• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THIRRJE PER NDIHME- Kur dashuria nuk njeh politike

June 27, 2021 by dgreca

NGA SHQIPE NEBIAJ-NEW YORK/ Nje telefonate tronditese me erdhi te shtunen ne mengjes:”Alo Shqipe! Zemer, jam Tatjana Varezi. Kam vajzen shume semure dhe po mbahet ne jete me oksigjen.Te lutem bej ndonje thirrje shqiptareve atje. Jam ne nje gjendje te mjerushme ekonomike. Nuk i perballoj dot ekonomikisht shpenzimet per vajzen. Ata qe e shkaktuan vuajtjen dhe mjerimin tone nuk me ndihmuan.” Historia e jetes se Tatjanes eshte e hidhur per ta treguar. Nuk e mendoja atehere qe fati i komshies time, te cilen e therrisnim Cimaroza e bukur, do te ishte aq i dhimbshem. Ishte vetem 18 vjec kur e futen ne burg. Ajo punonte te galanteria e cantave ne Rrugen e Elbasanit. U dashurua me Kalenin Varezin, djalin e ish gjeneralit Pandeli Varezi, te cilin regjimi komunist hoxhist e burgosi vetem pse kundershtoi heqjen e gradave ne ushtri. Gjeneral Varezi e mbylli jeten ne burg. Tatjana me gjithe kundershtimin e prinderve u largua nga shtepia dhe u martua me ate qe dashuroi. Dashuria e sinqerte e dy te rinjeve ishte me e fuqishme se frika nga egersia politike regjimit diktatorial. Nje dite, ne kohen e drekes, kur Tatjana qe ulur me disa shoqe te punes, njera prej tyre permendi udheheqesin: Sa te mire e kemi Enverin! Po, si dash eshte,- ja priti tjetra. Po, si dashi i Sali Protopapes ,- vazhdoi Tatjana. Ajo, per shkak te naivitetit te moshes saj te re, nuk e mendoi se beri ndonje gabim, megjthese e vuri re heshtjen qe ra midis shoqeve te tyre, nje heshtje mosapsrovuese qe paralajmeronte dicka jo te mire. Tatjana, megjithese e hutuar nga situata e ftohte qe u krijua, nuk ishte ne gjendje ta merrte me mend se cfare e priste ate dhe familjen e saj. Hutimi i saj nuk zgjati as gjysem ore; policia e fshehte zbarkoi menjehere, sapo mbaroi pushimi e drekes dhe duart e saj u lidhen me pranga.Ajo kishte nje vajze nje vjec e gjysem. Ndersa ajo u mbajt ne burg, bashkeshortin dhe gjithe familjen e tij, me moter e vella, i internuan ne Belsh te Elbasanit, ku 12 veta jetonin ne nje kasolle me kashte, qe depertohej lehtesisht nga shiu, cfare binte jashte, binte edhe brenda. Viktima e pare u be vajza e vogel si kukull, Esmeralda.Ajo u ftoh dhe semundja i kapi gjendren e hipofizes, e cila pengonte trupin e saj te rritej normalisht. Kur Tatjana u lirua nga burgu, ajo erdhi te jetonte te prinderit e saj ne Tirane.Shkonte nje here ne jave te vajza ne Belsh.Ne oret e vona te nates ajo me tregonte vuajtjet dhe torturat qe kishte kaluar ne burg.I kishin shkulur dhembet, i kishin bere elektroshok . Ajo ishte 3 muajsh shatezene kur e burgosen.Deshtoi ne burg nga torturat. Kur filloi levizja demokratike, ajo bashke me te shoqin u larguan ne Greqi.Atje nuk u eci mire. Bene cmos per vajzen per ta sheruar por nuk munden dot.Tani ajo eshte ne nje gjendje te mjerushme.Burre e grua kane punuar pa dokumenta dhe nuk kane siguracione.Burri dhe ajo vete jane te semure nga aksindentimet ne punet e renda qe kane kryer atje. Une vete e kam ndihmuar, por eshte e pamundur te perballohen shpenzimet e saj. Ndaj vendosa t’u bej thirrje gjithe atyre shqiptareve qe kane mundesi, te ndihmojne Esmeralden qe te kaloje kete gjendje te rende.

Telefoni i saj eshte +302102020719 Athine Greqi.

Zoti ju bekofte!

Filed Under: Opinion Tagged With: Shqipe Nebiaj, Tatjana Varezi

150 Vjetori i Lindjes së At Gjergj Fishtës dhe Medalioni i Unitetit Kombëtar

June 27, 2021 by dgreca

“At Gjergj Fishta- ky shkëmb i shpirtit shqiptar.”-Lasgush Poradeci/

  Shkruan: Melsen Kafilaj/ 

Viti 2021 është një vit jubilar për mbarë Shqiptarinë; është datëlindja e poetit tonë kombëtar, At Gjergj Fishta! Në fakt, sa herë që përmëndet emri “Gjergj” një flakë e shenjtë çon peshë zemrën dhe zgjon kujtesën kolektive të shqiptarëve; Eshtë ai Shna Gjergji -vrasësi i dragoit mitik, të cilit i kushtohen sa e sa lutje dhe përnderohet aq shumë në trojet shqiptare. Eshtë Gjergj Kastriot Skënderbeu- sfiduesi i dragoit (hidrës) ushtarake Osmane dhe mbrojtësi i lirisë kombëtare.Dhe padyshim është edhe At Gjergj Fishta- dragoi i Shqiptarizmës! 

Dhe kur them “Dragoi i Shqiptarizmës” (Të tillë ishin një grusht burrash fort të mençëm, atdhetarë e patriotë që si vijnë më këtij kombi) e shpreh me zë të lartë këtë besojmë! Mjaft që të kujtojmë Shoqërinë “Bashkimi” dhe kontributin e tij substancial për çështjen e alfabetit shqip me gërma latine gjatë “Kongresit të Manastirit” (1908), themelimin e revistës  monumentale kulturore “Hylli i Dritës” (1913), përfaqësimin e Shqipërisë në “Konferencën e Paqes” (1919) dhe fjalimin e tij brilant në mbrojtje të interesit kombëtar që të bindemi për këtë fakt.Dhe shihni me ç’krenari legjitime e shprehte Fishta lashtësinë e kombit shqiptar në Versajë: “Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.”

Dhe Fishta, ky Homer i poezisë shqipe nuk qe krenar vetëm për këtë lashtësi autoktone por gjithashtu edhe për historinë dhe kulturën e kombit të vet, për qëndresën ndaj pushtuesve, karakterin dhe virtytet e bijëve të Shqiponjës.Krenari të cilën e mishëroi në mënyrë madhështore tek vepra e jetës “Lahuta e Malcis” (1937). Në këtë vepër letrare, po ashtu si bëmat e tjera në jetë dhe në dobi të Kombit Ai trumbetonte fuqishëm bashkimin:

                                   “Un, zotni, n’ushtri kam dalë,

                                     Jo me turq, por me Shqyptarë,

                                     Turq a t’kshtenë, si janë gjithmarë.

                                     Pse, si t’kshtenë, si muhamedan,

                                     Shqypnin s’bashkut t’gjith e kan;

                                     Edhe un’ Frati, them t’vërtetën,

                                     Bashkë me turq e bâj flije vehten:

                                     Varem n’krrabë, lidhem n’vargoj,

                                     E Shqypnin un se lshoj! ” 

Mbas shumë e shumë peripecirash, më në fund një grusht shqiptarësh u bënë bashkë dhe vitin e kaluar shtëpia e Poetit Kombëtar u restaurua, duke ju rikthyer dinjiteti i humbur i statusit “Monument Kulture” dhe duke u shndërruar kështu në një muze të denjë për Veprën Fishtiane (Opus Fishtiana). Në fakt një punë me mend kjo nga ana e qeverisë shqiptare e cila duhet përshëndetur dhe vlerësuar për këtë akt.Më 23 Tetor është 150 vjetori i lindjes i këtij “Gjigasi të Mëmëdheut” dhe aktualisht i vetmi institucion i cili ka reaguar kulturalisht është “Instituti Shqiptar i Sociologjisë” i cili së bashku me Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës i ka dedikuar një konferencë shkencore me titullin mjaft sinjifikativ “Universi Gjergj Fishta” këtij përvjetori jubilar.

