• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Grateful to Dr. Elez Biberaj – a voice of freedom and democracy, in crucial moments for the Albanian nation

November 1, 2023 by s p

By Harry Bajraktari/

Congratulations to Dr. Elez Biberaj on his retirement from the Voice of America after a great career that has spanned five decades.

He became literally the voice of America and the voice of democracy in the last years of communist rule in Albania, when VOA’s broadcast challenged the regime and gave hope to millions of Albanians.

In the 1990s, when free press was banned in Kosova, the Voice of America became the only trusted source of news for the Albanians in Kosova and throughout the former Yugoslavia. Indeed, Albanians wherever they lived, recognized the voices of that generation of journalists and directors of the VOA team including Dr. Elez Biberaj, Frank Shkreli, Shaqir Salihu, and many others, who delivered the vital news for their lives and their struggle for freedom.

After many years as Chief of the Albanian Service, Elez went on to lead VOA’s important EuroAsian Division and then became Acting Director of the entire Voice of America.

Just like me, Elez Biberaj came to this country as a young teenager and embraced the opportunities of this great country, while never forgetting where he came from. We knew each-other growing up and share many memories together.

Elez and the Biberaj Family have made a difference in the life of our nation and everywhere in the communities where they have lived and continue to live. They have excelled in many fields of life and remain an inspiration to Albanian-Americans.

Today, we thank him for his great contribution to freedom, democracy, and journalism not just for Albanians, but for the people throughout the world.

On behalf of my family, I wish him joy and happiness in the next chapter of his life.

Marrë nga Gazeta Illyria:
https://www.illyria.com/grateful-to-dr-elez-biberaj-a-voice-of-freedom-and-democracy-in-crucial-moments-for-the-albanian-nation/

Filed Under: Opinion

Mesazh lamtumire me rastin e daljes në pension

October 31, 2023 by s p

30 tetor 2023

Të nderuar miq dhe kolegë,

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se pas një karriere 43 vjeçare me Zërin e Amerikës, kam vendosur të dal në pension më 31 dhjetor 2023. Ka qënë privilegji dhe krenaria më e madhe e jetës time që kam patur fatin të punoj për një organizatë kaq të jashtëzakonshme mediatike. Do t’i jem përherë mirënjohës Zërit të Amerikës për mundësitë që më ka krijuar.

Misioni i Zërit të Amerikës dhe ruajtja e standarteve më të larta të gazetarisë kanë qënë në qendër të rrugëtimit tim profesional. Gjatë gjithë karrierës sime që shtrihet në mbi katër dekada, gjatë gjashtë administratave presidenciale dhe me mbi dhjetë drejtorë të Zërit të Amerikës, kam bërë përpjekjet maksimale për të mbajtur lart vlerat që e kanë bërë Zërin e Amerikës një nga organizatat mediatike më të njohura dhe të besueshme në botë. Unë kam patur privilegjin të punoj në role të ndryshme, nga gazetar radioje në Shërbimin Shqip (1980-1982), Analist për Çështjet Sovjetike dhe të Europës Lindore në Drejtorinë e Shtypit të USIA (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Informacionin) (1982-1986), Shef i Shërbimit Shqip (1986-2004), Kryeredaktor i Drejtorisë së Euroazisë (2004-2005), dhe së fundmi, që nga viti 2005, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë. Kam shërbyer gjithashtu si Drejtor i Përkohshëm i Zërit të Amerikës gjatë përiudhës qershor-dhjetor 2020.

Nuk mund të kisha shpresuar për një karrierë më shpërblyese nga ana intelektuale dhe profesionale. Zëri i Amerikës më krjoi mundësinë të ndjek nga afër disa nga ngjarjet më gjurmëlënëse botërore, që nga Lufta e Ftohtë, përmbysja e komunizmit dhe lindja e demokracisë në ish Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, luftrat ballkanike, integrimin e vendeve të Europës Lindore në institucionet Euro-Atlantike, kthimin e Rusisë në një sistem autoritar dhe së fundmi, agresionin e saj mizor ndaj Ukrainës. Ndihem krenar dhe i privilegjuar që kam punuar krahas shumë kolegëve të nderuar në përmbushjen e misionit fisnik të Zërit të Amerikës, transmetimin e lajmit dhe informacionit të vërtetë dhe objektiv për audiencën globale, përhapjen e vlerave demokratike dhe rrëfimin e historisë së pashembullt të Amerikës. Ndihem tejet krenar për arritjet tona të jashtëzakonshme.

Zhvillimet e fundit në botë, përhapja e dezinformimit dhe keqinformimit, cënimi i lirisë së shtypit, përparimi i shpejtë i teknologjisë, përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i inteligjencës artificiale, e kanë ndryshuar rrënjësisht peizazhin botëror të gazetarisë. Zëri i Amerikës vepron sot në një botë krejt të ndryshme, por misioni i përhapjes së lirisë dhe demokracisë, dhe fuqizimi i audiencës me lajme dhe informacione të vërteta, objektive dhe të balancuara, nuk ka qënë kurrë më jetik.

Me mirënjohje të thellë dua të falenderoj ekipin e përkushtuar e të palodhur në përmbushjen e misioit të Drejtorisë së Euroazisë. Drejtimi i një grupi të tillë të talentuar gazetarësh ka qënë një kënaqësi e veçantë. Po ashtu u jam mirënjohës miqve dhe kolegëve në sektorët e tjerë të Zërit të Amerikës për përkrahjen e palëkundur.

Falenderime të përzemërta kolegëve në postet e larta drejtuese dhe në të gjithë organizatën, të cilët punuan ngushtë me mua gjatë periudhës gjashtë-mujore kur shërbeva si Drejtor i Përkohshëm i Zërit të Amerikës në vitin 2020. Ishte një nder i veçantë të qënit në krye të Zërit të Amerikës gjatë një prej periudhave më të trazuara në historinë e tij. Ndihem shumë krenar, që përballë sulmeve të pandërprera dhe frontale ndaj integritetit të Zërit të Amerikës, ne arritëm të drejtonim me sukses në një labirinth jashtëzakonisht sfidues dhe të mbronim me forcë pavarësinë tone editoriale.

Më duhet ta pranoj, se edhe pas 43 vitesh të mrekullueshme, nuk është e lehtë t’i thuash lamtumirë Zërit të Amerikës. Por unë largohem me krenari të thellë dhe mirënjohje të pakufishme për punën e madhe që kemi bërë dhe jam i sigurtë, që ju do të vazhdoni të bëni. Zëri i Amerikës është bërë sot një organizatë mediatike shumë e efektshme dhe e shkathët, duke prodhuar gazetari të cilësisë së lartë. Shtrirja dhe ndikimi i Zërit të Amerikës nuk kanë qënë kurrë më të mëdha se sot. Dhe përsa kohë që të mbetet i angazhuar ndaj vlerës së tij themelore të nxitjes së lirisë e demokracisë dhe prodhimit të gazetarisë së pavarur të bazuar në fakte, Zëri i Amerikës do të vazhdojë të jetë burim shprese dhe një fener ndriçues i së vërtetës për miliona njerëz në mbarë botën.

Me respekt të thellë,

Dr. Elez Biberaj

Drejtor

Drejtoria e Euroazisë

Zëri i Amerikës

Filed Under: Opinion Tagged With: Elez Biberaj

Qasja diplomatike e Austro-Hungarisë me kancelaritë e huaja për çështjen shqiptare dhe konfliktet në Ballkan 

October 30, 2023 by s p

Dr. Paulin Marku/

Konfliktet në Ballkan të ndodhura në fillim të shekullit XX-të janë ndjekur me interes nga kancelaritë e huaja diplomatike. Përpjekjet për shuarjen e konflikteve dhe për ruajtjen e status-quo-së nëpërmjet sugjerimeve e bisedimeve ndërkombëtare, ku u hartuan edhe platforma politike e gjeopolitike për gjetjen e një rrugë paqësore për evitimin e përplasjeve të armatosura. Kancelaritë  e huaja diplomatike kishin informacione të bollshme rreth pakënaqësive dhe situatës së tensionuar që shfaqej në forma të ndryshme në Ballkan. Ngjarjet e viteve 1908-1913 u zhvilluan në periferinë e Evropës por nuk mungonte lidershipi dhe protagonismi diplomatik i Fuqive të Mëdha të kohës, të cilët u angazhuan për zgjidhjen e problemeve në rrugë diplomatike. Këto lëvizje ishin të dukshme dhe me ritme të shpejta pasi sundimi otoman ishte dobësuar dhe problemet e brendshme reflektonin në mbarë popullatën. Viset shqiptare u përballën me beteja e kryengritje të ashpra dhe me pasoja të rënda. Humbjet në jetë njerëzish dhe në dëme ekonomike ishin të shumta. Kryengritjet e njëpasnjëshme në trojet shqiptare gjatë viteve 1910, 1911, e cila u pasua me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 e shtrirë në pjesën më të madhe të tokave shqiptare, ngjalli reagime te ashpra tek Porta e Larte, vuri në lëvizje diplomacitë e huaja për zgjidhjen e konfliktit dhe ndezi edhe më tepër ndjenjat nacionaliste të shqiptarëve. Në këtë periudhe të ndërlikuar historike për të ardhmen e kombit shqiptar, situata në Ballkan përshkallëzohej edhe tek vendet fqinje, të cilët shfrytëzuan dobësimin e Perandorisë Otomane dhe konfliktet që ajo kishte të hapura. Në këto rrethana filluan të krijohen aleanca ballkanike, ku më të rrezikuara ishin tokat shqiptare. Tentativat e Stambollit për të qetësuar shqiptarët dhe për të kontrolluar territoret që kishin nën sundim ishin të vazhdueshme dhe përdorte forma të ndryshme. Pakënaqësitë e shqiptarëve ndaj autoriteteve ishin të shumta dhe shfaqeshin gjithnjë e në rritje dhe demonstroheshin në forma të ndryshme: nëpërmjet kërkesave e memorandumeve adresuar qeverisë, konsultime e takimi me trupa diplomatik si dhe nëpërmjet protestave e kryengritjeve. Në  bazë të analizave të ngjarjeve rezulton se zgjimi kombëtar shqiptar ishte përforcuar dhe mendimi politik ishte pjekur si kurrë më parë. Lëvizjet politike të elitës shqiptare ishin me karakter gjithëpërfshirës për shqiptarët, pa dallime krahinore e fetare me synimin që veprimet të ishin të njëtrajtshme, në mënyrë që kryengritja e përgjithshme e vitit 1912 të shtrihet në të gjitha viset shqiptare. Vendimi ishte marrë në vitin 1912 nga krerët politik shqiptar, të mbledhur në Taksim të Stambollit. Në përfundim të takimit, u arrit në konkluzion se nuk kishte rrugë tjetër për të fituar të drejtat e tyre pos asaj të një kryengritje të përgjithshme shqiptare.

Çështja shqiptare u ndjek me interes edhe nga diplomacitë huaja. Situata e krijuar në Shqipëri kishte ngjallur reagime nga përfaqësuesit ndërkombëtare. Ambasadori italian në Athinë njoftonte qeverinë e tij se gjendja në Shqipëri ishte e rëndë. Nga informacionet e mbledhura pohonte se ne zona të ndryshme të Shqipërisë nuk lënë më vend për dyshime mbi mundësinë e përgatitjeve për një revoltë tjetër në pranverën e ardhshme. Qëllimet e lëvizjes duket se janë administrative dhe qendrat kryesore janë Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, qarqet e Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, Përmetit, si dhe për t’u shtrirë sa më shumë të ishte e mundur në Shqipërinë e Jugut. Në një memorandum të dërguar nga deputetet shqiptar për Portën e Lartë kërkohej që në katër vilajetet: Kosovë, Manastir, Janinë dhe Shkodër: duhet të drejtohen nga individ me vlera të padiskutueshme; Valiu dhe drejtuesit lokal të ishin të pranuar nga popullata; të emëroheshin nëpunës civil të aftë; të lejohej gjithashtu hapja e shkollave shqipe; të merreshin masa për hapjen e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre; shfrytëzimi i bujqësisë, i minierave, i pyjeve të Shqipërisë. Shqiptaret kundërshtonin zërat që flitej se forcat ushtarake do të ndërhyjnë sërish me forcë për të shtypur revoltën në Shqipëri. 

Ndërsa, qeveria nga ana e saj kërkonte të fitojë kohë, duke bërë lojë politike dhe i shmangej sërish detyrimeve dhe vijonte të jepte premtime për realizimin e kërkesave të shqiptareve. Nuk i ngelte gjë tjetër, veçse qeveria të pranojë kushtet kërkesat në parim dhe të paktën të marrë masat për zgjidhjen e atyre që ishin më emergjentet. 

Diplomacia Austro-Hungareze ishte mjaft aktive dhe e interesuar për zhvillimet në Ballkan. Vjena i ka ndjekur me vëmendje të veçantë ngjarjet politike, ekonomike e kulturore në trevat shqiptare gjatë sundimit osman, pasi kishte përfaqësi diplomatike në Shkodër, Shkup, Manastir e Janinë, si dhe shume zyra konsullore neper qytete të ndryshme shqiptare.   

Sipas informacione që Vjena kishte rezultonte se Porta e Larte nuk po merrej me akordimin e privilegjeve autonomiste shqiptarëve, as me ndonjë përcaktim të territorit të tyre, por është fjala vetëm për ruajtjen e privilegjeve tradicionale dhe për të drejtat e barabarta për gjuhën shqipe. Për sa i përket politikes që ndiqte Austro-Hungaria, pohonte se mbështeste politiken e zhvillimit të qetë e paqësor të të gjithë popujve të Ballkanit. Vjena shfaqej e shqetësuar për situatën e rënduar dhe sugjeronte në mënyrë te vazhdueshme Portën që të merreshin në konsiderate kërkesat e shqiptareve dhe të gjendeshin zgjidhje problemeve.

Vjena dhe Roma, secila, në këndvështrimin politik e ekonomik të tyre për interesa strategjike e gjeopolitike ishin kundër një luftë në Ballkan, por nga ana tjetër e shihnin dobinë e një konteksti autonom shqiptar dhe shikonin si gjënë e duhur zbatimin e të drejtave të shqiptarëve nga autoritet zyrtare turke. Kjo do të ishte një mënyre e mirë për t’i dhënë fund përplasjeve së vazhdueshme të brendshme, si dhe evitimin e një konflikti të mundshëm Ballkanik, si dhe një mundësi e mire për të krijuar një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Çështja shqiptare ka qene pjese e bisedimeve edhe me herët, në takimi në Monca midis ministrit të Jashtëm italian, Vikontit Venosta dhe homologut të tij krye-diplomatit të Vjenës, Goluhovski në vitin 1896. 

Vjena dhe Roma zyrtare e kishin pjesë të agjendës diplomatike çështjen shqiptare dhe kishin dërguar në vilajetet perandorake ekspertet e tyre, për të identifikuar dhe përvijuar kufijtë etnik të trojeve shqiptare duke analizuar me kujdes etnitë e ndryshme në rajon. Qëllimi i qeverise malazeze për të hapur për diskutim rregullimin e kufirit shkaktonte turbullira dhe tension midis palëve. Shfaqjet e organizimit te vendeve ballkanike shihej me shqetësim nga diplomatet e huaj. 

Ata e shikonin me shqetësim dhe i druheshin faktit se mund të çojnë deri në shkatërrimin e statusquo-së ballkanike nga shtetet fqinje. Sipas, krye-diplomatit vjenez, Berchtold në telegramin e tij për situatën në Ballkan, dërguar Shën Petersburgut, Berlinit, Londrës, Parisit, Romës, Stambollit dhe Bukureshtit pohonte se situata nuk është e qete dhe i druhej prishjes së statusquo-së ballkanike. Ai evidentonte disa ngjarje ku përmenden konflikti në kufirin turko-malazez, dukja e çetave greke në Epir dhe përmbi të gjitha, nervozizmi i opinionit publik në Bullgari, i shkaktuar prej masakrave në Kochanë. Në mbyllje të telegramit pohohet se Kabineti i Vjenës e ndjek sot e mot politikën ë saj për t’i ndihmuar zhvillimet paqësore të të gjithë popujve të Ballkanit. Po ashtu, dëshironte që të kishte shkëmbim mendimesh me kabinetet qeveritare të Fuqive të Mëdha, të cilat janë të predisponuara për të ndikuar miqësisht te Turqia që qeveria e re, të vazhdoje parimet decentralizuese, si dhe për të bindur shtetet ballkanike se është në interesin e kombësive të tyre në Turqi, si dhe t’i lihet kohë kabinetit të kryesuar nga Veziri i Madh (kryeministri), Muhtar Pasha për të vënë në zbatim funksionimin e administratës lokale në përshtatje me krahinat e ndryshme. Në këtë mënyre këshillonte që të mos vihej në rrezik qetësia në Ballkan. Berchtold iu kërkonte që përmbajtja t’ju komunikohej ministrave të Jashtëm përmbajtja e telegramit të njoftohej si është pritur ky hap i Austro-Hungarisë. Komunikimi iu ishte dërguar edhe ambasadoreve vjenez dhe shtonte se komunikimi t’i paraqitej si informatë konfidenciale mbretit të Rumanisë, Karol.

Lidhur me propozimin e Vjenës për zgjidhjen e çështjes ballkanike, Fuqitë e Mëdha dhe Porta e Lartë shprehen opinionin e tyre. 

Në udhëzimin e Berchtold drejtuar ambasadoreve të Austro-Hungarisë pranë Fuqive të Mëdha, lidhur me propozimin e Vjenës, pohonte se kishte përgjigjën e të gjithë kabineteve për përmbajtjen e telegramit. Ai pohonte sa më poshtë vijon: “Kabineti gjerman dhe italian e kanë miratuar menjëherë propozimin tim. Ky i fundit me shtesën, që nënkuptohet se, Italia mund të marre pjese vetëm në vërejtjet (ankesat) pranë shteteve të Ballkanit. Qeveria ruse është dakord me nismën tonë me kusht që ndërhyrja miqësore tek Porta t’i shmanget formës së një përçapje kolektive dhe të bëhet në trajtën e këshillave të veçanta të ambasadorëve. Për sa i takon kabinetit anglez, Ser E. Grey i ka pritur me simpati arsyetimet e mia dhe është deklaruar i gatshëm të shkëmbejë mendime lidhur me iniciativën time. Me anë të ambasadorit të saj, qeveria franceze ka deklaruar se është e gatshme t’i pranoje me kushtin që Porta, të shtrijë edhe tek grekët bullgarët, e serbët lëshimet që u ka bere shqiptareve me iniciativën e saj.” Berchtold ishte për ruajtjen e status-quos-së dhe qetësisë në Ballkan, për zhvillimin e qetë, e të njëjtë për të gjithë, dhe se propozim i tij ishte për të shkëmbyer mendime me Fuqitë e Mëdha për të ardhmen ballkanike. 

Raporti i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Rusi, Thurn, lidhur me qëndrimin e kryeministrit rus, ndaj propozimit të Vjenës për çështjen shqiptare ishte sa më poshtë vijon. Kokovzov i sheh mjaft të errëta punët në Ballkan, por ende ka shpresë. Për propozimin e Vjenës shprehej se hapi i hedhur është për t’u mirëpritur për arsye se një diskutim i qete dhe reciprok, gjithmonë ndihmon për të zgjidhur çështjen dhe për të forcuar besimin e ndërsjelle të pjesëmarrësve.  

Ambasadori austro-hungarez njoftonte ministrin e Jashtëm mbi qëndrimin e Portës së Larte ndaj propozimit të Austro-Hungarisë për çështjen shqiptare. Në dokument pohohet se ministri i Jashtëm i qeverisë otomane, Gabriel Efendiu shprehej: Ne jemi të bindur se kabineti i Vjenës, duke bërë këtë propozim ka qenë frymëzuar nga qëllimet më të mira për qeverinë turke. Për ne do të jetë e vështirë për të bërë lëshime kundrejt shqiptarëve dhe kombësive të tjera, pasi ne do të dukeshim sikur veprojmë nën presionin e Fuqive. Vjena zyrtare ishte e shqetësuar për situatën në rajon dhe përpiqej të ndikonte pozitivisht në shuarjen e konflikteve. Ajo ishte për ruajtjen e status-quosë. Edhe konsujt anglezë dhe serbë shprehin shqetësim mbi gjendjen në Shqipëri. Gjatë bisedimeve të vazhdueshme që përfaqësuesit diplomatik Austro-Hungarez zhvilluan me diplomat të huaj dhe me autoritetet e Stambollit shpreheshin për ruajtjen e paqes në Ballkan. Vjena ishte iniciuesi e ndërmjetësuesi midis Portës e shqiptarëve për të respektuar të drejtat dhe detyrimet institucionale qeverisëse si dhe për zbatimin e marrëveshjeve. 

Referuar dokumenteve të periudhës rezulton se takimet midis Fuqive të Mëdha për zgjidhje të situatës në Ballkan dhe evitimin e shpërthimit të luftës ballkanike ishin të vazhdueshme. Konti Berchtold nëpërmjet udhëzimit drejtuar ambasadave të Austro-Hungarisë pranë Fuqive të Mëdha iu komunikonte propozimet e Vjenës për zgjidhjen e çështjes ballkanike. 

Qeveria franceze propozonte zbatimin e reformave dhe kërkonte që të ngarkohen shtetet e mëdha. Diplomacia Austro-hungareze e ndiqte situatën hap pas hapi dhe mund të thuhet se ishte nga më aktivet në rajon. Vjena mbështeste reformat dhe propozonte ndryshime në projektin e reformave. Ndonëse propozimi për reforma u pranua nga qeveria turke, ushtria malazeze kishte sulmuar kufirin. Veprimi i forcave ushtarake malazeze ishte për t’i hapur rruge vendimit që kishin marre më 22 shtator 1912 vendet ballkanike për të sulmuar Perandorinë. Qeveria turke refuzoi kërkesën e vendeve ballkanike dhe shprehej se po përziheshin në punët e brendshme të saj. Në këto kushte filloi lufta ballkanike. Në luftën Ballkanike armata turke qe ndarë në dyshe: Armata e Lindjes që vepronte në Trakë dhe ajo e Perëndimit që vepronte në Shqipëri e Maqedoni. Në Ballkan u prish status-quoja dhe filloi lufta ballkanike, ku tokat shqiptare u kthyen në shesh betejash.    

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Paulin Marku

Shqiptarët e East Bronx më shumë se kurrë tregoni mbeshtetjen tuaj me votë ndaj femres së parë shqiptare që kandidon për Gjykatëse!

October 28, 2023 by s p

Kozeta Turishta/

https://secure.engageraise.com/…/donate/edit-shkreli/…

Edit Shkreli është femra dhe kandidatja e parë shqiptare për Gjykatëse për ceshtjet civile në New York. Votohet zyrtarisht me 7 nentor dhe shqiptaret me voten e tyre japin një shans më të madh për fitoren e saj. Mbeshtetja e vota e shqiptareve që jetojnë në east Bronx dhe janë të rregjistruar për të votuar mund t’i drejtohen kutive të votimit që sot me 28 tetor dhe të marten e 7 nentorit.

Edit Shkreli, Një histori suksesi e një vajze shkodrane që shanset i ka të mëdha për të fituar postin e Gjyqtares të Ceshtjeve Civile.

Edita ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains.

Ajo është dhe pedagoge tek New York Law School.

I urojmë suksese dhe me fitore.

Filed Under: Opinion

Në ditën ndërkombëtare të Diplomacisë, përpjekjet e Luanit të Tepelenës për tu faktorizuar në politikën ndërkombëtare dhe për ti vënë fre politikës ekspansioniste ruse në rajon

October 28, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Ali Pashë Tepelena dhe diplomacia ruse.

…I biri Myftari drejt Tunës po nget,

Gjaurët leshverdhë ta dinë ç’i pret;

Kur turren Delinjtë mbi lumin me gjak,

Të gjallë Moskovit i kthehen fort pak!

Lord Byron, Childe Harold, Tamburxhi, Tamburxhi

Ndërkohë që Ali Pashë Tepelena fitonte qeverisjen e Janinës dhe hidhte themelet për të ndërtuar Pashallëkun e Janinës, pushteti perandorak osman pësonte një goditje të rëndë pas paqes së imponuar në luftën Ruso-Turke 1787-1792. Gjatë luftës Ruso-Turke (1787-1792), Ali Pasha hyri në letërkëmbim me princin Potjomkin. Princi Potjomkin i premtoi një marrëveshje të favorshme dhe e inkurajoi të punonte me pashallarët shqiptarë për të penguar dërgimin e forcave ushtarake në luftë kundër Rusisë. Në shkurt të vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime me një diplomat rus, të cilit i deklaroi se ishte gati të merrte anën e Rusisë, nëqoftëse i jepeshin garanci se pas luftës do të mbetej i pavarur. Kurse në muajin qershor i kërkoi komandantit të flotiljes ruse në detin Mesdhe t’i dorëzonte princit Potjomkin propozimet e veta për një aleancë ushtarake dhe për të diskutuar për fatin e mëtejshëm të Pashallëkut të Janinës pas dëbimit të osmanëve nga Gadishulli Ballkanik.

Ali Pasha premtoi të merrte pjesë në një kryengritje antiosmane të shqiptarëve dhe grekëve. Për këtë qëndrim ai kërkoi sigurime për njohjen e tij si zot e sundues i pashallëkut, për njohjen e kufijve të territorit, që do të zotëronte dhe për ushtrimin e lirë të besimit nga ana e myslimanëve. Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njëlloj si myslimanët ashtu dhe të krishterët në administratë e në ushtri dhe pranonte që Rusia të kishte të drejtën e mbrojtjes së të krishterëve në shtetin e tij. Ali Pasha kërkoi gjithashtu që në rast se kryengritja do të dështonte, Rusia ta merrte nën mbrojtjen e saj për t’i shpëtuar ndëshkimit të sulltanit. Më në fund ai pranoi që si garanci të dërgonte peng në Sankt Petërsburg njërin nga djemtë e vet, i cili të mësonte atje artin ushtarak rus.( Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë:2002, fq 641) Si shikohet qartë nga teksti i propozimeve që i dërgonte rusëve, Ali Pasha Tepelena synonte konsilidimin e pashallëkut të tij edhe në formë trashëgimtare, njohjen e kufijve të pashallëkut të tij dhe një tolerancë fetare tepër të përparuar për kohën.

Mirëpo propozimet e tij nuk u pranuan, së pari sepse ato nuk përkonin me rolin meseanik që kishte ndërmarrë Rusia për të krishterët ortodoksë në Ballkan, por edhe pse në 3 janar 1792 u nënshkrua paqja në Jash midis Perandorisë Otomane dhe Rusisë dhe politika ruse nuk ishte më e interesuar për diversione të tilla politike brenda Perandorisë Otomane. Në të njëjtën kohë situata politike dhe rendi nuk kishin qenë të qeta brenda Pashallëkut të Janinës. Popullsia suliote në vazhdën e traditës së hershme të mercenarizmit e banditizmit, që lëvronte gjithandej në Ballkan, por edhe si bartëse e politikave destabilizuese brenda Perandorisë Otomane, që nxiteshin nga Rusia, kishte shpërthyer një valë të papërmbajtur plaçkitjesh, që arriti kulmin aty nga pranvera e vitit 1791. Përveç fshatrave dhe rrugëve tregtare, suliotët sulmuan dhe plaçkitën krahinat e Paramithisë, Margëlliçit dhe Artës. Këto veprime nxitën kundërshtarët e Ali Pashë Tepelenës, si Ibrahim Pashën e Beratit dhe bejlerët çamë, që kësaj here të organizoheshin në një besëlidhje ushtarake kundër suliotëve. Në këtë beslidhje morën pjesë dhe krerët e armatolëve të fshatrave të dëmtuara. Por, nën nxitjen e agjentit rus në Korfuz L. Benaqi, kjo besëlidhje u shndërrua në një aleancë të re, së cilës iu bashkuan edhe suliotët, që tani drejtohej kundër Aliut. Gjithsesi, edhe kjo beslidhje nuk arriti të konsolidohej, pasi me ndërhyrjen e Portës së Lartë, marrëdhëniet midis qeveritarëve të Janinës dhe Beratit u paqtuan duke lidhur edhe krushqi mes tyre.(Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë:2002, fq 642)

Në këtë mënyrë, suliotët mbetën të vetëm përballë zëmërimit të Ali Pashës. Kushtet në Pashallëkun e Janinës njohën një zhvillim të ri kur në horizont ndodhën ngjarje të mëdha ndërkombëtare. Në vitin 1796 filloi fushata e Napoleon Bonapartit në Itali dhe si rezultat i betejave të fituara ndaj shteteve italiane, ai nënshtroi dhe Republikën e Venedikut, e cila zotërontë Korfuzin, Ishujt Jonianë dhe katër qytete në stere përballë tyre: Prevezën, Butrintin, Vonicën dhe Pargën. Me nënshkrimin e Traktatit të Kampio Formios, më 1797, iu dha fund sundimit të shtetit venedikas, zotërimet e të cilit në ishuj dhe stere u vendosën nën sundimin francez. Kështu kufijtë e Francës u shtrinë deri në kufijtë e Pashallëkut të Janinës.(Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002, fq. 642).

Për të lehtësuar fushatën ushtarake në Egjipt, Franca përkrahu fuqizimin e pashallarëve të Rumelisë dhe prirjet e tyre vetqeverisëse në dëm të pushtetit qendror të Sulltanit. Në këtë kuadër, komandanti francez i Korfuzit u urdhërua të përkrahte Ali Pashë Tepelenën dhe forcimin e pushtetit të tij brenda pashallëkut dhe jashtë tij. Ali Pasha Tepelena e shfrytëzoi shumë mirë këtë përkrahje për të realizuar synimet e tij territoriale drejt Çamërisë dhe bregdetit të Jonit. Ai mundi t’u shkëpuste francezëve lejen për të pasur flotiljen e tij në kanalin e Korfuzit dhe në këtë mënyrë bëri të mundur, që në gusht të vitit 1797 të ndërmerrte një sulm të befasishëm kundër bregdetit të Himarës. Si rrjedhim Ali Pasha shtiu në dorë pjesën kryesore të këtij bregdeti nga Butrinit deri në Porto Palermo.( Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002, fq. 642).

Ndërkohë pas fushatës franceze në Egjipt, ishte krijuar një aleancë e re politike ushtarake, ku Perandoria Otomane iu bashkangjit Anglisë dhe Rusisë. Ali Pasha e shfytëzoi këtë konjukturë të re për të avancuar interesat e veta. Kundër dëshirës së francezëve, ai mori pjesë në fushatën e Sulltanit kundër rebelimit të Paasvan Ogllusë, që po i shkaktonte shqetësime Portës së Lartë. Nga ana tjetër, ai punoi për të rregulluar marrëdhëniet me pashain e Delvinës dhe me bejlerët fqinjë. Pa pritur që të mbërrinte flota e aleancës së re, që do të dëbonte trupat franceze nga Ishujt Jonianë, trupat e tij sulmuan garnizonet franceze në Butrint, të cilin francezët kishin refuzuar t’ia jepnin, dhe më vonë Prevezën dhe Vonicën. Qytetin e Pargës nuk arriti ta merrte dot për shkak të kundërshtimit të banorëve, por edhe sepse arritën forcat ruse të cilat e morën qytetin. Pukëvili njofton për një betejë të pabarabartë midis forcave shqiptare dhe franceze. Gjithsesi, përveç Butrintit e Prevezës, Ali Pashë Tepelena arriti të siguronte edhe dy skela më të vogla, Vonicën dhe Sajadhën. Për Ali Pashën, Butrinti dhe Preveza kishin rëndësi të madhe strategjike. Zotërimi i Butrintit siguronte kontrollin mbi kanalin e Korfuzit dhe mbi vetë ishullin, kurse Preveza në duart e Pashait të Janinës do të thonte dalje në jug, në Gjirin e Ambrakisë, duke iu afruar ishullit Santa-Maura. Pushtimi i Prevezës pati një jehonë edhe në qarqet diplomatike evropiane. Admirali anglez Nelson, pasi e ndali flotën në mes të detit Egje, dërgoi një nga oficerët e tij ta përgëzonte për fitoren në Prevezë dhe ta bindtin se ai vet kishte dëshirë për të zbritur në brigjet e Nikopolit për të përqafuar heroin e Epirit. Për fitoret e arritura Porta e Lartë e shpërbleu më 1799 me gradën e vezirit, por kjo gradë ishte vetëm një akt ngushullimi sepse me këmbënguljen e rusëve, të cilët e shihnin Ali Pashë Tepelenën si një pengesë ndaj synimeve të tyre për të sunduar në Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare iu hoqën nga dora dhe iu dhanë portës së Lartë për administrim. Porta e lartë caktoi për administrimin e tyre një nëpunës të saj, Abdullah Beun, i cili e kishte qendrën e vet në Prevezë. Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikën e Shtatë Ishujve dhe me këtë sanksionoi vendosjen e rusëve në Ishujt Jonianë. Kjo konventë vendoste, që edhe qytetet e bregdetit të pushtuara nga forcat e Ali Pashë Tepelenës, të konsideroheshin si prona të Sulltanit, por Ali Pasha Tepelena edhe pse largoi forcat e veta nga këto qytete, arriti ta manipulonte të dërguarin e sulltanit. Prania e rusëve në Ishujt jonainë, ndërhyrja e mëparshme e tyre në Pargë si dhe përpilimi i konventës i ashpërsoi marrëdheniet diplomatike midis dy palëve. Diplomatët rusë filluan të ndjekin politikën e mëparshme të venedikasve, duke nxitur e përkrahur elementin e krishterë shqiptar, si suliotët dhe himariotët, si dhe bllokun feudal të Shqipërisë së Jugut të udhëhequr nga veziri Ibrahim Pasha i Beratit, Mustafa Pashë Koka i Delvinës dhe bejlerët e Çamërisë. Në vitin 1798, Mustafa Pashë Koka iu ishte drejtuar për ndihmë rusëve për të rifituar Pashallëkun e Delvinës, mirëpo në tetor 1799, Ali Pashë Tepelena e detyroi t’i nënshtrohej me forcën e armëve. Kur rusët e detyruan Portën e Lartë të nënshkruante traktatin e 21 prillit 1800, ata kërkuan që drejtimi i sanxhakut të Delvinës t’i jepej agjentit të tyre, Mustafa Pashës.( Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002, fq. 643)

Të gjitha këto ndërhyrje të rusëve në Pashallëkun e Janinës si dhe përkrahja e hapur ndaj kundërshtarëve të Ali Pashë Tepelenës, u dhanë zemër suliotëve. Këta shkelën ujdinë, që kishin arritur më parë me Ali Pashën dhe të ndihmuar prej rusëve, filluan veprimet plaçkitëse brenda Pashallëkut. Nga ana e tij, Ali Pasha Tepelena u informua nga rrjeti i tij i zbulimit se pas rezistencës së organizuar suliote dhe lëvizjeve himariote qëndronin misionarë rusë, që zbarkonin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme, që prisnin kapedanë të rezistencës suliote, kundërshtarë të Aliut, në bazat e tyre në Korfuz, Lefkadhë, Zaqintho, Santa Maura dhe i nxisnin për komplotuar dhe përmbysur pashanë e Janinës. (Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës, Adel Print, Tiranë: 2009, fq. 24-25)

Në këto kushte Ali Pasha Tepelena intesifikoi përpjekjet e tij për të eliminuar qëndresën suliote. Ndaj, në muajin qershor 1800, pasi siguroi përkrahjen e agallarëve kryesorë çamë, filloi ekspeditën kundër Sulit, por këtë herë duke përdorur një taktikë të re, atë të një rrethimi në formë dare, që sa vinte dhe ngushtohej.(Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002, fq. 643). Në fakt, qëndresa e suliotëve erdhi duke u mpakur dhe paprekshmërinë e Sulit kësaj radhe nuk e shpëtoi as përkrahja e rusëve dhe as organizmi i një besëlidhje të re. Por përparimet e Aliut shqetësuan bejlerët fqinjë të Çamërisë, të cilët në vitin 1802 nxituan edhe njëherë të organizonin një besëlidhje me Suliotët kundër tij. Në këtë lidhje morën pjesë Islam Pronjoja i Paramithisë, Dematët dhe Sejkatët e Filatit, Çeparenjtë e Luaratit, Daljanenjtë e Konispolit, bejlerët e Margëlliçit, bejlerët e Delvinës dhe të Beratit.(Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, Dudaj: 2002, fq. 13)

Gjithësesi, dara e vendosur nga Ali Pasha rreth Sulit u shtrëngua derisa në datën 25 dhjetor 1803 luftëtarët suliotë nënshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashës, i cili pranoi kushtin që ata të largoheshin jashtë kufijve të pashallëkut. Por Ali Pasha dëshironte që suliotët të vendoseshin brenda kufijve të pashallëkut, i bindur se po të largoheshin, ata do të ishin kundërshtarë të përjetshëm të tij. Ndaj u premtoi atyre lehtësira e kushte të mira jetese, të cilat u refuzuan nga suliotët, që insistonin të largoheshin nga kufijtë e pashallëkut. Malësitë e Sulit u rrethuan edhe njëherë nga forcat e Aliut. Në luftimet e ashpra, bashkë me burrat edhe gratë e Sulit treguan trimëri të pashoqe, deri sa në çastin e fundit, për të mos të rënë në dorë të sulmuesve, sakrifikuan veten e tyre sëbashku me gjithë fëmijë, duke u hedhur në rrëpirën e shkëmbit të Zalongut. Suljotët që i shpëtuan masakrës së trupave të Aliut, u vendosën në Ishujt Jonianë dhe në Pargë, ku themeluan dhe regjimentin shqiptar dhe ashtu siç kishte parashikuar Ali Pasha Tepelena, vazhduan luftën kundër tij, duke marrë pjesë në inskursione të herëpashershme plaçkitëse në Pashallëk. Në vitet pasardhëse 1803, 1804, 1808 besëlidhjet e agallarëve të Çamërisë me Suliotët u ripërtëritën. Ndërhyrja ruse u itensifikua më tepër pas emërimit të Kontit Mocenigo (1765-1836) si përfqësues të Rusisë në Ishujt Jonianë. Konti Mecenigos ishte nga Zakintho, pasardhës i një familje shumë të njohur venedikase që kishte nxjerrë dhe Dozhë dhe diplomatë. Ai i përkiste degës së familjes Mecenigo që kishte sunduar për një kohë të gjatë në Zakintho, kur Ishujt Jonianë kishin qenë nën sundimin venedikas. Në 16 gusht të vitit 1802, Konti Mecenigo zbarkoi në Ishujt Jonianë për ti vendosur nën kurorën ruse. Menjëherë ai nxorri një shpallje që i njoftonte qytetarët e Republikës së shtatë ishujve se ishte i dërguari i Carit të Rusisë për të vendosur rregullin dhe qetësinë në Ishujt Jonianë.( Enciklopedia Greke : Zëri Georges Mecenigos). Interesat ruse në rajon por edhe të klasës drejtuese të Ishujve Jonianë ishin që të kishin një territor sa më të gjerë influencash në bregun përballë , në mënyrë që të siguronin furnizime të vazhdueshme me grurë dhe drithëra.

Në pranverën e vitit 1804, Ali Pasha u përgatit të dërgonte ushtritë e vet në viset bregdetare me pretekst se do të vilte taksat e skelave, që kishte marrë në sipërmarrje nga Kapudan Pasha. Qëllimi i tij ishte të rrethonte Çamërinë, që ta nënshtronte me lehtësi. Në qershor të atij viti, me nxitjen e Mocenigos, përfaqësuesit rus në Korfuz, bejlerët çamë formuan “Lidhjen e Çamërisë”. Në këtë hynë dhe të mërguarit suliotë të Korfuzit. Mes të besëlidhurve shquheshin emrat e bejlerëve të Çamërisë: Pronjatëve, Balo Husos të Margëlliçit, Dajlanenjëve të Konispolit, Abdurrahim Zigurit të Varfanjit, Dematëve dhe Sejkatëve të Filatit. Kjo lidhje udhëhiqej nga Mustafa Pasha i Delvinës. Në dispozitat e marrëveshjes, që u nënshkrua më 27 qershor 1804, parashikohej që gjatë kohës që këta bejlerë do të luftonin kundër Ali Pashës, qeveria ruse do ti furnizonte çdo muaj me 100 fund barot, 200 fund plumb dhe 1000 kg drithëra.(Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës, Adel Print, Tiranë: 2009, fq. 32) Këtyre forcave iu bashkangjitën edhe luftëtarët e Regjimentit Shqiptar të Korfuzit, me suliotë, himariotë dhe të tjerë shqiptarë të dëbuar nga territoret e kontrolluara nga Ali Pashë Tepelena. Këto forca ishin të organizuara në 6 kompani të këmbësorisë së lehtë nën komandën e Gjeneralit Anthres të kombinuara me katër kompani himariotësh nën komandën e Kolonelit Beckendorf.(Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës, Adel Print, Tiranë: 2009, fq. 35). Por, ndryshimi i beftë në politikën e Portës së Lartë si dhe shpërthimi i luftës Ruso-Turke 1806-1812, e minimizoi rrezikun rus dhe i dha mundësi Ali Pashë Tepelenës, që të hidhej në sulm për të nënshtruar bejlerët e Çamërisë. Kësaj radhe edhe Sulltani mori anën e Aliut, duke i lënë dorë të lirë mbi qytetet bregdetare të Prevezës, Vonicës e Butrintit dhe duke i urdhëruar agallarët çamë t’i nështroheshin autoritetit të tij.

Kështu, pas rënies së Sulit dhe shpërnguljes së dhunshme të suliotëve, ra dhe Paramithia dhe në vitin 1808, Ali Pasha mundi të shtinte në duart e tij Filatin dhe Sajadhën. Të gjitha këto avancime të Ali Pashë Tepelenës u realizuan përmes përpjekjeve të dhunshme mes trupave të tij dhe trupave të Beslidhjes Çame ku sipas Pukëvilit, filaqiotët ndryshe nga korfiatët u shquan për guximin dhe trimërinë e tyre të madhe dhe i nxorrën shumë punë Ali Pashës.(Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, Dudaj: 2002, fq. 14)

Ndërkohë, Perandoria Otomane po ftohej me dy aletatët e mëparshëm, Anglinë dhe Rusinë dhe po afrohej me Francën. Këtij ndryshimi gjeostrategjik po i përgjigjej dhe diplomacia e këtyre shteteve ndaj Ali Pashë Tepelenës. Oborri i Sankt Petërsburgut i kërkoi Kont Mocenigos të ndiqte një politikë paqësore, ndërsa Franca i premtoi për ta njohur si sundimtar të pavarur, nëse trupat frënge do të pushtonin gadishullin Ballkanik dhe se do ta merrte në mbrojtje kundër sulltanit. Kur Fransua Pouqueville i emëruar konsull i përgjithshëm i Francës, mbrriti në Janinë në 1806, i solli Ali Pashë Tepelenës dhe premtimin e Napoelonit se do t’i jepte nën administrim ishullin e Korfuzit nëse do të angazhohej në luftë kundër rusëve. Tashmë Ali Pasha Tepelena zotëronte gjithë bregdetin e Çamërisë dhe po shikonte që të merrte në zotërim dhe Korfuzin dhe Ishujt Jonianë. Në dhjetor 1806, Porta e Lartë i hapi luftë Rusisë dhe Ali Pashë Tepelena nxitoi të përfitonte duke arrestuar konsujt rusë në territoret e veta dhe me artilerinë, që kishte marrë nga francezët u përpoq të sulmonte ishullin e Shën Maurës, por rusët ngritën kundër tij feudalët çamë dhe armatolitë e Thesalisë. Ali Pasha u pajtua me feudalët çamë, kurse i biri i tij Myftari e mbyti në gjak kryengritjen e armatolive në Thesali. Paqja e Tilsitit në vitin 1807 midis Francës dhe Rusisë bëri të mundur largimin e rusëve nga ishujt jonianë, zotërimin e tyre sërish prej Francës dhe largimin e rrezikut rus për të minuar pushtetin e Ali Pashë Tepelenës në Epir dhe More.

Bibliografia:

1- Irakli Kocollari, Policia sekrete e Ali Pashës, Adel Print, Tiranë: 2009

2- Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, Dudaj: 2002

3- Historia e popullit shqiptar, Toena, Tiranë: 2002

4- Enciklopedia Greke : Zëri Georges Mecenigos

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 123
  • 124
  • 125
  • 126
  • 127
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT