• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SARAJEVË, TRIUMFON FILMI I MORINËS, ”EXIL”

August 20, 2020 by dgreca

-DY FILMA Kosovarë: “EXIL” dhe ‘Vera Andrron Detin’ rrëmbejnë çmime në Sarajevë

-Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina rrëmben ‘Zemrën e Sarajevës’ 

–Për herë të parë një film nga Kosova fiton në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. ‘Exil’ sonte triumfoi në Sarajevë duke e fituar çmimin kryesorë të festivalit ‘Zemrën e Sarajevës’/ 

 – Filmi i regjisorit Kosovar nga Festivali Sundance –SHBA, në kinematë Gjermane dhe Austriake –

PRISHTINË, 20 Gusht 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ ‘Exil’ sonte triumfoi në Sarajevë duke e fituar çmimin kryesorë të festivalit ‘Zemrën e Sarajevës’ në një ceremoni të organizuar online për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.  

Këtë vit juria e programit kryesor garues përbëhej nga regjisori frances Michel Hazanavicius, drejtori artistik i Festivalit të Berlinit Carlo Chatrian, aktorja kroate Jadranka Dokic, regjisori serb Srdan Golubovic dhe nga ekspertja e industrisë nga Meksika Andrea Stavenhagen. 

Në një video të dërguar, regjisori Morina shprehet mjaft i lumtur me çmimin: ‘ Jam shumë i gëzuar me çmimin, faleminderit! E kisha një vit shumë të ngarkuar në realizimin e këtij filmi dhe nganjëherë ndihesha më i humbur se karakteri i filmit, e ky çmim më ndihmon shumë. Falemnderit jurisë dhe festivalit’. 

Filmi i cili u shpërblye më heret sot edhe nga magazina evropiane Cineuropa për regjinë më të mirë, rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit. 

 “Exil”-i sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Ameli Kabashi etj. 

 ‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.  

Ky edicion i Festivalit të Sarajevës kishte një presence të madhe të kinematografisë se Kosovës ku përveç pjesëmarrjes së filmit ‘Exil’ ishin edhe ‘Galaktika e Andromedës’, ‘Zana’ dhe ‘Vera Andrron Detin’. 

 ***

Filmi i regjisorit Kosovar në kinematë Gjermane dhe Austriake 

– Filmi ‘Exil’ nga regjisori Kosovar Visar Morina kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e prej sot fillon të shfaqet në rrejtin e kinemave Gjermane dhe Austriake/ 

PRISHTINË, 20 Gusht 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Filmi ‘Exil’ i shumëvlerësuar nga kritikët dhe mediat gjermane, prej sot fillon të shfaqet në rrjetin e kinemave në Gjermani dhe Austri.
‘Exil’-i nga regjisori kosovar Visar Morina kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, dhe së fundi rajonalen në Sarajevë ku Visar Morina i sapo shpërblyer nga magazine evropiane Cineuropa si regjisori më i mirë. 

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit. 

“Exil”-i sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, dhe Ameli Kabashi, thekson njoftimi dërguar sot nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

 ‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.  

           ****

Edhe filmi  ‘Vera Andrron Detin’ fitoi çmim në Festivalin e Sarajevës
-‘Vera Andrron Detin’ fiton çmimin e postrepublic në vlerë të 50 mijë euro në Sarajevë/

Pamje nga filmi ‘Vera Andrron Detin’.

PRISHTINË, 20 Gusht 2020-Gazeta DIELLI/ Filmi i gjatë artistik ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, i cili është në fazën e postproduksionit dhe pjesë e programit ‘Work in Progress’ në kuadër të festivalit të Festivalit të Sarajevës, fitoi çmimin kryesor në këtë kategori, njoftoi sonte Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi ka për personazh kryesor një 64-vjeçare përkthyese e gjuhës së shenjave, që jeton në Kosovë. Ajo e sfidon burrin e saj patriarkal me qëllim që të mbrojë vajzën e saj të cilën ai e ka mohuar.

Filmi “Vera Andrron Detin” me producent Shkumbin Istrefin, është bashkëprodhim i Puntoria Kreative Isstra (Kosovë), Dream Factory (Maqedoni e Veriut) dhe Papadhimitri Production (Shqipëri), dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike Kosovës, Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri.

*Me shume foto gjeni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Kulture Tagged With: ”EXIL”, Behlul Jashari, sarajeve, TRIUMFON FILMI I MORINËS

Apologji për komunitetin dibran në Shkodër*

July 30, 2020 by dgreca

Trajtimi i temave që kanë të bëjnë me popullsinë e një mjedisi janë intriguese për studiues të profileve të ndryshme, ku vend të veçantë ka popullsia e ardhur në atë mjedisqë ka të bëjë me kohën e vendosjës dhe integrimin e tyre, ku dibranët janë  shëmbull i veçantë  në qytetin e Shkodrës, si në të kaluarën dhe në ditët tona.

Studjusja Zenepe DIBRA, autore e librit.

Shkruan: Nail  Draga

Dr. Nail DRAGA.

Migrimi i popullsisë nuk është dukuri e panjohur e as kohës së re. Janë pikërisht qendrat e mëdha të cilat kanë qenë motivuese, për qytetarët e ndryshëm në sajë të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik. Në këtë aspekt në hapësirën etnogjeografike shqiptare në Veriun shqiptar, Shkodra ishte qytet i veçantë, duke qenë adresë e preferuar për popullsi të ndryshme nga areali shqiptar por dhe me gjerë.

Kujtojmë me këtë rast vitin 1479, kur qyteti i Shkodrës nga ana e Venedikasve iu dorëzu Perandorisë Osmane, me  ç’rast qytetin e lëshuan rreth 1/3 e popullsisë duke u vendosur në Venedik e gjetiu. Nga ajo kohë e më pas në qytetin e Shkodrës janë vendosur popullsi nga rrethina e saj e më gjerë, duke u bërë një dekompozim antropolgjik e demografik. Në këtë aspekt si dëshmi janë rreth 400 patronime të familjeve të sotme shkodrane, të cilat dëshmojnë origjinën e tyre nga vendbanimet e rethinës apo të zonës së saj gravituese e më gjerë.Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe dibranët të cilët kanë bërë emër kryesisht në fushën e ndërtimit, duke qenë sinonim i kësaj veprimtarie.

Lidhja e dbranëve me shkodranët nuk është e kohës së re, ajo është e hershme, duke filluar nga mesjeta e më pas. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, sepse Shkodra si qyteti kryesor i Veriut shqiptar, ishte qendra e zhvillimit ekonomik e shoqëror, politik e ushtarak. Shkodra ishte qyteti i shqiptarizmës, ku merreshin vendime të mëdha, ku hartoheshin peticionet dhe memorandumet, mblidheshin patriotët  e zonave veriore e verilindore. Qëllimet e përbashkëta për çlirim e bashkim kombëtar i forcuan në vazhdimësi lidhjet e tyre.

Kujtojmë me këtë rast ndihmën e dibranëve në mbrojtje të kufinjëve verior në hapësirën etnogjeografike shqiptare në vitet 1879 e 1880 në luftërat për mbrotjën e Plavës(Nokshiqi), pastaj në Grudë(prill 1880) e përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit(nëntor 1880).Ndërsa në mënyrë veçantë duhet cekur angazhimi i tyre në mbrojtjën e Shkodrës(tetor 1912-prill 1913) kundër malazezëve e serbëve, duke mbetur shëmbull i ndihmës vëllazërore për misionin e çlirimit edhe të bashkimit  kombëtar.

Angazhimi i dibranëve në mbrojtje të trojeve shqiptare në regjionin e Shkodrës nuk mbeti me kaq, sepse u dëshmuan  në mbrojtje të Dibrës në vitin 1912, nga pushtuesit serb. Kemi të bëjmë me kohën e luftërave ballkanike, ku aleanca ortodokse ballkanike si  mision kishte pushtimin e territorëve shqiptare. Dhe gjatë kësaj lufte dibranët ndonëse treguan heroizëm në mbrojtje të atdheut, ata përjetuan gjenocid nga pushtuesit serb, dhe nga një gjendje e tillë u detyruan të shpërngulën ne mjedise të tjera të Shqipërisë si në Tiranë, Elbasan e gjetiu.

Ndërsa më pas dibranët përjetuan  tragjedinë e përcaktimit të kufinjëve nga ana e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, ku hapësira dibrane u nda në dy pjesë. Kështu nga vendimi i tillë Dibra (qyteti) iu dhurua Serbisë, ndërsa pjesa tjetër e zonës rurale u përcaktu të mbetëjnë Shqipëri. Ishte ky një veprim kriminal i kësaj konferencë me pasoja kombëtaredhe nga ajo kohë u paraqit  emërtimi tjetër Dibra e vogël, për Peshkopinë, që më vonë bë  qendër e re për këtë regjion.

Në vazhdën e migrimeve të popullsisë nga viste e tjera shqiptare në qytetin e Shkodrës, vend të veçantë zënë dibranët e ardhur  në fund të shek.XVIII dhe në fillim të shek.XIX e më pas. Ata zunë vend në disa lagje të qytetit, por disa qindra çadra dibranësh u vendosën në një vend, që në atë kohë u quajt “Sheshi i dibranëve”,të ish Fusha e Çelës. Dibranët e ardhur në Shkodër kanë origjinën nga fise e fshatra  të ndryshme nga Dibra e Madhe dhe Gollaborda. Ata duke qenë me origjinë të përbashkët duke punuar së bashku me kohë humbën mbiemrin e tyre familjar  por më pas  u identifikuan me mbiemrin e përbashkët Dibra, duke iu mbetur trashëgim deri në ditët tona. Por,  në këtë aspekt ka edhe përjashtime, se disa familje   mbajnë ende mbiemrat e mëhershëm, duke i mbetur besnik trashëgimisë familjare.

Po ashtu duhet cekur se në kuadrin e popullsisë dibrane që janë vendosur në Shkodër, bëjnë pjesë edhe shqiptarët e komunitetit ortodoks nga Reka e Epërme e Dibrës. Kujtojmë me këtë rast familjen e poetit Migjeni, përkatësisht gjyshin e tij muratorin Nikolla Dibrani  që ishin vendosur në Shkodër në pjesën e dytë të shek.XIX.

Migrimi i popullsisë dibrane  dhe vendosja e tyre në Shkodër e gjetiu është bërë  kryesisht për  shkaqe ekonomike, sociale si dhe  mungesa e infrastrukturës. Dibranët me veprimtarinë e tyre kanë qenë të dalluar si mjeshtër në ndërtimtari, zejtari e tregti. Madje profesioni i ndërtimtarisë u bë sinonim i dibranëve të ardhur në Shkodër, ku si dëshmi janë objektët e ndërtuara, që ishin model për kohën. Ndërtimet që ato kanë lënë ruajnë kujtimet mjeshtërore, artistike e estetike të shumë objektëve që jetojnë deri në ditët e sotme. Dibranët me mjeshtri ndërtonin banesa të tipave të ndryshme, ura, kisha, manastire, xhami, teqe, hamame etj. Ata punonin skalitjen e gurit, përfundonin çatitë e banesave, prodhonin dyert, dritarët, portat, divanët, musandrat, tavanet e drurit etj., duke qenë vepra artistike për kohën dhe në ditët tona.

Dibranët Shkodrën nuk e kishin zgjedhur rastësisht, sepse ajo nga shek.XVIII-XIX kishte marrë hov në zhvillimin e përgjithshëm ekonomiko-shoqëror por edhe kulturor duke u bërë qëndra kryesore në Veriun shqiptar. Dhe në rrethana të tilla shoqërore, Shkodra ishte bërë qendër gravituese  për popullsinë e rrethinave, por edhe më gjerë, sidomos për profesionet e ndryshme ku fusha e ndërtimit ishte në vend të parë. Dibranëve të ardhur në Shkodër, më pas iu janë bashkangjitur edhe të tjerë, duke formuar komunitetin e tyre që nderohej nga shkodranët, në sajë të punës, qendrimit dhe raportët shoqërore me popullsinë vendase.

Sot shkodranët me prejardhje dibrane përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha të ardhur në Shkodër krahas Bushtlinjve dhe Kranjanëve, autorja e dëshmon më të dhënën nga regjistri zgjedhor në zgjedhjet lokale në Shkodër në vitin 2011, ku në listën zgjedhore, pas atyre me mbiemrin Bushati, numri  i zgjedhësve me mbiemrin Dibra ishte në vendin e dytë. Po kështu në shkallë kombëtare mbiemri Dibra zë vendin e 9 në mes 100 mbiemrave me të njohur në Shqipëri, duke lënë pas mbiemrin Bushati(vendi 31) dhe Kraja(vendi 14), që në Shkodër janë në numër më të madh se mbiemri Dibra.

Mbiemrin Dibra, si patronim familjar, përveç në Shkodër e kemi të pranishëm  edhe në Anë të Malit, Ulqin e Tivar, nga del se ata ishin me origjinë nga ajo zonë, që këtu janë vendosur nga shek.XIX e më pas. Duhet thënë me këtë rast se  mbiemri  Dibra, është shkruar në origjinal, pa prapashtesën sllave-viq, sikurse ka ndodhur me mbiemrat  e familjeve tjera shqiptare. Mbetet të hulumtohet për mundësinë e vazhdimësisë se lidhjeve e kontaktëve të tyre  me dibranët e Shkodrës, ku ishte vendosur numri më i madh i tyre, që janë të pranishëm edhe në ditët tona.

Nocioni i mjeshtrisë së dibranëve, nuk ishte i lokalizuar dhe i  njohur vetëm në qytetin e Shkodrës, por më gjërë në zonën e saj gravituese  si në Anë të Malit, Krajë e Ulqin, sepse deri në Luftën e Dytë Botërore, mjeshtritë dibranë kanë qenë të pranishëm në ndërtimin e objektëve të banimit edhe në këto mjedise, duke mbetur në kujtesën e popullsisë si punëtor e mjeshtra cilësor. Duhet cekur me këtë rast se për për profesionin e ndërtimtarisë, emërtimi mjeshtër u zëvëndësu me sinonimin dibranë, që ishte i rrallë për atë kohë që vazhdon edhe sot në këtë regjion.

Dibranët e ardhur në Shkodër me kalimin e kohës u integruan në jetën e  këtij qyteti,duke  bërë lidhje martësore apo bashkëpunime të ndryshme me shkodranët. Ishte ky një proces i natyrshëm, në mjedisin e ri, duke u vazhduar edhe në vitët vijuese, në sajë të respektit të ndërsjellë në qytetarinë shkodrane.

Autorja librin e ka konceptuar ne katër kapituj, ku përveç të dhënave për disa fise dhe familje dibrane në Shkodër, pjesa kryesore ka të bëjë me kontributin e dibranëve për Shkodrën në fushat e ndryshme si ndërtimi, shkenca, arsimi,shëndëtësia etj., duke evidentuar persona të ndryshëm të fushave përkatëse, që paraqet një leksikon me interes jo vetëm për dibranët në veçanti por edhe  për qytetarët e Shkodrës në përgjithësi, duke qenë pjesa më e rëndësishme e këtij botimi.

Dhe në fund duhetë thënë se autorja e  librit“Dibranët  e Shkodrës”, ka bërë një punë me vlera të mëdha njohëse për komunitetin e dibran në Shkodër, duke iu kujtuar se origjina e çdo individi apo familje mbetet çështje jo vetëm personale por është  pjesë e kujtesës historike, si kudo në vendet e qytetëruara.

Nuk ka dilemë se një botim i tillë është  më vlera shoqërore jo vetëm për qytetarët e Shkodrës, por për të gjithë ato të cilëve iu intereson mozaiku i popullsisë së vendosur në Shkodër, andaj si i tillë mund të shërbejë si model edhe për qytete të tjera në hapësirën etnogjeografike  shqiptare.

(Korrik 2020)

* Zenepe Dibra, DIBRANËT E SHKODRËS, Botoi:”Shkodra”, Shkodër, 2019

Filed Under: Kulture Tagged With: dibranet e Shkodres, DR. NAIL DRAGA, zenepe Dibra

Shuhet Philbin, 88

July 25, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi-

Regis Francis Xavier Philbin ishte personalitet, aktor dhe këngëtar amerikan, i njohur si njeriu më i vështirë në biznesin e shfaqjeve televizive. Philbin mban rekordin botëror Guinness për shumicën e orëve në televizionin amerikan. Markat e tij tregtare përfshijnë mënyrën e të ngazëllyerit, theksin njujorkez, zgjuarsinë dhe reklamat e tij të parëndësishme.

Philbin lindi në 25 gusht 1931 në Bronx, New York. Babai i tij, Francis “Frank” Philbin, një marins që shërbeu në Paqësor, ishte me prejardhje irlandeze. Nëna e tij, Filomena “Florence” (Boscia), ishte nga një familje emigrante arbëreshe me prejardhje nga Greci, Campania (Katundi), Itali.

Si këngëtar, Philbin mund të përshkruhet midis stilit të këngëtarëve të tij të preferuar: Dean Martin, Perry Como dhe Frank Sinatra.

“Kam pasur vitet e mia të vështira. Disa nga shfaqjet e mia dështuan në mënyrë të mjerë. Kjo më acaroi më nxiti vetëbesimin. Dhe nuk ndalova kurrë, por vazhdova e vazhdova.” Regis Philbin)

Filed Under: Kulture Tagged With: 88, Astrit Lulushi, Shuhet Philbin

Vizitë në Stubëll-Shkollën e parë shqipe në Kosovë

July 22, 2020 by dgreca

-Ministrja Dumoshi: Vitia, një prej vatrave të kulturës shqiptare/

PRISHTINË, 21 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë vizitës së sotme në Komunën e Vitisë qëndroi edhe në fshatin Stubëll, në të cilin ndodhet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë e cila sipas shumë dokumenteve daton para pesë shekujve, por që nën udhëheqjen e Dom Mikel Tarabulluzit, në vitin 1905 themelohet si shkollë e parë shqipe.

 “Është një shtëpi muze, objekt i përhershëm i trashëgimisë kulturore. Është një monument i cili ka një histori pesë shekullore dhe ka kaluar faza të ndryshme, si ajo osmane, e pastaj tek rilindësit tanë”, u shpreh ministrja Dumoshi kur foli për shkollën e parë shqipe si pjesë të trashëgimisë tonë kulturore të cilën e kemi obligim që ta ruajmë e dokumentojmë.

Ndërsa kryetari Haliti falënderoi MKRS-në nëpërmjet ministres Dumoshi, si institucionin përgjegjës, për shndërrimin në shkollë-muze shkollën shqipe në Stubëll, duke e futur në kuadër listës së trashëgimisë si objekt e si histori. Kryetari tha se për nder të shkollës, çdo vit në Komunën e Vitisë organizohet ngjarja tradicionale “Ditët e Dom Mikelit” ku marrin pjesë intelektualë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare. Kësisoj, sipas Halitit, është dhënë kontributi në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare, dhe Ministria e Kulturës ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme në këtë drejtim. 

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësministrat Valdete Bajrami e Engelbert Zefaj dhe një pjesë të stafit të MKRS-së, kanë vizituar Komunën e Vitisë për të inspektuar investimet në këtë komunë të cilat ministria po financon.

Fillimisht, ministrja Dumoshi dhe stafi i MKRS-së u pritën në komunë nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti. Në takim u bisedua për projektet që financon ministria dhe bashkëpunimin me komunën. Po ashtu, u nënshkrua memorandumi për Rinovimin e Shtëpisë së Kulturës së Vitisë, në të cilin ministria do të investojë 50 mijë euro në një kohëzgjatje prej dy vitesh.

Ministrja Dumoshi me këtë rast u shpreh se Vitia ka nevojë shumë për shtëpi moderne dhe funksionale të kulturës. “Po sa e nënshkruam memorandumin për renovimin e shtëpisë së kulturës, e cila i duhet shumë Komunës së Vitisë”, tha ministrja, me ç’rast vizitoi objektin e shtëpisë së kulturës duke theksuar se është e rëndësishme që objektet e të cilat janë ndërtuar shumë vjet më parë të funksionalizohen dhe të vihen në shërbim të kulturës, artit, teatrit, galerisë e bibliotekës si hapësira që do të shfrytëzohen nga njerëzit e artit e të kulturës.

 “I bëj thirrje të gjithë organizatave të pavarura të Vitisë që të aplikojnë në grantet apo subvencionet që i shpall MKRS-ja”, tha ministrja kur foli për përkrahjen e drejtpërdrejtë që jep ministria.

Ministrja tregoi gjithashtu se me kryetarin Haliti kanë folur për projektet që janë shumë të nevojshme për Komunën e Vitisë, investimet që do të shkojnë për rininë, kulturën dhe truizmin kulturor.

 “Folëm për projekte që janë shumë të nevojshme të cilat do të parashihen në buxhetin e vitit 2021. Si ministre e kam për detyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës”, tha ministrja mes tjerash.

Ndërsa, kryetari Haliti e falënderoi ministren dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin në financimin e shumë projekteve që janë të dobishme dhe në interes të qytetarëve të Komunës së Vitisë.

 “E falënderoj ministren dhe bashkëpunëtorët e saj për vazhdimin e kompletimit të shtëpisë së kulturës. Shtëpia e kulturës ka qenë gërmadhë në Viti por me investimet që po bëhen ajo do të revitalizohet”, tha Haliti.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, shkolla e pare, Viti

Doli nga shtypi libri “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martire”.

July 10, 2020 by dgreca

Doli nga shtypi libri “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martire, me parathënie nga Dr. Shan Zefi.
Bashkautorë: Av.Alfred Duka, Nikolin Kurti dhe Nikolle Loka; redaktore Marie Loka, korrektor letrar Gjergj Loka, Art Design Valbona Cako Petanaj, botim i shtëpisë botuese “Emal” nën kujdesin e botuesit të mirënjohur Astrit Muça.
Libri ka 344 referenca, nga të cilat burime të Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar; Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dosjes gjyqësore të Shtjefën Kurtit, fondit personal të familjes Kurti,140 librave dhe periodikëve, si dhe 16 dëshmive të mbledhura gjatë procesit të lumturimit të Tij nga Selia e Shenjtë.
Libri ka 490 faqe….

Filed Under: Kulture Tagged With: Dëshmitar i Kishës Martire, I Lumi Dom Shtjefën Kurti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 175
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT