• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Agjensia për mediat” si instrument propagande, kontrolli e shantazhi

September 18, 2021 by s p


Agron Gjekmarkaj


Një qeveri e cila “fitoren” e vet e mbeshteti tek “inxhinjeria elektorale” nuk pritet që të ketë vizione për ta shtuar demokracinë në vend ! E kunderta është e vertete dhe logjike, minimi i saj me të gjitha menyrat ! Shenja e parë pas mashtrimit elektoral ishte vete qeveria ku si sukses paraqiti vetem numerin e madh të zonjave në të por që në vetvete është një ekzekutiv sa qesharak aq i demshem! E para nga ligjerimi publik i prezantimit. Një gjuhë papagalli, me parulla të shperlara dominoi hapesiren akustike të parlamentit. Disa idiotesi varg e vister si dhëmbë ari në gojen e qeverisë shkelqyen gjithëaq ! Asgjë konkrete për të ndihmuar qytetaret pos zërit të qashtër ku spikat r-ja e butë dhe e lemuar !E demshme se asnjë prejt tyre nuk ka personalitet as prefesional as politik e as publik për të permbushur profilin e ministrit! Shumë mirë permbushin një tjeter rrol atë të hyzmeqarve lepe peqe të Kryeministrit -Vezir i madh !! Akti i dytë pas pispillosjes fotografike që vendimi i keshillit të ministrave per “Agjensinë per mediat” një imitim gebelsian në brendi për të shtuar një tjeter instrument propagande, kontrolli e shantazhi ! Në fund të fundit po bën atë qe di më mirë -po nderton kolonat ku mbahet tempulli i genjeshtrave ë tij ! Është në të drejten e tij si korruptues dhe kontrollues i lirise se fjales dhe demokracisë në këtë vend ta bëjë këtë siç është në të drejten e saj opozita e Shqiperisë për të mbrojtur lirinë e fjales , punetoret e saj, mediat nga shantazhi e presioni e vendosur më shumë se kurrë për çdo beteje në mbrojtje të fjales së lirë!Sot Opozita ka shume armiq dhe agresore, shoqeria gjithashtu , liritë dhe shpresat po kaq , nje i ri u shtua me “agjensinë” ! Shumë armiq shumë nder ! Beteja për sundimin e ligjit kunder sundimtarve nuk do të ndalet, nuk do të blihet, nuk do të mposhtet ! Ajo do të triumfojë ! Historia e progresit njerëzor na e jep këtë leksion.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agjensia për mediat, Agron Gjekmarkaj

Rreth sfidave dhe menaxhimit të COVID-19

September 18, 2021 by s p

Dr. Zekri Palushi (MD)

Tashmë që politikanët japin informacione të bollshme “mjekësore” për Covidin, unë si mjek, me besim në Betimin Hipokratik, “së pari mos dëmto”,  e ndjej si detyrim moral e professional, që të analizoj disa aspekte të situatës së krijuar “në emër të mbrojtjes së popullit nga covidi”. Fatkeqësisht Kina, përveç virusit, i dha botës edhe metodat “mbrojtëse” kundër tij. Besoj se ju kujtohen skenat televizive, kur zyrtarët komunist saldonin dyert e apartamenteve të qytetarve të saj për t’i mbyllur brënda, sigurisht që t’i “mbronte” nga covidi. Pra ky qe një nga shembujt konkret të mbylljes së njerëzve nëpër shtëpia, (arrest shtëpie/lockups), si dhe mbylljes së vetë vendit, (lockdowns), që Kina donte që t’ja mësonte krejt botës, dhe në të vërtetë, kështu ndodhi, bota jo vetëm që e mësoj, por edhe e perfeksionoi, e praktikoi, bile me një zell, me të madh se vetë Kina. Shqiptarët nga eksperienca, tashmë e dinë mirë se totalitarizmi, së pari të heq lirinë e fjalës, dhe të mendimit, së dyti, të heq lirinë e levizjes së lirë, së treti të rracionalizon çdo gjëje të nevojshme jetësore, dhe pastaj vazhdon me heqje të tjera të njëpasnjëshme, përfshi edhe heqjen e vetë jetës. Pra a s’mendoni se, që në fillim të kësaj pandemie, bota po qeveriset nga këto “rregulla”,  me pretendimin se “janë duke na mbrojtur nga Covidi”, dhe se vendimet e tyre i mbështesin në “këshilla mjekësore”. Të gjithë jemi në dieni që në Nëntor të 2020-s, 850,000 doktorë të fushave të ndryshme mjekësore, kryesisht specialistë të fushës së epidemiologjisë, dhe sëmundjeve infektive, si dhe specialistë të shëndetit publik, kanë firmosur Deklaratën e Madhe të Barrington-it, (The Great Barrington Declaration), ku shprehin shqetësimet e tyre të medha, rreth dëmtimit fizik dhe mendor që metodat ekzistuese kundra covid-19, janë duke i shkaktuar njerëzimit. Ndër këto specialistë, po veçoj  katër prej tyre, që njihen si epidemiologjistët më të mirë në botë, dhe që janë edhe inisiatorët kryesorë të kësaj deklarate. Pra, këto janë: – Martin Kulldorf, (profesor në Universitetin Mjekesor të Harvard, USA), -Sunetra Gupta, profesor i epidemiologjisë në Universtetin e Oxfordit), -Jay Bhattacharya, (profesor i mjeksisë në Universitetin Stanford), dhe -Stefan Baral, (profesor në Universitetin e Shëndetit Publik të Johns Hopkins). Këto kapacitete shkencore, jo vetëm që kanë argumentuar me hollësi arsyet kundra ‘lockdoëns’, por për të sqaruar edhe më mirë opinionin,  i kanë dhënë një intervistë dy orëshe, gazetarit independent të Neë York Times, David Zëeing ku në këtë intervistë, më një durim të madh, ato bëjnë një shpjegim të kujdesshëm, nga ku del në shesh se ‘agenda e lockdoën’ është një pseudo-shkencë dhimbjeprurëse, dhe mizore, me një efekt shkatërrues shëndetësor, shoqëror, ekonomik, kultural, tek gjithëkush, por veçanërisht tek ato që luftojnë me mish-e-me shpirtë për të siguruar jetesën.

Vaksinimi

Një studim sapo i publikuar, nxjerr në pah se një infeksion nga Covid-19, jep  mbrojtje shumë më të mirë kundra variantit Delta, se sa vaksinat, pra është fjala për imunitetin natyral). Ndërsa  një studim tjetër, nga Izraeli, i publikuar nga “The Scientific American”, tregon se, imuniteti natyral që krijohet pas një infeksioni covidjan, -ofron një mbrojtje ma të konsiderueshme kundra variantit Delta, se sa dy doza vaksine Pfizer-BioNTech. Po kështu, të dhanat më të reja tregojnë se, njerëzit që kanë kaluar një infeksion covidjan, janë shumë ma pak të rrezikuar nga infeksioni me variant Delta, se sa ato të vaksinuarit. Thonë se të vaksinuarit janë 27 here ma në rezik për tu infektuar, se sa ato me imunitet natyral. Këto të dhënë shkencore vijnë në këtë kohë, kur shumë prej qeverive rreth botës, janë duke u kërkuar qytetarëve që të paisen me një “pasaportë vaksinimi,” në mënyrë që të lejohen për të rrugëtuar, për të shkuar në restorante, për të frekuentuar dyqanet, apo për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Në lidhje me këtë, professor Kulldorff  thote se:  bazuar në të dhënat më të reja, të ardhura nga Izraeli, dhe Anglia, konfirmoj se Imuniteti Natyral, ofron një mbrojtje të nevojshme kundra Covid-19. Prandaj kërkimi me forcë, i vaksinimit, si kusht për t’iu kthyer jetës publike, nuk është vetëm diskreminues, por edhe pa asnjë bazë shkencore. Në vazhdim të këtij problemi, profesor Kulldroff, së bashku me professor Jay Bhattacharya, kanë shkruar një op-ed, (shkrim përballë faqes editoriale), për ‘The Ëall Street journal’, kundra pasaportave të vaksinimit.  Ata argumentojnë se masat kundër Covid-19, duhet të përqëndrohen vetëm tek njerëzit më të prekshëm. Ndërsa të tjerët, duhet të lihen të lirë. Vaksinat, megjithse të dobishme, ato nuk i zgjidhin të gjitha problemet mjekësore. Le të konsiderojmë Izraelin, ku 80%, janë të vaksinuar me dy doza, dhe mbi 26%, kanë marrë edhe dozën e tretë. Megjithatë, në fillim të këtij muaj infeksionet ditore kanë arritur shifrat mbi 16.000. Ky është numri më madh i infeksioneve ditore, që Izraeli ka pas gjatë gjithë kohës, duke përfshirë edhe valën e parë të fillimit të pandemisë. Ndërsa numri i hospitalizimeve është ulur, por, prapë se prapë, në rreth 1.100 pacientë të shtruar në spitale, 60% e tyre, kanë marrë dy doza Pfizer. Një rast tjetër, është edhe Anglia,-megjithëse një vend me perqindje vaksinimi të lartë, ka raportuar mesatarisht 200.000 infeksione të reja në javë. Pra këto fakte, nuk justifikojnë frazën “Pandemia e të pa-vaksinuarve”, që  shumë nga qeveritarët, kanë filluar ta përdorin. Këtë frazë, profesorët e Shëndetit Publik Amerikan, Robert Blendon dhe Richard L. Menchel, e kanë quajtur provocative, duke shtuar se: “Të pa-vaksinuarit shprehin një kundërshtim ndaj Ëashingtonit, dhe sa më shumë që ju e ngacmoni këtë opozitë, aq më shumë ju i bindni ato, në kundërshtimin e tyre. Kjo është një ‘Gjuhë Politike’, dhe aspak shkencore, kjo gjuhë ka si qëllim, portretizimin e të pa vaksinuarve si njerëz të këqinj, dhe më e keqja është se me këtë gjuhë, (me shpresën se do ti detyrojnë ato tëvaksinohen), zyrtarët qeveritarë, i kanë kthyer familjet kundra njëra-tjetrës, shokët dhe miqtë kundra njëri-tjetrit, bile edhe ato që nuk njihen fare, janë kthyer kundra njëri-tjetrit. Motoja ekzistuese,  “Ose bëje vaksinën, ose humb ç’do gjë të rëndësishme të jetës tënde”, tingëllon tepër urdhëruese, dhe jo bindëse, veçanërisht kur dimë se po detyrohemi të marrim një vaksinë që s’është provue siç duhet, dhe çuditërisht, si prodhesit e këtyre vaksinave, ashtu dhe shpërndaresit e tyre, s’mbajnë asnjë përgjegjësi ligjore, për këtë, ato janë përjashtuar me ligj. Ndërkohë, autoritetet përgjegjëse për aprovimin e tyre, kanë pranuar vetë se, s’mund të ketë garanci për efektet e pa dëshiruara të këtyre vaksinave, nga të cilat, mund të ketë edhe vdekje.

Maskat

Dr Russell Blaylock, neurokirurg, lektor, dhe shkrimtar, ka deklaruar se: nuk mund të gjendet një evidencë shkencore e mjaftueshme që të sygjerojë përdorimin e maskave, si mjet për të prevenuar përhapjen e këtij virusi. Nga ana tjetër, askush nuk flet rreth problemeve serioze që maskat mund t’iu shkaktojnë njerëzve, sidomos moshave të vjetra, të semurëve me sëmundje të mushkërive, (si COPD, emphysema, apo fibrose pulmonare, kancer pulmonar), etj, përdorimi i maskave në këtë grup njerëzish, keqëson hypoxinë (ulë më tepër nivelin e O2 në gjak), dhe hypercapninë, (rritë nivelin e CO2 në gjak). Ndërsa përdorimi i maskave, veçanërisht nga të sëmurët nga virusi, favorizon rithithjen e virusit të nxjerrur jashtë nëpërmjet frymëmarrjes, kjo bën që të rritet koncentrimi i viruseve në mushkri, dhe në hapsirat nazale, kur tashmë , ne dime se sa më i lartë të jetë ky koncentrim, aq më rëndë, dhe në rrezik, është i sëmuri. Kjo çon drejtë të së ashtquajtures “Cytokine Storm”, që mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Po kështu, një evidencë e re tregon se, në disa raste virusi, nëpërmjet nervave të nuhatjes, që lidhen direkt me zonën e memorjes së trurit, mund të shkojnë  në tru, e të demtojnë memorien.

Imunitetit natyral (Herd Immunity)

Megjithëse e përmendëm kalimthi pak më lart, ja vlen të përqëndrohemi pak më shumë. Çuditërish, rreth këtij imuniteti, dhe rëndësisë së tij, nuk ndigjojmë asgjë. Por në fakt ky lloj imuniteti është tepër i rëndësishëm, dhe falë tij, njerëzimi gjatë historisë së tij, u ka mbijetuar shumë pandemive. Përdorimi i maskave, ulë nivelin e O2, -pra shkakton hypoxinë, e cila në vetvete shoqërohet me dëmtim të imunitetit. Hypoxia frënon CD4+T-lymphocite, që është një nga tipet kryesore të qelizave imunitare, që trupi i përdor për të luftuar infeksionet virale. Pra, një virus pathogen, pasi infekton individ të ndryshëm, shpërndahet tek të tjerët, të cilët pas shërimit, krijojnë immunitet ndaj atij virusi, dhe pas kësaj, ai komunitet, arrin atë që shkenca e quan ‘HERD IMMUNITY’, term që se për çfarë arësyesh , është  demonizue gjatë gjithë skenarit të Covid-it, nuk e përmend askush në konferencat ditore të informimit dhe çuditërisht asnjë gazetar nuk bën pyetje rreth këtij imuniteti. Në të vërtetë verifikimi i imunitetit natyral duhet të ishte një prioritet për qeveritarët, dhe testet për matjen e tij, janë më të besueshme, dhe shumë më pak të kushtueshme se sa testi PCR, (me rreth 70% false positive). Në lidhje me këtë, ekspertët thonë se: Strategjia e Imunitetit Natyral, është një strategji e pranuar gjatë shekujve, si një metodë përballuese me viruset dhe pandemitë, por çuditërisht, në rastin e Covid-19, kjo lloj strategjie u abandonueshme komplet, në favor të ‘lockdoën dhe contact tracing’. Askush s’flet për rastin e Suedisë, një vend që se ndoqi këtë strategji “kinezjane”, e që në fakt i doli shumë here më mirë. Fakti qe ky virus është relativisht nje infeksion i pa-rëndësishëm, për pjesën më të madhe të popullsisë, dhe fakti që shumica e atyre me-rrisk gjithashtu mbijetojnë prej këtij infeksioni, atëherë, sipas ekspertve, do të kishte qenë shumë më mirë që ky virus, të lihej për tu shpërndarë në popullsinë e shëndetshme, kështu që shumë shpejt, do të siguronim një nivel të mirë të imunitetit natyral e si rezultat, kjo pandemi jo vetem që do të përfundonte shpejt, por edhe do t’a parandalonte kthimin e saj në dimrin e ardhshëm. Unë nuk jam një person “anti-vaksinë”. Po kështu, s’jam as një ‘teoricien konspirator’,  dhe preferoj të besoj në instinktet e mia njerëzore e profesionale, prandaj edhe në shkrimet e mia të mëparshme kam komentuar, ato çfarë logjika njerëzore mund t’i pranojë, dhe faktet e deri tanishme, kanë provuar se gjatë këtyre 20 muajve, unë s’kam qenë gabim. Albert Einstein ka thane se: “Bota nuk do të shkatërrohet nga ato që bëjnë gjëra të këqija, por nga ato që i shofin ata, dhe s’bëjnë asgjë”. Dyshuese është mungesa e plotë e interesimit të qeverive, për të ndjekur ato këshilla mjekësore, që bazohen në një evidencë të mirëfilltë shkencore ne lidhje me këte, jam i sigurtë se së shpejti do të vijë një ditë që kapacitete të ndryshme, në fushen e ligjeve kushtetuese, apo ato internacionale, do të ndalen tek këto shkelje flagrante, dhe dikush do të vihet para përgjegjësisë, por deri atëherë, nuk dimë se sa do të kemi humbur. Ndërkohë, nuk guxojmë të kundërshtojmë, të bëjmë pyetje, të lexojmë, apo të kërkojmë shpjegime. Nuk guxojmë të dëgjojmë ekspertët me pikëpamje të ndryshme, me përjashtim të atyre që na servirë qeveria, dhe media servile, ndryshe, rrezikohemi të etiketohemi me emrat më monstuoz, ndër to, më popullori ngelet termi “Konspirator”. Në Australi, kjo elitë burokratike na mëson se: Nëse heqim të gjitha kufizimet, apo masat kundër Covid-19, përfshi lëvizjen e lirë Brenda për brenda shteteve të Australisë, dhe fluturimet ajrore me jashtë, kur niveli i vaksinimit të ketë arritur 70%, atëherë, prapë se prapë, ne do të kishim 11 vdekje në ditë, apo 4.000 në vit, me një kalkulim të thjeshtë, del se këto shifra në të vërtetë janë shumë më të ulëta, se ato të vitit 2019, kur në Australi, kanë vdekur çdo ditë 460 njerëz të sëmurë nga gripi dhe pneumonitë e lidhura me të. Për mendimin tim, masat sadistike, që qeveritë e ndryshme kanë aplikuar deri më tani, mund të justifikohen vetëm atëherë, kur këto qeveri na sigurojnë se, me prevenimin e vdekjes kovidjane, do të prevenohen vdekjet përgjithmonë. Po e mbylli këtë shkrim me një pyetje reteorike, që në të vërtetë duhet të na shqetësojë të gjithëve, pra, nëse bota do të vazhdojë të qeveriset nga burokratët, (dhe jo politikanët), atëherë, çfarë rëndësie do të kishin zgjedhjet parlamentare në të ardhmen?

Dr. Zekri Palushi (MD)

Bashkëpunëtor i gazetes Dielli, për Rubrikën Mjekësore. 

Australi, 12 Shtator, 2021  

Filed Under: Opinion Tagged With: COVID-19, Zekri Palushi

AMERIKË O VEND I BEKUAR PRITE, PRITE GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBE

September 16, 2021 by s p

                                    Nga Frank Shkreli


Të dielën që kaloi, udhëheqsi i komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork dhe famullitari i Kishës Katolike, Zoja e Shkodrës në lagjën Scarsdale të Nju Jorkut, Dom Pjetër Popaj bëri një njoftim aq të gëzueshëm për komunitetin katolik dhe për shqiptaro-amerikanët në përgjithësi: vendosjen e shtatores së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skenderbe në truallin e kishës që ai drejton.

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu po “vjen” në Amerikën e bekuar siç kemi ardhur qindëra mijëra prej nesh nga të gjith trojet shqiptare – sikur edhe ai dëshiron të gjejë strehim e paqë në një dhe të huaj, larg abuzimeve, shpërfytyrimeve, shtrembërimeve dhe gënjeshtrave historike nga armiqtë e kombit shqiptar dhe vasalët e tyre modernë të otomanizmit dhe sllavizmit — në një kohë kur Heroi Kombëtar i shqiptarëve është kritikuar dhe po kritikohet ndërsa identiteti i tij dhe i Kombit që ai përfaqëson, po vihet në dyshim gjithnjë e më shumë nga shtrembërues, pseudo historianë vendas dhe studiues të huaj të historisë shqiptare dhe të personaliteteve historike të Kombit, si Gjergj Kastrioti – Skenderbe, përball të cilave politika, institucionet zyrtare dhe akademia heshtin. Institucionet shtetërore, detyra dhe përgjegjësia e të cilave është mbrojtja e identitetit dhe e trashëgimisë kombëtare heshtin, madje edhe atëherë kur natën për terr në qendër të Tiranës u ndërtohet monumenti “heronjëve” të Erdoganit dhe varreza ushtarakëve pushtues të trojeve shqiptare, serbo-malazezë e grekë, në jug dhe në veri të Shqipërisë.  Një gjë është e sigurt: të pakën këtu në Amerikë, Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skenderbe – i pranuar si i tillë nga të gjithë shqiptarët kudo dhe pa dallim — nuk do t’i mbulohet fytyra nga askush, as prej askujt.

Ja njoftimi i plotë i udhëheqsit të komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, Dom Pjetrit para besimtarëve, në fund të meshës:

“Të premten (10 shtator) është vendosur në piedestal ose në bazën e vet  shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Është një shpresë e madhe për ne shqiptarët se çdo herë që e këqyrim shtatoren e tij, atëherë e falënderojmë Zotin edhe më tepër, se ai është edhe babai i Kombit. Se mos të ishte ai — unë e ti – nuk do mblidheshim sot në këtë kishë ose në një kishë (tjetër). Ose populli i jonë s’do ta kishte as identitetin e vet se jo më besime e gjëra të tilla.  Por duhet falënderuar të Madhin Zot që kemi pasur njerëz të tillë, kolosa”, në historinë tonë, theksoi Dom Pjetër Popaj dhe vazhdoi. 

“Javën që kaloi kemi kremtuar festën e Shën Nenë Terezës e të premtën kemi vendosur shtatoren e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, pothuaj dy shtylla të Kombit, në pikëpamje kombëtare, por edhe fetare. Falënderojmë Zotin por falënderojmë edhe donatorin e kësaj shtatoreje të cilën e kemi mbuluar tashti që mos të shihet deri sa të kompletohet krejt puna. Por është e njëjta shtatore, replika e shtatores që është në Krujë. Duke falënderuar pra, donatorin Zef (Zekë) Gjon Kalajn. Shtatorja ka dalë një gjë e jashtzakonshme, e shkëlqyeshme! Kur të kompletohet shtatorja (e Gjergj Kastriotit-Skenderbe) ka me kenë edhe më e shëndritshme”, përfundoi njoftiminNë njoftimin e tij, të djelën që kaloi, për vendosjen së shpejti të monumentit të Gjergj Kastriotit në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork që ai drejton dhe administron, Dom Pjetër Popaj falënderoi Zotin për “kolosa” të tillë si Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti, pa të cilin, tha ai, zor se sot ne shqiptarët mund të ishim një popull me identitet tonin. 

 e madh për komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe anë e mbanë Amerikës, Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në lagjen Scarsdale të Nju Jorkut. Në fjalën e tij, Dom Pjetri aludoi se Përmendorja mund të inaugurohet, zyrtarisht, në fillim të muajit që vjen.

Njoftimi për ngritjen e shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbe si dhe i emrit të donatorit për ngritjen e këtij monumenti, Z. Zek Gjon Kalajt, u prit me entuziazëm dhe me duartrokitje të ngrohta nga pjesëmarrësit në meshën e ditës së djelë.

Respekti dhe kujtesa në radhët e diasporës shqiptare për Heroin e Kombit Gjergj Kastrioti-Skenderbe kanë qenë dhe mbeten të përgjithmonshme, të gjithkund ndodhur dhe shpresojmë, “Për derisa të rrojë Gjithësia”, siç ka thenë Kol Tromara. Ende disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan (megjithëse kanë mbetur shumë pak) kujtojnë pjesëmarrjen e tyre në 500-vjetorin e Skenderbeut në Romë e Vatikan në vitin 1968, ku ishin bashkuar shqiptarë nga të gjitha anët e botës, përfshir Arbëreshët e Italisë, për të kujtuar dhe për të nderuar “të përgjithmonshim” e fisit tonë — para shtatores së tij Romë.  “Të përgjithmonshëm” e pat cilësuar Gjergj Kastriotin-Skenderbe, Papa i atëhershëm Pali i VI.  Frank Shkreli: Gjergj Kastriot Skënderbeu, i përgjithmonshmi i fisit shqiptar | Gazeta Telegraf – Duke iu drejtuar shqiptarëve të diasporës (përfaqsues të tri feve kryesore të shqiptarëve dhe të gjitha krahinave shqiptare) në Vatikan, me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skenderbe, para më shumë se një gjysëm shekulli më parë, Papa Pali i VI u tha shqiptarëve që kishin shkuar atje për të nderuar Heroin e tyre, se, “Ne ju shohim me kënaqësi, pse e dimë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burërnisë (fjalë këto që Papa Pali VI i tha në gjuhën shqipe).  Fatosi Skandërbeg ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet se bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale.  Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në roje trashëgim të shenjtë shqiptarëve në Atdhe dhe në mërgim.”

Në shenjë mirënjohjeje për trashëgiminë e virtyteve të Heroit Kombëtar që e bejnë shqiptarin shqiptar dhe për porosinë e shenjtë të të parëve për të ruajtur atë trashëgimi, madje edhe në diasporë, këtu në Amerikën e largët – bijtë e bijat, nipat, stërnipat dhe mbesat e atyre shqiptarëve, nga të gjitha fetë dhe krahinat shqiptare, që më shumë se 50-vjetë më parë shkuan në Romë dhe në Vatikan për të nderuar Heroin e tyre Skenderbeun me rastin e 500-vjetorit të kalimit të tij në amshim — tani pasardhësit e tyre do ta kenë Gjergj Kastriotin krejt afër dhe pjesë të këtij komuniteti, këtu në Amerikën e bekuar, ku të gjithë ne kemi gjetur strehim dhe bekimet e Zotit për veten dhe për familjet tona. Në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në Scarsdale të Nju Jorkut, ata dhe të gjithë shqiptarët e kësaj zone, pa dallim – siç u shpreh edhe Dom Pjetër Popaj – do të kenë mundësi që kur të shikojnë shtatoren krenare të Gjergj Kastriotit-Skenderbe, do të falënderojnë Zotin se, falë këtij Kryetrimi, shqiptarët sot kanë një identitet kombëtar të vetin, që e ruajanë. Vërtetë, falënderës Zotit që Kombi shqiptar ka kolosa të tillë në historinë e tij, me të cilët çdo shqiptar ka të drejtë të krenohet para botës së qytetëruar — kudo që gjëndemi në trojet shqiptare shekullore e deri në Amerikën e largët – Gjergj Kastrioti- Skenderbeg edhe sot u tregon Shqiptarëve rrugën që duhet ndjekur. Shpresoj që Shqiptarët kudo qofshin të ndjekin rrugën e tij duke vendosur mbi çdo interes personal ose partiak vlerat e trashëguara të Gjergj Kastriotit-Skenderbe: të Besës, të Nderit e të Burrërisë, duke na kujtuar përgjithmonë flijimet dhe sakrificat e mëdha që Shqiptarët e kohës së Gjergj Kastriotit pësuan rëndë për të siguruar lirinë dhe pavarësinë e vet, por duke mbrojtur, njëkohësisht, edhe qytetërimin evropian. 

Frank Shkreli

Dom Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork duke berë njoftimin e vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit—Skenderbe në oborrin e kishës, të dielën që kaloi. 

No photo description available.

       Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës” në Skarsdejl të Nju Jorkut

See the source image

Shtatorja e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit-Skenderbeut — replika e të cilës do të vendoset në truallin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork

A picture containing text, building, window, tower

Description automatically generated

Statujës së Shën Nenë Terezës në oborrin e Kishës, “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, do i bashkohet tashti edhe Përmendorja e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe

—————————————————————————————————-

DIKUR TË GJITHË PA DALLIM FEJE A KRAHINE TË BASHKUAR RRETH GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBE – Një perspektivë historike me disa fotografi, Vatikan-Romë 1968 – 500-vjetori i vdekjes së Skenderbeut mblodhi në Romë – atje ku në atë kohë mund ishte Përmendorja e vetme e Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Morën pjesë — të gjithë së bashku — shqiptarë nga diaspora të arratisur në Perendim, përfshir diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, si dhe grupe përfaqësuese të komuniteteve arbëreshe të Italisë. E sikur të ishte sot ashtu!?: Këta ishin disa prej atyre burrave të dheut, përfaqsues të shqiptarisë së asaj kohe, që lakuriqat e politikës së sotëme shqiptare do të bënin mirë të imitonin, në mos për asgjë tjetër, atëherë për atdhedashurinë dhe për respektin që ata kishin për simbolin e Kombit, Gjergj Kastriotitn -Skenderbe – shembull bashkimi e nderimi për shqiptarët – por fatkeqësisht disave as emërat nuk ua dinë.

A group of people standing outside a building

Description automatically generated with medium confidence

Profesor Ernest Koliqi, organizatori i ceremonisë për 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbe (Romë, 1968) pranë Permendores së Heroit Kombëtar në kryeqytetin Italian.

*Fotot janë nga revista Shëjzat 4-6, 1968

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, Skenderbeu

Presidentja Osmani takoi presidentin e Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier

September 14, 2021 by s p

Behlul Jashari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Gjermani ku po qëndron me ftesë të presidentit Frank-Walter Steinmeier është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Në takim me homologun Steinmeier, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme dhe është angazhuar për thellimin e marrëdhënieve. Më tej, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për njohje të reja, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Gjermania ka mbështetur Kosovën në të gjitha aspiratat e saj integruese ndërkombëtare dhe evropiane: procesin e integrimit në BE, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht lobimin dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave. Ne kemi nevojë për një zë të fortë mbi kërkesën tonë për liberalizimin e vizave, dhe nuk ka asnjë zë më të mirë se Gjermania. Ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Presim mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me presidentin Steinmeier. Procesin e Berlinit, Presidentja Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Republika e Kosovës synon ta avancojë bashkëpunimin rajonal – në përputhje me planin e veprimit të krijuar në Sofje (2020) për krijimin e një tregu të përbashkët të katër lirive themelore (lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit)”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas saj, çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE -së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se rezultati përfundimtar i tij duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues dhe kufijve aktual të Kosovës.

Në takim me presidentin Steinmeier, Presidentja Osmani ka përmendur lidhjen e veçantë të Kosovës me Gjermaninë, shkaku i mbi 400 mijë kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman. Më tej, znj.Osmani i ka thënë homologut Steinmeier se Kosova është e interesuar për rritjen e investimeve direkte nga Gjermania.

Presidentja Osmani ka theksuar, gjithashtu se Kosova është e interesuar edhe për nënshkrimin e disa marrëveshje me Gjermaninë, si ajo për transportin e mallrave dhe automjeteve, për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe bashkëpunimin në çështjet e sigurisë. Ajo ka bërë të ditur se së shpejti pritet finalizimi i Memorandumit dypalësh për njohjen e patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank Steinmeier, Vjosa Osmani

IRIS HALILI: “LIDERI NUK LIND…BËHET”

September 13, 2021 by s p

në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York, ditën e Dielë më 19 Shtator 2021, ora 11 a.m, do të promovohet libri “Lideri nuk lind…bëhet”, i autores Iris Halili./

   Nga Frank Shkreli/

A person standing at a podium

Description automatically generatedKohë më parë, studiuesja dhe autorja Iris Halili pati mirësinë të më dërgonte librin e saj të fundit, “Lideri nuk lind…Bëhet”.  Është një libër doracak për të gjithë ata lexues që duan të kuptojnë më mirë “tiparet dhe cilësitë e lindura apo të fituara të liderëve.”  Duke patur parasysh historinë e liderve modernë shqiptarë –as të lindur as të bërë do të thoja unë — të këtyre 30-viteve tranzicion të pa fund si dhe zhvillimet e ditëve të fundit në skenën politike të Tiranës — vendosa që kësaj rradhe të luaj rolin e promotorit të promovimit të librit, “Lideri nuk lind… bëhet”, që organizohet në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare Vatra në Nju Jork, të djelën që vjen.  Këtë po e bëjë, me qëllim, para promovimit formal në Vatër, për një publicitet sa më të madh për këtë vepër të rëndësishme përball aktualitetit politik në trojet shqiptare, me shpresën që promovimi i këtij libri të tërheq vëmendjen sa më të madhe nga lexuesit e interesuar, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporë, por jo vetëm. Në të vërtetë janë vet “liderët” negativë politikë aktualë në trojet shqiptare ose idivdidë që aspirojnë që një ditë të jenë “liderë” të mirë e frymëzues e me karakter — ata që, vërtetë, do të përfitonin më së shumti nga leximi i këtij libri. Sepse, sipas autores Halili, “Liderët negativë kanë një aftësi mahnitëse për të ushqyer një vërbëri apo apati kolektive dhe janë pikërisht këto të dyja, apo dhe vetëm njëra prej tyre që i shërbejnë jetëgjatësisë së tyre në pushtet.”

U garantoj se nëqoftse dëshironi të jeni vërtetë liderë të mirë e frymëzues, jo vetëm në politikë, por edhe në jetën e përditshme, ky libër ofron shembuj e analiza, opinione e thënje nga personalitete botërore që do t’u frymëzojnë që të bëheni liderë të mirë e frymëzues dhe jo negativë ose siç i quan studiuesja Halili, “toksikë”, si diktatori komunist Enver Hoxha.  Apo edhe më mirë, të bëheni liderë, shembulli i të cilëve duhet imituar, siç është Nënë Tereza.  (Autorja shpjegon gjithashtu se pse përdor termin “lider” dhe “lidership” dhe jo “udhëheqës” dhe “udhëheqje” – si dikur “nën udhëheqjen e partisë”, “udhëheqsi i lavdishëm”, etj ). 

Por është një libër që përqendrohet gjithashtu edhe në marrëdhëniet e liderve dhe ndjekësve të tyre, si një temë kryesore, “pasi janë ata që fuqizojnë dhe shfuqizojnë liderët”. 

Libri ka një mesazh të thjesht por të rëndësishëm për politikën aktuale të botës shqiptare – mbushur plot e përplot me liderë të këqij – por dhe për shqiptarët ndjekës të politikanëve, në përgjithësi – liderëve të paaftë  e të korruptuar – e që na kujtojnë edhe fjalët e filozofit francez Joseph de Maistre, i cili është shprehur në vitin 1811 se, “Toute nation a le gouvernement qu’elle merite”, (“Every nation has the government it deserves.”)  Secili komb ka qeverinë që meriton!  

Me këtë libër, Iris Halili, sikur u thotë shqiptarëve, ndjekësve të këtyre liderëve të paaftë e të korruptuar të këtyre 30-viteve post-komunizëm — që para se të ankohen për liderët e këqij që ata i ndjekin me sy mbyllur – së pari shikoni veten në pasqyrë, sepse, “Nuk ka lider pa ndjekës” dhe “Nuk mund të ketë lider të mirë me ndjekës të këqij apo anasjelltas.” 

Në këtë dinamikë marrëdhëniesh, sipas autores Iris Halili, është vetë kultura që përfaqësojnë liderët dhe ndjekësit, që luan rolin kryesor dhe është faktori qëndrestar, që më në fund, vendos se “lideri i suksesshëm nuk lind por bëhet”, sepse “ndershmëria, karakteri, dëshira apo empatia, janë cilësi që kultivohen dhe (njëherazi) përcaktojnë fatin e vet liderit apo të ndjekësve të tij.” 

 Gazeta Dielli — organ i Federatës PanShqiptare Vatra në Nju Jork — boton njoftimin se në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York, ditën e Dielë më 19 Shtator 2021, ora 11 a.m, do të promovohet libri “Lideri nuk lind…bëhet”, i autores Iris Halili.  Në njoftim thuhet se libri vjen si një risi, pasi është i pari i llojit të tij në letrat Shqipe.  Botuar nga Shtëpia Botuese Dituria, ai është përzgjedhur nga lexuesit si libri më i mirë i vitit 2020 në kategorinë libër i mendimit, organizuar nga portali më i madh i librit online në Shqipëri “Bukinsit.al”. 

Libri më i fundit i Iris Halilit, “Lideri nuk lind…bëhet”, dallon për gjuhen e kthjellët dhe të qartë përmes së cilës autorja na përcjell cilësitë/tiparet që dallojnë liderët. Ky libër tashmë është kthyer për lexuesin shqiptar si një manual që në formë lakonike dhe sintetizuese rrëfen rrugën sesi çdo kush mund të bëhet një lidër i sukseshëm apo edhe një ndjekës i ndërgjegjshëm dhe përgjegjës, shkruan gazeta Dielli.  Mes shembujsh konkretë nga historia botërore dhe ajo shqiptare, autorja percjell tiparet e liderve që kanë bërë histori, si për mirë ashtu edhe për keq, si dhe shpjegon se si modelet e tyre të lidershipit kanë përcaktuar fatet e ndjekësve, kombeve apo kompanive, që ata kanë drejtuar.

Autorja Iris Halili vjen me këtë botim pas një kariere të gjatë akademike dhe lidershipi si në Shqipëri ashtu edhe në USA. Ajo është gjithashtu e njohur, në shtypin e trojeve shqiptare dhe atë të diasporës, për artikujt e saj për lidershipin, letërsinë apo aktualitetin politik e shoqëror. Autorja ka qenë prej 10 vjetesh pedagoge e Letërsisë Moderne në Fakultetin e Letërsisë pranë Univesitetit të Tiranës; Shefe e Kabinetit e Presidentit Alfred Moisiu 2002-2005, Këshilltare e Ministrit Sokol Olldashi 2006 -2007 etj. Prej më shumë se 12 vitesh ajo jeton dhe punon në Miami, Florida. Në USA ka kryer doktoratën për Lidership dhe Zhvillim Organizatash, dhe aktualisht punon në profesionin e saj si Partnere Biznesi e Burimeve Njerzore.

Gazeta Dielli njofton se në promovim pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të blejnë librin 10Usd, të ardhurat e të cilit autorja ka nderin t’ia dhurojë Vatrës.  Promovimi do të moderohet nga gazetarja Marjana Bulku, përfundon njoftimi i gazetës Dielli për promovimin e librit “Lideri nuk lind…bëhet”, të autores shqiptaro-amerikane, Iris Halili

Frank Shkreli

A picture containing text

Description automatically generated
Text

Description automatically generated
A picture containing text, person, indoor, child

Description automatically generated

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shreli, Iris Halili, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 259
  • 260
  • 261
  • 262
  • 263
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT