• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MARILYN MONROE LEGJENDË E BUKURISË DHE ARTIT

November 5, 2012 by dgreca

(Me rastin e 50-vjetorit tё vdekjes tragjike)/

Nga Gjekё Gjonlekaj / New York*/

Me rastin e 50-vjetorit tёvdekjes tragjike tё Marilyn Monroe revista e njohur amerikane “The National Enqurier” botoi njё numёr special dhe vazhdon: “Pavarёsisht se Marilyn Monroe nuk ёshtё nё mesin tonё tash 50 vjet, kujtimet pёr kёtё perёndeshё tё bukurisё janё gjithnjё misterioze. Ajo ishte pak e shejtё,por edhe pak mёkatore. Tё gjitha gratё habiten dhe janё kurioze pёr vdekjen e saj tragjike”.

”Norma Jeanes dhe fёmijёra e saj e shqetёsuar ёshtё titulli i kapitullit tё parё tё revistёs “The National Enquirer”.Norma Jeanes (Marilyn Monroe) kishte lindur me 1 qershor tё vitit 1926 nё Los Angeles tё Kalifornisё, por qysh nё ditёlindje ajo kishte pёsuar njё lloj mallkimi,pasi qё babai i saj e kishte braktisur,bile para ditёs qё lindi. Kjo vogёlushe e braktisur, e harruar dhe e keqpёrdorur,mё vonё u bё njё mrekulli. Kujtimet e saj tё fёmijёrisё janё tepёr tё hidhura. Ajo nuk mbante mend asnjёditё tё lumtur nga nёna e saj Glady. Marilyn Monroe kishte thёnё se nuk mbante mend qё nёna e saj ta kishte puthur ose pёrkёdhelur ndonjёherё nё jetё. Pas disa vjetёsh nёna e saj pёsoi njё sёmundje mendore dhe u dёrgua nё spital ku qёndroi pёrgjithmonё. Pas kёsaj katastrofe familjare shoqja e nёnёs, zonja Grace McKee u bё kujdestarja ime tregon vogёlushja Norma Jeanes. Braktisja e babait, sёmundja e nёnёs dhe varfёria e bёnё jetёn time shumё tё vёshtirё,por tё gjitha kёto i kapёrceva mё lehtё se disa pёrdhunime tё llahtarshme seksuale qё e ndryshuan jetёn time pёrgjithmonё. Nuk kisha menduar kurrё pёr dashuri fizike,bile as atёherёkur rashё nё dashuri pёr herё tё parё. Mё vonё mё dёrguan nё njё jetimore,por atje pёsova edhe mё keq nga disa burra. Nё kёtё moshё pёsova trauma tёndryshme. Mёsova se isha ndryshe nga fёmijёt e tjerё tregon Norma Jeanes.

Marilyn Monroe (Norma Jeanes) u martua pёr herё tё parё nё moshёn 16 vjeçare me ndёrhyrjen e tё tjerёve. Burri i saj i parё 21-vjeçar Jim Dougherty ishte mekanik. Por kjo martesё nuk ishte e qёndrueshme, sepse nuk ishte bёrё me dashuri dhe tё dy kishin qёllime tё ndryshme. Ai kishte pёr qёllim familjen ndёrsa Marilyn kishte synim karrierёn artistike. Marilyn tregon se ata nuk flisnin fare me njёri-tjtetrin.

Njё prej titujve mёkarakteristike tё kёsaj reviste speciale lidhur me 50-vjetorin e vdekjes tragjike tё saj ёshtё kaptitulli: “Ju duhet tё jeni nё film”. Marilyn Monroe kapёrceu çdo pengesё pёr tё arritur kulmin e suksesit. Ëndrra e saj jetike ishte Hollywood-i. Atje filloi aktrimin,vallёzimin dhe kёngёn,duke vёnёnё dispozicion talentet e saj pёr çfarё nuk kishte patur kurrё konfidencё tёmjaftueshme. Pas njё kohe ndryshoi edhe standardin e jetesёs dhe ishte mё e lumtur. Nё vitin 1946 filloi edhe karrierёn e modeles. Nё Hollywood bёri disa kontrata me agjenci tё ndryshme. Fotografia e saj u botua nё faqen e parё tёrevistёs amerikane “The Family Circle” dhe nё “Playboy”. Natyrisht se ajo vuri nё veprim bukurinёpersonale pёr fitime nga mё tё ndryshme.Marilyn Monroe ishte shumё e dashur dhe magjike pёr kamera filmike dhe pёr fotoaparate. Bile njё zyrё e sigurimit tё brendshёm amerikan tё FBI ruante nё arkivin e vet njё filmim pёr jetёn e saj intime. Burri i saj i dytё Joe Di Maggio kishte ofruar 25.000 dollarё pёr atё kasetёnga frika se mund tё bjerё nё duar tё gabuara dhe si pasojё mund tё dёmtonte imazhin e saj.Pas njё kohe Marilyn Monroe filloi jetёn intime me Johnny Hyde, drejtor ekzekutiv i Agjencisё William Morris.

Jeta e tyre intime ishte gurthemeli i sukseseve tё saj. Johnny Hyde kishte rёnё nё dashuri me Marilyn Monroe dhe kёrkonte martesёn me çdo kusht,por ajo nuk pranonte,sepse kishte frikё se nuk do t’i qёndrojё besnike deri nё fund dhe pёr kёtё nuk u martua kurrё me zotin Hyde.

Me 14 janar tё vitit 1954 lidhёn kurorё bjondja mё e bukur nё botёMarilyn Monroe dhe lojtari mё i mirё bejsbollit nё botё Joe Di Maggio. Menjёherёpas martesёs Di Maggio kёrkoi nga Monroe tё bёnte disa ndryshime nё stilin e saj tё jetesёs por ajo nuk i pёrfilli fare kёrkesat e tij, duke mos bёrё asnjё ndryshim. Ajo mendonte se Joe Di Maggio ёshtё njё sportist liberal e jo njё burrё tepёr konservator.Burri i saj i dytё Di Maggio u shqetёsua shumё pёr disa fotografi qё u botuan nё faqet e para tё revistave amerikane. Ai kishte paramenduar se Merilyn Monroe do tё ishte njё perёndeshё pёr shtёpinё e tij e jo pёr tёrё botёn. Marilyn Monroe e adhuronte jashtzakonisht jetёn argёtuese, ndёrsa burri i saj Di Maggio e urrente nё shpirt Hollywood-in dhe si pasojё ata bёnё divoc nё gjyq. Por edhe pas ndarjes gёzonin dashuri pёr njёri-tjetrin.

Nё kapitullin “Perёndesha e Seksit” janё botuar shumё fotografi nga skenat filmike tё dashurisё dhe roleve tё ndryshme, por asnjё pozё filmike nuk i tejkalon normat njerёzore tё kohёs. Ajo ka luajtur role me aktorёt mё tё njohur tё Amerikёs dhe tё Evropёs. Sot e kёsaj dite shumё aktorё dhe modele bёjnё pёrpjekje pёr tё imituar kёtё mbretёreshё tёbukurisё dhe seksit,por siç duket ёshtё e paarritshme. Marilyn Monroe ishte njёgёrshetim natyror e hyjnor i paspjegueshёm ishte si njё Venus (Afёrditё) qё shkёlqente si rreze dielli nё kёtё hemisferё dhe mё gjerё.

Pas ndarjes me Joe Di Maggion, Marilyn Monroe kishte rёnё nё dashuri me shkrimtarin dhe dramaturgun e madh amerikan Arthur Miller,i cili kishte fituar Çmimin mё prestigjoz tё Amerikёs- Pulitzer. Marilyn Monroe vepronte nё Hollywood , ndёrsa Arthur Miller nё New York . Ata kishin rёnё nё dashuri duke mbajtur lidhje telefonike dhe letёrkёmbime prej vitit 1951 e deri nё vitin 1955. Ata u martuan zyrtarisht me 29 qershor 1956 nё Gjyqin Civil nё Westchester County nё New York dhe dy ditёmё vonё lidhёn kurorё fetare nё njё tempull hebraik tё kёtij qyteti,sepse Arthur Miller ishte me origjinё hebreje. Pas disa muajsh ajo doli shtatzёnё,por pёr fatkeqёsinё e saj kjo shtatzёni dёshtoi. Ajo dёshtoi edhe nё shtatzёninё e dytё,duke i pёrjetuar si humbjet mё tё pazёvendёsueshme,çfarё e ndryshuan jetёn e saj pёrgjithmonё. Kёshtu filloi edhe ftohja e saj me Arthur Miller. Bile nё njёrast i kishte rrёfyer kujdestares Lena Pepitone se ai kishte qenё shumё i ftohtёme tё ndoshta pёr arsye se nuk isha mjaft intelektuale pёr shkrimtarin Arthur Miller dhe kjo ndjenjё mё mundonte shumё tregonte Marilyn Monroe. Pas dёshtimeve tragjike tё shtatzanisё dhe keqёsimit tё marrdhёnieve me Arthur Miller filloi pirjen e alkoholit dhe tё pilulave pёr gjumё qё mund tё ishin edhe shkaku kryesor i vdekjes tragjike. Ndёrsa shёnimi “Portretet e njё ikone” tregon se kamerat e adhuronin Marilyn-in. Ajo ishte magjike pёr fotoaparate. Elizabeth Taylor kishte thёnё se Marilyn Monroe i bёnte forografitё pa sherr dhe dukej e sinqertё si tё ishte njё vajzё e vogёl.

Nё kapitullin “Miqtё dhe tёDashurit” lexuesi kupton menjёherё fillimin e rёnijes dhe shktarrimit pёrfundimtar tё Marilyn Monroe. Lidhjet e saj me regjisorin Elia Kazan dhe Frank Sinatrёn ishin hapat e parёdrejt veprimeve tё pakontrolluara. Ajo kishte lidhje intime me Frank Sinatrёn, por pas njё kohe zbuloi se ai bёnte dashuri me valltaren afrikano-jugore 20-vjeçare Juliet Prowes. Marilyn Monroe kishte rёnё nё dashuri me Frank Sinatrёn por ai nuk pranonte propozimin e saj pёr martesё. Ata ishin parё pёr herё tё fundit 8 ditё para vdekjes tragjike tё saj. Nё kapitullin “Ndёrlidhjet e Rrezikshme”,flitet pёr lidhjet e saj me Presidentin John F.Kennedy-n dhe vёllaun e tij Robert Kennedy. Marilyn Monroe ishte ftuar tё kёndonte pёr ditёlindjen e Presidentit John Kennedy nё stadiumin Madison Square Garden nё New York , bile Zonja e Parё e Amerikёs, Jackie (Jacqueline) Kennedy kishte refuzuar tё merrte pjesё nё atёceremoni. Aty filluan dyshime serioze tё zonjёs Kennedy pёr burrin e saj. Ceremonia e ditёlindjes se tij kishte qenё njё spektakёl i vёrtetё. Sot e kёsaj dite flitet pёr kёngёn: “Happy Birthday Mister President”(Gёzuar Ditёlindjen Zoti President). John Kennedy nё fjalёn e rastit tha: “Tani pasi Marilyn kёndoi kёngёn“Gёzuar Ditёlindjen Zoti President) me njё zё aq tё ёmbёl e tё bukur, Unё mund tё pushojё nga politika dhe vazhdoi duke bёrё shaka. Ata ishin takuar njё herёnё fillim tё viteve ‘50,por nuk kishin pёrjetuar asnjё lidhje romatike, asaj i kishte mbetur akoma nё sy shkёlqimi i tij nga ai takim. Dёshira ime ishte qё tёmos ishte i martuar John Kennedy, kёshtu qё Unё do tё isha gruaja e tij, thotёMarylin. Janё botuar shumё libra ku flitet pёr takimet dhe lidhjet e tyre intime. Pёr lidhjet e saj me vёllezёrit Kennedy flitet vazhdimisht. Nё atё kohёFBI kishte hapur njё dosje tё veçante,bile njё ditё J.Edgar Hoover i kishte lёnёnё tryezёn presidenciale njё dosje tё lidhjeve intime tё vёllezёrve Kennedy me Marylin Monroe. Nё pranverё tё vitit 1962 Frank Sinatra kishte organizuar njёvizitё tё Marilyn Monroesё nё Meksikё.Atje ishte njohur me skenaristin Jose Bolanos dhe me disa mafiozё e komunista amerikane. Marylin Monroe kishte frike tё madhe nga mafiozёt e veçanёrisht nga kryemafiozi Sam Giancana, mik i Frank Sinatrёs. Ditёt e fundit tё jetёs i kaloi midis ujqёve gangsterё. Ishin ditёt e dёshpёrimit mё tё madh tё legjendёs amerikane, Marilyn Monroe. Edhe Robert Kennedy kishte probleme tё mёdha me mafiozёt sidomos me kryetarin e sindikatёs “Teamsters” Jimmy Hoffa. Ky mafioz bёri çmos pёr tё zbuluar lidhjet sekrete tё vёllezёrve Kennedy me Marilyn Monroen. Ai e bёnte kёtё manovёr pёr tё turpёruar familjen Kennedy, bile edhe sot flitet se ky mafioz mund tё ketё pasur gisht nё vdekjen tragjike tё Marilyn Monroesё.Edhe Jimmy Hoffa u vra nё mёnyrё misterioze dhe sot e kёsaj dite nuk i dihet varri. Gjatё ditёve tё fundit tё mundimeve shpirtёrore pёr jetё ose vdekje tёgjithё e braktisёn Marilyn Monroenё. Vetёm Joe Di Maggio iu gjet pranё. Ai e ndihmoi pavarёsisht kёrcёnimeve qё bёnin mafiozёt dhe Frank Sinatra. Nёceremoninё mortore tё saj morёn pjesё vetёm 30 veta, kryesisht tё familjes dhe Joe Di Maggio i cili drejtoi kёtё ceremoni dhe duke vёnё njё tufё lule mbi arkivolin e saj tha: “Goodbye Marilyn, I love you, my darling I love you”(LamtumirёMarilyn, tё dua–tё dua e dashura ime).

Sot pas 50 vjetёsh vdekja tragjike e saj mbetet akoma misterioze,ashtu si shumё vdekje tё tjera tёpersonaliteteve tё njohura tё Amerikёs.

Marilyn Monroe ka thёnё disa fjalё qё nuk harrohen kurrё: “Nё qoftё se je dyftyrёsh, njёra faqe tё duket bukur”,“sikur t’i kisha respektuar tё gjitha normat,kurrё nuk do tё kisha arritur ndonjё sukses”, “njё vajzё e mençur puth,por nuk dashuron,dёgjon por nuk beson dhe largohet ajo vetё para se ta lёnё”, “ёshtё mё mirё me qenё jo e lumtur vetёm se jo e lumtur me dikё tjetёr”, “dashuria seksuale ёshtё e natyrshme,Unё e respektoj natyrёn”,”njёgrua me kёpucё tё pёrshtatshme, mund tё pushtojё botёn”. Hollywood-i ёshtё njёvend ku pёr njё puthje japin 1000 dollarё, ndёrsa pёr dashurinё e shpirtit japin vetёm 50 cent.

Ajo ishte perёndeshё e bukurisё.Ecjet e saj ishin tё paspjegueshme,thua se kishte 100 gjymtyrё dhe çdo gjymtyrёnё vetevete bёnte njё lёvizje magjike. Artistёt e ndryshёm fenomenin e madhёshtisёnatyrore tё Marilyn Monroesё e krahasojnё me fenomenin natyror Niagara Falls. Kjo legjendё amerikane e bukurisё kujtohet njёsoj si Helena e Trojёs, Kleopatra e Egjiptit dhe shumё gra tё tjera gjatё historisё. Marilyn Monroe u shua tragjikisht si njё yll drite. Kёshtu u shuan edhe yje tё tjera tёartit amerikan:

James Dean, John Belushi, Elvis Presley, John Lennon, Michael Jackson e tё tjerё. Shtetet e Bashkuara e nderojnёkёtё grua me cilёsi tё pashpjegueshme qё tani i pёrket mitologjisё. Kujtimet pёr kёtё legjendё amerikane tё bukurisё dhe artit mbeten tё pёrjetshme.

*Kam marre leje nga Helena Kadare per botimin e ketyre tre fotografive dhe ju lutem qe ti botoni ashtu sic jane me shpjegime te emrave.(autori)

Filed Under: Kulture Tagged With: elena Kadare, Gjeke Gjonlekaj, Marlyn Monroe

PAS 50 VJETESH RIVJEN GJENERALI I PARE

November 5, 2012 by dgreca

Pesëdhjetë vjet pas botimit të parë, ribotohet tregimi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë. Tregimi vjen në një botim kritik, me një pasthënie të shkrimtarit dhe kritikut Ag Apolloni./

Nga Alfred Beka/

Shumëkush e ka lexuar romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të shkrimtarit Ismail Kadare, por pak prej tyre e dinë se fillimisht ai është botuar si tregim. Pesëdhjetë vjet pas botimit të parë të këtij tregimi në revistën ‘Nëndori’, vjen ribotimi i versionit të parë të këtij tregimi. Libri është botuar para pak ditësh nga shtëpia më e re botuese në Prishtinë ‘OM’ dhe përpos tregimit të Kadaresë përmban edhe një studim mbi të nga kritiku letrar Ag Apolloni.

“Meqenëse ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ (tregim), është proza e parë e botuar nga Ismail Kadare, ne vendosëm që sivjet me rastin e 50-vjetorit të botimit, si dhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, t’i bëjmë një botim kritik dhe kështu të nisim një projekt të madh të botimeve kritike të veprave të dalluara të letërsisë shqipe”, shprehet Xhemajl Avdyli, udhëheqës i shtëpisë botuese ‘OM’. Botimet kritike janë niveli më i lartë i botimit të një vepre, sepse shoqërohen me një analizë të thellë kritike dhe dallohen për seriozitetin dhe përkushtimin që kanë ndaj tekstit dhe autorit.

Pesëdhjetë vjet më parë, saktësisht në vitin 1962, tregimi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” u botua në dy revista: fillimisht në “Nëndori”, pastaj me ca shkurtime dhe në “Zëri i Rinisë”. Avdyli tregon se ka botuar versionin e parë e kjo, sipas tij, do të thotë që është vënë në qarkullim një tekst burimor dhe pothuajse i harruar, nga i cili doli vepra më e njohur shqiptare. Tregimi botohet edhe me ilustrimet që e kanë shoqëruar atë në revistën “Nëndori”. Ai shton se përveç pjesës së studimit nga shkrimtari dhe kritiku Dr. Ag Apolloni, dhe dizajnit që është i ri, gjithçka tjetër ka vlerën e mbrojtjes së tekstit burimor.

Avdyli tregon se libri është botuar me të drejtën e autorit. “E kemi marrë të drejtën e autorit para disa muajsh. Me këtë rast do të dëshiroja ta falënderoj shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, i cili me kënaqësi na e dha lejen për botimin e tregimit të tij”, shprehet ai.

‘OM’ është shtëpia botuese më e re në Kosovë. Avdyli tregon se ‘OM’ zyrtarisht është themeluar vetëm pak muaj më parë, ndërsa shton se është përkujdesur që botimet jo vetëm të kenë cilësi të botimit, por ato, sipas tij, duhet t’i kalojnë edhe një varg kriteresh, në mënyrë që më në fund lexuesit shqiptar t’i ofrohen libra me vlera të mirëfillta.

“Deri më tani ne kemi botuar romanin ‘Talianka’ nga Agron Y. Gashi, tregimin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ nga Ismail Kadare, si dhe jemi në proces botimi të librit ‘Fragmentet e gjësë’ nga Agron Tufa. Jemi përkujdesur që këtë përzgjedhje dhe vlerësim ta bëjë një ekip profesionistësh, si dhe duke u munduar që të jemi sa më objektivë, kemi themeluar një bord të përbërë nga shkrimtarë, historianë, përkthyes dhe njohës të kulturës shqiptare, si: Richard Berengarten, Hans-Joachim Lanksch, Robert Pichler, Agnes Altziebler, Giuseppe Napolitano etj. Shtëpia Botuese ‘OM’ nuk merret me botimin e librave ‘ad hoc’, por ka projekte afatgjata me të gjitha gjërat e detajuara”, tregon ai. Avdyli shton se deri në fund të këtij viti planifikon që t’i nxjerrë edhe dy tituj tjerë të rinj.

Avdyli thekson se qëllimi i kësaj shtëpie botuese është ta afrojë lexuesin tek literatura e mirëfilltë shqiptare dhe e huaj.

“’Om’ është organizatë në të cilën për botimin e një libri të ri nuk vendosë vetëm një njeri, as vetëm dëshira e autorit. Ajo është organizatë ku gjëja më e rëndësishme është vlera, dhe qëllimi kryesor është sjellja e këtyre vlerave të pakontestueshme para lexuesve shqiptarë. Kur kemi vendosur ta themelojmë këtë shtëpi botuese e kemi ndjerë thellë nevojën se lexuesit shqiptar tani më shumë se kurrë i duhet diçka më ndryshe, i duhen vlera të vërteta. Prandaj, ne kemi punuar shumë, kemi harxhuar energji të konsiderueshme në kompletimin e një stafi shumë profesional, si të bordit, po ashtu edhe të përkthyesve, në mënyrë që nesër, kur lexuesi ta ketë në dorë ndonjë nga botimet tona të mos ketë as më të voglin dyshim në vlerat e atij libri”, thekson ai.

Avdyli tregon se kjo shtëpi botuese tanimë e ka ekskluzivitetin e botimit të veprave të Ag Apollonit dhe Agron Tufës.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gjenerali, Ismail Kadare

DIASPORA- ARTA RAMADANI NOMINOHET PËR CMIMIN GJERMAN TË GAZETARISË

November 5, 2012 by dgreca

Arta punon si reportere dhe redaktore në magazinën e njohur “Nano” të televizionit gjerman 3sat/

Gazetarja e re shqiptare Arta Ramadani që prej disa vitesh punon në televizionet gjermane, është nominuar për çmimin prestigjioz që ndan qeveria e Gjermanisë për kontributet më të mira në lëmin e gazetarisë kushtuar migracionit, “Kausa 2012”.

Ajo është nominuar për kategorinë e televizionit, ndërsa çmimi do të ndahet në një solemnitet që mbahet më 5 dhjetor.

Arta punon si reportere dhe redaktore në magazinën e njohur “Nano” të televizionit gjerman 3sat.

E lindur në Prishtinë para 31 vitesh, Arta me prindërit ka ardhur të jetojë në Gjermani që në fëmijërinë e saj të hershme. Ajo ka studiuar për etnologji, politikë, medie dhe shkenca të komunikimit në Boston (SHBA) dhe Heidelberg e Mannheim.

Karrierën si gazetare e ka filluar në transmetuesin televiziv për të rinj “Sunshine Live” dhe ka kryer një numër praktikash dhe trajnimesh në televizionet si SWR dhe HR. Pastaj ka mbaruar një voluntariat (praktikë) njëvjeçare në ZDF.

Ndërsa, para se të kalonte në 3sat, Arta ka punuar si redaktore në emisionin e ZDF-së “Hallo Deutschland”.(Kortezi AlbInfo.ch)

Filed Under: Kulture Tagged With: Arta Ramadani, ne Gjermani, nominohet

KALENDARI I VEPRIMTARIVE TË 100-VJETORIT TË PAVARËSISË

November 4, 2012 by dgreca

01 Nëntor 2012, e enjte
Vizitë zyrtare në Shqipëri e Sekretares Amerikane të Shtetit, Znj. Hillary Clinton

02 Nëntor 2012, e premte, 11:00
Ekspozitë “Koha e memorandumeve”, me koleksionet e rralla të Bibliotekës Kombëtare ( 2 – 10 nëntor)
Vendi i organizimit: Biblioteka Kombëtare

03 Nëntor 2012, e shtunë, 17:30
Festivali Mbarëkombëtar i Filmit, i cili do të hapet me premierën e kopjes së restauruar të filmit artistik “Nëntori i Dytë”. Në këtë festival do të shfaqen 34 filma artistik me metrazh shkurtër dhe të gjatë, 17 filma dokumentarë, 12 filma të animuar ( 3 – 9 nëntor)
Vendi i organizimit: Kinema Millenium, Tiranë

04 Nëntor 2012, e diel, 11:30
Premierë e filmit dokumentar “100 Vjet me Hymnin e Flamurit”
Vendi i organizimit: Kinema Millenium, Tiranë

05 Nëntor 2012, e hënë, 18:00
Ekspozita “Veprimtaria e kolonive shqiptare të mërgimit në Rumani, Bullgari dhe Egjipt për çështjen kombëtare”
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar

06 Nëntor 2012, e martë 19:00
Mbrëmje artistike “Rituali i Muzave” kushtuar grave artiste
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

07 Nëntor 2012, e mërkurë, 18:00
Ekspozitë etnografike me veshje tradicionale nga trevat shqiptare, (7-28 nëntor)
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar

08 Nëntor 2012, e enjte, 10:00
Konferencë shkencore “Koleksionet albanologjike në shërbim të Historisë së Shqipërisë”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, (8 – 9 nëntor)
Vendi i organizimit: Biblioteka Kombëtare

09 Nëntor 2012, e premte, 09:00
Konferencë e nivelit të lartë e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës me temë “Diversiteti në Europë-një forcë për të ardhmen”
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 19:00 – Festivali Mbarëkombëtar i Filmit, mbrëmja Gala, ndarja e çmimeve
Vendi i organizimit: Kinema Millenium, Tiranë,

10 Nëntor 2012, e shtunë, 19:00
Hapja e Festivalit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe me pjesëmarrjen e 17 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, (10-21 Nentor)
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar, Tiranë
Ora 20:00 – Premiera e dramës “Ëndrra e Ismail Qemalit”, kushtuar 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë”
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar, Tiranë

11 Nëntor 2012, e diel, 11:00
Homazhe në memorialin e ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
Vendi i organizimit: Kodrat e Liqenit

12 Nëntor 2012, e hënë, 11:00
Konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e mbi 24 përfaqësuesve nga akademitë e shkencave në mbarë botën
Vendi i organizimit: Salla e Universitetit të Arteve
Ora 12:00 – Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut (12 – 28 nëntor) Vendi i organizimit: Biblioteka Kombëtare
Ekspozita “Koha e memorandumeve”, (12 – 28 nëntor)
Vendi i organizimit: Prishtinë

13 Nëntor 2012, e martë, 18:00
Përurimi i ekspozitës «100 Vjet Pavarësi» me koleksione dhe eksponate të rralla nga bukinistët dhe koleksionistët shqiptarë. Turi i kësaj ekspozite do të hapë siparin në Tiranë, më datat 13-17 nëntor dhe do të vijojë në Prishtinë më 18-21 nëntor, Prizren 22 nëntor dhe Vlorë 24-28 nëntor
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar

14 Nëntor 2012, e mërkurë, 11:00
Çelja e edicionit XV të «Panairi Kombëtar i Librit Tirana 2012″. (14 – 18 Nëntor)
Vendi i organizimit: Pallati i Kongreseve, Tiranë

15 Nëntor 2012, e enjte, 11:00
Ceremonia e dhënies së “Çmimit Kombëtar të Bibliofilsë, “Lumo Skëndo”
Vendi i organizimit: Biblioteka e Vjetër, Salla “Lumo Skëndo”

16 Nëntor 2012, e premte, 18:00
Ekspozitë fotografike “Historia e Shqipërisë nëpërmjet Marubëve” dhe përurimi i librit “Marubi” (16-28 Nëntor)
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar, Salla gri

17 Nëntor 2012, e shtunë, 10.00 – 12.00
Homazhe dhe ceremoni zyrtare me rastin e kthimit të eshtrave të Mbretit Zogu I në atdhe
Vendi i organizimit: Pallati i Brigadave, Tiranë
Ora 16:00 – Ekspozita “Kolonitë arbëreshe dhe Pavarësia e Shqipërisë”
Vendi i organizimit: Salla e konferencave, Pallati i Kulturës

18 Nëntor 2012, e diel 11:00
Ekspozita “Personalitete franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët”
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar
Ora 19.00 – Vënia në skenë e Operas “Scanderbeg”. A Vivaldi. (në datat 18 – 19 dhe 20 nëntor)
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

19 Nëntor 2012, e hënë, 12:00
Koncert me veprën fituese të Konkursit Mbarëkombëtar të Muzikës kushtuar 100 vjetorit, lindjes së Nënë Terezës. Promovimi i albumit “Lutjet e Nënë Terezës”, V. Zhiti, R. Tasho
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
20 Nëntor 2012, e martë, 11.00
Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Azem Hajdarit
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 14:00 – Kupa “100-Vjet Pavarësi” në futboll, (ndeshja e parë, Mitrovica-Prishtina)
Vendi i organizimit: Kukës

21 Nëntor 2012, e mërkurë, 11:00
Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Presidentit Willson
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 14:00 – Kupa “100-Vjet Pavarësi” në futboll,(ndeshja e dytë Tiranë- Otrant)
Vendi i organizimit: Shkodër
Ora 18.00 – Mbyllja e Festivalit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe me shfaqjen e Trupës Teatrore të Prishtinës
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar, Tiranë

22 Nëntor 2012, e enjte
Mbërritja në Shqipëri e shpatës dhe përkrenares së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 14.00 – Kupa “100-Vjet Pavarësi” në futboll (ndeshja e tretë Shkëndia Tetovë- Renovë)
Vendi i organizimit: Pogradec

23 Nëntor 2012, e premte, 10:00
Konferencë e studiueses dhe albanologes Prof. Luçia Nadin me temë “Studime mbi Mesharin e Gjon Buzukut”
Vendi i organizimit: Biblioteka Kombëtare
Ora 18:00 – Festivali Ndërkombëtar i Filmit (TIFF)
Vendi i organizimit: Tiranë

24 Nëntor 2012, e shtunë, 10:00
Konferencë e studiueses dhe albanologes Prof. Luçia Nadin, mbi zbulimet e saj në arkivat veneciane dhe motivet e Kishës së Shën Sebastianit
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar
Ora 12:00 – Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Mbretit Zog
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 18:00 – Ekspozita “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri” – ekspozimi i 15 kodikëve origjinalë
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar

25 Nëntor 2012, e diel, 11:00
Ceremonia e përurimit të bustit të Petro Markos
Vendi i organizimit: Dhërmi
Ora 19:00 – Ceremoni e madhe festive organizuar nga Ambasada e RSH në Maqedoni dhe Këshilli Organizativ për Festimet e 100 vjetorit, nën kujdesin e ZV/.Kryeministrit të Maqedonisë Z. Musa Xhaferri, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.
Vendi i organizimit: Shkup, Salla e Sporteve “Boris Trajkovski”

26 Nëntor 2012, e hënë, 09:00
Konferencë shkencore “100 – Vjet Pavarësi e Shqipërisë” me pjesëmarrjen e rreth 100 studiuesve shqiptarë dhe të huaj
Vendi i organizimit: Hotel Tirana International
Ora 11:00 – Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Ismail Qemalit
Vendi i organizimit: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë
Koncert artistik – Bashkia Tiranë
Vendi i organizimit: Tiranë, rruga pedonale
Ekspozitë artistike “100 – Vjet Tirana” – Bashkia Tiranë
Vendi i organizimit: Tiranë

27 Nëntor 2012, e martë, 10:00
Përurimi i autoststradës Morinë – Prishtinë
Vendi i organizimit: Kosovë
Ora 17.00 – Finale e Kupës “100 vjet Pavarësi” në futboll
Vendi i organizimit: Vlorë
Ora 18:30 – Koncert festiv në Vlorë me pjesëmarrje trupash artistike nga vendi. Marrin pjesë Presidenti i Republikës, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri i Shqipërisë, Trupi Diplomatik, Kryetari i Bashkisë Vlorë
Vendi i organizimit: Vlorë

28 nëntor 2012, e mërkurë, 10:00
Hapja zyrtare e ceremonisë së kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë, homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe vendosje kurorash mbi varrin e Ismail Qemalit
Vendi i organizimit: Vlorë
Ora 13.00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave dhe nderimit pranë monumentit Nënë Shqipëri
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 14:00 – Koncert festiv në Sheshin Skënderbej
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 17:00 – Parada e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në “Sheshin Skëndërbej” dhe mbajtja e fjalës së rastit nga Presidenti i Republikës
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 17:30 – Ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar «100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë»
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 18:00 – Mbrëmje solemne akademike në Pallatin e Kongreseve
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 19:30 – Koncert i madh përmbyllës në Sheshin “Nënë Tereza”
Vendi i organizimit: Tiranë

29 Nëntor 2012, e enjte

30 Nëntor 2012, e premte, 20:00
Koncert me vepra nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit

04 Dhjetor, e martë, 10:00
Ekspozitë me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë
Ora 18:00 – Koncert me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë

07 Dhjetor, e premte
Festival Muzikor “Different Trains” në datat 7- 9 dhe 10 dhjetor, organizuar në Akademinë e Arteve, Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

20 Dhjetor, e enjte
Ceremonia e ndarjes së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”

Filed Under: Kulture Tagged With: i veprimtarive, Kalendari, per 100 vjetor

100 VJET PAVARESI-PËRKUJTOHET FIGURA E RIZBULUESIT TE FLAMURIT, FAIK KONICËS NË BRUKSEL

November 4, 2012 by dgreca

Pllakë përkujtimore për KONICËN në Rue d’Albanië, në Bruksel /

 

nga  Agron  Shele/

“…më 7 të Prillit 1939, Flamuri ynë

u çduk në gjak; edhe në qoftë se duket,

duket i lidhur me litarin e robërisë.

Por vazhdon së valuari lirisht në zemër

të çdo Shqipëtari që ka sedrë, nder dhe kuptim.

Edhe ka për të valuar sa kohë që të mbetet në faqe

të dheut një shqipëtar i vërtetë.”

 

                                                                                                           Faik KONICA

 

 

Në kuadrin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë  Shqipërisë, jeta social-kulturore e komunitetit shqiptar këtu në Bruksel është përfshirë nga një sërë  aktivitetesh dhe  eventesh  të ndryshme, si :restaurimi bustit të Skënderbeut , takimet simbolike në Parlamentin Evropian, vendosja e pllakës përkujtimore të martirit dhe heroit Enver Hadri,i cili ishte  themeluesit i së parës shoqtatë për të drejtat e njeriut, të drejta që sensibilizuan Komunitetin Evropian dhe atë Ndërkombëtar  për dhunën dhe represionin serb në Kosovë, , takime të ndryshme me tematikë  historike dhe letrare si dhe botimi antologjisë poetike në gjuhën frënge me rreth 80 autorë shqiptarë nga mbarë trevat shqiptare.. Nën këtë nismë “Shoqata Kulturore Konica”, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë , në  27 Tetor 2012, organizuan një tjetër event të rëndësishëm, sikurse ishte vendosja dhe inagurimi i pllakës përkujtimore të personalitetit te madh kombëtar   Faik Konica, në ish shtëpinë ku kishte jetuar, punuar  dhe botuar gazetën “Albania”, si dhe orën letrare me të ftaurin special nga Uashigtoni Z. Ilir Ikonomi, autorin e librit “Faik Konica, Jeta në Uashington”.

Fillimi i aktivitetit do të niste në rrugën “Rue d’ Albania, rrugë në të cilën kishte jetuar Faik Konica , ku të gjithë pjesmarrësit dhe të ftuarit do priteshin sipas traditës shqiptare nga  Znj  Hadri, bashkëshorte e martirit Enver Hadri, dhe  poseduesja e kësaj prone sot. Ngrohtësia e krijuar nga  kjo  familje tipike shqiptare, si dhe përfaqësimi pjesmarrësve  nga gjithë trevat shqiptare do krijonte një sferë shumë të këndshme dhe shembull për tu ndjekur nga komunitetet e tjera  shqiptare në vende të ndryshme të botës.Në këtë takim nderonin  me pjesmarrjen e tyre   ambasadori  i  Shqipërisë Z.Ilir Tepelena, ambasadori i  Kosovës Ilir Dygolli ,përfaqësuesi ambasadës së Maqedonisë Daim Iliazi dhe përfaqësuesit shqiptarë pranë NATO-s .Vendosja e pllakës përkujtimore ishte nismë e drejtëpërdrejtë e komunitëtit shqiptar, Shoqatës “Konica” dhe mbështetje e komunës Sint-Gilles, në Bruksel. Fjalën e hapjes në cermoninë e inagurmit të  pllakës përkujtimore e bëri Kryetari Shoqatës Kulturore “Konica”  z. Genti Metaj, i cili foli për kontributin  e  Konicës në Bruksel, mesazhin e madh  dhe rolin e Gazetës Albania në komunitet dhe më gjerë, si dhe potencialin e tij intelektual, potencial që u vu në shërbim të interesave të mëdha kombëtare. Ambasadori i Shqipërisë z Tepelena do përshendeste të pranishmit, do falenderonte inisiatorët, si dhe do ndalej në modelin e krijuar nga ky personalitet në fushën e diplomacisë. Më pas përshëndetën dhe ambasadorët e tjerë dhe së fundi fjalën përmbyllëse e mbajti historiani, poeti, përkthyesi dhe piktori Lek Pervizi. Përfaqësuesja e Shoqatës Kulturore “Konica”  znj Alisa Aliu dhe ambasadori shqiptar Z Ilir Tepelena zbuluan pllakën përkujtimore mes duartrokitjesh dhe një sfere shumë të gëzushme për gjithë pjesmarrësit, duke e berë rrugën Albania më Shqiptare, më të plotësuar dhe më emblematike .

 

Përurohet libri i Ilir Ikonomit: “Faik Konica, jeta në Uashington”

 

Pas cermonisë së inagurimit të pllakës përkujtimore, pjesmarrësit u drejtuan për në sallën e Shërbimit Social të Hebrenjve, sallë ku zhvillohet shumica e aktiviteteve shqiptare dhe kjo jo rastësisht, por me domethënie të plotë  për miqësisë dhe mirënjohjen e madhe që ka populli  izraelit  për mbrojtjen dhe ndihmën që ju  afroi Shqipëria dhe shqiptarët gjatë viteve më të vështira të mbijetesës dhe egzistencës së tyre në  Luftën e Dytë Botërore.

 

Për auditorin u zhvillua një bisedë e hapur me autorin e librit “Faik Konica, jeta në Uashington”, z. Ilir Ikonomi i cili kishte ardhur posaçërisht për këtë event përkujtimor nga Uashingtoni. Monitorimin e kësaj bisede mbi përmbajtjen dhe faktet historike të librit e animoi znj.Shqiponja Duro, koordinatore e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë. Biseda e hapur u ndal në rolin e Konicës si diplomat, marëdhëniet e tij me ish-Qeverinë e Zogut, replikat e tij me Fan Nolin, aspekte të krijimtarisë së tij eseiste, letrare…si dhe u cekën disa elemente nga karakteri i tij dhe jeta e tij private.  Z. Ikonomi u ndal në faktin se Konica kishte armën më të fortë në atë kontekst kohor: erudicionin, ironinë, sarkazmën dhe humorin. Fakti që Konica, qysh djaloshar 20-vjeçar çeli gazetën Albania në Bruksel; dëshmojnë për formimin e tij të hershëm.

 

Në Uashington ai mbrriti me misionin e njohjes së vendit të vogël që ai përfaqësonte dhe këtë mision e kreu me sukses edhe mbasi ish-Qeveria e Zogut u rrëzua mbas pushtimit të vendit nga Italia (1939). Konica ishte në atë kohë-shton autori i librit- diplomati më i përgatitur se gjithë diplomatët e tjerë të botës. Kjo mund të ilustrohet edhe me marrjen e çmimit të Konicës “kapelja e lartë” nga revista më elitare në Uashington “Gjykatësi”.Përsa i përket replikave të tij me Nolin; ato kishin karakter konkurues, por në fund, në emër të idealit të përbashkët, ata pajtohen dhe se bashku takohen për herë të fundit në pallatin e vogël të Konicës (mbas pushtimit të vendit Konica nuk pranoi të përfaqësojë Qeverinë e pushtuesëve Italianë në Tiranë, dhe humbi kështu akreditimin si diplomat). Për auditorin, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, znj. Duro recitoi vargjet e Konicës për flamurin shqiptar:

 

“…më 7 të Prillit 1939, Flamuri ynë

u çduk në gjak; edhe në qoftë se duket,

duket i lidhur me litarin e robërisë.

Por vazhdon së valuari lirisht në zemër

të çdo Shqipëtari që ka sedrë, nder dhe kuptim.

Edhe ka për të valuar sa kohë që të mbetet në faqe

të dheut një shqipëtar i vërtetë.”

 

                                                                                                           Faik KONICA

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Agron Shele, Faik Konica, ne Bruksel, perkujtohet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 543
  • 544
  • 545
  • 546
  • 547
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj
  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT