• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bob Dylan – fitues i çmimit Nobel për letërsi

October 13, 2016 by dgreca

Këngëtari dhe shkrimtari amerikan Bob Dylan – fitues i çmimit Nobel për letërsi/

1-bob-dylanKomiteti i Nobelit shpalli kantautorin amerikan Bob Dylan, fitues të çmimit Nobel për letërsi.Në arsyetim thuhet se ai u shpërblye për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane”.Bob Dylan, është këngëtar, artist e shkrimtar që vlerësohet se ka ushtruar ndikim në muzikë dhe në kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada. Bob Dylan, 75 vjeçar, kishte filluar karrierën e tij muzikore në vitin 1959, në kafenetë e Minesotas.

Këngët e tij si Blowin’ in the Wind janë bërë himne të kundër luftës dhe e lëvizjeve për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.”Ai me gjasë është poeti më i mirë i gjallë”, tha anëtari i Akademisë Suedeze të shkencave, Per Wastberg.

Vitin e kaluar çmimin e fitoi shkrimtarja bjelloruse, Svetlana Alexievich.Secili çmim Nobel ka vlerën e afro një milion dollarëve.

Çmimi për letërsi ishte i fundit për këtë vit.

Ai mori emrin nga zbuluesi i dinamitit Alfred Nobel, që ishte edhe themelues i tij dhe është ndarë që nga vitit 1901 për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe, sipas amanetit të tij.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bob Dylan, FITUES I ÇMIMIT, Nobel për letërsi

VISAR ZHITI, FITUES I ÇMIMIT “GJUHA E SHPIRTIT”

July 26, 2016 by dgreca

– I jepet Visar Zhitit për poezinë dhe misionin /

Në vend të një reportazhi/

Në edicionin më të fundit, Çmimi Ndërkombëtar “Gjuha e shpirtit”, (“Il linguaggio dell’anima”), Itali 2016, i jepet poetit dhe diplomatit Visar Zhiti.Komiteti Promovues me përfaqësues entesh të ndryshme kulturore e sociale, nga Angjesia e Informacionit “Zenit”, më e madhja e botës katolike, nga “Narnia Arts Academy”, “IF Press”, “Orbisphera” dhe “Associazione G. Jovine”, në jurinë e saj, sipas komunikatës për shtyp, përbëhej nga personalitete të klasit të parë në kulturë, gazetari dhe në spektakël: Renzo Allegri, Roberto Bignoli, Antonio Gaspari, Rosario Giuffrè, Paolo Gulisano, Carlo Jovine, Cristiana Pegoraro, Alessandro Rivali, Enrico Vanzina, Pamela Villoresi.

Ceremonia e dhënies së çmimit – bënte me dije Komunikata për Shtyp. – u zhvillua në ditët e “Narni Festival”, gjatë veprimtarive të shumta ndërkombëtare, ku u ndërthurën artet, muzikë dhe kulturë së bashku, pikërisht në qendën historike të stilit të romantizmit të vonë, të shekujve XII-XIV, në kishën e Shën Françeskut.Pas përshëndetjes të Drejtorit të Agjensisë “Zenit”, Paolo Gaspari, u prezantua dhe antologjia e poezive më të mira të autorëve finalist të konkurimit, “Gjuha e shpirtit”, botim i IF Press, 2016.

Cristina Pegograro, ideatore dhe organizatore e  “Narnia Festival,  anëtare e jurisë, pianiste e afirmuar e nivelit ndërkomëtar, ndër të tjera shpjegoi se qëllimi i tyre ishte që “E bukura të jetë gjuha universale për të bashkuar kultura të ndryshme, besime, kondicione sociale për të ndërtuar një humanizëm të ri për një bote më të mirë. Prandaj ndjehemi të nderuar që ia japim çmimin poetik “G. Jovine- Gjuha e shpirtit”,  poetit Visar Zhiti, – përfundoi ajo.

Motivacioni është i botuar dhe në antologji:

“Për dëshminë ekzistenciale e letrare që ka sjellë duke qenë simbol i lirisë artistike dhe i poezisë të mendimit kundër barbarisë së diktaturës. Për tensionin moral dhe religjioz që Zhiti vazhdon të shpalosë dhe në misionin aktual të ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë”.

Është interesante se si bashkë me poezinë juria ka vlerësuar dhe punën e tanishme të Visar Zhitit, duke e parë atë si ambasador të vendit të tij në Vatikan. Bëmat lidhen me krijimtarinë, morali me poezinë…

Viti 2016 është shpallur nga Papa Françesku si Jubile i Jashtazakonshëm i Mëshirës, – thuhet në parathënien e antologjisë “E folura e shpirtit”. – me qëllim përhapjen e shpresës për një botë më vëllazërore. –                  Jo rastësisht pontefikët më të fundit janë ndalur në sintoninë e veçantë që lidh përvojën religjioze me emocionin artistik, – vazhdohet në esenë hyrëse. – Mund të kujtojmë me këtë rast fjalët e shkëlqyera të Papa Gjon Palit II në Letrën artistëve, të vitit 1999, ku ai ka bërë qasjen se “përse” arti ka aftësinë për të shkuar “përtej asaj që perceptojnë shqisat dhe të penetrojë realitetin duke interpretuar “misterin e fshehur”.                     Në krijimin artistik, – shkruante Karol Wojtyla, që ishte dhe poet, – njeriu ngrihet më shumë se kurrë në imagjinatën e Zotit dhe realizon këtë detyrë para së gjithash duke plazmuar materien “mahnitëse” të vetë njerëzimit dhe pastaj duke ushtruar krijim si një zotërim mbi universin që e rrethon.

Këtij koncepti i bën jehonë çmimi “Gjuha e shpirtit”, – shpjegon grupi i jurisë në editorialin e vet, – dhe i jepet poezisë spirituale e njerëzore si një bashkëpunim në kulturën e re të takimit, duke konfirmuar vlerat e poezisë si e folur universale, e aftë të përbashkojë kulturat, popujt dhe traditat. Çmimi mban emrin e poetit “Giuseppe Jovine”, në kujtim të një prej zërave më të lartë të letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe u institucionalizua në vitin 2000 nga Carlo Jovine, i biri i poetit.

Në konsolidimin e këtij çmimi dhanë ndihmesën e tyre personazhe të shquar të skenës letrare në Itali, të cilët janë alternuar në Juri apo veprimtari kulturore të tij si Mario Luzi, Maria Luiza Spaciani, Stanislao Nievo, Giuliano Manacorda, Valentino Zeichen etj.

Agjensia e Informacionit “Zenit”, do të citonte në reportazhin që botoi me këtë rast dhe nga fjalët përmbyllëse të fituesit gjatë ceremonisë, kur iu dorëzua “Luani i argjendë” i këtij çmimi: “Visar Zhiti, shkrimtar i vlerave ndërkombëtare, që ka vuajtur barbarinë e totalitarizmit, i dënuar me 10 vjet burg nga që ishte poet, deshi ta shprehë në mënyrën e tij të veçantë falenderimin për çmimin që iu dha brenda një kishe: një mjedis, tha ai, që simbolizon dhe thërret ‘gjuhën e shpirtit’  duke na çuar tek e vërteta e natyrës tonë spirituale (ndërsa fjalët e tij, në një fare mënyre ‘iluminoheshin’ nga drita fërgëlluese e një vetrate artistike që e përtheksonte sugjestionin poetik.”

Zhiti ndërkaq tregoi se kishte patur raste të vlerësohej me çmime në vendin e tij, në vende të tjera përreth, në Ballkan, në Itali, etj, por ishte e para herë që merrte një çmim brenda në një kishë dhe, sipas tij, poezia është dhe një lloj lutjeje dhe lutja është dhe poezi. Zgjodhët një shqiptar këtë radhë, – e mbylli fjalën e tij të shkurtër Zhiti, – mbase për të çmitizuar kufijtë, jo vetëm të dukshmit, por dhe të padukshmit.

Mes duartrokitje të gjata u lexuan poezi të fituesit dhe të pjesëmarrësve në konkurim dhe muzikantë të moshave të ndryshme, edhe 5 vjeçarë bashkë me të rriturit, nga vende të ndryshme të botës, Suedi, Zvicër, Rumani, SHBA, sigurisht dhe nga Italia, luajtën pjesë të njohura muzikore.

Sfida e artit, që shton njohjet, pra mirëkuptimin dhe na frymëzon, u tha ndër të tjera. Themeluesit e Europës së Bashkuar janë shpreshur se nëse do t’u duhej ta nisnin edhe një herë punën e tyre për bashkimin e Europës, nuk do të gabonin, por do ta fillonin nga kultura.

Nga “I dërguari posaçëm”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “GJUHA E SHPIRTIT”, FITUES I ÇMIMIT, Visar Zhiti

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT