• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Filmat konkurentë në edicionin e 6-të të Festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork

April 27, 2017 by dgreca

1 Ermira BabamustaNga Ermira Babamusta/

Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork ka shpallur listën e plotë të filmave që do marrin pjesë në konkurim në edicionin e 6-të për vitin 2017. Nga 46 filmat e dërguar, janë zgjedhur 18 filma për të patur premierën botërore në Nju Jork.Festivali AFW do mbahet me datën 26-29 maj, 2017 dhe organizohet nga drejtoresha dhe regjizorja Mrika Krasniqi. Ceremonia e hapjes me tapetin e kuq do mbahet me 26 maj 2017 tek teatri prestigjioz në Manhattan, SVA Theatres, ora 7-10:00 të darkës. Ndërsa me 27, 28 dhe 29 maj filmat do shfaqen në teatrin e mirënjohur Producers Club Theatre, të Alfred dhe Ernest Tollja.

“Kishte filma shumë cilësor këtë edicion. E kishim të vështirë për të përzgjedhur një numër kaq të ngushtë, sepse dallimet nuk janë shumë të mëdha. Megjithatë, jemi munduar që të përzgjedhim filmat  që nëpërgjithësi i përmbushin më së miri të gjitha kriteret; duke nisur nga ato teknike e deri tek  tema, regjia, aktrimi, etj,” tha regjizorja dhe drejtoresha e Festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, Mrika Krasniqi.

“Festivalin e filmit shqiptar ‘AFW’ e kam përcjellë me plot entuziazëm që nga edicioni i parë, por nga Kosova. Tani kam fatin dhe nderin të jem pjesë e jurisë profesionale dhe ta përjetoj festivalin këtu në New York. Mund të them që ky festival po shkon duke u rritur si me pjesëmarrjen e filmave por edhe me fuqinë e misionit të saj si festival. Kjo padyshim që është një mundësi e jashtëzakonshme për filmbërësit shqiptar që të lansojnë dhe prezantohen me projektet e tyre në një audiencë jo vetëm shqiptare. Me pjesëmarrje të filmave kualitativ po shtohet edhe kualiteti i festivalit vet. Dhe kam përshtypjen që edhe puna e jurisëvlerësuese do të vështirësohet gjë që e bën shumë sfiduese edhe pjesëmarrjen time si juri,” tha regjizori Lulzim Guhelli.

Nga filmat me metrazh të gjatë janë zgjedhur tre filma me regji nga Jotti Ejli, Faton Bajraktari dhe Dren Zherka. Programi gjithashtu përfshin 3 dokumentarë me regjizorë Eneos Caka, Besim Ugzmajli, Mathieu Jouffre dhe 12 filma me metrazh të shkurtër. Këto të fundit përfshijnë 8 drama, 2 fiction dhe një komedi. Regjizorët e filmave me metrazh të shkurtër janë: Ibrahim Deari, Bujar Alimani & Erand Sojli, Xhustin Kristian, Elis Gjoni, Ajola Daja, Durim Kryeziu, Kastriot Avdyli, Iber Deari, Sabidin Ali, Luli Bitri, Dhimitër Ismailaj-Valona, dhe Arbër Krasniqi.

Juria e festivalit përbëhet nga 5 anëtarë, kryesisht: Fatrin Kraja, Jamal Hodge, Lulzim Guhelli, Diar Xani and Amina Zhaman. Këtë vit festivali do ndajë 6 çmime për filmat fitues.

“Për mua është nder dhe kënaqësi që jam përzgjedhur që të jem pjesë e jurisë e këtij festivali i cili po mban edicionin e 6-të radhës. Poashtu ndihem i vlerësuar edhe për faktin se kjo juri përbëhet nga personalitete shumë të ngritur artistikisht, dhe shpresoj që do e jap maksimumin për ti vlerësuar ata që e meritojnë. Me vjen mirë që ky festival çdo vite e më shumë po rritet dhe po bëhet edhe me kualitativ dhe profesional dhe ky festival po e ngrit imazhin e kinematografisë shqiptare dhe po e zgjon nga gjumi diplomacinë kulturore e kjo falë drejtueses dhe organizatores se festivalit znj. Mirka Krasniqit,” tha anëtari i jurisë së festivalit Java e Filmit Shqiptar, regjizori Diar Xani.

Për programin e festivalit mund të vizitoni www.albanianfilmweek.net.  Biletat mund të blihen në Event Brite: https://www.eventbrite.com/e/albanian-film-week-2017-tickets-33853994208.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Filmat konkurentë në edicionin e 6-të të Festivalit, java e filmit shqiptar

DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE E TË DREJTËS SË AUTORIT NË KOSOVË

April 21, 2017 by dgreca

 -Në këtë veprimtari – Ajete Zogaj, Rudina Tahiraj, Rozafa Tahiraj dhe Gresë Maliqi, interpretuan disa pjesë nga krijimtaria letrare shqipe e Arif Demollit dhe e Dritëro Agollit, si dhe nga letërsia e huaj – nga vepra letrare e Uilliam Shekspirit dhe e Miguel de Servantesit.
PRISHTINË, 21 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot, ka organizuar veprimtari kulturore për Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit, ditë kjo e cila festohet më 23 prill.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës,  Daut Demaku, presidenti i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta, Agim Vatovci, përfaqësues të kulturës, shkrimtarë, mësues, studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore.
Udhëheqësja e Departamentit të Arsimimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Ramize Bajraktari, në fjalën e saj për Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit, theksoi nevojën e hartimit dhe të implementimit të politikave të qarta dhe afatgjata për librin nga qeverisja lokale e qendrore si dhe nga institucionet që merren me arsim, shkencë, dhe kulturë.
Në këtë aktivitet kulturor, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, kërkoi angazhimin e institucioneve dhe medieve në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e librit. Duke iu drejtuar të pranishmëve, sidomos nxënësve dhe të rinjve, Demaku foli për vlerën e librit, motivimin e leximit, si dhe për letërsinë.
Në emër të shkrimtarëve, Adem Gashi, foli për lidhjen e librit me qytetërimin, duke përmendur diturinë, artin, kulturën, moralin dhe religjionin, si përbërës të librit.
Në këtë veprimtari – Ajete Zogaj, Rudina Tahiraj, Rozafa Tahiraj dhe Gresë Maliqi, interpretuan disa pjesë nga krijimtaria letrare shqipe e Arif Demollit dhe e Dritëro Agollit, si dhe nga letërsia e huaj – nga vepra letrare e Uilliam Shekspirit dhe e Miguel de Servantesit.
Veprimtaria për Ditën Botërore të Librit është mbyllur me dhënien e librave dhuratë për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, për lexuesit e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, si dhe për studentë të Universitetit të Prishtinës – lexues në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE E TË DREJTËS, ne Kosove, SË AUTORIT

Festina Mejzini drejt showbizit ndërkombëtar

April 18, 2017 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta/

2 FestinaKëngëtarja e lindur në Gjakovë, Festina Mejzini tashmë ka nisur rrugëtimin drejt suksesit përtej skenës shqiptare. Festina njofton për një bashkëpunim të ri me një producent të njohur suedez, që do ta lajmërojë publikisht së shpejti. “Është gjëja më e çmuar që më është ofruar këto pesë vite karrierë dhe shpresoj të ja arrij qëllimit,” tregon ajo.Festina Mejzini shkëlqeu në skenën e muzikës shqiptare dhe u bë më e njohur nga festivalet ku konkuroi si, X-Factor Albania, Festivali “Kënga Ime”, Top Fest’10, Festivali “100 vjet muzikë”.

3 FestinaFestivali “Kënga Magjike”, Festivali i fundvitit në RTSH, dhe festivale të tjera në Kosovë.Në 2014 lançoi këngën dhe videoklipin “Festa” me tekst dhe muzikë nga Big Basta, drejtuar nga Emiljo Leka dhe me produksion 042 Zone. Kënga “Si dielli hanën” në Kënga Magjike këtë vit u prit shumë mirë, dhe ështe përfolur si kënga më e bukur e këtij festivali.  Ndërsa në Festivalin e fundvitit në RTSH, Festina bëri bujë me këngën “Atje Lart”, e cila thuhej se do ishte  kënga më e bukur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Ylli i ri i muzikës Festina Mejzini e nisi karrierën në moshën 15 vjeçare në Suedi ku ka jetuar. Fitoi zemrat e publikut shqiptar duke zëne vendin e 3-të në X-Factor Albania 2012. Sot ajo jeton në Tiranë ku ndjek studimet.“Jam me fat që jam rritur me një familje ku gjithmonë muzika ka qenë e pranishme, të them të drejtën rrugëtimi im ka nisur që në moshën 15 vjeç. Në atë kohë jetoja në Suedi dhe në fakt ka qenë zysha ime atje që e dëgjoi zërin tim krejt papritur në një park lojrash duke kënduar këngën “Zemrën e lam peng” dhe më tha: “O Zot çfarë zëri, ti duhesh të marrësh pjesë në programin e shkollës sivjet dhe të këndosh po këtë këngë. Mua mu duk një reagim i çuditshëm, një gjë që nuk ma kishte thënë kush deri atëherë. Dola para mbledhjes se prindërve e këndova, edhe pse në gjuhën shqipe, publiku u emocionua shumë. Kur u ktheva në Kosovë filluan të afërmit, shoqëria të më thonë të njëjtat fjalë. Prisja me padurim të organizohej një kompeticion për talentet e reja dhe ta provoja veten njëherë në Shqiperi. Ishte X-Factor kapitulli im i parë i ditarit tim artistik. Sa për kureshtje, pas 7 viteve zysha ime nga Suedia, Sussane Nysten, pas performancës time në RTSH më ka shkruajtur, duke ndarë ndjenjën e lumturisë për suksesin tim me mësuesit e tjerë që janë atje,” tregon Festina Mejzini.

Festina adhuron muzikën Pop/R&B, Reggae, Hip-Hop, Jazz/Folk  dhe thotë se ka dëshirë të guzojë për sa i perket zhanrave. Në të ardhmen ajo mendon të bëjë një album.“Gjatë moshës së adoleshencës kam preferuar muzikën rock, por muzika me thënë të drejtën është shumë e lidhur me moshën në fakt duke u rritur filluan të ndryshojnë shijet e muzikës; me të lidhej dhe stili i veshjes. Kam provuar zhanre të ndryshme të muzikës sidomos gjatë rrugtimit tim në X-factor. Guxova të këndoj dhe rap që ishte shume e çuditshme për Shqipërinë në atë kohë, dmth para 5 viteve të këndoj njëvajzë rap-hiphop. Secili zhanër i muzikës e ka bukurinë e vet. Do veçoja muzikën reggae, jazz/folk dhe R&B, në këto rryma e shoh veten më shumë,” tha ylli Festina Mejzini.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: drejt, Ermira Babamusta, Festina Mejzini, showbizit ndërkombëtar

Nga Karaburuni në Vermosh, magjitë natyrore të Shqipërisë

April 18, 2017 by dgreca

2 ButrintKëto foto përrallore janë një dëshmi konkrete se sa e pasur dhe njëkohësisht e egër dhe e paprekur është natyra e Shqiqërisë në pjesën e saj më të madhe.

1det

Fotot:Fation Plaku/mal1 natyre4Pavarësisht urbanizimit dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturorë në qytetet kryesore, pika e fortë e vendit tonë, larg zhurmës dhe kaosit mbetet natyra e pashkelur, e  cila i ka ruajtur tiparet e saj të paprekura.m11

Që nga gjiret e shumta të virgjera të Karaburinit e deri te Laguna e Karavastësë, Rana e Hedhun në Shëngjin, Mali i Çikës, Vermoshi, e kështu me radhë, fotografi Fation Plaku ka arritur të shkrepë fotografi vërtet të rralla me aparatin e tij, sikurse mund të shihni më poshtë.

1 natyre

 

 

Filed Under: Kulture

Avni Delvina, Francesko Goja shqiptar

April 18, 2017 by dgreca

Nga Agim Xhafka/

Tashmë artistin Avni Delvina e njohin shumë të huaj e shumë shqiptarë.Nga pikturat e tij dhe nga kompozimet e shumta për probleme akute të vendit. Ky pejsazisht i rrallë, që shok ka veten e që nga larg dallohet si gjeni, njëkohësisht shfaqet dhe si kronist ngjarjesh kulmore.

Ku nëpërmjet tablove impresionuese shfaq ide të mëdha, nxjerr problematikat e ditës dhe stigmatizon, si ai, politikanë e qeveritarë injorantë, hajdutë e vrasës.

Avni Delvina është Francesko Goja i Shqipërisë. U kujtohet skica gjeniale e tij me dy njerëz që mbajnë në kurriz dy gomerë. Me shënimin: “Mbaji se mirë i ke!”

Në këtë stil e me kaq përshtypje na shfaqet Francesko Delvina kur kompozon deputetet tanë në ajrim, jo në oborr të burgut, por para parlamentit. Një e vërtetë drithëruese. Që shtetin na e kanë rrëmbyer bandat. Apo salla e ligjvënësve mbushur me hashash dhe populli dele duke kullotur atje.

Piktori Delvina ka 27 vjet që është larguar nga Atdheu. Bir i një familjeje të madhe, me emër për kontribute ndaj vendit, i goditur nga komunistët egër e pa mëshirë,gjendet herë pas here në Atdhe dhe përpiqet t’i mjekojë plagët.

I dhemb ikja e brezit të ri ndaj ka realizuar me emocion kompozimin e Statujë së Lirisë që po e pushtojnë shqiptaret.

Krijimtaria e këtij kolosi flet qartë, saktë dhe godet ashpër në shenjë. Se Delvina krahas artist është qytetar që nuk përbuz misionin e opozitarit. Ai është palca e shoqërisë civile, është revolta dhe pakënaqësia e njerëzve që dhimbje kanë dashurinë.

Nuk e teproj që e krahasoj me Gojën. Ngjasin në talent dhe në shqetësim.

I bashkon dhimbja për tokën, për ajrin, për lindjen dhe vdekjen. Ka një veç një brengë, të mos u lëndohet mëmëdheu…

Nderohem si shqiptar prej teje, jam krenar me ty, sir Delvina!

Filed Under: Kulture Tagged With: Agim Xhafka, Avni Delvina ose, Francesko Goja, shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 208
  • 209
  • 210
  • 211
  • 212
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT