• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrëfimet e Nënkolonelit….

January 27, 2016 by dgreca

Petrit Demaliaj…..( “Rrëfimet e Nënkolonelit e Inxhinierit Shqiptar dhe Ëndrra Amerikane,” libër i shkruar nga Maximillien de Lafaytte)/
Nga Violeta MIRAKAJ-New York/
Rikthimi dhe kësaj here në vendlindjen, në Shqipëri, takimi me familjarët, miqtë dhe gjithçka që na lidh me këtë vend ishte si gjithëherët një terapi për trupin dhe shpirtin… Muaji Nëntor e Dhjetor, muaj të fundvitit ishin të ngarkuar me plot aktivitete sa artistike – sociale etj.. në Tiranë.
Më ra rasti të jem në një promovim libri, midis miqve ushtarakë të të afërmëve të mi. .. Kurreshtja ishte e madhe, jo vetëm për faktin e titullit të librit – “Petrit Demaliaj; Rrëfimet e Nënkolonelit e Inxhinierit Shqiptar dhe Ëndrra Amerikane”, po dhe se këtë libër e kishte shkruar, një autor jo shqiptar, një i huaj, Maximillien de Lafayette, i cili njihet si autor prodhimtar, dijetar dhe një nga mendjet më të ndritura të kohëve të sotme, në New York dhe kudo në botë. Autori është një nga gjuhëtarët më të njohur botëror, (të gjuhëve të vjetra si summeria, akkadia, assyrian, aramaic, latin, ugaritic etj. dhe atyre moderne) si dhe një historian i qytetërimeve të lashta,por edhe i historisë së Francës e Amerikës. Ai është i njohur ndëkombëtarisht për ekspertizën e tij në historinë dhe gjuhët e civilizimeve të lashta dhe për studimet social – juridike të Lindjes së Mesme, sidomos për ligjet fisnore, sistemet sociale krahasuese dhe ligjet e Islamit. Ka shkruar e punuar për 9 Enciklopedi në 25 gjuhë – shtrirë kjo në 50 vite në kohë.Që nga viti 1960 librat e tij janë lexuar prej rreth 120 milion lexuesish nga e gjithë bota. Është në 220 Bestsellers, gjë që e konfirmon amozon.com..etj
Maximillien de Lafyette, ky filozof e mendimtar i shquar shkroi në anglisht – “Petrit Demaliaj Way- What Imigrants Must Know before They Come to America” , pra libri -Rrëfimet e Nënkolonelit e Inxhinierit Shqiptar dhe Ëndrra Amerikane , u perkthye nga Robert Kodra si dhe botimi e redaktimi nga Agustin Gjinaj.
-“Ky libër është shkruar në formatin e një serie intervistash që kam bërë me N/ Kol. Demaliaj, gjatë qëndrimit tim në Manhattan, New York. Nuk desha të ndiqja formatin tradicional të kujtimeve, për shkak të aspekteve të pazakonta të raporteve e takimeve që kam pasë me të, për gjatë dhjetë muajve”, shprehet vetë autori…
(Vargjet nga Emma Lazarus jane në faqen e parë të këtij libri)
Jo si kolos prej bronzi i famës greke,
Pushtues, këmbëhapur nga bregu në breg.
Këtu e larë nga deti, në prg muzgu do të qëndrojë.
Një grua e fuqishme me pishtar, flaka e të cilit,
Është rrufe e pritur, dhe emri i saj,
Nënë e të ikurve. Me pishtarin në dorë,
Me vështrim drejt brigjeve të largëta.
Në botë shpërndan mirëseardhjen.
Sytë e saj të butë e urdhërojnë.
“Mbajini tokat e lashta dhe historitë e lavdishme!”
Qan ajo me buzë të heshtura.
“Më jep të lodhurit, të pikëlluarit e tu,
Njerëzit që duan të marrin frymë të lirë.
Të pashpresët që mbushin brigjet tuaja.
Dërgo, të pastrehët, të hedhurit nga stuhia.
Unë ngre dritën, pranë derës së artë!”

Vazhdon me- Ëndrra Amerikane… Aseti më i çmuar!
Ëndrra Amerikane simbolizon vendosmërinë, djersën e punës, lotët, gëzimin, dhimbjen, shpresën dhe domozdo SUKSESIN!
Ëndrra Amerikane nuk i përket vetëm njerëzve që kanë lindur në këtë vend. Ajo i përket njerëzimit dhe sidomos emigrantëve, të cilët i shtuan një dimension më tepër bukurisë, kreativitetit, fuqisë dhe statusit të Amerikës në kaq shumë nivele.
Petrit Demaliaj është shembull i shkëlqyer për këtë. Ai erdhi në Amerikë duke kërkuar lumturi e siguri për familjen e tij. Në fillim nuk ishte aq e thjeshtë për të, nuk ishte ajo që priste të shihte dhe të bënte ne Amerikë. Ai e nisi jetën në një apartament të mbushur me buburreca. Inxhinieri mekanik brilant dhe ish nënkoloneli në Forcat Ajrore shqiptare duhet të punonte si pjatalarës, në ndërtim, majë tarracave e çative, duke ngjitur pesha të rënda nëpër ndërtesa, pa pushim, derisa shpina e tij nuk mbante më. Por ai pati vendosmërinë dhe asnjëherë nuk i humbi shpresat te vetja dhe te ajo që Amerika mund t’i ofronte.
Ja si shprehet Petriti : “ Dhimbja, shpirtërore apo fizike qoftë, është vetëshkatërruese në qoftë se nuk dimë se si të merremi me të. Dhimbja mund të na ndriçojë dhe edukojë nëse ne e pranojmë, e kuptojmë dhe arrijmë ta kapërcejmë. Dhimbja nuk duhet nëmur e mallkuar, por duhet mësuar prej saj. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndier të lirë trupin dhe shpirtin tonë nga barra e dhimbjes. Kjo është ajo çka më mësoi jeta në Amerikë.”Pra kush i shmanget lodhjes, nuk është njeri i aftë. Dhe duket sikur thotë se shpresa është mjeku më i mirë që të ndihmon të mëkëmbesh, të përballosh vështirësitë dhe të ecësh përpara.
Autori ka shumë njohuri për vendin tonë, dhe për historinë, po nëpërmjet bashkëbisedimeve të shumta me personazhin tonë, ndalet konkretisht. Të bie në sy se që në faqet e para të librit paraprijnë –Shqiptarë me famë botërore.
1- Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi Kombëtar,ku theksohet se vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane.
2- Nënë Tereza (1910- 2003), Humaniste. Në një faksimile e një letre të shkruar nga Nënë Tereza: “Unë e kam në zemër popullin tim shqiptar”
3- Ismail Kadare ,Shkrimtar- Si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore…etj
4- Aleksandër Moisiu : (1879 – 1935) Aktor. Ai llogaritej si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanfolëse.
5- Xhon dhe Xhejms Belushi, Aktorë. Xhejms Belushi lindi me 15 qershor në 1954 në Çikago dhe është aktor i shquar. Ai mburret me prejardhjen shqiptare. Në një intervistë të dhënë ZDF( Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai ka thënë se – “kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njejtë si unë.”
Kjo parantezë bën që ky autor i huaj, njeh historinë dhe e vlerëson kombin tonë
Libri vazhdon në mënyrë kronologjike me miqësinë që lindi midis autorit dhe Petrit, gjë që rezultoi me kërkesën e Maximillien de Lafayette që të shkruante libër mbi jetën dhe përpjekjet e tij në Shqipëri si dhe realizimin e Ëndrrës Amerikane këtu në New York.Dhe duket sikur thote se- njerëzit e mirë njihen lehtësisht nga përparësitë e shumta të fjalës e të veprimit dhe nga virtytet e tyre.
Sot, Petrit Demaliaj është në gjendje të shkëlqyer. Ai ka një histori suksesi në të gjitha kuptimet dhe në të gjitha standardet. Ai zotëron ndër të tjera prona dhe një apartament.Puna është magneti që tërheq gjërat e mira dhe se me punë njeriu ia del çdo gjëje dhe rrit vlerat.
Qëllimi i domozdoshëm i këtij libri është ,që emigrantët të cilët nuk janë familjarizuar me mënyrën e jetesës amerikane, duhet të përgatiten para se të vijnë në këtë vend. Me rrëfimin e përpjekjeve, vështirësitë e para, pra nga përvoja e Petritit dhe e familjes së tij, në një farë mënyre ndihmon emigrantët të pakësojnë vështirësitë e tyre veçanërisht të momenteve të para kur vijnë në SHBA. Autori është përpjekur të rrokë anët më pragmatike dhe të japë këshilla, të cilat mund të ndiqen dhe përvetësohen lehtë nga emigrantët, tregon se si mund të përballojnë situata të papritura, si dhe pse ata duhet të jenë të gatshëm për t’u përballuar me skenarë nga më të ndryshmit, si të besojnë për të kaluar vështirësitë dhe si të shmangin probleme të panevojshme. Pra shembulli i ngjan një leksioni ku mund të lexojmë të gjithë dhe se fati ndihmon me ndjenjat e pergatitura.
Jeta e familjes Demaliaj, nuk mund të shikohet e shkëputur nga jeta në vendlindje. Theksohet krenaria për origjinën trashëgimia familjare dhe ajo shqiptare. Arsimimi për oficer dhe inxhinier, karriera ushtarake, miqësia etj. duket sikur na thotë më shumë dashuri për njeriun, më shumë dashuri për jetën, për punën, më shumë dashuri për kulturën, më shumë dashuri për atdheun. Duke shfletuar librin “ Rrëfimet e nënkolonelit e inxhinierit shqiptar…” duket sikur rrëfen se jam realist dhe idealist, jam realist, sepse njoh realitetin, jam idealist, sepse mendoj dhe jam optimist për të ardhmen. Petriti diku shprehet, pasi ka shpalos jetën shqiptare . “Në 11 janar 1946, Enver Hoxha deklaroi Republikën Popullore të Shqipërisë, duke drejtuar vendin në një rrugë tiranie, izolimi dhe keqmenaxhimi, që zgjati afërsisht gjysmë shekulli. Ai e mbajti Shqipërinë të mbyllur në vetvete për 45 vjet duke e izoluar nga bota e lirë. …Hoxha qëndroi në krye të vendit për një kohë të gjatë, por më në fund statuja e tij u rrëzua në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës më 20 shkurt 1991. Sistemi komunist ishte shumë i vështirë për shqiptarët,përveç atyre që ishin në pushtet.Të gjithë shqiptarët mendonin të largoheshin nga Shqipëria, drejt Europës perëndimore apo Amerikë…Unë nuk kisha më frikë. Nuk kisha frikë të rrezikoja dhe të shkoja kudo në botë. Tani çdo gjë është e hapur për mua, mendja, shpirti, kurajoja,kufijtë, si dhe të gjithë mundësitë e reja, nëse di ku t’i gjej dhe si t’i ndjek. Amerka ishte bileta ime.
Gjithmonë kam besuar se i përkas gjithë botës, një universi të ndërtuar mbi lirinë, drejtësinë e vëllazërinë. Por nuk bëra ndonjë bujë të madhe për këtë sepse doja të mbroja familjen time.”
Kalvari i vështirësive të vitit të pare,bëri që dhimbja ta mbyste, frika t’i pushtonte shpirtin,jo sepse për atë që mund t’i ndodhte atij vetë, por sepse mendonte për fëmijët dhe gruan e tij të mirë ,Xhixhin. “Dhe se kur ke një familje për të ushqyer dhe paratë nuk fitohen lehtë, e gjithë jeta të shkërmoqet para syve…”shprehet Petriti. Paraja është e shenjtë, sepse është ekuivalentja e punës sate, produkt i aftësive në rrugë të ndershme,dhe për të arritur deri aty duhej shumë sakrific dhe mundime…“Dhimbja ishte duke më vdekur mua….. dhe unë nuk i tregova askujt.”
Petriti dhe familja e tij mbijetoi, fëmijët i morën arsimim të mire, duke i qenë mirënjohës Amerikës dhe veçanërisht Znj. M.Ruffino, një grua e mrekullueshme e cila i dha shpresën e parë në këtë vend.Pra kur rasti troket te pragu i derës duhet të jesh gati. Dhe vetë ky rrëfim tregon se-njeriu është i lumtur, i gëzuar, i hidhur, i lodhur, por me shpresë në jetë.

Violeta Mirakaj

New York 01/25/2016

Filed Under: Kulture Tagged With: e Inxhinierit Shqiptar, Petrit Demaliaj.....( “Rrëfimet e Nënkolonelit, Violeta Mirakaj

“Realitete shqiptaro-britanike” i Mal Berishës promovohet në Ambasadën Britanike në Tiranë

January 27, 2016 by dgreca

TIRANE, 27 Janar- Në mjediset e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, me ftesë dhe nën kujdesin e Ambasadorit Britanik në Tiranë, Nicholas Cannon, u promovua libri i ish-ambasadorit Mal Berisha, “Realitete shqiptaro-britanike”.
Një sallë e mbushur plot, me një audiencë nga më të larmishmet, ndoqi me kureshtje një përmbledhje të ilustruar të librit me projeksion.
Në këtë event, ishin të pranishëm Kryeparlamentari Ilir Meta, Kryetarja e Komisionit të Mardhënieve me Jashtë, Arta Dade, kreu i PD-së, Lulzim Basha, deputeti Pandeli Majko, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, ai i OSBE-së, Florjan Raunig dhe zëvendësi i tij Robert Wilton, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci si dhe shumë studjues, profesorë etj.
“Realitete Shqiptaro-Britanike”, sjell ashtu si ka qenë kontributin e britanikëve dhe të komunitetit shqiptar në Londër, dhe disa figurave të shquara shqiptare në Londër, dhe miqve të njohur të shqiptarëve atje.
Mal Berisha sapo ka përfunduar mandatin e shërbimit diplomatik , prej 1358 ditësh në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Karrierën në diplomaci ai e nisi në vitin 1992, kur hyri në shërbimin diplomatik të shtetit shqiptar si specialist në Drejtorinë Rajonale në MPJ dhe më pas emërohet konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, TurqiNga viti 1995 deri në 1997, Mal Berisha promovohet si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë po në Stamboll. Kurse, në vitin 1998 ai i bashkohet përpjekjeve të pareshtura të shqiptarëve të Amerikës nën emblemën e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe Federatës Pan Shqiptare Vatra në Amerikë, për çështjen e Kosovës.
Kjo, i dha mundësinë zoti Berisha, të shprehë pikëpamjet e lobit shqiptar në Amerikë nëpërmjet qendrave televizive amerikane. Në vitin 2000 punësohet nga Kombet e Bashkuara dhe bën pjesë në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK). Nga viti 2008 merr drejtimin e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më vonë atë të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale dhe të Inisiativave, po në këtë Ministri.
Mal Berisha ka botuar një seri librash studimore rreth çështjes shqiptare dhe ka pasur një rol aktiv në median shqiptare lidhur me çështjet e rajonit dhe sidomos të Kosovës.
Në fushën e studimeve dhe të përkthimeve studiuesit Mal Berisha i përkasin: – Herman Bernstain – “Charles Erikson” – Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir – Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj Shpëtimi në Shqipëri- Një qint përqint e hebrenjëve në Shqipëri të shpëtuar nga Holokausti, shkruar nga Harvey Sarner dhe përkthyer nga Mal Berisha./a.g/TIRANE, 27 Janar- Në mjediset e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, me ftesë dhe nën kujdesin e Ambasadorit Britanik në Tiranë, Nicholas Cannon, u promovua libri i ish-ambasadorit Mal Berisha, “Realitete shqiptaro-britanike”.
Një sallë e mbushur plot, me një audiencë nga më të larmishmet, ndoqi me kureshtje një përmbledhje të ilustruar të librit me projeksion.
Në këtë event, ishin të pranishëm Kryeparlamentari Ilir Meta, Kryetarja e Komisionit të Mardhënieve me Jashtë, Arta Dade, kreu i PD-së, Lulzim Basha, deputeti Pandeli Majko, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, ai i OSBE-së, Florjan Raunig dhe zëvendësi i tij Robert Wilton, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci si dhe shumë studjues, profesorë etj.
“Realitete Shqiptaro-Britanike”, sjell ashtu si ka qenë kontributin e britanikëve dhe të komunitetit shqiptar në Londër, dhe disa figurave të shquara shqiptare në Londër, dhe miqve të njohur të shqiptarëve atje.
Mal Berisha sapo ka përfunduar mandatin e shërbimit diplomatik , prej 1358 ditësh në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Karrierën në diplomaci ai e nisi në vitin 1992, kur hyri në shërbimin diplomatik të shtetit shqiptar si specialist në Drejtorinë Rajonale në MPJ dhe më pas emërohet konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, TurqiNga viti 1995 deri në 1997, Mal Berisha promovohet si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë po në Stamboll. Kurse, në vitin 1998 ai i bashkohet përpjekjeve të pareshtura të shqiptarëve të Amerikës nën emblemën e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe Federatës Pan Shqiptare Vatra në Amerikë, për çështjen e Kosovës.
Kjo, i dha mundësinë zoti Berisha, të shprehë pikëpamjet e lobit shqiptar në Amerikë nëpërmjet qendrave televizive amerikane. Në vitin 2000 punësohet nga Kombet e Bashkuara dhe bën pjesë në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK). Nga viti 2008 merr drejtimin e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më vonë atë të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale dhe të Inisiativave, po në këtë Ministri.
Mal Berisha ka botuar një seri librash studimore rreth çështjes shqiptare dhe ka pasur një rol aktiv në median shqiptare lidhur me çështjet e rajonit dhe sidomos të Kosovës.
Në fushën e studimeve dhe të përkthimeve studiuesit Mal Berisha i përkasin: – Herman Bernstain – “Charles Erikson” – Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir – Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj Shpëtimi në Shqipëri- Një qint përqint e hebrenjëve në Shqipëri të shpëtuar nga Holokausti, shkruar nga Harvey Sarner dhe përkthyer nga Mal Berisha.

Filed Under: Kulture Tagged With: "REALITETE SHQIPTARO-BRITANIKE", Mal Berisha, ne ambasaden britanike, Promovohet, Tirane

Produksioni Shqiptar nga Maqedonia “Frame In” Fiton Dy Çmime nga Adidas

January 26, 2016 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta/
Produksioni shqiptar në Maqedoni “Frame In Production” fitoi dy çmime nga firma e njohur botërore Adidas në garën e fotove. Në këtë garë, zhvilluar në Belgjikë, morën pjesë mbi 3,500 produksione nga e gjithë bota ku kompania shqiptare Frame In u përzgjodh fituese në kategorinë A. Midis tyre morën pjesë edhe Vipa, modelë, sportistë dhe artistë të famshëm si Rita Ora dhe Messi. Frame In Production fitoi çmimin e veçantë “Special Price 2015” ndërsa modeli dhe sportisti shqiptar Almedin Ismaili fitoi çmimin “Artistic Face 2015” (Fytyra Artisike e Vitit).
Pjesë e ekipit të këtij projekti të Adidas ishin dy fotografët e Frame In, Arben Fejzullau dhe Erman Memedi; si dhe dy modelët shqiptarë Almedin Ismaili dhe Islami Drita.
“Pjesëmarrjen në këtë projekt e konsideroj një nga eksperiencat më të mira që kam përjetuar ndonjëherë dhe çmimet e fituara ishin sikur ëndrra u bë realitet. Që në fillim të projektit në ekip ka dominuar entuziazmi dhe me këtë nivel të energjisë kemi arrit të ndajmë maksimumin nga vetja, duke e pasur parasysh konkurencën e fortë si p.sh. Rita Ora, Messi etj. Ky rast i yni mund të përshkruhet vetëm me këtë fjali të urtë “thuhet një këlysh luan u vra nga një koloni e vetme e milingonave”,” tha Erman Memedi, regjisor dhe montazher filmi.
Erman Memedi shpreson se ky projekt të motivojë njerëzit të jenë më aktiv dhe të kujdesen më mirë për shëndetin e tyre: “Jam i lumtur që nga një juri profesionale e nivelit të lartë n’a u është vlerësuar koncepti dhe qasja e fotografive të cilët i kemi krijuar bashkë me Arben Fejzullaun. Dhe shpresoj që ky lloj arti që e kemi krijuar t’i shërbej njerzimit si motiv dhe inspirim për t’u marr me sport apo të kenë një shëndet të mirë,” shtoi Erman Memedi.
Seti fotografik u realizua me datën 27 Prill, 2015 në Shkup. Arben Fejzullau, drejtori i Frame In është i kënaqur me rezultatin profesional dhe artistik të fotografive në bashkëpunim me Adidas. “Jemi tepër të lumtur me arritjen tonë dhe për çmimet e fituara. Vitin e kaluar realizuam një foto sesion profesional me brendin botëror “Adidas” në bashkëpunim me kryeqendrën në Belgjikë. Kjo ishte një kënaqësi e madhe dhe përvojë e veçantë për ne që të punojmë me këtë kompani të madhe,” tha Arben Fejzullau, regjizor, producent dhe drejtor i Frame In Production.
Modeli Almedin Ismaili ndjehet krenar që bashkë më produksionin Frame In sollën suksesin për të gjithë shqiptarët: “Jam krenar që juria ndërkombëtare e Adidas vlerësoi këtë projekt tonin me vlera artistike. Si në aspektin profesional gjithashtu në aspektin moral jemi Shqiptarët e parë që i sollëm këta 2 çmime vendit tonë.”
“Për çdo model apo produksion këto dy çmime janë një ëndërr për t’i fituar sepse janë çmime që fitohen në një garë shumë të fortë dhe çmimet ndahen nga një brend botëror. Dhe ne patëm fatin si Shqiptarët e parë t’i fitojmë dhe t’a bëjmë një popull krenar, suksesin që arritëm ta korrim në një garë kaq të madhe. I uroj çdo modeli dhe produksioni sepse unë nuk di si ta përshkruaj atë ndjenjë, thjesht briliante, ku dhe lotët e gëzimit na shoqëruan atë natë,” u shpreh Ismaili, fitues i çmimit “Fytyra Artistike Adidas”.
Frame In Production u themelua në vitin 2009 nga drejtori dhe producenti Arben Fejzullau dhe Erman Memedi, regjizor filmi dhe editor. Frame In Production që në fillimet e saj ka vepruar në fushën e filmit. Gjatë 5 viteve të fundit pas çdo filmi që ka qëndruar “Frame In” suksesi i tyre nuk ka të ndalur dhe për këtë sukses dëshmojnë çmimet e fituara në shumë festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Filmografia e tyre tani është e njohur sidomos për çmimet fituar në festivalet e ndryshme për filmat me tituj: “Between paradise and hell”, “The Bloody Money”, “Last Confession” dhe “My City Screams”.

Filed Under: Kulture Tagged With: Dy Çmime, Ermira Babamusta, nga Adidas, Produksioni Shqiptar nga Maqedonia "Frame In" Fiton

Prishtinë-Filmi “Shok”, i nominuar për Oscar, premierë e mbyllur

January 24, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 24 Janar 2016-B.Jashari/ Filmi “Shok”, i nominuar për çmimin Oscar, është shfaqur mbrëmë në Prishtinë në premierën e mbyllur, ku kanë marrë pjesë edhe pëfaqësues institucionalë të vendit e të pranisë ndërkombëtare.
“‘Shok’ është arritja më e madhe e kinematografisë kosovare deri më tani dhe ky film ia ka hapur dyert filmave kosovarë që të jenë prezentë në ngjarjet më të mëdha të filmit siç është Akademia Oscar”, ka theksuar Qendra Kinematografike e Kosovës, organizatore e premierës.
Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës vlerësimet dhe përshtypjet pas premieres së dhënë mbrëmë i kanë shkruar në ‘facebook’.
“Për ekipin dhe stafin e filmit ‘Shok’: faleminderit që e përjetësuat rrëfimin tonë. Ndihemi që tashmë e kemi fituar Oscarin tonë”, është shprehur sot Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas premierës.
“Faleminderit aktorëve dhe realizuesëve të filmit ‘Shok’. Sonte, në Prishtinë, na sollën atmosferën e mbrëmjeve të çmimit ‘Oscar’”, është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Sapo pash filmin ‘Shok’, të nominuarin e parë të Kosovës për Oskar. Bazuar në një ngjarje të vërtetë, trishtuese dhe zemërthyese, është film që na bëri tërë sallën të qajmë. Historia jonë shërbehet mirë nga këta aktorë dhe ky ekip. Urime edhe regjisorit James Donoghue”, është shrehur zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.
Është hera e parë në histori që Kosova hyn në ‘Academy of Motion Pictures Arts and Science’ me filmin ‘Shok’, bashkëprodhim ky mes Kosovës dhe Anglisë.
Me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue, filmi ‘Shok’, në 14 janar 2016, u nominua bashkë me 4 filma të tjerë për çmimin ‘Best Live Action Short Film’ në edicionin e 88-të të Oscars. Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
“Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producentë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, filmi"Shok", ne Prishtine, premiere e mbyllur

Fadil Berisha – fotografi më i mirë për vitin 2015 për Revistën Sherri Hill

January 24, 2016 by dgreca

Fotografi me famë botërore – Fadil Berisha është “Fotografi Numër 1 për vitin 2015” nga lista Top Pageant Photographers for 2015 from the Pageant Planet -“The Number One photographer for 2015, list of Top Pageant Photographers for 2015 from the Pageant Planet”./
Nga Beqir Sina – New York/
NEW YORK CITY : Sherri Hill – një nga revistat më të njohura të modës dhe fotografisë në Shtetet e Bashkuara , ka nxjerr në vend të parë fotgrafin me renome botërore, Fadil Berisha – I pari ndër 10 fotografët më të mirë për vitin 2015 në Shtetet e Bashkuara.
Kjo revistë për të treguar rëndësinë e fotografisë, shkruan se çdo vajzë në konkursin e bukurisë Miss, e di fort mirë – se një foto e mirë e saj – mund të përcaktojë atë në shumë këndëvështrime – pavarësisht, se ajo çfarë mendojnë njerëzit për bukurinë e saj para kunkurimit.
Gjyqtarët – por edhe publiku, simbas Sherri Hill -para se të vlersojnë bukurinë tuaj – shohin foton tuaj – edhe para se ata ndonjëherë nuk u njohën, dhe publiku gjithashtu nuk u njeh – por, kur merr për të parë fotografinë tuaj realizuar në revistat apo broshurat e fletëpalosjet e programit – para se të ju shoh në skenën e madhe të bukurisë, çdo njeri është i përcaktuar në bukurinë tuaj .
Dhe, mbasi ju të keni fituar, kurorën e bukurisë – Misse dhe do të jeni duke dhënë autografe në kartat dhe fletë-palosjet me fotografinë tuaj, në mediat sociale, dhe postuar në faqen e internetit fotografitë – natyrisht që fotot tuaja duhet të jenë të përsosura!, shkruan revista Sherri Hill, e cila i kushton një rëndësi të jashtëzakonëshme fotografisë dhe atij që e bënë fotgrafinë, që ajo të jetë sa më e bukur dhe sa më e përsosur.
Sepse, shkruan për konkursin e bukurisë, revista Sherri Hill – ju si një bukuroshe dhe me nji ëndërr për t’u bërë një Misse dhe fituar kurorën e bukurisë, bëheni!? vetem : “Duke pasur një fotograf të shkëlqyer, një mjeshtër të vërtet të fotografisë, tek i cili keni besim dhe që e di çfarë do të thotë një fotografi e mirë në “pageant look” e cila është çelësi për marrjen e kurorës së “Mbretëreshës së Bukrurisë” në çdo kokursë bukurie .
Ndërkohë, duke shpallur për çdo vjet fotografët më të mirë të viti në SHBA, revista prestigjoze e modës me bazë në New York, shkruan se për vitin e kaluar :”Ne kemi nxjerrë një listë të disa prej fotografëve më të mirë në vitin 2015. Por, shton revista duke pasur kaq shumë fotografë e fotogarfi të tyre të mahnitshme, është e pamundur që të përfshijmë të gjithë ata, që konkuruan, por ne e kemi “ngushtuar” listën e tyre, deri në atë që ne e quajm 10 fotografët mjeshtër të fotografisë së bukur, për disa që ne besojmë me të vërtetë se u dalluan këtë vit për fotografitë e tyre të mahnitshme të Miss-eve dhe Top modeleve, në faqet e revistës tonë Sherri Hill.
Njëri prej tyre, madje dhe në vend të parë, shkruna Cherri Hill, për top fotografin e konkursit tonë, është mjeshtri i fotografisë – fotografi i famshëm Fadil Berisha, një fotograf shqiptaro amerikan, i njohur dhe partner në projektin “Tregime – Histori Suksesi Shqiptaro – Amerikan”.
Ai është fotografi me famë botërore – Fadil Berisha, i cili tani është “Fotografi Numër 1 për vitin 2015” nga lista Top Pageant Photographers për 2015 nag përzgjedhja “Konkurentet e Palentit – Pageant Planet” -“The Number One photographer for 2015, our of a list of Top Pageant Photographers for 2015 from the Pageant Planet..
Fadil Berisha – me origjinë nga Tropoja – Shqipëri, arratisur dekakda më parë prej regjimit komunistë, së bashku me familjen e tij – jeton e ushtronë veprimtarinë e tij artistike, prej vitesh në New York, ku ai edhe ka studion e njohur “Studio Berisha” në New York, themeluar në vitin 2006.
Ai ka dhënë një kontribut të madh në promovimin e vlerave artistike të bukurisë së mrekullueshme shqiptare, në botën artistike amerikane, duke promovuar kudo bukurinë e vajzave shqiptare Miss-eve dhe bukuritë natyrore të vendit tonë .
Fadili, është fotografi zyrtar dhe eskluzivë për çdo vajzë që është në kërkim të një Top modele së vlersimit më të lartë, ose një Miss Universe, apo Miss World apo Miss Kosova dhe Miss Albanian.
Ai ka punuar me revista dhe broshura – kartolina bukurie të shumta, dhe shumë prestigjoze në SHBA – duke përfshirë emra të famshme fituese të kurorës së bukurisë si ; Serena Buçaj Miss New York – 2016, Olivia Jordani, Miss USA 2015, dhe Nia Sanchez, Miss USA 2014.
Fadili gjithashtu punon edhe me revistën Sherri Hill.
Ju mund të shihni më shumë nga puna e tij në rrejtin social facebook ose në faqen e internetit www.fadilberisha.com.
Revista prestigjoze Sheri Hill në fund për ta bërë me joshse fotografinë edhe më të bukur, duke pasur një fotograf i cili është i njohur me madhështin e tij, të fotografisë së mahnitshme – natyrisht, që do të jetë e veçantë, edhe për ju dhe mund të bëjë që ju të ndiheni mjaft komode përball aparateve fotografike, të cilat bëjnë fotografi që janë çelësi e suksesit tuj për krijimin e fotove që bëjnë realizimin e ëndrrave tuaja, një Misse e ardhshme, shkruan Sherri Hill.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Beqir Sina, Fadil Berisha, fotografi, më i mirë për vitin 2015, për Revistën Sherri Hill

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • 248
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT