• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Promovohet në Muzeun Kombëtar libri i Vitore Stefa Lekas

July 28, 2016 by dgreca

TIRANE, 28 Korrik/- Në Muzeun Historik Kombëtar u promovua “Publicistika që ka vetëm një emërtim kombi”, që është dhe libri më i ri i Vitore Stefa Lekas.Në aktivitet ishte e pranishme edhe zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

“Në publicistikën e vet, ajo ka ditur të depërtojë thellë në problemet shoqërore në Diasporë, ka ditur të formulojë se në qenien e saj ekziston mirësia për të krijuar një shoqëri të pastër dhe pa vese. Ka ditur dhe është e para që ka hedhur idenë se t’i shërbesh popullit dhe kombit që i përket është një detyrim madhor. Këtë moto patriotike e shikojmë qartë në të gjitha shkrimet që përmban ky libër i bukur dhe emocionues”, shprehet në parathënien e tij Hasan Aliaj, që është dhe redaktori i librit.

Gjatë promovimit foli dhe presidentja e fondacionit “Nermin Vlora Falaski”, Zenepe Luka. Ceremonia e promovimit kulmoi me një buqetë poezish të recituara nga “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa, e cila në pamundësi të ardhjes fizike të saj, përshëndetjen e incizuar ia kishte besuar gazetarit dhe shkrimtarit Albert Zholi.

Autorja tha  se krijimtarinë dhe shkrimet e saj ua dedikon “nënës, “Mësueses së Popullit”, Eleni Stefa, fëmijëve të saj, si dhe të gjithë mikeshave dhe miqve të rinj e të vjetër, që përmes fjalës së tyre i kanë afruar ringjalljen shpirtërore”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: ne muzeun Kombetar, promovon, Vitore Stefa Lekas

VISAR ZHITI, FITUES I ÇMIMIT “GJUHA E SHPIRTIT”

July 26, 2016 by dgreca

– I jepet Visar Zhitit për poezinë dhe misionin /

Në vend të një reportazhi/

Në edicionin më të fundit, Çmimi Ndërkombëtar “Gjuha e shpirtit”, (“Il linguaggio dell’anima”), Itali 2016, i jepet poetit dhe diplomatit Visar Zhiti.Komiteti Promovues me përfaqësues entesh të ndryshme kulturore e sociale, nga Angjesia e Informacionit “Zenit”, më e madhja e botës katolike, nga “Narnia Arts Academy”, “IF Press”, “Orbisphera” dhe “Associazione G. Jovine”, në jurinë e saj, sipas komunikatës për shtyp, përbëhej nga personalitete të klasit të parë në kulturë, gazetari dhe në spektakël: Renzo Allegri, Roberto Bignoli, Antonio Gaspari, Rosario Giuffrè, Paolo Gulisano, Carlo Jovine, Cristiana Pegoraro, Alessandro Rivali, Enrico Vanzina, Pamela Villoresi.

Ceremonia e dhënies së çmimit – bënte me dije Komunikata për Shtyp. – u zhvillua në ditët e “Narni Festival”, gjatë veprimtarive të shumta ndërkombëtare, ku u ndërthurën artet, muzikë dhe kulturë së bashku, pikërisht në qendën historike të stilit të romantizmit të vonë, të shekujve XII-XIV, në kishën e Shën Françeskut.Pas përshëndetjes të Drejtorit të Agjensisë “Zenit”, Paolo Gaspari, u prezantua dhe antologjia e poezive më të mira të autorëve finalist të konkurimit, “Gjuha e shpirtit”, botim i IF Press, 2016.

Cristina Pegograro, ideatore dhe organizatore e  “Narnia Festival,  anëtare e jurisë, pianiste e afirmuar e nivelit ndërkomëtar, ndër të tjera shpjegoi se qëllimi i tyre ishte që “E bukura të jetë gjuha universale për të bashkuar kultura të ndryshme, besime, kondicione sociale për të ndërtuar një humanizëm të ri për një bote më të mirë. Prandaj ndjehemi të nderuar që ia japim çmimin poetik “G. Jovine- Gjuha e shpirtit”,  poetit Visar Zhiti, – përfundoi ajo.

Motivacioni është i botuar dhe në antologji:

“Për dëshminë ekzistenciale e letrare që ka sjellë duke qenë simbol i lirisë artistike dhe i poezisë të mendimit kundër barbarisë së diktaturës. Për tensionin moral dhe religjioz që Zhiti vazhdon të shpalosë dhe në misionin aktual të ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë”.

Është interesante se si bashkë me poezinë juria ka vlerësuar dhe punën e tanishme të Visar Zhitit, duke e parë atë si ambasador të vendit të tij në Vatikan. Bëmat lidhen me krijimtarinë, morali me poezinë…

Viti 2016 është shpallur nga Papa Françesku si Jubile i Jashtazakonshëm i Mëshirës, – thuhet në parathënien e antologjisë “E folura e shpirtit”. – me qëllim përhapjen e shpresës për një botë më vëllazërore. –                  Jo rastësisht pontefikët më të fundit janë ndalur në sintoninë e veçantë që lidh përvojën religjioze me emocionin artistik, – vazhdohet në esenë hyrëse. – Mund të kujtojmë me këtë rast fjalët e shkëlqyera të Papa Gjon Palit II në Letrën artistëve, të vitit 1999, ku ai ka bërë qasjen se “përse” arti ka aftësinë për të shkuar “përtej asaj që perceptojnë shqisat dhe të penetrojë realitetin duke interpretuar “misterin e fshehur”.                     Në krijimin artistik, – shkruante Karol Wojtyla, që ishte dhe poet, – njeriu ngrihet më shumë se kurrë në imagjinatën e Zotit dhe realizon këtë detyrë para së gjithash duke plazmuar materien “mahnitëse” të vetë njerëzimit dhe pastaj duke ushtruar krijim si një zotërim mbi universin që e rrethon.

Këtij koncepti i bën jehonë çmimi “Gjuha e shpirtit”, – shpjegon grupi i jurisë në editorialin e vet, – dhe i jepet poezisë spirituale e njerëzore si një bashkëpunim në kulturën e re të takimit, duke konfirmuar vlerat e poezisë si e folur universale, e aftë të përbashkojë kulturat, popujt dhe traditat. Çmimi mban emrin e poetit “Giuseppe Jovine”, në kujtim të një prej zërave më të lartë të letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe u institucionalizua në vitin 2000 nga Carlo Jovine, i biri i poetit.

Në konsolidimin e këtij çmimi dhanë ndihmesën e tyre personazhe të shquar të skenës letrare në Itali, të cilët janë alternuar në Juri apo veprimtari kulturore të tij si Mario Luzi, Maria Luiza Spaciani, Stanislao Nievo, Giuliano Manacorda, Valentino Zeichen etj.

Agjensia e Informacionit “Zenit”, do të citonte në reportazhin që botoi me këtë rast dhe nga fjalët përmbyllëse të fituesit gjatë ceremonisë, kur iu dorëzua “Luani i argjendë” i këtij çmimi: “Visar Zhiti, shkrimtar i vlerave ndërkombëtare, që ka vuajtur barbarinë e totalitarizmit, i dënuar me 10 vjet burg nga që ishte poet, deshi ta shprehë në mënyrën e tij të veçantë falenderimin për çmimin që iu dha brenda një kishe: një mjedis, tha ai, që simbolizon dhe thërret ‘gjuhën e shpirtit’  duke na çuar tek e vërteta e natyrës tonë spirituale (ndërsa fjalët e tij, në një fare mënyre ‘iluminoheshin’ nga drita fërgëlluese e një vetrate artistike që e përtheksonte sugjestionin poetik.”

Zhiti ndërkaq tregoi se kishte patur raste të vlerësohej me çmime në vendin e tij, në vende të tjera përreth, në Ballkan, në Itali, etj, por ishte e para herë që merrte një çmim brenda në një kishë dhe, sipas tij, poezia është dhe një lloj lutjeje dhe lutja është dhe poezi. Zgjodhët një shqiptar këtë radhë, – e mbylli fjalën e tij të shkurtër Zhiti, – mbase për të çmitizuar kufijtë, jo vetëm të dukshmit, por dhe të padukshmit.

Mes duartrokitje të gjata u lexuan poezi të fituesit dhe të pjesëmarrësve në konkurim dhe muzikantë të moshave të ndryshme, edhe 5 vjeçarë bashkë me të rriturit, nga vende të ndryshme të botës, Suedi, Zvicër, Rumani, SHBA, sigurisht dhe nga Italia, luajtën pjesë të njohura muzikore.

Sfida e artit, që shton njohjet, pra mirëkuptimin dhe na frymëzon, u tha ndër të tjera. Themeluesit e Europës së Bashkuar janë shpreshur se nëse do t’u duhej ta nisnin edhe një herë punën e tyre për bashkimin e Europës, nuk do të gabonin, por do ta fillonin nga kultura.

Nga “I dërguari posaçëm”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “GJUHA E SHPIRTIT”, FITUES I ÇMIMIT, Visar Zhiti

POETI VLONJAT IDAJET JAHAJ NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

July 25, 2016 by dgreca

NJE CIKEL POETIK NGA IDAJET JAHAJ ENKAS PER DIELLIN/

MENDIMET/

( e dikurshme apo…?)/

Natë e ditë më bluajnë mendimet/
për jetën e lumtur, kulturën, artin;/
Po ç’e do, detyrohem nga mjerimi/
të marr rrugën e emigrantit…/

Gjysma e jetës më shkoi në terr,/
rinia e bukur- flutur;/
Tani mendimet më pikojnë vrer/
për kohën e artë, të humbur./

Mendimet, të lodhura, më shkojnë kudo,/
në sfera të jetës, në politikë;/
Veç përherë më rri ndezur përmbi to/
shqetësimi i këndshëm poetik…/

 

U DOGJA, O PISHE E NDEZUR…/

-(rinore ?)/

…I ra gurit,/
e thërmoi…/

I ra lisit-/
e shkrumboi,/

Më ra mua
e gjeti Ty
brenda.

…U dogja,
o pishë e ndezur
në muzg.

Ti- altar,
e unë-
murg…

Plejadat rreth hënës
dhurojnë rini
e treten.

Po ti, ti,
në ç’ plejadë
e galaktikë
bën pjesë –
e s’jepesh ?

E s’ jepesh ?!…

Po ha kujtimet,
vetveten…

 

NENA

(nga gojëdhëna lindore)

…E na i thënka nënës
i biri qafir:

-Aty të rrish,
në t’ errët,
pa yll !

Tek e lidhte për peme
mesnatës në pyll.

E na i thënka nëna
me zemrën fir:

-Kujdes, biro, veten,
të bëhesh i mirë;

Ktheji gjoksin erës,
mos ftohesh,bir…

Cijatnin fletët
nën erën- zefir,

E yjet pëshpërisnin:
-bir, bir…

 

DY POEZI PER REXHEP QOSEN- NDER I Kombit

-me rastin e 80-vjetorit të lindjes-

1.Besnik – Naim

Perëndia
s’e vdiq Naimin,
E hodhi farë
nën dhe.

E prej tij
mbitë Ju,
o Rexhep Qose-
besnik-Naim.

O fjalë-lotuari
bubullim,

O mjekërtreturi
i kombit tim,

Qe hedh firmën
yll-pranverë:

“Ti, Shqipëri,
më jep nder !”

Që skuq firmën
zjarr e valë :

Shqipëri,
të qofsha falë !”…

2.Yll i Kombit

Si dritë inxhie ndrijnë
mendimet për Shqipërinë.

Si shamia në një valle
ndriçon “Porosia e Madhe”.

Flaka-shatërvan i diellit-
prerë nga drit’ e Naimit.

Sytë-paqe, zjarr e bindje,
mjekra -tretur në Rilindje.

Vepra -shatërvan i nderit,
feks me harqet e ylberit.

Balli-i gjerë, hark Kosove,
Yll’ i Kombit, djersë fitoreje.

Pus i dijes, trim mentar,
krenari për çdo shqiptar !

 

NJE GRUSHT GRURE…

…Një grusht grurë
të mbjellur mbi një mur.

Një grusht fjalësh,
një grusht vargjesh…

Një grusht shtëpish
të mbledhura mes lagjes.

Një grusht yjesh
të çelura mes valësh,

Një grusht malesh…

Një grusht hi,
një grusht dhe;

Një grusht këngësh
për stinën e re.

Vetëm grushti-
si çekan fytyrash
duhet hequr nga pasqyra…

 

FJALA “POPULL”

Iku
dhe fjala “popull”.
“Popull”-
s ka më.

Ka pjesëza:
“shoqatë,
kolektivitet,
komunitet…

Pra -popullatë,-
si kafshatë e thatë…

Pra, pak fat
për fjalën “Popull” !

Pak vorbull .

Por, për çudi,
ajo fjalë
duket, zhduket,
çel sërish
si bishë,

hije-dritë
në orbitë
vjen rrotull…

Top of Form

 

FJALEZA TE URTA PER PUSHTETIN

…Pushteti
është këmishë zjarri.
Kur e largon-ftohesh,
kur e afron-digjesh !…

…Mund ta kesh trupin dhe postin
të madh- si ari,
Por sërish mund të mbetesh
një mikro-njeri !

…I ëmbël është shumë
kolltuku i pushtetit,
por fsheh brenda tij-
dhjetë ballë tërmeti !

…Kur i mbaroi kolltuku,
iu kujtuan shokët atij,
por atëhere mbeti rrugës
i lagur me…vetmi !…

 

NAIMI DHE MALET

-me rastin e 170-vjetorit të lindjes së poetit të madh (25 maj)…-

Naimi s’ka vdekje kurrë
sepse malet vdekje s’kanë,
E nxorrën nga thelb’ i tyre,
-Këndo, bir, tani !- i thanë.

I dhanë kartën në duar
edhe fjalëzën e artë,
Me shpirtin e përvëluar
këndoi mallin e zjarrtë.

U duhej bilbil-Naimi
maleve kurrize-blertë,
Ndaj e ngurosën Bilbilin
nëpër lisa monument.

Malet gjetën tek Naimi
krehërin e një pasqyre,
që të krihnin nëpër shekuj
flokët e gjelbër të tyre…

 

DHIMBJE PER POETIN

-me rastin e 80 vjetorit të vrasjes së poetit të madh spanjoll-Frederiko Garsia Lorka-

…Pllanga-pllanga gjaku
bota.
Pllanga-pllanga gjaku
koha.

Siç duket
ajo s’ do të rrotullohej

pa marrë mbi to,
ose edhe mbi njërën prej tyre-
Frederiko-Garsia Lorka…

 

HAIKU
(tre-vargsha)

…Përmbytje fushash.
Një kryq mbi ujë-
dorë lutjeje…

…Pranverë e plleshme
me lëng bari.
Kodrat-burime…

…Shkretimë fshati.
Selvia e shkollës
përkund cicërima nxënësish…

…Pemë e tharë.
Veç një xhufkë në majë-
blerim kujtese…

 

E TMERRSHME…

…Një komb hëngri
një tjetër më të vogël,

Një zjarr në Ekuator
shuajti një pyll;

Një tufë luanësh
preu brenda llojit,

Një yll i madh-
një tjetër yll…

…Një popull drejt Hadit
duke duartrokitur Zeusin…

…Një popull në këmbët
e një tjetri për bukë,

Segmenti i kohës
që pjell kriminelë !…

 

ÇAMERI-PELLG I DHIMBJES

(Duke parë një ekspozitë te fotografit të shquar çam-Skënder Beqirit)

…Gjtihçka aty brenda
gjëmon.
Gjithë
ulërimat e thekshme
të dramës.

Gra
me sy të errur
tmerri e vuajtjeje
për burrat e therur…
Ato-duar-lidhura
jetës ç’ t’i japin ?

Fëmijë
me zemra e koka të ngethura
urie e ere,
këmbëçarë nga ciknat…

Vasha
(oh, yllesat shqiptare!)
-në radhë për një copë bukë !

Sytë e hirtë, të vdekur
të një plaku
bri ullirit të djegur
vallë hënës ç’i thonë ?!…

Një magnetofon diku,
në skaj,
shpërndan simfoninë e dhjetë
të përgjakur çame.

Toka atje
lëkundet ende
nga valët e gjakut,
nga rrathët e dhimbjes.

Një djalë i sotëm çam
(prej Vlore)
puth muret e shtëpisë së gjyshit
atje në Çamëri.

Gurët aty s’janë
veçse lotët e ngrirë
të çamëve.

Mbi gërmadhat enden
me tym të zi e të kaltër
legjendat e Çamërisë.

Motër, bijë, Çamëri,
gjer kur do të të shohim
vetëm në fotografi ?

Çamëri-Hiroshimë shovene,
Çamëri- dy herë Bosnjë e Kosovë
retrospektivë e shekullit…

 

LIVADHI

T’i njihja gjithë lulet emër për emër,
Të emërtoja kështu krejt livadhin e gjelbër…

Ta lexoja livadhin, si libër ta ktheja ,
Çdo faqe me lule dhe aroma të reja…

Me pamje të tjera e të tjera ngjyra
që i stolis me aq ankth dor’ e mëmës-natyra.

E kështu, mes lulesh, do doja pa mbarim
të endej e të tretej përjetë shpirti im…

Sepse në zemër më ndrit një livadh me lule,
që zemrave dua t’ua jap
si me tinguj cule…

 

 

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Idajet Jahaj, mendimet, ne sofren e Diellit, O Pishe e ndezur..., U dogja

Poeti Zogaj në Berat me librin “Ushtrimet e Melankolisë”

July 24, 2016 by dgreca

Per Diellin nga Berati Sulo Gozhina/

BERAT –  Një tjetër vëllim poetikë do ti shtohet këto ditë korriku librashtësve dhe biblotekës të qytetit antik të Beratit “Vehxhi Buharaja”, ndëkohë që lexuesit në pushimet e tyre verore dhe kryesisht lexuesit e poezisë do të kenë marë me vete “Ushtrimet e Melankolisë”, të poetit Preç Zogaj. Në ambientet Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, është zhvilluar në mesditën e djeshme takimi me njeriun e letrave  Zogaj. I njohur për publiçistikën e tij, pjesëmarrës dhe në jetën politike në vend me analiza dhe debate Zogaj ka qënë dje përball lexuesve të Beratit. Në prenzantimin e librit Drejtori i Bibliotekës së Beratit, Arben Jaupaj tha se gjatë ditëve të festivalit “Multikulturor”, do të prezantojnë një sërë librash, prezantim i cili nisi dje me autorin  Zogaj.
Një vijë melodike jo e njëtrajtshme, por me suspanca në poezite e ketij poeti, ka ndjeshmëri, fatalitet, ka premtim, ka lule të bukura, poetike, të gjitha këto poezi janë si një foto,  janë futur  në një kornizë të bukur, atë të Melankolisë. Do të citonte në fillim të receptimin e saj lexuesja Lumturi Ramaj Sholla për vëllimin poetikë“Ushtrimet e Melankolisë” të poetit Zogaj. Ndërsa vijonse foto e realitetit,e ndjeshmërisë së atij që ne i themi njeri, e njeriut që ka mall për vëndlindjen,kujtojmë këtu poezine: “Tiranë-Lezhe,zgjim përsëri’’ apo poezia “Në Shëngjin”, e njeriut që ndjen dashuri, poezia “Fytyra e dashurise’’; apo “Me një porosi të haruar” e njeriut që kërkon të korigjojë, poezia “Anonime” etj. Të gjitha këto  të bëjnë ta lexosh me kureshtje çdo poezi duke pritur me padurim stacionin tjetër ku ka qëndruar autori. Në poezinë e tij, autori është kërkues, është patriot, beson në zot,është njeri që di të vlerësoj vlerat,poetët. E pasqyruar shumë bukur kjo në poezitë  e tij, për Ndoc Gjetja njeri prej poetëvë të Lezhës, vdekjes se Teodor Kekos etj.. E vërteta e ketij vëllimi poetik është se  autori në asnjë moment nuk ngatëron poezinë me politikën. Poeti  është  i  interesuar për kohën,për nënën,për Lezhen.për Prishtinen…Ai kërkon që të bëjë shumë ndaj i friksohet kohës, sepse ajo është e pamëshirshme. Bukur shprehet autori te “Elegji e vazhdueshme” – Dita perëndon në grykë të njeriut / Kur kujtimet vdesin në hjekë të thellë / Malli dashuria,vuajtja pendesa / Nuk prekin asgjë,nuk shohin asgjë / T’merri zhduket tejpërtej ndjesive…Ndjenja e dashurisë për vendin e tij,e këtij vendi me histori të lashtë,por dhe prokupimi e shoqëron autorin në vargjet e tij kur ndër të tjera thotë: – Jam Shqiptar – Vështroj nga gjuha ime si nga një kala,kohën e botës që vërshon / Kam frikë për fëmijët e mi, kam frikë për fëmijët e fëmijve / Mos do ti lërë pas / Mos do ti hedhë / Rruzulli tokësor duke u rrotulluar….Ndjenja më e bukur ajo prindërore,sidomos dashuria për nënën, poezia “Tërheqjet e nënës sime”,por dhe trishtimi për vdekjen e saj,nuk mund të mos pasqyrohen me finesë dhe me figura lehtësuese në këtë vëllim: – Ngjarje të mëdha po ndodhin këtu / Nga ijet nga brinjët  e një gruaje / Dalin e treten papushim në dritë / Ditët e saj të ruajtura si monedha…Këto ka cituar në perceptimin e saj Sholla, ndërsa vijon se përveç shumë ndjesive që përmënda me lart, edhe në vëllimet e tjera të autorit poezia është pjesë e tij,është shpirti që qetësohet, ndjeshmëria e pasqyruar. Ky vëllim poetik të jep freskinë e spontanitetit e privilegjit që të jep koha e lirë, e krijimtarisë që nuk njeh përkthim, është frymëmarja e tij. Poezitë  e autorit dallohen për butësinë e figurave letrare të cilat zbusin dhe fjalën e rëndë vdekje. Autori nuk e pranon mbarimin e kohes,kjo e shprehur në poezine’’Jetë s’të them dot mirupafshim’’. Ky vëllim poetik  i Preç Zogaj sikurse dhe shumë botime të tjera të tij, na bëjnë të besojmë se jemi njerëz,dhe si të tillë ,duhet të mbartim me vehte mirësinë, njerëzoren në  plotë kuptimin e fjalës, të bukurën, dashurinë duke besuar tek të gjitha këto vlera që po vijnë duke u rralluar në shoqerinë e sotme Shqiptare, vlera të cilat duhet ti mbajmë të gjalla që ato të ekzistojnë.
Gjatë takimit grupi i vajzave të përzgjedhura mike të poezisë receptuan poezi nga vëllimi poetik  “Ushtrimet e Melankolisë” të poetit Zogaj. Në takim përshëndeti dhe receptoj Yzedin Hima, ndërsa vet poeti iu përgjegj pyetjeve të lexuesvemes të cilëve dhe Xhovan Kajana që citoj mes të tjerash se me poezinë është bashkuar nga viti 1956 viti ku dhe  ka marë çmimin e parë në poezi dhe që nga ajo kohë nuk i është ndarë më prej saj. Kajana vlersoj vëllimin poetikë duke bashkëbisetuar edhe për poetët e tjerë të njohur në fushën e poezisë.
Vetë autori Zogaj u shpreh në fjalën e tij se ndihej mjaft i vlerësuar për pritjen e bërë në këtë qytet magjikë që sa hërë të sodisësh po dhe aq shumë mbrekullohesh.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Prec Zogaj ne Berat, promovon, Sulo Gozhina, Ushtrimet e melankolise

Ditari i së dielës” i poetit dhe avokatit Sami Velcanit

July 21, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.Libri me poezi : “Ditari i së dielës” i  poetit të mirënjohur,avokat Sami Velcani,është një zë i  veçantë plot muzikalitet,rimë dhe ritëm. Autori  ka një vizion të vetin mbi realitetin. Poeti në poezinë e tij shpalos besimin se duhet gjithmonë të përballet me sakrifica të ndryshme me durim dhe urtësi. Herë- herë poeti magjepset dhe përbetohet pas idealeve të mëdha të cilave u thur vargje madhore. Pjesët poetike na paraqesin pjesëza të vetvetes ,pjesë nga shpirti  dhe trupi i tij. Ja një copëz poezi e shkëputur nga libri: 
Mjegullat majat i përpiu
Si përpinë një dashuri
Shkëmb i shpirtit vetëtiu
U tret me mjegullën pa kufi…
 Kijrimin e këtij autori e shikojmë hera=herës në mundësi të reja në rimimin e vargut shpesh herë poezinë në dy rrafshe:në përsiatjet për idenë e ekzistencës në çastet e dëshpërimit personal dhe në prirjen e figurshmërisë së qartë   e të hapur  për tu bërë deri në fund i lexueshëm dhe i kuptueshëm
2.Te vëllimi me poezi:“Ditari i së dielës” cfarë mund të gjejej lexuesi?Shumkë dilema shqetësuese fshihen nëpër vargje,shuymë cështje dhe kategori vihen para pikëpyetjeve ose të paktën shumë  cështje të ekzistencës mbeten të hapura…Duke marrë në  analizë pjesë nga një poezi e këtij libri shqyrtojmë:
 Me një vajzë shkoja për stika
S’na shqitej nga duart rrëshira
I fërkoja duart e saj
Ajo me të miat
I fërkoja me ditët
Pa e ditur
Se ishin më të mirat.
 Vargjet  shpalosen përmes epiteteve me ngarkesë emocionale që përjashtohen dhe para plotësohen mes vetes  duke qëndruar pranë  e pranë. Këtu përdoret me mjeshtëri rima,ritmi dhe fjalët vijnë bukur dhe këndshëm.
Rrëshkas mes kujtimesh i shpenguar 
Tani nuk ka me fre  t’më mbajë lumturinë,
Jam zog  që në qiell nis udhën pa pushuar 
Dhe shkojë në parajsë të takojë Perëndinë…
Ka diçka naimjane besoj këto vargje  të skalitura mjeshtërisht e bukurisht nga dora e një mjeshtri të penës.
3.Lirikat e këtij poeti   mund të emërtohen dhe si refleksive meqë bashkë-frymojnë nuancat e ekzistencës  si: jeta,vdekja,shpresa,tragjizmi,malli,pikëllimi.
Fuqia tërheqëse e vëmendjes e ndjek këmba-këmbës poetin nëpër botë,ajo është një magji e gjithë pushtetshme. Dihet që fati është përcaktim sovran,që nuk të ndërron  dhe as nuk e ndërron dot,që nuk ta falin e as fal dot.
Ëndërroj pa fund
Kredhur në vetmi
Vjeshta gjethet shkund
Për sytë  etu gri…
 Poezia është karakteristikë për figuracionin  e veçantë,vihen re figura që hapin horizonte të paanshme,të pafundme.
Poezia me temën e dashurisë merr tone dhe ngjyra të veçanta,para së gjithash nga cilësia  e të menduarit. Psh si ngjyra e gjetheve në vjeshtë dhe buhisja  e lulërive në pranverë.
Vet realiteti i ngarkuar me tension e çekuilibrime shpirtërore  e morale,reflektohet në tërësinë e botës krijuese të poetit dhe në krejt vëllimin në veçanti. Nga kjo perspektivë  le të marrin furtunën dashurinë. Tingëllon si jehonë kujtimi si një e kaluar e perënduar që të braktis apo e braktis. Tingëllon po ashtu sidomos fraza lirike poetit si një fat ekzistencial nga i cili nuk ke si ikën. Një kujtim dashurie kështu natyrshëm shndërrohet në mendim,në urti,ngrihet në shkallë të rezonancës filozofike e ngarkuar me shijen e melankolisë apo me jehona të largëta elegjike. Duke i rezistuar prirjes  emocionale në llogari të njohjes ,vetë njohjes si një ligjshmëri ekzistenciale,dashuria në stacionin e fundit shfaqet si proces që  lëviz brenda një rrethi. Përmbushjet kuptimore  të këtij udhëtimi pafund shpesh të sjellin një shije të mistershme,qiellore.
Netët na dhunojnë në fytyrë
Njësoj si dje si sot,qëkur s’mbahet mend
Ikja jonë
Paska peshë të rëndë.
Herë herë në poezi mbizotëron fryma elagjike dhimbja pushton shpirtin e poetit si stuhi e pashmangshme. Cikli i jetës në realizim, e sipër nuk kursen as njerëzit e tij më të dashur të cilët ai i ka në zemër gjithmonë edhe kur  ata nuk ndodhen më fizikisht pran poetit. Vdekja rrëmben shpirtra në paqen e  përjetshme.
Ike e me vete more dimrat
Mua më le të gjithë zjarrin
Shpesh e kujtoj ditën e ikjes
Se baballarët kur ikin
Për bijtë lënë pas vetëm mallin.
4.Me veprën e tij poetike autorit i duket sikur fillon një projekt të ri poetik që përmes një vizioni global depërton  thellë në realitetin e përditshëm. Është një poezi e frymëzuar nga reflekse  ekzistenciale të aktualitetit shqiptar.
Unë jam bir  i një ëndërr të virgjër.
Me hienat modernë s’bëjë kompromis
Ndaj nga qiejt e mi  kërkoj përgjigje
Dhe grinë e reve e mbaj si një filiz mbi kurriz.
5.Poeti Sami Velcani përpos  botimeve të tjera është një poet i cili me frymëzimin e tij sjell  një aromë të këndshme fjalësh dhe meditimesh.

Filed Under: LETERSI Tagged With: ami Velcanit, Ditari i së dielës, Gezim Llojdia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • …
  • 300
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT