• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjaku i Dëshmorëve bën historinë e lirisë

April 17, 2014 by dgreca

Refik Gërbeshi, Dëshmorët e Kombit – Mareci ’99, Prishtinë, 2014/
Nga Prof. dr. Nusret Pllana/
Përkufizimi/
Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë. Përkufizimi gjaku i dëshmorëve bën historinë e lirisë, mund të duket abstrakcion krijues, por kur lexon veprën e Refik Gërbeshit, Dëshmorët e Kombit – Mareci ’99, atëherë qartësohet dhe konkretizohet rrafshi kombëtar, jo vetëm i idealit të tyre, por edhe i gatishmërisë për të dhënë jetën.

Hyrja

Kur lexon veprën e Refik Gërbeshit, Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99, hapen udhët për të hetuar shkollën e edukimit kombëtar, që ka rritur djemt dhe vajzat e lirisë, hapen rrugët për të hetuar idealin që e kishin mësuar nëpër këngët dhe bëmat e stërgjyshërve, gjyshërve dhe baballarëve të tyre, të cilët kërkesave të historisë i kishin bërë ballë me pushkën krahut dhe me sakrificën e tyre.
Kjo shkollë e madhe e atdhedashurisë ishte bërë pjesë e jetës së të rinjve e të rejave shqiptare, edhe të dëshmorëve të Marecit, ishte bërë pjesë e idealeve, të cilat bëhen realitet historik vetëm me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ishin bërë pjesë e këtij realizimi të këtyre idealeve edhe Dëshmorët e Kombit nga Mareci i Shyt Marecit dhe i bashkëluftëtarve të tij. Prandaj, mund të thuhet, se ishte bërë shkollë edhe për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve që kishin derdhur gjakun për lirinë e tokave të pushtuara.

Historia e atdheut shkruhet edhe me gjakun e tyre

Autori Refik Gërbeshi, fillimisht është marrë me historinë e gjatë të këtij toponimi dhe të këtij vendbanimi. Është marrë me gjëllimin e tij nëpër të gjitha stuhitë e kohrave, të cilat kishin lënë gjurmët e tyre edhe në kujtesën e berezave të shqiptarëve të kësaj ane.
Prandaj, kur lexon të dhënat që ka afruar autori i kësaj vepre, Refik Gërbeshi, në monografinë e tij Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99, lexuesi ka përshtypjen se po shfleton historinë shekullore të kësaj treve të lashtë shqiptare, ekzistenca e sëcilës arrinë deri në legjenda. Më tutje, lexuesi ka përshtypjen se po lexon gatishmërinë e brezave të burrave shqiptarë, të të gjithë brezave, për të dhënë jetën për tokën e tyre. Doemos krijohet bindja, e mbështetur në fakte se jo vetëm udha e ardhjes së lirisë, por e tërë historia e kësaj pjese të atdheut gjëllinë në gjakun e tyre, merrë frymë me gjakun e tyre, bëhet realitet jetësor i shqiptarëve të lirë, me gjakun e tyre dhe, në fund të fundit, bëhet pjesë e jetës sonë historike duke kultivuar shenjat e kujtesës sonë kombëtare.

Ndërtimi i veprës për Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99

Vepra e Refik Gërbeshit, Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99, ka një strukturë të veçantë ndërtimi. Autori ka shpaluar së pari disa veçori karakteristike të kësaj treve, jo vetëm në kohën e pushtimit të saj, por edhe përtej lashtësive historike, që nga gojëdhënat dhe legjendat. Thuajse autori ka dashur ta bind, së pari veten, pastaj familjarët e dëshmorëve të Marecit të vitit 1999, pastaj të gjithë shqiptarët, se pa shenjat e kujtesës historike të kësaj treve shqiptare, zor se do të kishte fytyrë të plotë njeriu, liria për të cilën Dëshmorët e Kombit nga Mareci janë sakrifikuar në luftën e madhe për lirinë e kësaj pjese të atdheut.
Më tutje, autori ka marrë nëpër duar të dhënat jetësore, jo vetëm të djemve që ishin bërë shenjë e ardhjes së lirisë, por edhe të familjeve të tyre. Në jetëshkrimet e Dëshmorëve të Kombit – Mareci ‘99, autori ndonjëherë ka qëmtuar edhe breza të tërë të familjarëve të dëshmorëve, jo vetëm për të dhënë udhën e jetës historike të familjes, por edhe idealin e atdhedashurisë për lirinë e të cilit kishin dhënë jetën Dëshmorët e Kombit të Marecit në vitet e lavdishme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të dhënat jetësore për dëshmorët e Marecit, të dhënat familjare, të dhënat për rrugën historike të akëcilës familje të dëshmorëve, për të cilët ka shkruar, të shumtën e herëve janë mbështetur në shënimet që ka mbledhur vetë autori, kurse në raste janë argumentuar edhe me të dhëna nga vepra të ndryshme historiografike, në të cilat temë kryesore ka qenë Mareci, apo historia e periudhave të caktuara të kësaj treve.
Biografitë e secilit dëshmorë për të cilët ka shkruar autori i kësaj vepre, Refik Gërbeshi, janë në radhë të parë të dhëna autobiografike për jetën e tyre, deri në aktin e rënies për liri. Pastaj janë të dhëna për bëmat e tyre në beteja të ndryshme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më tutje, janë të dhëna për rrugën jetësore të tyre, si dhe për shpalimin e idealeve të tyre, deri në aktin madhor të rënies në altarin e lirisë.

Përfundim

Duke lexuar me vëmendje veprën e Refik Gërbeshit, Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99, vjen natyrshëm mendimi se pa sakrificën e të gjithë Dëshmorëve të Kombit, kudo dhe kurdo që kanë rënë, as çlirimi i kësaj pjese të gjeografisë kombëtare, as ardhja e lirisë nuk do të ishte bërë realitet në jetën historike të popullit tonë.
Prandaj, është vendi të thuhet, siç del në këtë vepër, se ata që ju bënë krahë ardhjes së lirisë, janë shenjat e kujtesës sonë historike, pa të cilat një popull mbetet pa kujtesën e ekzistimit të tij, e atyre që ju shlyhet kjo kujtesë, fatkeqësisht historia ju përsëritet, siç ka ndodhë jo rrallë herë edhe me popullin tonë të shumëvuajtur.
Falë gjakut të këtyre Dëshmorëve të Kombit, të cilët i ka përjetësuar në këtë vepër autori Refik Gërbeshi, lexuesi mëson se udha që kanë ndjekur të rënët për liri, pra edhe Dëshmorët e Kombit nga Mareci i Gollakut, është e vetmja udhë e bërjes së lirisë dhe e bërjes së tërësisë së atdheut. Ky ishte ideali i të gjithë Dëshmorëve të Kombit, rrjedhimisht edhe i Dëshmorëve të Marecit ‘99.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gjaku i Dëshmorëve bën, historinë e lirisë, Nusret pllana

Arkeologjia unike në Ballkan sipas gërmimeve të Universitetit të Olsos

April 15, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.
Universiteti i Oslos,Norvergji gjatë viteve 2008 kreu gërmime arkeologjike në zonën kufitare midis Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.Në rrjedhën e disa javë gërmime arkeologjike intensive k të realizuara në vjeshtë, ekipi arkeologjik gjeti gjurmë të rëndësishme që u përkisnin një post tregtare ilire që është më shumë han me kohë dy mijë vjecare.Gërmimet e kryera në Ballkan nga Universiteti i Oslos , ishRoyal Frederick University është universiteti më i vjetër dhe më i madh në Norvegji , vendosur në kryeqytetin norvegjez të Oslos ,universiteti është i njohur si një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Veriore . Rangimi akademik i Universiteteve Botërore e kanë renditur atë në universitet e 67 më të mirë në botë, mbajnë vulën e një përpjekje shkencore.
2.
Enciklopedia britanica:Provincën romake të Ilirisë shtrihej nga lumi Drilon ( Drin, në Shqipëri moderne ) në jug të Istrias ( Slloveni moderne dhe Kroaci ), në veri dhe në Savus ( Sava ) lumin në lindje ,qendra e saj administrative ishte Salonae ( afër Split ) ne Dalmaci . Me zgjerimin e Perandorisë Romake përgjatë luginës së lumit Danub , Iliria u nda midis provincave të Dalmacisë dhe Pannonia .Opinion i parë i ngrehur në këndvështrimin historik të një autori italian në vitet’ 30 të shekullit të XX.Ilirët dhe Iliria .Me këtë temë për fqinjët e tyre përkarshi detit Ardiatik, Piero Sticotti në viti 1933, shqyrton vendin dhe origjinën e ilirëve mirëpo gjykimi i tij vjen sipas traditës letrare greke e cila ofron lajmet më të hershme , por edhe më shumë të paqarta .Sticoti merr në analizë një legjendë të s hquar ështëlegjenda e Illirio , që i kishte lindur Mbretit Cadmus pas transferimit të tij nga Thives në tokën ilire , bëhet heroi eponymous degl’Illirî , ai ka një djalë, Encheleo nga ana e prindit të një tjetër fis ilir ,Enchelei që dominuan gjatë shekullit . VII . C. territori i gjuhës shqipe .
Fqinjët e Enchelei janë sipas grekëve Chelidonî , edhe Taulanti dhe Ardiei ose Vardei , trashëgimtarët e Enchelei në mbretërinë ilire . Këto dhe popullsi të tjera ilire , të tilla si. Labeati lokalizuara (Labeate) ( liqenit të Shkodrës ) , janë kuptuar nga grekët nën emrin e përbashkët të Ilirisë ( ‘ Ιλλυρία ) ose Illiride më të zakonshme ( ‘ Ιλλυρίς [ γῆ ] ) i korrespondon ( Regnum ) Iliri me kapital Scodra ( Shkodër e Shqipërisë ) , më në fund pushtuar nga Romakët në vitin 168 C. humbjen e mbreti Perseu Genzio .
Duke gjykuar me këtë rast edhe pse nga burimet greke nuk është theksuar ose vendqëndrimin apo shkallën e Ilirisë , është e qartë se deklaratat e tyre kanë të bëjnë vetëm për pjesën jugore të territorit të banuar nga fiset ilire , dmth ato rajone që kufizohen me Greqinë do të mund të jetë e njohur vetëm nga shkrimtarët e saj më të lashtë . Gjejmë tek P.Sticoti, mundësin për të shqyrtuar shtrirjen deri mbi Danub dhe përmëndjen e ilirëve nga shkrimtarët e lashtë grek.Ajo tashmë është vërejtur ,thotë Sticoti ,në raste të tjera , nocionet gjeografike të grekëve nuk të bëhet mbi bregun SE të Adriatikut , e cila ishte për ta në këtë mënyrë kufiri i skajshëm i tokës së banuar . Dhe të njëjtën gjë bënë Plini , kur ai e quan këto ilirët e jugut, nuk bën asgjë, por konfirmon opinionin e Herodotit në këtë faqe vjetër të Ilirisë. 2.
Territoret ilire me shtrirjen e tyre deri përtej Danubit.Tezë e hedhur qyshkur.
Shumë më të thella janë njohuri,shkruan Sticoti, se romakët kanë fituar direkt në vendet ilire mëse se dy shekuj të operacioneve ushtarake , të cilat çuan në pushtimin dhe organizimin e Dalmacisë , Moesia , Pannonia , Noricum , Raetia dhe Vindelicia : këto rajone midis Adriatikut dhe Danubit u kombinuar në një zonë të vetme doganore me emrin Iliri , ndërsa me të njëjtin emër ka shërbyer për të caktuar në kuptimin më të rreptë , ndoshta sepse më dukshëm krahinë ilire ,kthemeluar në vitin 2.7 para Krishtit . C. dhe përfshin Dalmacinë me territorin në lindje të lumit Drino , Pannonia për disa kohë dhe gjithashtu një vend ishte më vonë Moesia superiore.
Në kuadër të këtyre kushteve do të jetë shumë i përhapur me të njëjtën përmbajtje që zakonisht konsiderohet territore ilire territor (par excellence) .Problemi ilire duhet të jetë vendosur mundësisht në studimin e materialit gjuhësor . Ky material është marrë nga dy burime : një, shumë të varfër dhe të papastër , është trajtë e gjuhës shqipe , dhe të tjera të bollshme dhe të ndryshme , mbishkrime . Përveç një glosses disa , këto janë kryesisht emrat e vendeve dhe të njerëzve , të cilat janë shtuar në hapat e greke dhe autorët latinë.
Duke vepruar në këtë drejtim mund të vërehet lidhjet farefisnore dhe prirje pak a shumë të ngushtë : në lindje, në jug me dardanëve , paionianëve , maqedonasit , trakët dhe me popullin e Greqisë së Epirit të gjithë rrugën poshtë n të Peloponezit , në veri me Quadi dhe fiset tjera të Sudetenland dhe Danub në rajonin e Balltikut , në perëndim me Giapidi Liburnit , gl’Istri ,Carni ( ku , p . shembull . , ἕλος Λούγειον për Liqenin CIRCON , dhënë nga Straboni , venedikasit , të Picenes ose Picenti dhe popullsitë pulieze Iapigi dhe Messapi .
3.
Publikuar në 10 tetor 2008 në Scence Daily zbulimet unike arkeologjike në Ballkan
,ku pohohet se :Ilirët ishin popull i lashtë të cilët jetonin nga gjuetia, peshkimi dhe bujqësia . Ata ishin të njohur si luftëtarë dhe piratët . Jo vetëm që ata luftojnë kolonistët grekë dhe banorët romake , fiset e ndryshme feude gjithashtu midis tyre . Megjithatë, gjetjet arkeologjike tregojnë se ilirët gjithashtu kishin lidhje tregtare me romakët .
” Ky zbulim është unik në një perspektivë evropiane . Ne kemi konstatuar se Desilo , ishte vendi quhet , ishte një post i rëndësishëm tregtar të një rëndësie të madhe për kontakt ndërmjet ilirëve dhe romakëve , ”
Marina Prusac tregon revistës kërkimore Apollon në Universitetin e Oslos .
Çuditërisht gjetej të mëdha janë bërë në një periudhë të shkurtër kohe . Arkeologët kanë zbuluar rrënojat e një zgjidhjeje , mbetjet e një liman që ndoshta ka funksionuar si një pikë tregtare , si dhe shumë anije të mbytura , plotësisht të ngarkuar me bute të verës – ashtu- quajtur amforat – nga shekulli i parë Arkeologu Adam Lindhagen , i cili ka një doktoraturë nga Universiteti i Lundit dhe është i specializuar në amforat romake , thotë se kjo është gjetja më e rëndësishme e të gjitha kohërave nga zonat ilire .
” Ka shumë për të sugjeruar dhe se shumë më tepër është e fshehur në baltë . Ne kemi gërvishtur vetëm sipërfaqe deri tani , “tregon ai .
3.
Teoria Pirate
Ajo filloi në pranverën e vitit 2007 , kur Profesor Snjezana Vasilj i Universitetit të Mostarit kanë gjetur 16 anije ilire në Desilo , plotësisht të ngarkuar me amforat vere romake . Gjetjet iu interpretua shpejt si dëshmi se ilirët ishin piratët dhe se anijet ishin mbytur nga romakët . Edhe pse teoria pirate e pranuar ka marrë vëmendje të konsiderueshme nga shtypi në shumë pjesë të Evropës , Marina Prusac dhe Adami Lindhagen nuk e besojnë këtë interpretim .
” Ka me siguri ishin aktivitetet pirat përgjatë bregdetit , por kemi menduar se më tepër i rastësishëm që piratët kanë qenë deri më tani në brendësi të tokës dhe aq afër koloni e rëndësishme romake të Narona . Sipas mendimit tonë Desilo mund të ketë qenë një qendër tregtare . “Desilo ndodhet 20 kilometra larg bregut në një fushë nga lumi Neretva . Lumi është e vetmja arterie e trafikut përgjatë gjithë bregdetit kroat që shkon në malet e Ballkanit . Ajo është e gjerë dhe që rrjedhin për 30 kilometra apo më shumë , pas të cilës bëhet pjesët e saj të ngushta .Pranë Desilo ka arteriet edhe të lashta të trafikut të tokës në drejtim të të dyja Narona , i cili ishte i pari një post tregtare greke dhe pastaj një koloni romake , dhe zgjidhjen ilire ” Daorson ” –i sotëm Osanic .
” Desilo është vendosur në pikën më intim me një gji të qetë për transferimin e mallrave në anije të vogla , kështu që vendi është perfekt për një port të brendshëm tregtar . Ne e dinim se nëse kemi gjetur një port kjo do të përbënte një shembull të rrallë të një pikë takimi në këtë peizazh të padepërtueshëm . Dhe e gjetëm atë! ” Një kënaqur Znj Prusac tregon .Gjatë dy mijë vjetëv të fundit lumi ka ndryshuar në mënyrë të përsëritur shtratin e tij në deltë . Arkeologët gjetën eshtrat e tregtare ilire nën disa metra baltë dhe llum, kur pronarët e tokave – vënë në dispozicion të tyr,një eskavator. Duket se disa pjesë të murit që kryelartë nga balta nga buzë të ujit mund të ketë funksionuar si një nga shumë kalata në rolin e tregtisë . Muri është 20 metra i gjatë dhe 60 centimetra i gjerë , dhe është ndërtuar si një strukturë poligonale .
” Muri ishte solid dhe i qëndrueshëm . Ana tjetër nuk është e ndërtuar aq mirë dhe ka shumë të ngjarë ka funksionuar si një dige . Ka qenë një numër ankorim vendosur në të njëjtën lartësi në mur , pothuajse si një grup horizontale . ”
Dhe, në qoftë se kjo nuk ishte e mjaftueshme , arkeologët nga Universiteti i Oslos gjithashtu zbuluan se nuk kishte të paktën dy herë më shumë anije si ato që ishin regjistruar tashmë . Anije , që romakët e quajtur Lembi , ishin të njohur për manovrimin e tyre të shpejtë .Në shumë pjesë të qeramikës të gjetura tregojnë se ky ishte një vend i madh tregtarë . Dhe e fundit por jo më pak : rreth njëqind metra nga site port ata gjetën një vendbanim ilir . Për më tepër , në bashkëpunim me – pronarët dhe së bashku me nxënësit zbuluan formacione tarraca në shpat mali .
” Kjo gjetje mund të interpretohet vetëm se tregon praninë e një zgjidhjeje që me sa duket ka ekzistuar për disa qindra vjet ose edhe më gjatë para se të ketë filluar tregtia midis ilirëve dhe romakëve . “Disa varre – vjetër – u zbuluan. Një numër gjen të veçanta janë bërë edhe në zonën : pjesë spirancë , heshtë dhe kërci , kopset metali për veshje f .
“Falë baltës dhe ujit të freskët objektet janë çuditërisht të ruajtura mirë . Ujë i kripur do të kishte shkatërruar pjesët e drurit . “Në shtratin e detit , së bashku me anije , arkeologët nga Moster gjetën qindra copa të amforat deri në 700 kapak.
” Importet nga koloni romake e Narona p duhet të ketë qenë shumë më të gjera se sa kemi menduar më parë , “-vë në dukje Adam Lindhagen.Ai ka analizuar qeramikën për të gjetur se ku erdhën nga amforat . Ato ishin prodhuar vetëm përgjatë bregdetit dalmat – nga ku vera është eksportuar në gjithë Perandorinë Romake .
” Në këmbim të verës romakët mund të kenë blerë kripë , metal , lëkurë dhe skllevër . Çmimi mund të ketë qenë i njëjtë në veri . Sipas Julius Caesar ( 100-44 pes) , ishin të kënaqur që të bie në ujdi një rob për një amforë verë me 25 – litër . ”
Ndërsa Profesor Vasilj ishte i mendimit se të gjitha anijet ishin të zhytur në të njëjtën kohë në një fushatë romak kundër Pirates ilire , arkeologët kanë gjetur indikacione se anijet ishin mbytur gjatë një periudhe prej gati një qind vjet . Dëshmia e tyre është e bazuar në takim e amforave të verës .Një nga pyetjet e madhe është arsyeja pse asnjë nga amforat nuk janë të gjithë pjesët . Ata janë të gjitha në fragmente .
” Ne nuk e dimë pse anijet ishin zhytur dhe s shkatërruar . Është absurde të mendosh se romakët i mbytën pothuajse një mijë amforat që përmbanin verën e tyre . Amforat mund të ketë qenë hedhur kur ata do të qenë të zbrazur . Por eshtrat e kafshëve, dhëmbët kalë, qeramikë ilire dhe armë si akset dhe shtiza janë gjetur edhe në det . Pra, është e mundur që ata bënë flijime rituale në det – një fenomen i njohur në Skandinavi ne epoken e hekurit . Nëse ne mund të konfirmoj se ky është rasti , atëherë ky është shembulli i parë që kemi dëgjuar nga zona ilire . Hulumtimet arkeologjike në iliri ishte përdorur politikisht si zam kulturës – historike të grupeve të ndryshme. Sot fokusi është më shumë në dallimet në mes popujve ilire .” Termi neutral ‘ ilir ‘ ishte aplikuar për të gjitha grupet etnike. Ilirët janë përshkruar si luftëtarë , dhe fokusi pak ka qenë vendosur në lidhjet paqësore midis ilirëve dhe Romakëve . Pra, është e rëndësishme që të jetë në gjendje të zbulojnë marrëdhëniet paqësore dhe për të treguar se ilirët kishin bërë një rrugë të gjatë në kontakt e tyre kulturore me kombet e tjera , në të njëjtën kohë si kishte dallime të mëdha në mes të fiseve ilire . Prandaj zbulimi ynë është i rëndësishëm për të kuptuar e identitetet kulturore në Ballkan në kohrat e lashta , ” tregon Marina Prusac.

Filed Under: Kulture Tagged With: Arkeologjia unike ne Ballkan, Gezim Llojdia

Perënditë flisnin shqip

April 15, 2014 by dgreca

Nga Nikolla LENA/
Zakonisht fundjavat nuk më pëlqen t’i kaloj në Tiranë.
Mbase zhurma, ajri i rëndë, mbingjeshja njerëzore më shtyjnë drejt periferisë. Këtë herë u drejtova nga fushat e Myzeqesë.
Kisha dëgjuar për një prodhim të bollshëm dhe një tregti të mirë të produkteve bujqësore të kësaj zone në këtë stinë, inisiativat e Ministrisë së Bujqësisë për fermerët e myzeqesë,si dhe përgatitjet e tokës për mbjelljet pranëverore që sa po kanë nisur. Nëpër fusha të zinte syri makineri bujqësore që pastronin tokën duke e bërë gati për plugim,pemë të harlisura nga gjelbërimi,kultivues të përkulur mbi parcelat e tyre e gjithëfarsoj procesesh të stinës në bujqësi.
Mbasi përshkova fushat e Kavajës, Lushnjës, nuk po më pëlqente shumë ti ndahesha asfaltit dhe autostradës komode drejt Fierit. Një shi i imët “britanik”, na shoqëroi pothuajse që në nisje.
Një shi lulesh i thonë në këto anë,sepse ndihmon bimët të shpërthejnë sythet e tyre.Dhe vertetë kumbullat,pjesëhkët,shelgjet ishin spërkatur në të bardhë nga petalet e tyre.
Në kthesën e fortë afër Kolonjës më shfaqet përball manastiri I Ardenicës. Si një murg i lashtë,hijerëndë, qëndronte ulur maj kodrës në një natyrë të qet. Qiparisë, pisha dhe drurë të harlisur e mbanin mes tyre këtë “plak” të moçëm dhe lëshonin pikalotshiu mbi zhgunin e tij të tymosur. Hija e tij e rëndë si një magnet i fuqishëm më tërhoqi drejt vetes. Një rrugë e asfaltuar më uli drejt e në prehrin e tij.
Gjeta plot makina vizitorësh që ishin parkuar për-rreth. Muret e rëndë dhe porta e madhe me shulin e ndryshkur që varej si lavjers i sahatit-kohë, më krodhën në një tjetër realitet.
U futa dhe unë në kishën e vjetër dhe gjeta ciceronin përball një grupi turistësh gjermanë, që po u tregonte mbi historikun e themelimit të këtij objekt-kulti,zografët që kishin realizuar Zotat në pikturat murale,Kostandin dhe Thanas Zografi,Shpataraku i famshm etj. Ikonostaset që prej 1744,një busull zodiakale në dyshemenë e kishës,e plotë data të tjera historike.
Data që rrokulliseshin thellë në shekuj mbase që pas vdekjes së Krishtit kur dishepujt e tij u shpërndanë nëpër Evropë që të mbillnin”farën”e mirë dhe historia qëndronte në kohën e Bizantit, aty ku merrte formë të plot dhe ky manastir rreth vitit 1282. Ciceroni u ndal edhe te heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti,që celebroi martesën e tij me bijën e Aranitit, Andronikën më 21 Prill të vitit 1451 pikërisht në këtë kishë.
Dy vite me vonë, në fund të Majit të vitin 1453 Kostandinopoja do të binte përfundimisht nga vullneti i hekurt i një djaloshi 22 vjeçar me emrin Mehmeti i dytë. Muret e rëndë të kokës së dytë të shqiponjës romake,që kishin rezistuar për njëmijëvjet sulmesh barbare, Venetikase, Otomane u shkërmoqën përball rinisë dhe mëndjes së këtij djaloshi-sulltan.
Thon se ushtari i par që shkeli brenda tyre dhe nguli flamurin osman, ishte me origjin shqiptare. Nuk di përse Ai më sjell ndërmend Aleksandrin e Olimpias(Olimbisë)të quajtur i madh. Mbase që Aleksandri ishte stërnip i këtyre trojeve.
Turistët u shpërndanë të sodisnin peizazhin natyror rrotull manastirit,gjë që e bëra edhe unë. Ishte si një kullë vrojtimi ku syri mund të shikonte në të gjitha anët.
Në lindje ngrihej Tomori madhështorë, në jug shtrihej Apolonia,më tutje vjosa dhe Narta ,ndërsa në perëndim ndeshje Detin pa fund me pishat e lashta të Divjakës që i rrinin si kurorë.Ka një legjendë për këto pisha,por dhe një histori.Kujt ti besojmë legjendës apo historisë?!Shpeshherë historia është shkruar nga legjendat.Kështu ndodhi me zbulimin e Trojës, e tha Homeri, Shlimani besoj në thënien e tij dhe ja ku doli Troja.
Kush e solli këtë pishë këtu?! Ushtarët e Cezarit në aventurën e gjeneralit të tyre për të shkatërruar ushtrinë e Pompeut që kishte ngritur çadrat në Karpen të Kavajës. Ata hodhën kokrrat e para të stikave të mara me vete në xhepat e kapotave të vjetra në marshimin e gjatë që niste prej Romës së vjetër.
Rrugët e saj hijeshoheshin prej pishave të buta njëlloj si këto këtu në Divjakë. Mbase I konsideronin si çamçakiza të kohës së tyre. Relaksoheshin me to para betejës. Kokrrat e para ranë nga xhepat e grisur të kapotave ushtarake gjatë fushimit në rërën e plazhit pas zbarkimit prej anijeve luftarake dhe mbin e morën jetë në këtë plazh të bukur. Përballë kishin varkat me rrema të lundrimit, detin e gjerë dhe pas tij Atdheun. Mbrapa shpine Pompein dhe një tokë të huaj. Një tokë që e njohën dhe e lakmuan. Më vonë e pushtuan dhe ngritën qytetet dhe qytetërimet e famshme si Apolonia dhe Dyrrahu.
Më nxori nga kjo përhumbje historike, hija e zhgunit të murrmë të dy burrave që kaluan në koridorin e ngritur pas murit të kishës.Kisha dëgjuar për murgj në këtë manastir,por s’kisha arritur ti shihja.Të gjith flisnin dhe heshtnin për ta. Edhe vet kishtari i shmangej kësaj pyetje. Ishin dy, pesë, gjashtë…nga kishin ardhur dhe ç’bënin aty?!.. Murgj…manastir, mjegull enigmatike. Ata u larguan si hije brenda thesit të tyre dhe u futën në një deriçkë misterioze. Lash murgjit në shenjtërinë e tyre dhe hodha sytë te këmbët e kodrës,aty ku kalonte degëzimi i rrugës Egnatia. Një degëzim i saj zinte fill në Apoloni, përshkonte gjith vargëkodrën deri në prerjen e lumit Shkumbin, merte djathtas dhe bashkohej me degën kryesone në Klodiana(Peqini i sotëm)për të vazhduar deri në Kostandinopoj. Nuk bindesha që themelet, gurët e këtij manastiri të zinin fill në vitin 1282.Nga lartësia,dominimi pamor,të jepte përshtypjen e një kulle vrojtimi, vendroje, garnizon që vëzhgonte…kë?.
Lëvizjet në via “Egnatia”Lëvizjet prej Apolonisë drejt Dyrrahut dhe Klodianës.. Po emri “Ardenicë” nga erdhi? Ky emër e kapërcen periudhën Romake, dyndjet Helene dhe ngjitet drejt “perëndive” drejt miteve. Ardenicë=Artemisë,perëndia e gjuetisë, motra e Apolonit,perëndisë së dritës dhe artit,bijtë e Zeusit. Sa afër njëri-tjetrit, as dhjetë kilometra në vijë ajrore. Njëri në Apoloni, tjetra në Ardenicë.Në shtegëtim “perëndish” Ardenica mund të quhet si një rezidencë verore e Artemisës,që bashkë me “perëndi” të tjera,kan pasur ngulimet e tyre në këto troje, nga malet e thepisura deri në fushat e shtruara.
Ato kanë folur Shqip.Prandaj ky vend duhet begatuar dhe respektuar, është vend “perëndish”.Jo larg prej këtej,rreth pesë kilometra ndodhet varri i një tjetër shenjti, i “Shën Kozmait”, varrosur në kishën e Kolkondasit,ose më saktë,mbi varrin e Tij u ngrit një kishë.Po ç’ishte ky njeri-perëndi,që erdhi të prhapte dritën e dijes si vet Prometeu dhe u shenjtërua në kto anë? Një histori që duhet treguar…
U ngulita me vështrim nga deti. Brezi i halorëve të Divjakës ma bëri me sy. Po thash. Aty ka det,pyll,ajër të pastër dhe peshk të freskët. Ka histori. Nga klubi I “shoferit” mora për në perëndim duke çar përmes disa fshatrave, Këmishtaj,Gradishtë, Gur, Kryekuq, Mizë, Divjakë.
Në të gjithë këtë hark më shoqëroj një rrugë e gjerë,e sistemuar dhe e asfaltuar mirë dhe me trotuare në të dy krahët. Kudo shikoje njerëz në pikun e punëve së stinës. Asfaltimi i kësaj rruge në formë unaze, lidh fshatrat e kësaj zone me autostradën Lushnje- Fier dhe ka lehtësuar biznesin e fermerëve për rreth.Ministria e Bujqësisë e ka hedhur vështrimin me seriozitet për investime të rëndësishme në këtë zonë myzeqare.Do të ket prodhim dhe turizëm.
Sigurisht, një udhëtim i gjatë ka hak dhe një drekë të shijshme dhe këtë nuk mund ta realizosh më mirë se në Divjakë. Deti, pylli, peshku i freskët…Ali Kali po na priste në maj të kalit me zgarën mbushur me ngjala të ngritur lartë.-“Hani, hani sa më shumë se më jeni ligur”-thërriste Ai.
Divjaka, një tjetër vend historik dhe turistik ku mund të kalosh këndshëm fund-javën.

Filed Under: Kulture Tagged With: manastiri i Ardenices, Nikolla Lena, Perënditë flisnin shqip

”Romeo dhe Xhulieta”bashkon artistët serbë dhe kosovarë

April 14, 2014 by dgreca

Artistë serbë dhe kosovarë kanë filluar të punojnë mbi veprën e famshme ”Romeo dhe Xhulieta” të William Shakespeare, që do të drejtohet nga aktori i njohur serb Miki Manojlovic.
Projekti do të financohet nga Zyra për Integrim me qendër në Beograd dhe nga Qendra Multimedia me qendër në Prishtinë.
Detajet e këtij projekti u paraqitën në një konferencë për shtyp në Beograd nga dramaturgu kosovar, Jeton Neziraj dhe nga aktorët serbë Anita Mancic dhe Goran Jevtic.
“Seleksionimet janë mbajtur tashmë në Prishtinë dhe rreth 71 artistë nga ky qytet, nga veriu dhe jugu i Mitrovicës dhe nga Shkupi aplikuan, që do të thotë se kjo ide është mirëpritur”, tha Manojlovic
”Mendoj se është e rëndësishme dhe e dobishme që të zgjerojmë rrethin e integrimit në qytetet tona, kombet dhe fqinjët”, vazhdoi ai.
“Kjo pjesë do të luhet në serbisht, shqip dhe anglisht dhe premiera do të mbahet në Beograd dhe Prishtinë nga fundi i vitit dhe më pas do të luhet në skenat e vendeve të tjera të Ballkanit” theksoi Manojlovic.
Neziraj tha se projekti ka tërhequr vëmendjen e medias dhe të artistëve. Njëkohësisht ai shprehu kënaqësinë që kjo tragjedi do të vihet në skenë edhe në Beograd.

Filed Under: Kulture Tagged With: artistet, Romeo dhe Xhulieta, shqiptare e kosovare

Artisti Belg Marc Sleen, ekspozon në Shkoder

April 11, 2014 by dgreca

Nga Gaspër MARKU/- Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Shkodër, Ambasada Belge, Fondacioni “Marc Sleen” dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri kanë organizuan në mjediset e qëndrës së BE-së në Shkodër, hapjen e Ekspozitës “NERO” nga artisti Belg Marc Sleen.

Në hapje të aktivitetit, Mirjan Angoni, kordinatore e Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër dhe Vlorë, bëri të ditur se kjo ekspozitë organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, për tu njohur me aspekte të një pune të jashtëzakonshme nga një narrator i shkëlqyer dhe mjeshtri i artit komik: Marc Sleen. Krahas intelektualëve dhe artdashësve të shumtë shkodranë, të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishin edhe ShTZ Zj. Anick Van Calster, Ambasadore e Madhërisë së Tij, Mbretit të Belgëve; Z. Clive Rumbold, i Ngarkuari me punë a.i. i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Z. Willem De Graeve, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Qendrës Belge të Ekspozimit të Karikaturave, etj.

“Kjo është ekspozita e një prej artistëve komikë, apo karikuturistëve komikë më të njohur në Europë, Marc Sleen”, tha Clive Rumbold, duke shtuar se nuk është rastësi, që këtë ekspozitë, këtë vitë e kemi sjellë në qytetin e Shkodrës, sepse Shkodra është një qytet, i cili njihet, jo vetem për disa nga karikaturat më të mira në Shqipëri, por në fakt është një qytet, i cili e ka përqafuar kulturen europiane dhe e ka integruar atë në frymën e vetë. Sipas tij, nëpërmjet këtyre karikaturave komike, të pranishmit kanë mundësi të shikojnë me anë të kësaj dritareje të krijuar prej këtij artisti të madh belg, në punimet e të cilit spikat këndvështrimi europian.

Gjatë fjalës së tij, ai e quajti artin si një element shumë të rëndësishëm, i cili luan një rol shumë të madh në formësimin e të ardhmes europiane të Shqipërisë nëpërmjet arsimit, ku më parë, në Universitetin e Shkodrës ka pasur një seance mësimdhënie, si pjesë e iniciatives belge, që është edhe pjesë e ekspozites në fjalë. “Unë kam besim, vertet besoj që talenti dhe puna e madhe që do të bëjnë të rinjtë shqiptarë, do ta sjellë Shqipërinë, gjithnjë e më afër Europës. Sepse arti në fakt, është një formë të shprehuri dhe po ashtu një gjuhë universale, të cilen ne, në Bashkimin Europian, e vlerësojmë shumë, e ndajmë me njëri tjetrin, dhe po ashtu dëshirojmë që edhe Shqipëria, ta ndajë atë me ne”, theskoi ai.

Ndërkohë, gjatë përshendetjes së saj në hapjen e kësaj ekspozite, ShTZ Zj. Anick Van Calster, Ambasadore e Madhërisë së Tij, Mbretit të Belgëve, duke vlerësuar organizatorët që bënë të mundur organizimin e këtij aktiviteti, tha se iniciativat komike janë pjesë e kulturës tonë, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në kulturën e komunitetit. Ndër të tjera, ajo bëri të ditur se në Shkodër, mbërrijnë pas një turi të bërë në disa prej vendeve të rajonit, duke e vlerësuar këtë qytet për kulturën dhe traditen e madhe që ka në fushën e artit.

Punimet e kesaj ekspozite, që janë edhe pjesë edhe e muzeut përkatës në Belgjike, ai i konsideroi si një mjet shumë efikas që i ofron sa më pranë belget me të huajt e tjerë të shteve përkatëse.

Duke folur për vlerat e autorit të ekspozites, Marc Sleen, të cilin e quajti artin më të famshëm dhe më produktiv, ambasadorja belge, tha se ai është pjesë e librit Guines, me 217  albume, të gjitha të dizenjuara nga ai vetë. Në lidhje me ekspoziten në fjalë, ambasadorja belge, tha se ajo është e fokusuar tek kafshët e egra nëëprmjet vizatimeve komike të ekspozuara.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Artisti Belg Marc Sleen, ekspozon, ne shkoder

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 331
  • 332
  • 333
  • 334
  • 335
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT