• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ÇAMËRIA – NJË ZË QË DUHET DËGJUAR

April 6, 2023 by s p

Petrit Begati/

Dashuria është një atribut i njeriut për të vlerësuar, çmuar dhe dashur të tjerët njëlloj si vehten.., por dashuria për vendin e të parëve është një ndjenjëshumë e thellë në gen, e fuqishme si një vullkan i heshtur, qërizgjohet herë pas here edhe më fuqishëm se më parë. Kështu kaqenë e keshtu do të jetë. Kjo është dashuria e çamit përÇamërinë, atdheun dhe mëmëdheun e Thesprotëve antikë dheatyre të sotëm modern, trashëgimia e stërgjyshërve dhe gjyshërve tanë. Është dashuria për dheun e gjenezës, e mbartur dhe e mpleksur me mesazhin e amanetit të të parëve dhe të vijushmërisë. Është kombinimi më i fuqishëm i shpirtit njerëzor, është ndjenja e pashuar dhe zjarri që do të ngrohë çamin deri sa të ekzistojë kjo vetëdije e derisa të ekzistoj çami dhe geni i tij. Pa at dhe mëmë e pa dhe, nuk ka atëdhe e mëmëdhe.! Si bir i Çamërisë, pra pinjoll i dy prindërve të lindur në këtë krahinë të lashtë epirote, të dëbuar me dhunë nga vatrat stërgjyshore, pata fatin dhe nderin që ndryshimet pluraliste të viteve `90, që ndodhën në atdheun e përbashkët, Shqipërinë e sotme, të më gjenin të ndodhesha dhe reshtohesha në kahun e duhur të historisë së kësaj krahine të martirizuar e të gjakosur. Në dejet dhe tërë qënien time dashuria e prindërve të mi, vuajtjet dhe dhimbjet e tyre për vendlidjen e braktisur nga barbaria shoviniste greke, ngjizën dhe brumosën në koshiencën dhe formimin tim, një dëshirë të paepur për të luftuar në mbrojtje të identitit dhe ADN-së çame. Nuk ka perpjekje më sublime për njeriun, sesa të ruajë dhe mbrojë vlerat e të parëve të tij, të ardhura me sakrificë e mundime nga thellësitë e kohërave më të lashta. Ne, pasardhësit e sotëm të çamëve antikë, kemi fatin që prindërit tanë dhe rrënjët e tyre, kanë vegjetuar në atë që është kosideruar pjesa e mesit të dheut, ku ka mjaft zanafillë e histori njerëzore, për të cilat do të luftonin dhe do te krenohej çdo qënie tjetër njerëzore në këtë botë. Çamëria, apo siç thirret edhe sot një pjesë e saj, Thesprotia dhe banorët e saj thesprotë, nuk do të gaboja po të pohoj se janë kërthiza e zanafillës së kontinetit, që i dhanë dhe emrin EUROPA apo çamerisht EUROVA – EURUARA*. Truall ku lindën e u ngjizën mitologjitë dhe legjendat pellazgjike, vatra ku lindën apo jetuan perënditë e antikitetit. Thesprotët me sellët e tyre themeluan orakullin apo “Mekën” e parë në trojet e kontinentit europian, DODONËN antike, në malet e së cilës burojnë katër lumenjtë e mëdhenj e më të vjetër të kontinentit: Genessus (Shkumbini), Aosi (Vjosa), Thiamis (Kalamai) dhe i katërti Akeroni apo Acheron-i (Lumi i Zi që hante ata që rronin) dhe i çonte në Ades-Adhes apo Hadhesi (pra lumi që merrte të vdekurit me një monedhë në gojë dhe i çonte në botën e përjetëshme në Had(h)e, pra ku “hanë dhe” e që prehen në dhe). Mbi këto të thëna e në këto të vërteta të kësaj krahine antike edhe uzurpatorët modernë të historisë europiane e dinë më mirë dhe e kuptojnë se nuk po themi të pavërteta dhe lajthitje. JO! “Modernët” e dinë shumë mirë se këto janë më se të vërteta, janë antike dhe embrionale, por i maskojnë në mënyrën më të shëmtuar, duke e gjakosur e shkatërruar këtë krahinë, “Mekën” e Europës së bashku me trashgimtarët dhe ADN-në e fundit të Sellëve apo Thesprotëve. “The”- të parët apo protot e folësit e parë, të dheut të parë të zotërve* të parë, rezulton i njëjti kuptim. Vepra më e shëmtuar e civilizimit modern europian është shkatërrimi dhe lufta për zhbërjen e ADN-së njerëzve më të parë e më autoktonë të saj.Çamëria – një zë që duhet dëgjuar 17 Ka pasur një baltosje që i është bërë dhe i bëhet emrit ‘çam’ e vendit te tyre Çamërisë. Sot ka shumë përpjekje tipike talebanësh për ta zhdukur këtë emër historik nga vokabolari dhe arkiva e njerëzimit. Si rezultat, sot kemi një krahinë pothuajse të “fshirë” nga kujtesa njerëzore. U shkatërrua Troja për hir të një civilizimi të pretenduar më të mirë. U shkatërrua Pellazgjia, Iliria dhe Epiri. U krijua dhe u shua Roma e Bizanti. U krijua më vonë Greqia “antike”, por me trashgimtarë të mohuar e të rinj të fallsifikuar, me “trashgimtarë” të cilët e venitën dhe e shuan këte shkëlqim. Me këtë hi u krijuan shtete dhe kombe të Europës Qëndrore dhe Nordike, si civilizime moderne të ngjizura në troje të ftohta dhe të akullta. Dhe së fundi, u desh të fshihej nga kujtesa historike veza apo embrioni që ushqeu dhe rriti këto qytetërime, Thesprotia- Çamëria (Vagina e thirrur dikur). Popujt europianë harruan nga vinin dhe nga e kanë origjinën e prejardhjes së tyre dhe siç thuhet në zhargonin popullor, e “kanë humbur rrugën”. Si në një finale të dhimbshme, u vranë dhe u dëbuan të fundit mohikanë të civilizimt antik, si trashgimtarët direkt e të fundit të gjallë të kesaj fare të njerzimit, që formoi dhe populloi kontinentin e lashtë Europian, Çamët apo Shamët, apo Shamanet e kësaj bote. Këtu filllon shëmtija dhe tragjedia. Nga këtu fillojnë të gjitha sëmundjet, që po degradojnë jetën e sotme dhe larg madhështisë që prodhuan këta “mohikanë” të fundit, me Sellët e tyre DODONËN. Këtu është zanafilla e dhimbjes së madhe të çamëve e të Çamërisë apo Thesprotisë antike. Nga këtu fillojnë rrënkimet dhe brengat e thella, që na shkaktoi i ashtuquajturi civilizim “modern” ndaj nesh. Na quajtën me çdo epitet dhe baltosën me termin “primitiv”, një shkëlqim me embrion universal. Koha do të dëshmojë se këto janë të verteta e më se të vërteta. Është rënkimi ynë që oshëtin nga thellësitë e qënies dhe ndërgjegjies europiane. Do të vijë dita të dëgjohet e të vlerësohet makthi dhe ky rënkim. Vendosa të mbledh si tulla të shpërndara çdo përpjekje dhe shkrime të mija, të botuara e të pabotuara, për arsye të ndryshme dhe t`i publikoj të përmbledhura si publicistikë, si oshëtimë e një zëri që kërkon të dëgjohet rënkimi dhe të vendoset drejtësia, për bashkëkombasit e tij trashëgimtarë, në dejet e të cilëve rrjedh e do të rrjedhë gjaku çam. Në respekt dhe mirënjohje, si homazh për të gjithë ata që u vranë e u masakruan e që lanë vatrën e tyre me gjak dhe lot. Për nënat dhe baballarët tanë, të cilët me sakrificë nga më sublimet, mbrojtën me fanatizëm ADN-në e tyre të lavdishme, të qënit çam-thesprot. Është po detyrë e pinjollëve të tyre, që çdo gjë që bëjmë e themi t´i dokumentojmë dhe të informojmë edhe ata që mbajnë veshin e shurdhër, se nuk është vetëm e drejta jonë, por dhe nderi i tyre për t´i dhënë fund heshtjes dhe injorimit, duke dalë në mbrojtjen dhe respektimin e rrënjëve çame, që janë dhe rrënjët e tyre. Në këtë përpjekje vendosa të publikoj për një opinion më të gjërë, pikpamjen time, për çdo gjë që lidhet me Çështjen Çame, të shprehura në fjalime, shënime dhe artikuj, apo reagime mediatike të ndryshme. Për të na kuptuar të gjithë ata që çmojnë si të shenjtë parimet humane e që duan të ngrenë zërin e arsyes në mbrojtje të çamëve, pa vatrën e babës dhe të nënës. Për të lehtësuar e ndihmuar që të realizojmë kthimin në vatrat stërgjyshore, në Çamërinë tonë, si një e drejtë natyrale e historike e mohuar deri më sot. Si një nga themeluesit e Shoqërisë Atdhetare Çamëria, si diplomat i dalë nga lëvizja çame e viteve `90, si një ish specialistÇamëria – një zë që duhet dëgjuar i marrëdhënieve shqiptaro-greke në Ministrinë e Jashtme të shtetit shqiptar në vitet 1992-1997, gjykoj dhe çmoj se duhet të përmblidhen në një korpus mendimi nëpërmjet publikimit në disa libra. Së bashku me mendimet e artikuluara të bashkë vëllezërve te mi çamë dhe jo çamë, të mundësohet e t´u vihen në dorë opinionit të gjërë, sepse kështu jam i bindur, do të bëhen të dobishme e në mënyrë të përmbledhur do të ndihmojnë e lehtësojnë për të kuptuar, se rënkimet tona janë legjitime ekzistenciale dhe kërkojnë vëmëndje e drejtësi, dhe nuk duhet të rrinë në sirtaret e mykura arkivore të historisë. Ashtu si mendjendriturit e Kosovës në përpjekjet e tyre titanike në luftë për pavarësi, nxorën dhe bënë me dije opinionin ndërkombëtar gjatë viteve `80-`90 mbi të drejtat e tyre të mohuara e të nëpërkëmbura, duke përmbledhur zërin dhe klithmat e tyre në një seri me titull “Ç`THONË DHE Ç`KËRKOJNË KOSOVARËT”, ashtu dhe ne çamet le të përmbledhim shkrimet tona në këtë filozofi të përpjekjeve, në “Ç`THONË DHE Ç`KËRKOJNË ÇAMËT”. Dhe këtë e kemi për detyrë! Le të luftojme për të realizuar e fituar të drejtat tona të mohuara deri më sot, me penë dhe me përkushtim të punojmë e të publikojmë! Po rendis në përmbledhjen “Çamëria një zë që duhet digjuar”, rënkimet si klithma, apo ne çamërisht shertimat ose dhëmblat, me një Testament, që e kam quajtur “Testamenti Çam”, të cilin e sygjeroj të jetë si epitaf i yni i gdhendur në një pllakë apo rasë guri, i cili mund të vendoset në Qafë Botë. Thëniet janë të një nëne çame. Me pak retushime, dëshirova ta ruaj orgjinalitetin e saj. Unë i kam shtuar fjalën Bibël, duke pasur parasysh vëllezërit tanë çamë ortodoksë. Në këtë botim do të gjeni dhe shkrime apo fjalime të renditura në faqet e para, në dukje të thjeshta e fillestare, të cilat i kam ruajtur si të çmuara për kohën që ato u referohen20 Petrit Begati dhe që mbartin për mua një vlerë dhe një emocion te veçantë. Ato kanë të bëjnë me fillimin e artikulimit të mendimit dhe veprimit tim për Çamërinë.Foto nga Kongresi i Dytë Çam në Vlorë, më 23 Shtator 1945. Në sallë janë të ftuar e të pranishëm dhe përfaqësues të huaj të akredituar në Tiranë, si ai amerikan, anglez etj.

Filed Under: Opinion Tagged With: petrit begati

EPOSI I KRESHNIKËVE – THESAR MONUMENTAL I TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE: PROJEKTI E5, 2012-2016

April 5, 2023 by s p

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri/

Ligjëratë për Eposin e Kreshnikëve, si dhe përurimi i librit Wild Songs, Sweet Songs, the Albanian Epic (botim i Harvardit, 2021), më 28.3.2023, në Universitetin e Harvardit, Kembrixh, SHBA, organizues Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Har¬vardit.Ligjëratë për Eposin e Kreshnikëve, më 31.3.2023, si dhe përurimi i librit Wild Songs, Sweet Songs, the Albanian Epic (botim i Harvardit, 2021), në Universitetin Columbia, Nju-Jork, SHBA, organizues Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit Columbia.Ligjërata mbajtur në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.Shkurtore (Abstrakt)Eposet heroike gojore janë pasuri e madhe poetike e popujve. Por, shumica prej tyre në Ev-ropë e kanë përfunduar jetën e vet aktive, që nga Gjibraltari e deri në veri të kontinentit. Ndër të ve¬tmit, që ende bën jetë aktive edhe në fillim të këtij shekulli, është eposi heroik legjendar shqiptar. Por, duke e ditur se edhe këtë vlerë monumentale të epikës go¬jore shqi¬p¬tare e pret fati i epo¬seve evropiane, më 2012 projektova Projektin E5, në IAP, për gjendjen e Eposit të Kreshnikëve sot, në viset shqiptare të Ballkanit, përkatësisht të Gadishullit Ilirik. Qëllimi më i rëndësishëm ishte konstatimi i gjendjes së sotme të Eposit të Kreshni¬këve në Ballkan, ku jetojnë shqiptarët: Kosovë e Shqipëri, si dhe në Malin i Zi: Kraja, Ana e Malit, pjesa e Malësisë së Madhe dhe pjesa e Sanxhakut të Pazarit; Maqedoni e Veriut: ana perë¬nd-imore, nga Kuma¬no¬va deri në Kërçovë; si dhe viset nën Serbi: Lugina e Preshevës me pjesën e San¬xhakut të Pa¬¬zarit. Projekti E5 u realizua në vitet 2012-2016 dhe në vitet vijuese, deri më 2020, krye¬s¬isht në Maqedoninë e Ve¬ri¬ut, në Sanxhakun e Pazarit, në Evropën Perëndimore, në SHBA e në Ka¬nada. Lloji i Projektit E5: Kërkimor-shkencor, me rreth treqind ditë pune ekspeditash në terren, me Baton Z. Nezirin, nga 15 km deri në 500 km në pesë shtete të Ga¬dishullit Ilirik, apo Ballkanik. Janë, së paku, edhe dyfish e më shumë ditë pune në Institut, për përpunimin e materialit. Vendet e kërkimit dhe rezultate të Projektit E5: Kërkime janë kryer në mijëra vendbanime krye¬sisht me anë të rreth 9 mijë pyetësorëve, por vendbanimet e gjetura shqiptare me Epos të Kreshnikëve, nga kërkimet në terren, në pesë shtete të Ballkanit, janë gjithsej 374 sosh: Ko¬¬¬s-ovë (200), Shqipëri (72), Maqedoni (40), Mal i Zi (57), Serbi (5). Rapsodët dhe rezultate të Projektit E5: Kam evidencuar 148 lahutarë, si dhe 197 jolahutarë, e ndër ta ka edhe rapsodë pa vegla mu¬zi¬kore, kryesisht në Maqedoninë Perëndimore. Para vitit 2012 kam evidencuar edhe 329 lahu¬tarë, që janë shumica edhe lahutapunues. Janë nga 20 deri në 100 vjeҫ, myslimanë e të krishterë, burra, por ka edhe gra. Me lahutë, vegël e la¬shtë kor¬do¬fone me një tel, shoqërohen këngët e kre¬sh¬ni¬këve, po edhe këngë të tjera. Për¬dorej edhe në raste të luftës dhe të vdekjes. Ka dy sim¬bo¬le të lashta ilire: kryet e dhisë dhe gjar¬prin. Ėshtë vegla më e adhuruar nga shqip¬ta¬rët. Synimi i kërkimit të Projektit E5: Synimi kryesor ishte mbledhja e dëshmive për dosjen e Eposit të Kreshnikëve, për par¬aq¬itje në UNESCO, dosje e nisur më 2008 në IAP dhe e kryer më 2012, me studiuesit Sh. Sinani e V. Tole. Ekspertë e bashkëpunëtorë të Projektit E5: Në realizim më kanë ndihmuar 5 ekspertë nga Pri¬shti¬na, Ti¬rana e Shkupi: profesorët Sha. Sinani, Ze. Neziri, Be. Baliu, Ba. Lajçi, Al. Sadiku, Vl. Fetaj-Be¬ri¬sha, shumica në vitin 2013-14, në cilësinë pjesëtarë të projektit, që kanë punuar nga disa ditë ose javë edhe në terren, si dhe rreth 90 bashkëpunëtorë të terrrenit, në cilësinë vullnetarë. Ishin edhe dy ekspertë të jashtëm: pro¬fe¬so¬rët Da. Elmer, Univ. i Harvardit, dhe Ni. Scaldaferri, Univ. i Mi¬la¬nos. Financimin e ka kryer pjesërisht Mini¬stria (MASHT), kurse pje¬s¬ën tjetër, nga vera 2014 e tutje, e kreu familja Neziri. Metodologjia e kërkimit të Projektit E5: Metodologjia e zbatuar në terren ishte e shkallës së lartë. Për shkak të kohës, unë do të përmendja vetëm skedën e këngës, që ka: të dhë¬na të ho¬llë¬si¬sh¬me për rapsodin, ve¬n¬d¬in e këndimit, datën, min¬u¬ta¬zhin, nu¬¬mrin e vargjeve, temën, motivin, personazhet, to¬poni¬m¬i¬në, llojet e ar¬mëve, dy¬luf¬ti¬min, fundin e ndo¬dhi¬së, legje¬nd¬a¬r¬i¬-tetin, qeniet mitike, numrat mi¬ti¬kë, po¬e¬ti¬kën e ko¬hës, po¬e¬t¬i¬kën e hapësirës, formulat e fillimit, të mesit e të fundit në k묬ngë, fi¬¬guracionin poetik, pamjet poetike, portretet e kreshnikëve, tiparet eti¬ke e morale, ko¬de¬ksin e nderit, rrëfimin epik, digresionin, lek¬sikun ve¬n¬d¬or, shpe¬jtë-sinë e këndimit të vargjeve në mi¬¬nutë, pu¬sh¬imet mu¬¬zi¬ko¬re, pushimet teknike etj. Pikësynime në kërkime të Projektit E5: Pikësynim ishte kërkimi i llojeve të kënd¬imeve: individ, duet, grup; mënyrat: këndim, recitim, tregim; llojet e veglave; lahuta dhe shtrirja e saj; lahutarët dhe lahutapunuesit; polifonia dhe këndimi pa vegla muzikore; trashëgimia fa¬mi-ljare e këndimit; he¬ro¬nj¬të tanë dhe kundërshtarët e tyre; kryeheronjtë Muji e Halili; shtyllat ndër¬ti¬mo¬re: le¬gjendarja, fantastitkja e mitikja; fillimi i zbehjes së besimit në orë dhe zana; rrudhja e repertorit; ndër¬timi formulaik; rrë¬fi¬mi i gjatë epik; vargu dhe rima; ba¬sh¬kë¬jetesa e dy ep¬o¬¬se¬ve tona heroike; elemente të përa¬fri¬¬¬mit të dy epikave; ele¬m¬e¬nte të tje¬tërsimit ko¬hor të heroit; gjurmë të shkollës serbe në terren për ori¬gji¬nën. Legjendariteti, mi¬ti¬¬kja e fantastikja dhe Projekti E5: Legjendariteti ru¬het ende në këngë të kreshnikëve e në tregime, krahas qe¬ni¬eve mitike, si¬do¬mos të Orës dhe të Zanës. Krahas legjendaritetit, edhe mi¬ti¬¬kja e fantastikja po ashtu janë ndër shty¬¬¬llat qe¬ndrore të kë¬saj epike heroike legjendare. Temat e motivet dhe Projektit E5: Vazhdojnë të ruhen, sidomos ato për ku¬llotat, ba¬¬gë¬t¬inë, kullat, pasurinë dhe familjen, si dhe fuqinë e kresh¬ni¬k¬ut nga zanat, martesat, zilitë e lakmitë, sakrificat për tjetrin etj. Ku¬ndër¬sh¬tarët e 30 kre¬sh¬nikëve ende qu¬hen shkje e shkije, kudo që jetojnë. Tri të veçantat kryesore të këndimit të këngëve të kreshnikëve në Maqedoninë e VeriutNë rrethinat e Dervenit, të Tetovës, të Gostivarit e të Kërcovës janë: këndimi grupor i ra-psodëve, këndimi poli¬fo¬nik dyzërësh, si dhe këndimi pa përdorimin e veglave muzikore. Këtyre do shtuar edhe tre¬gi¬min gojor të përmbajtjes dhe këndimin duke e mbajtur dorën në vesh, du¬ku¬ri etno¬mu¬zi¬ko¬logjike shumë interesante. Rezultatet kryesore të Projektit E5: Janë evidencuar 865 njësi, këndim e proze. Janë shkruar 502 këngë e motërzime, me 114 016 vargje, si dhe janë shkr¬u¬ar 123 tregime me 2 777 rreshta. Janë kryer incizime me kamerë, nga kameramani Baton Z. Neziri: 5 438 minuta e 27 sekonda. Janë incizuar 32 tregime dhe 225 këngë, që kanë rreth 63 834 vargje. Vëllime të Projektit E5: Këto 502 këngë dhe 123 tregime janë shtruar në 15 vëllime A4, kurse sasisë me 5oo mijë vargje të fondit kombëtar, iu shtuan edhe rreth 1oo mijë vargje me Projektin E5. Sasia e dalluar e vargjeve të Projektit E5: Kanë kënduar mbi 3 700 vargje: Kapllan Dauti, Imer, Brahim e Asman S. Gashi, Asllan Adem Shala; mbi 4 500 vargje: Sylë e Januz Mu¬shk-o¬laj; mbi 5 500-6 000 vargje: Aj¬et Shala; mbi 6 000-6500 vargje: Halil Kuliqi; mbi 6 500-7 000 vargje: Isë El¬ezi-Lekëgjekaj, Fe¬hmi Nishefci. Ndo¬në¬se dy të fu¬ndit, ka¬në në repertor mbi 10 mijë vargje, kjo është pak në krahasim me gje¬ndjen pa¬ra gjysmë shekulli, kur mbi 10 mijë vargje i kanë kënduar shu¬më lahutarë e jolahutarë.Vle¬rësime në përurime të Projektit E5: Janë dhënë lavdata në përurimet e këtij projekti në Pri¬shtinë: En. Mehmeti, Ar. Bajrami, Ba. Lajçi; Tiranë: Ar. Marashi, Mu. Korkuti e Sha. Sinani; Shkup: Ze. Neziri, Bu. Mustafa e Iz. Murtezani, Tuz: Ba. Brisku e Is. Doda; Cyrih: Ib. Neziri e Va. Sejdiu. Vle¬rësime të jashtme të Projektit E5 (frag.): – Prof. David Elmer, Harvard: ’’… Projekti i dr. Nezirit ka rëndësi të madhe, si për studimin e drejtë të epi¬kës shqi¬¬ptare, ashtu edhe për stu¬dimin e traditave epike evropiane në për¬gjithësi….’’ – Prof. Nikolla Skalldaferi (Nicola Scaldaferri), Milano, Itali: ’’ Për¬¬do¬rimi i do¬ku¬mentacionit të regjistrimit audiovizual të këngëve, in¬tegron dhe plotëson mënyrën tra¬di¬ci¬onale dhe përfaqëson një kontribut kryesor metodologjik për kërkime shke¬nc¬o¬re.’’- Prof. Işik Aydemir, Europa Nostra, ’’Juria në veçanti ka vle¬rë¬suar origjinalitetin e hu¬¬¬lu¬-mtimit në trashëgiminë jomateriale të Ba¬ll¬k¬a¬nit.’’Çmime për Projektin E5: Projekti E5 ka fituar edhe ҫmimin ndërkombëtar për kërkime në etnokulturë, Mendim Spe¬ci¬al, nga Eu¬ropa Nostra, Madrid 2016.Paralele krahasuese: Projekti i Milmen Perit dhe Projekti E5Janë dy projekte të ndryshme, por edhe të njëjta. Në realizim kanë rreth një shekull ndry¬shim. Për studime krahasimtare të vlerave poetike të epikës gojore kanë shumë rëndësi. Për evoluimin e këndimit eoik po ashtu. Që të dy kanë vlerë historike për trashëgiminë kulturore të Gadishullit të Ballkanit e të Evropës.Rëndësia e rezultateve Rezultatet e Projektit E5 kanë rëndësi për thellimin e njohjes së tra¬di¬tave gojore të këndimit epik dhe të inter¬pretimit të këngëve të kreshnikëve. Ato kaë rëndësi edhe për ngritjen e vetëdijes vlerësuese për këto këngë dhe për ndër¬gje¬gjës¬imin e gjeneratave, për ndry¬¬shi¬min e mendësisë dhe për një respekt më të madh ndaj kësaj trashëgimie jo¬¬ma¬te¬ri¬ale. Ato rezultate kanë peshë të ma¬dhe edhe për ruajtjen e për zhvillimin e që¬ndrueshëm të këtij këndimi epik, për po¬pu¬lla¬rizimin e vlerave artistike, për rritjen e pjesëmarrjes së ko¬mu¬ni¬tetit. Vlera e tyre është e madhe edhe për forcimin e ndjenjës për këngën epike dhe për identitetin etnik, për dia¬lo¬gun ndër¬kul¬tu¬ror, për promovimin e diver¬si¬tetit, për respektin e kreativitetit njerëzor në nivelet ndër¬ko¬mbë¬tare për vlerat që ka eposi shqiptar për tra¬shë¬gi¬m¬inë kulturore jomateriale të njerëzimit.Përfundime për Projektin E5: Edhe me Projektin E5 u dëshmua se Eposi i Kreshnikëve është krye¬vlerë poetike e fol¬klorit shqiptar. I takon edhe vendi te kryevlerat në UNESCO. Është viji¬më¬si e këndimit epik ilir-arbëror dhe cikël me fill historik nga koha e ardhjes së fiseve sllave në Gadishullin Ili¬rik (M. Lambertz) dhe jehonë (term i Q. Haxhihasnit) e ndeshjeve dhe e be¬te¬jave me ta. Ba¬sh¬kë¬je¬t¬on me ciklet epike heroike historike, nga Beteja I e Kosovës, 1389, e de¬ri te lufta e Ush¬trisë Çli¬rimtare, 1997-2001. I takon vend i rëndësishëm edhe në fo¬¬l¬klorin bo¬¬¬¬tëror. Duhet të konsi¬de¬rohet i madh ndër më të mëdhenjtë e botës. Për krahasim me ep¬osin Gesar të Kinës, me një milion vargje, por me vetëm 400 mijë vargje të mbledhura (deri më 2012), këndej, ndër ne, në Evropë, janë 600 mijë vargje të mbledhura të Eposit nga rapsodët shqi¬¬ptarë. Nga materialet e Pro¬je¬ktit E5 mund të shkruhen studime e diser¬ta¬cione, nga aspekti epi¬k¬ologogjik, etno¬mu¬zi¬ko¬logjik, dia¬le¬k¬to¬logjik, fo¬ne¬ti¬k, leksi¬ko¬lo-gj¬ik, mor¬fo¬logjik, sinta¬kso¬lo¬¬¬¬gjik, etnokulturor, etnopsikologjik, etnosociologjik, etnojuridik e fusha të tjera.Kontakti: Zymer U. Neziri, +383 44 149 256; zneziri@hotmail.com; Instituti Albanologjik, rr. ‘’Eqrem Çabej’’, nr. 93, 10 000 Prishtinë, Kosovë.Prof. Dr. Zymer Ujkan NeziriTHE EPOS OF KRESHNIKS (SONGS OF THE WARRIORS OF FRONTIERS)- A MO-NUME¬NT¬AL TREASURE OF ALBANIAN CULTURAL HERITAGE: PROJECT E5, 2012-2016A guest lecture on Albanian Epic: Epos of Kreshniks (Songs of the Warriors of Frontiers), and the book launch Wild Songs, Sweet Songs, the Albanian Epic (Harvard edition, 2021), on March 28, 2023, at Harvard University, Cambridge, USA, organized by the Harvard Albanian Students Association.Introduction: Oral heroic epics are a treasure of a nation. Until today, most of oral heroic poetry in Europe, from Gibraltar to the north of the continent, have not survived. Nonetheless, the Albanian heroic legendary epic is still active even in this century. However, it is a known fact that the fate of the Albanian oral epic will follow the same path. This is why in 2012 I have developed the project call E5, to provide an overview of the state of our epic today, in the territories where Albanians live today, namely the Illyrian Peninsula. E5 Project Type: an exploratory scientific research project, with about three hundred working days of field expeditions. Together with Baton Z. Neziri, we have spent up to 500 km (310 miles) in five states of Western Balkans. Twice as many working days were spent processing the materials collected at the Institute of Albanology. E5 Project Timeline: The E5 Project was carried out in the years 2012-2016, intermittently until 2020, mainly in North Macedonia, in Sanjak of Pazar, in Western Europe, in the USA and Canada. Research locations and results of the E5 Project: Research has been carried out in thousands of cities and villages, mainly through 9 thousand questionnaires. The territories where Albanians live and where the epic is still alive, from the field research, in five Balkan countries, are a total of 374: Kosova (200), Albania (72), North Macedonia (40), Montenegro (57), and Serbia (5). Lahuta-players and results of the E5 Project: I have documented 148 lahuta-players, as well as 197 non-players of lahuta, including rhapsodes without musical instruments, mainly in Western Macedonia. Before 2012, I have also documented 329 lahuta-players, and most of them happen to be lahuta-makers too. They are of different age groups, from 20 to 100 years old, Muslim and Christian, men and women. The Epos of Kreshniks were accompanied by a lahuta, an ancient one-stringed chordophone instrument. Lahuta was also used to perform in cases of war and death. Lahuta includes two ancient Illyrian symbols: the head of a goat and the snake. It is the most worshiped musical instrument by Albanians. Purpose of the E5 Project research: The purpose of the project was to document the state of the Albanian heroic poetry in Balkans, where Albanians live: Kosova, Albania, and Monte¬ne¬gro. Areas include Kraja, Ana e Malit, Malësia së Madhe, Sanxhakut i Pazarit. North Mace¬do¬nia: from Kumanova to Kërçova. In addition, areas in Serbia: Presheva Valley and Sanjak of Pazar. Aim of the E5 Project research: The main goal was to collect evidence and submit the materials to UNESCO to be included in the Lists of Intangible Cultural Heritage, a research work started in 2008-2012 at the Institute of Albanology in Prishtina, in cooperation with researchers Shaban Sinani and Vasil Tole. E5 Project experts and associates: 5 experts from Prishtina, Tirana and Skopje have supported me to carry out the work: professors Sinani, Neziri, Baliu, Lajçi, Sadiku, and Fetaj-Berisha, most of them have contributed during 2013-2014, in the capacity of project members, who worked for several days or weeks in the field, as well as about 90 field collaborators, in the capacity of volunteers. There were also two external experts: professors David Elmer, Harvard University, and Nicola Scaldaferri, University of Milano. The financing was partially carried out by the Ministry of Education, while the rest, from summer 2014 onwards, was carried out by the Neziri family. E5 Project Research Methodology: due to the limited time, I would only mention the methodology implemented in the field in song collections: detailed information about the rhapsodist or lahuta-player, place of singing, date, minutes in length, number of verses, theme, motif, characters, toponymy, types of weapons, dueling, the end of the event, legendary aspect, mythical beings, mythical numbers, the poetics of time, the poetics of space, the formulas of the beginning, the middle and the end in songs, poetic figuration, poetic images, portraits of Kreshniks (Warriors of Frontiers), ethical and moral features, the code of honor, epic narrative, digression, local lexicon, speed of singing verses per minute, musical breaks, and technical breaks.Research objectives of the E5 Project: The focus was on researching the types of singing: individual, duet, or group; ways: singing, reciting, telling; types of tools; the lahuta and its extension; lahuta-players and lahuta-makers; polyphony and singing without musical instruments; the family legacy of singing; our heroes and their adversaries; the protagonists Muji and Halili; building blocks: the legendary, the fantastic and the mythical aspects; the beginning of the fading faith in fairies; the reduction of the repertoire; formulaic construction; epic long story; verse and rhyme; the coexistence of our two heroic epics; elements of the alignment of the two epics; elements of the hero’s temporal alienation; traces of the Serbian school related to the origin of the Epic. Legendary, mythical, and fantastic elements in Project E5: The legend is still preserved in the songs of the Kreshniks and in the stories, alongside the mythical beings, especially fairies. In addition to the legendary aspect, the mythical and the fantastic aspects are also among the central pillars of this legendary heroic epic. Themes and Motives of E5 Project: Themes and motives continue to be preserved, especially those for pastures, cattle, towers, wealth, and family, as well as the power of the Kreshniks deriving from fairies, marriages, envy, and greed, and sacrifices for others. Opponents of the 30 Kreshniks are still called shkje and shkije, wherever they live. The three main specialties of singing the songs of the Kreshniks in North Macedonia: In the surroundings of Derven, Tetova, Gostivar and Kercova are: group singing of rhapsodes, two-part polyphonic singing, as well as singing without the use of musical instruments. To these, we add the oral narration of the content and singing while holding the hand to the ear, which is a very interesting ethnomusicological phenomenon. Main results of the E5 Project: a total of 865 units, singing and prose, have been recorded. 502 songs and sister songs were written, with 114,016 verses, and 123 stories were written comprising 2777 lines. Recordings were made with a camera by Baton Z. Neziri: 5438 minutes and 27 seconds. 32 stories and 225 songs. About 63,834 verses, in total. Volumes of the E5 Project: These 502 songs and 123 stories have been included in 15 A4 volumes, while about 500 thousand verses of the E5 Project were added to the existing amount of 100,000 verses of the national fund of the Albanian epic. Distinguished number of verses of the E5 Project: Over 3700 verses were sung by the following lahuta-players Kapllan Dauti, Imer, Brahim and Asman S. Gashi, Asllan Adem Shala; over 4,500 verses by Sylë and Januz Mushkolaj; over 5,500-6,000 verses by Ajet Shala; over 6000-6500 verses by Halil Kuliqi; over 6500- 7000 verses by Isë Elezi-Lekëgjekaj, Fehmi Nishefci. Although the last two have over 10,000 verses in their repertoire, this is little compared to the situation half a century ago, when over 10,000 verses were sung by many lahuta-players and non-lahuta players.Reviews of the E5 Project: The project has received great reviews when it was launched in Prishtina by En. Mehmeti, Ar. Bajrami, Ba. Lajçi. When launched in Tirana by: Ar. Marashi, Mu. Korkuti and Sha. Sinani. When launched in Skopje by: Ze. Neziri, Bu. Mustafa and Iz. Murtezani, Tuz: Ba. Brisku and Is. Doda; Zurich: Ib. Neziri and Va. Sejdiu. – Prof. David Elmer, Harvard University: The project of Dr. Neziri is of great importance, both for the fair study of Albanian epic and for the study of European epic traditions in general…’’ – Prof. Nicola Scaldaferri, Milan, Italy: “The use of audiovisual recording documentation of songs integrates and complements the traditional way and represents a major methodological contribution to scientific research.”- Prof. Işik Aydemir, Europa Nostra, “The jury in particular appreciated the originality of the research in the intangible heritage of the Balkans.”Awards for the E5 Project: The E5 project has also won the international award for ethnocultural research “Special Mention” from Europa Nostra, Madrid (2016).Comparative parallels: Millman Parry Project and E5 Project: These are two different projects, but also very similar. Both projects have about a century of time difference. The two projects are very important for comparative studies of the poetic values of oral epics and for the evolution of epic singing as well. Both have historical value for the cultural heritage of the Balkan Peninsula and Europe.Importance of results: The results of the E5 Project are important for deepening the knowledge of oral traditions of epic singing and interpretation of songs of Kreshniks (Warriors of Frontiers). The results are also important for raising awareness about these songs, for changing mindsets and for a greater respect for this intangible heritage, especially among the younger generations. Those results have great weight for the preservation and sustainable development of this epic singing, for popularizing artistic values, and for increasing community participation on its preservation. The value of these songs aims to strengthen the attachment and appreciation for the epic song and for the ethnic identity, for the intercultural dialogue, for the promotion of diversity, for the respect of human creativity at international levels, for the values that the Albanian epic has for the intangible cultural heritage of mankind.Conclusions for the E5 Project: The E5 Project has proven that the Epos of Kreshniks is a poetic masterpiece of Albanian folklore. It is also ranked at the top values in UNESCO. It is the continuation of the epic Illyrian-Arberian singing and cycle with a historical thread from the time of the arrival of the Slavic tribes in the Illyrian Peninsula (M. Lambertz) and echo (term of Q. Haxhihasani) of clashes and battles with them. It coexists with the epic heroic historical cycles, from the First Battle of Kosovo, 1389, to the war of the Kosova’s Liberation Army (1997-2001). Albanian Epic also has an important place in the world folklore. It must be considered among the greatest of the world. Compared to the Gesar epic of China, with a mi¬llion verses, but with only 400 thousand verses collected (until 2012), here, among us, in Eu¬rope, there are 600 thousand verses of the epic collected by the Albanian rhapsodists and lahuta-players. From the materials collected by the E5 Project, studies and dissertations can be wri¬tten from various fields, including epicology, ethnomusicology, dialectology, phonetic, lex¬ico¬logy, morphology, syntaxology, ethnoculture, ethnopsychology, and ethnosociology. Contact: Zymer U. Neziri, 383 44 149 256; zneziri@hotmail.com; Albanological Institute, str. “Eqrem Çabej”, no. 93, 10 000 Prishtina, Kosova.BibliographyDESNICKAJA, Agnija Vasilevna (1975). «Mbi lidhjet boshnjake-shqiptare në lëmin e poezisë epike», në: ’’Gjurmime alba¬no¬lo¬gji¬ke, Folklor dhe etnologji’’, 5, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, f. 41-62.BUDA, Aleks (1986). «Eposi dhe historia jonë», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, In¬stituti i Kulturës Popullore, f. 46-55.BUTUROVIĆ, Đenana (1976). Studija o Hormannovoj zbirci muslimanskih narodnih pjesama, Sarajevo, ’’Svjet¬lost’’. COCHIARA, Giuseppe (1977). Storia del folklore in Europa, Torino, Editore Paolo Boringhieri. ÇABEJ, Eqrem (1975). «Për gjenezën e literaturës shqipe. Themelet kulture-historike: populli dhe poezija e tij», në: Hylli i Dritës, XV. Shkodër, 1939; në: Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V: Gjuhë, Folkor, Letërsi, Disku¬ti¬me, ’’Rilindja’’, Prishtinë, f. 101-135. ELSIE, Robert and MATHIE-HECK, Janice (2004). Song the Frontier Warriors. Këngë Kreshnikësh. Albanian epic verse in a bilingual English-Albanian edition. Edited, introduced, and translated from the Albanian by Robert Elsie and Janice Mathie-Heck. Bolchazy-Carducci Publishers, Inc. Wauconda, Illinois USA. GJERGJI, Andromaqi (1986). «Etnosi ynë në epikën legjendare», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, f. 103-119.HAXHIHASANI, Qemal (1983). «Vështrim kritik i disa koncepteve antishkencore rreth epikës sonë heroike le-gjendare, në: ’’Ku¬ltu¬ra popullore’’, 2, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Po¬pullore, f. 31-46……………………………………. (1991). «Mendësi zotëruese në ciklin e kreshikëve», në: ’’Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji’’, 21, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, f. 33-50.HOXHA, Hysni (1987). Struktura e vargut të këngëve kreshnike, Prishtinë, ’’Rilindja’’. KADARE, Ismail (1987). «Eposi dhe kultura shqiptare» (diskutim), në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, f. 328-331.KATIÇIQ, Radosllav (1988). «Mbi gjuhën e ilirëve», në: rev. Fjala, nr. 21-22, Prishtinë, dhjetor 1988, f. 1 e 7.KOLIQI, Ernesto (1937). Epica popolare albanese. Tesi di laurea in lingua e letteratura albanese di Ernesto Ko¬liqi. Rel¬a¬tore: Prof. Carlo Tagliavini. R. Università di Padova. Facoltà di Lettere e Filosofia. Anno Acca¬de-mi¬co 1936-37. Gruppo universitario fascista, Padua.KOLSTI, John (1990). The Bilingual Singer: A Studi in Abanian and Serbo-Croatian Oral Epic Traditions. Harvard Dissertationes in Folklore and Oral Tradition. Edited by Albert B. Lord, Harvard University, Garland Publishing. New York and London, 1990.LAMBERTZ, Maximilian (1917). Die Volkspoesie der Albaner. Eine inführende Studie. Sarajevo, Institut für bal¬kanforschung in Sarajevo.…………………………….. (1922). Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde. Gesa-m¬melt und mit Übersetzung herausgegeben von Maximilian Lambertz. Schriften der Balkankommission. Li-nguistische Abteilung XII. Akademie der Sprachwissenschaft in Wien. Alfred Hölder, Vienna.……………………………… (1998). Epika popullore e shqiptarëve, në: Çështje të folklorit shqiptar, 6, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqi¬pë¬r¬i¬së, Instituti i Kulturës Popullore, f. 5-95.LORD, Albert B. (1995). The Singer Resumes the Tale. Myth and poetics. Edited by Mary Louise Lord. Coronell University Press, New Haven & London.…………………(2001). The Singer of Tales, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 1960; The Singer of Tales, Second Edition. Stephen Mitchell and Gregory Nagy, Editors. Harvard University Press, Ca-mb¬ri¬dge, Massa¬chusetts; London, England.MARETIĆ, T. (1909). Naša narodna epika, Zagreb, Akademija Znanosti i Umjetnosti, reprint 1966. MEDENICA, Radoslav (1974). «Arbanaške krešničke pesme i naša narodna epika», në: Rad XIV kongresa Saveza folk¬lo¬ri¬sta Ju¬goslavije u Prizrenu 1967, Beograd. MEHMETI, Enver (1996). Studime në fushën e letërsisë gojore. Tetovë.MURKO, Matthias (1951). Tragom srpskohrvatske narodne epike. Putovanja u godinama 1930-32, I-II, Zagreb, Jugoslavenska Aka¬dem¬ija Znanosti i Umjetnosti.MISO, Pirro. (1987). «Roli dhe funksioni etnoartistik i lahutës», në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, f. 27-44.NEZIRI, Zymer Ujkan (1999). Këngë të kreshnikëve, Prishtinë, shtëpia botuese Libri Shkollor.………………………..(2006). Studime për folklorin, I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike, Pri¬sh¬ti¬në, Instituti Albanologjik i Prishtinës. ………………………(2008). Studime për folklorin, II: Epika go¬jore dhe etnokultura, Prishtinë, Ins¬tituti Albanologjik i Pri¬shtinës………………………………..(2018). Studime për folklorin III: Ndihmesa për Eposin e Kreshnikëve, Pri¬shtinë, Instituti Albanologjik. ………………………..(2021). Studime për folklorin IV: Eposi i Kreshnikëve në Ba¬ll¬kan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për UNESCO, Pri¬sh¬ti¬në, Instituti Albanologjik. ………………………..(2023). Studime për folklorin, V: Gjurmime për Eposin e Kreshnikëve në Ballkan.Kërkime në fonde arkivore të Harvardit dhe në disa vise të Ballkanit, Tiranë, Akademia e Studimeve Alba¬no¬lo-gjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit.PALAJ, Bernardin dhe KURTI, Donat (1937). «Hymje», në: Visaret e Kombit, vëllimi II, Kangë Kreshnikësh dhe Legenda. Mble¬dhë e redaktuem nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, Tiranë, shtypshkronja Nikaj, f. III-VII.PARRY, Milman (1971). The making of Homeric verse. The collected papers of Milman Parry. Edited by Adam Parry. Cla¬re¬n¬don, Oxford.PIPA, Arshi (1978). Albanian folk verse, structure and genre. Albanische Forschungen 17. Triologia Alba¬nica 1. Dr. Dr. Rudolf Tro¬fenik, Munich.PULAHA, Selami (1987). «Fshatarësia e lirë e Shqipërisë së Veriut gjatë shek. XV-XVIII dhe cikli i kre¬sh¬ni¬kë-ve», në: Çështje të fo¬lklorit shqiptar, 3, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Ins¬tituti i Kulturës Popullore, f. 174-189.SAKO, Z. e HAXHIHSANI, Q. e FICO. A. (1974). Folklor shqiptar, I, II, Tiranë, Universiteti i Tiranës.SAKO, Zihni e HAXHIHASANI, Qemal (1966). «Hyrje», në: Epika legjendare (Cikli i kreshnikëve), v묬llimi i parë, Tiranë, Instituti i Fo¬lk¬lorit, f. 7-49.SCHMAUSS, Alois (1934). «Nekoliko podataka o epskom pevanju u pesmama kod Arbanasa (Ar¬na¬u¬ta) u Staroj Srbiji», në: Pri¬lozi proučavanja narodne poezije, 1, Beograd, f. 107-112…………………………… (1970). «Poezija epike shqiptare». në: Shejzat/ Le Pleiadi, 14.4-6. Rome, f. 115-130.SEJKO, Veis (2002). Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe se¬rb¬ok¬ro¬ate, Tiranë, Bargjini.SHALA, Demush (1985). Prishtinë, Rreth këngëve kreshnike shqiptare, ’’Rilindja’’.SINANI, Shaban (1993), «Rreth kohës dhe vendit të formimit të eposit të kreshnikëve», në: ’’Ku¬ltu¬ra popullore’’ 1-2, Tiranë, Instituti i Kul¬tu¬rës Popullore, f. 11-24. ………………………(2000). Mitologji në Eposin e Kreshnikëve, Tiranë, SFAR.SKENDI, Stavro (1954). Albanian and South Slavic Oral Epic Poetry, American Folklore Society, Philadelphia, 1954. Kraus re¬p¬r¬int co. New York, 1969.SOKOLI, Ramadan e MISO, Pirro (1991). Veglat muzikore të popullit shqiptar, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, In¬st¬ituti i Kulturës Popullore.The Dictionary of Folklore, Mithology and Legend, I, II (!949-1950). Editor Maria Leach, New York, Funk &Wagnals. TIRTA, Mark (2004). Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore.UÇI, Alfred (1986). «Epika heroike dhe roli i saj në folklorin shqiptar», në: Çështje të folklorit shqiptar, 2, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, f. 5-45.XHAGOLLI, Agron (1984). «Vendi që zënë këngët e kreshnikëve në realitetin folklorik bashkëkohor», në: ’’Ku¬ltu¬ra popullore’’, 2, Tiranë, Aka¬demia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, f. 97-104. ZHEJI, Gjergj (2000). Tiranë, Folklori shqiptar, SHBLU. BiographyProf. Dr. Zymer Ujkan Neziri (1946) comes from Shtupeq i Vogël, Rugovë. He completed his BA studies at the Pedagogical School in Prizren and at the Department of Albanian Language and Literature at the Faculty of Philosophy, University of Prishtina. In addition, he pursued his MA and PhD studies at the University of Prishtina focused on Albanian oral epic. Work experienceProfessor Neziri has been working at the Institute of Albanology, Folklore Branch, from 1971. Professor Neziri is one of the founders and the secretary of the Reconciliation of Blood Feuds Campaign 1990-1991, led by Professor Çetta. Collector of folkloreSince 1967, he has been collecting folklore, and his work have been published in several publications of the Institute of Albanology in Prishtina. He is mainly a collector of historical epic song and legendary epic song. He continues the work of research and collecting folklore in Albania, North Macedonia, and Montenegro. (1) In the region of Rugova, he collected and recorded the legendary epic poetry (1979-1988). The material collected is composed of 15 separate volumes and is considered among the largest archival collections of the last century with songs from the Epos of Kreshniks (Eposi i Kreshnikëve). Over 100,000 verses have been collected. This collection of songs from Rugova is in the archive of the Institute of Albanology of Prishtina. (Out of 15 volumes, only three have been pub¬li¬shed). (2) The second collection, recorded and written, also in 15 volumes of Kreshnik songs, was a re¬gional project conducted in five countries of the Balkans, where Albanians live: Albania, Kosova, Ma¬cedonia, Montenegro, and Serbia. This project was partially financed by the Ministry of Education and carried out in the period 2012-2016. The main purpose of this project was to have UNESCO identify the Epos of kreshniks as an intangible cultural heritage in need of protection. Kosova is not a member of UNESCO, therefore this collection has been stored in the Archive of the Ko¬sova’s Ministry of Education, as well as in the Archive of the Center for Studies of Albanology in Ti¬rana. There are over 100 thousand verses collected. Teaching experienceHe has received all academic titles, scientific and educational, from assistant to scientific advisor, to full-time pro¬fess¬or. Moreover, he has been a professor during 1998-2015 in the following academic institutions – the Pedagogical School in Pri¬zren, Fa¬culty of Philology and Faculty of Education, University of Prishtina, Faculty of Philology, in Pri¬z¬r¬en, Faculty of Philosophy, University of Tetova, and Faculty of Philology, Shkup/Skopje (North Macedonia). In 2004, Professor Neziri has been a vi¬siting professor at three universities in Poland (Warsaw, Torun, Poznan) and in Italy, at the University of Cosenza, where he lectured in the field of oral epics. In 2005, he lectured in Paris (France), at the Saint Denis Center, and in 2008, he delivered a lecture in Vienna (Austria), at the Lalish Center, and at the University of Vienna. In 2011, he was a guest professor at the University of Torunj, Poland. 2012: Albania, University ‘’Vitrina‘’ Tirana. 2013: Albania, University of Tirana, Tirana. 2014: Albania, University of Shkodra ‘Luigj Gurakuqi’, Shkodër. 2015: Albania, University of Gjirokastra ‘Eqrem Çabej’, Gjirokastër. 2018: Italy, Intercultural Institute of Musical Studies, Venice. 2022: Italy, Central Institute for Sound and Audiovisual Heritage, Rome (ICBSA).Research fellowshipsIn addition to the long-term research work in the archives of Tirana, Albania, Professor Neziri completed two research fellowships in at Harvard University (September-October 2002, and February 2007) and one in Austria, in Vienna (November 2005). (1) At Harvard University, within the framework of inter-institutional cooperation, he examined the Albanian Epic in the Collections of Milman Parry, collected and recorded in 1934-1935 in the northern part of Kosovo, specifically in Sanxhak of Pazar. This Collection is valued in the U.S.A. as the largest of its kind from the Western Balkans, for which many doctoral dissertations and other studies have been written. He also examined the collection of Parry’s assistant, Albert Lord, composed of epic songs from Northern Albania, recorded in 1937. This collection, too, with about 20 thousand verses of the Albanian epic. It is estimated to be the largest of its kind collected by a foreigner. (2) Moreover, he was a scholarship recipient of the Federal Ministry of Education, Science, and Culture of the Government of Austria. In Vienna he carried out the project “Albanian folklore manuscripts of Maximilian Lambertz, at the Academy of Sciences of Austria-Archive, as well as in the Austrian Federal Library – Manuscripts, Autographs and Heritage Collection. He examined and analyzed Lambertz’s writings in about 60 files: folklore, folkloristics, mythology, ethnology, linguistics, literature, and history.Published articles and research papersFrom 1969 – present, he has been the au¬thor and the press editor of 30 books and research papers. He has pub¬¬li-sh¬ed over 500 bibliographic articles, focused on folklore, literature, ethnology, and history. His work was published in “Gjurmime albanologjike” (Prishtinë), “Kultura popullore” (Tiranë), “Çështje të folklorit shqiptar” (Tiranë), and has presented his work on numerous international con¬ferences including Albania, North Mace¬do-nia, Montenegro, Romania, Italy, Japan, Poland, Austria, U.S.A., and China. For many years his work was cen-sored. Published books include “The Legendary Epic of Rugova”, V (1997); the anthology “Songs of Kresh-niks”, (1999, 2001, 2003, 2009, 2011, 2013); mo¬¬nography “Poetics of comparison. The figure of comparison in our lyrical love songs” (2004); “Studies for folklore, I: The Epos of Kreshniks and historical epics” (2006); “Folklore Stu¬¬dies, II: Oral Epics and Ethnoculture” (2008); “Legendary Epic of Rugova”, I (2009); “Legendary Epic of Rugova”, II (2011); the collection “Studies for folklore, III: The Epos of Kreshniks” (2018); “Studies on Folklore, IV: The Epos of Kreshniks in the Balkans” (2021), “Studies on Folklore, V: Research of the Epos of Kreshniks in the Balkans” (2023).Membership in international associationsHe is a member of the International Society for Ethnology and Folklore based in Amsterdam, the Ne¬ther¬lands. He is also a member of the International Society for Epic Studies, Chinese Academy of Social Sci¬ences. Moreover, he is a member of the Kosova Writers’ Union and Association of Kosova Ex Po¬li¬ti¬cal Prisoners. Awards and AcknowledgmentsIn 2008, he has received an official acknowledgment for his contribution for the Demonstrations of 1968. He is the winner of the “Pjeter Bogdani” Award (2009), from the Kosova Writers’ Union, for the work “Studies of fol¬klore”. In 2012: Winner of the Gold Medal, for research-scientific work, by the US Institute of Biography, Northern Carolina, USA. In 2016, he won the international Special Award, from Europa Nostra, Madrid, for his work on Epos of Kre¬sh¬niks.

Filed Under: Opinion Tagged With: Prof. Dr. Zymer Neziri

Kosova si kapitull i rëndësishëm në historinë e NATO-s

April 4, 2023 by s p

Albin Kurti/

Megjithëse ende nuk është anëtare e NATO-s, mes vendeve aspirante për anëtarësim në këtë traktat, Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s! Ky kapitull historie duhet kujtuar veçanërisht në datën historike të 4 prillit, sikur sot, kur shënohet përvjetori i 74-të i themelimit të NATO-s. Më 4 prill 1949, në Washington D.C., një komitet i kryesuar nga diplomati amerikan Theodore Achilles, hodhi firmat në dokumentin themeltar të kësaj aleance që u emërtua: North Atlantic Treaty Organization apo sipas akronimit NATO. Fillimisht, ky traktat kishte 12 shtete anëtare. Në tekstin hyrës që i paraprinë dokumentit themeltar prej 14 pikash të këtij traktati, shkruhet që: “Palët në këtë Traktat ripohojnë besimin e tyre në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara si edhe dëshirën e tyre për të jetuar në paqe me të gjithë popujt dhe qeveritë. Ato janë të vendosura që të ruajnë lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe qytetërimin e popujve të tyre, të ngritura mbi themelet e parimeve të demokracisë, lirisë së individit dhe shtetit ligjor.” Sfondi politik ndërkombëtar kur u themelua NATO-ja, ishte ai i një epoke kur bota ishte ende e sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore. Europa Perëndimore po rindërtohej përmes Programit Evropian për Rimëkëmbje apo Planit Marshall, duke mundësuar integrimin ekonomik mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq andej “perdës së hekurt”, vendet e Europës Lindore, satelite të Bashkimit Sovjetik të drejtuar nga diktatura staliniste, mbetën jashtë këtij plani. Kjo e thelloi ndarjen mes Lindjes dhe Perëndimit, duke vendosur konturet e Luftës së Ftohtë për 50 vitet e ardhshme, deri në rënien e Murit të Berlinit më 1989.Si kundërpeshë ndajt traktatit të NATO-s, gjashtë vite më pas, më 14 maj 1955, në Varshavë, tetë shtete socialiste, mes të cilëve edhe Shqipëria që po jetonte një regjim diktatorial socialist, themeluan Traktatin e Varshavës. Më 1968, pas invazionit të trupave të këtij traktati në Çekosllovaki, Shqipëria doli nga Traktati i Varsshavës. 41 vite më pas, më 1 prill 2009, Shqipëria demokratike do të bëhej anëtare e NATO-s, duke e përforcuar fuqishëm strukturën ndërkombëtare të sigurisë për shtetin dhe kombin shqiptar. Që nga atëherë e deri sot, sipas një praktike ndërkombëtare që ndjekë parimin alfabetik, ekzonimi ndërkombëtar i Shqipërisë, “Albania”, që për 13 vite kishte qenë i pari në Traktatin e Varshavës, gjatë këtyre 14 viteve të fundit, radhitet i pari mes emrave të 30 shteteve anëtare të NATO-s. Sot, në përvjetorin e 74-të të NATO-s, kësaj aleance po i bashkohet edhe shteti i 31-të anëtar: Finlanda! Kjo po vjen teksa Ukraina e ndihmuar nga aleatë perëndimorë, po lufton duke u mbrojtur nga invazioni rus. Lufta në Ukrainë sot, është realiteti faktik më i qartë për rëndësinë e ekzistencës së një aleance ushtarake mes vendeve të demokracive perëndimore euro-atlantike sikur NATO-ja.24 vite më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë. Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-s. “Ku është NATO?” dhe “Ku e keni NATO-n?”, janë dy fraza që ushtarët dhe policët serbë ua kanë thënë në mënyrë të përsëritur shqiptarëve në Kosovë, gjatë dëbimit dhe masakrave të kryera prej tyre mbi shqiptarët në pranverën e vitit 1999. Fushata ajrore e NATO-s e pasuar nga ndërhyrja ushtarake tokësore, erdhi si një ndërhyrje e shumëkërkuar dhe e shumëpritur që bashkë me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i sollën lirinë Kosovës. Që nga atëherë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është partneri kryesor i institucioneve të Kosovës për siguri në vend.24 vite pas luftës në Kosovë, fundi i së cilës u përshpejtua pikërisht nga NATO-ja, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë janë përfshirë në misione paqeruajtëse përkrah trupave amerikane. Teksa po kalon nëpër një fazë të transformimit në ushtri me aftësi komplete ndërvepruese luftarake dhe kapacitete të plota ushtarake, trupat e FSK-së po vazhdojnë të trajnohen sipas kritereve të NATO-s dhe të rriten e aftësohen për luftë moderne, krah ushtrive të vendeve të NATO-s, ku Kosova aspiron të anëtarësohet sa më parë.Bashkë me kujtimet plot mirënjohje që Kosova ruan për historinë e angazhimit të NATO-s për tu çliruar, Republika e Kosovës do të vazhdojë të ndjekë hapat e nevojshëm brenda institucioneve të saj dhe në arenën ndërkombëtare, drejt anëtarësimit tonë në NATO. Në Defender Europe 21 morëm pjesë me 330 ushtarë, ndërkaq këtë pranverë në Defender Europe 23 do të marrim pjesë me 1.365 ushtarë.

Filed Under: Opinion

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK 2023

April 3, 2023 by s p

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK 2023.

Filed Under: Opinion

“Liria Ka Emër” falënderon qytetarët që marshuan për drejtësi: UÇK na bashkon!

April 2, 2023 by s p

Prishtinë, 2 prill – Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.Tasholli tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime që ka krijuar kombi ynë, prandaj sot po marshohet kundër ndryshimit të historisë.“Ju falënderoj nga zemra që i jeni bashkuar thirrjes sonë për drejtësi. UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb. Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marrshojmë për drejtësi. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë, do të na kthehen fitimarë e faqebardhë”, theksoi Tasholli.Ndërsa, Eliza Hoxha u shpreh se UÇK dhe thirrja për drejtësi, sot i bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës.“Gjatë këtyre dy javëve, anë e kënd Kosovës, bashkë me Ismajlin e kam rijetuar historinë tonë. E kam ndjerë në dhimbjen e nënes Ferdonije, në guximin e Shyhretes dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit, në qëndresën e bacës Shaban. E kam parë dhe ndjerë sa e gjallë dhe sa e hapur vazhdon të jetë plaga jonë, dhe thirrja për drejtësi. Përulësisht, ju falenderoj nga zemra që jeni me ne sot. UÇK na bashkon. Të gjithëve. Pa dallim. Thirrja për drejtësi na bashkon. E unë jam e bindur se ky shesh do të bucojë sërish, në ditën e kthimit të luftëtarëve tanë”, tha ajo.Hoxha kujtoi prillin e 24 viteve më parë kur qytetarët e Prishtinës ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, për t’u kthyer pas disa muajsh në Kosovën e lirë, pas fitores së luftës së UÇK-së.“Si sot 24 vite më parë, Prishtina ishte shëndrruar në një qytet fantazmë. Lumi i njerëzve të dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbe kishte mësyer stacionin e trenit. Ai stacion, që ishte i mbyllur për më shumë se dhjetë vite, u hap atë ditë për të na dëbuar jashtë Kosovës, në një rrugë pa kthim. Po ne u kthyem, e këto sheshe u mbushën prapë, për të festuar clirimin dhe pavarësinë. Si fotografe e re atëbotë, i mbajë mend shkrepjet e fytyrave me lot gëzimi kur të gjithë bashkë, shënonim ato fitore të mëdha.E këto fitore epokale, do të ishin të pamundur pa guximin, luftën dhe vetëmohimin e pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo.Qytetarëve iu drejtua edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili tha se nuk ka dyshim që Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi e bashkëluftëtarët e tyre do të rikthehen fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë.“Sot, ballëlartë e me zemër plot, marshojmë krenarë, për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Marshojmë për të kërkuar drejtësi, për ata që nga nesër do të përballen më një proces gjyqësor, në të cilin nuk janë për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak të epokës së lavdishme që përfaqësojnë. Marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi dyshim se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë, sepse janë heronj të gjallë, që përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç pavarësisë, s’kanë pasur një projekt rezervë. Sot, ne solidarizohemi me ta, sepse ata janë pasqyra e një rrugëtimi historik e kombëtar, demokratik e qytetërues, por që s’ka përfunduar akoma”, theksoi kreu i PDK-së.Ai ka ftuar qytetarët ta ruajnë frymën e unitetit, për ta ripërtrirë përkushtimin për Kosovën, të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar.“Ky është obligimi që kemi edhe ndaj Hashimit, Kadriut, bacës Jakup, Rexhës, Calit, Hysit, Nasimit e Pjetrit. Dhe kjo duhet të jetë rruga jonë e përbashkët për Kosovën e ëndërrave tona. Për Kosovën që na bashkon e në të cilën DIELLI DO TË LIND PËRSËRI. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës. Drejtësi për çlirimtarët tanë”, tha Krasniqi.Flaka Fazlia, vajza e dëshmorit Fatmir Fazlia tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizatë Çlirimtare dhe bota nuk duhet t’ia lejojë vetes që në emër të drejtësisë të dënojë njerëz të pafajshëm.“UÇK-ja nuk ka kryer krime dhe nuk është në asnjë formë organizatë kriminale, por një organizatë clirimtare. Pjesëtarët e UÇK-së ishin njerëz, të cilët dënesën e dhimbjeve tona kolektive, e kthyen në zë të fuqishëm, të cilin e dëgjoi e gjithë bota, e në vecanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe BE. Bota nuk duhet t’ia lejojë vetes që në emër të drejtësisë të dënojë njerëz të pafajshëm”, tha ajo.Ish-ushtari i UÇK-së, Kjani Guri, tha se liria e Kosovës ka emrin e sakrificës, martirëve, heronjve tanë dhe të UÇK-së.“Jemi sot bashkë këtu për të kërkuar drejtësi. Për të mbrojtur me këmbëngulje historinë tonë të lavdishme. Në UÇK kanë qenë bijat dhe bijtë tanë më të mirë, të cilët luftuan për lirinë e Atdheut. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, nuk janë emra të përveçëm, por janë historia jonë, të cilën nuk do ta lejojmë të rishkruhet”, tha Guri.Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi janë liria jonë dhe do ta kalojnë edhe këtë sfidë.“Rrofshin të rënët tanë. Rroftë ky popull. Ne po duam drejteësi për lirinë. Kemi luftuar për liri dhe nuk po e gëzojmë”, tha Qerkini.Simboli i grave të Krushës dhe gjithë grave të forta shqiptare, Fahrije Hoti u shpreh e indinjuar që sot para gjykatës po dalin çlirimtarët e vendit, e jo ata që kryen krime në Kosovë.“Jam sot bashkë me ju që të kërkojmë drejtësi për luftëtarët e lirisë. Jam sot me ju për të kërkuar drejtësi për të ardhmen. Familja ime dhe Krusha ende kërkojnë drejtësi edhe 24 vite pas luftës. Edhe bashkëshorti im është ende i pagjetur. Në vend të kriminelëve, sot, fatkeqësisht, para gjykatës po dalim çlirimtarët e vendit tonë”, theksoi Fahrije Hoti

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 157
  • 158
  • 159
  • 160
  • 161
  • …
  • 858
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT