• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Leksiku filatelik në formimin e shprehjeve popullore shkodrane

January 2, 2026 by s p

Besnik Fishta/

Tradita postare në Shkodër, e dokumentuar që prej shekullit XIX, ka qenë një institucion jetik për komunikimin tregtar, shoqëror dhe kulturor të qytetit. Prania e njëkohshme e zyrave postare austro-hungareze, osmane dhe më pas italiane e shndërroi Shkodrën në një nyje të rëndësishme ndërkombëtare komunikimi, duke e vendosur atë në qarkullim të drejtpërdrejtë me hapësira të gjera administrative dhe kulturore. Ky kontakt i vazhdueshëm me shërbimet postare ndikoi drejtpërdrejt në gjuhën e përditshme të qytetarëve, duke bërë që terminologjia postare të depërtonte në të folmen urbane dhe, me kalimin e kohës, të shndërrohej në shprehje figurative e popullore.

Ky fenomen gjuhësor paraqet interes të veçantë jo vetëm nga pikëpamja sociolinguistike, por edhe në raport me filatelinë, si hobi dhe disiplinë studimore. Në të dy rastet kemi të bëjmë me forma të ruajtjes së kujtesës kulturore, gjuha popullore e ruan përvojën kolektive nëpërmjet metaforës, ndërsa filatelia e ruan atë nëpërmjet objekteve materiale, si pullat, zarfet dhe dokumentet postare.

Në të folmen shkodrane, termat postare u shndërruan në shprehje me ngarkesa të ndryshme kuptimore, pozitive, negative, ironike apo humoristike, duke reflektuar marrëdhënie shoqërore, sjellje individuale dhe realitete politike. Shprehja “Shkon si pullë poste” përdorej për të vlerësuar besueshmërinë dhe korrektësinë e një personi apo shërbimi; tregtarët shkodranë e përdornin shpesh për të nënvizuar sigurinë e një veprimi të realizuar pa dështim. Në kahun e kundërt, “I ngjitet si pullë poste” mbante një ngarkesë të qartë negative, duke ironizuar individët oportunistë që nuk ndaheshin nga figura me pushtet politik apo ekonomik.

Po ashtu, shprehjet e lidhura me telegramin pasqyrojnë perceptimin e shpejtësisë dhe vonesës në komunikim. “Ia çoi si telegram urgjent” vlerësonte komunikimin e shpejtë, të drejtpërdrejtë dhe korrekt në kryerjen e detyrës, ndërsa “Telegram i prapambetun”, ironizonte individët që merrnin vesh ngjarjet me vonesë, duke i paraqitur si të shkëputur nga ritmi i kohës dhe shqetësimet e komunitetit. Ndër shprehjet më të përhapura në jetën tregtare ishte: “Pa pare, pa pullë”, një metaforë e thjeshtë, por domethënëse, që ironizonte realitetin ekonomik dhe nënvizonte faktin se asgjë nuk kryhej pa pagesë, ashtu si letra nuk nisej pa pullë. Në marrëdhënie shoqërore më informale, shprehja “Mos më rri si pullë poste”, përdorej për të relativizuar sjelljet e tepërta dhe për të krijuar një atmosferë humori.

Këto shprehje dëshmojnë se posta nuk ishte thjesht një institucion komunikimi, por një realitet i brendësuar thellë në kulturën urbane të Shkodrës. Ato pasqyrojnë, njëkohësisht, edhe dimensione politike dhe shoqërore, veçanërisht gjatë periudhave të ndryshme historike. 

Dëshmitë për këtë fenomen gjenden si në burime të shkruara, ashtu edhe në traditën gojore. Gazeta “Ora e Maleve” (Shkodër, vitet ’30) shkruante: “Deputeti i ri i asht ngjitë partisë si pullë poste”, duke përdorur metaforën popullore për të ironizuar karrierizmin politik. Në tregjet e qytetit qarkullonte thënia: “Mos më rri si pullë poste, se s’të marr dot me vete”, ndërsa shprehja “Pa pare, pa pullë” ishte pjesë e përditshme e diskursit tregtar. Prozat satirike të Migjenit, në mënyrë të tërthortë, pasqyrojnë të njëjtën logjikë shoqërore, kur ironizohet varësia e të varfrit ndaj të pasurit, e formuluar nga populli si: “I duhet me u kap si pullë poste pas derës së beut”. Edhe kujtimet familjare dhe korrespondenca private shkodrane të shekujve XIX–XX dëshmojnë përdorimin figurativ të termave postare, si në shprehjet: “Fjala jote me erdhi si telegram urgjent, mbërrin para se të mendohem”, etj.

Në kushtet e sistemit socialist (1945–1990), kur shoqëria shqiptare ishte nën një kontroll të imët ideologjik dhe administrativ, prania e shërbimeve postare dhe roli i tyre në qarkullimin e informacionit ndikuan drejtpërdrejt në gjuhën e përditshme dhe në ndërtimin e shprehjeve figurative në të folmen shkodrane. Termat postare në ndërgjegjen kolektive, u ngarkuan me kuptime të reja simbolike, shpeshherë të lidhura me mbikëqyrjen, disiplinën, frikën apo ironinë sociale. Në këtë periudhë, shprehja “I ngjitet si pullë poste” nuk përdorej më vetëm për të përshkruar afërsinë e padëshiruar apo oportunizmin, por fitoi edhe një domethënie më të mprehtë politike dhe shoqërore, duke nënkuptuar ndjekjen, përgjuarjen apo kontrollin e vazhdueshëm nga individë të lidhur me aparatin e pushtetit. Në mënyrë të ngjashme, shprehja “E kane vu si pullë poste” përdorej për raste kur dikush detyrohej të qëndronte pranë një personi, pa vullnetin e tij. Ndërkohë, “Shkon si pullë poste” ruajti edhe në këtë periudhë një kuptim pozitiv, duke u përdorur në diskursin zyrtar dhe propagandistik për të lavdëruar korrektësinë, bindjen dhe realizimin e detyrave sipas normave të sistemit, si shprehje e asaj që etiketohej si “moral socialist”. Krahas këtyre, në ligjërimin e përditshëm u përdorën edhe shprehje të tjera me bazë postare, si “i paska humbur adresa këtij”, për individë të hutuar ose të shkëputur nga realiteti, apo “nuk ia vuri n’pullë fare”, për raste kur dikush nuk merrej seriozisht apo anashkalohej qëllimisht. Një dimension veçanërisht domethënës merr kjo frazeologji në kujtesën e brezit të ri të viteve ’70–’80. Mes të rinjve qarkullonte paralajmërimi ironik, “kujdes, të asht ngjitë njëri si pullë poste”, për të sinjalizuar praninë e një individi që përgjonte apo raportonte, duke e shndërruar terminologjinë postare në një mjet të koduar komunikimi dhe vetëmbrojtjeje gjuhësore. Edhe diskursi publik përdorte metafora të ngjashme, si në rastet kur për persona të kthyer me forcë nga arratisja thuhej se “i kanë sjellë të paketuar koliposte”, një shprehje që ndërthurte ironinë me realitetin represiv të kohës. Këto përdorime dëshmojnë se, gjatë periudhës socialiste, shprehjet postare në të folmen shkodrane nuk ishin vetëm mjete gjuhësore, por edhe forma të tërthorta reagimi ndaj një realiteti politik të mbyllur. 

Pas vitit 1990, në kushtet e demokracisë së tranzicionit, këto shprehje morën kuptime të reja, të lidhura me shoqërinë e hapur, liberalizmin ndonjehere te pakontrolluar apo dhe kaosin social. “Ia dha si telegram” u bë metaforë e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, tipik për diskursin publik të periudhës. “E mban veten si zarf bosh” ironizonte figura politike apo ekonomike pa përmbajtje reale, ndërsa “Mos më rri si pullë poste” u përdor më lirshëm në marrëdhënie shoqërore, duke reflektuar një qëndrim ironik ndaj mediokritetit.

Filatelia, si hobi i mbledhjes dhe studimit të pullave, zarfave dhe dokumenteve postare, ka një lidhje të natyrshme me këtë trashëgimi gjuhësore. Leksiku bazë filatelik, pulla, zarfi, posta, telegrami,qe është i njohur gjerësisht si në Shqipëri, ashtu edhe në kontekst ndërkombëtar, do shfaqet jo vetëm në katalogë dhe koleksione, por edhe në gjuhën e përditshme si bartës kuptimesh simbolike. Ashtu si koleksionisti ruan një pullë ose një zarf si objekt me vlerë historike, edhe gjuha popullore ruan metaforat postare si forma të kujtesës kolektive. Në përfundim pohojme, qe shprehjet postare në të folmen shkodrane janë dëshmi e ndërthurjes së ngushtë midis gjuhës dhe institucioneve të kohës. Ato tregojnë se posta nuk ishte vetëm një institucion komunikimi, por një realitet që formësoi mendësinë urbane dhe mënyrën e të shprehurit. Afërsia e tyre me hobin e filatelisë është e dukshme dhe organike, filatelia dhe folklori gjuhësor shkodran bashkohen në një narrativë të përbashkët, ku shërbimi postar shfaqet si urë midis materialitetit dhe figurativitetit, midis historisë së dokumentuar dhe kulturës së gjallë.

Filed Under: Kulture

Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations

December 30, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Rozita Fishta, a Boston-based solo violinist, invites audiences to be part of her music that “carries emotion, gives hope, and embraces vulnerability by being genuine and real. I want them to feel seen, comforted, and also be inspired, as if the music is holding their hand for a moment reminding them that they are not alone, even in chaos.” But how does Rozita stay anchored in the face of her rising career? Is the memory of the little violin-playing girl from Albania with her on stage today? Her schedule this December was overloaded with solo performances at Christmas and end-of-the-year celebrations, corporate events, “a major performance at MGM, a venue that represents a milestone in my professional journey,” she says, and, last week, a high voltage collaboration with Mc Kresha, Albanian singer-songwriter. Having previously performed on sets with other influential artists like Alban Skenderaj, Ledri Vula, she values these moments “for their cultural connection, pride and shared identity through music.”

Family Heritage – The Tirana-born violinist got her classical music training from Preng Jakova school in her parents’ hometown of Shkodra. The first glance at her aunt’s piano ignited the spark of a lifelong exploration into music. Since her long fingers were deemed to be best suited for playing violin, by her teachers, Rozita immediately got “string- attached” since the age of 5. The classical music gave her a sense of being rooted in the family heritage and, in the teenage years, it provided consolation when her father, Tonin Fishta, passed away. “I grew up hearing stories from him about Gjergj Fishta – how he regularly visited our home and considered our family, that came from the same village, like his own. In our house, we still have the wooden chairs where he used to sit nearly 90 years ago. I believe the childhood stories have given me a deep sense of identity and, later, the artistic responsibility, as if music and poetry are in my blood. My father, who everybody called Ton, was my best friend. He taught me the meaning of strength, honesty, and sacrifice from a very young age. The memory I hold closest to my heart is the look in his eyes – filled with tears of pride – as he watched me perform at my High School graduation.”

Tirane – Rome – Boston – From a very young age, Rozita was an active performer traveling to different European cities. At the age of 18, she won a full scholarship to the Conservatory of Music Santa Cecilia in Rome, Italy, where she continued her studies in Violin Performance. After six years in Italy, she moved to Boston in 2013. Throughout her career, she has performed with prestigious orchestras. “In Rome, I performed with the Santa Cecilia Orchestra under the world-renowned conductor Antonio Pappano. In Boston, I played with the New England Philharmonic and the Kendall Square Orchestra, where I served as concertmaster from 2016-2020.”

Rozita Goes Electric – Determined to turn music into a career, Rozita’s next spark gained momentum when she stepped out as an electric violinist solo performer. “Although it is the same instrument, it is a whole different level of production,” notes Arens Leka, a well known violinist and music producer in Albania and New York City. The UK-based Bond Girls, the original and best-selling electric string quartet of all time, got Rozita “plugged in”. She says that “Unlike the orchestra’s first violinist, which embraces a powerful sense of unity, a solo performer is an experience much more personal and vulnerable. This is a much greater responsibility and simultaneously a more intimate dialogue. I deeply value both experiences, yet I feel that I truly find myself, my voice and my soul, when I perform as a soloist.”

Radio Maria Anthem & the forging of her Artistry- Joining the Boston music landscape and standing out while refining your signature style are daunting tasks for any artist. Rozita is driven by her artistic independence and individuality as she brings her art to the public. It is a challenging path in terms of financing, recording, networking, branding, marketing. But these trials have only hardened her resolve. Currently, she is pursuing a degree in Independent Recording and Production at Berklee College of Music in Boston. Recalling that her flair for artistic independence traces back to when she was 18 in Albania, Rozita shares how she was invited to compose a song for Radio Maria, a Catholic Radio Station in Shkodër, Albania. “I wrote the music, played the violin, and recorded my own voice. The song eventually became the anthem of the radio station. When I turned on the radio and heard my own song playing, it is a feeling that is still with me to this day. It was my first real sense that my music had a life beyond me. I was paid $100 at the time, which was my first and biggest payment for my music, and it meant everything to me.”

Well Reviewed and Recognized – Rozita Fishta has received honors and recognitions as a solo artist and in her ongoing academic studies, as well as featured in a few magazines. She has performed in prestigious venues such as the Wang Theater and Agganis Arena, has shared the stage with celebrated artists including Ledisi, Q-Tip, Gilberto Santa Rosa, and was invited to perform as a guest of honor at the Annual Dinner Party at the Edward Kennedy Center, a deeply meaningful moment for her as a musician. She wishes to write various genres of music from classic to pop to electronic. “My goal for the future is an album that blends these three in one.” One of the favorites in her repertoire right now is Rosalia’s new album LUZ. “The way she blends genres is incredibly inspiring and has begun to influence the sound and vision of my own upcoming album.”

Recognition that Matters Most – “The confirmation of my artistry is important to me, but the greatest joy doesn’t come from the recognition itself. It comes from seeing the pride in my son’s and my nephews’ eyes. Knowing that they feel proud of me, as an artist and as a person, is the most beautiful reward of all,” says Rozita.

Refining her Signature Style as a Performer – Coming into her own as a performer involves staying incredibly disciplined and devoted to her career path. On stage she blends her music styles including pop, rock, EDM, jazz, hip hop, blues, dance, Latin American music etc. But off the set Rozita likes to write poems, paint and sing opera. As a solo electric violin performer, skills and stage presence are crucially important. In addition, there is significant physicality and technical know-how such as electronic output of the sound, speakers, and then, hair, makeup and wardrobe – in short, a lot goes into the show well before the first bow ever hits the strings. Seeing her perform last August and then in October 2025 at the AFC fundraisers in Boston, https://albaniansfightingcancer.org/ Rozita made all of it look easy. She fused classical training with high energy contemporary music and, then, wowed the crowd with her interpretation of Albanian ballads and traditional songs. Regardless of the genre she performs, the music conversations in “each event brings a different energy, yet the same responsibility: to show up fully, musically and emotionally for every audience,” she says.

Words to Live by – “Five-year-old me picked up the violin and practiced for hours driven purely by love and curiosity. More than three decades later, when I feel overwhelmed and demotivated, that little girl serves as a reminder to not lose sight of my goal, to keep moving forward with integrity, resilience and inspiration.” Rozita Fishta’s electric path reflects both her past and her strings-attached future! https://www.instagram.com/rozita_violin/

#RozitaFishta#musician

Filed Under: Kulture Tagged With: Rafaela Prifti

Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze

December 29, 2025 by s p

Përktheu nga BBC Rafael Floqi/

E paraqitur dhe tregtuar pa mëshirë si simbol seksi, Brigitte Bardot e vendosi kinemanë franceze në hartën botërore. Brigitte Bardot, e cila ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, përmbysi portretizimin e ngurtë të grave në kinemanë e viteve 1950, duke u shndërruar në mishërimin e një epoke të re të çlirimit seksual.

Në ekran, ajo ishte një “koktej” francez hijeshie lozonjare dhe sensualiteti kontinental. Një botim e quajti “princesha e buzëqeshjes provokuese dhe kontesha e thirrjes joshëse”, një imazh që ajo vetë më vonë e urrente. E shitur pa skrupuj si simbol hedonist seksi, Bardot u ndje e penguar në ambicien e saj për t’u bërë aktore serioze. Përfundimisht, ajo hoqi dorë nga karriera për t’iu kushtuar mbrojtjes së kafshëve.

Vite më pas, reputacioni i saj u dëmtua kur bëri deklarata homofobe dhe u gjobit disa herë për nxitje të urrejtjes racore. Djali i saj gjithashtu e paditi për dëme emocionale, pasi ajo kishte thënë se do të kishte preferuar “të lindte një qenush”. Ishte një njollë në kujtesën e një ikone, e cila – në kulmin e saj – e bëri bikinin, dëshirën femërore dhe kinemanë franceze pjesë të hartës globale.

Jeta e hershme

Brigitte Anne-Marie Bardot lindi në Paris më 28 shtator 1934. Ajo dhe motra e saj, Marie-Jeanne, u rritën në një apartament luksoz në lagjen më elitare të qytetit. Prindërit e saj katolikë ishin të pasur dhe tepër rigorozë, duke kërkuar standarde të larta nga fëmijët. Miqësitë e vajzave kontrolloheshin rreptësisht; kur thyen një vazo të dashur të prindërve, u ndëshkuan me rrahje.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, me trupat gjermane që pushtonin Parisin, Bardot kalonte shumicën e kohës në shtëpi duke vallëzuar nën tingujt e pllakave muzikore. Nëna e saj e inkurajoi dhe e regjistroi në mësime baleti që në moshën shtatëvjeçare. Mësuesja në Konservatorin e Parisit e përshkroi si nxënëse të shkëlqyer dhe ajo fitoi disa çmime.

“Jeune fille”

Megjithatë, Bardot e ndiente jetën mbytëse. Në moshën 15-vjeçare, ajo kujtonte më vonë: “Kërkoja diçka, ndoshta përmbushjen e vetvetes”. Një mik i familjes e bindi të pozonte për kopertinën e revistës Elle, dhe fotografitë shkaktuan sensacion. Në atë kohë, gratë në modë kishin flokë të shkurtër dhe veshje të kuruara me kujdes. Flokët e Brigitte-s binin lirshëm mbi shpatulla; me trupin e hollë e atletik të balerinës, ajo nuk ngjante me modelet e tjera.

Në moshën 16-vjeçare, ajo u bë fytyra më e famshme e kopertinave në Paris. Fotografitë e saj tërhoqën vëmendjen e regjisorit Marc Allégret, i cili i kërkoi asistentit të tij, Roger Vadim, ta gjente.

Roger Vadim, “ujku i egër”

Provimet për film nuk patën sukses, por Vadim – gjashtë vjet më i madh – e mori nën mbrojtje, fillimisht si protezhe dhe më pas si e fejuar. Ata nisën një lidhje intensive. Kur prindërit e Bardot e zbuluan, kërcënuan ta dërgonin në Angli. Në shenjë rebelimi, ajo tentoi vetëvrasjen, por u shpëtua në çastet e fundit.

Prindërit u dorëzuan, por ndaluan martesën deri sa Brigitte të mbushte 18 vjeç. Sapo e kaloi këtë moshë, çifti u martua.

Shndërrimi në ikonë

Vadim filloi ta formësonte Bardot-in si yllin që besonte se ajo mund të ishte. Ai shiti fotografitë e dasmës në Paris-Match dhe e mësoi si të sillej në publik.

Ajo mori role të vogla në shumë filma, shpesh si figura femërore të pafajshme, por provokuese. Deri në vitin 1956, ajo ishte kryesisht e famshme për pozimet me bikini – një veshje ende e ndaluar në disa vende – dhe për flokët në stil “koshere”.

Pastaj erdhi filmi që e bëri yll: “And God Created Woman”. Në SHBA shkaktoi skandal, ndërsa filozofja Simone de Beauvoir e shpalli ikonë të “lirisë absolute”.

Nga fama te polemikat

Bardot u identifikua plotësisht me personazhet që luante. Ajo u divorcua nga Vadim, pati martesa dhe lidhje të tjera, u bë aktorja më e paguar në Francë, por shpesh ankohej: “Nuk kam pasur shumë mundësi të aktroj; kryesisht më është dashur të zhvishem”.

Ajo fitoi vlerësime kritike në filmin Le Mépris të Jean-Luc Godard, por u lodh nga imazhi i saj si “kotele-seksuale”.

Aktiviste për të drejtat e kafshëve

Në vitin 1973, pas gati 50 filmash, Bardot u tërhoq nga aktrimi për t’iu kushtuar mbrojtjes së kafshëve. Ajo themeloi Fondacionin Brigitte Bardot dhe u bë një nga figurat më të zëshme të kësaj kauze.

Fund i trazuar

Vitet e fundit u shoqëruan me procese gjyqësore për deklarata raciste dhe homofobe. Megjithatë, në vitet 1960 ajo ishte zgjedhur fytyra zyrtare e Marianne, simboli i Francës.

Pas tre martesash të dështuara, disa tentativash vetëvrasjeje dhe një jete të trazuar, Bardot mbetet një figurë kontradiktore: ikonë e lirisë femërore, por edhe e polemikave të thella.

Ajo la pas bashkëshortin e katërt, Bernard d’Ormale, ish-këshilltar i politikanit të ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen.

Filed Under: Kulture

KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

December 27, 2025 by s p

FULL PROGRAMME LINK: https://www.bronxworldfilm.org/guidebwfcycle

MANHATTAN SCREENINGS: La Nacional – 239 West 14th Street (Jan. 12, 13)

BRONX SCREENINGS: Andrew Freedman Home (Jan. 17) Sankofa Haus (Jan. 18)

New York, New York. Dec. 25, 2025. – A double bill of films with Kosovo as their subject comes to New York City City January 11-18, 2026 in Manhattan and The Bronx as headliner for Bronx World Film Cycle, Winter 2026, the flagship art house film and multiarts event that pioneer presenter Bronx World Film has held every winter since its founding in 2011. This year’s marqueé boasts of 22 films from 16 countries, among them a world premiere, two US premieres, five NYC premieres, an avant-première and its first incursion into horror films.

The headline feature film I, Father (“Un ‘Ati”) comes from an Albanian-language adaptation of Hamlet for the stage titled Princi I, by award-winning filmmaker Mark Norfolk. The cast is led by Makfire Miftari and Besim Ajeti, both prominent stage and screen artists in Kosovo. Makfire — also Executive Producer as CEO of Filma-KS, together with Norfolk’s Prussian Features — is from a distinguished family of intellectuals. Besim founded Goddess on a Throne Festival in Prishtinë, the first in that young nation’s history. The film, shot in Gjilan village on a shoestring in under a week, is a milestone for Kosovo art house.

The documentary Kosovo: The Cry of Man is Singing is an episode from BYU-TV’s “How I Got Here” series directed by Jim Morrison IV. It tells the story of Naser who, as a young journalist, witnessed war atrocities in his homeland of Kosovo. Now, with his fifteen-year-old son Ander feeling like his father has unresolved pain around his experiences, they take a homecoming trip to Kosovo not as father and son, but as friends and equals.

Bronx World Film has been at the forefront of promoting Albanian and Kosovar cinema since its earliest days, believing that the worldview and history of these nations and peoples carry valuable lessons of resilience, respect for historic memory, language, honor and community. It thanks the various venues hosting Bronx World Film Cycle, Winter 2026 and those who support the organization’s work as it celebrates its fifteenth anniversary.

Filed Under: Kulture

FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës

December 26, 2025 by s p

Kristaq BALLI /

Një retrospektivë përkitazi mbi historinë e fotografisë shqiptare na ofron pamjen e një tabloje të pambaruar por, mbi të cilën vijojnë here pas here të hidhen penelata që po e plotësojnë atë me shumë maturi. Si lloji më i ri i artit pamor, i konfirmuar botërisht në fund të shek. XIX (fundi i periudhës Viktoriane), në Shqipëri ai ka përjetuar shpërfilljen, nënvlerësimin e diskriminmin e tij, veçanërisht gjatë periudhës së sistemit komunist. Dihet që Shqipëria ka qenë një oaz pjellor i fotografisë, pasi lëvrimi i saj ka filluar thuajse paralelisht me fotografinë botërore në dy qendra të emancipuara shoqërore e kulturore, si Shkodra e Korça me disa studio e fotografë të mirëfilltë artistë. Nën influencën e shembullin e tyre, ata induktuan edhe në qendra të tjera urbane të tjerë artizanë të fotografisë t’i përvishen këtij profesioni kryesisht për nevoja shoqërore, familjare e komerciale. Kështu, deri në fund të gjysmës së parë të shek. XX thuajse në të gjitha qytetet kryesore, madje edhe në venbanime rurale (si Dardha e Korçës, prej ku është lançuar edhe fotografi i parë autokton shqiptar-Papa Jani Zengo.(K.Balli, Q. Vrioni, N. Kotherja), u krijua një rrjet i gjerë shërbimesh fotografike, që zakonisht përfshinin edhe procesin e fotografimit në pllaka xhami, apo në filma celuloidi edhe procesin e retushimit estetik të portreteve në studio, edhe procesin e zhvillimit e larjes së tyre. Pra, këto studio, apo fotografë kryenin njëheresh edhe punën “artistike të vizionit” edhe atë “teknologjike”, të dyja të lidhura ngushtësisht e që siguronin suksesin, apo jo të studios. Ndërkohë, konkurenca profesionale midis tyre ishte e shprehur hapur dhe në favor të atyre që në fund të fundit materializohej me “magjinë” e atij që prodhonte foto më të realizuara estetikisht dhe teknikisht.

E njohur, e dëgjuar dikur, por e harruar, e paevidentuar dhe e pastudiuar deri sot për arsye nga më absurdet, mbi të gjitha vrastare, është edhe një studio fotografike në Korçë, e cila ka kontribute të veçanta e autentike në historinë e fotografisë shqiptare.

Në pasurinë e paçmuar të fotografisë shqiptare kanë meritën e tyre edhe shumë fotografë, studiues, udhëtarë, konsuj, albanologë etnologë e antropologë të huaj, të cilët kanë realizuar mijra fotografi ekzotike për vendin dhe popullin tonë, sikundër duhet vlerësuar edhe kontributi i disa fotografëve të vjetër shqiptarë, apo me origjinë shqiptare që kanë punuar si të tillë jashtë Shqipërisë, në ShBA, Greqi, Rumani, Bullgari, Japoni, Kore, Maqedoninë e Veriut, etj.

Pas Luftës II Botërore, me vendosjen e regjimit totalitar në Shqipëri, ashtu si edhe sferat e tjera të artit e kulturës, edhe fotografia pësoi një metamorfozë dehumanizimi e faktorizimi politik që do t’i shërbente ideologjisë e propagandës komuniste. Fotografia në kontekstin e saj emocional e estetik do të venitej dalëngadalë për t’ia lënë vendin një tjetër lloj arti propogandues të njeriut të politizuar deri në palcë, të njeriut të ri virtual komunist. Fotopllakati i ashpër revolucionar i realizmit socialist, që deformonte antropologjinë fizike e psikologjike, madje edhe të peizazhit natyror në shërbim të megallomanisë patologjike të sistemit totalitar, frustoi e shmangu gradualisht dimensionet e realizmit, të së bukurës, intimes, privatësisë, delikatesës, sensibilitetit human e sidomos atij femëror.

Më në fund, procesi përfundimtar i shtetëzimit e kolektivizimit të pronave e profesioneve në ndërmarje artizanale, midis të cilëve edhe atij të fotografëve, shënon edhe goditjen e fundit e pikiatën dramatike të fotografisë që humbi çdo vlerë e interes krijues e artistik. Kjo bëri që fotografët, sidomos ata më të hershmit të humbisnin interesin dhe shpresat për mbijetesë ndaj profesionit dhe bashkë me prishjen e studiove të tyre, ata asgjesuan edhe fototekat me dhjetra mijëra fotoprova e pllaka, apo filma negativë, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm për memorjen kombëtare.

Si rezultat i kësaj goditjeje cerebrale mbijetuan shumë pak fotografë të mirëfilltë, që jo publikisht, fshehur nga makineria dërrmuese e shtetit, vijuan të punojnë me shpirt artisti për të lënë si dëshmi antikonformizmin e tyre në fotografi që inkuadrohen me dinjitet në Historinë e Fotografisë Shqiptare. Me fillimin e viteve ’90 të shekullit të kaluar e më tej, tabloja sinoptike e fotografisë, ashtu si gjithë jeta politike, shoqërore, materiale, shpirtërore, kulturore e artistike do të pësonte një kthesë 180 gradë, duke mbartur mbi vete një vektor historie plot zik-zake, zhvillime, dështime, progrese, përpjekje mbijetese dhe, sot, përballjen me një realitet të ri universal pa barriera e kufizime politike e ideologjike, por gjithsesi të ballëpërballshëm artistikisht me arritjet e mëdha botërore.

Pak a shumë këtë parabolë “profesionale” ka përshkuar edhe “Foto-Studio Venetiku”, një nga më të hershmet e më të njohurat në Korçë, me një aktivitet dhjetra vjeçar e me disa fotografë protagonistë. Sigurisht, ata që kanë ende kujtime, apo marrëdhënie shpirtërore me këtë studio, sikundër edhe historianët e studiuesit e fotografisë, apo qytetarët që e kanë njohur këtë familjeje intelektualësh e artistësh të mirënjohur korçarë e kanë një dilemë: si është e mundur që kjo studio aq e njohur dikur, “kamerat obscura” të së cilës mbanin gjurmët e imazhet e mijra qytetarëve, ngjarjeve historike, personazheve e personaliteteve të shumtë të kohës, peizazheve e kartolinave të shumta që u përgatitën këtu, të jenë hedhur në humbellën e harresës e të përjashtimit nga kujtesa kolektive, nga opinion qytetar, intelektual, artistik, sikur ata të mos kishin ekzistuar kurrë? Sigurisht që kjo dilemë edhe pse retorike e ka një përgjigje: vitin 1975, atë vit fatal për këtë familjeje, të ironisë së fatit tragjik të saj nga goditja vdekjeprurëse që grushti drastik i diktaturës, pas pleniumit të katërt famëkeq të KQ të Partisë së Punës që kishte në shënjestër kryesisht intelektualët e artistët, i dha kësaj familje intelektualësh e artistësh elitarë që, për arsye fare absurde e antihumane i konsideroi armiq të popullit, të Partisë, të ideologjisë së saj, të artit të realizmit socialist, zëdhënës të agjitacionit e propagandës kundër Partisë, apo, madje edhe bashkëpunëtorë të fashizmit (!) dhe i dënoi me aq vite të zgjatura burgimi, sa ata të mos dilnin dot prej andej të gjallë.

Por cila është historia e familjes dhe Foto-Studios Venetiku?

Rastësisht kishte qëlluar që shtëpia e familjes sonë dhe ajo e Venetikëve të ishin përballë e aq pranë, sa midis pjesëtarëve të tyre, tashmë komshinj të afërt të kishte marrëdhënie të afërta shoqërore, të cilat, veçanërisht në Korçë shpreheshin me një afinitet mjaft të dukshëm, si një zakon e traditë e veçantë morale, miqësore e qytetare për t’iu gjendur pranë njeri-tjetrit në çdo rast, në çdo moment. Gurët e sofateve para portave të çdo shtëpie ishin dëshmitarë mikpritës të fqinjësisë e afërsisë së banorëve të mëhallës, kryesisht të grave e vajzave që, bashkarisht me punët e tyre të dorës, thurrje me shtiza, apo qëndisje në gjergjef me gjilpërë e grep, shkëmbenin edhe “sekretet” e moshës së tyre, apo edhe të reja, pse jo edhe “thashetheme” apo kuriozitete të fshehta “konspirative” nga jeta e bëmat e familjeve rreth e rrotull. Njëra prej këtyre, e cila më është fiksuar në memorje, edhe pse isha ende shumë i vogël (por edhe shumë kurioz) lidhej me familjen Venetiku, pra që ajo kishte patur një djalë, më të madhin midis fëmijëve (me inicialin e emrit Th.) i cili kishte kryer vetëvrasje pasioni, sepse familja e tij nuk kishte pranuar që ai të martohej me vajzën që ai dashuronte…Kjo ndoshta kishte qenë tragjedia e parë e familjes Venetiku, e cila i kishte imponuar asaj mbylljen në vetvete dhe një vello misterioze të amosferës së saj miqësore e shoqërore.

I pari i familjes Viskë Venetiku, me origjinë nga Vithkuqi bleu tokë poshtë Çezmës së Arave (sot qendra e qytetit) dhe ndërtoi aty shtëpinë e tij rreth vitit 1870. Prapa shtëpisë, ai ngriti edhe një punishte zdrukthtarie, me gjasa që ai të ushtronte aty profesionin e tij të marangozit. Ka mundësi që në këtë shtëpi të ketë lindur djalii tij Dhimitër Venetiku në vitin 1874, me emrin e të cilin lidhet edhe fillimi i një profesioni tjetër familjar që do të vazhdonte të trashëgohej për një periudhë mjaft të gjatë, pra fotografia, si dhe historia interesante e Foto-Studio Venetikut.

Nuk kemi të dhëna dokumentare se si u rrit e u edukua Dhimitri, por logjika gjenealogjike na ndihmon për të nxjerrë disa të dhëna biografike mbi jetën familjare e profesionale të tij. Ai duhet të jetë martuar rreth vitit 1900 me Aleksandra Stratin (1884- 1988) edhe ajo me origjinë nga Vithkuqi. Fëmijët e tij, pra, kanë lindur pas këtij viti.

Fotografitë e para të Foto-Studios Venetiku i përkasin të paktën vitit 1910. Tek “Enciklopedia e Fotografëve Korçarë” të studiuesit Niko Kotherja, lidhur me aktivitetin fotografik të familjes Venetiku, përmendet se “Historia e kësaj familjeje fillon me një fotograf, të cilit fatkeqësisht nuk i kemi emrin, por vetëm inicalet D. Venetiku…” Më tej: “Një dëshmi fotografike kemi nga shkrimtari Kristaq Cepa, me pseudonimin Kapa, i cili ka një fotografi të vitit 1927 në studion e TH.D.Venetikut që i bije të jetë i biri i D. Venetikut” . Po ky studiues pohon se “ Nga kjo familje ka dalë edhe një nga fotografet e para femra në Shqipëri me emrin Krisanthi Venetiku “(1910-1979 K.B.), por nga të tre emrat e mësipërm ai nuk ka mundur të gjejë ende ndonjë fotografi. Një vulë në anën e prapme të një fotoje me emrin Th.D.Venetiku e disponoj edhe unë (falë koleksionistit e studiuesit Sh.Sala) madje, përbri, me një datë të shkruar me bojë të zezë Kine, 19/9/27.

Nqs flasim për dëshmi, ka shumë të tilla nga persona e familje të shumta okulare korcare, si po edhe familja jonë, apo edhe vetë unë që disponoj foto të miat nga Studio Venetiku, por do të veçoja, midis të tjerash edhe një dëshmi më të vjetër, atë të diktatorit Enver Hoxha në librin e tij “Kujtimet e Rinisë” kur ai ishte student në Liceun Francez të Korçës (1927-1930, K.B.): “… më kujtohet se tok me Elmaz Konjarin dhe me një shok tjetër korçar shkuam bëmë një fotografi, te «Venetiku», afër Shëngjergjit. (f. 122)

Duket si një rebus proliks apo lëmsh i ngatërruar, por një qëmtim me logjikën koherente të fakteve, dokumenteve, fotove, kartolinave, vulave, si dhe të kujtimeve e gjurmimeve të mia të shumta për këtë familje me disa fotografë do të na nxjerrë në rezultate befasuese.

1.Fotot e hershme të studios Venetiku u takojnë të paktën viteve 1910, disa prej të cilave janë monumentale, me përmbajtje e personazhe të njohur patriotike e kombëtare e me elementë të pasur kulturorë e etnografikë. Që ato mund t’u atribuohen fëmijëve të Dhimitër Venetikut nuk ka mundësi, sepse, ashtu siç e përmendëm më lart fëmijët e tij më të mëdhenj që kishin lindur pas vitit 1900 (sipas dokumenteve zyrtarë), ishin në atë kohë më pak se 10 vjeç e të tjerë nuk kishin ardhur akoma në jetë. Pra fotot e viteve ‘10-20 i takojnë me shumë propabilitet vetë Dhimitrit, edhe duke vlerësuar që vula që përmend z. N.Kotherja, pra “D. Venetiku”, duhet të jetë me shumë gjasa e mjeshtrit Dhimitër Venetiku, sepse, siç ka ka ndodhur shpesh me emrat shqiptarë iniciali “D” është një reduktim, apo akronizim ta konsiderojmë simbolik e estetik autorial i shkronjës “Dh”, por që nuk prish semantikisht emrin e tij nga Dimitër në Dhimitër. Kështu kanë bërë edhe shumë shqiptarë, por edhe artistë të tjerë kur e kanë konsideruar të arsyeshme. E, për një burrë mbi të 35-at, të pjekur tashmë, pllot i një familjeje me “shtëpi e katandi” e me ambicje për t’u shkolluar, edukuar e për një status të nderuar shoqëror e kulturor, siç rezultoi në fakt kjo familje në vitet e mëvonshme, nuk mund të jemi të dyzuar tashmë se ai që ka filluar i pari rrugën e fotografisë në familjen Venetiku ka qenë vetë Dhimitri dhe se aktiviteti i tij në fotografi ka vijuar të paktën derin nga vitet 1925, kur fëmijët e tij kanë arritur një moshë për t’u përfshirë në këtë fushë. Një tjetër e dhënë që Dhimitër Venetiku ka qenë fotografi i parë i kësaj studioje ka qenë një bisedë e imja me të bijën kur nga vitet ’70 duke e pyetur se nga e ka mësuar procesin e fotografimit, ajo më ka thënë se e ka mësuar nga babai dhe se ajo ka pasur raste që ka retushuar negativët e tij e të vëllait Jovan.

Dhimitri ka vdekur rreth vitit 1945.

Studio Venetiku nuk ishte e vendosur në një dyqan brenda shtëpisë, siç bënin zakonisht zanatçinjtë e tregtarët e vegjël të asaj kohe, në një dhomë të madhe në katin e dytë. Për të hyrë atje duhej të përshkoje oborrin me plloça , të ngjitje një palë shkallë të gurta, të hyje në një korridor e, më pas në dhomën e fotografimit me projektorë, objekte antike dhe sfonde të ndryshme. Mjediset e retushit dhe laboratori i zhvillimit e larjes ishin më prapa, ndoshta në një ndarje të punishtes së zdruktarisë. Fotot që i përkasin kësaj kohe pasqyrojnë gjerësisht situatën e re të jetës politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore e artistike të Korçës në një periudhë kur qyteti bënte një jetë të gjallë e shumë progresive në çdo këndvështrim, e kjo s’kishte si të mos pasqyrohej edhe në atmosferën e përmbajtjes dhe paraqitjes së fotografive të kësaj studioje. Një vend të rëndësishëm në to zenë edhe personazhe protagonistë dhe ngjarje të rëndësishme historike në Korçë që lidhen me zhvillimet e shoqërisë shqiptare.

Duhet të përqëndrohemi në anën e prapme të një fotoje të prerë në mënyrë katërkëndshe në një nga cepat e saj, ku nuk identifikohet dot pamja fotografike e realizuar. Por, gjendet vula e fotografit që përfaqëson një nga anëtarët e tjerë të familjes Ventiku: Th.D.Venetiku. Ajo është një vulë e njomë me ngjyrë blu, me shkrim kaligrafik dhe një nënvizim në formë shigjete. Po ashtu i referohemi koleksionistit Kotherja mbi ekzistencën në familjen Cepa të një fotoje me po të njëjtin autor. Akrostika kompozicionale (Inicialii emrit të fëmijës, iniciali i emrit të babait e në fund mbiemri ) dhe fakti që profesioni në shumë familje zejtarësh korçarë trashëgohej brez pas brezi, na çon në përfundimin e sigurt se ky autor përfaqëson një prej fëmijëve të Dhimitrit. Por, cilin? Kjo familje, për arsye që do t’i shpjegojmë më poshtë është shuar plotësisht, ndërkohë që nga të dhënat e dokumenteve familjare nuk ekziston ndonjë fëmijë që t’i fillojë emri me shkronjën “Th”, mbi të cilën të aludojmë. Atëhere mendja na shkon sakaq në tragjedinë suicide të një prej djemve të familjes të përfolur në opinion e që ka ndodhur, sipas gjasave, nga vitet 1927-30. Sipas një arsyetimi të përafërt e adekuat, ky inicial është pjesë e emrit të djalit të madh të Dhimitrit, lindur rreth vitit 1900, i cili ka ushtruar profesionin e fotografit në një moshë të bindshme e deri në aktin e tij traumatik.

Përsa i takon mungesës së emrit të tij në dokumentet zyrtare (të viteve 1945) mund të ketë ndodhur që, për hir të rrethanave familjare, të opinionit, frustimit, “diskriminimit”, mentalitetit paragjykues provincial të atëhershëm e bulizmit që ajo mund të linte njollë të errët për të ardhmen e fëmijëve të tjerë dhe tek gjithë familja, në ndonjë census të viteve ’30, pra pas vdekjes së Th., ai nuk është regjistruar nga familja zyrtarisht, është bërë inekzistent dhe nuk është pëmendur e kujtuar më, aq sa edhe ne banorët komshinj të viteve të mëvonshëm nuk arritëm të mësojmë asgjë për të, veçse krizantemat e misterit të tij. Edhe diçka, gruan e Dhimitrit, teto Aleksandrën, apo “e Dhimitrit”, siç e thërrisnim të gjithë, e mbajmë mend të veshur vetëm me rroba të zeza zije e fataliteti gjatë gjithë jetës së saj dhe që, thuajse nuk kapërxente pragun e shtëpisë. Aq sa kur kishte për të dërguar ndonjë send apo ushqim tek një e afërme e saj e moshuar aty pranë Mitropolisë, nuk shkonte vetë por na dërgonte ne të vegjëlve t’ia mbaronim porosinë dhe, kur ktheheshim e i thoshim se e kishim kryer “misionin”, na falenderonte duke na dhënë edhe ndonjë karamele, apo biskotë.

Sidoqoftë, Th. D.Venetiku mbetet fotografi i dytë në rradhë i familjes dhe Foto-Studios Venetku, i cili na ka lënë dëshmi fotografike, si dhe identitetin e emrit të tij profesional. Me siguri, nëse ai e ka përdorur për një kohë të gjatë shemrën e identifikimit të tij, mund të gjenden edhe foto të tjera . Nëse, jo, mund të ndodhë që fotot e tij mund të përzihen me fotot e autorëve të tjerë të familjes por, gjithsesi, ai mbetet një fotograf autentik i kësaj studioje.

3. Në vitin 1907 lindi djali Jovan. Ai duhet të ketë pasur një jetë fëmijërore e rinore të plotësuar me shkollim, edukim, shoqëri e aktivitet të bollshëm qytetar. Ai zotëronte gjithashtu botëkuptim properëndimor dhe politikisht ishte një tip diskret e kontraversal ndaj lëvizjes komuniste e nacionalizmit. Nuk dihet se çfarë arsimi e edukimi kishte marrë brenda apo jashtë vendit, por dihet që në shtëpinë e tyre kishte shumë libra në gjuhë të huaj që do të përbënin nuklin e një biblioteke të pasur vite më vonë. Nuk dihet, gjithashtu, se çfarë angazhimesh profesionale ka patur, por dimë nëpërmjet dokumenteve e fotografive të shumta që ai ka marrë drejtimin e studios fotografike dhe se gjatë kohës që ai ka menaxhuar këtë studio, sasia dhe niveli profesional e artistik i fotografive ka qenë i admirueshëm. Sigurisht, proceset e fotografimit ai i mësoi fillimisht nga babai i tij, pa përjashtuar mundësinë e ndonjë specializimi jashtë Shqipërisë. Fatmirësisht një pjesë e madhe e fotove të tij kanë vulat autoriale. Dhe janë dy lloj vulash. Njëra, ajo më e hershmja është e përafërt me vulat tradicionale familjare të mësipërme, e njomë, me bojë blu e ku lexohet J. Venetiku. Ndërsa tjetra, më e vonshmja është rrumbullake, e njomë, me bojë të kuqe të theksuar, vendoset në një cep prapa fotos, ku lexohet shumë qartë ”JOVAN DH. VENETIKU- FOTOGRAF-KORCЁ.

Këtë vulë mendoj se ai e ka përdorur deri në vitin 1943, vit që shënon edhe përfundimin e profesionit të fotografit në Shqipëri. Në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit 1944 Jovani, në moshën 36 vjeçare, që nuk kishte krijuar ende familjen e vet, emigroi si refugjat në Itali pas kapitullimit të saj dhe hyrjes së forcave gjermane. Arsyet e emigrimit të tij nuk i ka shprehur vetë, por disa e lidhin me një argumentim politik enigmatik. Unë mendoj se profili i tij i formuar antikonformist e sfidues intelektual parashikoi një të ardhme të zymtë e dogmatike të sistemit dhe shoqërisë shqiptare, ndaj ai gjeti rastin të emigrojë për një jetë me hapësira më të lira bindjesh e shprehish demokratike. Ajo që ne mësuam shumë vite më vonë, ishte se lidhja e komunikimi e tij me familjen, sidomos pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri u bë thuajse inekzistent dhe ai, nuk përmendej nga familja, sidomos pas çlirimit të saj, më 1944, gjurmët e tij humbën. Madje ai do të bëhej një njollë e dyshimtë që do të influenconte shumë më vonë në tragjedinë asgjesuese të familjes së tij të mbetur në Korçë.

Pas shumë dekadash, kur sistemi politik diktatorial në Shqipëri u rrëzua, por kur edhe familja e tij native kishte pësuar tragjedinë e zhdukjes, rastësisht bijem sërish në gjurmët e jetës së e tij. Një fotografi e vitit 1959 e hedhur pak kohë më parë në internet, e shoqëruar me një interpretim shumë human zyrtar të Departamentit Kanadez të Emigracionit hedh dritë të saktë mbi jetën e Jovan Ventikut: “Jovan Venetiku, 52 vjeç kaloi 14 vjet në kampet e refugjatëve në Itali pa mundur të emigrojë për arsye të gjendjes së TB (Tuberkulozit). Ai, gruaja e tij dhe vajza, Maria, ishin midis grupit të parë të refugjatëve që mbërriti në Kanada në kuadër të një plani special rivendosjeje me rastin e Vitit Botëror të Refugjatëve. Maria, gjatë 10 viteve të saj, nuk ka njohur kurrë një shtëpi të vërtetë.” Sot Jovani dhe gruaja e tij nuk jetojnë, por vajza Maria, e cila duhet të jetë e datëlindjes 1949 jeton në Kanada. Kështu, ajo mbetet pinjollja më e afërt e familjes Venetiku. Në raport me profesionin dhe prodhimtarinë fotografike prej më se pesëmbëdhjetë vitesh, (1928-1943) Jovan Venetiku mbetet fotografi më i spikatur i Foto-Studios Venetiku.

Fotografitë e periudhës së tij janë në gjini dhe me subjekte të larmishme. Përveç fotove në studio, portreteve vetiake, familjeve, fëmijëve, grupeve të ndryshme muzikore, karnavaleve, të cilat i kompozon me një narrativë plot fantazi e elementë improvizues e estetikë, ai ka lëvruar dendur edhe foto-peizazhin si sheshet, rrugët kryesore, ndërtesa të mëdha e karakteristike institucionale, si dhe foto direkte nga ngjarje të rëndësishme shoqërore e qytetare. Me disa foto peizazhe, madje janë realizuar edhe kartolina, si “Sheshi i Shën Gjergjit”, 1930, Bulevardit Zogu I (nga Libraria Kotzias, Korçë),1929,etj. Ndërkaq, midis fotove në studio, të cilat janë të shumta e të realizuara me elementë plot finesë artistike mund të veçohen “Fëmijët e mëhallës”, “Çupat e mëhallës”, “Portret vajze duke lexuar”,që i takon më shumë një fotoje studimore, “Djemtë e Thoma Orollogajt” (Minister i drejtësisë,K.B.),

Fotografitë e Jovan Venetikut, të panjohura deri sot, mbeten jo vetëm dëshmi autentike e jetës historike, shoqërore e kulturore të kohës, por edhe një kontribut i vyer artistik në Historinë e Fotografisë Shqiptare. Disa nga fotopeizazhet e tij të qytetit të Korçës janë kthyer në kartolina nga Libraria “Kotzias”, si bulevardi “Zogi I”, Sheshi i Shën Gjergjit”, etj.

4. Pas emigrimit të J.Venetikut, më 1943, aktiviteti i Foto-Studios Venetiku nuk ndërpritet. Një tjetër pjesëtar i familjes, por këtë herë femër, bijë e kësaj familjeje e quajtur Krisanthi (1910 – 1979) mori drejtimin e saj. Krisanthi, si gjithë fëmijët e asaj familjeje kishte një prirje të shprehur artistike, atë të pikturës. Shtëpiake, krahas punëve të përditshme, ajo merrej me qëndisjen, në të cilën ishte mjeshtre, sidomos në kompozimin e nënkresave me lule të ngrira dhe pikturimin e tyre me një metodë piroteknike, që atë botë ishte tejet në modë në Korçë. Një vajzë e imët, shëndetligë, me syze të trasha optike dhe disi e tërhequr nga jeta shoqërore, por shumë e qetë, e arsimuar, edukuar dhe e sjellshme e elokuente, ajo i ishte kushtuar kujdesit për shtëpinë e madhe, prindërit e vëllezërit dhe nuk do të krijonte kurrë familjen e saj. Nga ana tjetër, studioja fotografike siguronte një pjesë të ardhurash për të jetuar. Situata e vështirë e krijuar pas emigrimit të Jovanit u bë një motiv mbijetese, ndaj ajo vendosi të vazhdojë krahas punëve të tjera të dorës edhe atë të fotografes. Në këtë kohë ajo ishte 33 vjeç dhe duhej të ishte e familjarizuar edhe me studion e fotografive, për hir edhe të dellit të saj artistik. Në këtë mënyrë nuk e pati të vështirë të përshtatet e të vazhdojë normalisht veprimtarinë studios. Shumë vite më vonë, mbaj mend se e kam pyetur ku dhe si e ka mësuar profesionin dhe ajo më është përgjigjur se babai, Dhimitri, e ka ndihmuar për ta përvetësuar atë.

Krisanthi është, pa dyshim, një nga fotografet e para shqiptare. Aktiviteti i saj fotografik vijoi deri nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, pra rreth 30 vjet. Puna e saj si fotografe ishte e përqëndruar kryesisht në studio, dhe fare pak, ose aspak jashtë saj. Me tematikë, përmbajtje, kompozicione të larmishme, me sfonde që i ndryshonte shpesh, me një ndriçim plot efekte vizuale, me objekte ornamentale si tavolina të vogla antike prej druri të gdhendura e vepra skulpturore artistike që shoqëronin subjektin, ajo krijonte një mjedis “skenografik” të kulturuar e plot imagjinatë. Gjinia e preferuar dhe më e lëvruar nga Krisanthi ishte portreti bust, apo statujë, pasi edhe kërkesat për këtë gjini ishin më të mëdha, sidomos gjatë dhe pas viteve ’50 për shkak të dokumenteve zyrtarë dhe diplomave të shkollave të mesme e të larta. Për ne fëmijët e mëhallës fotot ishin dhuratë e studios. Sidomos kur na nevojitej për tabelën e të dalluarve në shkollë.

Edhe Krisanthi kishte vulën e saj identifikuese të studios. Ajo ishte një variant më i vjetër i një prej vulave të përdorura edhe nga babai dhe vëllezërit , ajo e njoma me ngjyrën blu, duke i hequr inicialet e emrave të pararendësve të saj, duke lënë vetëm mbiemrin Venetiku dhe me ngjyrë kafe sepia.

Rreth viteve 1960, me krijimin e qendrës qytetit, të teatrit dhe disa pallateve të reja (Optika), shtëpinë e Venetikëve e zuri plani urbanistik dhe ajo u prish. Familja u zhvendos nga shteti në një hyrje të vogël pallati në po atë lagje. Njëheresh, ishte edhe koha e shtetëzimit e kolektvizimit të shërbimeve publike. Ndaj, rrënimi i shtëpisë, shënoi edhe fundin e “Studio-Venetikut”. Për të përballuar jetesën, Krisanthi, si shumë fotografë e zantaçinj të tjerë punoi për disa kohë si fotografe në kooperativën artizanale të qytetit. Por aty ajo nuk ndjehej vetvetja. Sipas saj, fotot e realizuara aty ishin sa për të shkuar rradhën, aspak të denja dhe pa asnjë gjurmë identiteti, sepse tjetër njeri shkrepte aparatin, të tjerë që nuk merrej vesh bënin përpunimin laboratorik dhe në përfundim për cilësinë e tyre të dobët nuk përgjigjej askush. Ca më keq, që në këtë profesion edhe artistik, u punësuan edhe njerëz diletantë, të pakualifikuar, të paarsimuar, të patalentuar. Për këtë arsye, e deziluzionuar dhe e zhgënjyer, ajo u largua prej andej, për t’iu kushtuar nënës së moshuar, Aleksandra (Babai, Dhimitri, kishte ndërruar jetë rreh vitit1945) dhe duke u marrë me profesionin saj të vjetër të qëndisjes me pirografi, ndonse shikimi i saj sa vinte e dobësohej.

Kur u boshatis dhe u shemb shtëpia dhe studioja e familjes Venetiku, për ne fëmijët e lagjes, por jo vetëm, ka mbetur një ngjarje e pashlyer nga kujtimet. Meqënëse apartamenti, ku do të transferohej familja ishte shumë më i vogël se ndërtesa e shtëpisë, mjaft objekte e aparatura të studios, baçokë, tava, aparatura të vjetra fotografike, shishe me tretësira kimike, projektorë, sfonde, por, në veçanti dhjetra kuti të mbushura me xhama, lastra e filma negativë të arkivuar për dekada të tëra, u nxorën në oborr dhe u lanë aty në pamundësi risistemimi. Pa ua ditur vlerën e madhe kulturore, ato u bënë objekt shpërdorimesh, thyerjesh, e sidomos lodrash për fëmijët. Oborri u mbush me një shtresë xhamash të zinj të thyer. Ne, fëmijët, me kuriozitet shihnim nëpërmjet tyre silhueta njerëzish e peizashesh inverse në ngjyrë dhe habiteshim sepse nuk kuptonim procesin e xhamit apo filmit negativ. Të shumtën, ne i përdornim ato per të vështruar diellin gjatë ditës, apo për të luajtur “me fit”, pra kush do t’i fitonte më shumë xhama njeri-tjetrit, të cilat thyheshin në fund, njëlloj sikundër bënim me ashikët, kapaçkat e birrës, fugat, pullat, etj. Nga këto ditë, unë kam akoma kujtim “damkën” e një prerjeje serioze në dorë, që më kushtoi një muaj mjekim kirurgjikal.

Ndërkohë, një kujdes të veçantë familja tregoi për librat e bibliotekës, që ishin në gjuhë të huaj, si dhe shumë libra muzikorë e partitura, shumica të kopjuara të kompozitorëve botërorë. Një dosje të madhe prej tyre, si dhe një kuti me xhama të filmuar e mbajtëm në shtëpinë tonë me kujdes e mirëbesim (pa e ditur fare se çfarë përfaqësonin) dhe e kthyem sërish pasi familja u sistemua në apartamentin e ri.

Kur u prish shtëpia, kuptuam se u gris edhe pezhishka (velloja) e misterit të kësaj familjeje profesionistësh, artistësh e intelektualësh të veçantë, që jetonte përtej kohës e ngjarjeve të ditës, e shkëputur, e mbyllur, e sfumuar privatisht në një realitet tjetër, virtuale e vetmitare, prudente e tejet diskrete, të pakuptueshme për të tjerët, në thelb e një paradigme surreale, që e konservonte ritualin e jetës së vet në hermetizmin e ekzistencializmin individual.

Ky duhet të ketë qenë edhe momenti i fillimit të survejimit politik të familjes Venetiku nga organet e Sigurimit të Shtetit. Shoqërizimi i pashmangshëm i jetës në pallatin ku banuan rishtas, krijoi mundësinë e infiltrimit të njerëzve të afërt komshinj (madje edhe brenda familjes) dhe të Degës së Brendshme për të kontrolluar e jetën e tyre private.

Për të plotësuar sa më mirë kalvarin e dhimbshëm human e profesional të të famljes dhe Foto-Studios Venetiku, më duhet të them sintetikisht disa fjalë edhe për dy fëmijët e tjerë më të vegjël të familjes:

Andoneta Venetiku (Netka)( L.1912- V. rreth v. 2000), e prafundit e fëmijëve të Dhimitrit, duket se nuk ka marrë pjesë aktive në veprimtarinë e studios. Ajo është arsimuar dhe ka bërë një jetë të gjatë rinore, beqarie e alegrie. Rreth viteve ’50 ajo u martua me një shtetas intelektual austriak në Tiranë (të cilit i kishte vdekur gruaja e parë dhe nuk kishte fëmijë), lindi një djalë, i cili për fatin e keq, si po e gjithë familjes Venetiku, ndërroi jetë në moshë minorene nga një pleurit akut. Vitet e mëpasshme të çiftit vazhduan të ankthshme për fatin e pjesës tjetër të familjes Venetiku, derisa ata ndërruan jetë, fillimisht burri e më pas Andoneta para vitit 2000.

Kristo (Kiço) Venetiku (1922-1985). Ёshtë fëmija i fundit i familjes Venetiku. I mësuar në shkollat e kohës dhe në Liceun Francez të Korçës, ai ishte një erudit i talentuar në fushat e shkencave të natyrës (matematikë) dhe sidomos në muzikë. Ishte, gjithashtu, poliglot e midis gjuhëve të huaja ai dinte mirë gjuhën gjermane, një fenomen i rrallë në Korçë në atë kohë. Studiues autodidakt, muzikant me talent gjenuin, por edhe i përkushtuar me pasion të jashtzakonshëm ndaj muzikës klasike. Ai luante mrekullisht në trompë dhe korno, por veçanërisht në kitarë, ku ishte një nga mjeshrat më virtuozë të kohës në Shqipëri dhe njihte pothuajse të gjitha veglat muzikore të një orkestre. Nuk e dimë se ku e kishte mësuar solfezhin dhe disiplinat e tjera muzikore, pasi ai ishte një profesionist i vërtetë i partiturës, i orkestrimit, i aranzhimit, i dirigjimit, i shkrimit e kopimit të veprave muzikore me një kaligrafi të bukur, origjinalet e të cilave ishin shumë të rralla. Ai kishte, gjithashtu, një bibliotekë me libra të huaj muzikorë e letrarë. Matematicien shkencor, punoi si mësues në disa shkolla të Korçës. Paralelisht ishte një prej instrumentistëve kryesorë të Korit Lira, të orkestrës simfonike të qytetit, si edhe edhe drejtues dhe dirigjent i bandës muzikore të qytetit. Në marrëdhënie me fotografinë dhe studion familjare ai nuk është përfshirë, por, mendoj se ai e ka njohur dhe ka ushtruar këtë profesion për hir të kuriozitetit, hobisë dhe aftësive të tij në të gjitha sferat e intelektit krijues. Sidoqoftë, ndonjë shkrim, apo album që i atribuon atij disa foto të caktuara (madje të periudhës së hershme, kur ai nuk kishte lindur), janë keqkuptime e të pavërteta. Pra, ai nuk mund të konsiderohet si fotograf i studios Venetiku, por si një intektual e artist i shquar instrumentist në disa vegla muzikore, veçmas në kitarë e shumë aktiv në veprimtaritë muzikore e artistike të qytetit të Korçës.

Kiçoja u martua, por nuk pati fëmijë.

Do të duhej të vinte viti 1975, kur, pas Pleniumit famëkeq të KQ të Partisë së Punës (1973), filloi fushata kundër “shfaqjeve të huaja liberale” në kulturë e arte. Kjo gjueti shtrigash që kishte si qëllim eleminimin e një plejade artistësh të të gjitha fushave krijuese e interpretuese, në favor të një arti dogmatik që t’i shërbente formimit të njeriut të ri, një prototip i robotit frymor, si instrument i diktaturës e ideologjisë komuniste, i kushtoi Shqipërisë, ashtu si edhe qytetit të Korçës viktima të shumta e të pafajshme që i jepnin tonin atmosferës kulturore e artistike të qytetit e më gjerë. Radarët e sistemit më të madh e më të sofistikuar të gjurmimit, spiunimit dhe dënimit antihuman të lirisë së mendimit e krijimit, nuk kurseu as “grupin armiqësor të partisë e popullit” të përbërë nga piktori Vangjush Tushi (sot-Piktor i Popullit), muzikanti Kiço Venetiku (sot Qytetar Nderi), profesori e gjuhëtari Gaqo Peci (djali i patriotit të shquar, Sotir Peci) dhe fotografja artiste Krisanthi Venetiku. Pas një periudhe hetuesie shumë të gjatë për të pranuar akuzat e stisura e të manipuluara, gjyqi i tyre farsë para një publiku të gjerë nëpërmjet dëshmish e dëshmitarësh të frustuar e të detyruar për të bërë stigmat e porositura në zyrat e prokurorëve të diktaturës) atyre iu privua liria e jetës për aq vjet sa ata nuk mund të dilnin më gjallë nga burgjet komuniste.

Ata kishin virtyt kurajon humane të antikonformizmit dogmatik, artistik e qytetar.

Kështu, Krisanthi Venetiku, një nga fotografet e para shqiptare, një grua e urtë, e ditur, mençur, e kulturuar, e edukuar dhe e emancipuar ndërroi jetë pas një greve urie në burg në vitin 1979.

Kiço Venetiku, gjithashtu, ndërroi jetë në burgun e Burrelit në vitin 1985.

Ndërkohë, nëna e tyre e moshuar, e vetmuar, e sëmurë dhe e abandonuar nga njerëzit përreth,kishte vdekur në vitin 1976.

Ja, pra, ky ishte kalvari, fundi dhe shuarja tragjike e një prej familjeve më të njohura intelektuale në Korçë, si dhe e një studioje fotografike me një shpurë fotografësh profesionistë e artistë të vërtetë të kamerës obscura.

Prodhimtaria e tyre më se 50 vjeçare prej mijra e mijra fotosh e negativësh, sidomos ajo eksperimentuese e studimore u zhduk, u sekustrua, u shkatërrua, për të mos lënë gjurmë e dëshmi autentike sidomos në Historinë e Fotografisë Shqiptare e duke i krijuar një boshllëk të konsiderueshëm.

Sidoqoftë, kërkimet dhe gjurmimet tona të vijueshme, përveç fotove të shumta familjare që ende ekzistojnë në Korçë, janë në drejtimin e duhur e shpresëdhënëse në zbulimin e një kolekisoni (dhe mua me kujtohet si vegim kutia e xhamave që familja jonë ruajti për pak kohë) unikal e përfaqësues të kësaj studioje me autoritet e identitet të spikatur profesional.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 552
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pak çaste me Edi Pashkon pas Koncertit në Carnegie Hall
  • Gazeta “Dielli” krijuesit dhe roli i saj i madh kombëtar në fillimet e saj
  • Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global
  • BRANKO MANOILOVSKI E THA NË ÇIKAGO: JAM SHQIPTAR!
  • Plisi i Bardhë si Simbol i Identitetit dhe Vazhdueshmërisë Kulturore Shqiptare
  • “Narhelmi – Fshati piktoresk i bashkëjetesës”
  • EDITORI I DIELLIT BAHRI OMARI, PJESË E HISTORISË SË VATRËS DHE SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
  • Tomor Dosti, in memoriam…
  • AAGA do të realizojë një studim epidemiologjik mbi kancerin kolorektal në Shqipëri
  • NJË RRËFIM SHUMËDIMENSIONAL PËR HISTORINË E PËRPJEKJEVE SHQIPTARE PËR ÇLIRIMIN DHE KRIJIMIN E SHTETIT TË KOSOVËS, PËRMES AKTIVITETIT PATRIOTIK TË FEDERATËS PANSHQIPTARE “VATRA” DHE GAZETËS “DIELLI”
  • The Western Balkans and the Global Power Competition: Strategic Choices in the Era of U.S.-China – Russia Rivalry
  • Miti i Tryezës së Rrumbullakët dhe Besëlidhja e Lezhës
  • PA U DISTANCUAR NGA E KALUARA, NUK FITOHET BESIMI I SË ARDHMES
  • ADEM JASHARI – KOMANDANTI I PËRJETSHËM I LIRISË SË KOSOVËS
  • 80 VJET NGA PUSHKATIMI I ATË ANTON HARAPIT, NJË GJYQ MES DREJTËSISË DHE PROPAGANDËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT