nga MSc. Albert HABAZAJ*/
Ndër personalitetet e kulturës, me origjinë nga krahina e Himarës, që kanë kontribute të spikatura ndërshqiptare, krahas Spiro Çomorës, Andrea Varfit, Aleks Çaçit, Neço Mukës, Nase Benit, Petro Markos, Odhise Grillos, Anastas Kondos e Lefter Çipës rri bukur dhe emri i njeriut, mësuesit, krijuesit, poetit dhe studiuesit Foto Bixhili. Shoqëria po i feston Fotos 75 vjetorin e lindjes. Nga kopshti i viteve, Ai zgjodhi tre libra historiko – etnokulturorë, dy për Himarën e një për Dhërmiun, si dhe dy memorialistikë, për të drejtën zakonore (dokesore), kodin moral, martesën tradicionale në zoën e Bregut dhe kodin etik. Nëqoftëse do të flasim për kohët modern, në brigjet e Himarës, pas Petro Markos, vjen Lefter Çipa e Foto Bixhili, që shquajnë për dinjitetin kombëtar, për punët e tyre, që janë vlerë e shtuar, sidomos përsa i përket etnogjenezës. Foto Bixhili është një copë shkëmb në brigjet e Jonit, ku dallon eshtra kombëtare. Foto Bixhili është vijues i Petro Markos, kalorësit rrebel të Lirisë, është shembëlltyra e tij në bashkëkohësi. Kontributet e tij janë në edukim, publicistikë, në poezi dhe sidomos në etnokulturën shqiptare. Me modesti, ai e quan veten “i zakonshëm i kohës”. Foto Bixhili është vërtet një eshtër shkëmbore vitale e Rilindjes së Re Kombëtare, [(parë në rrafshin kombëtar, të asaj Rilindjes së vërtetë Kombëtare të Pashko Vasës, De Radës, Gavril Darës (i Riu), Zef Serembes, Zef Skiroit, Dhimitër Kamardës, Anton Santorit, Vinçens Stratikoit, Filip Shirokës, Tre Vëllezërve Frashëri, (Abdyl, Naim e Sami), Kostandin Kristoforidhit, Naum Veqilharxhit (Bredhi), Hasan Tahsinit, Haxhi Zekës, Sulejman Vokshit,Ymer Prizrenit, Pandeli Sotirit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Dora D’Istrias (Helena Gjika), Zef Jubanit, Thimi Mitkos e Spiro Dines, Mihal Gramenos, Vëllezërve Bajo e Çerçiz Topulli, Risto Siliqit e Hilë Mosit, Vëllezërve Gjergj e Gjerasim Qiriazi, Motrave Qiriazi, Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isë Boletinit, Ded Gjon Lulit, Idriz Seferit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Rasih Bej Dinos e Marigo Posios, Miro Tërbaçes, Shote Galicës dhe Azemit, Çajupit, Mjedës, Serembes, Konicës, Fishtës e Asdrenit, të Halim Xhelos e Sulejman Delvinës, të Osman Haxhiut e Aqif Pashë Elbasanit, Elez Isufit e Babë Dudë Karbunarës e tërë atyre Pishtarëve të vërtetë të Dritës; sepse dhe vetë zotëria Foto shprehet: “Partia ime është Dhërmiu, politika ime është Shqipëria”)]. Nuk është vetëm portreti fizik i F. Bixhilit, që shpreh në mënyrë lëndore këtë cilësi të vyer njerëzore, as trupi i drejtë, i lartë e i fortë si bredhat e vargmaleve të Akrokerauneve, as sytë që i xixëllojnë si hark vetëtime e as balli i rrahur nga rrebeshet e i larë nga dielli mbi Çikë. Është pikërisht shpirti i tij fisnikërisht i bukur, që mbjell lule atdhetarie për të lulëzuar me aromë Shqipërie. Është pikërisht shpirti i tij i mbuluar me zjarr pranë detit me oshëtimat e malit me njëmijë rrufe, që e radhit Foto Bixhilin ndër emrat e respektuar jo vetëm në Himarë, Labëri e Vlorë, por e bën djalin e Dhërmiut të njohur në mbarë trevat shqiptare, edhe jashtë kufijve shtetërorë. Me kontribute të vlefshme në arsim një jetë të tërë, me botime veprash serioze historike, etimologjike, etnografike e etnofolklorike, si dhe me një vjershërim lirik të hijshëm, të ëmbël e të zjarrtë mëmëdhetar, si një degë e blertë e ullirit të Bregut, Foto Bixhili të detyron vetvetiu një respekt të merituar.
Ndër botimet kryesore të autorit është libri: “Jipet e Iperit – Himariotët”, botuar nga “Toena”, e cila nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të deputetit Fatmir Toçi, po boton veprën e plotë studimore e krijuese të Foto Bixhilit. Pena e palodhur e Fotos nuk ngjyhet me bojë, ajo ngjyhet në shpirt e në Atdhe. Botimet e F. Bixhili janë “Jipet e Iperit”, ku përmblidhen studime sociale, 2004; “Himara në Optikën e kohës”, shkrime dhe opinione: 1991-2005, ku trajton gjendjen sociale, tranzicionin demokratik, studime sociale, shkrime, korespodenca me shtypin, 2005; “Dhërmiu: Dhrimadhet e Akrokerauneve”, ku përfshihen studime sociale, shkrime për historinë e trevës, gjuhën shqipe e biografi, 2007; “Jetërrëfime”, me kujtime, rrëfime vetiake e bulëza studimesh të kristalta për letërsinë shqipe, 2011; “Triptiku i shenjtë i martesës, kodi etik i familjes” ku flet për etikën familjare, martesën, moralin e saj dhe vlerat që përçon për shoqërinë e sotme, 2014, si dhe bulëzën e pastër të vjershërimit jonian “Kopshti i viteve”, me poezi e poema, 2005, të cilat do të pasohen nga një kolanë e pasur studimore me contribute për etnogjenezën, në kërkimtë gjenezës dhe etnogjenezës, për rrënjët e vjetra dhe të reja të himariotëve që në lashtësi e deri në sotshmëri, sidomos të trevës së himarës, sipas kuptimit vërtetësor që Himarë domethënë Labëri dhe Labëri do të thotë Himarë. Mbledhësi i shquar i traditës popullore të trevës emërmadhe të Himarës, intelektuali i Dhërmiut, përbën një arkiv të gjallë, që pasuron visaret brilante të kulturës sonë Kombëtare. Vepra e botuar dhe ajo që, në vijim, lexuesi pret me dëshirë nga autori, është një dritë e pishtarit të pafikur të Bregdetit, i cili sidomos në kohët e sotme rrokopujë vërtet merr përmasa të ndritshme pafundësisht.
Kur shikoj e studjoj veprën e Foto Bixhilit, më duket sikur Petro Nini Luarasi është gjallë, sikur Petro Marko jep një përgjigje, sikur Aristidh Kola rizgjohet të flaës ilirisht për origjinën tonë pellazgo – ilire. Duke respektuar e vlerësuar punën kërkimore – shkencore e letrare të Foto Bixhilit, ne dhe brezat që vijojnë vendosim lule mirënjohjeje në panteonin e korifejve të Kombit, ku dritërojnë rilindasit tanë të vërtetë, ata të që përmenda në fillim të shkrimit, me yjet që pltësojnë Konstelacionin e Dritës së Përparimit Shqiptar në Yjësinë Njerëzore. Në këtë veprimtari të përkushtuar, me vezullimin e Qiririt të NAIMIT, Foto Bixhili nuk është vetëm dhe assesi “i fundmi i mohikamëve”. Veprimtarinë e shoqërisë letraro – kulturore të Vlorës për promovimin e birit të denjë dhe mikut të zjarrtë të shkrimit për shqiptarinë Foto Bixhilit, duke vlerësuar kontributin e tij në etnokulturën shqiptare, gazetari i mirënjohur i ATSH, Harilla Koçi e pasqyroi edhe në faqen elektronike të shtypit shqiptar me këtë substancë të saktë dhe të dashur informacioni: “VLORË, PROMOVOHET KRIJIMTARIA E STUDIUESIT FOTO BIXHILI – Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së studiuesit, poetit, publicistit vlonjat Foto Bixhili, biblioteka publike “Shevqet Musaraj” Vlorë, Shoqata Atdhetare Kulturore “Ismail Qemali” dhe shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve të Vlorës, organizuan një takim në mjediset e kësaj biblioteke për të promovuar krijimtarinë e tij në vite. Studiuesi Foto Bixhili është autor i disa librave studimorë për krahinën e Himarës, mes të cilave “Himara në optikën e kohës”, “Dhërmiu, Dhrimadhet e Akrokerauneve”, “Jipet e iperit, Himariotët”, “Jetërrëfime”, “Triptiku i shenjtë i martesës, kodi etik i familjes”, “Kopshti i viteve” etj. Bixhili, i lindur në fshatin Dhërmi, ku ka marrë edhe mësimet e para dhe ku nisi edhe rrugën e jetës, ka punuar si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në disa zona të vendit. Ky fakt, sipas studiuesve vlonjatë, ka shërbyer si një faktor nxitës për të krijuar tek ai dimensionin e një hulumtuesi tek traditat e zonës ku ai ka origjinën, por edhe më gjerë. Në takimin promovues të krijimtarisë së tij ishin të pranishëm mjaft intelektualë, poetë dhe shkrimtarë, miq dhe bashkëfshatarë të autorit. Mbi jetën dhe veprën e autorit Foto Bixhili folën shkrimtari Eqerem Canaj, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe “Mjeshtër i Madh”, shkrimtari Çlirim Hoxha, poetja dhe përkthyesja Laureta Petoshati, Telo Kolagji, Ahmet Demaj, kryetar i Shoqatës Atdhetare “Labëria” Vlorë, poeti, studiuesi dhe publicisti Albert Habazaj, Faslli Koçiu, Seri Xhaferi, shkrimtari Astrit Hajdini, Remzi Gjika, këngëtari i grupit të bregdetit të Himarës, poeti dhe shkrimtari Kristo Çipa etj. Në përfundim, autori Foto Bixhili falënderoi të pranishmit dhe diskutantët për fjalët e ngrohta që thanë për krijimtarinë e tij.Më pas Grupi i Bregdetit të Himarës krijoi një atmosferë festive në sallë me këngë nga repertori i krahinës”.
*) drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA
Vlorë, e mërkurë, 12. 11. 2014
Edmond Nikolla- Lidhja ime me muzikën dhe bashkëpunimi me këngëtaren e talentuar Kristina Marku
DIASPORA- Personazh/Flet Artisti i mirënjohur i diasporës, këngëtari Edmond Nikolla/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Është lindur dhe banon në qytetin e Lezhës. Vjen nga një familje muzikantësh, pasi babai i tij, i ndjeri Mark Nikolla “artist popullor i skenës” ka qenë dhe do mbetet instrumentist dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve folklorike brenda e jashtë vendit. Që nga mosha 6-vjeçare ndoqi pasionin dhe dëshirën e madhe të babit muzikën. Profesioni i tij aktual është muzikant dhe këngëtar.
-Ndërkaq, ju njohim si artist, por … cilat janë studimet tuaja?
Kam studiuar violinë në liceun “Prenk Jakova” në Shkodër. Më pas kam vazhduar studimet për fizarmonikë në liceun”Jordan Misja” në Tiranë.
-Jeni për martesë, apo bashkëjetesë ?
Besoj tek dashuria dhe jam për martesë.
-Familja juaj përbëhet nga … ?
Familja ime përbëhet nga nëna dhe 2 vëllezër që, jetojnë jashtë vendit, nusen dhe një djalë që më jep jetë. Tek ai gjej kuptimin e gjithçkaje.
-Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?
Dashuria është ndjenja më e bukur që, e shoqëron njeriun në rrugëtimin e tij jetësor.
-Klipi juaj më i fundit, është?
Klipi im më i fundit është një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur Kristina Marku, i titulluar “Merrja kangës me shoqni”.
-I kënaqur nga bashkëpunimi me Kristinën?
Patjetër që po, jo vetëm nga Kristina, por nga i gjithë bashkëpunimi. Them se kemi bërë një punë të mirë
-Cilët ishin bashkëpunëtorët e këtij projekti?
Bashkëpunëtorët e këtij projekti ishin: teksti A. Trebicka, Muzika dhe ork: A.Fortuna si dhe “Tv musical”. I falënderoj nga zemra të gjithë.
– E ke arritur suksesin që ke dëshiruar kohë më parë?
Mendoj se po. Por punoj vazhdimisht që kohën ta kaloj dhe jo të më kaloj ajo mua. Në muzikë nëse nuk ndoqe kohën del jashtë mode.
– 24-orëshi i Edmondit, si është?
Shumë i ngarkuar me punë në studio e aktivitete muzikore.
-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?
Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk do të doja të kopjoja askënd. Dua dhe jam vetvetja. Në këngë nis nuk je i tillë je i detyruar të stonosh.
-Pjata juaj e preferuar është …?
Pjata ime e preferuar janë frutat e detit dhe gjithçka që, ka lidhje me specialitetet e detit.
-Impenjimet aktuale, cilat janë?
Aktualisht ndodhem në Zvicër, ku këtu gjej ngrohtësinë prej 13 vitesh si muzikant dhe këngëtar. Për momentin performoj live në një restorant në Zvicër.
-Edi, je penduar ndonjëherë që, ke zgjedhur rrugën e muzikës që, jeni bërë këngëtar ?
Asnjëherë, pasi nuk ka qenë një përzgjedhje momentale, nuk jam bërë këngëtar rastësisht. Ajo është një ëndërr që, ka filluar realizimin e saj që në fëmijërinë time.
Ju falënderoj juve, stafin së pari dhe lexuesin e falënderoj përzemërsisht që, ndanë kohën e tyre për të lexuar intervistën time.
Kampet e internimit-Tepelenë, rrëfimet e të burgosurve politikë
Ish Kampi i Internimit të Tepelenës është kthyer së fundi në qëndër të vëmendjes pasi qindra vetë kanë humbur jetën, ndërkohe qe personat e mbijetuar janë mbledhur së bashku me rastin e botimit të vëllimit të tretë të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të komunizmit”. Sipas nëndrejtorit të Institutit të Studimit te Krimeve Çelo Hoxha, kampi i Tepelenës njihet si me fatkeqi për shkak të numrit të lartë të viktimave.
Në kampin e Internimit të Tepelenes qindra vetë kanë humbur jetën, ndërkohe qe personat e mbijetuar janë mbledhur së bashku me rastin e botimit të vëllimit të tretë të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të komunizmit”. Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Institutin e Studimit të Krimeve kanë organizuar një konferencë të përbashkët me fokus kampet e internimit .
Sipas nëndrejtorit të Institutit të Studimit te Krimeve Çelo Hoxha, kampi i Tepelenës njihet si me fatkeqi për shkak të numrit të lartë të viktimave.
Një nga personat e internuar në kamp Lek Pervizit, ka hedhur në skicë portretet e disa bashkëvuajtsve si dëshmi e vetme të trashëguara nga kjo periudhë.
Bashkëshortja e Lekës rrëfen se ka lindur në këto kampe internimi dhe është simbol i fëmijëve të mbijetuar pasi shumë prej tyre kanë humbur jetën qe ne muajt e parë të jetës.
Në ambientet e kazeramve të dikurshme, ku strehoheshin të internuarit është improvizuar një ekspozitë me punimet e Lek Pervizit.
Kampi i Internimit në Tepelenë është cilësuar ndryshe si “Aushvici” i Shqipërisë dhe ka funksionuar nga viti 1949 deri në 1954.
Kurora e “Miss Globe” shkon në Kanada
Miss Shqipëria fiton kurorën e Shoqërueses së Parë të Miss Globe/
Bukuroshja kanadeze, Jacqueline Wojciechowski, 22 vjeçe, ka marrë shumicën e votave të jurisë dhe ka fituar kurorën e më të bukurës së Globit në këtë edicion të 41-të të spektaklit, i 11-ti i organizuar në Shqipëri.
Mes fishekzjarreve dhe duartrokitjeve të publikut, në Pallatin e Sportit në Shkodër, është përkrahur fort edhe përfaqësuesja shqiptare, Anisa Petrela, e cila ka marrë kurorën e Shoqërueses së Parë të Miss Globe për këtë vit. Jacqueline Wojciechowski ishte përfaqësuesja kanadeze, studente për letërsi në Toronto, e cila ka marrë në dorëzim nga Missi i vitit të kaluar, bukuroshja rumune Bianca Paduraru, kurorën për ta çuar përtej oqeanit.
Ndërkaq, juria e përbërë nga Lorenc Luka, Fatmir Gjeka, Julinda Dhame, Ylli Ndroqi, Bianca Paduraru (Miss Globe 2013), Miki Cernokrak, drejtori nacional i Maqedonisë, Danillo da Villa, i Brazilit, Mia Ana Sanra Pilar e Kanadasë dhe Rajne Klein Maurer e Francës, (drejtorët nacionalë të vendeve përfaqësuese që vendosin mes tyre me shorte se cilët do të jenë anëtarët e jurisë), ka votuar për shoqëruesen e Dytë të Miss-it, bukuroshen kolumbiane, Maria Cristina Vergara Navarro. Shoqëruesja e Tretë e Miss Globe u shpall Zania Linton e Trinidad Tobago dhe Shoqëruesja e Katërt, Kinezja, Wu Zhen.
Ky ishte momenti magjik i një spektakli që për rreth tri orë dhuroi surpriza dhe emocione në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë. Jo rastësisht u zgjodh ky qytet për këtë edicion të 41-të të Miss Globe. Në konferencën e parë për shtyp, producenti Petri Bozo pati deklaruar se ky ishte si një detyrim persional që ndiente ndaj Shkodrës, ndaj këtë edicion, i fundit që do të zhvillohet në Shqipëri, do të organizohej në Shkodër.
Kështu skenës madhështore të ndriçuar me mjeshtëri nga Franco Ferrari, ia kanë shtuar bukurinë dhe emocionet konkurentet e këtij viti të ardhura nga të pesë kontinentet. Ethet e finales kanë përcjellë tek publiku emocionet e garës, pa përmendur edhe të ftuarit e shumtë që janë ngjitur duke i dhënë tjetër atmosferë spektaklit. Artistë, miq të “Deliart Association”, si Rovena Dilo, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Bujar Qamili kane interpretuar këngë të zgjedhura, ndërkohë që emocion ka shkaktuar edhe interpretimi i vetë vajzave konkurente, të talentuara në muzikë.
Vajzat konkurente kanë performuar në katër sfilata e përveç asaj me kostume popullore të vendeve të tyre, ato janë prezantuar edhe me veshjet e stilistes Anila Konomi, me veshje mbrëmje dhe bikini. Dhjetë më të mirat kanë nusëruar me fustanet e Geraldina Sposa. Surprizë e së shtunës së 8 nëntorit është quajtur edhe prezantimi i këtij spektakli nga Orinda Huta dhe Blendi Salaj. Cifti është kombinuar bukur dhe Blendi, në një moment të spektaklit ka thënë se me Orindën janë të njohur të vjetër, qysh kur ajo ishte një vogëlueshe vetëm 9 vjeçare. Ndoshta për këtë arsye prezantimi i tyre i dha tjetër hijeshi rrjedhshmërisë dhe ritmit të spektaklit.
Kështu përfundoi edicioni i këtij viti i Miss Globe, i cili mblodhi në Shqipëri 40 miss-e nga të pesë kontinentet e botës. Pasi kanë parë dhe shijuar bregun shqiptar, Vlorën me historinë e saj, Gjirin e Karaburunit, Llogaranë, malin e Pilurit me me xhip safari, Radhima, gjatë turit turistik nëpër Shqipëri, grupi I bukurosheve, ka ndalur në Pukë dhe vendet e saj turistike. Më pas autobusi i konkurrenteve ka ndalur në Ulqin. Atje vajzat janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Ulqinit dhe në ceremoninë e organizuar me këtë rast, secila prej pjesëmarrësve i ka dhënë nga një dhuratë simbolike kreut të qytetit. Në Ulqin gjithashtu, mbrëmjen e së dielës është organizuar edhe finalja e “Miss Talent show”, pjesë e formulës së spektaklit, në të cilin secila prej vajzave konkurrente garon me një talent të sajin. Pas minikompeticioneve të organizuar në Vlorë dhe Pukë, në finalen e Ulqinit, te prezantuar nga Kristi Ziçishti, votat më të shumta i ka fituar përfaqësuesja siberiane, Anna Sopkalova. Ajo ka konkurruar me kërcim, ka interpretuar Brulesque dhe pas paradës me pesë kostume kombëtare nga vendi i saj është votuar si më e mira. Kështu “Miss Globe” ka dhënë kurorën e parë për këtë vit.
Nëntori i Javës së Filmit Shqiptar në New York- Garojnë rreth 50 Filma
Intervistë me themeluesen e festivalit producenten dhe regjizoren Mrika Krasniqi/
“Edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar në New York do të vijë në 21 nëntor me me rreth 50 filma, që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve 2012-2013 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota, bën të ditur atsh. Filmat të cilët do të shfaqen janë të tri zhanreve: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë” thotë themeluesja e këtij festivali Mrika Krasniqi në këtë intervistë./
Nga Beqir Sina/
BROADWAY NYC : Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pari në llojin e tij. Artistët shqiptar kan “gjetur Amerikën” e cila është ndër vendet me numrin më të madh të shqiptarëve aktivë në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, të cilët e kanë mirëpritur këtë event si një hap të madh të promivimit të kinematografisë shqiptare.
Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Albanian Film Week) është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjizorja Mrika Krasniqi.
Edicioni i parë i Javës së Filmit Shqiptar në New York u mbajt për herë të parë nga data 5 deri më 11 nëntor 2012, me moton “100 për 100”, ku u shfaqën 100 filma të kinematografisë shqiptare për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar në New York u zhvillua nga data 8 deri më 14 nëntor 2013, ku u shfaqën shumë filma të kinematografisë shqiptare. Filmat të cilët u shfaqën janë: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë.
“Edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar në New York do të vijë në 21 nëntor me një program garues me rreth 50 filma që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve 2012-2013 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota,. Filmat të cilët do të shfaqen janë të tri zhanreve: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë”, thotë themeluesja e këtij festivali Mrika Krasniqi në këtë intervistë me gazetarin Beqir SINA.
Ajo shtoi se gjithashtu, në këtë edicion do të marrin pjesë edhe disa nga prodhimet e huaja filmike, të cilat për temë kanë ngjarje apo histori që kanë të bëjnë me shqiptarët. Kështu,që sipas saj për shtatë ditë me radhë kinemaja shqiptare do të përjetësohet në ekranin e kryeqytetit botëror të New Yorkut me një varg të gjerë filmash me histori të ndryshme nga kultura dhe jeta shqiptare.
Ndërkohë, Krasniqi i përgjigjet edhe pyetjes se “Përse ndodhi që të kei kësaj rradhe dy festivale të njëjta ?
Krasnqi përgjigjet se :”-Mund të bëhen edhe tri, edhe pesë….sot askush nuk ka të drejtë ta mbajë monopolin, i ndrron një shkronjë eventit edhe bëjë qfarë të duash…kjo është Amerika…, por Java e Filmit Shqiptar është i vetmi event që do të zhvillohet me ketë emër si dy vitet e mëparëshme, pra në edicionin e tretë”.
Festivali Java e Filmit Shqiptarë në Nju Jork, vjen në edicionin e trettë. Si drejtore ekzekutiv i festivalit, dhe bashkëthemeluese në prag të këtij edicioni të tretë çfarë mund të na thoni? –
-Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork edhe këtë edicion po organizohet nën drejtimin e Nil Production ku me që rast do të prezantohen 47 filma të kinematografisë shqiptare dhe dy filma nga produksioni I huaj. Si edhe viteve të tjera në programin tonë është përfshier filmi I gjatë, filmi I shkurtër dhe ai dokumentar. Festivali jonë si zakonishtë do të zhvillohet në muajin Nënëtor prej 21 deri më 27 në një ndër teatrot më prestigjioze në botë,aty ku bëhet shfaqja e blackbosterave amerikane, në AMC Theatre. Arsyeja që ne kemi zgjedhur një teater me kaq prestigj është që ti japim mundësi artistëve dhe filmit shqiptar që të vlerësohet dhe trajtohet në nivelin më të lartë si asnjëherë më parë. Gjithashtu jamë shumë e lumtur që këtë edicion kemi një pjesmarrje massive të artistëve shqiptar gjithandej botës, artistë të cilët kanë bërë emër në fushën e kinematografisë, siq janë:i Ernest Meholli, Blerim Destani, Astrit Alihajdari, Arben Bajraktari, Mike Dusi, Blerim Gjoci, Antoneta Kastrati, Lendita Zeqiraj, Spartak Pecani, Ibrahim Deari, Alban Zogjani, Genc Berisha, Senad Abduli, Suela Bako, etj.
Si u lindi ideja e këtij festivali dhe çfarë keni menduar për të ardhmen e tij ?
-Ishte përvejtori I shteti shqiptar më 2012, atehëre kur nisi rrugëtimin e tij Festivali Java e Filmit Shqiptar, dhe që atëherë ne kemi kaluar në peripeci të ndryshme për të krijuar një vazhdimsi të këtij eventi, ku secili artist shqiptar do të ketë mundësi të prezantojë punën e tij. Kjo ide lindi si rezultat I dëshirës së sinqertë që të krijojmë një kulturë të re ku filmi shqiptar do të njihët dhe të pëlqehet nga audienca e huaj. Unë si drejtuese e këtij festivali jam vetë pjesmarrëse e shumë festivaleve ndërkombëtare si në Europë ashtu edhe në Amerikë, dhe duke pasur një përvojë 15 vjeqare dua që këto mësime dhe këtëe përvojë ta vëjë në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë dhe komuniteteve të tjera.
Po pse e zgjodhët Nju Jorkun për të mbajtur këtë festival, e jo ndonjë vend tjetër ?
-Sepse nuk kishte asnjë event të lloit të tillë që të prezantojë kulturën shqiptare ashtu siq bënin komunitetet e tjera. Sepse me përvojën time kam krijuar një besueshmëri tek komuniteti artistic shqiptar prandaj edhe më besuan të 100 filmat që ti prezantoja në Nju Jork, meqë komuniteti shqiptar është I frekuentuar më së shumti këtu. Kjo mbase është mënyra më e përshtatëshme për të prezantuar kulturën e një vendi në kryeqendrën e botës, në Nju Jork.
Ishte ky festival një zgjedhje rastësore apo një ide e gjatë për të bërë një festival shqiptarë në Amerikë?
-Unë vetë jam producentë dhe regjisore filmi dhe nuk më pëlqen ti lë gjërat t’ më ndodhin rastësisht. Përvoja nëpër festivaleve më dergoi tek ideja e krijimit të një festivali shqiptar në Nju Jork. Ishte përvejtori I shtetit shqiptar frymëzimi më kulmor për të bërë realitet këtë ide. Kontaktova në Kosovë aso kohe drejtorin e Qendrës Kinematografike Fatos Berishën I cili më mbështeti duke më besuar gjithë prodhimet e Qendrës. Shkova në Shqipëri dhe takova drejtorin e Qëndrës Kombëtare të Kinëmatografisë Artan Minarollin, edha ai më dha mbështetje të pakrahasueshme duke më lënë në dispozicion gjithë prodhimin e filmave të Qëndres, edhe ato të Kinostudios. Organizova takime me producentët më të njohur shqiptar në Kosovë e Shqipëri të cilët që nga moment I parë më dhanë perkrahje duke më dhënë prodhimet e studiove të tyre, ndër ta është Blerim Gjoci, I cili secilin edicion solli gjithë krijimet e shtëpisë së tij filmike. Të gjithë këta përsona I falënderoj sinqerishtë që më mbeshtetën që në edicionin e parë. Po më mbështesin edhe në këte edicion të III-të. Prandaj, Java e Filmit Shqiptar me mbështetjen e këtyre qëndrave të filmit po krijon një imazh të ri në prezantimin e filmit shqiptar në botë.
Cilat kan qenë sfidat e stafit organizues për edicionet e e kaluara ?
-Sfida gjithmonë ka, por kur ke dëshirë dhe vizion të qartë në atë se cfarë do të arrish, në atë se cfarë do të krijosh, atëhere gjithëcka kalon. Organizimi I një eventi kaq të madh sigurisht se don përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe financime, por përvoja ka bërë që ti tejkalojmë këto sfida dhe të bëjmë më të mirën për këtë event. Ndërsa këtë edicion unë kam në bordin e festivalit profesionistë nga fusha të ndryshmë të cilët po më japin mbështetje të pakusht, siq janë: Arlina Prelvukaj -Cordinatore usa, Robert Budina-regjisor (Shqipëri), Vlora Qosja- producente (Californi), Ilir Kabashi- regjisor (Kosovë), Ben Fejza -producent (Maqedoni), Bajram Shala -Hartues I programit, dhe miqt e bashkëpunëtorët; Mike Dusi, Simon Qafa, Drita Ramadani, Egzon Bunjaku, Eri Belushi, Larry Morison, Leo Perezic, dhe gjithashtu dua të falënderojë sinqerishtë Ermira Babamusta për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe të tjerët bashkëpunëtorë të cilët më frymzojnë përditë
Si ndiheni kur shikoni që ky aktivitet po e rritë nga viti në vitë interesin e pjesëmarrësve për konkurim nga Kosova dhe Shqipëria. Kur e nisët këtë festival e prisnit këtë vëmendje ?
-Që në edicionin e parë e kam pasur të qartë për mundësinë që do t’ ju krijojë artistave shqiptar ky event, dhe për paraqitjen pozitive që do ti bëhej vendit tonë, qëllimi ishte si të implementohej kjo ide e jona aq e kushtueshme. Interesimi për pjesmarrje sigurisht se është shumë I madh. Artistët shqiptar në botë sot kanë krijuar një emër dhe një reputacion në vendet ku jetojnë e veprojnë. Gjithashtu shumë producentë, regjisorë e shumë aktorë, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova e Maqedonia kanë arritur suksese me punën e tyre, duke u shpërblyer në shumë festival ndërkombëtare. I gjithë ky potencial që sot po shpërthen në botë do të paraqitët në Javën e Filmit në Nju Jork, prandaj edhe vëmëndja është në rritje e sipër, si nga komuniteti shqiptar këtu, ashtu edhe komunitetet e tjera. Kjo është mirë për kulturenn shqiptare, për filmin shqiptar që të pëlqehet nga audience amerikane. Ta shohin vendin tonë nga një përspektivë tjetër, sepse ne jemi një kombë që I përkasim civilizimit dhe si të tillë duhet të prezantojmë para botës. Askush më mirë se gjuha e filmit nuk mund ta përqojë këtë realitet tonin.
-Nga 45 filma të ardhur nga shumica nga Shqipëria dhe Kosova, çfarë selektimi keni ndjekë për përzgjedhjen e tyre. Ku janë fokusuar temat?
– Kanë qenë rreth 100 projekte filmike që kane aplikuar për këtë edicion të 2014-s. Për të selektuar këto krijime është kujdesur bordi artistik I drejtorëve . Janë perzgjedhur gjithsejt 47 filma të cilët do të shfaqen në kuadër të këtij edicioni. Këto filma janë krijime të dy viteve të fundit. I përkasin zhanreve të ndryshme, sepse krijimtaria shqiptare nuk është edhe aq e madhe që të kemi mundësinë të përzgjedhim vetëm një zhanër, apo një temë të caktuar. Kështuqë kriter I vetëm ka qenë që filmat të jenë të punuar profesionalisht në aspektin teknik dhe artistic.
Programi 2014: http://albanianfilmëeek.net/program/
Jo pa qëllim në fill të intervistës e përmenda se ju jeni bashkëthemeluese e këtij festivali që natyrishtë ka qenë një arritje kjo e komunitetit të artistëve shqiptarë në Amerikë. Mirëpo kësaj rradhe kemi dy festivale nga dy themeluesit e tij. Çfarë ka ndodhur realisht ? Mbasi edhe kolegu juaj Arioti ka argumentat e tij
-Z. Sina, Festivali Java e Filmit Shqiptar në Neë York do të mbahet me të njejtin emer si dy edicione të tjera dhe nuk ka nevojë të ndërroj emer, sepse është e licencuar në kuadër të kompanisë Nil Production, kompani e cila paguan taksa në shtetin amerikan dhe si e tillë mbrohet me ligj….sot në Amerikë mbahen festivale në secilën “mahallë”, por në Festivalin Java e Filmit Shqiptar do të shfaqen projekte serioze të regjisorëve të mirënjohur shqiptar. Mbase vetëm në këtë mënyrë ne mund të prezantojmë denjësisht kulturën shqiptare. Kjo do të dëshmohet më së miri në nëntor.
Pse kjo dy festivale të njëjta ?
-Mund të bëhëen edhe tri, edhe pesë….sot askush nuk ka të drejtë ta mbajë monopolin, I ndrron një shkronjë eventit edhe bëjë qfarë të duash…kjo është Amerika…, por Java e Filmit Shqiptar është I vetmi event që do të zhvillohet me ketë emër si dy vitet e mëparëshme, pra në edicionin e tretë. Të gjithë të tjerët duhet të bëhen të sinqert dhe të krijojnë eventet e tyre, me mundin e tyre, me reputacionin e tyre, pa shkelur mbi kurrizin e tjetrit, sepse kjo nuk është as e drejtë as e nderëshme. Është më se e qartë se kinematografija shqiptare nuk është “fabrikë filmash” që të përballojë tregun për dy a tri festivale në Amerikë, por unë ju garantoj z. Sina, se Java e Filmit Shqiptar me potencialin aktual që ka do të jetoj përballë cdo vështërsije dhe në mënyrën më të denjë do të prezantojë krijimet me vlerë të cdo artisti shqiptar.
Festivali i juaj starton në datën 21 Nëntor dhe këtë vit ashtu si dhe në dy edicionet e tjera ka një pjesëmarrje prej dhjetëra filmash, prodhime shqiptare por dhe të huaja. Diçka mbi filmat dhe zhandrrin e tyre a mund të na thoni ?
-Sic e përmemdëm dhe më përpara, janë gjithsejt 47 krijime të kinemasë shqiptare dhe asaj të internacionale. 40 filma janë në seksionin zyrtar Competition dhe nje Albanian classic, 2 special screening dhe 4 noncompetition. Kategoritë e filmave që do ti prezantojmë janë: Filmi I gjatë, filmi I shkurtë dhe ai dokumentarë. Zhanret janë nga më të ndryshmit; drama, triller, comedi, aksion etj.
Cila është ajo që do të jetë risia e këtij festivali ?
Është programi I pasur me krijimet më të reja të kinemasë shqiptare. Prezenca e artistave shqiptar gjithandej botës do të rris interesimin për krijimin e urave të reja dhe bashkëpunimeve në mes të artistave shqiptar dhe atyre amerikan. Gjithashtu, Interesimi I medias amerikane për të përciellur këtë event është shumë I madh, meqë ne do të paraqesim të gjithë programin e Javës tek AMC Theatre. Dhe, risi të tjera të cilat do ti paraqesim në vazhdim…
- « Previous Page
- 1
- …
- 294
- 295
- 296
- 297
- 298
- …
- 544
- Next Page »