Por a do të ketë ndonjë aktivitet kulturoro- shkencor dhe program organizativ nga ana e Qeverisë Shqiptare, me në krye Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e tjera partnere si Akademia e Shkencave, Akademia e Studimeve Albanologjike, Universitetet, etj  për kremtimin e “Annus Fishtianus” (Vitit Fishtian) ?! Tërheq vëmëndjen e institucioneve në fjalë që kjo ngjarje duhet të merret seriozisht dhe ti kushtohet rëndësia e duhur, jo vetëm për  natyrën e saj por gjithashtu edhe për individin-simbol të cilit i kushtohet, përfaqësues i të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Një ide interesante që do të propozoja në funksion të këtij përvjetori jubilar dhe që do të dëshiroja shumë që të merrej në konsideratë është që po ashtu si në rastin e 100 Vjetorit të Pavarsisë, Banka e Shqipërisë të realizoj edhe “Medalionin e Unitetit Kombëtar”. Ky medalion të ketë në pjesën e përparme portretin e At Gjergj Fishtës ndërsa në pjesën e pasme të gdhendet fraza e tij madhështore:

                                    “Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë,

                                      por Shqipërinë e kemi bashkë! ”

Medalioni të ketë në mënyrë sinjifikative 150 prerje dhe materiali nga i cili të përbëhet të jetë vetëm prej ari. (Ashtu si mëndja, zemra dhe veprat e tij) Mendoj që jo vetëm do të ishte një akt fisnik nga ana e Qeverisë Shqiptare nëse do ta realizonte diçka të tillë për këtë personalitet të madh, por gjithashtu do të reflektonte simbolikisht edhe faktin tjetër që harmonia fetare dhe uniteti kombëtar janë dy vlera të arta të këtij kombi; vlera të ruajtura dhe tw përçuara nw popull nga Dragonjtw e Shqiptarizmws dhe me të cilat krenohemi dhe përfaqësohemi denjësisht sot në botë si shqiptarë. 

 © Melsen Kafilaj

Filed Under: Opinion Tagged With: 150 Vjetori, Melsen Kafilaj

THE IMPORTANCE OF DISCOVERING THE ORIGIN OF SARS-CoV-2

June 25, 2021 by dgreca

By: Dr. Pashko R. Camaj, Doctor of Public Health Sciences */

A year and a half since the start of the global pandemic COVID-19, the most serious since the Spanish flu of 1918-19, we still do not know the origin of the virus that caused this pandemic. The answer to the question of how the pandemic started has evaded the scientific community. Two competing hypotheses, natural transmission from an animal shelter to humans or a leak from a research laboratory is the focus of scientists. The theory that has recently gained attention is that the pandemic which has killed more than 3.4 million people worldwide, may have come about accidentally from the Wuhan Institute of Virology in China, although this is not conclusive. President Biden has ordered intelligence officials to provide a report by the end of the summer that could bring us closer to a final clarification. Understanding the origins of the pandemic is essential to developing policies that can reduce the likelihood of future pandemics. This means that if we want to prevent another epidemic, it is vital to discover the origin of COVID-19.

VIRUSES – “LIVING” ONLY INSIDE THE CELLS

Viruses are the smallest of all the microbes. They are unique because they are only alive and able to multiply inside the cells of other living things. The cell they multiply in is called the host cell. A virus is made up of a core of genetic material, either DNA or RNA, surrounded by a protective coat called a capsid which is made up of protein. Viruses are capable of latching onto host cells and getting inside them where they “commandeer” the host cell and use its resources to make more viruses, basically reprogramming it to become a virus factory. Emergence of a pathogen such as when viruses switch hosts from animals happens through a process called zoonotic spillover. Most of the human viral and nonviral infectious diseases that have existed for centuries such as measles, influenza, cholera, smallpox (eradicated in 1980), malaria, dengue, HIV, SARS, Ebola and many others—originated by animal-to-human host-switching. The complex genetic events that underlie host-switching differ greatly from pathogen to pathogen, but general mechanisms have been recognized for many of these pathogens. 

NATURAL OR LABORATORY VIRUS?

From the beginning of this pandemic, scientists have tried to determine its source.  So far, there is no clear and verifiable evidence about the origins of SARS-CoV-2 that can rule out the lab-leak hypothesis, or to prove the alternative – that the virus has a natural origin. Many infectious-disease researchers agree that the most probable scenario is that the virus evolved naturally and spread from a bat either directly to a person or through an intermediate animal. So, what do infectious disease researchers and evolutionary biologists say about these arguments? Many scientists say no. Just because the virus spreads among humans doesn’t mean it was designed to do so. It also flourishes among mink and infects other animals.  Importantly, it was not optimally transmissible among humans for the better part of last year. Rather, new, more efficient variants have evolved around the world that have shown to be more transmissible. To name one example, the highly transmissible variant of SARS-CoV-2 first reported in India (B.1.617.2, or Delta) has mutations that appear to make the virus better at infecting cells

DOES THE VIRUS CONTAINS UNUSUAL FEATURES? 

Some lab-leak proponents contend that the virus contains unusual features and genetic sequences signaling that it was engineered in the laboratory. And some say that SARS-CoV-2 spreads among people so readily that it must have been created with that intention. Another argument suggests that SARS-CoV-2 might have derived from coronaviruses found in an unused mine where researchers collected samples from bats between 2012 and 2015. Among the circumstantial evidence that could support the lab-leak theory, some researchers have pointed to the fact that the Wuhan Institute of Virology has in the past conducted a controversial type of scientific research called gain-of-function. Gain-of-function research is a technique used by scientists to enhance aspects of an organism. It is common in some fields to study genetic variations and better understand biological entities – but its use in certain settings to enhance the lethality or transmissibility of a virus has become controversial. The idea is to try and understand these viruses, so we know what we’re facing.  The counterargument was, we’re playing with fire. If it turns out that COVID-19 stems from an accidental lab incident from the Wuhan Institute of Virology, it will turn out that that fear was certainly well-founded.

THE IMPORTANCE OF KNOWING THE ORIGIN OF THE VIRUS

The more we can understand about how this pandemic happened, the better chance we have at stopping it from happening in the future.  Understanding how COVID-19 emerged is a critical point on a steep learning curve we must quickly master. As we face the mounting deaths and societal upheavals of the COVID-19 pandemic, we must not lose sight of how this pandemic began, how and why we missed the warning signs, and what we can do to prevent it from happening again—and again. Expanded research to deal with the urgency of the situation, and more scientists, including scientists working in China and other hotspot countries, should be recruited to these efforts, especially in international research partnerships. Full, open international collaboration involving many countries is essential. The results of the researchers’ much-anticipated report still carry the potential for immense fallout. The goal is to understand the virus’ origins enough to be prepared for, or prevent, the next pandemic. If scientists conclude that the virus originated naturally, virologists would likely be to increase their focus on finding precursors to those next pandemic-causing viruses. 

ARE THE LABORATORIES SAFE?

If SARS-CoV-2 came from a laboratory, the result would likely be fodder for all sorts of conspiracy theorists.  It would in the least require a global crackdown on all high-risk biosafety laboratories. There would be a push to relocate any of these high-security biosafety labs to more remote locations where, if a virus escaped through an accident or breach in safety protocol, it would be easier to contain. More security in labs would not be a bad thing, nor would increase surveillance in the wild. Perhaps more credence should have been given to the last US administration’s position that the lab escape could not be ruled out as it was by much of media and virologists. But we know that the political blame game that comes with the SARS-CoV-2 origin story will likely taint the science around it for decades-and could potentially threaten our preparedness for the next pandemic. 

* Vice President of the Pan-Albanian Federation of America – VATRA.

Filed Under: Opinion Tagged With: dr. Pashko Camaj, OF DISCOVERING, THE IMPORTANCE, THE ORIGIN OF SARS-CoV-2

ANIJA VLORA, TRIDHJETË VJET MË PARË: NJË PËRKUJTESË E STËRMADHE

June 24, 2021 by dgreca

SHKRUAN: BEPPE SEVERGNINI-PËRKTHEU:EUGJEN MERLIKA/DIELLI*

Tridhjetë vite më parë, e enjte 8 gusht 1991, anija tregtare Vora, e përshtatur për transportin e sheqerit, hynte në portin e Barit me tetëmbëdhjetë mijë shqiptarë në bord: një qytet. Atë ditë vere ndryshonte historia italiane e mërgimeve. Mbasi kishte eksportuar njerëz për më shumë se një shekull – tridhjetë milionë nga 1861 deri më 1985 – fillonim të importonim. Ende nuk kemi sosur.

Përfytyresa e Vlorës është e shtypur në kujtesën tonë të përbashkët. Anija kullonte qënie njerëzore: rrinin gjithandej  edhe mbi oxhakët edhe mbi antenat. Autoritetet italiane autorizuan ankorimin në port – çfarë mund të bënin ndryshe – por urdhëruan që anija të kthehej mbrapsht mbas pak orësh. Një gjë e pamundur, natyrisht duke mbajtur parasysh ngarkesën. Sapo mbërritën në port shqiptarët filluan të hidheshin në ujë. Një skenë madhështore e dramatike, që dukej se dilte nga fantazia e Dante Alighierit. Ndërsa ndodhte nga trasmetimi i drejtpërdrejtë televiziv, përpara një Italie mosbesuese.

Data dhe episodi më erdhën në mëndje duke lexuar”Më parë italianët (po, por cilët’)” të Francesco Filippit, historian i mendësisë (kështu e përcakton pala e kapakut të botimit Laterza). Një syzim i thatë e i dobishëm, plot me numëra e fakte, i lezetuar me idealizëm dhe i parfumuar me ideologji. Një libër që detyron t’arsyetuarit. Autori pohon se në verën e vitit 1991 Italia, për të parën herë, kthehej në Amerikën e dikujt tjetër. Shqiptarët, të hipnotizuar nga televizioni i ynë i shkujdesur i viteve 80, ishin të bindur se përtej horizontit, fillonte parajsa. E shëmbur diktatura, vinin të shikonin si ishte bërë.

Anija Vlora duhet të përbëjë një përkujtesë të stërmadhe. Dhe një qortim. Mërgimi nuk mund të mbarështohet me fatalizmin e zemrës (një iluzion i së majtës, nga Laura Boldrini tek Alexandria Ocasio-Cortes). Po nuk mund të kthehet mbrapsht, as të kontrollohet krejtësisht, siç tregon e djathta (nga Donald Trump tek Matteo Salvini para-Draghit). Historia nuk kërkon leje. Hyn pa trokitur. Ka një mërgim të pashmangëshëm dhe një mërgim të organizueshëm. Pra, të fillojmë të organizohemi. Dhe të veprojmë, të vetëdijshëm se diçka duhet të pranojmë. Përndryshe në horizont, t’ardhur nga Afrika, do të shfaqen dhjetë, njëqind, njëmijë Vlora. E atëherë do të jetë vonë.

“Corriere della Sera”, 19 qershor 2021 – Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Opinion Tagged With: anija Vlora, Beppe Severgnini-Corriere della Sera-Eugjen Merlika, Eugjen Merlika

22 Qershor 1991- Nga koha e Xhejms Bejkerit e deri sot

June 23, 2021 by dgreca

Nga ILIR LEVONJA/

1) Sali Berisha u thotë shqiptarëve se Xhejms Beker (James Baker) erdhi në vendin tonë për hatër të miqësisë që kishin ata të dy? Eshtë fjala për vizitën historike të 22 qershorit 1991, fundin e diktaturës së proletaritatit. Atyre ditëve kur Ylli Bufi, kryeministri në detyrë deklaronte se Shqipëria kishte bukë vetëm për 6 ditë. Atyre ditëve kur shqiptarët në një masë të konsiderueshme donin që vendi i tyre të ishte një Amerikë e vogël, një Zvicër, a një Francë e të drejtave dhe lirive të individit. Shkurt një vend anëtar i Komunitetit Europian, ndaj edhe thërritën bashkarisht atë që sot është një vokacion kombëtar, fakti që e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Se erdhi për Sali Berishën apo për Shqipërinë dhe shqiptarët, e shpjegon vet ai, Bejkeri, kur i thanë se afro gjysëm milion shqiptarë kanë mbushur sheshin Skënderbej, enkas për ‘të. Dhe se ai duhej të kandindonte për President i Shqipërisë..? Ai u përgjigj shkurt, se shqiptarët nuk kishin dalë në rrugë për atë, Xhejms Bejkerin, por për Amerikën. Mirëpo në vendin tonë të marrë peng nga një grup emrash, teoria vulgare e provincës, se erdhi a e bëri për mua, ha akoma bukë.

2) Paralelisht me përvjetorin e kësaj vizite, Shqipërisë nuk iu çelën rishtas negociatat. Nga shtypi opozitar fajësojnë Ramën, kurse nga ai qeveritar, fajësojnë Europën. Madje me gërma të mëdha, ata që e varrosën së gjalli Gjergj Fishtën, kanë nxjerrur nga dosjet vargjet e tia, duke e cilësuar Europën si kurva e motit. Kjo është në vazhdën e jetës sonë paradoksale duke i shërbyer pikërisht stanjacionit kombëtar. Përpara se të fajësojnë Ramën opozita duhet të fajësoj veten. Pasi është ajo që po e lë kaq gjatë këtë grafoman, a një mbetje klasike e propagandës. Përpara se të fajësojnë Europën gjithë shtypistat e Ramës duhet të fajësojnë veten. Vendi nuk ndreqet duke i rënë Francës, por butaforizmit të gjoja suksesshëm të ”gjeniut”. Të gjithë kujtojnë se rindërtimi pas tërmetit të nëntorit 2019, apo pandemia, po ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Aspak, janë ato të Europës dhe emigrantëve. Madje televizionet e qeverisë po çahen me reklamat e Western Unionit. Nuk është ekonomi e konsoliduar ajo kur një rrugë ta ndërton banka arabe, një portal detar një sheik po arab, një spital rajonal, Turqia. Dhe shtëpitë e shëmbura Europa, ”kurva e motit”. 

3) Sot me të drejtë shumë shqiptarë të tjerë, jo ata pas Berishës, Ramës dhe Metës, marrin rrugët e emigrimit. Jo rastësisht vendi ynë në raport me të tjerët, është një ndër të parët për aplikimin e Llotos Amerikane, Kanadeze dhe në programin Vizë pune në Gjermani. Po të kërkoni aty, nuk do gjeni asgjë nga barku i ngushtë i Sali Berishës, as nga ai i Ramës. Madje vëllai i Ramës la Amerikën, sapo Edi u bë kryeministër, erdhi në Shqipëri për ”të mirën” e vendit. Nuk do gjeni as nga barku i Ilir Metës. Presidenti me premtimin e pa mbajtur, mbi dorëheqjen në rast se Edi Rama merr mandatin e tretë. Në një vend perëndimor premtimet e pa mbajtura kanë kosto të lartë. Nga Lulzim Basha jo, madje shoqja e jetës e ka për vdekje të heqi dorë nga nënshtesia holandeze në mënyrë që të votoj burrin e saj. Shkurt vendi është i gjithi një pengamarrje klasike e 3 apo katër emrave, shto shërbyesit klasikë që kanë përreth. Sidomos studiot, ku edhe për shtatzaninë a gripin e pulave flasin po të njëjtit, të gjithdijshmit e stanjacionit 30 vjeçar të Shqipërisë. Këta që në emër të shqiptarëve po bëjnë pikërisht atë që bëri fashizmi, a radikalzmi europian, copëtimin e një vendi të lashtë si Shqipëria. Ku me të drejtë, poeti asokohe, e quajti si kurvë e motit. Këta po bëjnë zbrazjen e saj. Sa termi Shqipëri e madhe, jo natyrale, është herezi për politikën shqiptare. Madje studiot e xhelistave e kanë tmerr të thonë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi a në Luginën e Preshevës. Thonë, kosovarët. Kosovarët këtu e kosovarët atje. Janë shqiptarë, o hajvanë. Nuk janë kosovarë. Bëhet kështu, nja tre a katër batalione që bëjnë sikur shqyejnë njëri-tjetrin, por në thelb kjo nuk ndodh. Madje nëse do të rrëzoni sikur njërin prej tyre, do bien me radhë të gjithë.

4) Që ta kuptoni këtë pengmarrje emrash, shikoni faktin Xhejms Bejker. Atë që Sali Berisha pirdhet se erdhi në Shqipëri për shkak se ky e kishte mik. Kjo nuk është një lajthitje pleqërie, por strategji e grupit të emrave pengmarrës, me devizën bëje për mua. Punësimin sezonal për një votë dhe gërshërët e inagurimeve me paratë e botës. Xhejms Bejker ka shërbyer në Shtëpinë Bardhë me presidentin Regan dhe Bush. Sot është një pensionist i nderuar. Dhe po t’i referohesh kalendës së Shtëpisë së Bardhë, nga ajo kohë, kanë kaluar shumë presidentë e sekretarë të shtetit Amerikan. Për rrjedhojë edhe forcat politike, një a dy mandate, herë e majta, herë e djathta. Kurse tek ne nga ky 30 vjetor i hapjes së Shqipërisë, ngul e shkul Berisha, Nano, Meta, Rama. Kësisoj uji që nuk qarkullon qelb jo vetëm veten, por edhe vendin.

Filed Under: Opinion Tagged With: 22 Qershor 1991, Ilir Levonja, James Baker

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 271
  • 272
  • 273
  • 274
  • 275
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT