• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË VEPRIMTARIT PASHK PALOKA

November 16, 2024 by s p

E nderuar familja Paloka

Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të mikut, veprimtarit, bashkëpunëtorit tim të ngushtë që nga periudha e Lidhjes Demokratike të Kosovës në New York e deri në proceset e pavarësisë së Kosovës, Pashk Palokës.

Jemi pranë familjes në këto momente trishtimi e lamtumire.

Veprimtari, atdhetari e aktivisti i shquar i komunitetit shqiptar në New York Pashk Paloka pushoftë në paqen e amshuar dhe ju qofshi jetëgjatë.

Të rroni e ta kujtoni me nderim e respekt përherë Pashk Palokën e pa harruar.

Lusim Zotin për shpirtin e tij.

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Dr. Elmi BERISHA

Filed Under: Mergata

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha u takua me gjeneralin Wesley Clark

November 15, 2024 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra Dr. Elmi Berisha u takua në Prishtinë me gjeneralin Wesley Clark ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën i cili udhëhoqi ushtarakisht ndërhyrjen historike të NATO-s në vitin 1999 në bombardimin e Serbisë pas gjenocidit dhe krimeve monstruoze mbi shqiptarët e Kosovës. Dr. Berisha i shprehi mirënjohjen e thellë, respektin e veçantë dhe vlerësimin e lartë gjeneralit Clark në emër të të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve për përkushtimin e tij dhe forcës atlantike në lirinë dhe çlirimin e Kosovës prej pushtuesve fashistë serbë. Dr. Berisha e siguroi gjeneralin Clark se Vatra do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet amerikane për të mirën e shqiptarëve në trojet etnike dhe komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Berisha theksoi se kombi shqiptar i është mirënjohës përjetë popullit, kombit e vendit mik Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithçka që i kanë dhënë kombit shqiptar përgjatë historisë shekullore të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

Filed Under: Mergata

Arbëreshi Pasquale Baffi…

November 12, 2024 by s p

Ornela Radovicka/

Pasquale Baffi Arbërsh i Kalabrisë. Lindi  në 11 korrik 1749 në Shën Sofje të Epirit. Origjina shqiptare e familjes së tij duket, se dëshmohet edhe nga forma origjinale e mbiemrit të tij. Bafi, kreu studimet e para në kolegjin Italo-Grek të S. Benedetto Ullano. Flitet se është larguar nga shkolla para se të përfundonte studimet, duke u rebeluar kundër abuzimit të një prej mësuesve të tij. 

Pas dëbimit të jezuitëve nga Mbretëria e Napolit në 1767 në 1769 ai u caktua si pedagog i greqishtes dhe të latinishtes në Universitetin e Salerno, dhe ishte  ende njëzet  vjec; Në 1773 u emërua mësues i gjuhës Latine dhe Greke në kolegjin ushtarak të Nunziatella në Napoli. 

Baffi, bëhet pjesë e shtëpizës masonike në Portici.

Në 1776  arrestohet, dhe pas nje viti  u la i lirë nga burgu, vit ky  (1777),  u mbyll edhe kolegji i Nunziatella. Edhe pse ende nuk kishte botuar asgjë, fama e kulturës së tij në fushën e filologjisë dhe paleografisë ishte bërë aq e përhapur sa që në 1779 ai u zgjodh partner rezident i Akademisë së Shkencave dhe letersise të Napolit. Frymëzuar nga mësimi dhe studimi i gramatikes  helene, Baffi kompozoi një gramatikë të re të gjuhës helen që nuk u botua kurrë. Merita e tij më e madhe intelektuale, sidoqoftë, ishte zbulimi në vitin 1779 i tekstit të atëhershëm të pabotuar i komentit të Hermias tek Fedro i Platonit. Baffi përgatiti botimin kritik dhe përkthimin në gjuhën latine, por edhe kjo punë nuk e pa dritën. 

Në 1781 ai gjeti në manastirin e Trinisë së Shenjtë të Caves shumë pergamena në greqisht që ai i transkriptoi dhe i përkthye në Latinisht. Fatkeqësisht, edhe këto hulumtime mbetën të pabotuara dhe u botuan nje pjese  pas vdekjes në vitin 1865. 

Në 1786 u martua me Teresa Caldora, nga një familje fisnike napolitane. Në këto vite ai vazhdoi aktivitetin e tij si anëtar i lozhës masonike dhe në periudhën midis 1785 dhe 1787 ai pati kontakte të shumta me teologun danez luteran Friederich Münter, i cili kishte shkuar në Napoli për të rindërtuar rrjetin e logeve masonike, për të promovuar shfaqjen e regjimeve demokratike dhe republikane.

Në të njëjtën kohë, për  shakak te shkaqe ekonomike, kishte nderrmarre veprimtarinë e avokatit. Përvoja juridike  kombinohej  me njohuritë e mëdha të filologjisë, e bente figuren e tij me komplekse. Në 1787 ai u dërgua në Catanzaro për të interpretuar dhe përmbledhur dokumentacionin e vendeve të shenjta, me qëllim që të formonte statistikat patrimoniale të Bankës së Shenjtë, për të cilën ai shkroi regjistrin dhe inventarin. Për këto merita ai u emërua bibliotekari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bukura dhe më pas Bibliotekar i Bibliotekës Mbretërore të Napolit.) Shkroi në 1796 listën e dorëshkrimeve Greke të Bibliotekës Mbretërore. Bashkëpunoi edhe në transkriptimin dhe botimin e vëllimit të parë të papirusit Herkulanensian (1793).Në janar 1799 Baffi iu bashkua lëvizjes revolucionare dhe Qeverisë së përkohshme në të cilën ai mbante detyrën e  Kryetarit të Komitetit të Administratës së Brendshme. (Në shpalljen e Republikës së Napolit në vitin 1799 në Qeverinë e saj, jo rastësisht do të zgjidheshin dhe arbëreshët midis tyre edhe Paskuale Bafa).  

Me rivendosja e Bourbonve arrestohet dhe  dënohet me me vdekje  në 7 nëntor 1799. 

Ekzekutohet me Varje  më 11 nëntor të po atij viti. 

Filed Under: Mergata

Shkolla Shqipe Vatra në Tampa Bay, Florida

November 11, 2024 by s p

Prof.Bledar Prifti/

Shkolla Shqipe Vatra  në zonën e Tampa Bay, Florida, vazhdon procesin mësimdhënës nën drejtimin e Drejtoresh Meri Kodra dhe mësuesve Lida Zaimi, Luan Goxhaj, Ana Kullaj, Haki Veliu, Ariana Poloska, Aurora Deda, Shega Hyka Mucaj, dhe Mimoza Mano. Kjo shkollë u krijua nga organizata Vatra Tampa Bay për të përçuar vlerat, traditën, kulturën, dhë ndjenjat patriotike, për të krijuar një hapsirë shqiptare ku fëmijët jo vetëm të mësojnë gjuhën e zakonet shqiptare por edhe të socializohen dhe të ndërtojnë shoqëri afatgjata më njëri tjetrin, aq shumë të nevojshme këtu në Amerikë. 

Po ashtu, Shkolla Shqipe Vatra vazhdon të shërbejë edhe si një vend takimi për pjestarët e komunitetit shqiptar për të thyer atë monotoninë e jetës amerikane, për të promovuar bizneset e tyre, dhe për të zgjidhur halle e probleme të përditshme. Vazhdimësia e Shkollës Shqipe Vatra është bërë e mundur falë mbështetjes pa kufi nga Vatra Tampa Bay dhe nga anëtarët e komunitetit shqiptar në Tampa Bay dhe më gjërë. Shfrytëzojmë rastin sot t’i shprehim përsëri falenderimet tona personave dhe bizneseve të meposhtëm për mbështetjen e tyre.

  • BIG ALBANIA (@BigAlbaniaFl) i dhuroi Shkollës Shqipe Vatra një shumë prej $1,000.00. 
  • ZNJ. Aida HASANBELLI dhe Z. Qemal HASANBELLI i dhuruan shkollës sonë $1,000.00.
  • KATERINA’S BAKERY (@Katerina’sBakery) sponsorizoi tortën e bukur me flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së saj.
  • ANA’S BAKERY (@Ana’s Bakery) sponsorizoi ushqimin e shijshëm tradicional.
  • Znj. ANA KULLAJ (@AnaKullaj) i dhuroi shkollës $100.00.

Shihemi persëri të shtunën e ardhshme në datën 16 Nëntor. Gëzuar Festën e Veteranëve dhe paçi një javë të bekuar!

Vatra Tampa Bay

Filed Under: Mergata

Si e kujton Petro Marko, Hemingway-in

November 2, 2024 by s p

Behar Gjoka/

Petro Marko gjatë kohës që qëndroi në Spanjë me brigadat internacionale, pati rastin të takohej me shumë personalitete të artit dhe letërsisë. Ndër personazhet më të rëndësishëm që ka takuar është edhe shkrimtari amerikan Ernest Hemingway. Në librin autobiografik ‘Retë dhe gurët’ Petro Marko e kujton Hemingwayn si më poshtë:

“Para se të mbaronim kursin në Pozo Rubio, erdhën shumë personalitete dhe na folën. Mbaj mend kur na erdhën Hemingueji dhe Ehremburgu. Isha kureshtar për këto dy figura të njohura dhe u shkoja pas. Pas fjalimeve që mbajtën-i pari foli për luftën e bashkimit dhe të clirimit të Shteteve të Bashkuara, i dyti për luftën e Napoleonit në Rusi-na dhanë cigare.

U shkoja pas. I tha Ehremburgu Heminguejit:- Shumë i rënduar je me këta hekura në sup e në kurriz!(se Hemingueji ishte i ngarkuar me aparate kinematografike, me armë, me dylbi, me bomba, xhironte filma nga fronti dhe i shiste për Republikën.) –

Më shumë më rëndojnë mendimet sesa hekurat! iu përgjigj Hemingueji.

Unë i kisha parë këta dy shkrimtarë në Konferencën e Shkrimtarëve Antifashistë, që u mbajt në Valencia.

Mbaj mend se nga Bashkimi Sovjetik ishin Aleksej Tolstoj, Ehremburgu e të tjerë. Nga Gjermania-Ana Segers, Ludvig Reni. Ishin aty Pablo Neruda, Nikolas Guilen, Cezare Valejo, Neksoe, Andre Marlo e shumë e shumë shkrimtarë e poetë nga Anglia, Amerika Latine, Evropa. Unë isha si i ftuar dhe dëgjoja zërin e kulturës botërore nga goja e njerëzve më të shquar të letërsisë së këtij shekulli.”

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës
  • A KA PASUR LIBRA SHQIP PARA PUSHTIMIT OSMAN?
  • NGA FUSHA E SPORTIT TE ARKITEKTURA E SHTETIT
  • Pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në fund të viteve ’80 sipas dokumenteve të Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
  • Fondacioni “Kalo” ringjall Luzatin e hershëm në Tepelenë
  • SALIH ZOGIANI – ERUDITI QË SHNDËRROI ANEKDOTËN NË THESAR TË KOMBIT
  • 115-VJET NGA KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE: NGA PUSHKA TE SHTETI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT