• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova këtë vit, Bono për Diasporën për herë të parë

May 27, 2016 by dgreca

 -Ministri i Financave, Avdullah Hoti: Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer investimi në Kosovë për të gjithë bashkatdhetarët tanë, marrë parasysh që me ligj i tërë investimi është i garantuar nga shteti, por edhe interesi i fituar është i liruar nga tatami/

 PRISHTINË, 27 Maj 2016-B.Jashari/ Kosova, këtë vit, për herë të parë do të emetojë letra me vlerë, dedikuar diasporës, paralajmëroi ministri i Financave, Avdullah Hoti,  në një takim informues me bashkatdhetarët në Zvicër, i ftuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare.

“Këto letra me vlerë do të quhen Bono për Diasporën dhe do të kenë afat maturimi prej 5 vitesh, mirëpo me mundësinë që investimi të shitet nëse paraqitet nevoja. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë, marrë parasysh që me ligj i tërë investimi është i garantuar nga shteti, por edhe interesi i fituar është i liruar nga tatimi”, theksoi ai.

Ministri Hoti gjithashtu bëri të ditur se në koordinim me Bankën Qendrore të Kosovës në aspektin e emetimit, por edhe me Ministrinë e Diasporës, do të njoftohen të gjithë bashkatdhetarët në diasporë për këtë mundësi të re. “Bonot për Diasporën janë mundësi tejet e leverdishme që diaspora jonë t’i investojnë kursimet e tyre në Kosovë”, u shpreh ai. 

Në takim, ministri Hoti informoi për reformat që po bën qeveria për të lehtësuar të bërit biznes në Kosovës. Si pjesë e këtyre reformave, ai shpalosi pakon e re fiskale, ligjin për Investime Strategjike, Fondin Kosovar për Sigurimin e Kredive si dhe Klauzolën e Investimeve. 

Ndërsa, përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe bashkatdhetarë të tjerë në këtë takim, duke shprehur interesim të lartë për produktin e ri të qeverisë së Republikës së Kosovës – Bono Thesari, përshëndetën dhe e vlerësuan lartë këtë nismë të Ministrisë së Financave. “Kjo i  mundëson diasporës të ndihmojë në zhvillimin e vendit, por edhe të përfitojnë nga kjo mundësi”, theksuan ata.

Filed Under: Mergata Tagged With: Bono për Diasporën, Kosova këtë vit, per here te pare

Diaspora-Në Austri mbahet Olimpiada për shkollat shqipe

May 24, 2016 by dgreca

-Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë/shërbimi konsullor, Ministria kosovare e Diasporës  dhe nga Komuna Melk, i mbështetur nga Rrjeti i Studentëve dhe të Rinjve Shqiptarë, si dhe nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri/

 MELK, AUSTRI, 24 Maj 2016/ Ka përfunduar “Olimpiada e nxënësve 2016” në Melk, Austri, ku morën pjesë nxënës të shkollave shqipe në diasporë: nga Gjermania, Austria, Italia dhe qyteti i Melk-ut, si dhe nxënës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë/shërbimi konsullor, Ministria kosovare e Diasporës  dhe nga Komuna Melk, i mbështetur nga Rrjeti i Studentëve dhe të Rinjve Shqiptarë, si dhe nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri. Njoftimi i derguar sot thekson se, garat sportive në shumë disiplina u zhvilluan në terrenet sportive të qytetit të Melkut.

Në hapjen zyrtare të “Olimpiadës shkollore 2016” morën pjesë ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati; kryetari i qytetit Melk, Thomas Widrich; ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Roland Bimo, konsulli i Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci; si dhe personalitete të tjera të nivelit republikan dhe lokal të autoriteteve austriake.

Në fjalën hyrëse të këtij aktiviteti, ministri Murati, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi Komunën e Melk-ut për përkrahjen e kësaj olimpiade, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të konsullit Lladrovci e bashkëpunëtorëve të tjerë, i uroi fëmijët për suksese. 

“Jam i nderuar që sot, së bashku me të gjithë ju, jemi në Melk për olimpiadën e parë shkollore për shkollat shqipe të diasporës, duke përfshirë edhe nxënës të trevave shqiptare. Le të jetë kjo një nismë tjetër jona për të promovuar mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në diasporë, si dhe shoqërimin dhe integrim tuajin sa më të mirë vendet ku jetoni, përmes sportit dhe mësimit”, u shpreh ai.

Kryetari i qytetit Melk, Widrich u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë garë.

“Jemi të gëzuar dhe të privilegjuar që sot kemi mbi 150 nxënës, mësues dhe prindër shqiptarë nga shume vende të Evropës, të cilët do të luajnë, garojnë, socializohen, por edhe do ta gjallërojnë qytetin tonë”. 

Ministri Murati, kryetari Widrich dhe konsulli Lladrvoci, në fund të ceremonisë hapëse, sipas traditave dhe rregullave, ndezën flakën olimpike.

Aktivitetet sportive u zhvilluan në disa disiplina sportive, si: futboll, volejboll në rërë (për meshkuj dhe femra), not, atletikë (vrapim, kërcim së gjatë, hedhje e gjyles, hedhje e topit etj.).

Në fund të dy ditëve të garave, garuesit më të suksesshëm u shpërblyen me medalje, kupa dhe me certifikata, si dhe u dha një program kulturor dhe poetik nga nxënësit pjesëmarrës.

Ky aktivitet planifikohet të organizohet edhe në të ardhmen, me synimin që të bëhet tradicional./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Diaspora-Në Austri mbahet Olimpiada, për shkollat shqipe

Bashkatdhetarë nga Turqia në Kosovë dhe Shqipëri

May 21, 2016 by dgreca

Në Ministrinë kosovare te Diasporës, qëndroi të premten me 19 Maj, një grup bashkatdhetarësh prej 35 vetash nga Turqia, të moshave dhe profesioneve të ndryshme.  Prej tyre, 25 veta ishin vijues të kursit të gjuhës shqipe që organizohet në Qendrën Kulturore të Kosovës në Stamboll, ndër ta kishte edhe turq. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe anëtarë të Rrjetit të të rinjve shqiptarë të Turqisë.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të ekskursionit që po zhvillohet Shqipëri –Kosovë, në qytete të ndryshme.

Kursistët dhe mysafirët e tjerë nga Turqia i priti sekretari i MeD-së, Osman Shahini, me bashkëpunëtorë.

Sekretari Shahini i informoi të pranishmit për funksionimin e Ministrisë së Diasporës, për qendrat e themeluara kulturore, për rrjetet e bizneseve të themeluara kudo në botë, për regjistrimin e diasporës, qëllimi i të cilit është të dihet numri i mërgimtarëve në botë,  niveli i shkollimit, potenciali njerëzor, në mënyrë që të hartohen politika për  diasporën.

“Politika  që ndiqet nga Qeveria, po edhe nga Ministria e Diasporës në raport me pjesëtarët e diasporës është që të integrohen atje ku jetojnë, ta mësojnë gjuhën shqipe, të mos e harrojnë origjinën, gjuhën, kulturën dhe të bëhen ura lidhëse mes vendlindjes dhe vendeve ku jetojnë, qoftë në fushën e kulturës, ekonomisë, por edhe shkëmbimit të dijes dhe përvojës”, tha ndër të tjera sekretari Shahini.

Me këtë rast, ai potencoi punën e madhe që po bëhet në QKK-në në Stamboll  për organizmin e kurseve, por edhe aktiviteteve të tjera kulturore. Sekretari Shahini kërkoi nga të pranishmit që kjo qendër të bëhet pikë takimi jo vetëm për t’u njohur mes vete, po ku mund të diskutohet edhe për shkencë e kulturë.

Gjithashtu, të rinjtë shqiptarë nga Turqia, pjesëmarrës të këtij grupi, u njoftuan edhe për punën praktike që mund ta bëjnë në institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

Një ndër vijuesit e kursit të gjuhës shqipe në Qendrën Kulturore të Kosovës në Stamboll ishte edhe dr. Mehmet Hacisalihgoglu, prodekan në “Yildiz Technical Universitesi”, njëherësh drejtor i Qendrës së Hulumtimeve për Ballkan dhe për Detin e Zi. Z.Mehmeti falënderoi për organizimin e kësaj vizite .

“Qendra jonë tash 6 vjet organizon kurse të gjuhëve të huaja, në këtë kuadër edhe kursin e gjuhës shqipe”, tha ndër të tjera z. Mehmeti, i cili i ishte kushtuar mësimit të gjuhës shqipe me një vullnet të madh.

Në këtë takim u bisedua edhe për çështje të tjera me interes për bashkatdhetarët nga Turqia.

Kërkesë pothuajse e të gjithë të pranishmëve ishte që programet shqip të futen në kanalet e Turqisë, në mënyrë që të informohen për politikat dhe aktivitetet që zhvillohen në Kosovë.

Në fund të kësaj vizite, bashkatdhetarët nga Turqia falënderuan Ministrinë e Diasporës për pajisjen e qendrës me digjialb, si dhe për realizimin e kësaj vizite.

Filed Under: Mergata Tagged With: Bashkatdhetarë nga Turqia, në Kosovë dhe Shqipëri

KRIJUESIT NE DIASPORE- PROMOVIM NE ATHINE

May 20, 2016 by dgreca

PROMOVOHEN NË ATHINË ROMANI “1803” DHE VËLLIMI POETIK “BESA”/

Shkruan: Besim Xhelili/

Athinë/Vjenë, maj 2016/

Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, me pjesëmarrjen e kënaqshme të bashkatdhetarëve që jetojnë në Greqi, artdashësve dhe përcjellësve të letrave të shkruara, u promovuan dy librat më të rinj të autorit tetovar me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xhelilit. Bëhet fjalë për romanin e tij të parë “1803”, i cili sipas autorit do të vazhdojë edhe me dy pjesë, dhe për vëllimin e tij të pestë me poezi “Besa”. Përndryshe këto dy libra dolën nga botimi në mars të këtij viti, dhe u promovuan në Takimet Tradicionale Poetike “Pavarësia Poetike 2016”, nën organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, kësaj radhe në qytetin Hamburg të Gjermanisë, si dhe muajin e kaluar në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Programin e udhëhoqi gazetarja e mirënjohur e Radio Athinës Bardha Mançe, e cila po bën një punë të madhe përmes valëve të kësaj radioje, për promovimin dhe afirmimin e vlerave që krijohen nga krijues, artistë e poetë shqiptarë gjithandej globit. Në sallë ishin edhe më të vegjlit, duke treguar kështu një maturi të madhe edukative-estetike familjare, për edukimin e brezave më të rinj në frymën atdhetare dhe kombëtare.

Në emër të Ambasadës përshëndeti z. Florian Nova, Ministër Fuqiplotë, i cili tha se ndjehet shumë i nderuar dhe ka kënaqësinë që në emër të Ambasadorit z. Dashnor Dervishi, t’i përshëndet të pranishmit, duke shtuar se Ambasada është shtëpia e të gjithëve dhe do të jetë e hapur gjithmonë për aktivitete kulturore dhe letrare, kurse për çështjet organizative u përkujdes znj. Entela Gjergo.

Një vështrim për anën filozofike të romanit bëri profesori Thanas Boçi i cili u shpreh: “Romani i tij “1803”, me një titull tepër sinjikativ është i zhanrit social-erotik, por përditshmëria përbëhet edhe nga elementët e saj si: puna, familja, mërgimi, etnia, kultura, arti, poezia, jeta urbane apo edhe dashuria, duke kaluar në filtrin e talentit të autorit, përbëjnë edhe atë që quhet plotësim i përbërësve të subjektit; ndaj thjeshtësia e të rrëfyerit dhe fabulës nis me lindjen e ndjenjës së dashurisë më 18 mars (18-03), dhe vazhdon me luftën, peripecitë për të mposhtur pengesat, mentalitetet, zakonet, disi tashmë të tejkaluara në kohë, gjersa arrin finishin e zgjidhjes së çështjes në funksion të dëshirës të të dyve: Besarit dhe Samirës. Dhe të gjitha këto përshkohen fund e krye nga përshkruarja e të gjitha ngjarjeve a rrethanave nga dimensioni i lirisë të mendimit, e shfaqur në mesazhe të qarta, konkrete dhe të kapshme nga lexuesi.

Në anën tjetër për tematikën dhe vlerën letrare si dhe për gjuhën dhe nivelin e romanit foli filologia Marinela Duri duke thënë: “Fjalori i pasur, stili narrativ, përshkrimet romantiko-erotike të ngarkuara emocionalisht me figura letrare si: epifora, metafora, alegoria, krahasimi, epiteti, aforizmat, simbolizimi i shenjave të pikësimit (tre pikat, thonjëzat etj.) drama, suspens-i, anatropia – thyerja kronologjike e ngjarjeve, që ndryshe fillojnë, ndryshe rrjedhin e ndryshe përfundojnë, romanca, informacioni dhe sigurisht një fund i lumtur-HAPPY-END, këto kërkon lexuesi bashkëkohor. Më konkretisht: drama shfaqet në roman që në fazën e parë kur protagonistët fillojnë e ndjejnë për njëri-tjetrin; që të dy kanë familje. Vetëkuptueshëm që vështirësitë e pengesat për përjetimin fshehtas të një ndjenje të tillë do t’i shoqërojnë gjithnjë e kudo, deri në fund, kur protagonisti ka të sigurt vdekjen dhe në atë shtrat i duhet t’i rrëfehet së shoqes dhe protagonistja, së shoqit. Romanca pa fund përshkon tejendanë romanin. Lojërat e fjalëve, tematologjia e bisedave të tyre e bën më tërheqës librin e më të ngutshëm leximin duke nxjerrë në pah njëkohësisht nivelin e lartë të tyre intelektual, diturinë, mprehtësinë e zgjuarsinë e tyre”.

Atmosferën e zbukuruan me instrumentet e tyre Gerta Selmani-Katemi dhe Edi Katemi, kurse disa vargje nga vëllimi poetik “Besa” i lexuan shkrimtari Bledi Ylli dhe disa nxënës nga Shtëpia Shqiptare Athinë “Porta” Një fragment nga romani e lexoi artisti i njohur Armando Dauti, kurse të pranishëm ishin edhe artisti i dalluar Nikolla Llambro si dhe personalitete të tjera nga jeta intelektuale e shoqërore e komunitetit shqiptar në Greqi.

Në fund të pranishmit patën mundësinë që në një bisedë të lirë të flasin me autorin e librave si dhe të shijojnë koktejin modest të rastit, shtruar nga Ambasada.

Filed Under: LETERSI, Mergata Tagged With: Besim Xhelili, DHE VËLLIMI POETIK “BESA”, PROMOVOHEN NË ATHINË, ROMANI “1803”

Regjistrimi i diasporës deri në fund të vitit

May 17, 2016 by dgreca

* Mendohet se  rreth 700 mijë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

Me ofrimin e sezonit të verës, periudhë kjo kur në Kosovë vijnë për pushime qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, Ministria e Diasporës ka shtuar aktivitetet që kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.

Ky proces ka filluar në vitin 2013 dhe po vazhdon edhe gjatë këtij viti. Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Zëdhënësi i Ministrisë se Diasporës, Lorik Pustina për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se vitin e kaluar janë evidentuar rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës. Kurse të dhënat e reja të këtij viti, sipas tij, pritet që të bëhen publike në fund të muajit dhjetor.

“Në këtë kontekst ne tashmë e kemi filluar fushatën tre mujore, sikurse ka qenë edhe vitin e kaluar, me moton; “Ti je pjesë e atdheut”, ku gjatë periudhës verore, kur bashkatdhetarët tanë do të vijnë në Kosovë për vizita ata do të familjarizohen më procesin e regjistrit dhe do të kemi regjistrim, besoj masiv, i cili do të reflektojë edhe në suksesin të cilin e kemi pasur si pasojë e kësaj fushate”, ka thënë Pustina.

Procesin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e konsiderojnë projekt të rëndësishëm dhe më interes të veçantë edhe demografët.

Profesori Rifat Blaku, demograf, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se është e domosdoshme të dihet se cili është numri i diasporës.

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, vijon ai, posedojnë një kapital të madh intelektual dhe financiar, dhe më një politikë të mirëfilltë të kthimit dhe migracionit, siç thotë ai, mund të paraqiten faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, por edhe kthimin gradual të tyre në vendlindje.

“Natyrisht që procesi i filluar, gradualisht duhet të vazhdojë edhe pse është mjaft kompleks. Por, shpresojmë që ky proces do të ketë rezultate pozitive dhe të dihet se sa i madh është numri i atyre që në rrethana të ndryshme, nga e kaluara e pa fat, janë detyruar të braktisin Kosovën dhe të kërkojnë shpresë dhe jetë më të mirë në botën e jashtme”, ka thënë Blaku.

Ndërkohë, Lorik Pustina tregon se në bazë të regjistrimit të deritashëm vërehet se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, procesi i regjistrimit fizik, pritet të përfundojë në fund të këtij viti, periudhë kjo kur pritet të publikohen edhe rezultatet përfundimtare.

“Ndërsa përditësimi, pasi kemi të bëjmë më regjistrim dhe përditësimin, do të vazhdojë gjatë gjithë kohës, pasi është proces dinamik. Struktura demografike e diasporës tonë, sikurse edhe gjithë njerëzve tjerë është dinamike. Njerëz të rinj lindin, njerëz të moshuar vdesin, ka ndryshim të vendbanimeve, ka ndryshim të shkollimit apo ndryshim të statusit social. Prandaj, ky proces do të vazhdojë me përditësim gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai.

Sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(Nadie Ahmeti)

Filed Under: Mergata Tagged With: deri në fund të vitit, regjistrimi i diaspores

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT