për të kapërcyer egoizmin dhe ndarjet. Struga, duke qenë sot pjesë e këtyre ditëve të shenjta, na kujton se edhe një qytet mund të bëhet pishtar drite për një komb të tërë, ashtu siç Gonxhja e Shkupit u bë dritë për mbarë njerëzimin.

Strugë, 30 gusht 2025

Filed Under: Kulture

KISHA KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK JU FTON NË FESTIVALIN E 33 SHQIPTAR, AKTIVITETIN MË TË MADH KULTUROR SHQIPTAR NË AMERIKË

August 28, 2025 by s p

KISHA KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK JU FTON NË FESTIVALIN E 33 SHQIPTAR, AKTIVITETIN MË TË MADH KULTUROR SHQIPTAR NË AMERIKË.

Filed Under: Kulture

Më 25 gusht lindi një nga piktorët e njohur bashkëkohorë arbëreshë, Francesco Senise

August 26, 2025 by s p

QSPA/

Ai lindi më 1970, në Lungro të Kozencës në Kalabri, ku edhe zhvillon aktivitetin e tij artistik. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Përfundoi studimet në Universitetin “Magna Grecia Di Catanzaro”. Senise i ka kushtuar shumicën e punëve të tij artistike vendit të tij të lindjes duke përshkruar mjedisin përreth, njerëzit e zakonshëm, gratë dhe gjyshet arbëreshe si dhe peisazhe shumëngjyrëshe. Pikturat e tij janë të zhanrit realist dhe në to dominon ngjyra e kuqe që përfaqëson karakterin luftarak të arbëreshëve, por njëkohësisht simbolizon vuajtjen dhe etjen për liri të njerëzimit. Ngjyra të tjera të pranishme në veprat e tij, po aq të rëndësishme janë të lidhura me traditën bizantine e lokale të Lungros e në mënyrë të veçantë me praninë në këtë territor të minierës së Salgemës.

Një pjesë të veprave të tij artistike ai ua ka kushtuar minatorëve dhe vuajtjeve të tyre. Vëmendja pothuajse obsesive e Senise ndaj vuajtjes së minatorëve ka rrënjë të thella në fëmijërinë e tij. Si fëmijë, ai u mahnit veçanërisht nga tregimet e xhaxhait të tij që përshkruante jetën e trishtuar të punëtorëve brenda galerive të minierës, por, mbi të gjitha, nga prania në sallat e shkollës fillore “Camillo Vaccaro”, e frekuentuar prej tij, e disa skulpturave që përfaqësonin në një mënyrë plastike përpjekjen e jashtëzakonshme të banesave të kripës, të shtypur nga pesha e gurëve të kripës që ata bartnin mbi supet e tyre. Ai shpejt tërhoqi vëmendjen e kritikëve, gjë që e bëri atë të ekspozonte rregullisht në një nivel kombëtar në Itali dhe në nivel ndërkombëtar në qendrat dhe panairet më të rëndësishme të artit në Europë, Amerikë dhe në shumë vende të tjera të botës.

Linku në vijim na njeh me më shumë detaje nga biografia dhe punët artistike të Senise: https://www.gigarte.com/francescoseniseart/biografia

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 550
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA APEL PUBLIK DREJTUAR KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Please join the Albanian American community in celebrating the 18th Anniversary of Kosova’s Independence at New York City Hall
  • VATRA TELEGRAM URIMI QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Reçaku, një histori e dhembjes, sakrificës dhe ngadhënjimit mbi vdekjen
  • Një shqiptar kandidat për Asamblenë e Shtetit të New York-ut, Shpetim Qorraj: “Dua të jem zëri i fortë i qytetarëve të Distriktit 64”
  • Job-i biblik dhe romani « Brenga » e Pashko Camaj
  • Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon drejtësi
  • Urgjenca dhe Protesta si regjim. Pse ritmi i revoltës prodhon pushtet, jo ndryshim?
  • Kur një korb flet shqip: pse “Korbi” i Nolit nuk është thjesht përkthim i POE-s
  • “Nomos”
  • 𝒁𝒆̈𝒓𝒊 𝒊 𝒅𝒆̈𝒔𝒉𝒎𝒊𝒕𝒂𝒓𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒍𝒍𝒆̈ 𝒑𝒂𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒔𝒆̈
  • Kush ishte shkrimtari shqiptar që kishte letërkëmbim dhe vlerësohej nga Viktor Hygo
  • Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim
  • Shqiptarë – fjala hyjnore që na mban gjallë edhe nga larg
  • Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës në Tiranë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT