Këto foto përrallore janë një dëshmi konkrete se sa e pasur dhe njëkohësisht e egër dhe e paprekur është natyra e Shqiqërisë në pjesën e saj më të madhe.
Fotot:Fation Plaku/Pavarësisht urbanizimit dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturorë në qytetet kryesore, pika e fortë e vendit tonë, larg zhurmës dhe kaosit mbetet natyra e pashkelur, e cila i ka ruajtur tiparet e saj të paprekura.
Që nga gjiret e shumta të virgjera të Karaburinit e deri te Laguna e Karavastësë, Rana e Hedhun në Shëngjin, Mali i Çikës, Vermoshi, e kështu me radhë, fotografi Fation Plaku ka arritur të shkrepë fotografi vërtet të rralla me aparatin e tij, sikurse mund të shihni më poshtë.